Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė nuk e don babanė dhe nėnėn, ai nuk e don askend
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Raprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nga Miranda Vickers*

(vijon nga java e kaluar)

Ne mars te 1926-es qeveria greke deklaroi se procesi i shkembimit te popullsise kishte perfunduar dhe se tani e tutje camet do te kishin te njejtat te drejta qe gezonin edhe qytetaret e tjere greke. Megjithate, keto te "drejta" i nenshtroheshin nje perzgjedhjeje te forte. Nuk lejoheshin shkolla ne gjuhen shqipe dhe nuk pelqehej te flitej shqip jashte shtepise. Nenshkrimi i paktit italo-shqiptar ne nentor 1926 krijoi nje shqetesim ne Athine dhe vemendja e saj u perqendrua ne ceshtjen e pazgjidhur te cameve, e cila po conte ne tensione te reja midis Greqise dhe Shqiperise. Ministria greke e Puneve te Jashtme kishte rezerva serioze per paktin, sepse kishte frike se interesat e shqiptareve per "vellezerit" e tyre ne Epir mbeshteteshin nga nje fuqi e rendesishme, ambicjet territoriale te se ciles ne Ballkan mund te perfitonin nga ekzistenca e pakices came, qe favorizonte Italine dhe ishte armiqesore ndaj shtetit grek. Italia mund t'i perdorte camet edhe si kunderpeshe ndaj ambicjeve greke ne Shqiperine e Jugut.

Akuzat e Shqiperise ndaj Greqise, lidhur me muslimanet e Camerise, u rriten gradualisht dhe arriten kulmin ne gjysmen e pare te 1928-es. Ne mars, Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise, i dorezoi te Ngarkuarit me Pune grek ne Tirane nje memorandum, ne te cilin theksohej shqetesimi i Tiranes per "masa te ashpra" te ndermarra nga autoritetet lokale kunder cameve dhe shprehej nje proteste zyrtare qe qeveria greke nuk i njihte ata si nje "pakice kombetare". Pala greke argumentoi se "qeveria shqiptare nuk kishte te drejte te perzihej ne punet e brendshme te nje vendi tjeter: camet ishin qytetare greke dhe dalja e Shqiperise si nje shtet mbrojtes perbente nje mosperfillje te elementeve baze te te drejtave sovrane te Greqise. (11) Me ardhjen ne fuqi te qeverise fashiste te Jani Metaksait me 1936, gjendja e popullsise shqiptare te Camerise u veshtiresua akoma me shume. U intensifikua kolonizimi i zones nga greket, u thellua konfiskimi i pronave came dhe emrat e vendeve te banuara nga shqiptaret u zevendesua me emra greke.(12) Ne kete kohe Lidhja e Kombeve vazhdonte te ndiqte protestat e shqiptareve per trajtimin e cameve, por atehere po dilnin ceshtje me te rendesishme lidhur me pakica te tjera ne Evrope.

