Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje grua s`do vecse nje burre ne jeten e vet. Por ajo i jep emra te ndryshem atij.
--- Clown Carlton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Prishtina tronditet nga shperthimi i autobombes
Postuar nga: Albo

Lajme Prishtina tronditet nga shperthimi i autobombes
Shperthimi i nje autobombe ne kryeqytetinkosovar ka shkaktuar plagosjen e mbi 30 personave dhe deme te tjera materiale. Kryeministri Bajram Rexhepi: "Veper terroriste ne prag te vizites se delegacionit te OKB-se".

Kryeqyteti i Kosoves, eshte tronditur nga shperthimi i nje bombe, ku si rrjedhoje jane plagosur mbi 30 persona, pjesa me e madhe e te cileve ishin shqiptare etnike. Bomba shpertheu mbermjen e te premtes, ne bulevardin "Bill Klinton", ne lagjen Dardania, para nje restoranti, duke demtuar njekohesisht edhe disa dyqane dhe ndertesa, njoftoi nje funksionar i NATO-s. Trupat e Kombeve te Bashkuara shkuan me shpejtesi ne vendngjarje dhe ndihmuan te plagosurit. Policia nderkombetare po kryen hetimet por ende nuk dihen motivet dhe autoret e ketij akti. Menjehere pas ngjarjes, Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, shkoi ne qendren e ndihmes se shpejte, ku u njoh me gjendjen e te lenduarve. Kryeministri i Kosoves tha se"nuk kemi informacion nga policia per kete, por kushdo te kete bere kete ka bere nje akt terrorist, qe nuk ia do te miren Kosoves, dhe mund te imagjinohet se kush eshte i interesuar ta destabilizoje Kosoven", tha Rexhepi, per te shutar se "kjo ndodh zakonisht para vizitave te rendesishme". Nje funksionar i Forces Shumekobeshe te Paqes se NATO-s per Kosoven (KFOR), tha se "nje veture-kurth mori zjarr dhe me pas edhe shume te tjera, qe ndodheshin afer me te". Zedhenesi i policise se OKB-se, Bari Fletcer, saktesoi numerin e te demtuarve. "Gjithsej ne spital jane shtruar 32 persona, ku 9 prej tyre jane te plagosur rende, por jane jashte rrezikut per jeten", tha ai. Ashtu si Kryeministri kosovar, edhe Flecer e ka cilesuar kete veper si "akt me motive terroriste". Ndrekohe, policia nuk ka dhene asnje detaj mbi motivet e mundshme te shperthimit, hetimet per te cilin filluan menjehere. Si rrjedhoje e shperthimit jane shkaktuar deme te medha materiale, si dhe jane shkaterruar dhjetera vetura dhe disa kafene e restorante ne afersi te vendit te ngjarjes. Nga 32 te lenduar, te cilat nuk jane ne rrezik jete, sipas agjensise se lajmeve Kosovapress, 7 prej tyre kane mbetur te shtruar ne Qendren e Emergjences ne Prishtine, ndersa te tjeret, pas dhenies se ndihmes se pare, jane leshuar per ne shtepi.

Shperthimi vjen nje dite para se nje mision i Keshillit te Sigurimit te OKB-se, te mberrije ne Kosove ne kuadrin e nje vizite katerditore ne rajon, per te treguar mbeshtetjen per punen e qeverise se krahines dhe administrates se Kombeve te Bashkuara. Misioni, i udhehequr nga ambasadori norvegjez Ole Peter Kolby do te kaloje fundjaven ne Prishtine, ku do te takohet me zyrtare krahinore dhe lidere te shoqerise civile. Kombet e Bashkuara kane qeverisur Kosoven qe prej Qershorit te vitit 1999.

Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.