Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bajrami i vogėl s'falet para t'madhit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Arti i Fotografise ne Shqiperi
Postuar nga: Fiori

Art Le te udhetojme me shpejt se koha per nje here te vetme. Diku atje ne vendin me te bukur ne bote, vendin e shqiponjave, ne Shqiperi. Te udhetojme kunder viteve te shkuara dhe te takohemi te gjithe brezat ketu ne komunitetin tone virtual. Ata te cilet hodhen themelet e artit te fotografise, fotografet shqiptare jashte atdheut dhe vete fotografet e rinj, vizitore te ketij komuniteti.
Per foto dhe materiale lexoni artikullin ne vazhdim.

Dinastia e Marubeve

Pjetėr Marubi nė fundin e shek. 19-tė ishte i pari nga familja Marubi, qė solli artin e fotografisė nė Shqipėri. Nė fototekėn Marubi u ruajtėn rreth 150 000 negativė dhe fotografi nga luftėrat e ndryshme tė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi. Portrete tė ndryshme tė kohės, si dėshmi historike, u bėnė nga fillimisht Pietro Marubi, njė emigrant italian qė vendosi tė jetojė nė Shkodėr nė familjen Kodheli nga Zadrima. Zanatin e artit tė fotografisė e mėsoi mė pas Kel Kodheli (1870-1940), i cili pas vdekjes sė Pjetrit, mori mbiemrin e tij, Marubi.

Studioja Marubi u krijua mes viteve 1885-1890. Ajo pėrfshinte hapėsira me pėrmasa 5 x 7 m., brenda shtėpisė sė marubėve nė Shkodėr. Fototeka Marubi nė vitin 1970 u bė pjesė e Muzeut tė Shkodrės. Aty ruhen mė shumė se 20 000 xhama e filma. Njė pjesė e mirė e fototekės qė vjen pas vitit 1919, ndodhet e regjistruar nė rend alfabetik, sipas emrave tė tė fotografuarve

Fotografi i fundit i familjes Marubi ėshtė Gegė Marubi.Ai e ruan artin e fotografisė si traditė tė familjes deri mė 1984, megjithėse nė Shqipėri ekzistonte njė sistem, i cili e ēoi njeriun drejt mungesės sė pronės dhe trashėgimisė.

Pas luftės sė dytė botėrore, Gegė Marubi nuk pati fatin tė linte trashėgimtarė, tė cilėt do mund ta vazhdonin artin e fotografimit.


Art vlerash apo antivlerash

I vleresuar dhe i pavleresuar sipas rastit, arti i Marubeve eshte dhe mbetet unik ne Shqiperi. Objekt ilustrimesh per historianet, folkloristet, etnografet, arkitektet dhe urbanistet, ai merr me teper levdata nga te huajt se sa nga shqiptaret, megjithese arti dhe objekti i fotografive eshte thellesisht shqiptar. Nje album ne France, nje ne Itali, nje gjysme ne Shqiperi. Veē kesaj edhe nje fletepalosje e vogel qe i jepet vetem te huajve, botuar rreth 12 vjet me pare. Gjithēka do te permblidhet ketu. Shqiptaret veē faktit qe ata ishin fotografe shume pak dijne per Marubet. Te huajt mund te na sqarojne me shume. Ne Mal te Zi aktualisht po pergatitet te hapet nje fotoekspozite me punimet e Marubeve per dhe ne kete vend. Ne Cetine, fotot e tij ishin nder me shtrenjtat. Bar-Cafe-Krajln ne qender te Cetines s'kishte asnje pikture apo zbukurim ne mure, ndersa keto qene te mbushura me fotot me permasa te medha dale nga negativat e Marubit. Ne Itali ne 1998 ne Bari organizohet nje ekspozite. Ne pranveren e vitit 2000, ne Rimini hapet nje tjeter ekspozite. Sipas Terezes, vajzes se Geges "jam ndjere krenare per mbiemrin qe mbaj me shume se askund ne Bari, ne nje ekspozite hapur nga komuna e Barit ka qene i ftuar nenkryetari i Bashkise, juristi i Bashkise dhe nje pjestar i familjes Marubi. Te gjitha jane rregulluar nga komuna e Barit.
Edhe shpenzimet e vizave dhe te udhetimit". "Ekspozita,- tregon Tereza,- pati sukses te plote. Vizitoret e shumte shikonin te mrekulluar fotot e shekullit te kaluar. Si sot me kujtohen fjalet e asesorit te kultures te komunes se Barit. Me nje ekzaltim qe s'mund te shprehet, ai perpiqej t'i shpjegonte njerezve. Shikoni dy planet e fotove, kombinimi i dritehijeve dhe pastertia e figurave jane ne shkallen me te larte. Ishte ndalur perpara nje fotografie te luftetareve te Ded Gjo Lulit te vitit 1909 dhe tregonte veē planit njerezor, fytyrave dhe portreteve te luftetareve edhe planin e dyte, ambientet, malet te cilat ishin realizuar dhe pasqyruar me nje force te madhe artistike". Veē te qenit fotograf, Marubet ishin edhe artiste shqiptare. Te tjeret qe i vleresojne jane serisht te huajt. Nje shoqate franceze Eredite Sans Frontiere (Trashigimi pa kufi) i rivlereson jashtezakonisht fotografite e Marubit. I vetmi aktivitet ne Shqiperi eshte organizuar pikerisht nga kjo shoqate, ndersa here pas here dikush kujtohet te organizoje nje konkurs te fotografise shqiptare. Ndersa nga ana tjeter, fototeka eshte nje institucion i lene thuajse ne harrese, nderkohe qe prej dy vitesh flitet per institucionalizimin e tij. Kjo do te thote qe fototeka te shnderrohet ne Institut Kombetar te fotografise, te varet direkt nga Ministria e Kultures pa pasur pune me organet e pushtetit lokal te Shkodres, te cilat ngrene duart lart kur vjen puna per ndonje fond. Sigurisht kjo mund t'i ndryshoje per mire gjerat. Ne fund te fundit fototeka do te kete per me mire vleresimin edhe te shqiptareve dhe nje numer te madh fondesh. Mbase kjo do te ndihmonte dhe ne ekzekutimin e se drejtes se autorit. "Prej 6 vitesh,- shpjegon Tereza Marubi - kemi bere gjyqe pas gjyqesh. Perfundimisht eshte vendosur qe te na njihet e drejta e autorit si pjestare te familjes ne vije te drejte. Deri me tash asnje derivat prej kesaj, megjithese duhet te kishim shume perfitime materiale".
Shprehur ndryshe, Marubet ekzistues ata qe jetojne aktualisht ne Shkoder, nuk kane mbi fototeken, megjithese deri vone ishin pronare te vetem te saj, asnje te drejte. Muzeumi i Shkodres duhej t'i jepte familjes sipas ligjit pikerisht te drejten e autorit. Ne drejtorine e muzeumit thone se ne na duhet shkrese nga Ministria e Kultures, nderkohe qe kurre ndonjehere nuk ka mberritur nje shkrese e tille. "Tashme jam lodhur," - thote Tereza. "Do te desha te pakten te vleresohen Marubet per meritat qe kane. Asgje me teper".