Lufta e Dyte Boterore

Shperthimi i Luftes se Dyte Boterore solli nje bashkim te shkurter (1941-1943) te Kosoves me Shqiperine dhe mundesine e bashkimit te rajoneve te tjera te Ballkanit ku banonin shqiptare. Ne gusht 1940 Italia pushtoi Greqine. Ne nje perpjekje per ta terhequr popullin shqiptar ne realizimin e synimeve te veta, Italia u premtoi shqiptareve bashkimin kombetar. Marreveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e nje "Shqiperie te MadheSeptember 11, 2002_u perfshiheshin zona te gjera te Jugosllavise dhe ne nje shkalle me te ulet te Greqise, te banuara nga shqiptare. Italianet arriten te shfrytezonin ndjenjat irredentiste shqiptare, duke insistuar se bashkimi i te gjitha tokave te banuara nga shqiptare do te varej nga fitorja e Boshtit. Keshtu, camet u armatosen nga italianet dhe bashkepunuan me ta kunder fshatrave greke, te kontrolluara nga luftetaret greke te rezistences. Gjate kesaj periudhe, pakica came ndermori veprime te dhunshme kunder civileve greke dhe mijera greke u detyruan te largoheshin nga shtepite e tyre. Megjithate, pjesa me e madhe e cameve ishin vetem bashkepunetore pasive dhe kishin po aq mosbesim ndaj italianeve, sa edhe ndaj forces guerrile mbreterore greke te Napoleon Zerves. Ne me pak se nje vit, forcat greke arriten te zmbrapsnin forcat italiane ne kufirin shqiptar. Midis cameve u perhap alarmi, sepse fitorja e Boshtit qe ata shpresonin, u kthye ne disfate. Ne qerhor 1940, afer fshatit Vrine, ne Shqiperine e Jugut, u gjet trupi pa koke i udheheqesit cam Daut Hoxha. Qeveria shqiptare, e kontrolluar nga Italia, aludoi se ai ishte vrare nga agjente sekrete greke. Hoxha ishte nje udheheqes ushtarak i cameve gjate viteve te luftes. Qeveria greke pretendonte se ai ishte vetem nje bandit. (13). Ne tetor 1944, kur gjermanet filluan te terhiqeshin nga Greqia, disa qindra came u larguan bashke me ta per ne Shqiperi. Me pas, shqiptaret muslimane qe mbeten ne Greqi konsideroheshin nga greket si nje armik i brendshem. Ne perpjekjet per te krijuar nje rajon me kufij te paster etnikisht, camet u debuan nga Greqia e veriut nga forcat guerrilase nen komanden e gjeneral Napoleon Zeraves, i cili vepronte sipas urdherave te oficereve aleate. Ne driten e kerkimeve te koheve te fundit, sipas dokumentave te luftes, veprimet greke kunder cameve mbeshteteshin dhe kishin autorizimin e Britanise. Keto veprime cuan ne largimin e rreth 35.000 cameve per ne Shqiperi dhe te tjereve ne Turqi. Kolonel Chris Woodhouse, shef i Misionit Ushtarak Britanik ne Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e Misionit Aleat, qe une drejtoja, Zervas i deboi camet nga shtepite e tyre me 1944. Pjesa derrmuese u largua per te gjetur strehe ne Shqiperi. Debimi i tyre nga Greqia u be me nje gjakderdhje te madhe. Puna e Zervasit u pasuane mars 1945 nga masakra e madhe ndaj cameve te Filatit, qe nuk mund te falet. Rezultati ishte debimi i popullsise shqiptare te padeshiruar, nga tokat e saj".(14)

***

Masakra me e eger ndaj shqiptareve muslimane u be nga ushtaret greke qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare muslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parga, ku u vrane 52 shqiptare te tjere. Me 23 shtator 1944 u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut.(15) Ne baze te statistikave qe jep Shoqata Cameria ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithia dhe rrethinat 673 dhe ne Parga 620. Jane plackitur dhe djegur 5800shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110.000 dele, 24.000 bageti te trasha, 250000 kv grure dhe 80000 kv vaj ushqimor, te cilat arrijne ne 11 milion kg grure dhe 3 milion kg vaj ushqimor. (16)

Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28.000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin muslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek. Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, Shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervasit kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filialit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shiqptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25.000 came-banore te Camerise nga shtepite e tyre. Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami". (17). Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

***

Atyre cameve te besimit ortodoks qe mbeten ne Greqi pas 1945-es iu mohua identiteti shqiptar, si rezultat i politikes thellesisht shtypese te asimilimit qe pasoi. Qe perpara Luftes se Dyte Boterore nuk lejohej qe gjuha shqipe te flitej ne publik, as te mesohej neper shkolla. Struktura demografike e Greqise veriperendimore u ndryshua me futjen e koloneve nga pjese te tjera te Greqise. U inkurajuan ne menyre te vecante vllehet per t'u vendosur ne fshatrat e braktisura came, pa te drejte pronesie. (18) Greqia donte ta ndryshonte strukturen demografike te krahines, sepse nuk kishte besim te pjesa e mbetur e popullsise shqiptare, edhe pse ajo ishte e besimit te krishtere ortodoks. Meqenese nuk lejohej qe shqipja te flitej ne publik, shtrohej ceshtja e asimilimit te shqiptareve ortodokse dhe qe prej asaj kohe ata luftojne per te ruajtur identitetin e tyre. (19)

