Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnje pike dyshim ketu: gabimi eshte rregulli, kurse e verteta eshte aksident i gabimit.
--- Duhamel

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Albasoul :: Mesazhet e urimit nga Bordi Drejtues
Postuar nga: Albo

Albasoul Duke qene se komuniteti yne tashme ka nje Bord Drejtues qe eshte ne organizim e siper, po ju percjell edhe mesazhet qe anetaret e Bordit qe kane per ju ne kete fundivit festiv.



Vendimi per marrjen e arsimit te larte ne Shqiperi eshte sa normale aq edhe shume i rendesishem. Te gjithe moshataret kerkojne shume nga vetja dhe kane nje "uri" te madhe per dije. Ky vendim merr permasa edhe me te medha kur kerkohet qe ky arsimim te merret ne mjedise te ndryshme shoqerore duke plotesuar kulmin e dijes me ngjyrat dhe larshmerine e saj. Ne keto rrethana, une personalisht e kam ndjere vehten te shtytur ne kerkimin dhe plotesimin e ketyre ngjyrave. Nuk ishte e lehte marrja e vendimit tim per studimet e larta jashte vendit dhe ne nje vend ku dija boterore mbizoteron me ngjyrat dhe hijeshine e saj. Per mua kjo rruge ka qene sa e mundimshme aq edhe rezultative. Ne jete nuk eshte e lehte te marresh vendime dhe ti mbash ato, por kur keto vendime jane ne te miren dhe ecurine e dijeve, ato nuk jane gje tjeter vec hapa te sigurte per nje te ardhme me te sigurte.

Po hedh keto fjale mbi dijen, sepse eshte ajo pasuri e madhe qe ne kemi ne jeten tone te perditshme. Jo shume larg me pare Albasoul-i kishte hedhur hapat e para ne afrimin e Shqiptareve kudo qe ata jane dhe hapjen e zemrave te tyre ne te ashtuquajturen bashkim dhe atdhedashuri. Dijet, kulturen, dhe identitetin tone anetaret e saj po e ofronin ne faqet e tij. Kjo pune sa e dashur aq edhe fisnike per mua ishte gjithshka. Iliri si inisiator i ketij projekti, me dha ngrohtesine e vertete te nje bashkeatdhetari dhe stafi i tij i vogel dukej si nje administrate profesionale tek une. Deshira mu ndez me tej dhe bashkepunimi yne ka qene shume me vigoroz dhe rezultativ.

Faqet e Albasoul-it jane dhe do te jene ne funksion te bashkimit te Shqiptareve. Datelindja e tij me teper do te na kujtoje ti afrohemi dhe te japim dijet tona ne bashkepunimin tone ne ndihme te njeri tjetrit dhe ne radhe te pare te vehtes sone. Ruajtja dhe integrimi i personalitetit dhe rruges se te pareve eshte e vetmja menyre ne marrjen e dijeve dhe perdorimin e tyre. Ato jane sa te larmishme por edhe ne nivelin e duhur. Me perdorimin e tyre gjithkush mund te perfitoje nga ato dhe nuk mund te humbe asgje pervec nje eksperience me shume ne jete. Nje shanc i mire per te gjithe.

Si perfundim te mesazhit tim po iu uroj gezuar datelindjen e Albasoul-it dhe qofte ai i suksesshem ne afrimitetin e Shqiptareve dhe njohjes dhe rritjes se vlerave te tyre kudo qe ata jane. Edhe nje here Gezuar, Gezuar.

Piro Dono
Anetar i Bordit Drejtues




E megjithatė.. pėrsėri ka shpresė.

Mund ta marr me mend se sa pėrpjekje, mundim e vullnet duhet, derisa tė plotėsohet njė ėndėr. Sė pari ajo gjen folenė nė dėshirimet, tė cilat duke u pėrpjekur, formojnė idetė.. (e pse jo) edhe planet e para. Diku shpalosim hartat. Bėjmė matjet e nevojshme. Nėse ėshtė e mundur edhe korrigjimet.. dhe ja. Duket se gjithēka ėshtė gati. E duke pritur agimin e njė dite tė re, plot shpresa e ndjejmė ankthin tė na pėrshkojė venat, e padurimin tė na shtyjė. Dita ėshtė e afėrt. Gjithcka duket nė rregull... – “Pooooooor..”

