Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per ate qe eshte shume i vetmuar, edhe zhurma eshte nje ngushellim.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Si arritem tek dita e pavaresise
Postuar nga: Albo

Histori Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, dy nga njerėzit qė "tundėn" sundimin osman. Ēfarė bėnė 26 deputetėt shqiptarė pėr ngritjen e popullit nė kryengritje

Lufta pėr pavarėsi e patriotėve shqiptarė nė parlamentin turk

Kulmi i veprimtarisė sė deputetėve shqiptarė, veēanėrisht i Hasan Prishtinės dhe i Ismail Qemalit, arrin nga fundi i vitit 1911 dhe vazhdimi i vitit 1912, kur kėta patriotė morėn nė dorė organizimin dhe drejtimin e kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912 e cila ēoi popullin shqiptar nė shpalljen e pavarėsisė
Deputeti patriot Hasan Prishtina, nė mars tė vitit 1910, para se tė organizohej mbledhja e Gjilanit, u takua me kreshnikun e maleve tė Karadakut, Idriz Seferin dhe i dha udhėzimet pėrkatėse, duke iu zotuar se do tė kishte pėrkrahjen e plotė tė tij dhe tė deputetėve tė tjerė patriotė, tė cilėt, jo vetėm se do ta ēonin jehonėn e saj nė parlamentin osman, por nėn erėn e barutit, do tė kėrkonin qė shqiptarėt tė fitonin tė drejtat e plota kombėtare deri nė shpalljen e pavarėsisė

Gani Demir (Ratkoceri)*

Pas shpalljes sė Kushtetutės Osmane, turqit e rinj filluan tė bėjnė propagandė tė madhe pėr fushatėn paraelektorale pėr parlamentin Xhonturk, tė cilin kishin nisur ta pėrgatisnin qė nė gushtin e vitit 1908. Me gjithė premtimet e turqve tė rinj se nė perandorinė e tyre do tė kishte liri dhe barazi pėr tė gjithė popujt e shtypur nga despotizmi i sulltanėve deri atėherė, tė gjitha u hodhėn poshtė me ligjin pėr zgjedhjet. Ky ligj i kufizonte tė drejtat e popullit pėr pjesėmarrje nė zgjedhje. Nė Vilajetin e Kosovės, njė pjesė e mirė e popullsisė nuk kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė zgjedhje pėr shkak se ishte nė marrėdhėnie feudale, s'kishte prona tė veta, siē i kėrkonte ligji nė fjalė, qė kishte vėnė njė censurė tė rreptė ekonomike e me kėto zgjedhje u shkundėn nga demokratizimi, ndėrsa kandidatėt pėr deputetė ishin tė detyruar tė dinin gjuhėn turke.

Me kėto kufizime qė vunė turqit e rinj pėr zgjedhjet parlamentare treguan fytyrėn e tyre tė vėrtetė, tė cilėn qenė pėrpjekur ta maskonin gjer nė atė kohė.

Zgjedhjet

Pėr tė siguruar shumicėn nė Parlament, xhonėt i kishin propozuar kandidatėt e vet gjithkund. Natyrisht, ata qė i propozonin pėr kandidatė qenė njerėz besnikė qė u shėrbenin me zell tė madh, sepse interesat e tyre personale ishin tė lidhura me ato tė xhonėve; ose klerikė myslimanė, qė e hiqnin veten si njerėz tė drejtėsisė dhe tė perėndisė para popullit, ndėrsa nė anėn tjetėr qenė veglat mė tė ulėta tė pushtetit turk. Nė njėrėn dorė mbanin uratat dhe nė tjetrėn thikat, me tė cilat godisnin me pabesi popullin mbas shpine, i cili u besonte uratave tė tyre.

Turqit e rinj bėnė njė luftė tė madhe kudo nė Shqipėri, qė tė mos zgjidheshin si kandidatė pėr deputetė pėrfaqėsuesit e Lėvizjes Shqiptare, tė cilėt ishin dalluar pėr veprimtari revolucionare kombėtare siē ishin: Ismail Qemali, Hasan Vuēiterna (Prishtina), Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj. Megjithė kundėrshtimin e xhonturqve, kėta tre patriotė u zgjodhėn deputetė. Pasi u bėnė zgjedhjet me vonesė, mė 17 dhjetor 1908 u mbajt mbledhja e parė e parlamentit tė ri xhonturk. Nė kėtė parlament u pėrfaqėsuan edhe shqiptarėt me 26 deputetė, 10 prej tė cilėve ishin nga Vilajeti i Kosovės, 5 ishin klerikė myslimanė, 1 me kombėsi serbe, dy tė tjerė ishin vegla tė xhonturqve, Sahid Hoxha nė Shkup dhe Fuad Pasha nė Prishtinė. Kėshtu qė nga 10 deputetė, dy ishin qė luftonin pa kompromis pėr interes tė kombit: Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga. Ky i fundit ishte pėr luftė parlamentare dhe jo pėr revolucion. Pra, revolucionar i vendosur dhe konseguent deri nė fund i parimeve tė tij kombėtare nė Kosovė mbetej vetėm Hasan Prishtina, i cili ishte pėrfaqėsues edhe i Gjilanit. Po kjo gjendje ishte edhe nė vilajetet e tjera. Nga 16 deputetė, vetėm dy ishin tė njohur pėr veprimtarinė patriotike: Ismail Qemali dhe Shahin Kolonja.