Perpjekjet per nderkombetarizimin e ceshtjes came

Pas debimit nga Greqia per ne Shqiperi, refugjatet came qe kishin shtetesi greke, por kombesi shqiptare, u vune nen drejtimin e Komitetit Antifashist Cam (KAFC). Qeveria e re komuniste shqiptare e pasluftes e ngriti ceshtjen came ne Konferencen e Paqes te Parisit (1946), duke kerkuar riatdhesimin e cameve dhe kthimin e pasurise se tyre. Ne fund te shtatorit 1944 u mbajt ne fshatin Konispol te Shqiperise se jugut Kongresi i Pare Cam. Nje muaj me vone, nje delegacion i KAFC u dergua ne Athine per t'i bere nje proteste qeverise eorge Papandreut kunder vazhdimit te raprezaljeve greke ne Cameri. Delegacioni cam u dergoi nota proteste Bashkimit Kombetar Grek, Komandes se Pergjithshme mesdhetare, misioneve te qeverive aleate dhe Komitetit Qendror te Frontit Kombetar te Clirimit (EAM). Delegacioni u injorua plotesisht nga autoritetet greke. Ne te njejten kohe Komiteti Cam i Clirimit Kombetar beri disa perpjekje per nderkombetarizimin e kesaj ceshtjeje dhe sigurimin e mbeshtetjes nga fuqite aleate. Ai u dergoi telegrame proteste misioneve ushtarake sovjetike, britanike, amerikane dhe franceze, si dhe legates jugosllave ne Tirane. Memorandume shpjeguese lidhur me kerkesat e refugjateve came iu derguan gjithashtu Konferences se Ministrave te Jashtem te Fuqive Aleate ne Londer (3 shtator 1945) dhe Asamblese se Kombeve te Bashkuara ne New York (25 tetor 1946). Ne secilen prej tyre u perfshi kerkesa per njohje si me poshte: "Megjithe protestat qe kemi bere dhe te drejtat qe duhet te gezojme, ne vazhdojme te jemi ne mergim, kurse qeveria greke ka bere gjithcka per te vendosur kolone ne Cameri dhe per te parandaluar kthimin ne shtepite tona. (20)

***

Memorandumi perfundon me nje ton optimizmi dhe besimi ndaj sistemit nderkombetar te drjetesise. Ne te thuhet: "Ne emer te popullsise came, ne protestojme dhe sjellim ne vemendjen e Komisionit Hetimor te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara tragjedine e luajtur ne Cameri si dhe veprimtarine qe synon zhdukjen e popullsise sone. Ne theksojme nevojen e nje zgjidhjeje urgjente te problemit cam, duke qene te bindur se do te plotesohen kerkesat tona te me poshtme:

1.Marrja e masave te menjehershme per te ndaluar vendojsen e koloneve ne tokat tona autoktone.

2.Riatdhesimi i te gjithe cameve.

3.Kthimi i pronave tona dhe demshperblimi i demit me para ne dore dhe me pasuri te patundshme.

4.Ndihme per te rindertuar shtepite tona dhe per t'u rivendosur.

5.Mbrojtjen dhe garancite qe rrjedhin nga traktatet nderkombetare dhe mandatet, sic jane garancite civile, politike, te drejtat kulturore dhe siguria personale.

6.Gjykimi dhe denimi i te gjithe atyre qe jane pergjegjes per krimet qe kane kryer. (21)

Keto kerkesa nuk kane marre asnjehere pergjigje. Megjithate, Asambleja e OKB-se ne New York ka njohur krizen humanitare, me te cilen perballen refugjatet. Nga shtatori 1945 deri ne pranveren 1947 Shqiperia mori ne total 26 milion dollare amerikane ne mallra, materiale dhe pajisje nga Programi i Nidhmave te OKB-se, UNRRA (Administrata e Kombeve te Bashkuara per Ndihmat dhe Rehabilitimin). Afersisht 1.2 milion dollare nga keto ndihma u dhane posacerisht per refugjate nga Greqia e veriut. Ishte ne saje te ketij programi ndihmash qe Shqiperia shmangu nje krize urije te madhe.

***

Me 23 shtator 1945 u mbajt Kongresi i Dyte Cam, ne protin shqiptar te Adriatikut ne Vlore, ku kishte filluar te vendosej nje numer i madh camesh. Per rrjedhim, memorandume te tjera iu derguan Konferences se Paqes ne Londer dhe Misioneve te ndryshme Ushtarake Aleate ne Shqiperi, duke kerkuar diskutimin e ceshtjes came. Deri me 1947 camet luftuan per te nderkombetariuzar problemin e tyre, duke informuar konkretisht cdo agjenci dhe mision nderkombetar te mundshem. Por pas 1947-es Shqiperia dhe Greqia u gjenden ne dy kampe te ndryshme politike dhe ceshtja came mbeti ne hestje deri ne renien e komunizmit ne Shqiperi, me 1991. Atehere, kudo ne Shqiperi, te gjithe ata qe u ndjene te shpronesuar gjate periudhes se luftes apo te persekutuar nga regjimi komunist, krijuan menjehere organizata, per te kerkuar njohje dhe kompensim.

