Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, cdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, cdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, cdo drejtesi qe zgjat eshte padrejetesi, cdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqesi.
--- Schwob

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: N ' gjuhėn letrare Zoti s'ekziston.
Postuar nga: ILovePejaa

Ceshtje Kombetare Ne fjalorin e sotme te Gjuhes Shqipe:

ZOT, ~I m.sh. ~ sipas parafytyrimeve fetare e mistike: qenia mė e lartė e mbinatyrshme, e trilluar nga fetė e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botėn, qėndron mbi tė dhe drejton gjithēka; perėndi. S’ka zot. Nuk i lutemi mė zotit.

Gropa e qireēit. Ka kohė qė Prishtina drue āsht shndėrrue nė nji gropė tė madhe qireēi tue pėrbi e shkri gjithēka. Nuk ka kāngė ja libėr, pjesė teatrore ja film, nuk ka ēāshtje ja temė tė madhe, nuk ka entuziazėm ja iniciativė qė s’ka me humbė e shkrie a thue se rā ka n’far grope t’pėrbindshme qė s’ka kush me e fā. Gropė e pangop. Njerėzit nganjihere t’bāhen krejtėsisht t’anestezuem, t’pandieshėm, grogi. Hutue e vrazhdėsue luftash, deportimi, apartheidi, akulturimi, pseudohistorie e pseudoedukimi, habitė e zhgėnjye vlerash e titujsh t’rremė, trullue gjuhe letrare, hutue e nxanė lufte pėr t’mbijetue e pshtue njaq sa edhe Krishti me u shfaq e ringjall n’kėtź qytet tonin, s’kish me e diktue kush. Madje, drue se kishin me e kryqėzue sėrishmi.



AMERIKA I FLET KOSOVĖS. Moti s’kisha lexue letėr t’far politikani si ajo e zotit Dell dedikue shqiptarėve t’Kosovės. Dedikue Kosovės. Amerika po i flitte Kosovės. Neve tė tanė. Jo se s’u pajtova me zotin Dell se arma duhet me mbet mjet i fundit, po n’letrėn e tij kishte aq shumė pėrgjithėsime sa qe zor me mbet indiferent. Dhe....ne ishim shurdh...s’ka reagim, s’ka feedback. A thue se s’jeton kush kėtu. U gėzova kur e lexova gjegjen e Daut Demakut. E kuptova si britmė: une jam kėtu, une jetoj kėtu. Pokėshtu u gėzova kur lexova edhe reagimet, sado t’vonueme, pėr nji ēashtje madhore si gjuha letrare e vitit 72. Sa kisha nis me mendue se kėtu nime askush s’jeton, se kėta njerėz s’janė tjetėr pos dofarė zoon politikon e njerėz anestezue apartheidi e akulturimi. Zombi t’pėrkryem. S’i prek gjā. S’i trazon gjā. Jetojnė tue mos jetue, pa vetėdije viktima t’motos sė njoftun amerikane: Mine not question why. Mine just to do or die. (S’asht punė źmja me pyet. Źmja āsht me punue ja me dekė).



ATA QĖ JETOJNĖ KĖTU. Shkrimet e mia pėr gjuhėn letrare tė vitit 72 i kam kuptue si ftesė pėr t’mendue e pėr t’rishikue veten n’gjuhė. Pėrpjekje me e bā nji hap anash e me e rishikue rrugėn e kalueme. Apel pėr vetėdijesim gjuhėsor, si kishte me thanė Sherif Elshani. Nis nga nji realitet karikatural gjuhėsor i Kosovės sot, si argument i pamohueshėm, mendoj se s’ka ēāshtje ma madhore e urgjente se sa rishikimi dhe rivlerėsimi i normės sė pėrcaktueme nga elita komuniste e vitit 72. N’mos pėr asgjā tjetėr, atėhere nga fakti se s’pati sukses. Dėshtoi. S’ka dėshmi ma t’madhe pėr kėte dėshtim se vet Kosova. E konfuziteti n’gjuhė domethanė konfuzitet n’krye, konfuzitet n’shtet ose pėr shtet. Me nji krahasim t’largėt, une edhe luftėn n’Maqedoni e pėrjetoj si pasojė tė kėtij konfuziteti n’gjuhė. Si keqkuptim i motos nga shekulli XIX: Nji popull, nji gjuhė, nji shtet. Kėsodore, mendimet e shprehuna n’formė reagimesh n’Kohėn Ditore, ose edhe si intervista, i kuptova si kontribute njerėzish qė jetojnė kėtu, qė kanė pėrgjegjėsi, qė mendojnė e dinė me mendue, qė janė t’kujtuem mbi ēāshtjet madhore shqiptare, qoftė edhe tue mos u pajtue aspak me mue, qoftė edhe tue huq plotėsisht argumentimin. Andaj, mendoj se kėto kontribute ishin t’pakta dhe meritojnė nji koment e edhe nji argumentim shtes tźmin.



