Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Une tallem me djallin sepse eshte ai qe i merr shpirtrat por s`eshte ai qe i mallkon.
--- Sartre

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Muzika :: Elsa Lile drejt Sanremos
Postuar nga: Albo

Muzika Nga pėrtej detit, me njė zė tė dridhur, tregon se e ka festuar fitoren nė njė disko…duke pirė e kėrcyer deri nė orėt e vona tė natės. Nė mėngjes, ėshtė ngritur mė e qetėsuar…atėherė ka besuar se ėndrra ishte realizuar. Pjesa e mbetur e kėsaj ėndrre do t’i realizohet mė 20 dhjetor, kur tė shkelė pėr herė tė parė Sanremon


Zefina Hasani



Silueta njerėzish shikonte t’i afroheshin gjithnjė e mė shumė pėrpara syve. Ndiente se shumė prej tyre i shtrėngonin duart, tė cilat i dridheshin pa pushim. Mė kot mundohej t’i mbante nėn kontroll…ato vazhdonin tė dridheshin, aq sa edhe autografet qė i kėrkonin, i dilnin mė shumė si shkarravina. As ajo vetė nuk e kuptonte qė mbi ato copa letrash po hidhej firma e saj.
Si jehonė e largėt i dukeshin zėrat e tė tjerėve, ndėrsa i thoshin “Bravo Lila, bravo”. Nuk mund tė pėrqendrohej kurrsesi nė lumturinė e saj, nuk po e linin qė ta ndiente pakėz, vetėm pėr vete, atė ēfarė kishte fituar, sepse gazetarėt e ngacmonin me pyetje dhe fotoreporterėt i kėrkonin tė pozonte pak edhe pėr gazetėn a revistėn e tyre. Nuk po e linin tė ikte nga ai vend. Ndėrkohė i mbėrritėn edhe telefonatat e para tė urimit. Nė kėtė ēakėrdisje, kaloi mė shumė se njė orė mbi skenėn ku u zhvillua spektakli “Destinacioni Sanremo” (i cili u transmetua nė Rai Due). Pikėt ishin dhėnė nga juria, fitorja ishte siguruar. Emri i vajzės shqiptare ishte shqiptuar si fituesja e radhės (me pikėt maksimale) pėr tė hyrė nė Festivalin italian tė Sanremos. Por ajo vetė, Elsa Lila, ende nuk e kishte besuar. Vonė, shumė vonė do ndihej e ēliruar nga hutimi. Vonė shumė vonė do ta ndiente gėzimin e fitores…atėherė kur po festonte nė njė disko, bashkė me miqtė e saj tė shtėpisė diskografike BMG.
* * *
Kėto janė tė parat detaje qė Elsa Lila tregon nga pėrtej detit. Zėri i saj, ndėrsa nis rrėfimin, ėshtė ende i ngarkuar nga emocioni-“Tani sapo jam kthyer nė Romė dhe ende nuk e kam marrė veten nga gėzimi”,-thotė ai zė i dridhur-“Mbrėmė kam festuar gjithė natėn me njerėzit qė mė shoqėronin nė atė “arenė lufte”, pra me njerėzit e shtėpisė diskografike BMG, me tė cilėt unė bashkėpunoj prej kohėsh.” Kėrcyen e pinė nė atė disko aq sa deshėn, tė ēmendur tė gjithė nga gėzimi. E mė shumė se askush tjetėr, e ēmendur nga fitorja ishte vetė ajo.