Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe deshiron nje jete te lumtur me nje grua te bukur i ngjan atij qe do te shijoje veren duke e pasur gojen githnje plot.
--- G.B.Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Politike :: Berisha e Nano festojne se bashku
Postuar nga: Albo

Politike Nano dhe Xhoana festojne me PD

Kryeministri dhe kryetari i PS, i shoqeruar nga bashkeshortja Xhoana, ka qene dje i pranishem ne koktejlin e organizuar nga demokratet ne 12 vjetorin e krijimit. Mungojne Meksi, Pollo, Ruli e Shehu. Berisha: Opozita duhet te bashkohet ne nje front

Armando META

TIRANE - "Tangoja" politike Berisha- Nano, shkelqen ne kremtimin e 12 vjetorit te themelimit te PD. Kryetari i PS, Fatos Nano, i eshte pergjigjur mbreme pozitivisht fteses se bere nga homologu i tij demokrat Sali Berisha, per te marre pjese ne pritjen koktej te organizuar per nder te themelimit te PD, partise se pare opozitare ne vend, pas afro gjysem shekulli diktature. Ardhja e kryesocialistit, i cili shoqerohej nga bashkeshortja e tij Xhoana, duket se ka shokuar edhe nje pjese te konsiderueshme te te pranishmeve ne Hotel "Tirana" dhe sidomos te militanteve demokrat. Nano, per te qene i pranishem ne 12 vjetorin e PD, ka anulluar edhe mbledhjen e qeverise, e cila ishte parashikuar qe te zhvillohej dje ne oren 18.00. Vete Nano dhe bashkeshortja e tij jane vene ne qender te vemendjes se te ftuarve.

Ka qene vete kreu i PD, i shoqeruar edhe ky nga bashkeshortja e tij Liri Berisha, sekretari i Pergjithshem Ridvan Bode dhe nenkryetarja Jozefina Topalli, ai i cili ka parapelqyer qe t'i prese qe ne hyrje te ftuarit e shumte, duke filluar qe nga militante te PD, zyrtare te kesaj partie, deputete, drejtues te forcave te ndryshme politike te pozites dhe te opozites, perfaqesues nga Presidenca dhe institucione nderkombetare qe operojne ne Tirane, si dhe perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne Shqiperi. Fillimisht "akujt jane shkrire" nga Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, i cili shoqerohej nga nje prej drejtuesve te larte te "BF", Teodor Laco. Kontraktimi ishte i dukshem nga te dy palet, po te kihet parasysh fakti se ky eshte rasti i pare qe drejtues te larte te PD, ftojne per te marre pjese ne festimet e tyre politike, drejtues te larte te PS. Pak minuta pas Pellumbit eshte shfaqur Nano, i cili nen sfondin e tingujve te uvertures "Flauti Magjik" te Moxartit, ka bere pershendetjen e rastit, duke u dhene mundesine me kete rast fotografeve dhe kameramaneve te shumte, per te kapur momentin e takimit. Pak minuta pas kesaj, Berisha, pasi ka falenderuar te pranishmit per ardhjen e tyre, ka nenvizuar se "12 dhjetori eshte festa e pluralizmit". Kreu i PD ka bere nje pershkrim te shpejte te atyre diteve te nxehta te dhjetorit '90, duke ngritur lart me kete rast figuren e liderit te dhjetorit, Azem Hajdari. Berisha ka vleresuar se themelimi i partise se pare opozitare ne naten e 11 dhjetorit, duke u gdhire 12 dhjetor, pas 50 vitesh diktature, eshte nje ngjarje historike. Ai me pas ka vleresuar rolin e PD ne qeverisjen e vendit, si dhe rolin e saj ne opozite. Sipas ish-Presidentit, fryma e konfliktualitetit tashme i perket i se kaluares dhe PD eshte e angazhuar teresisht per integrimin euroatlantik te Shqiperise, ne kryerjen e reformes elektorale dhe ate institucionale. Ajo qe ka terhequr vemendjen ka qene nje deklarate e Berishes se do te angazhohet per bashkimin e opozites ne nje force te vetme, ose ne nje front. Me pas kreu i PD eshte derdhur ne salle per te pershendetur me nje gote vere te bardhe ne dore te gjithe pranishmit. Berisha i ka nisur trokitjet e qelqit me ciftin Nano dhe kreun e Kuvendit, Servet Pellumbi. Kjo edhe per faktin se ata ishin mjaft afer, ne qender te salles, perball vendit ku kreu demokrat mbajti fjalen e rastit. Duke qene se atmosfera ishte pak me e cliret se sa momenti i fillimit, Nano nuk ka ngurruar te leshoje batutat e rastit, duke shkaktuar te qeshura. Me pas Berisha ka levizur neper salle per t'u bere nderet e rastit edhe personave te tjere te ftuar. Ndersa Nano, i cili tashme ishte kthyer ne nje yll te mbremjes se demokrateve, pershendetej dhe fliste me militante te PD. Te cilet sidoqofte jane terhequr jo pak nga prania e Xhoanes ne krah te Kryeministrit. Keta te fundit duket se po e perjetonin kete moment si nje cast eklipsi. Sipas Nanos, "ftesat jane si puna e Bajramit dhe e Krishtlindjeve, simbol i bashkejeteses ne pluralizem". Mbremja e djeshme, duket se ka qene e para mbremje gjate ketyre 12 viteve qe "Doktori" nuk ka arritur te mbledhe 100 % te vemendjes se njerezve te tij. Gjithsesi Berisha duket se ishte mjaft i kenaqur, si per te provuar nje slogan te tij se "ne demokraci nuk ka te humbur".