ELSHANĖT. Ishin dy reagime n’Kohėn Ditore. Dhe, rastėsisht, tė dyja me mbiemnin Elashani. S’kam se ēka me i shtue shkrimit tė zotit Sherif Elshani. Ai āsht i shpėtuem, i salvuem magjie e tabuje. Argumentimi dhe pėrjetimi i zotit Elshani m’bān optimist. Nuk e di edhe sa kohė do tė shtiremi se jemi dikush qė s’jemi, por une due me besue gjykimin e shnosh t’njerėzve t’Kosovės. Ata dijtėn me i ndihmue vedi me u ēlirue, besoj se kanė me dijtė me i ndihmue vedi edhe me u ēlirue n’gjuhė.

Sidomos e gjej t’angazhuem e t’kujtuem zotin Bislim Elshani n’ēāshtjet e gjuhės. Zoti B. Elshani s’pajtohet me mue, por une e falėnderoj pėr seriozitetin dhe pėrkushtimin me tė cilin i kishte hy dhe po e pėrjetonte temėn. Nga ai shkrim mė shėrbeu pėrvoja e tij si mėsues i gjuhės shqipe, e cila e kishte shqetėsue zotin Elshani, posi mue. Nė kėtź pikė pajtohemi. Tė dy jemi tė tmerruem me mėnyrėn se si kosovarėt e flasin gjuhėn letrare. Por pyetjes ‘Pse’ i japim gjegje t’kundėrta. Ai shkakun kėtij fenomeni nuk ia gjen nė vitin 72, por ‘nė komponentėn psiko-sociale, nė familjen patriarkale dhe sistemin arsimor’. Nuk e mohoj se janė pa ndikim, por zoti B.Elshani, tue i ikė vitit 72 me tanė shkrimin e botėkuptimin e tij, pėrbān edhe nji argument shtes pėr tezėn time se ai vit dhe ato vendime janė tabu! S’guxon me fol pėr to. E keqja e shkrimit tė zotit B.Elshani āsht se ai āsht ma i gatshėm me i gjetė njerėzit e Kosovės t’lanun, jointelegjentė, t’prapambetun, t’pazotė me i mėsue nji grusht rregullash, sesa me dyshue, bile pakėz, se ē’u vendos dhe pse u vendos ashtu n’Tiranėn e vitit 72. Ēfarė vendime e norma qenkan ato sa nga viti 72 e tekėndej, pėr tridhetė vjet, 1 milion e gjys njerėz s’un i mbajnė mend e mėsojnė. U imponuen dhunshėm apo ishin vendime t’marruna vullnetarisht? Pėr kėtź ma vonė.



