Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk kam asnje dyshim qe devocioni i vertet eshte burimi i qetsise. Ai e ben me te durueshme jeten dhe me te embel vdekjen: s`mund te nxjerresh shume nga hipokrizia.
--- La Bruyere

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Demokraci :: Pėr njė ekonomi tė ēliruar nga dogmatizmi
Postuar nga: ernest

Demokraci Ne vijim te artikullit te Erisa Zykajt mbi aftesine e shtetit shqiptar per te negociuar me BE-ne, ja dhe nje artikull i plote i Genc Burimit ne Gazeten Shekulli, apo nje thirje bis qe ju drejtohet atyre qe firmosin per te ardhmen e Shqiperise...

Nga Genc Burimi (gazetar ne Radio France Internacional)

Ajo qė ka bllokuar dhe bllokon ekonominė shqiptare pėr ekspansion, nuk janė mė shumė faktorėt objektivė, sesa ideologjia rrethuese qė bėn ligjin nė mbarė Europėn Lindore qė prej rėnies sė murit tė Berlinit. Kjo ideologji qė mban emrin liberalizėm ekonomik e bazuar nė sloganin e tregtisė sė lirė i ka sjellė mė shumė pasoja tė dėmshme sesa dobi ekonomive lindore nė pėrgjithėsi e asaj shqiptare nė veēanti. Thelbi i kėsaj ideologjie ėshtė pėrparimtar, por imponimi i saj jo nė kohėn, as dhe nė vendin e duhur, ėshtė antiproduktiv. Mungesa e frymės kritike nga ana e qeveritarėve tanė ndaj formulave shablone qė na ofrohen, po ngėrthen nė njė prapambetje ekonomike tė qėndrueshme. Le tė shpjegohemi.
Pėr njė gjysmė shekulli, dy sisteme socio-ekonomike u konfrontuan. Nė finish, sistemi sovjetik i ngritur mbi themelet e ekonomisė sė planifikuar u shemb si njė kala prej rėre. Sistemi liberal perėndimor triumfues, nė mėnyrėn mė tė natyrshme, i serviri tė uriturve tė anės tjetėr sė perdes sė hekurt, recetat e veta efikase, qė sipas logjikės sė gjėrave do t'i transformonin nė pak vite ekonomitė lindore, nė tregje konkurruese.
Nė kėtė "recetė" mund tė lexoje: shmangie tė shtetit nga ekonomia, privatizim nė masė, tregti e lirė. Nė pamje tė parė, nuk ka asnjė "hile" . Kjo ėshtė formula qė zbaton edhe Perėndimi sot pėr veten e tij. Veēse para 50 vjetėsh nuk lexoi tė njėjtat gjera. Ndoshta me naivitet, ndoshta pėr dembelizėm, apo ndoshta pėr llogari tė tjera Perėndimi harroi tė na jepte nė vitet '90, formulat qė e nxorrėn nga kriza pasluftės sė Dytė Botėrore. Ato u bazuan thelbėsisht tek e kundėrta e recetave qė na diktohen sot. Ky zhvillim u krye me anė tė ndėrhyrjes sė fuqishme tė shtetit nė ekonomi nėpėrmjet subvencioneve tė jashtėzakonshme pėr tė rivėnė nė punė makinerinė ekonomike tė asfiksuar nga lufta. Kėto subvencione qė u mbėshteten nga plani Marshall u injektuan menjėherė nė ekonominė prodhusese. Pas fitores mbi nazizmin duhej fituar njė tjetėr beteje, ajo e ngopjes sė tregut me mallra tė prodhuara, nė mėnyrė qė edhe dyqanet tė ishin plot, por edhe vendet e punės po ashtu tė ishin efektive. Mbasi i fuqizuan mirė ekonomitė vendase me uzina e fabrika, disa private e disa shtetėrore, por nė tė gjitha rastet me miliarda ndihma publike nga mbrapa, Europa Perėndimore, duke ditur se pas suksesit vjen konkurrenca, dhe se pas konkurrencės kapitalisto-bizantine vjen lufta, vendosi tė krijojė njė treg tė pėrbashkėt ekonomik. Ky vendim nuk u mor menjėherė por 22 vjet mė vonė, mė 1957, me tė quajturin Traktat i Romės nga ku lindi Komuniteti Europian. Mbasi ky treg pa dogana pėrfshiu nė hapėsirėn e dy-tre dekadave gjithė Europėn Perėndimore, ndėrkohė qė mallrat me tepricė duheshin shitur gjėkund tjetėr, nė vitet '80, u vendos tė forcohej tregu i lirė nė shkallė botėrore, paēka se vendet e tjera ishin gati apo jo. Gatt-i u shndėrrua kėshtu ne vitet '90 nė Organizatė Botėrore tė Tregtisė, njė lloj Kominterni i kapitalizmit. Kredoja e njė bote ku shteti ėshtė njė nocion arkaik, ku gjithshka duhet privatizuar, ku doganat duhen hapur e shqyer sepse kėshtu e do interesi i tė drejtave tė njeriut, u bė si marksizmi nė kohėn e vet, kredoja dominuese, e mjer ai shtet qė nuk bindet.
