Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dikur uni (moi) fshihesh ne mes te tufes; sot eshte turma qe fshihet ne fund te uni-t.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Emigracion :: Interviste me amabasadorin amerikan ne Tirane
Postuar nga: Albo

Emigracion Xhefri: Ju rrefej raportet e mia si ambasador i SHBA me Shqiperine

Per here te pare, kryediplomati amerikan ne Tirane, tregon per jeten e tij, karrieren ushtarake, hyrjen ne sherbimin e politikes se jashtme te SHBA, misionet ne Europe e Ballkan dhe detyren ne Shqiperi. Optika e tij per marreveshjen Nano- Berisha, raportet tona me NATO dhe BE, prioritetet e politikes se Uashingtonit ne vendin tone dhe vizita e fundit e Gejxhit. Por edhe jeta private, mesimi i shqipes, hobet dhe kontakti me kulturen dhe natyren shqiptare



- Z. Xhefri, ku eshte vendlindja juaj dhe dicka mbi familjen.

Une jam lindur prane Boston, Masacusets, ne Bregun Lindor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vitin 1946. Im ate ka qene nje mekanik automjetesh; ime me ka qene shtepiake. Kam nje vella. U rrita aty dhe nuk isha larguar ndonjehere nga ajo zone deri sa mbusha 23 vjec, kur pas universitetit u futa ne ushtri.

- Jeni specializuar ne gjuhet europiane, frengjisht, gjermanisht dhe keni pasur edhe disa specializime edhe ne qyteterimin europian. Eshte nje ide shume interesante po te kemi parasysh se jo shume amerikane mesojne mbi qyteterimin europian...

Epo, une jam i martuar me nje europiane. Ime shoqe eshte lindur ne Gjermani. Kur isha ne Tunizi ne detyren time te pare, pata shansin te marr pjese ne nje program qe ofronte ambasada franceze dhe Universiteti i Parisit, Sorbone, per te permiresuar shprehite e mia ne gjuhen frenge dhe per Francen, e cila, se bashku me Gjermanine dhe Italine, sigurisht, jane vende shume te rendesishme ne Bashkimin Europian. Por, kjo eshte pjese e punes sone: Te dime sa me shume qe mundemi per sa me shume vende ne fushen tone te ekspertizes. Dhe fusha ime e ekspertizes eshte ne radhe te pare Ballkani, Europa Perendimore dhe deri ne nje fare mase edhe Lindja e Mesme.

- Kjo do te thote se e njihni mjaft mire situaten ne Europe ne pergjithesi.

E ndjekim nga sa me afer qe mundemi. Europa po zhvillohet shume shpejt. Eshte nje proces shume dinamik dhe inkurajues, ne te cilin vendi juaj dhe shume te tjere po marrin pjese. Dhe ne e mbeshtesim shume kete proces. Megjithate, ta ndjekesh nga shume afer, sic e pame, ne Kopenhagen, eshte shume shume e veshtire.

- Z. Ambasador, ne vitin 1969, ju dolet vullnetar per t'u futur ne ushtrine e SHBA per te shkuar ne Vietnam. Si ishte misioni juaj atje?

U futa ne ushtri ne vitin 1969 dhe pas trainimesh dhe detyrash te ndryshme, u dergova ne Vietnam. Isha aty ne fund te luftes dhe isha oficer ne shtabin tone, dhe per nje kohe te shkurter isha komandant toge ne nje batalion te sigurise. Viti kur isha une aty ishte viti kur Henri Kisinger ne fakt ndryshoi drejtimin e luftes, negocioi nje armepushim dhe te gjithe u terhoqem ne fillim te vitit 1973, ne fund te armepushimit. Tragjikisht, armepushimi nuk rezistoi dhe sic e dime te gjithe, ne vitin 1975, vietnamezet veriore pushtuan jugun. Por dashuria dhe interesi im ne diplomaci filloi ne ate kohe, nderkohe qe isha i angazhuar ne menyre periferike ne ceshtjet e medha te luftes e paqes si ushtar ne ate vend, ne nje kohe aq kritike per ate vend.

- Por, pse vendoset te dilnit vullnetar.

Epo, vendi im ishte ne lufte. Une besoja ne pergjegjesine e te gjithe qytetareve per te sherbyer ne ushtrine e vet. Nuk isha dakort me nocionin se thjesht ngaqe isha nje i diplomuar universiteti une duhet te perjashtohesha nga ato pergjegjesi. Im ate ishte shquar ne sherbimin e tij ne Luften e Dyte Boterore dhe ishte edhe nje tradite familiare.