DIGLOSIA. Jo drejtpėrdrejt por n’shmang, pėr kėtź riaktualizim tė standardit gjuhėsor qė kishin shkaktue shkrimet e mia, foli edhe zoti Isa Bajqinca. Sidoqoftė, e pėrjetova si guxim dhe kontribut intelektual pėr nji ēāshtje madhore. Nga ana tjetėr, duhesh nime me qenė i guximshėm e me i dalė n’mbrojtje vitit 72. Pajtohesha me zotin Bajqinca me nji pikė, se linguistėt e Kosovės janė ‘qyqarė’, si tha. Ai t’paktėn foli, mori guximin, qoftė edhe me shkretue e diskualifikue. Isha kurioz pėr argumentimin qė ia bān asaj norme. Fatkeqėsisht, zoti Bajqinca ma shumė se argumente n’atź intervistė kishte kualifikime, pėrēmime, arrogancė, vetėkėnaqėsi t’atillė sa s’linte vend pėr ndonji lexim e vlerėsim ma serioz. Intervista me botėkuptimin e tij n’tź e diskreditojshin vetiu zotin Bajqinca. Arrogancė t’atillė moti s’kisha diktue, t’atillė sa me u krahasue edhe me Krishtin! Por arroganca e zotit Bajqinca qė e kishte shpall veten ‘autoritet’ gjuhėsor, ishte n’disproporcion gjeometrik me ato troha argumentesh t’pėrmenduna. Po thom, as e kishte vlź me ia kushtue edhe kėta dy-tre rreshta, sikur zoti Bajqinca tė mos ishte nji nga ata qė vūe kanė gisht n’atź dokument tė vitit 72. Pėr me arsyetue, po e sjell vetėm nji vlerėsim. Nga intervista konstatoj se zoti Bajqinca, qė nga viti 72 e tekėndej, pėr tridhetė vjet si autoritet gjuhėsor, s’ka qenė nė gjendje me e diktue nji fenomen ma tė lehtin gjuhėsor: diglosinė. Zoti Bajqinca nuk e ditka se jo ka diglosi n’Kosovė, po Kosova āsht shembull eklatant diglosie, si Greqia. Me i thanė vetes profesor, autoritet, Krisht, trim, e mos me qenė nė gjendje me e diktue diglosinė, āsht aso huqje e madhe, sa t’bān me u ndie keq pėr tź. Nga ana tjetėr, si u bā qė pėr tridhetė vjet n’Kosovė, me tana kėto institute, me tana kėto katedra, me tana kėto ‘autoritete’, e tė mos e kemi as edhe nji shkrim tė vetėm pėr diglosinė (sa di une?). Si u bā qė tė mos shkruhet e tė mos folet pėr diglosinė pėr tana kėto vjet n’Kosovė? Si pėr sėmundjen e tokės n’familje. Diglosia dhe mungesa e ēfarėdo ekspertize qė do e konstatonte pėr mue āsht nji nga argumentet e fuqishme qė dėshmojnė se viti 72 dhe gjuha standarde janė tabuja e fundit shqiptare. Nuk u shkrue, kisha me thanė, sepse po e konstatove diglosinė ti si autoritet, si gjuhėtar, si Bajqincė, si Ajet, duhesh ndoshta edhe me e shpreh dyshimin tānd ndaj vendimeve tė vitit 72. Por, kėta njerėz s’kanė dyshime! Kėta s’donė me dyshue. Donė me besue. Po them, atituda e tyne nuk āsht shkencore. Āsht atitud religjioze. Pėrmasat e kėsaj huqje dhe fatkeqėsie tė tyne ma sė miri shihen nė kėtź kontradiktė frapante: kėta gjuhėtarė bājnė fe nga gjuha e cila nuk e njeh fenė!



ZOTI. Isha mjaftue me kaq sikur zoti Bajqinca tė mos e bānte edhe nji huqje monumentale. Ai krahason veten me Krishtin dhe citon Biblėn n’gjuhėn letrare, pa dijtė se nė gjuhėn letrare Zoti s’ekziston. Āsht i ndaluem. Kjo gjuhė shqipe, kjo e vitit 72, nuk e njeh Zotin. Āsht e sterilizueme dhe e dlirun Zoti e besimi. Bajqincės i ka ikur vetėm ky detaj i vogėl: nė vitin 72, n’Shqipni, Zoti ishte i shpallun me dekret inekzistentė. Bajqinca ka vūe gisht e āsht pajtue qė gjuhė pėr tanė shqiptarėt me qenė gjuha e atyne qė e kishin vrā Zotin. Kėsodore, āsht mėkat me e livdue Krishtin e me e citue Biblėn n’gjuhėn letarare, zoti Bajqinca. Po siē āsht mėkat ndaj gjuhės s’atyne qė s’e kanė njoftė Zotin me u fal e me iu lut Zotit n’gjuhėn e tyne, ose si zoti Bajqinca me u krahasue me Krishtin. Kisha dėshirue qė kjo t’ishte far mjeti stilistik, metaforė, e jo fakt. Nji vetėm liri e teprueme eseisti, por fatkeqėsisht kėtź dėshirė tźmen e davarit menjihere Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe. Kurani i gjuhės standarde t’vitit 72. Ja se ē’pėrmban Fjalori pėr fjalėn ZOTI. T’ju kujtoj se ky Fjalor vlen edhe sot e kėsaj dite dhe kush s’e ka ndrrue ende sepse, si jam tue thānė me qinda here, viti 72 āsht tabu, s’guxon kush me e prek.