Jani Ristani

Jani Ristani, lindi ne 1913 ne fshatin e Lliar-Zagori te Gjirokastres. Ne moshe te re shkoi ne kolegjin e Stambollit "Robert College", nje shkolle inxhinjerie-teknike, ku u njoh me transmetimet e radios si dhe romantizmin e fotografise.

Mesimet e para i mori nga mjeshtri i fotografise Turke, Niko Huzuri. Keshtu filloi verpimtarite e tij te para fotografike duke kapur ne kameren e tij momente nga Miss Turqia 1933 si dhe foto te Qemal Ataturkut te cilat u publikuan te "Cumhuriyet", gazete e firmosur nga ai.

Ne 1935 u kthye perseri ne Tirane ku hapi Studion Ristani, studioja e pare moderne e dalluar sidomos per laburatorin e vecante te saj. U nderua me diplome nga "Fiera de Lavante", diplome e cila ishte ekuivalente me ate te Marubit.

Fotot me te njohura te tij jane foto nga qendra e Tiranes, 1938, foto nga jeta e partizaneve, foto nga betejat e clirimit te Tiranes; disa peisazhe nga natyre e bukur e Shqiperise jane gjithashtu foto mahnitese.

Ne vitin 1947 studioja e tij u mor nga shteti, ishte kjo koha kur shume negative te fotove te tij me vlera historike dhe artistike u shkaterruan. Vazhdoi te punonte si fotograf per Ministrine e Ndertimit deri sa doli ne pension.

Ne qershor 1965 fitoi tre cmime ne Festivalin Internacional te Fotografise ne Berlin me foto nga ndertimi i hidrocentraleve.

Qe ne 1954 zhvilloi fotografine me ngjyra ne laburatoret e tij, duke u bere nje nga pionieret e pare ne Europe per zhvillimin e kesaj fotografie.

Punen e tij e vazhdoi dhe Vasil Ristani, i cili punoi tek studioja Ristani deri sa studioja u be prone e shtetit. Ndersa vite me vone Petrit Ristani u mundua te ruante traditen, duke hapur nje studio personale.





Mandi Koēi

Lindi ne nje familje artizanale ne 17 Janar, 1912 ne Voskopoje te Korces dhe u be i njoh nen pseudonimin "MAK".

Ne 1936 hapi studion e pare fotografike ne Korce ku perdori llampat "photoflood". Kishte nje mori fotosh qe shfaqnin procesin e berjes te bukes si dhe foto nga pushtimi fashist ne Korce. Ne 1942 u lidh me brigaden e 1re partizane si fotograf i kesaj brigade. Ne 1947 hapi ekzpoziten e tij te pare ne Moske.

Ne 1952, Mak mori nje kurs mesimi si kameraman filmash dhe filloi te punonte tek kinostudioja "Shqiperia e Re". Me pas pas ndarjes se Shqiperise me Rusine, ai u fut ne burg per 20 vjet, pasi ishte martuar me nje ruse.

U lirua ne fillimet e viteve 80' . Pasi fitoi lirine ne moshen 70 vjecare vdiq i vetem ne nje shtepi pleqsh ne Tirane.


Llazi Mengri

Jeton prej tre vjetesh ne Michigan, SH.B.A. me familjen e tij.



Eriola

Vizitore e rregullt e komunitetit tone virtual.






Nga Ornela Vorpsi




p.s. eriola kete foto po e shtoj ketu. Faleminderit qe e solle.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.