Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Muzika eshte zhurma e mendimit.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Diaspora, nderi dhe shpresa e kombit
Postuar nga: Albo

Emigracion Kjo eshte nje leter e hapur drejtuar shtypit shqiptar ne lidhje ma paturpersine dhe papergjegjshmerine qe shume prej tyre kane treguar ne shkrimet e tyre ne lidhje me diasporen shqiptare ne USA.



Lajmi i vizites se grekomanit amerikan Nicholas Gage ne Tirane dhe takimet e tij me kreret e shtetit dhe politikes shqiptare, kumboi zhurmshem ne veshet e cdo shqiptari qe degjoi lajmin. Ky lajm shokoi shume shqiptare dhe me shume se kedo, ky lajm shokoi shqiptaret e diaspores, vecanerisht ata ne Amerike, pjese e se ciles jam edhe une qe po shkruaj kete leter. Por teksa ky lajm ishte shokues per ata shqiptare qe jane ne brendi te aktivitetit te Gage, nga mediat dhe pseudo-analistet e Tiranes Gage jo vetem qe iu dha mundesia te propogandonte, por "iu rezervua edhe nje pritje e ngrohte protokollare". Natyrshem, sic pritej, organizatat shqiptare ne SHBA reaguan menjehere dhe ashper dhe kishin cdo te drejte per te bere kete. Nga ana tjeter, ky reagim i ligjshem i diaspores u interpretua ne shtyp me fjale te pahijshme si "diaspora me kullaro te kuqe", "diaspora qe nuk flet shqip", "diaspora larg realitetit" etj etj. Me shume se nje fyerje per diasporen shqiptare, kjo tregon nje mungese mirenjohje dhe respekti per diasporen shqiptare dhe punen e saj. Te tille retorike mund ta presesh vetem nga njerezit me nje kulture te ulet. Me anen e ketij shkrimi, me shume se te mbroj autoritetin e diaspores shqiptare, une dua tu bej te qarte "gazetareve" dhe "analisteve" se cfare perfaqeson ne vetvete diaspora shqiptare.

Diaspora eshte nderi i vetem qe i ka ngelur ketij kombi

Teksa ju te dashur politikane, shtetare, analiste e gazetare, jetoni ne realitetin shqiptar dhe arrini deri atje sa te "privatizoni" realitetin qe jetoni, ne shqiptaret e Amerikes jemi larguar nga ai vend vetem se nuk duam te jemi pjese e atij realiteti te felliqur qe ju keni krijuar. Ne dashurine per Shqiperine nuk e lidhim me bizneset e jashteligjshme, korrupsionin, "gjobat", e takimet me anti-shqiptaret e betuar, perkundrazi, ne ndryshe nga ju e fitojme jetesen e mireqenien me djersen e ballit. Teksa ju na falni ne bote imazhin e trafikanteve, qeveritareve te korruptuar, qytetare te botes se trete, ne "shqiptaret e dores se dyte te diaspores", studiojme, punojme e arrijme suksese edhe pse ne vend te huaj, edhe pse e fillojme jeten e re nga zero. Ato mundesi dhe kushte qe nuk na i krijoi vendi yne per fajin tuaj, ne ia krijojme vetes ketu ku jetojme me plot sakrifica dhe mundime. Ne vend qe ne shqiptaret e diaspores tu akuzojme ju ne Shqiperi pasi jeni ju fajtoret per emigrimin tone te detyruar, ju keni sy e faqe te merrni neper goje diasporen shqiptare ! Ju jeni turpi i ketij kombi dhe ne jemi nderi i vetem qe i ka ngelur ketij kombi !

Ata qe i "qendisin" shkrimet per diasporen jane edhe ata qe nuk kane jetuar ndonjehere jashte "realitetit shqiptar". Ne thelb keto akuza ndaj diaspores fshehin friken ndaj trysnise dhe ndikimit te madh qe diaspora shqiptare ka jo vetem ne rrangjet politik-formuese ne Washington, por edhe ne opinionin publik shqiptar. Politikanet shqiptare, pseudo-analistet qe helmojne e drogojne mendjet e shqiptareve dite per dite ne televizionet dhe gazetat e tyre, nuk duan qe diapora te thote fjalen e saj qe eshte gjithmone nje e vertete sublime. Intelektualet ne diaspore nuk kane asnje lloj perfitimi ne qendrimet e tyre dhe cdo qendrim i tyre burimin e ka nga ndjenja e pastert kombetare shqiptare. Ne ndjejme nje detyrim qe te ndihmojme ne mbrojtjen e interesave shqiptare, ato interesa qe shkelen me kembe me vizitat e Gage ne Tirane, apo vizitat e Metes ne Beograd e Moske.