- Keni pasur nje karriere prej 8 vitesh ne ushtri, midis 1969 dhe 1977. Pse vendoset ta ndaloni, te hiqni dore nga kjo karriere.

Si per shumicen prej nesh, vendimet per karrieren jane te veshtira te shpjegohen ne kohen kur ndermerren por edhe pas. Une e shoh punen time si diplomat i SHBA. qe i sherben popullit amerikan dhe Presidentit amerikan, si nje vazhdim te asaj qe beja nderkohe qe isha ne ushtri, duke u perpjekur te kontribuoja per nje bote me te sigurte dhe me te mire. Nderkohe qe plakesh dhe kockat fillojne te behen pak me te ndryshkura, te jesh ne balte e ne shi, sic isha ne kembesori, ishte gjithnje e me e veshtire. Keshtu qe e shoh punen me kostum, ne nje mjedis shume te kendshem, si dicka me te rehatshme nderkohe qe mosha rritet. Ndoshta kjo eshte nje arsye.

- Por atehere a eshte e veshtire per nje ish-ushtarak te jete diplomat?

Jo. Ne sistemin amerikan kushdo mund te behet diplomat. Nuk ekzistojne parakushte pervec faktit qe duhet te jesh mbi 21 vjec, nuk mund te jesh 65 vjec dhe duhet te jesh nenshtetas amerikan. Kaq jane. Nuk ka kerkesa universitare apo ndonje gje tjeter. Ekziston nje seri shume ekstensive, por keto jane vetem mbi njohuri te pergjithshme. Nuk ka kerkesa gjuhe. Besimi yne eshte qe te mund te marrim njerez nga cdo fushe e jetes. Duam ish ushtare, ish avokate, ish biznesmene, ish pronare plantacionesh ne Afrike, te cilet i kam pare te behen diplomate. Besojme se kjo na jep nje themel me te mire mbi te cilin te mbeshtesim punen tone.

- Keni qene me mision ne disa vende te rajonit Ballkanik, per shembull ne Sofje dhe Ankara, madje edhe ne Adana te Turqise. Por keni qene edhe ne Departamentin e Shtetit (ne Uashington) si specialist per Greqine si edhe per zbatimin e Marreveshjes se Dejtonit. Cilat jane lidhjet tuaja me zonen e Ballkanit. Sa kohe keni qe e njihni situaten ketu?

Mund te thoni gjithashtu edhe lidhjet e mia me Perandorine Romake dhe Perandorine Otomane sepse te gjitha emerimet e mia, perjashto ate ne Mynih, kane ndodhur ne zonen e ish Perandorise Otomane. Eshte edhe fokusi i vemendjes sime ne Lindjen e Mesme, Tunizi, Turqi dhe Ballkan. Kur arrita per here te pare ne vitin 1980 ne Bullgari, kuptova se cfare kulture te pasur kishte Ballkani dhe cfare...

- Viti 1980 ishte hera e pare ne zonen e Ballkanit.

Ne ate kohe kishim filluar te shihnim shenjat e para te shembjes se komunizmit. Nje vit para kishim lindjen e Solidarnostit ne Poloni dhe edhe ne Bullgari mund ta dalloje edhe pse me larg. Ishte e qarte per te gjithe ne se kjo do te ishte nje zone vertet kritike ne dhjetevjecaret pasardhes. Nuk mund te imagjinonim, per fat te keq, tragjedite qe ndodhen ne Bosnje dhe ne Kosove. Por si diplomat, e dija qe kjo ishte nje zone ne te cilen kishte shume pune te rendesishme per te bere.

- Ne vitin 1980, kur erdhet per here te pare ne Ballkan, Shqiperia ishte nje vend shume i izoluar. Por, perpara Prillit 2002, kur u emeruat si Ambasadori i ri i SHBA ne Shqiperi, a kishin njohje per Shqiperine me pare?

Kur punon ne nje rajon te caktuar, eshte pergjegjesi qe si diplomat te ndjekesh jo vetem ate qe ndodh ne vendin ku je caktuar, por edhe marredheniet midis vendeve te ndryshme, popujt e ndryshem ne ate rajon, historine e rajonit, fete, grupet etnike, e keshtu me radhe. Keshtu per rrjedhoje qe sigurisht isha mjaft intensivisht ne dijeni te Shqiperise ne ate kohe dhe udhetova ne pjese te tjera te Ballkanit; fatkeqesisht nuk mund te hynim ne Shqiperi, por ishim mjaft ne dijeni te Shqiperise ne ate kohe. Pastaj kam pasur tri ture ne Turqi ku per Shqiperine dhe popullin shqiptar ka nje konsiderate shume shume te larte.