ZOT, ~I m.sh. ~ sipas parafytyrimeve fetare e mistike: qenia mė e lartė e mbinatyrshme, e trilluar nga fetė e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botėn, qėndron mbi tė dhe drejton gjithēka; perėndi. S’ka zot. Nuk i lutemi mė zotit.


M’bāhet se i ndigjoj tue thānė se, punė e madhe, e ndrrojmė pėrmbajtjen e fjalės Zot dhe ka pėrfundue gjithēka. Por, po u ndrrue pėrmbajtja e fjalės Zot, shembet gjithēka n’atź gjuhė, si komunizmi. Si magjia. Firon dogma e pagabueshmėnķs s’atyne qė pėrcaktue kanė normėn. Dogma si dogmė, po e ndrroi vetėm nji element tė vockėl, si nė kėtź rast Zotin (sic!), atėhere ndrron krejt. Edhe ata t’vitit 72 po gabokan, si tanė ne tjerėt. Qenkan t’vdekshėm. Po thom, u ndrrue fjala Zot, atėhere duhet ndrrue edhe standardi e gjuha qė ka ndalue Zotin dhe i ka dhanė kėso pėrmbajtje kėsaj fjale.



YLLI N’FLAMURIN E GJUH’S SHQIPE. Fjalėn Zot Fjalori e ka me germė t’vogėl. I sajuem nga ata qė vrā e kanė Zotin n’Shqipni, s’āsht me u ēudit se shembujt qė i gjejnė pėr fjalėn Zot janė: S’ka zot. Nuk i lutemi mė zotit. N’momentin kur u vendos se cila ka me qenė gjuha standarde shqipe, gjuha e tanė shqiptarėve, n’Shqipni Zoti ishte i shpallun me dekret inekzistent. Po e theksoj dekret, sepse s’ishte plebishit. Ishte dhunė. Fjalėn dekret lexojeni: dhunė. Po me dekret xhamitė dhe kishat qenė shndėrrue n’MAPO e depo. Bibla e Kurani qenė ndalue e falja e livdimi i Zotit denohej. Po e pėrmend kėtź fakt historik sa pėr t’argumentue se pėrcaktimi pėr gjuhėn e tanė shqiptarėve qe bā me nji moment ēmendie e deliri t’elitės komuniste shqiptare. Asgjā s’ishte normale n’atź shtet e s’ka si t’ishte normal as standardi i caktuem prej asaj elite. Nuk āsht imponue dialekti tosk me dhunė, thonė ajatollahėt e gjuhės, po se āsht ma i bukur, ma i formėsuem. Por, pėr nji njeri normal a s’mjafton me thanė se kjo elitė e kishte vrā Zotin, me dekret. Pėr mue ky fakt āsht argument krucial i prezencės sė dhunės gjatė vendosjes. Imagjinoni guximin dhe fuqinė e njeriut qė kishte vendos me e shpall Zotin inekzistent? Si mendoni, Enver Hoxha, personifikimi i kėsaj elite komuniste, njeriu qė e kishte vrā Zotin, i gjithėpushtetshėm si faraon, prezent n’sallėn e ‚Kongresit tė Shqipes’, ku fjala e hymjes n’kongres nga ministri i arsimit Thoma Deliana mbyllet me fjalėt „mė lejoni tė falėnderoj udhėheqėsit e Partisė e tė Shtetit, me shokun Enver Hoxha nė krye, pėr nderin qė na bėjnė me pjesėmarrjen e tyre nė kėte Kongres...“ , si mendoni, kishte me u pajtue me ēkado tjetėr pos me ndonji gjuhė qė i get atij, Zotit, jo atij n’qiell, po kėtij n’tokė? Natyrisht, elita komuniste, e cila fjalėn Zot e shkruen me germė t’vogėl e fjalėn Kongres me tė madhe, ka me i gjet me qinda arsye pėr me e dėshmue tosknishten, gjuhėn e shokut Enver dhe t’aradhave partizane, si ma t’avansueme. Dialekti tjetėr, gegnishtja, do tė mbetej gjuhė e anmikut klasor, e mbretit dhe klerit, e Fishtės dhe Shkodrės, gjuhė e njerėzve tė deklasuem e tė rangut tė dytė, gjuhė e njerėzve qė i besojnė Zotit dhe e shkruejnė me tė madhe fjalėn.

