Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashurohet vetem ajo qe nuk kihet.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Si u ngrit Republika Shqiptare e Korēės
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Themistokliu veproi jo vetėm si njė patriot i shquar, por u tregua edhe si njė politikan i mirė pėr tė zhdukur gjurmėt e sė kaluarės. Dhe pėr tė siguruar njė bashkėpunim midis elementeve me pikėpamje e rryma tė ndryshme vendosi qė nė kėshillin qeveritar tė merrnin pjesė edhe persona qė ishin si krerė tė propagandės greke

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (23)



Ngjarjet e kryengritjes epirote tė 1914-ės dhe propaganda shekullore greke kishin sjellė njė pėrēarje pak a shumė tė madhe midis popullit. Themistokliu nė kėtė situ-atė veproi jo vetėm si njė patriot i shquar, por u tregua edhe si njė politikan i mire pėr tė zhdukur gjurmėt e sė kaluarės. Dhe pėr tė siguruar njė bashkėpunim midis elementeve me pikėpamje e rryma tė ndryshme vendosi qė nė kėshillin qeveri-tar tė merrnin pjesė edhe persona qė ishin si krerė tė propagandės greke. Me taktikėn e tij mundi tė zgjedh nė kėshillin qeveritar disa nga kėta, tė cilėt i thirri nė shtėpinė e tij duke i lėnė pėrpara njė faktit tė kryer. Nė mėngjesin e 10 dhjetorit i mori me vete dhe i solli nė godinėn qeveritare kėta per-sona: Vasil Kondi, dr. Noēka, Rafail Avrami, avokat Vasillaq Singjelari, Thimaq Cale (vėllai i Pandeli Cales), Jano Vangjeli (vėlla i Pandeli Vangjelit), Qani Dishnica, Hysen Dishnica, dr. Haki Mborja, Tefik Panariti e Mehmet Babani. Kur populli ishte mbledhur pėrpara prefekturės, mė 10.12.1916, Kėshilli qeveritar me nė krye Themistoklinė erdhi nė prefekturė. Aty njė togė ushtarėsh francezė i priti me nderime tė posaēme dhe mė pas kolonel Dekueni (Decoin) dhe Themistokliu dolėn nė ballkonin e prefek-turės duke mbajtur qė tė dy nga njė fjalim tė shkurtėr. Midis brohoritjeve tė popullit u ngrit flamuri kombėtar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korēės. Kėshilli qeveritar kishte funksione tė fuqisė ekzekutive dhe tė asaj legjislative dhe ishte organi suprem i republikės. Kryesinė e kėshillit e mbanin me radhė pėr njė muaj rresht ēdo anėtar i saj dhe ky, pėr atė kohė, zinte vendin e kryetarit tė republikės. Themistokliu u emėrua prefekt i policisė, njė francez me emrin Delegat pėrfaqėsonte komandėn franceze
dhe kryente detyrat e njė prefekti civil. Gjuha zyrtare ishte gjuha shqipe. Koloneli Dekuen u tregua njė shqiptarofil i nxehtė dhe nuk kurseu asgjė pėr tė ndihmuar mbarėvajtjen e republikės. Hinterlandi I kėsaj republike ishte shumė i ngushtė. Salih Butka qėndronte nė Melēan e nė Boboshticė. Francezėt bėnė ē’ėshtė e mundur pėr ta bindur atė tė vinte nė Korēė e tė bashkėpunonte me ta. Dėrguan nė Melēan njė delegacion shqiptar bashkė me njė major francez, tė cilėt e kėshilluan tė dorėzohej, por Saliu nuk e pranoi, megjithė qė ngritja e flamurit nė Korēė Salihun e kishte kėnaqur. Ai e gjente nė interes tė republikės qėndrimin e tij jashtė valles dhe e quante si njė sigurim mė tė mirė pėr pozitėn e Themistokliut, i cili pėr ēdo even-tualitet kishte njė vend ku tė mbėshtetej. Nė realitet midis tyre nuk ekzistonte asnjė konflikt dhe sado qė Saliu vepronte si fuqi e lidhur me austriakėt, interesin e Shqipėrisė e vinte mbi tė gjitha. Njė ditė mbas dėshtimit tė marrėveshjes me Saliun, francezėt qė kishin sjellė edhe fuqi tė tjera kėmbėsorie nga Korēa, bom-barduan Teqen e Melēanit ku qėndronte ai. Ēetat dalngadalė filluan tė shtyhen deri afėr Voskopojės, por Urėn e Maliqit francezėt nuk e kapėrcyen dot. Brenda njė kohė tė shkurtėr fancezėt formuan njė regjiment shqiptarėsh prej 1000 vetash me oficerė shqiptarė, qė u vunė nėn komandėn e njė majori tė tyre tė quajtur Holc (alsa-cien), i cili deri nė fund u tregua njė dashamirės i shqiptarėve, tė cilėt I mbronte nga sulmet dhe intrigat. Nė pranverėn e vitit 1917 francezėt sollėn edhe fuqi tė tjera tė konsiderueshme dhe filluan njė ofensivė tė gjerė me regjimentin shqiptar; pėrpara mundėn tė okuponin gjithė Gorėn deri nė Pogradec dhe nga perėndimi mbėrritėn deri nė Guri i Prerė. Fuqitė austriake dhe bullgare kudo pėsuan disfatė, kurse ēetat shqiptare, qė vepronin sė bashku me ta, nuk luftonin si duhet kundėr francezėve, tė cilėt pėr shkak tė ngjarjeve tė Korēės, nuk i shihnin me sy armiku. Tani pozita e Republikės sė Korēės ishte forcuar nga ēdo pikėpamje, oficerė dhe ushtarė shqiptarė dekoroheshin njė mbas njė me “Legion d’honneur” dhe me medal-je tė tjera franceze tė luftės. Financat e saj ishin dorėzuar, arsimi po zgjerohej, u shtypėn pulla tė ndryshme me emrin e republikės monedha karte me vlerė njė frang dhe gjysmė frangu.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.