Sa fatkeqsi. Egzistoka edhe njė “por”, qė dikur herėt a vonė na duhet tė mėsohemi edhe me praninė e saj. Kudo ku jeta duhet tė pėrballet me kėtė “por..” nga pas fshihet, pėrmbysja, dėshpėrimi... mohimi. Dhe papritur gjendemi jashtė ē’do lloj parashikimi. Duket se gjithēka qė mė parė kishim pėrllogaritur aq kujdsesshėm, do tė futet nė depozitėn e mendimeve fėminore. Si ateherė kur ėndėronim tė bėheshim, doktorė, mjekė, mėsues… Dhe realiteti vazhdon tė na mėsojė mėsime tė reja.. tė ndryshme nga ato qė deri tani dinim apo qė prinderit na kishin thėnė. Dhe papritur si pasojė e pashmangeshme e kėsaj “por”, qė diku nėpėr rrugėt e jetės ndeshėm, u gjendėm larg kufijve, larg familjes, larg ėndrave tė dikurshme…

Disa thonė se gjėrat ndryshuan pėr mirė. Nuk kam kundėrshtim. E sigurisht nuk kam ndėrmend tė replikoj. Veēse ndėrmend vazhdimisht mė vjen ajo shprehja se gjithmonė njė monedhė ka dy anė, e.. nė mėnyrė qė tė mbijetoj do tė mė duhet tė mos ta nenvleftėsoj edhe kėtė fakt. Ndoshta njė televizor me ngjyra apo njė makinė qė pėrfitova nga mėrgimi, disi do tė kenaqė disa nga deshirimet e mia njerėzore krejt tė natyrshme e egoiste, por kursesi nuk mund t’i baraz-vendos pėr t’i krahasuar me lotėt e nėnės, qė ndoshta nuk do ta shikoje mė birin e saj tė vetem, pėrpara udhėtimit pėr nė banesėn e pėrjetshme, apo (pse jo edhe..) te Shqiperisė qė ka kohė qė vyshket duke pritur (si pa shpresė) ditėn, qe ndoshta bijtė e saj tė shpėrndarė nė cdo cep tė planetit, do tė rikthehen pėr tė marrė pėrsėri fatin e saj nė dorė, pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt e mė tė mirė …

E ndjej veten krenar kur dėgjoj se shqiptarėt, vėllezėrit tanė, kudo ku janė nėpėr botė, nderohen, dekorohen.. e pse jo vlerėsohen pėr mundin dhe djersėn e tyre. Por zemra mė ėshtė dobėsuar duke mbartur trishtimin e vazhdueshėm ndėrsa shikoj po kėta vėllezėrit, apo shokėt e mi tė dikurshėm (edhe pse e kuptoj.. jo me gezim) duke mbeshtjellė kryet e tyre me flamurin e huaj… Thirrje, brohoritje.. himne. Tė gjithė gėzohen, pėrveē atij qė u mundua (ndoshta) sepse nuk mundi t’ja dhuronte atė ēmim vendlindjes sė tij. Ndoshta sepse nuk mundi t’i shtonte sadopak shpresėn familjes, fisit, shokėve apo ėndrave tė dikurshme. Dhe mesa duket buzėt duhet tė pėrshpėrisin edhe pėr njė kohė (qė askush nuk e di edhe sa do zgjasė..) tė njėjtin refren. – Hej, mik.. mos harro, se u gjende ketu (i papėrgatitur) veēse nga njė “por”…

***

Do tė mė duhej tė mbetesha nė tė njėtat meditime pesimiste, sikur pėrpara meje tė mos shfaqej njė ditė “Albasouli”. Me tė drejtė, dikush edhe mund tė qeshė.. Bėjėni pa frikė, sepse nuk mund (dhe nuk dua) t’ju privoj nga njė e drejtė e tillė dhe e natyrshme. Fundi i fundit njė buzeqėshje ėshtė edhe ilaē.. por do t’ju lutesha tė mos nxitoheshit tė nxirrni pėrfundime, pėrpara se tė shijoni frytet. Tani janė akoma tepėr tė vegjėl, e ndoshta (duke i parė me sy njerėzor) duken edhe tepėr tė brishtė. Por mos harroni se nga njė farė e vogėl, e shėmtuar dhe e sheshtė, del njė fryt i madh, i rrumbullaktė e plot lėng tė shijshėm (shalqiri). Dhe kjo ndodh.. megjithė ēudinė apo mosbesimin tonė.