“Nuk kam pse ta mohoj. E si mos tė jesh e ēmendur nga gėzimi kur siguron njė fitore tė tillė, kur nis tė shikosh si tė realizohet pėrpara syve ėndrra e madhe. E dėshiroja shumė kėtė sukses, pa mundur kurrė tė besoja se do tė mund tė arrija aty ku doja. Pasioni im mė i madh ėshtė muzika. Dua tė ec gjithmonė e mė lart nė kėtė rrugė qė kam nisur.” Ėndrra e saj ėshtė qė njė ditė ajo tė bėhet njė kėngėtare e madhe. Ėshtė e bindur kur thotė se njė pjesė tė kėsaj ėndrre ka nisur ta relizojė nė Shqipėri, nė vendin e saj tė lindjes. “Pjesa tjetėr e kėsaj ėndrre tė madhe do tė vazhdojė tė realizohet pak e nga pak kėtu nė Itali. Mė tej, nuk i dihet si do tė mė vijojė jeta. Por gjithmonė pranė muzikės, gjithsesi”,-shton Elsa duke qeshur. I ėshtė larguar disi emocioni dhe zėri i saj ėshtė bėrė mė i qetė, ndėrsa i rikthehet rrėfimit pėr ato qė ndodhėn pas spektaklit-“Pasi festuam ca orė nė disko, unė ndihesha shumė e lodhur dhe vajta tė flija. Sot jam zgjuar nė orėn 10. Ndihesha mė e qartė nė mendje, mė e qetėsuar, por pėrsėri nuk arrija tė kujtoja gjithė ē’kishte ndodhur njė natė mė parė. Mbaj mend qė kam marrė shumė telefonata urimi, por nuk di tė them se kush ka qenė njeriu i parė qė mė ka telefonuar. Edhe sot zilja e celularit nuk ka pushuar dhe mė ka shoqėruar pėrgjatė gjithė rrugės deri nė Romė. Sot ndihem jo mė si nė ėndėrr, siē ndihesha mbrėmė, por ndiej se jam nė botėn e vėrtetė dhe se, mė datėn 15 dhjetor, do tė jem nė Tiranėn time tė dashur”. Pohon se e ka shkelur shumė shpesh udhėn Romė-Tiranė. Gjithmonė ka pasur me vete njė emocion tė ēuditshėm. Ndoshta nga malli, nga mungesa qė ndien pėr njerėzit e saj tė afėrt, tė cilėt e kanė rritur qė kur ajo ishte njė vajzė e vogėl fare. Nė valixhet e udhėtimit ka transportuar kujtimet mes dy vendeve, mes dy shtėpive tė saja. “Kam ardhur gjithmonė nė Shqipėri pėr pushimet verore dhe pėr Vitin e Ri. Kam ardhur dhe kur mė kanė ftuar pėr spektakle e festivale. Edhe kėtė herė do ta marr kėtė udhėtim pas njė ftese qė mė ėshtė bėrė pėr festivalin e fundvitit mbi skenėn e tė cilit unė nisa tė besoj se ėndrrat edhe mund tė realizohen. Emocioni qė kam pasur me vete nė ēdo udhėtim kėtė herė do tė jetė edhe mė i madh”- Sepse kėtė herė do tė ngjitet nė atė skenė me njė fitore tė madhe.
* * *
Po i numėron me gishta ditėt qė duhet tė kalojnė, pėr tė ardhur nė Tiranė. Edhe pse, nė tė vėrtetė, vetėm pak muaj mė parė ka qenė. Nuk mund tė qėndrojė gjatė, mė 20 dhjetor duhet tė jetė nė Sanremo, sepse: “Mė 20 dhjetor do tė jetė edhe mbrėmja e prezantimit. Emocionet mė mbytin kur e mendoj atė ditė dhe ėshtė normale, sepse e shkel pėr herė tė parė atė vend tė shenjtė”,-zėri nis t’i dridhet sėrish dhe fjalėt t’i ngatėrrohen. “Jam nė makinė dhe tani mė duhet tė zbres”,-ndėrron bisedėn ajo. Pastaj tė thotė njė faleminderit, nga andej pėrtej detit. “Do tė shihemi sė shpejti nė Tiranė”…janė tė fundit fjalė qė, mė pas, mbyten nga sinjali i telefonit.

