Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pasja e nje trupi eshte kercenimi me i madh per shpirtin.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Historia parlamentare shqiptare
Postuar nga: Albo

Histori Kur bejleret kontrollonin politiken

Ndricim Nero/ Ndryshe nga sot, kur Parlamenti Shqiptar mban brenda tij agronome, arsimtare, mjeke e shume pak njohes te ekonomise, arkitekte e juriste, ai i viteve _30-te dominohej nga njerezit e seres se larte. Parlamentaret nuk mbanin vetem diplomat e shkollimeve Perendimore, por perfaqesonin njeherazi edhe dyer te medha pronaresh.

Sot thuhet gjithandej (dhe kjo eshte dukshem e vertete) se politika te ben te pasur. Ne vitet '30-te ndodhte krejt e kunderta, te pasurit kontrollonin politiken. Ky kontroll shpjegon edhe thelbin e sistemin kapitalist, sigurimin e prones private, ruajtjen e shenjterimit te saj (sot kemi nje ligj per pronat qe vetem telashe ka hapur qysh diten e miratimit te tij). E njejta gje ka ndodhur ne te gjithe demokracite e Perendimit apo pertej Atlantikut ne Amerike. Rrafshimi i vlerave te prones gjate regjimit komunist krijoi edhe precedentin e nje pervoje te hidhur politike ne Shqiperi, pas viteve 1990. Zoterimi i pushtetit nga te pasurit pasqyrohej me se miri ne Gjirokastren e viteve _30-te. Duke iu referuar te dhenave historike mesohet se megjithese tregtaret e medhenj dhe pronaret e tokave perbenin rreth 0,5- 0,6 per qind te popullsise, ata zoteronin postet kryesore te politikes dhe qeverisjes vendore, duke qene edhe perfaqesues te Gjirokastres ne nivelin parlamentar te vendit. Shpesh paralelet mes dy koheve te sjellin nder mend imazhe te njejta si militante te betuar te grupimeve te ndryshme, manipulatore nga radhet e pushtetit e te policise, votimet mbi bazen e farefisnise, etj.

Shtresezimi i popullates ne vitet '20-'30-te

Vleresimet historike ne vitet '20-'30-te e ndajne Gjirokastren ne "vegjeline" (term ky i percaktuar nga historiografia komuniste), e cila perbente pjesen dermuese te popullsise, ose rreth 70 % te saj dhe ne "klasen e tregtareve". Sikunder ndodh ne kohet e sotme ne kete kategori njerezish me te ardhura te pakta hynin edhe arsimtaret apo nepunesit e administrates qe e siguronin me veshtiresi jetesen. Nga te dhenat historike, mesohet se ne vitin 1922 "vegjelia" e siguronte ne masen me te madhe jetesen kryesisht me ushtrimin e artizanatit, jehona e te cilit i kapercente kufijte administrative te Gjirokastres. Vegjelia perfaqesohej nga nje grupim politik qe quhej "grupim popullor" dhe kryesohej nga nje intelektual i quajtur Rauf Fico. Beteja e pare e ketij grupi dhe prova e pare e funksionimit politik te tij ishin zgjedhjet per Bashkine e Gjirokastres ne vitin 1921.

Kryebashkiaku i pushkatuar nga Enver Hoxha

Perballe grupit popullor qendronin "konservatoret" me emra te medhenj bejleresh si Javer Rushti, Vehap Kokalari, Isuf Cocoli etj. Nje tjeter grup qe ishte fare afer konservatoreve, por qe reflektonte nje klase tjeter shoqerore (borgjezine e re) ishte "grupi i tregtareve". Gjirokastra shquhej per nje tregti tejet te zhvilluar. Keta te fundit perfaqesoheshin nga Reshi Kokalari, Lame Dilo, Beso Gega, Veli Harshova, etj. Por si "tregtaret" edhe "populloret" i humben zgjedhjet vendore ne betejen me konservatoret qe ne zhargonin popullor quheshin "efendileret". Kryetar i bashkise u zgjodh nje emer i njohur qe gezonte edhe titullin e Beut te Madh te Libohoves, Javer Rushiti. Historia e ketij njeriu ishte e mbushur plot me mistere. Ai kishte ardhur qe nga Kaukazet e largeta dhe ishte martuar si per cudi ne Libohove. Javer Rushiti nuk do ta njihte kurre pleqerine i terhequr ne pronat e tij. Enver Hoxha, ky bir i "vegjelise", do ta pushkatonte. Vdekja e Rushitit do te pasohej nga shfarosja e gjithe rrethit te tij familjar e me gjere.

Pronaret e medhenj te tokave dhe cifliqeve me fitoren ne zgjedhjet bashkiake, por edhe me dominimin e mjaft prej shoqerive apo formacioneve politike kishin arritur te kontrollonin plotesisht jeten politike ne nje qytet me ngarkesa te medha politike, sic ishte Gjirokastra e asaj kohe. Por kjo do te zgjaste per nje kohe te shkurter. Ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vitit 1923 gjithcka do te ndryshonte. Opozita do te fitonte numrin me te madh te deputeteve, duke e bere kete prefekture nder me te rrallat ne Shqiperi ku kishin fituar forcat e bllokut te opozites.