Pėrpjekjet nė Parlament

Pėrshkruam njė pasqyrė tė shkurtėr tė gjendjes pėr tė kuptuar mė mirė se nė ēfarė kushtesh tė vėshtira kanė punuar deputetėt shqiptarė, pėrparimtarė revolucionarė pėr ēėshtjen kombėtare.

Qė nė mbledhjen e parė tė parlamentit Osman u dalluan pėr guxim, vendosmėri dhe drejtėsi deputetėt Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, tė cilėt kėrkuan qė kushtetutėn e re qė do tė hartohej nga turqit e rinj, t'ua njihte tė drejtat e plota tė gjithė popujve joturq tė pushtuar e tė shfrytėzuar pa mėshirė nga despotizmi i sulltanėve, nė mėnyrė tė veēantė nga ai Hamitjan. Pėr kėtė arsye, deputetėt e kombėsive tė tjera jo turke, duke parė se deputetėt shqiptarė ishin tė vendosur, u propozuan bashkėpunim. Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinėn i zgjodhėn pėrfaqėsues tė tyre, sepse kėrkesat shqiptare pėr tė drejta kombėtare sa mė tė plota, puqeshin plotėsisht me ato tė tyre. Kjo ua forcoi shumė pozitat kėtyre patriotėve nė parlamentin osman.

Njė rol shumė tė rėndėsishėm luajtėn deputetėt shqiptarė pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr zhdukjen e dasive fetare dhe krahinore tė vendit qė ishin krijuar gjatė sundimit shekullor Osman. Kėta patriotė e ēuan mė tej rrugėn e rilindasve, tė cilėt vunė bazat nė kėtė drejtim. Nė radhė tė parė i dhanė rėndėsi tė madhe mėsimit nė gjuhėn shqipe nėpėr shkolla, pranė atyre turke dhe shkolla me vehte. Po ashtu, krijimit tė klubeve kombėtare shqiptare, nėpėrmjet tė cilave bėhej njė punė e madhe pėr kombinimin e luftės parlamentare me atė revolucionare, nė mėnyrė qė t'u jepnin tė kuptojnė turqve tė rinj se me hir apo pahir shqiptarėt do t'i fitonin tė drejtat e tyre. Njė rėndėsi tė madhe i dhanė botimit tė gazetave dhe revistave. Me pėrkrahjen e tyre botoheshin shumė gazeta e revista nė tė katėr anėt e Shqipėrisė, nė tė cilat pasqyroheshin kėrkesat dhe aspiratat kombėtare tė popullit. Gjithashtu, nėpėrmjet tyre bėhej njė luftė e madhe pėr botėkuptimin e formimin e vetėdijes kombėtare. Njė punė e madhe bėnė edhe pėr konsolidimin e alfabetit latin, kundėr tė cilit ishin hedhur veēanėrisht xhonėt, nėpėrmjet veglave tė tyre pėr ta zėvendėsuar atė me atė arab. Konkretisht, njė punė e tillė antikombėtare bėnte njėri nga dy deputetėt e Shkupit, Sahid Hoxha, i cili hartoi njė abetare me shkronja arabe dhe propagandonte se gjuha shqipe mund tė mėsohej mė lehtė me tė se sa me atė latin, tė cilin e paraqiste si alfabet tė "kaurrėve". Po kėtė bėnte kolegu i tij nė Prishtinė, deputeti Fuad Pasha. (Ja ēfarė shkruan gazeta "Shqiptari" me titull "Njė letėr nga Prishtina": "Deputetit tė Prishtinės kėtu, Hasan Beut iu dėrgua njė letėr nga Prishtina me nja 40 nėnshkrime, nė krye tė tė cilave ishin 3 nga Ulemajtė si dhe shumė tė ditur, e gjithė parėsia, e protestojshin kundėr Fuad Pashės, deputetit tjetėr, qė pėrpiqet pėr tė bėrė abc-nė shqip me shkronja turke; duke kėrkuar qė jo vetėm shkronjat tė mos trazohen, por edhe gjuha turke tė jetė e dyta nėpėr shkolla dhe e vetmja gjuhė qė do ta ndriēojė popullin me dituri ėshtė gjuha e ėmbėl shqipe". Me kėtė letėr kuptojmė, se sa i etur ishte populli dhe patriotėt shqiptarė nė vilajetin e Kosovės pėr arsim e kulturė kombėtare, si kudo nė Shqipėri, por nė anėn tjetėr, sa luftė e punė u ėshtė dashur patriotėve pėr t'ja arritur qėllimit.