- Dhe ku jeton nje komunitet i madh shqiptaresh...

Po, jeton nje komunitet i madh shqiptaresh.

- Por, hera e pare ne Shqiperi ka qene kur erdhet si Ambasador i SHBA?

Po, hera e pare. Kam qene ne Kosove me pare, kam qene ne zona me shqiptare etnike me pare, por ne Shqiperi kjo eshte hera e pare qe kam ardhur ne vend.

- Dhe cila ishte pershtypja per Shqiperine e vertete kur erdhet?

Me bene shume pershtypje perparimet qe ka bere vendi juaj qysh nga fundi i komunizmit. Shqiperia, per shkak te atij izolimi qe ka pasur nga pjesa tjeter e botes, edhe ne krahasim me fqinjet tuaj komuniste ne Ballkan, kishte shume sfida te vecanta. Gjithsesi, pavaresisht nga disa pengesa ne vitet 1990, ne nje mjedis shume te veshtire te shkaktuar nga lufta ne Bosnje dhe me vone lufta ne Kosove, pavaresisht nga keto, vendi ka ecur perpara shume shume shpejt dhe jemi krenare qe jemi ne gjendje t'ju ndihmojme sadopak ne kete.

- Z. Ambasador, cili ka qene angazhimi apo misioni me mbreselenes deri me tani si diplomat? E di qe eshte e veshtire.

Jo, eshte shume e thjeshte. Me duhet te them qe endrra e cfaredo diplomati eshte te behet ambasador. Dhe te behesh ambasador ne nje vend qe eshte i rendesishem per Shtetet e Bashkuara, ka nje qendrim shume pozitiv ndaj SHBA dhe ndaj aleateve tane ne NATO, ndaj Europes Perendimore dhe qe ofron kaq shume per te bere, aq shume sfida, eshte sigurisht pika e larte e karrieres sime.

- Z. Ambasador, ne fjalimin tuaj perpara komitetit te senatit per politiken e jashtme, keni thene qe Shqiperia eshte nje prej vendeve me miqesore per Shtetet e Bashkuara. A mund ta shpjegoni kete me mire?

Po, mendoj qe SHBA dhe Shqiperia njihen mire qe kane marredhenie shume te mira. Sepse ka qene nje kohe shume e gjate pa marredhenie gjate periudhes komuniste.

Kjo eshte si nje lloj nderprerjeje publicitare gjate nje programi televiziv. Sigurisht ishte nje nderprerje e gjate, por gjithesesi ishte vetem nje nderprerje. Marredheniet tona datojne prapa ne themelimin e shtetit shqiptar, madje edhe me pare. Ne qytetin tim, ne Boston, kishte grupe shqiptaro-amerikanesh qe ishin te angazhuar ne te ardhmen e Shqiperise, ne te ardhmen e gjuhes shqiptare ne fund te viteve 1800. Keshtu qe kemi nje tradite te gjate miqesie, bashkepunimi dhe mbeshtetjeje, e cila sigurisht arriti kulmin me veprimet e Presidentit Uilson per t'u siguruar qe te lindte nje shtet shqiptar.

- Si e shpjegoni, Z. Ambasador, qe Shqiperia eshte nje prej vendeve me pro-amerikane dhe me pro-integrimit europian, por ne te njejten kohe ishte shume e veshtire per ne te beheshim pjese e NATO-s ne Samitin e fundit ne Prage.


Mendoj qe keto jane dy ceshtje te ndryshme.

- Sepse popullsia ketu eshte 99% ne favor te anetaresimit ne NATO. Dhe mendoj se kjo eshte e rendesishme.

Eshte jo vetem e rendesishme, por eshte absolutisht jetesore. Ne konsiderojme nje prej manifestimeve me te forta te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, eshte mbeshtetja per aleancen, mbeshtetja per Shtetet e Bashkuara dhe per miqte e tjere ne NATO, qe ekziston tek populli. Por kemi dy ceshtje te vecanta. E para, sa per popullaritetin, do me duhej t'ju pyesja ju si shqiptar te shpjegoni me mire se pse perendimi dhe Amerika jane kaq popullore ketu. Por mendoj qe ka arsye historike per kete, mendoj se ne vecanti, veprimet e perendimit, te bashkesise nderkombetare, ne vitin 1999, kishin ndoshta nje ...