Nuk e kuptoj nji gjā: kush i mbushi mendjen klerit n’Kosovė me bā kėso gabimi, qė t’mos thom mėkati, sa me e transliterue Biblėn e Kuranin n’gjuhėn ku s’njihet e mėkatohet Zoti. Ato munden me qenė tė shkrueme edhe nė dialektin tosk edhe n’ate geg, por assesi nė gjuhėn e vitit 72. Sepse gjuha e vitit 72 āsht gjuhė e dlirun, e sterilizueme Zoti. Āsht gjuhė e vrame Zoti. Pėr mue, posi ylli pesėrremsh n’flamur, pokėshtu edhe norma e vendosun n’vitin 72 mbetet yll pesėrremsh i harrnuem n’flamurin e gjuh’s shqipe.

SHQIPJA DIVINE. E lexova edhe intervistėn e zotit Idriz Ajeti. Diktova dhe ndjeva n’ligjėrimin e tij tonin e studiuesit, dhe seriozitetin e nji autoriteti tė qenė tė gjuhėsis n’Kosovė. Tė paktėn, te zoti Ajeti s’e ndjeva atź ambicie prej polici, qė kishte I.Bajqinca, sa me ua mbyll gojėn njerėzve, me ua ndalue mendimin, fjalėn e lirė, mbylljen e gazetave dhe televizioneve, pėrjashtimin e moderatorėve nga puna. Sado, m’duhet me konstatue se n’argumentimin qė zoti Ajeti i bān vendimit qė tosknishtja me qenė n’themel t’shqipes ndihet ajri i ndejun. Fitova pėrshtypjen se n’argumentimin e tij s’āsht hapė dritarja pėr tridhetė vjet. Po ndalem te nji mendim i zotit Ajeti. Pajtohem se „s’ka dialekt tė njė gjuhe qė tė mos mund merret e tė vihet nė bazė tė gjuhės letrare“. Jo nji dialekt, por edhe gjuha e nji shkrimtari t’vetėm si, ta zāmė, Manzzoni ja Dante n’Itali, e pranoj, mun merret pėr bazė tė standardit. Por, kur zoti Ajeti nis me gjet arsye linguale pėr me e dokumentue se dialekti tosk na qenka ma i avansuem e ma i normėzuem se ai geg, mendoj se zoti Ajeti bān gabimin ma tė madh qė mundet nji linguist me e bā. Mund t’jem i gabuem, por nuk ka mjete lingustike me tė cilat nji dialekt mundet me u quejt superior ndaj tjetrit. Nuk e kam gjet asnji linguist tė ditun, i cili me seriozitet kishte me konstatue epėrsinė e nji gjuhe mbi tjetrėn. Ato zakonisht janė opinione, projeksione personale, paragjykime, stereotipe, bindje qė egzaktnia shkencore s’un i konstaton. Āsht vetėm nji pikė ku i gjen tok tanė lingustėt, se gjuha evoluon, ndryshon, perpetuon. S’ka etalon tė gjuhės. Tė vetmin etalon qė vź nji gjuhė mbi nji tjetėr historia e standardizimeve gjuhėsore njeh dhunėn, ose po e quejmė edhe ndryshe, autoritetin shtetnor. E arsyeja āsht e thjesht. Po ta kishim nji shqipe divine, nji koncept platonian pėr shqipen, me nji lehtėsi marangozi kishim me e matė se cili dialekt āsht ma afėr shqipes divine dhe po atź moment s’kishte me ekzistue problemi i gjuhės. Por, fatkeqėsisht, s’ka shqipe divine. Dhe ma e zeza, zoti Ajeti me argumentimin e tij mė bind se as ka qenė fare koshient pėr mungesėn e lirķs sė pėrgjithshme n’Shqipnķn e vitit 72. S’ka si me qenė i padhunshėm vendimi pėr normėn e standardin nė nji vend i ditun si diktatura ma e egėr n’Evropė. Si mundet me qenė i lirshėm vendimi pėr standardin e gjuhės nė nji vend ku s’ka liri. Ku diktatori e nderon tubimin me prezencėn e tij? Kjo t’i kujton ‚zgjedhjet e lira’ tė vitit 92 n’Kosovėn nėn aparthejdin serb (sic!). Andaj, mendoj se shumė ma afėr t’vėrtetės āsht Ramiz Kelmendi, kur nuk mundohet me i dhanė arsyetim shkencor vendimeve, por emocional e patriotik. U pajtuem, sepse dojshim me qenė Nji dhe sepse ishim tė rrezikuem nga asimilimi n’Jugosllavi. Por, jo se nji dialekt na qenka ma i avansuem se tjetri. Arsyetimet e zotit Bajqinca e Ajeti m’i dėshmojnė tė dy si viktima t’pėrkryeme tė nji manipulimi monumental t’elitės komuniste t’Shqipnķis. Dekor i asaj diktature. Me keqardhje mė duhet me e konstatue edhe nji gjā tjetėr, qė e diktova te zoti Ajeti: mungesėn e dyshimit. S’un e kuptoj shkenctarin pa dyshim, pa skepsė. Pėr mue, shkenctari pa dyshim āsht nji contradicto in adjecto. Nji rreth katror. Nji oksimoron. Āsht pikėrisht mungesa e dyshimit qė kisha konstatue te nėnshkruesit e atij dokumenti, qė m’ka bā me i kushtue pak kohė kėsaj ēāshtje. Dhe, pėr ta kuptue ma mirė se ēfarė atitude religjioze e konsideroj une kėte, po e citoj nji fizikan amerikan, Richard P. Feynman:

“N’qe se keni nis me besue se disa gjāna qė i thashė pak ma parė janė t’vėrteta sepse une jam shkenctar dhe bazue n’broshurėn qė jua kam dhanė del se jam edhe i shpėrblyem e ku ta di se ēka, n’vend se me i shikue idetė n’tanėsinė e tyne tue i gjykue drejtpėrdrejt -- me fjalė tjera, n’qe se paskeni dobėsi ndaj autoriteteve--une n’vend tuejin kisha me u lirue soje menjihere. Ia dedikova kėtź ligjeratė mu kėsaj ēāshtje sa pėr t’konstatue se ē’konkluzione qesharake e konstatime tė rralla mundet nji njeri si une me i bā. Due kėshtu me e shkatrrue ēfarėdo imazhi autoriteti qė ka mujt me u gjenerue ndėr ju pėr mue.”



Po kush āsht ky shkenctar qė studentėve tė vet ua shemb imazhin e autoritetit qė me ua bā tė mundun me i shikue idetė n’tanėsinė e tyne, me i gjykue idetė e jo kush po i flet? Richard P. Feynman e gjej t’āsht nji nga ikonat shkencore amerikane, fitues i Ēmimit Nobel pėr fizikė.



PROMETHEU vs. KRISHTIT. Po thom, autoriteti i njimendt do dyshoj. Fatkeqėsia e linguistėve kosovarė āsht - mungesa e dyshimit. Besimi i tyne. Shkenca e tyne fe. Autoritetet si zoti Bajqinca, qė bājnė fe nga gjuha qė s’e njeh fenė. I luten Zotit n’gjuhėn nė tė cilėn Zoti s’ekziston. E krahasojnė veten me Krishtin, tue mos e dijtė se shenjtori i shkenctarit dhe humanistit s’āsht Krishti, po Prometheu. S’āsht ai qė mbetet pasiv, po ai qė kalon n’akcion. S’āsht ai qė beson, po ai qė dyshon. Shenjtori i humanistit dhe shkenctarit s’āsht ai qė i mbyll sytė para gabimit dhe pranon bashkėfajėsi, po ai qė krijon e rikrijon, me nji fjalė kreatori. Se pėr ē’humanista e kam fjalėn ma sė miri mund e kuptoni nga shembulli i fmive tanė n’Kosovė. Kėta shkenctarė tė viti 72 janė ma parė t’gatshėm me i flijue edhe tri gjenerata fėmijėsh n’Kosovė, sesa me i ndrrue tri parime t’vitit 72. Tmerrohem nga qetimi i tyne, nga mėnyra se si e jetojnė tė sotmen linguale n’Kosovė. Habitem se si mbrohen nga diglosia. Si bāhen t’verbėt nga mėnyra se si shkruhet norma pėr tė cilėn kanė vūe gisht. Kisha me qenė i lumtun sikur t’kisha me e gjet rrugėn e paqes tyne. Me sa kuptoj une, paqja tyne fshehtėsinė e ka nė t’kaluemen. Kėta shkenctarė i pėrcakton e kaluemja. Jo e ardhmja. E ardhmja āsht e rrezikshme pėr ta. Mundet me dalė dikush si vogėlsia ime, ose nji lagje e papėrfillshme intelektualėsh, e me ua prish qetinė. Me ua prish fenė. Ata e pėrcaktojnė njeriun dhe shoqninė me t’kaluemen, jo me t’ardhmen, si amerikanėt. E kanė edhe shpjegimin: sepse amerikanėt s’kanė t’kalueme, pranej. Konstatoj, janė t’paqetuem e me gjum t’mirė. Haxhilerė t’pėrkryem. I shoh se si i sillin tespihėt e shkencės dhe i luten Zotit n’gjuhėn letrare, si shkenctarė dhe humanista t’bindun. I shoh t’lumtun e krenarė. Kanė qenė n’Qabe.