Situata aktuale

Ne janar 1991, kur ne Shqiperi po shperbehej shteti njepartiak, u krijua Shoqeria Politike Atdhetare Cameria (SHPAC), si nje grup politik perkates, "per te shprehur dhe mbrojtur" interesat e popullit te Camerise. Qe atehere SHPAC ka ndjekur realizimin e ngjarjeve kulturore came dhe krijimin e gazetes Vatra Ametare Cameria, si dhe botimin e nje numri kerkesash per kthimin e pronave came dhe kompensimin financiar. Ministri i Jashtem grek, Karolas Papulias, tha ne veren e vitit 1991 se keto kerkesa duhet te zgjidhen me anen e nje komisioni dypalesh. Megjithate, mundesite per krijimin e nje komisioni te tille nuk ekzistojne, sepse sipas ligjit grek nuk ka mjete ligjore qe mund t'i kundervihen rekuizites (ose shpronesimit) te bere nga shteti grek. Nderkohe ceshtja iu paraqit nga qeveria e Tiranes Gjykates nderkombetare te Drejtesise, si nje perpjekje per te siguruar kompensimin financiar per pronat e humbura te cameve. Por deri tani shume pak eshte bere ne kete drejtim. Ne baze te qendrimit zyrtar te Greqise, camet muslimane nuk do te lejohen te kthehen ne Greqi "sepse gjate L.II.B ata kane bashkepunuar me pushtuesit italiane dhe gjermane dhe si te tille jane kriminele lufte dhe sipas ligjeve greke, denohen". (22)

***

Ne Shqiperine paskomuniste Partia Demokratike dhe partite e tjera te djathta politike i kane perkrahur camet shume me teper nga Partia Socialiste (e cila ne menyre te terthorte eshte perkrahur gjithmone nga Greqia), apo nga grupi i partive te qendres, si Aleaanca Demokratike ose Social Demokratet. PD, e cila erdhi ne fuqi ne mars 1992 (deri me 1997) mbeshteti me shume zhurme "te gjithe shqiptaret, zeri i te cileve kishte heshtur nen diktaturen (komuniste)". Ne te vertete, ne kohen e qeverisjes se PD-se, 27 qershori u shpall si "Dita e Genocidit Shovinist Grek kunder Shqiptareve te Camerise" dhe ne fshatin jugor te Konsipolit u vendos nje permendore per camet.(23)

Sa here qe nje minister grek viziton Tiranen, camet dalin ne protesta ne rruge. Ne gusht 1999 SHPAC-tani e njohur me teper si Shoqata Politike Cameria (SHPC)-gjate vizites se Kryeministrit grek Kosta Simitis ne Shqiperi, u drejtoi qeverise shqiptare dhe organizatave nderkombetare ne Tirane nje peticion. Nje dokument thuhej: "Ne protestojme energjikisht kunder qendrimit te qeverise greke ndaj problemit cam; ndaj mohimit te se drejtes sone te ligjshme qe, pas debimit nga Cameria, ne fund te Luftes se Dyte Boterore, te kthehemi ne token tone ametare; ndaj mohimit te se drejtes sone per pronen. Prandaj ne kerkojme:

1.Qeveria shqiptare t'i kerkoje qeverise greke te lejoje kthimin e popullsise came ne token e tyre ametare;

2.Kthimin e pronave te tyre te ligjshme, te cilat iu vodhen dhe shfrytezohen arbitrarisht nga shteti grek;

3.Kompensimin e te ardhurave qe rrjedhin nga shfrytezimi per 55 vjet i pronave tona;

4.Njohjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut, te sanksionuara ne instrumentet nderkombetare, te drejta qe ne rastin tone jane shkelu nga shteti grek;

5.Shteti shqiptar te nderhyje me aktivisht ne organizatat nderkombetare, per ta bere me te njohur problemin cam dhe te perdore autoritetin e tij per arritjen e zgjidhjes se ketij problemi".

Peticioni perfundonte ne menyre kercenuese me fjalet: "Ne jemi te bindur se perderisa nuk do te zgjidhet problemi cam, nuk do te kete marredhenie miqesore dhe te qeta midis Shqiperise dhe Greqise, dhe as paqe ne Ballkan". (24)