Dritare
Mes muzikės dhe arkitekturės

Iku nga Shqipėria dhe i vijoi studimet nė Liceun Shkencor tė Leēes. Nė bankat e asaj shkolle, ndėrsa mėsonte, ndėr tė tjerat edhe vizatimin teknik, kuptoi se po i lindte njė pasion i ri…tė merrej me arkitekturė. I dukeshin shumė interesante vizatimet dhe ndihej e arrirė kur profesorėt e vlerėsonin punėn e saj. Dhe, kur u ēlirua nga ai lice, vendosi tė vazhdonte shkollėn, pikėrisht pėr arkitekturė.“Sepse, mendoj se njeriu duhet tė provojė mė tepėr se njė alternativė”. Kėshtu Elsa u largua nga Leēe, pėr tė nisur njė jetė tė re nė Romė, atė tė studentes sė lirė e tė pavarur. Studimet nisėn me seriozitetin e duhur, ndėrsa mendja i lėvrinte pa pushim tek muzika. “Nuk doja ta lija me aq dėshirėn time pėr kėngėn, nuk doja t’i lija nė sirtarė arritjet e mia, ndaj realizova disa materiale tė reja nė anglisht dhe nė italisht dhe u paraqita me to nė disa shtėpi diskografike. Nė fund m’u pėrgjigj shtėpia BMG, me tė cilėn nisa bashkėpunimin”,-tregon Elsa. Ėshtė ky njė bashkėpunim i frytshėm pėr tė. Suksesi nuk vonoi t’i trokasė nė derė qė nga dita kur u njoh me ata njerėz. Sanremon e siguroi me kėngėt e “gatuara” nė atė shtėpi diskografike… “Uomini non cambiano”, tė Mia Martinit dhe kėngėn e krijuar prej saj “La porta del silenzio”, me tė cilat mori 40 pikėt e jurisė dhe u rendit nė treshen mė tė mirė, krahas dy konkurrenteve tė tjera, Alina dhe Dolcenera.

Ndrojtja pėr jetėn private

Asnjėherė nuk ka dashur ta ngacmojnė pėr jetėn e saj private. Pėr fėmijėrinė gjithnjė pak ka treguar. Lutet tė mos ia prekin kujtimet e largėta. Megjithatė, diēka ka treguar…Ishte gjyshi (nga i ati) ai qė ia vuri emrin Elsa. U krijua ky emėr si njė bashkim inicialesh tė emrave tė prindėrve tė vajzės dhe tė emrit tė tij. Gjyshi e donte shumė vajzėn e sapolindur, sepse ajo ishte e vetmja vajzė qė i kishte hyrė nė derė (vetė kishte qenė baba i shumė djemve). Ndaj dhe Elsa, tek rritej, mė shumė se ēdokėnd tjetėr donte gjyshin e saj. Kur iku nė Itali, vajza dhe gjyshi e patėn shumė tė vėshtirė nė ndaheshin nga njėri-tjetri. Ndaj ajo i kishte premtuar se do tė kthehej shumė shpejt pėr ta parė. Atje, nė Itali, Elsa kishte kuptuar se gjyshi i saj, krejt pa e ditur, i kishte vėnė emrin e njė shenjti. Nė kalendarin katolik italian, ku ēdo ditė ka shenjtin e vet, Elsa kishte lexuar edhe santa Elsėn (ishte dita e katėrt e korrikut dhe nė atė ditė ka lindur edhe ajo vetė). Qė nga ajo ditė, vajza ėshtė ndier mė e mbrojtur se kurrė nga Zoti, nga engjėlli i saj, santa Elsa. Tek ai shenjt ka besuar gjithė dhembjet e saja, tė cilat i ka mbartur qė nga koha kur prindėrit e saj u ndanė. Askujt tjetėr nuk ka dashur t’ia tregoj kėto dhembje. Ka mundur tė tregojė vetėm se nėna i ka munguar shumė, edhe atėherė kur nga shtėpia e gjyshes i dėrgonte letrat me shkrimin e saj prej fėmije, edhe atėherė kur merrte letra prej duarve tė saja. Kėshtu e mbajtėn lidhjen nėnė e bijė derisa …ajo u nda nga kjo jetė. Vajza u rrit mė pas duke ndier jo vetėm mungesėn e nėnės, por edhe tė letrave tė saja, mė shumė se kaq. Mbėshtetej pėr ēdo gjė tek gjyshėrit dhe tek babai i saj, Edmond Lila. Kėtij ia besonte tė gjitha dėshirat dhe ėndrrat. U bėnė miq tė mirė me njėri-tjetrin, edhe atėherė kur i ati vendosi tė martohej me italianen Marie Rozaria. Elsa, motra e saj, babai dhe italianka krijuan nė Leēe familjen e re. Ndėrsa nė murin e asaj shtėpie rrinte i varur portreti i nėnės sė Elsa Lilės.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.