- Edhe me pare, eshte nje tradite e gjate ne fillim dhe gjate periudhes se pavaresise dhe roli i Presidentit Uilson.

Sigurisht. Dhe nese anetaresimi i NATO-s do te zgjidhej vetem duke u bazuar ne nivelin e mbeshtetjes per NATO-n, atehere Shqiperia do te ishte bere anetare shume vite me pare. Por ka edhe kritere te tjera, p.sh. reforma ushtarake e cila eshte ne proces. Mora pjese ne hapjen e nje konference madhore, kryesuar nga Presidenti Moisiu dhe Ministri i Mbrojtjes ku u diskutuan me shume hollesi perpjekjet e reja te reformes perpara te gjithe stafin ushtarak. Hapa te tilla, te mbeshtetura me veprimet ne terren, e cila eshte gjithmone e rendesishme ne ushtri, me trupat ne terrent, trupat shqiptare ne Bosnje dhe Afganistan, keto jane saktesisht lloji i perparimit qe duam dhe duhet te shohim, qe po e shohim. Ka nevoje per me shume, por jeni pa diskutim ne rrugen per atje. Nje fushe tjeter ne te cilen Shqiperia po ecen shume shume mire eshte siguria rajonale, kontributi ndaj paqes ne rajon. Kjo eshte shume shume e rendesishme, sepse NATO eshte nje bashkesi qe duhet te mblidhet bashke per t'iu pergjigjur si nje ndaj krizave rajonale. Fusha e trete ku po vazhdojme te punojme me ju, ku jeni ne proces, por ku mbetet me shume per t'u bere eshte fusha e ceshtjeve ekonomike, sociale, te zbatimit te ligjit, shtetit ligjor, transparences. Po shohim perparim te konsiderueshem, sidomos gjate gjashte muajve te fundit dhe jemi shume optimiste.

- Cilat jane problemet apo perparesite kryesore ne marredheniet mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara?

Po. Se pari, programi i reformes. Programi i reformes eshte pike se pari i rendesishem per cilesine e jetes te popullit shqiptar. Se dyti, vetem nepermjet reformave jetegjata qe shtrihen mbi te gjithe popullsine do te jemi ne gjendje te cimentosim demokracine dhe lirine dhe mendojme se kjo eshte shume e rendesishem, por ju qe keni jetuar nen nje regjim tjeter, e dini kete shume me mire se sa populli amerikan. Se fundi, permes reformave ekonomike, shoqerore e politike, vazhdimesia e reformave qe po beni me Bashkimin Europian me ne, dhe vete ju, po forconi kandidaturen tuaj jo vetem per ne NATO por edhe ne BE, apo ne ato qe ne i quajme institucione atlantike europiane. Sa me shume permiresohet kandidatura juaj, aq me shume ju beheni nje shembull per vendet e tjera qe perpiqen te plotesojne kriteret, apo mbase edhe konkurojne me ju. Dhe atehere, ka me shume mundesi i gjithe rajoni do te largohet nga e shkuara a pergjakur qe kemi pare si ne te shkuaren e afert ashtu edhe ne te shkuaren historike dhe te futeni plotesisht ne komunitetin euro- atlantik. Ne e kemi kete te funksionoje ne te gjithe boten qe nga Lufta e Dyte Boterore nga nje rajon ne te tjetrin: ne fillim shume te paqendrueshme e me pas gradualisht reforma ekonomike e politike, aleanca ushtarake dhe se fundi ju keni rajone ketu ne Europe sic e dime te gjithe, qe jane plotesisht te qendrueshme njerezit jane ne gjendje te jetojne jeten e tyre pa u shqetesuar qe mund te kalojne tanke apo per buken e gojes.

- Sipas fjalimit qe mbajtet para Komitetit te Polites se Jashtme, ju thate nje nga problemet me te rendesishme dhe te veshtira te Shqiperise eshte trafikimi. Qe nga qershori deri tani, a shikoni ndonje ndryshim apo permiresim ne kete drejtim?