Manipulimi i zgjedhjeve ne vitin 1923 dhe zbritja e Nolit ne Jug

Si per cudi, historia e ketyre zgjedhjeve te viteve te fundit ne Shqiperi ku palet kacafyten politikisht deri ne bojkot apo mosnjohje te rezultatit ngjajne si dy pika uji me zgjedhjet e ndodhura rreth 70 vjet me pare. Ne prefekturen e Gjirokastres beteja elektorale e dhjetorit 1923 per zgjedhjet parlamentare (atehere quhej Ansmable Kushtetuese) vuri perballe bllokun "qeveritar" dhe ate "opozitar". Por nga kjo gare e cmendur nuk u arrit ndershmerisht me vota ne parlament. Ne keto zgjedhje u perfshi edhe grupimi i perfaqesuar nga i mirenjohuri Myfit bej Libohova. Z.Libohova luftonte me karten e mbrojtjes se te drejtave te pronareve te medhenj. Duke u mbeshtetur ne emrin e familjes se tij ai nuk donte te humbiste as votat e "vegjelise". Per kete ai premtonte nje "fryme mirekuptimi per hallet qe ata kishin". Kjo lloj politike i siguroi atij postin e Ministrit te Drejtesise ne qeverine e Shefqet Verlacit, por ai "zoteronte pak, per te mos thene aspak, nga ato cilesi qe duheshin per nje post te tille", shkruante nje historian i kohes. Opozita nga ana e saj dominohej nga grupi demokrat qe perfaqesonte tregtaret dhe bizneset e reja qe po lindnin si dhe shtresat e mesme e te varfera te popullsise. Fan Noli zbriti ne jug duke filluar nga Gjirokastra, Delvina, Saranda etj. Fjalimet e tij kane qene te zjarrta per te inkurajuar kete grup ne fushaten e re elektorale. Zgjedhjet nuk shkuan ashtu sic ishte parashikuar. Kjo pasi te dyja palet kerkuan te manipulonin. Here-here ne loje hynte edhe vete xhandarmeria e deri tek ushtria. Aktive kane qene edhe grupet e formezuara mbi bazen e fiseve apo interesave ekonomike. Manipulimet shpesh ishin te hapura duke te kujtuar majin e _96-es apo qershorin e vitit _97-es. Prej paditurise se popullsise (votohej duke njollosur gishtin) behet i kuptueshsem edhe niveli i manipulimit te votave, per me teper kur palet kane qene te angazhuara per nje gje te tille.Te dyja palet paraqisnin te njejtat kontestime lidhur me zgjedhjet e zhvilluara ne Prefekturen e Gjirokastres, e cila ne ate kohe kishte nje shtrirje mjaft te gjere deri ne Konispol. Ceshtja e mosmarreveshjeve shkoi ne Gjykaten e Vlores dhe ajo i konfirmoi shkeljet ne procesin e zhvilluar elektoral. Ne Libohove presioni i Myfit Beut ndaj gjykates (qe duket sipas dokumenteve se i kishte humbur zgjedhjet) beri qe te anullohej fitorja e opozites dhe te riperseritej votimi. Ne Permet gjykata vendosi perseritjen e zgjedhjeve ne zonen e Shen Premtes. Ne krahinen e Camerise u fol per manipulime te medha te faktuara nga shume banore, por te pamarra parasysh nga gjykatat vendore tejet te politizuara.

Zgjedhjet ne minoritet

Per here te pare Athina zyrtare nuk ishte angazhuar ne ndikimet e saj ne problemet e brendshme te Shqiperise. Keshtu minoritaret ndryshe nga proceset e tjera elektorale kur i kishin braktisur votimet, moren pjese masivisht ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit. Grupi qeveritar ndihej keshtu ne pozita shume te forta nderkohe qe kishte edhe koalicione zonash per shkak te perkatesise fetare. Pas votimeve ne raundin e pare opozita pretendoi manipulime te shumta. Opozita tha se ne Haskove dhe Vanister ishte shtuar artificialisht numri i votuesve. Pretendime identike te ndodhura edhe gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare ne Shqiperi, pikerisht ne keto zona. Raundi i dyte nuk i permiresoi aspak gjerat, perkundrazi manipulimet u thelluan.

Te zgjedhurit e jugut, emrat e spikatur

Si perfundim, ceshtja e zgjedhjeve te Prefektures se Gjirokastres ku perballeshin mjaft pronare te medhenj ne nje bllok qe perfshinte nje rreth te gjere te shoqerise, mberriti ne Ministrine e Drejtesise, e cila ishte pothuajse e paafte per t'i dhene zgjidhje pretendimeve te te dy paleve. Me 27 dhjetor zgjedhjet per Ansamblene e Pergjithshme perfunduan dhe opozita u shpall fituese ne Prefekturen e Gjirokastres me nente deputete ndersa blloku opozitar fitoi vetem kater. Ndonese u paraqiten edhe shume kandidate te pavarur elektorati kishte votuar vetem njerin prej tyre, Ismail Tatzatin nga Delvina. Ne listen e deputeteve te zgjedhur spikasin emrat e Sulejman Delvines, i cili me vone u be Minister Jashtem, i Bahri Omarit si dhe i disa personaliteteve vendore si Rasim Babameto, Petro Poga etj. Por blloku opozitar qe fitoi ne Gjirokaster nuk arriti dot te fitonte ne shkalle vendi dhe keshtu ndikimi i tij ne parlament nuk mund te ishte aq i fuqishem sa te merrte sanksiononte vendime te medha. Pronaret e medhenj do te arrinin te kontrollonin politikat e medha ne shkalle kombetare duke i luajtur zaret ne interes te tyre. Kjo zgjati deri ne trazirat e vitit 1924, kur pas vrasjes se Avni Rustemit Shqiperia u perfshi nga revoltat e dhunshme.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.