12 vjetori, ana tjeter e medaljes

12 vjetori i themelimit te PD ka pasur edhe anen tjeter te medaljes. Pjesa derrmuese e themeluesve te kesaj partie, duke filluar nga ish- Kryeministri Aleksander Meksi, ish- nenkryetari i PD Genc Pollo, Gramoz Pashko, Genc Ruli, ish- Kryetari i PD Tritan Shehu, Arben Demeti, Dashamir Shehi, Blendi Gonxhe etj., nuk kane qene te pranishem ne kete pervjetor. Sic u shpreh edhe vete Berisha, mungesa e tyre shkelqente ne ate mbremje dhe ky shkelqim nuk mund te venitej as nga prania e Nanos. Gropa e madhe e mungeses nuk mund te mbushej as nga prania e disa themeluesve te tjere te PD, te cilet kishin munguar per disa pervjetore rresht, si Arben Imami, Prec Zogaj, Arben Lika e ndonje tjeter.

Berisha i shmanget takimit me Gjinushin

Berisha nuk ka ngurruar dhe nje here te shfaqe haptazi merite e medha politike qe ka me kreun e socialdemokrateve Skender Gjinushi. Megjithese kreu i PSD ishte i ftuar ne pritje, ai nuk ka mundur dot te puqe duart dhe per t'i dhene urimet e rastit kreut te PD. Berisha ne momentin qe perfaqesia e PSD po afrohej per te hyre ne salle, eshte larguar vrikthi me arsyetimin e pathene se kishte ardhur momenti per te mbajtur fjalen e rastit dhe per te deklaruar hapjen e ceremonise festive. Gjinushi eshte pritur vetem nga sekretari i Pergjithshem i PD Ridvan Bode, i cili i gjendur ngushte dhe per te nderuar se paku dhe formalisht mikun e ftuar, nuk mundi ta ndjeke dot kreun e partise.

Xhoana, foto me militantet e PD

Bashkeshortja e kreut te PS, Xhoana Nano, ka qene mbreme ne qender te vemendjes se shume militanteve te PD. Zonja Nano fillimisht gjate ceremonise eshte shfaqur pak konfuze, duket dhe nga mbingarkesat politike te nje kohe te gjate te bashkeshortit te saj me Berishen. Pak nga pak ajo eshte futur ne rrjedhe, duke pershendetur njerezit perreth. Me kalimin e minutave atmosfera ishte bere me e cliret dhe disa militante te PD nuk ngurronin t'i afroheshin bashkeshortes se Kryeministrit dhe ta pyesnin. Madje disa vajza anetare te PD, i kerkuan bashkeshortes se kreut te PS, qe te benin nje fotografi sebashku, deshire qe zonja Nano me shume delikatese ua plotesoi.




--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri
13/12/2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.