Ah, po sigurisht, pa dyshim. Eshte nje problem jo vetem per Shqiperine por te gjithe rajonin. Eshte nje problem rajonal i cili ka nevoje per nje zgjidhje rajonale. Ky eshte nje problem tranzitiv ne Shqiperi, me shume se sa nje problem shqiptar. Ne nuk i drejtojme gishtin asnje vendi, ne ja drejtojme gishtin organizatave kriminale nderkombetare, varferise dhe policimit te dobet. Ne kami pare, e vecanerisht qe nga gushti, dhe mendoj se kjo doli me ne pah gjate vizites se fundit te Kryeministrit Italian, nje perpjekje te perqendruar madhore ne portet e Adriatikut ketu dhe ne vende te tjera qe ka pasur nje ulje te ndjeshme te trafikimit. Ne duhet te mbajme nje sy hapur per te siguruar qe zhvillimet pozitive te vazhdojne, por gjithashtu duhet te jemi te ndergjegjshem qe nese krimi i organizuar nuk do mund te trafikojne, atehere do t'u drejtohen alternativave te tjera sic jane droga dhe kontrabanda e armeve. Nje shqetesim yni i vecante qe i kalon shqetesimin per keto aktivitete kriminale eshte se ambjenti per trafikimi i njerezve dhe kontrabanda e droges mund te sherbeje si ambjent per grupet terroriste qe te kalojne njerez, te kalojne bomba, te kalojne arme permes kufijve, keshtu qe jemi shume te shqetesuar per kete.

- Z. Xhefri, mendoj se duhet te diskutojme dicka per sa i perket problemeve rajonale. Ju e dini shume mire se Ilir Meta, Ministri i Jashtem i Shqiperise kohet e fundit vizitoi Beogradin. Cili eshte opinion juaj mbi kete vizite dhe mbi rolin e Shqiperise ne rajon?

Si vezhgues te situate politike ne perpiqemi te mos kemi opinione ne sensin e gjykimimeve. Ne thjesht perpiqemi te mbeshtesim perpjekjet e te gjitha paleve, duke perfshire vecanerisht Shqiperine per te forcuar marredheniet me fqinjet tuaj. Vizita e tij eshte nje prej vizitave te tjera qe jane bere nga Presidenti, Kryeministri, Ministri i Mbrojtes, nga ministra te tjere. Ka pasur perpjekje per te firmosur marreveshje te tregtise se lire. Keto jane pikerisht shembuj te iniciativave rajonale per te cilat ky rajon ka nevoje dhe qe do te ruajne paqen qe fituam vetem tani se fundi, dhe reflektojne gjithashtu se si rajone te tjera te Europes duke filluar qe nga 1940 kaluan se bashku pertej konfikteve historike dhe zhvilluan se bashku paqe, liri dhe begati. Keshtu qe ne jemi shume te inkurajuar nga keto zhvillime gjate viteve te fundit te perseritura vazhdimisht nga popujt e Ballkanit dhe duke pershire ne nje mase te madhe popullin shqiptar qe kane ndermarre hapat e duhur dhe jo hapa te gabuar. Dhe rajoni eshte shume me i sigurte tani se sa ishte dy vjet me pare.

- Z. Ambasador, eshte nje pyetje qe une mendoj se eshte shume e rendesishme. Ne kemi nje histori te gjate konflikti me serbet dhe midis nesh dhe serbeve, qendron Kosova. Si mund ta kalojme kete problem? Sepse une mendoj qe kjo eshte e rendesishme. Nese kaloni ne rruge eshte e njejta teme bisede.

Tani ka nje proces administrimi te Kombeve te Bashkura qe ne radhe te pare siguron qe paqja e arritur ne Kosove qe ne 1999 te vazhdoje, qe insitucionet demokratike lokale dhe rajonale te rriten dhe popullatat e Kosoves pavaresisht nga prejardhja etnike apo feja, te mund te bashkejetojne. Ne ende nuk kemi arritur sukses te plote ne ate drejtim. Vendosja perfundimtare e statusit te Kosoves mbetet e hapur. Ajo do te vendoset midis anetareve te Kombeve te Bashkuara, popujve te rajonit dhe popullit te Kosoves.

- Sipas opinionit tuaj, apo opinionit te SHBA cili do te jete statusi i ardhshem i Kosoves. Ju e njihni shume mire rajonin dhe konfliktet.

Sigurisht, ne do te duhet te presim te shohim si do zhvillohet e gjithe kjo situate. Ne nuk kemi marre ende nje pozicion perfundimtar mbe kete ceshtje, dhe askush tjeter ende.

- Ju keni punuar shume ne zbatimin e Marreveshjes se Dejtonit. Ne opinonin tuaj, sa i veshtire do te jete zbatimi i Marreveshjes se Ohrit ne Maqedoni, sepse une mendoj se eshte nje pike shume e rendesishme stabilitetin e Ballkanit?