Ne nuk kemi ėndra tepėr tė ndryshme nga ato qė mund tė keni dhe ju. Ato qė thashe mė lart, nuk ishin thjesht grimca tė asaj qė vetėm unė mendoja. Ndoshta nuk i kishit lidhur nė tė njėjtėn mėnyrė apo nuk i kishit shkruar nė tė njėjtat radhė, por jam i sigurtė, se mė sipėr nuk thashė asgje personale. Ndjej, se nė njė mėnyrė apo nė njė tjeter, u pėrpoqa tė zbuloj njė pasqyrė tė pėrbashkėt tė personalitetit tė ē’do Shqiptari, qė humbja e shpresės dhe mėrgimi kėrkojnė ta zhdukin. Ndoshta erdhi koha qė pritja ti lėrė vendin punės, e dėshpėrimi tė zėvendėsohet me shpresėn...

Albasoul, tani pėr tani, mbetet njė komunitet virtual. Por qėllimi dhe detyrat qė i ka caktuar vetvetes, tejkalojnė ēdo kufizim partiark, shoqėror apo religjioz. Dėshirojmė tė bėhemi hallka lidhėse e tė gjitha pikave qė na ndajnė. Dėshirojmė tė bėhemi ura ndėrmjetėse, pėr realizimin e ėndrave tuaja. Dėshirojmė tė bėhemi zėri juaj (e i ē’do shqiptari) nėpėr botė. Qė do tė ketė tė drejtėn tė kundėrshtojė padrejtėsinė, qė do tė ketė mundėsi t’i japė shpresė rinisė.. e pse jo, tė jetė shėmbulli mė i mirė, i dashurisė pėr tė afėrmin dhe vendlindjen.

Albasoul, nuk ėshtė njė organizatė qė merr pėrsipėr premtime, por duhet tė konsiderohet nga kushdo si njė mundėsi qė duhet shfrytėzuar pėr tė bėrė realitet ndoshta atė ėndėr qė mund tė jetė e pėrbashkėt... - Ta shikojmė (sa jemi gjallė) qoftė edhe njė here akoma Shqipėrinė tė lulėzojė e hijeshojė... (Mos u nxitoni tė bėni korrigjime, kujtoni edhe njė herė farėn e shalqirit..) Fillimisht duhet planifikim, punė e paksa pėrkushtim. Por mbi tė gjitha, nevojitet bashkimi i tė gjithėvė qė do tė kenė mundėsi t’i ofrojnė dicka (qoftė edhe virtualisht) vendit tė tyre. Dhe mendoj koha e pėrshtashme pėr kėtė ka ardhur. Jemi gati, duke ju pritur...


***

Ah, po.. pėr pak harrova. Duhet t’ju uroj pėr KrishtLindjen…

E pse duhet ta bėj kėtė. Pėr detyrim? Pėr tė kaluar radhėn? Shpresoj se jo. Ju lutem edhe pak durim. Kam edhe dicka tė fundit pėr t’ju thėnė…

Pėr mua (e nė tė njėjtėn mėnyrė shpresoj edhe pėr ju..) KrishtLindja, nuk ėshtė thjesht njė ditė pushimi apo njė festė tradicionale. Por, mesa mundem, pėrpiqem tė mos ta pėrgjithsoj, e akoma mė shumė tė mos ta injoroj kėtė ditė. E para gjė qė mė vjen nė mendje, ėshtė mesazhi i Shpresės dhe i Dashurisė, qė kjo ditė pėrcjell. Perėndia, duke parė gjendjen e mjerueshme tė njeriut, ashtu sikurse edhe mė parė i kishte premtuar, dėrgoi Birin e Tij, nė mėnyrė qė kushdo qė do tė vėshtrojė drejt Tij, tė mos humbasė, por tė jetojė pėrjetėsisht…

Nėse mė duhet t’ju uroj nė kėtė ditė, sinqerisht dua t’ju them..
Zoti t’ju bekojė e t’ju bėjė tė denjė, qė njė ditė, tė mos keni turp tė quheni shqiptarė. Perėndia ju dhėntė ē’do forcė e guxim, qė tė mos veshtroni nga ekranet prej sė largu, se si disa njerėz pėrpiqen tė pėrmbushin e realizojnė atė ėndėr tė shkatėrruar, por (secili duke gjetur vendin e tij) edhe ju tė bėheni pjesė e bashkėpunimit qė na pret pėrpara… e tė jeni tė sigurtė, se njė ditė do tė keni me c’farė tė krenoheni pėr vetveten dhe atdheun. Nėse nuk dėshironi tė bėni dicka pėr vetveten, bejeni tė paktėn pėr fėmijėt dhe gjithė brezin e ardhshėm qė sigurisht meritojnė njė tė ardhme mė tė mirė, dhe jam i sigurtė nuk do tė pendoheni kurrė.


Duke ju pritur, drejt rrugės sė gjatė…
Adrian Kamenica
Anetar i Bordit Drejtues


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.