Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fukarallek - maskarallek.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Motrat Libohova, nje tur per emigrantet
Postuar nga: Albo

Muzika Athina, ka qene etapa e fundit e turit te motrave Libohova. Nje koncert, qe arritit te mbledhe me shume se 6 mije emigrante shqiptare. Komentet e dhena per mediat greke, emocionet dhe duartrokitjet e nxehta te nje publiku, i cili nuk ka rreshtur per asnje moment se kenduari dhe valevitur flamurin shqiptar. Shfaqja, qe i beri te gjithe te ndjehen me shqiptare dhe krenar per ate qe perfaqesojne.

Nga Athina Dritan Haxhia

Trupi i imet dhe luku i saj i pangaterruar kane bere tu besojne syve shume nga ata, qe kur kane hapur televizorin kane pare ne ekran, kengetaren shqiptare Irma Libohova. Logoja e kanalit grek "Mega" ka terhequr menjehere vemnedjen e qindra shqipatreve, qe ate mengjes ishin perpara kutise se vogel elektronike. Per nje cast ajo ishte materializuar aty, me nje natyrshmeri qe te bente te besoje se ajo ndihej mes miqsh. Te mallengjente me thjeshtesine e saj te brishte, me bukurine e fjales e natyrisht me interpretimin origjinal e te vecante. Ndihej si ne familjen e saj, jo vetem per faktin se ishte e ftuara speciale e nje prej emisioneve me te ndjekura ne Greqi, por pasi publiku qe po e ndiqte permes kutise se vogel ishte ai shqiptar.Emocionet kishin pushtuar te gjithe qenien e saj, aq sa dhe duart filluan ti dridheshin ndersa mbante ne dore mikrofonin, Por muzika me motive te larmishme popullore, duket se ia largoi emocionet. Fakti qe po kendonte per bashkatdheratet e saj qe jetojne ne Greqi e beri te ndjeje me shume pergjegjesi. "Dua ti kenaq me muziken time", eshte shprehur Irma. Kurrsesi ajo nuk mundi te linte pa vene ne dukje se kenga greke ka vite, qe ka hyre ne Shqiperi e tashme ka ardhur koha qe dhe kenga shqiptare ta perqafoje publikun grek i ti shpalose atij mrekullit e tingujve te popullit fqinj. Pas ketij emisioni tregon artistja per "Gazeten e Athines" telefonatat e falenderimit nga shqiptaret ishin pa reshtur ne kanalin Grek "Kjo ishte ajo qe me ngacmoi me shume ne ato 45 minuta dhe me beri te ndihem me te vertete artiste".

Nje dite ndryshe per emigrantet

Dita e diele e 8-te dhjetorit ndoshta do te mbetet e pashlyeshme ne kujtesen e shume emigranteve shqiptare, qe banojne e jetojne ne Athine. Ne dy koncertet e njepasnjeshme te motrave Libohova, qe u organizua ne Pallatin e Sportit "Sporting" ne Agio Elefterio u mlodhen rreth gjashte mije shqiptare. Megjithese bileta ishte paksa djegese per emigrantet, e barabarte me nje dite pune 18 euro, perseri ky cmim nuk i pengoi ata te vinin. Kishte dite qe ne rruget e Athines flitej per kete koncert. Ndoshta ishte hera e pare, qe ishte bere nje reklame kaq serioze dhe me afishe te medha neper stacionet e metrose dhe rruget e qytetit.

Me tu ngjitur ne skene, motrat Libohova jane ndeshur me nje publik i cili nuk rreshte se duartrokituri dhe thirrur emrin e tyre. Stadiumi flakerinte nga flamujt kuq e zi. Nje atmosfere e mrekullueshme. E gjithe salla kendonte bashke me to. Madje dhe vete kengetaret jane habitur se sa mire e njihnin dhe e kendonin repertorin e tyre. Ne ato pak ore te gjithe te pranishmit kane ndjere nje copez jete artistike nga Shqiperia e tyre. Kenga shqiptare ishte materializuar perpara syve te tyre, dhe jo me ne kasetat pirate, qe iu sjellin te afermit. Zeri i ngrohte i motrave, efektet teknike, thirrjet nga malli e gezimi i te pranishmeve ne stadium te jepnin pershtypjen se e gjitha kjo ishte nje mizanskene perrallore.Pas koncertit, te gjithe dukeshin me te ekzaltuar. "Hallall na kenaqen", thote nje plak ndersa perpiqet te dale nga stadiumi i strembushur nga emigrantet shqiptare. Me te rinjte ndiqnin nga pas motrat per t'iu marre nje autograf dhe per ta sigluar ne nje cope leter takimin me to, nje tjeter qante ndersa me capkenet nuk hezitonin te perqafonin dy artistet. Ne ate ambjent te gjthe ndiheshin me shume shqiptare, me shume qytetare e me shume europiane. E gjitha fale timbrit, qe aq mjeshterisht dine ta perdorin dy motrat me ne ze te muzikes shqiptare.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.