Ne jemi gjithmone te kujdesshem qe te menjanojme komentet mbi marreveshjet apo situatave qe ndodhin jashte shteteve ne te cilat jemi te akredituar. Kolegu im, Ambasadori Larry Butler eshte nje nje pozicion me te mire se une per te hyre ne detajet e kesaj marreveshje. Sidoqofte, si rregull i pergjithshem ne e mbeshtesim Marreveshjen e Ohrit sic e perkrahim administrimin nga OKB te Kosoves, ashtu sic mbeshtesim marreveshje midis Malit te Zi dhe Serbise, sic mbeshtesim marreveshjet e arritura ne Serbine jugore per sa i perket minoritetit etnik shqiptar. Te gjitha jane shembuj te shteteve te rajonit dhe grupeve etnike qe gjejne zgjidhje paqesore per problemet e tyre. Ju permendet Bosnjen, ishte pikerisht mungesa e marreveshjeve te tilla, detajet e cilave njerezit mund ti debatojne, detajet e te cilave ne fakt ndryshojne nga marreveshja ne marreveshje, por prezenca e ketyre marreveshjeve eshte pikerisht ajo qe nuk patem ne Bosnje ne 1991-1992, gje qe coi ne vdekjen e qindra mijerave njerezve, shumica civile.

- A mendoni, Z. Ambasador se marreveshja e Dejtonit po ecen mire ne Bosnje?

Po, mendojme. Ka ende probleme, ka ende ceshtje te lidhura me forcen eventuale ekonomike te shtetit te Bosnjes dhe ka nje numer ceshtjesh qe kane te bejne me integrimin e komuniteteve atje, por per ne qe kane punuar si une mbi Bosnjen ne vitet '91-'92, ne do te parapelqenim me mire cfaredo problemesh ka tani kundrejt atyre problemeve qe ekzistonin kur bashkesi te tera po spastroheshin etnikisht.

- Si ambasador i SHBA, ju e njihni situaten politike ketu. Por ne pergjithesi, neper gazeta, ka shume komente mbi marreveshjen apo kompromisin midis Nanos e Berishes, kryeministri e kryetari i PS dhe kryetari i PD; disa mendojne apo thone qe ky kompromis do te jete nje pengese per funksionimin normal te demokracise ne Shqiperi. Eshte e vertete?


Sic e thate ju, si diplomat, eshte detyra jone te vezhgojme situaten politike ne vendet ku jemi akredituar. Eshte gjithashtu detyra jone te jemi te kujdesshem ne lidhje me komentet mbi kete situate. Ne jemi te angazhuar ne te gjithe spektrin, me qeverine e Shqiperise, me partite politike, opoziten, ministrat, si edhe me organizata baze ne cdo nivel. Per ne ky eshte nje vend demokratik. Njerezit mund te debatojne nese kjo parti, ky grup apo ky vendim apo ligj eshte i mire a i keq. Por, nga pikepamja jone, e rendesishme eshte qe po debatojne. Fakti qe gazetat mund te shkruajne opinione te ndryshme, ku disa jane pro nje politike qeverisese apo partie politike dhe disa jane kunder, eshte dicka shume e mire, shume e shendetshme, duhet inkurajuar. Dhe une kete shoh, qe ka nje debat te aktiv qe sinqerisht udhehiqet nga media ne vendin tuaj. Ne e inkurajojme kete ne shume menyra, me shume programe, grante, keshillues ne disa fusha. Gjeja kryesore eshte qe e keni kete debat dhe qe ai behet brenda nje konteksti demokratik. Jemi te bindur qe keshtu eshte.

- Por, per politikat tuaja, cfare eshte me e rendesishme ne Shqiperi, stabiliteti apo demokracia.

Ne nuk zgjedhim midis stabilitetit dhe demokracise.

- Po mendimi juaj mbi zhvillimet politike ne Shqiperi, ne dy muajt e fundit.

Eshte shume e veshtire per mua meqenese kam dy muaj qe jam ketu, per te bere nje koment te permbledhur. Si ne ashtu edhe Bashkimi Europian kemi verejtur nje levizje perpara qysh nga zgjedhja e Presidentit Moisiu veren qe shkoi, nga ajo qe rezultoi ne nje vote konsensuale ne Parlament. Nuk jam ketu per te folur per akuzat apo hipotezat e gazetave, por do flasim per fakte. Qe nga ajo kohe, ka pasur nje perparim te konsiderueshem ne sere fushash, gje qe kjo ka cuar ne njohjen si nga BE ashtu edhe nga aleatet tuaj te NATO-s ne Samitin e NATO-s.

