Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qeveria ka nje krah te gjate dhe nje te shkurter; i gjati sherben per te marre dhe arrin kudo, i shkurtri sherben per te dhene por arrin vetem tek ata qe jane fare afer.
--- Silone

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Art :: Leonard Bombaj, aventura ime kanadeze
Postuar nga: Albo

Art Regjisori dhe aktori Leonard Bombaj rikthehet sėrish pas 5 vitesh emigrimi nė Kanada

Pas pesė vjetėsh, sėrish nė Tiranė

Admirina Peēi

Ka vendosur tė kthehet sėrish nė metropolin shqiptar, nė qytetin ku ka jetuar qindra histori tė ēuditshme, qytetin ku ka zbuluar dėshirat e para pėr t’ia kushtuar ditėt e tij botės sė kinemasė, nė qytetin ku si shumė artistė tė rinj mori shuplakat e para tė ditėve tė ashpra tė tranzicionit.Pas pesė vitesh jetė nė Montreal, Leonard Bombaj vjen nė Tiranė. Synimi ėshtė filmi. Ka ndėrkohė gati dy skenarė filmi, njė projekt pėr njė kurs aktorėsh nė Tiranė, dhe njė kėngė, qė do ta incizojė sapo tė vėrė kėmbėt kėtu. Nė njė intervistė dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn “Shekulli” (ndėrkohė, kur ende si kishte bėrė gati plotėsisht valixhet) regjisori dhe aktori Leonard Bombaj rrėfen gjithė jetėn e tij pėrtej Atlantikut. Detajet nga ditėt e tij prej emigranti, rrugėn pėr tė mos e braktisur dashurinė e parė tė jetės sė tij, kinemanė, bashkėjetesėn me vajzėn e bukur, me tė cilėn luajti filmin “Tingujt e harresės”, me tė cilėn ėshtė pėrpjekur tė ēajė nė jetėn kanadeze. Por veē kėtyre pėrpjekjeve, ėndrrave dhe projekteve me tė cilat vjen nė Tiranė, Leonard Bombaj ende i ka tė freskėta imazhet e atyre ditėve tė ngarkuara me ankth tė vitit 1997. Ishte pikėrisht viti kur ai e la pas Shqipėrinė e vendosi tė kalojė Atlantikun. Data shėnonte 24 gusht 1997 dhe ishte nisur pėr nė festivalin e filmit nė Montreal. Madje, siē pohon vetė regjisori, “hapjen e festivalit e pamė nga ekrani shqiptar”. “E megjithėse kalendari kishte arritur gushtin, vetėdija qytetare dukej sikur kishte mbetur nė trazirat e marsit. Pėrhumbja dhe meditimi i njerėzve mė kujtonte ngathtėsinė e tespijeve pleqėrore. Kur dėgjoja ndonjė krismė tė largėt parafytyroja kurbėn e plumbit qė vinte drejt kokės sime sipas skemės sė njė specialisti ushtarak nė TV”. Kėto janė imazhet e ’97 tė cilat i vijnė ndėr mend ende tė freskėta si atėherė.

Ndodheni prej 5 vitesh nė Kanada. Si ndodhi qė e latė pas Shqipėrinė e zgjodhėt ca vite jetė pėrtej Atlantikut?

Shqipėrinė e lashė atėherė kur ndodhesha midis pasigurisė dhe zhgėnjimit Kombėtar. Nė vitin 1997 mė erdhi njė ftesė nga festivali botėror i filmit, Montreal. Nuk do tė harroj kurrė peripecitė e marrjes sė vizave, lojėn e ambasadave pėr bllokimin e pasaportave dhe kėmbėnguljen e presidentit tė festivalit i cili kėrkonte mėnyra pėr tė mposhtur “hilet burokratike”. Unė dhe kolegu Trebicka gjendeshim nė njė konfuzion pyetjesh: Mos kemi bėrė padashje film pėr Kanadanė? Kaq shumė tė vuajtur qenkemi sa jo politika por bota artistike po kujdeset pėr ne? Dhe sigurisht kjo e fundit ishte mėse e vėrtetė. Do tė dėshiroja qė ēdo artist apo shqiptar tė kishte fatin tonė kur sapo zbritėm pamė emrin tonė tė shkruar nė duart e njė festivalisti nė aeroport. Pikėrisht ky kujdes i heshtur shoqėrohej me njė betim po tė heshtur tonin qė s’do tė heqim kurrė dorė nga ky profesion- djall. Pėr kureshtje tė lexuesit shqiptar do tė sqaroja se filmi ynė ishte atje me karakter prezentativ nė “Panorama Canada”

Ēfarė latė nė atė kohė nė Shqipėri? Kanė mbetur pengje pas?

