Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria njė ditė, veprat njė jetė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Dy letra te Lasgush Poradecit
Postuar nga: Albo

Letersi Nga historiku i shkrimtareve shqiptare

Dy letra tė Lasgush Poradecit

Ismail Kadare


Gjatė sistemimit tė arkivit vetjak, pėr gėzimin tim tė madh, gjeta midis dorėshkrimeve, dy nga letrat e Lasgush Poradecit. I kam kujtuar tė humbura, pas ikjes nė Francė nė vitin 1990, ashtu siē kam menduar pėr njė pjesė tė dorėshkrimeve, hamendje e natyrshme pėr njė arkiv qė pasi u sekuestrua, ka kaluar, siē dihet, nga zyrat e Prokurorisė nė ato tė Gjykatės, pėr tė pėrfunduar pėr fat tė mirė nė Arkivin e Shtetit.

Me sa jam nė dijeni, Lasgush Poradeci, mė i madhi poet i gjallė i Shqipėrisė, gjatė kohės sė diktaturės komuniste, ka lėnė pak letra tė datuara nė kėtė kohė. Poet i rrallė nė historinė e letėrsisė botėrore, tė cilit i ra fati tragjik qė, duke qenė ende gjallė, tė pėrjetojė vdekjen e tij nė kuptimin e plotė tė fjalės, Lasgush Poradeci, pėr njė kohė tė gjatė do tė vėrė nė skajim tė vėshtirė ndėrgjegjen e kombit tė vet. Mėnjanimi nga jeta dhe lėnia nė harresė tė plotė e poetit, i cili do t'i bėnte nder ēdo letėrsie evropiane, ka qenė njė nga mizoritė mė tė mėdha tė epokės.

Kėto dy letra janė vetėm njė copėz nga mozaiku i zymtė qė dėshmon se si poeti mė elitar i letrave shqipe, ai qė e kishte shpallur veten "zog i qiejve", do tė detyrohej tė ecte nėpėr baltrat e burokracisė komuniste, tė trokiste nė zyrat e saj shterpa, t'u kėrkonte njė shkresė a njė telegram nėpunėsve kokėtrashė e cinikė, qė ngazėlleheshin ngaqė e kishin nė dorė e mund ta bėnin tė vuante.

Letrat qė po botohen sot janė tė dyja tė vitit 1978. Kishin kaluar dy vjet qysh nga njė pėrpjekje e dėshtuar pėr t'i dhėnė Poradecit statusin e shkrimtarit profesionist, gjė qė praktikisht do tė lejonte ribotimin, me fjalė tė tjera, rikthimin e tij nė jetė. Ana tjetėr e problemit do tė ishte lehtėsimi i halleve tė tij tė pėrditshme. Duke u prerė ēdo shpresė pėr ēėshtjen madhore, atė tė lejimit tė krijimtarisė sė tij, mbeti problemi i vėshtirėsive tė jetės. Siē shihet qartė nga dy letrat e poetit, regjimi dinte tė dėnonte edhe nė mėnyra tė tjera. Duke mos u mjaftuar me krimin e parė, ndalimin e veprės, shteti komunist vazhdonte tė torturonte poetin pa bujė, duke ia helmuar ditėt e pleqėrisė. Ky helmim bėhej nė mėnyrė cinike: me veshin shurdh, me mosdėgjimin e kėrkesės sė tij modeste pėr emėrimin e vajzės si mėsuese nė Pogradec, me vonesėn e njė shkrese, tė njė telegrami. Sa shpejt e sa ngutshėm mbėrrinin nė administratėn e diktaturės letrat denoncuese, shkresat pėr arrestime, dėbime,burgime! Dhe sa ngadalė shkresat e tjera, sidomos ato qė mund ta lehtėsonin disi jetėn njerėzore!

Ēdo artdashėsi e sidomos ēdo adhuruesi tė poetit tė madh, do t'i dhembi nė zemėr kur tė lexojė kėto tekste, kur dėshpėrimi dhe mungesa e shpresės shfaqen nė mėnyrė ciklike, nėpėrmjet njė thatėsire frazash, si vijat e rėrės nė shkretėtirė. Eshte bota e dhunshme e burokracisė, e kundėrta krejt e botės sė poetit, qė, duke e detyruar tė bjerė nė mėshirėn e saj, hakmerret me poetin pėr "qiellsinė" e tij.

Njė analizė e thjeshtė e tekstit e jep kėtė dhunim. Nė mė pak se dy faqe gjenden mė shumė se 50 fjalė e terma administrative: 10 herė fjala "ministria", 11 herė "emėrim",7 herė "telegram (zyrtar)",6 herė "Komitet Ekzekutiv",6 herė "Kuadėr" ose "shef kuadri", 4 herė "dosje, pėrveē fjalėve transferim, administratė, pasaportizim, dokument, shkresė zyrtare kompetence etj.

Pasioni pėr t'u ulur kokėn shkrimtarėve e poetėve ka qenė i njohur, jo vetėm nė tė gjithė regjimet totalitare, por edhe nė sistemet e tė menduarit qė kanė lidhje me to. Kėto sisteme tė menduari vazhdojnė ende tė jetojnė edhe kur regjimet bien. Siē u tha pak mė lart, eksperimenti shqiptar me Lasgush Poradecin shkoi edhe mė larg. Regjimi u pėrpoq dhe nė njėfarė mėnyre ia arriti, qė ta vdiste pėr sė gjalli mė tė madhin poet tė vendit. Nė kėtė kah letrat e tij tė rralla e tė ftohta qysh nė atė kohė dukej sikur vinin qė poshtė pllakės sė mermertė tė varrit.

Ismail Kadare

Tiranė, nėntor 2002



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.