***

Ne nentor 1999 SHPC organizoi nje mbledhje tjeter me temen "Ceshtja Came- Ne Kerkim te nje Zgjidhjeje", gjate nje konference te nivelit te larte te OSBE-se ne Stamboll, qe nuk kishte te bente me te. Delegacionet e huaja te pranishme ne konferencen e OSBE-se u ftuan te merrnin pjese ne kete mbledhje, ku Kryetari i SHPC, Hilmi Saqe, mbajti nje fjalim te gjate. Ai foli mbi zhvillimet kryesore historike ne Cameri dhe sidomos mbi mizorite e kryera gjate ofensives greke me 1994-45. Fatkeqesisht, Saqe vuri ne nje plan vdekjen e rreth 5000 cameve me ate te 6 milion hebrejve gjate L.II.B. Ai pretendoi se "keto masakra kane qene gati te nje niveli me holokaustin ndaj hebrejve".(25) Nje ekzagjerim i tille perben nje padrejtesi ndaj ceshtjes came, duke ngjallur skepticizem ne vezhguesit e jashtem persa i perket natyres dhe shtrirjes se vertete te shkeljes se te drejtave te njeriut ndaj cameve. Fjala e Saqes permbante edhe nje liste tjeter kerkesash:

1.Zbatimin e te drejtave themelore te njeriut nga ana e shtetit grek;

2.Njohjen e kthimit te pasurive te cameve dhe e cdo te drejte tjeter, qe rrjedh nga kjo. Keto pasuri jane pushtuar forcerisht nga shteti grek.

3.Njohjen e te drejtes se popullsise came per t'u kthyer ne tokat e tyre autoktone.

4.Njohjen dhe mbrojtjen e ceshtjes came nga komuniteti nderkombetar.

5.Njohjen e te njejtave te drejta qe gezon pakica greke ne Shqiperi.

Kerkesa e fundit kishte te bente vecanerisht me ceshtjen kulturore, sic eshte e drejta per te ndjekur arsimin fillor, te mesem dhe te larte ne gjuhen shqipe. Hilmi Saqe e perfundonte fjalimin me nje note zemerimi: "Ne boten e sotme eshte e veshtire te besohet qe qeveria greke, e cila ka nenshkruar dhe ratifikuar konventa dhe marreveshje nderkombetare, te jete kaq armiqesore ndaj popullit cam. Nese njeri nga ne, ka mundur te siguroje nje vize greke nga ambasada e Greqise ne Tirane, atij i eshte grisur pasaporta ne cdo pike kufitare, me te hyre ne territorin grek. Ne i jemi drejtuar Ministrise se Puneve te Jashmte ne Tirane per ta diskutuar ceshtjen me palen greke, per te lejuar anetaret e Shoqates sone, qe kane lindur ne Cameri, te vizitojne shtepite e tyre. Por autoritetet greke nuk lejojne asnje cam te shkele ne Greqi".(26) Cilido qe ka qene deshmitar i procesit poshterues jashte ambasades greke ne Tirane apo konsullates ne Gjirokaster, ku cdo dite mbajne rradhen me deshperim qindra shqiptare per vizen greke, do te shohe veshtiresine per te marre nje vize greke, me vlere aq te madhe.

(vijon javen qe vjen)

(11) Michalopoulos, f.306-7

(12) Per listen e ndryshimeve me te rendesishme te emertimeve te vendeve nga shqipja ne greqisht, shih Jame Pettifer, The Blue Guide to Albania and Kosovo, third edition, London, 2000, f.57

(13) James Pettifer, The Blue Guide to Albania and Kosovo, third edition, London, 2000, f.439

(14) British Foreign office PRO/FO No.371/48094/544/R8 564

(15) Te dhena te vezhguesve okulare mbi zonat came te Paramithise, Parga and Spartar, Memorandum of the Anti-Fascist Committee of Cham Emigrants in Albania, Tirane, 1947, f.4, me poshte "Memorandum"

(16) Memorandum, f.6

(17) Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646

(18) Vllahet jane blegtore gjysme nomade, qe flasin nje gjuhe te ngjashme me rumanishten dhe jetojne ne Shqiperine juglindore, Greqine veriperendimore dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise.

(19) Per informacion te dobishem per tensionet midis Shqiperise dhe Greqise rreth konfliktit Cameri/Epir, shih: Border and Territorial Disputes, 3rd edition, Albania-Greece (Northern Epirus), Longman, Harlow, 1922.

(20) Memorandum, f.8

(21) Memorandum, f.9

(22)Deklarate e Kryeministrit Kostantin Micotaqis me rastin e vizites se tij ne Tirane, maj 1992

(23) Republika e Shqiperise - Ligji Nr.7839, miratuar ne Tirane, 30 qershor 1994. Me 1995 ngrihet permendore per camet ne Konispol.

(24) Peticion qeveriseshqiptare dhe organizatave nderkombetare, Shoqata Politike Cameria, Tirane 24 gusht 1999

(25) Fjala e Hilmi Saqe, OSBE, Takimi i Nivelit te Larte Stamboll, mbledhje anesore, 18 nentor 1999.

(26) Po aty.

* eksperte e ceshtjeve ballkanike


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.