- Tani dua te diskutoj dicka te rendesishme qe eshte ne faqet e gazetave rreth vizites se Z. Gejxh, nje ish-gazetar dhe nje nga perfaqesuesit e lobit grek ne Shtetet e Bashkuara. Cili ishte qellimi i vizites se tij ketu?

Z. Gejxh mund te flase per veten e vet, dhe Z. Gejxh ka folur per veten e tij. Z. Gejxh eshte nje amerikan me influence me nje interes te thelle per rajonin. Ka shume te tille qytetare private amerikane me interesa te tilla, megjithese mund te mos jene dakort te gjithe. Nganjehere ata nuk jane dakort. Ata paraqesin opinionet e tyre private, por ne mendojme se keto opinione duhen degjuar nga miqte tane shqiptare, dhe Z. Gejxh pati, sic themi ne, diten e degjimit me udheheqesit politike. Ne e vleresojme qe udheheqesit politike e degjuan, por puna jone eshte thjesht qe t'i veme ne dispozicion opinionit publik shqiptar, udheheqesve politike dhe qeveritare shqiptare pikepamjet e amerikaneve te tille. Ka ndryshim midis atyre amerikaneve dhe zyrtareve amerikane qe vijne duke perfaqesuar poziten e qeverise se Shteteve te Bashkuara mbi gjerat.

- E njihni ju personalisht prej nje kohe te gjate Z. Gejxh?

Une kam qene Pergjegjesi i Zyres per Greqine ne fund te viteve 1980, dhe kemi pasur kontakte me te.

- Por vendimi per ta shoqeruar neper takimet e tij me Kryeministrin, Kryetarin e Partise Demokratike u morr nga ana juaj, apo u vendos keshtu nga Departamenti i Shtetit?

Kur qeveritare te larte shqiptare, kryetare partish politike kane deshire te takojne amerikane me inflence dhe kur nje amerikan me influence deshiron te takohet me ta, une normalisht do te marr pjese ne takime. Nuk ka asgje me teper apo me pak per te nenkuptuar se kjo qe thashe ne kete fakt.

- Z. Ambasador, dy, tre apo kater dite pas vizites, ne patem shume kundershti nga komuniteti shqiptaro- amerikan ne Nju Jork, dhe sidomos nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan. A mendoni se keto komente apo probleme mund te krijojne nje klime te keqe per misionin tuaj ne te ardhmen?

Absolutisht jo. Perseri le t'i kthehemi asaj qe po flisnim pak me pare. Ne cdo shoqeri demokratike si ne Shtetet e Bashkura, apo ne Shqiperi, do te kete nje shumellojshmeri pikepamjesh te ndryshme. Keto pikepamje nuk do te jene gjithnje ne perputhje me pikepamje te tjera. Njerezit kane te drejten te kritikojne, kane te drejten te ngrene pikepamjet e tyre, dhe permes gjithe kesaj te gjithe ne behemi me te zgjuar dhe te gjithe te permiresohemi. Une u mirepres pikepamjet e komunitetit shqiptaro-amerikan, do te kthehem dhe do t'i vizitoj nga fillimi i muajit tjeter.

- Keni pasur me pare kontakt me komunitetin shqiptaro-amerikan ne Shtetet e Bashkuara?

Po, ne Washington.

- Ambasador Jeffrey, si e e gjetet Shqiperine, jo ne kuptimin politik, por si shoqeri, kulture situaten ne pergjithesi.

Me lini t'ju jap pershtypjeve te mia te para. Se pari, megjithese kisha bere pese jave mesim ne gjuhen shqipe, u habita qe mund te kuptoja disa fjale por shumicen nuk i kuptoja, por per kete duhet me shume pune. Se dyti, u habita se sa shume njerez ketu nga te gjitha fushat e jetes flasin gjuhe te huaja, qofte anglisht, italisht, frengjisht, italisht, greqisht, nuk ka rendesi, por tregon se sa te hapura jane mendjet e njerezve edhe kur jane te mbyllur fizikisht. Ajo ishte shume mbreselenese. Nje pershtypje tjeter qe morem, ishte sa i bukur eshte vendi. Gruaja ime dhe une, vetem brenda nje kohe te shkurter qe kemi qene ketu jemi ngjitur neper male ne Kruje, ne malin e Dajtit dhe vende te tjera shtate a tete here. Jemi shume te impresionuar nga bukuria fizike e vendit. Potenciali i turizmit ne kete vend eshte absolutisht i pakufi.