Me pėrpjekjet e patriotėve nė pėrgjithėsi dhe me pėrkrahjen e deputetėve nė veēanti, u organizua nė Elbasan mė 2 shtator Kongresi Kombėtar. Nė kėtė kongres u mor vendimi pėrfundimit qė nė shkollat shqipe tė pėrdoret vetėm alfabeti latin, tė cilin e pėrdorim sot edhe ne. Gjithashtu u vendos qė tė hapej njė shkollė e mesme normale ku tė pėrgatiteshin mėsues pėr shkollat kombėtare. Pak mė vonė, po nė kėtė qytet u hap kjo shkollė, aq shumė e dėshiruar nga shqiptarėt.

Kur turqit e rinj u hodhėn me tėrbim shovinist kundėr popullit shqiptar, duke dėrguar forca tė mėdha ushtarake, siē ishte rasti i ekspeditės sė Xhavit Pashės nė Kosovė, qė dėshtoi me turp, deputetėt patriotė shqiptarė e shtruan nė Parlamentin Osman ēėshtjen e sjelljes sė paligjshme tė qeverisė e sidomos tė komitetit "Bashkim e Pėrparim", i cili i kishte shkelur premtimet dhe ua mohonte tė drejtat kombėsive tė tjera nė Perandorinė Osmane. Kritikė tė ashpėr i bėri deputeti i Shkupit, Nexhip Draga, i cili e sulmoi politikėn e jashtme dhe tė brendshme tė qeverisė… "Kritikoi ministrat qė nuk e lajmėronin parlamentin pėr gjendjen e vėrtetė nė vilajetin e Kosovės dhe nė Maqedoni. Para parlamentit thuhet se gjendja ėshtė normale, ndėrsa nga ana tjetėr, dėrgohet ekspeditė ushtarake. Kur deutetėt shqiptarė e shtruan para parlamentit dhe kėrkuan prej Vezirit tė madh qė ta arsyetonte ekspeditėn e Xhavit Pashės, ai refuzoi me motivacionin se ato kanė qenė incidente tė zakonshme dhe se nuk kanė karakter politik"

Patriotėt

Tė gjitha burimet arkivore si edhe ato gojore na dėshmojnė se qė kur u pėrfaqėsuan shqiptarėt nė parlamentin osman, deputetėt patriotė i koordinuan veprimet e tyre me lėvizjen masovike kombėtare shqiptare. Kėshtu, edhe kryengritja e madhe e vitit 1910 ėshtė e lidhur ngushtė me veprimet e tyre. Jo vetėm kaq, por e frymėzuar dhe e organizuar prej tyre, sidomos nga deputeti revolucionar Hasan Prishtina, i cili nė mars tė atij viti, para se tė organizohej mbledhja e Gjilanit, u takua me kreshnikun e maleve tė Karadakut, Idriz Seferin dhe i dha udhėzimet pėrkatėse, duke iu zotuar se do tė kishte pėrkrahjen e plotė tė tij dhe tė deputetėve tė tjerė patriotė, tė cilėt jo vetėm se do ta ēonin jehonėn e saj nė parlamentin osman, por nėn erėn e barutit tė saj, do tė kėrkonin qė shqiptarėt tė fitonin tė drejtat e plota kombėtare deri nė shpalljen e pavarėsisė. Gjithashtu do tė bėnte ēmos qė kjo kryengritje tė pėrhapej edhe nė vilajetet e tjera.

Lidhur me inspirimin dhe organizimin e kryengritjes sė vitit 1910, njė dokument arkivor serb thotė se nė popullsinė kryengritėse kanė ndikim jo tė vogėl edhe deputetėt shqiptarė nga Stambolli. Ata janė, siē duket, inspirues dhe udhėheqės tė lėvizjes.