Diaspora eshte shpresa e kombit

Teksa Shqiperia ka 12 vjet qe perpiqet te ndertoje nje shoqeri demokratike, emigrantet shqiptare ne US kane 12 vjet ose me shume qe jetojne ne nje shoqeri demokratike. Teksa shqiptaret e Shqiperise bejne politike duke mbllacitur fjalet e njeri-tjetrit neper gojet e tyre, organizatat shqiptare ne Amerike kane ngritur ceshtjen tone kombetare ne instancat me te larta te shtetit amerikan. Ishte nderhyrja e shtetit amerikan qe mundesoi clirimin e Kosoves, ashtu sic ishte perkushtimi i patundur i lobit shqiptar ne Amerike qe mundesoi prezantimin e interesave tona. Ky lob i perfaqesuar nga disa organizata dhe individe, eshte gjithmone ne zgjerimin e veprimtarise se tij. Ceshtja Came nuk eshte vetem shqetesim i "realitetit shqiptar" dhe atij grek, por edhe i kongresit amerikan. Gage, ate mbeshtetje qe nuk e gjeti ne Washington per ceshtjen came, cuditerisht e gjeti ne Tirane teksa shtrengon duart e krereve te shtetit dhe politikes shqiptare. Te tilla veprime tregojne nje papergjegjshmeri te larte kombetare qe eshte e denueshme jo vetem moralisht por edhe ligjerisht. Por ne nje vend si Shqiperia ku prioritet u jepet maredhenieve me Beogradin dhe Mosken se sa Prishtines, te gjitha mund ti presesh. Pak me pare, shtypi shqiptar na cuditi serrisht me akuzat ndaj presidentit te zgjedhur me vote te lire, Dr. Rugova, i cili akuzohej se nuk kish shkelur ende ne Tirane. Po perse valle nuk i beni pyetje vetes, sa prej perfaqesuese te shtetit am kane vizituar Prishtinen ne keto 3 vjet liri ne Kosove?! Cili ka qene ai zyrtar i shtetit shqiptar qe ka mbeshtetur zerin per pavaresi te autoriteteve te zgjedhura ne Prishtine?! Jo vetem qe nuk e keni bere nje gje te tille, por e keni demtuar ndjeshem pavaresine e Kosoves me politikat pro-sllave te atyre qe kane nje dashamiresi gjenetike te trasheguar karshi Beogradit dhe Moskes.

Teksa ju te dashur gazetare shqiptare jeni shume te zene per te shkruajtur per flirtet e Nanos, Zoti Joseph DioGuardi ndoqi nga afer fushaten elektorale ne Kosove, prej nga beri edhe disa thirrje te hapura per njohjen e pavaresise se Kosoves. Teksa ju keni 5 vjet qe pretendoni te luftoni korrupsionin edhe pse nuk keni denuar asnje deri me sot me ligj, nje tjeter ze nga diaspora ne Amerike, ekonomisti Gary Kokalari, zbulon vetem majen e ajzberbut te aferave korruptive te njerezve me pushtet. Teksa ju pretendoni te ndertoni nje shoqeri demokratike, shqiptaret e diaspores kane vite qe jetojne, mesojne e punojne ne shoqeri demokratike. Teksa ju kerkoni ndryshim per mire te atij realiteti qe jetoni, nga ana tjeter e pranoni vete qe jeni te pafuqishem te sillni ndryshim per mire. Pse? Sepse nuk mund te pretendosh te ndertosh nje shoqeri demokratike me njerez qe i dine vetem emrin demokracise. Prandaj une e theksoj fort, diaspora dhe kapitali njerezor i shkolluar dhe emancipuar ne Perendim do te jete edhe forca reale qe do te ndertoje nje shoqeri demokratike ne Shqiperi e Kosove.

Mos u merakosni te dashur bashkeatdhetare se shqiptaret e diaspores as nuk ua lakmojne dhe as nuk do te jene ndonjehere pjese e realitetit qe ju i keni krijuar vetes. Diaspora dhe brezat e rinj te shqiptareve ne Perendim, me kthimin e tyre ne Shqiperi do te sjellin me vete nje realitet ndryshe, ate realitet qe te gjithe ju e keni enderruar por qe te gjithe keni deshtuar te realizoni ne keto 12 vjet. Ne vend qe te krijoni kushte te tilla ne vend qe te joshni brezat e rinj ne diaspore, ju u jepni nje arsye me shume edhe rinise qe ka ngelur ne Shqiperi qe te largohet prej saj. Jeni ju fatkeqesia dhe turpi i ketij kombi dhe aspak shqiptaret ne diaspore. Vizita e Gage vetem sa e nxorri ne pah shkallen e degjenerimit qe ju keni arritur.


Ilirjan Papa
8 Dhjetor 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.