Ika me njė film pėr Shqipėrinė. Ėshtė njė film qė mė shumė se kujtdo i takon Shqipėrisė, pėr t’ua treguar spektatorėve shqiptarė nė njė ekran gjigant qė ndodhet 6000 milje larg, me njė oqean nė mes. Paradoks eh? Kėshtu po ndodh dhe me shumė artistė krijues tė tjerė. Pėrsa i pėrket pengjeve qė lashė pas janė impresione tė hidhura tė xhirimit tė filmit qė u bėnė pranė RTSH qė ishte nė njė status praktik as shtetėror dhe as privat, por qė udhėhiqej nga kaosi. Ishte njė kaos qė pėrplasi tė gjithė ekipin xhirues mes tė papriturave, shkaktoi humbje miqsh. Kompetencat tona regjisoriale u nėpėrkėmbėn. E kujtoj ende mekanizmin drejtues tė televizionit ku njė punėtor kishte dy shefa dhe secili shef kishte dy drejtorė. Njė rreth vicioz qė mbyste shumė kollaj eksperiencėn tonė. Megjithatė, mė shumė se festivalet apo jeta ime nė Kanada, modifikova diēka tė dhimbshme brenda vetes aty nė Tiranė. Instalova diku nė shpirtin tim faljen pėr kėdo. Dhe fuqia e kėsaj faljeje vinte nga argumenti se gjeja arsye pėr t’i dhėnė tė drejtė tė tjerėve. Kur them arsye, shtoj tė vėrteta! Ky ishte ēelėsi i pėrfundimit tė filmit. Ky ėshtė dhe mesazhi qė u dėrgoj kolegėve qė bashkėpunuam. Nė fund tė fundit, ata janė dėshmitarėt e dashurise sime tė parė nė kinema.

Ku jetoni atje dhe me se jeni marrė gjatė gjithė kėsaj kohe?

Emigrimi ėshtė sa i pėrgjithshėm aq dhe i pėrveēėm. Nuk mė pėlqen tė tjerr pėrrallė pėr emigrimin tim por po e skicoj me disa pika referimi. Fillon me ceremoninė e fundit tė festivalit botėror, detyrimet e para tė emigracionit kanadez pėr dy vjet rrjesht, bashkėjetesė me kosovarėt e pėrzėnė nė kampet e strehimit, studimet e mija nė Film Production, dhe sigurisht bashkėjetesa ime me vajzėn “ Motiv i lashtė qė koha ka harruar ta kompozojė”, tė cilėn e rrėmbeva pėr jetėn time. Natėn e ceremonisė sė festivalit, artistė, kritikė, shkėmbenin projekte, mes pijeve shumėngjyrėshe qė mė dukej sikur derdheshin nga tullumbacet qė notonin sipėr kokave tona. Dikush pėrplas supin padashje duke thėnė: “Oh mė fal”. Por kush nuk mund tė mos e falė Xhina Lolobrixhidėn. Dhe ne e falėm nė mėnyrė shqiptare, duke e dėnuar nė foto me ne. Nė sytė e saj tė qeshur dhe tė habitur qė kishte pėrballė shqiptarė m’u duk se pashė lajmet qė bota jepte pėr ne. Dhe mė erdhi pak zor. Pikėrisht tė nesėrmen, emigracioni kanadez ofroi strehėn e tij. Njė zyrtar telefonon tek qendra dhe organizata pėr strehimin tonė, pėr tė eliminuar fjetjen tonė nė njė ndėrtesė, ku banonin tė braktisurit, tė droguarit. Para derės sė kėsaj ndėrtese ishim mes dy zgjedhjesh. Ishte njė mik shqiptar, i cili kishte hapur derėn e makinės sė tij, dhe dera e banesės. Ne futėm nė makinėn e tij kėpucėt, rrobat e festivalit dhe u nisėm drejt banesės. Ishte njė ekspeditė qė e pranuam pa fjalė. Maxhordomėt e hotelit me pesė yje u zėvendėsuan me rrobėn ushtarake. Nė darkė ēdo kat qė hipnim nė vend tė dhuratave, njė ushtarak bėnte apelin tonė. Njė korridor i gjatė na ēonte drejt dushit tė detyruar nė rresht me tė pastrehė, tė droguar, tė abandonuar, dhe dy ballkanas. Nėpėr gjithė gjatėsinė e korridorit shkruaja nė kokė mendimin qė artistėt nuk janė klasė aristokrate, as tė mesėm as tė ulėt. Ata janė klasė mė vete. Ciganė! Me pasaportė pėr tė vizituar tė gjitha shtresat shoqėrore.Ishte sigurisht qeveria kanadeze qė kėrkoi ndihmėn tonė, pėr tė ndihmuar pesė mijė kosovarėt e ardhur. Eksperienca me ta ėshtė njė intervistė mė vete. Por do tė pėrmend vetėm disa detaje. Me dukej se filmit tim tė projektuar nė Kanada po i vinin dhe spektatorėt qė dita “E Moskurrit” i kishte pėrzėnė. Unė organizova koncerte, aktivitete pėr ta nė kamp. Tradita shqiptare e transformoi kampin nė njė tokė shqiptare. Shkonim pėr mort, bekuam lindje, festuam dasmė. Mė kujtohet qė dhėndrit, njė ish- trainer, i vura pėrballė topin e futbollit tė cilin e shkelmoi njėsoj si djegia e shamisė sė beqarit. Kam si kujtim prej tyre njė bluzė mbushur me firma dhe urime tė cilėn e vesha sipas premtimit njė ēast nė dasmėn time.