- A keni vizituar pjese te tjera te Shqiperise?

Kam qene ne Durres, por nuk kam vajtur ende ne pjesen jugore apo ne Veriun e larget.

- Jugu eshte i bukur, edhe veriu po keshtu. Por deshiroj t'ju pyes per impenjimet tuaja ketu, jo ato qe lidhen me punen, po per hobit qe keni ne jete pas pune.

Si Ambasador impenjohemi ne shume aktivitete shoqerore dhe eshte e veshtire te thaush se kur mbaron dita e punes. Ka pritje, koncerte, aktivitete shoqerore, aktivitete kuturore ne shume por jo te gjitha mbremjet fatmiresisht. Ju keni nje popull shume miqesor, ne shpesh na ftojne te takohemi me shqiptare, dhe ne pjesen me te madhe shkojme vete. Komuniteti diplomatik ketu eshte goxha i organizuar dhe shume aktiv. Eshte goxha i madh dhe kemi shume shkembime me ata. Shume nga keto aktivitete shkojne deri naten vone. Kemi aktivitete sportive si ngjitje neper male, vrap nga liqeni. Aktivetetet e ndryshme fizike zene nje pjese te kohe dhe duke u mbajtur ne korrent te lajmeve nga vendi, nga rajoni nga bota dhe punoj edhe me shqipen. Te gjitha keto me mbajne goxha te zene.

- Z. Ambasador, familja juaj eshte ketu?

Gruaja ime eshte ketu me mua ne kete detyre. Tani ka shkuar ne Gjermani per Krishtlindje, por ajo eshte ketu. Im bir do te vije ne Gjermani per Krishtlindje, keshtu qe gruaja mendoi se do te ishte me mire te mos isha vetem.

- Eshte e vertete qe djali juaj ka qene ne Kabul, Afganistan?

Jo ai eshte ne nje repart gjerman. Ai ka nenshtetesi te dyfishte dhe eshte veshur ne ushtrine gjermane. Ai eshte ne Brigaden e 26 te Parashutisteve gjermane, dhe shpreson qe do te beje pjese ne ata elemente gatishmerie qe quhet ISAF 3, qe eshte Komanda e ISAF e gjermaneve dhe hollandezeve.

- Z. Ambasador, pas 30 vjetesh ne diplomaci, jeta e nje diplomati amerikan ketu eshte e ndryshme nga jeta e nje diplomati amerikan ne vende te tjera?

Jeta e nje diplomati nga cilindo vend, duket qe priret te jete e ngjashme, por ndryshimi midis le te themi Shqiperise dhe shumices se vendeve ku ne kemi ambasada, eshte se ne ketu kemi shume me teper programe nga ata qe njihen me emrin programet SEED, te cilat permes Ambasades Amerikane dhe USAID, ICITAP, programeve per policine, OPDAT qe ben pune ligjore, kontraktori amerikan SAC qe ben keshillim ushtarak. Ne punojme me shume elemente, shoqerine shiptare dhe qeverine, OJQ, grupe te shoqerise civile, grupe politike lokale ne nje game te gjere programesh shoqerore, demokratike, shendetesore, bujqesore. Ka kaq shume programe ne kete vend, sa eshte e veshtire per mua si Ambasador te kushtoj te njejten kohe te gjithave. Ka kaq shume shkolla ku ne ofrojme ushqime ne kuadrin e programit te Departamentin e Bujqesise. Ka shume repartee ushtarake me te cilat po bashkepunojme, keshtu qe jemi shume te zene duke vizituar keto instalime dhe duke ndjekur se si shkojne. Kjo eshte dicka e ndryshme nga le te themi, detyrat e mia te fundit ne Turqi, Gjermani dhe Kuvajt.

- Ju keni studiuar per disa muaj gjuhen shqipe. Cili eshte niveli i shqipes tuaj?

Niveli i shqipes time eshte shume me i ulet se sa ai qe kisha kur u nisa nga Eashingtoni sepse programi ishte shume i mire, por te duhet te kalosh te pakten dy apo tre ore ne dite, sic mund ta dijne te gjithe ata qe mesojne gjuhe te huaja. Nuk eshte dicka qe e kap vetem me te degjuar. Eshte shume e veshtire madje edhe te mbaj nivelin qe kisha kur u nisa. Kur te gjej me shume kohe, patjeter qe te perpiqem me shume.

Marre nga emisioni "Opinion" i gazetarit Blendi Fevziu, ne TV "Klan"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.