S’kam ēka me i shtue tanė kėsaj.

Nime Zoti u ndihmoft!


JOZEF K. DHE MAZOHIZMI GJUHĖSOR. Ndoshta gjuhtarėt tanė nga Kosova nuk ia dolėn me i mėsue kosovarėt me fol tosknisht, lexo gjuhė letrare, por nji gjaje ia kanė dalė: me i bindė ata se janė t’shėmtuem n’gjuhė. Se janė sakata gjuhėsorė. Se janė fajtorė pse flasin ashtu si flasin. Ata ia dolėn qė tanė nji popull me e shndrrue n’personazh kafkian. Nė Jozef K. Dhe, si e dini, mu si nė librin e famshėm tė Kafkės, nė fund tė kėtij tregimi pėr gjuhėn standarde shqipe, Jozef. K-tė e Kosovės e pranojnė fajin e pabāmė. E pranojnė se janė fajtorė. Se janė t’shėmtuem dhe mėkatnorė qė flasin kėshtu si flasin, e qė s’po munden pėr tridhetė vjet me fol ashtu si donte diktatori dhe nji grusht shkenctarėsh, dekor i oborrit tij. Sa shumė mė dhemb dhe sa thellė e pėrjetoj momentin, kur nji kosovar m’thotė: shiko sa bukur flasin ata e sa keq na! Ky āsht kulmi. Kulmi i kėtij manipulimi me njerėz. Paroksizėm kafkian. O njerėz, nuk āsht e natyrshme qė njeriu me e urrejt vetveten. Me i ardh turp nga gjuha e vet. Me e bā veten fajtor pa qenė. Me u bā vullnetarisht mazohista gjuhėsorė. Fajin pėr mue nuk e kanė nji milion e gjys njerėz n’Kosovė, po elita komuniste e Shqipnķs dhe nji grusht shkenctarėsh nga Kosova qė kujtojshin se po bājnė mirė. Se gjet e kanė rrugėn deri n’parajsėn shqiptare, ku tė gjithė kemi me qenė Nji dhe kemi me folė Njisoj. Si Enveri. Tė bukur si ai.

Fajin e kanė ata qė menduen se shteti komunist shqiptar āsht kulmi i civilizimit shqiptar dhe fundi i historķs.