Pėrmendėt diku vajzėn “Motiv i lashtė qė bota kishte harruar ta kompozojė”. Cila ėshtė historia juaj me kėtė vajzė?

Ėshtė njė histori qė lindi gjatė xhirimeve tė filmit “Tingujt e Harresės” Do ta pėrkufizoja me dy fjalė. Vajza qė shkruajta nė film pėrfaqėsonte modelin e traditės, dashurisė, dhimbjes, sensualitetit. Ndėrsa ajo qė e interpretoi e trupėzoi imazhin letrar. Atėherė si ka mundėsi qė unė mos tė bija nė dashuri me atė imazh qė kisha krijuar nė kokė kur e pashė tė fliste, tė ecte, tė buzėqeshte? E pranoj qė ishtė njė grackė qe i bėra vehtes. Dhe Esmeraldės i them shpesh: mohoje sa tė duash, por nė njė farė mėnyrė je produkt i krijimtarisė sime. Ajo tashmė sapo mori diplomėn nė ekonomik dhe me hobi gjuhėt e huaja.

Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju si artist integrimi nė Kontinentin tjetėr?

Pėrsa i perket integrimit tim profesional, u vura pėrballė ofertave kolegjiale tė cilat me ofronin punė tė shpejtė por mė largonin nga profesioni. U miklova prej tyre, bile u regjistrova, por nė ēastin e fundit instikti mė tėrhoqi sėrish drejt njė udhėtimi tė gjatė tė ėndrrės sė vjetėr. Sot studioj pėr film nė Universitetin Concordia si student indipendent. Shkurt njė status ku ti studion lėndė profesionale qė nė njė tė ardhme nė varėsi tė kombinimit studimor qė ti zgjedh pėrfundon nė njė master special. Kėto studime kanė ndihmuar shumė zgjatjen e bordurave kulturore dhe profesionale tė mijat. Dikur kinemanė e njihja me instikt ndėrsa tani e shoh si njė godinė ku i ėshtė hequr fasada kryesore dhe si nė maket mund tė shikosh, dhomat, shkallėt, tubat elektrike, korridoret etj. Dija qė kamera pėrcjell imazhin, por po kuptoj qė pėrveē saj janė lentet, dritat, filtrat, lloji i filmit, temperatura e dritės. Dikur regjisorėt i pėrflisnim me thashetheme, por nė universitet seleksionohet kontributi dhe veēantia e tyre nė historinė e kinemasė. Po t’i transferoja ambientet e domosdoshme tė universitetit nė Shqipėri them qė do tė duhej: Njė sallė kinemaje, disa aparatura, shumė videokaseta dhe njė kineast profesionist qė demonstron programin.
Gjatė kėsaj kohe keni shkruar dy skenare filmash.

Ē’keni dashur tė thoni aty? Cilėt kanė qenė ngacmimet e para qė ju shtynė tė uleshit e tė mbėrtheheshit brenda atyre botėve?