Nga fundi i marsit 1910, me sa duket, qeveria turke mori informata se nė Kosovė po pėrgatitej njė kryengritje kundėr saj, prandaj vendosi zbatimin e ligjit ushtarak nė Kosovė. Kosovarėt si kundėrpeshė e pritėn kėtė me armė nė dorė. Nė Prishtinė e nė Pejė u bėnė luftime me ushtrinė turke. Mė 30 mars 1910, deputetėt shqiptarė qė ishin fort mirė nė dijeni se sė shpejti do tė fillonte kryengritja, pėrfituan nga rasti dhe e ngritėn menjėherė para parlamentit gjėndjen nė Kosovė, duke e dėnuar ashpėr shpalljen e ligjit ushtarak nė atė vilajet, me qėllim qė ta ēorientonin qeverinė osmane, nė mėnyrė qė tė mos dėrgonte forca tė mėdha ushtarake para se tė niste kryengritja.

Kryengritja qė solli pavarėsinė

Nė kohėn kur kryengritja ishte nė kulm, gazeta "Flamurtari" qė botohej nė Amerikė shkruante: "Njė telegram nga Londra na njofton se deputetėt shqiptarė kanė katėr ditė qė s'venė nė Parlament dhe kjo tregon pėr njė marrėveshje tė fshehtė".

Kėta deputetė kritikuan ashpėr masakrat e Shefqet Turgut Pashės pas dėshtimit tė kryengritjes, dėnuan mbylljen e klubeve dhe tė shkollave shqipe nga Turgut Pasha dhe me luftėn e tyre e vazhduan nė parlament, qeveria pėrsėri u detyrua tė lejojė hapjen e tyre. Ata pėrkrahėn dhe ndihmuan kryengritjen e vitit 1911 nė Malėsinė e Mbishkodrės, hartuan kėrkesat kombėtare qė malėsorėt do t'ia paraqisnin qeverisė turke, dėnuan nė parlament mizoritė e ushtrisė turke nė atė krahinė, shkruan artikuj nėpėr gazeta, duke dėnuar politikėn barbare qė ndiqte qeveria osmane nė Shqipėri.

Kulmi i veprimtarisė sė deputetėve shqiptarė, veēanėrisht i Hasan Prishtinės dhe i Ismail Qemalit, arrin kah fundi i vitit 1911 dhe vazhdimi i 1912, kur kėta patriotė e morėn nė dorė organizimin dhe drejtimin e kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912 e cila ēoi popullin shqiptar nė shpalljen e pavarėsisė kombėtare nė nėntor 1912.

Nga fundi i vitit 1911 nga gjithė ato mizori qė kishte kryer qeveria osmane ndaj shqiptarėve, deputetėt shqiptarė patriotė e ngarkuan revolucionarin Hasan Prishtina qė tė demaskonte politikėn e brendėshme tė qeverisė osmane, t'u bėnte ballė presioneve tė kryeministrit osman. Nė janar tė 1912, kur xhonturqit vendosėn qė tė shpėrndajnė parlamentin, pėr shkak tė fjalimeve kryengritėse tė deputetėve revolucionarė shqiptarė, Hasan Prishtina deklaroi: "Veē kėsaj, kam bindje se nė zgjedhjet e ardhshme dhe kėtė mund ta them me siguri, nuk do tė ketė asnjė deputet shqiptar nė radhėt e tyre… megjithėse as qė shpresoj se do tė mblidhet prapė dhoma e deputetėve". Njė deputet turk e pyeti: "Ē'del sikur tė mos mblidhet?" Hasan Prishtina- "del se nė kėtė rast vendi do tė hidhet nė kryengritje, do tė shpėrthejė revolucioni. Dhe, njė ndėr tė parėt qė do tė marrė nė dorė flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndėr tė parėt do tė jem unė".

Me tė vėrtetė ky patriot qe i pari qė e ngriti flamurin e revolucionit nė maj tė 1912, ashtu siē kishte deklaruar pak muaj mė parė nė parlamentin osman, duke i vėnė zjarrin gjithė perandorisė osmane. Pra, gjithė kėtė forcė e gjithė kėtė energji "titanike" kėta deputetė revolucionarė e kishin nė popull, nga i cili dolėn dhe tė cilit i shėrbyen me besnikėri deri nė fund tė jetės sė tyre.

Natyrisht, veprimtaria e kėtyre deputetėve ėshtė shumė mė e madhe dhe mė e gjithanshme nė tė gjitha drejtimet; unė u pėrpoqa tė jap vetėm njė ide mbi koordinimin e luftės parlamentare me atė revolucionare.

*"Mėsues i Popullit"



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.