IKANAKĖT. Adresova elitėn komuniste tė Shqipnķs si fajtore pėr kėtź mazohizėm gjuhėsor n’Kosovė. Po cila āsht kjo elitė? Zoti Ajeti, si nji nga viktimat e kėsaj elite, deklaron se s’ka tė keqe po u muer gjuha e kėsaj elite si model i gjuhės pėr tanė shqiptarėt kudo janė. Dhe, jo qė pajtohem por, po thom, une s’e kam tė huej idenė qė edhe gjuha e nji shkrimtari tė vetėm me u marr pėr model. Sidomos kur nji elitė kontribon qė civilizimi shqiptar t’avansoj dhe tė ngritet nė nji stad t’pėrafėrt me civilizimin perėndimor, kur nji elitė i kontribon kualitetit tė jetės e standardit ma tė mirė, kur nji elitė ndihmon qė njerėzit t’bahen t’pasun, nji elitė qė nga Shqipnia krijon nji forcė kohezive pėr tanė shqiptarėt, kur ushqen dhe ruen kuptimin e shtetit si Atdhe, si votėr, si ngrohtėsi dhe siguri. Por, a ka akuzė ma t’madhe pėr po kėtź elitė komuniste sesa Shqipnia sot? A ka argument ma t’madh kundėr po kėsaj elite sesa vorfnia e shtetit, peisazhi i tij, doka e njerėzve, kualiteti i jetės tyne? Shqipnia si vendi ma i vorfun n’Evropė. A ka akuzė ma t’madhe kundėr po kėsaj elite sesa ikja e shtetasve tė saj? Vetėm para dy muejsh u shkrue n’shtypin shqiptar se me qinda mija shqiptarė kanė aplikue pėr shtetėsi kanadeze me njifar lotarie. Nga ēka po ikin? Ku janė nis? Ēka po i frigon? Ku mbeti kuptimi i Shqipnis si Atdhe? A ka turp ma t’madh pėr nji shtet sesa ambasadori i saj me kėrkue azil? Ēka i ban 8 nga 10 sportistėt e kombėtares pas nji ndeshje n’Amerikė mos me u kthye ma n’Atdheun qė pėrfaqėsojshin me lojė. Dhe kulmi i tanė kėsaj, nji pjesė e madhe e po kėsaj elite edhe vetė mā s’jeton n’Shqipni. Āsht n’azil. Une e kuptoj kategorinė ‘azilant nga Kosova’, por e kisha tė vėshtirė me e kuptue kategorinė ‘azilant nga Shqipnia’. Kush po i ndjek? Nga ēka po ikin?

Mun jom i gabuem, por mendoj se ata po ikin sepse Shqipnia si fjalė tjetėr pėr Atdheun, s’ekziston mā. Kjo mė dhemb. Pėr kėtź e akuzoj kėtź elitė dhe s’due mā me ia fol gjuhėn. Kjo elitė e konsumoi dhe firoi kuptimin dhe pėrmbajtjen e Atdheut. E shiti lirė, pėr nji azil politik ja ekonomik. E bāni trampė konceptin ‚Atdhe’ me konceptin ‚Azil’. Po thom, Shqipnia si fjalė tjetėr pėr Atdheun s’ekziston mā. Āsht firue e harxhue nga po kjo elitė komuniste, e cila gjatė kohės sė diktaturės ishte dekor i saj, dhe e cila vendosi me dalė n’arrati vetėm pas shembjes. Nuk gjeti guximin me u flijue pėr t’vėrtetėn gjatė diktaturės, prandaj ik. Ik si e ndjekun nga fjalėt e Dostojevskit:“...kishe mundėsi me qenė fanari i vetėm i t’vėrtetės, po ti nuk ishe“. Kjo e bān me ik kėtź elitė. Nji pjesė tė saj. Kjo elitė ikanake nuk ik nga dhuna, po nga ndėrgjegja dhe e kaluemja e saj.

Shqipnia si fjalė tjetėr pėr Atdheun s’ekziston mā. Duhet me e krijue sėrishmi. Nga kthimi n’Atdhe, nga kāngėt dhe vargjet e rilindasve, nga madhnia dhe civilizimi Shkodran i paraluftės, nga kėta fmitė e sotėm t’komunizmit qė t’paktėn patėn mundėsi me e kuptue tė vėrtetėn, nga Vlona dhe lufta e Independencės, nga flijimi dhe lufta e Kosovės dhe pėr Kosovėn. Andaj kam respekt tė madh pėr tanė ata intelektualė t’Shqipnķs, qė kanė vendos jo me ndejt n’azil, po me u kthye n’Atdhe e me i kontribue tij.

Shqipnķn si Atdhe duhet krijue sėrishmi.

E sa pėr Kosovėn, une jam optimist. Une shpresoj se ata qė dijtėn me i ndihmue vedi me u ēlirue, kanė me dijtė me i ndihmue vedi edhe me u ēlirue gjuhe qė s’e njeh Zotin. Kanė me dijtė me e heq yllin nga flamuri i gjuh’s shqipe.

P.S. Ky āsht shkrimi im i fundit pėr kėtź ēashtje. Deshta vetėm lexuesve t’Kohės Ditore me u tregue pėrse kam vendos me shkrue gegnisht. Dhe, si thuhet, me fol e me pshtue shpirtin. Qė nesėr mos me ik n’azil, sepse s’kam fol atėhere kur āsht dasht e kur e vėrteta e do pak me u flijue.

M.K
30 mars 2001







© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.