Fabula e skenarit tė parė ka filluar menjėherė pas filmit tim tė parė nė Shqipėri. Nė turmėn e tė ikurve m’u ngul nė kokė mendimi qė nė Shqipėri nuk ka tė ikur por tė pėrzėnė, ashtu siē mund tė themi s’ka tė vetėvrarė por tė vrarė. Personazhi kryesor i konsideruar si talent i rrallė pėr art, rrethohet nga miq sportistė, kėngėtare, ėndėrrues hollivudi qė ikin, vriten nė kufij, ndėrsa ky reziston jo me patriotizėm tė shpėlarė por me instiktin e karakterit tė tij. Ai pėrjashtohet nga artet, dhe me kokėfortėsi interpreton me jetėn e tij nė skutat e realitetit shqiptar. Ėshtė njė aktor unik qė pėr partnerė ka njerėz tė vėrtetė tė shoqėrisė me tė cilėt ai nuk resht sė interpretuari dhe fati i tij ėshtė mesazh pėrshėndetjeje botės vezulluese tė artistėve, qė njė koleg po luan jashtė skenės mahnitshėm, por pa u njohur nga audienca, njė miku i tij kėndon nė akustikė biruce mes gulēeve. Tinguj tė padėgjuara nė studio incizimi tė kėngėtarėve botėrorė. Pėr mua ėshtė njė homazh i kapacitetit intelektual shqiptar qė nuk u shpreh por u martirizua. Skenari shtrihet nė 30 vjet histori. Titulli “Mirėmėngjes Miss Lamtumira” ėshtė njė portė qė fsheh brenda njė mijė e njė netė shqiptare tė cilat nuk e di pse por mė duket sikur zoti m’i dėrgoi nė gjumin tim, nuk e di nėse mė zgjodhi ai apo unė shkova drejt tij, por unė vendosa t’i rrėfeja. Janė rreth 600 orė punė qė mė larguan nga e pėrditshmja amerikane. Ndėrsa skenari i dytė “Fat! Me tre milionė kushėrinj!” u shkrua i menduar pėr njė buxhet tė vogėl. Ėshtė pikėrisht ai skenar tė cilin sė bashku me Alfred Trebickėn po futemi nė radhėn e kineastėve me projekt nėn sqetull. Protagonisti e servir jetėn e tij i bindur se jeta shqiptare ėshtė magji, me fat, me ters, humor, dashuri. Dhe tė them tė drejtėn, ky ėshtė mendimi im. Sqarimi i vėrtetė i idesė ndodhet nė skenar qė pret tė pėrkthehet vizualisht. Ndryshe nga i pari, ky ėshtė influencuar nga studimet e mija universitare nė drejtim tė “Storytelling”.
Tek “Fat! Me tre milionė kushėrinj!” zė vend edhe njė kėngė tė cilėn do ta realizoni shuėm shpejt.

Kujt i kushtohet? Ēkeni dashur tė pėrēonit me tė, ose ku donit tė godisnit?

Kėnga ėshtė pjesė e kolonės zanore tė filmit “Fat! Me tre milion kushėrinj” Dėshira pėr ta realizuar nė studio ėshtė rezultat i pasigurisė sė realizimit tė filmit. Pėrderisa presim e presim tė paktėn t’i themi publikut se vėrtet nuk po bėjmė atė qė duam por atė qė synojmė ta realizojmė po j’ua tregojmė thjesht me kėngė. Prandaj institucionit “Kėngė” unė i kam dhėnė formėn e njė hoteli ku strehon plot belbėzime, iso, thirrje, jehonė. Kthehem me dėshirėn pėr ta incizuar sė bashku me Elton Dedėn, ndoshta dhe Sandėr Gjokėn. Nė njė farė mėnyre ata dhe unė kemi ngjyra tė pėrngjashme emocionale.

Nė projektet tuaja pas ardhjes kėtu, zė vend edhe njė kurs pėr aktorė tė rinj me destinacion lidhjen e tyre me botėn. Ku do ta realizoni? Cili ėshtė projekti dhe pse menduat pikėrisht pėr tė?

Kursi pėr aktorė ėshtė transportim i tė njėjtit kurs qė unė ideova nė anglisht nė Kanada. Pėrderisa pranoj qė statusi i artistit ėshtė “Cigan” atėherė me shumė dėshirė do tė doja qė tė shkėmbeja udhėtimin e eksperiencės sime duke ndėrtuar njė valixhe pėr ata ėndėrrimtarė tė tjerė. Ėshtė njė koncentrim profesional qė studentėt mund ta kenė me vete kudo dhe gjithė jetėn. Bile nė thelb tė kursit ėshtė shprehja: “Nėse fati nuk ju troket! Ndėrtoni njė derė”! Ky kurs ėshtė intensiv njėmujor dhe ka destinacion teknikėn e aktorit, interpretim pėr kameran, dhe promovimi i vetvetes. Si mund tė bėsh CV, fotot prezantuese, adresat. Nė program janė dhe plot adresa dhe modele cv tė Nju Jorkut. Kursi do tė jetė nė anglisht ose nė shqip. Nė web page-in tim i cili ėshtė bėrė nga njė fans www.leonardbombaj.com ēdo kandidat do tė gjejė adresėn, telefonin. Regjistrimi do tė fillojė qė nė ditėt e para tė janarit. Nėse do tė eci mbarė sigurisht qė nė njė tė ardhme do tė lė njė vend pėr kandidat qė studion falas. Eksperienca ime mė shtyn qė tė hap dhe njė shteg pėr tė talentuarit por pėrkohėsisht pa tė ardhura.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.