E pikėrisht nė kėtė pjesė tė xhirimit tė filmit " pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm" , mbėrrijnė aktorė tė rinj, tė ēliruar nga zgjedha komuniste. Ne lindorėt, e veēanėrisht ne shqiptarėt, qė as Lindjen vetė s'e kishim parė. Na bėjnė shpejt e shpejt njė miksazh tė fytyrės, na veshin ca mbrapsht e ca parē, kostume liberalesh tė kulluar e na thonė, futini me vrap nė skenė : Aksion! Xhirimi fillon.
Nė pjesėn qė luajmė, por qė nuk dimė se ē'ėshtė, e qė mban emrin e tmerrshėm " Terapia e shok-ut", na takon tė privatizojmė ē'tė na shohė syri. Nė kėtė karakatinė tė madhe qė ėshtė Shqipėria, ndėrmarrje tė kalbura e tė shkatėrrura shiten, paēka se pėr ato nevojiten me miliona dollarė qė tė vijnė nė vete. Asnjė biznesmen shqiptar i ndershėm nuk ka mundėsinė mė tė vogėl tė modernizimit industrial pa njė subvencion nga shteti qė duhet tė shėrbejė si garanci pranė bankave kredituese, ashtu siē e bėnė pas luftės, dhe siē vazhdojnė ta bėjnė shtetet perėndimore me kompanitė e tyre nė krizė si France apo Deutch Telekom, Boeing, Fiat etj. Rezultati : terapisė sė shok-ut shqiptarėt u thanė "na marrsh tė keqen" duke preferuar terapinė e piramidave financiare. Paraja e xhepit vlonte, konsumi po ashtu, dhe ndėrmarrjet e privatizuara me aq bujė pėr t'i dhėnė hov prodhimit, ekonomisė, punėsimit, shndėrrohen, ironi e fatit, nė terrene stokazhi pėr mallrat e huaja qė gjejnė nė Shqipėri njė parajsė tė vogėl qė do tė ishte dhe mė e kėndshme akoma sikur mos tė kishte dogana. Pasi pjesa e dytė e rolit dhe qėllimi final i tij me kėtė perspektivė tė frikshme lidhet: pėrveē privatizimit tė dėshtuar, na kėrkohet qė ne mė pak se 10 vjet nga hyrja nė kapitalizėm tė hapim tregjet. Domethėnė, ta vemė qerren pa qe. Paēka se mund tė argumentosh se po e hape tregun nė kushtet e njė kapitalizmi embrionar vret njė popull, se pėr ēdo kamion me mallra qė hyn nga jashtė, janė mijėra vende fronte pune qė asgjėsohen nė vend, asgjė nuk e tund besimin e patundur tė njė FMN-isti apo BB-isti, tek vėrtetėsia e recetave tė Perėndimit edhe kur terreni praktik provon tė kundėrtėn me njė prodhim minimal e papunėsi katastrofike.
Atėherė ne shqiptarėt, ēfarė do tė bėjmė? Do tė vazhdojmė ashtu si dje tė ndjekim symbyllurazi ideologjitė, apo pėr njė herė tė vetme nė historinė tonė do tė shohim interesin kombėtar nė lėmin ekonomik, ku pakkush tė bėn dhurata.
Nėse dje ndiqej me laps nė dorė manifesti i Marksit e sot rekomandimet e arta tė FMN-sė, interesi kombėtar duhet tė na shtyjė tė ndjekim atė ē'ka na thonė e kėrkojnė biznesmenėt tanė qė pėrpiqen tė investojnė, tė prodhojnė e tė punėsojnė. Janė ata motori real i ekonomisė sonė, janė ata qė duhet t'i dėgjojmė me vėmendjen mė tė thellė, e jo disa pseudoekspertė tė huaj, qė nuk kanė pėrse tė vrasin vėmendjen sesi tė nxisin prodhimin nė Shqipėri, pasi kėtė fenomen nuk e njohin qė prej dhjetėra vitesh e nuk e mėsojnė mė, as nėpėr shkollat mė tė mira tė Perėndimit. Njė perėndimor njeh vetėm njė sfidė: si tė shesė sa mė shumė mallra duke e detyruar rivalin tė heqė doganat. Ose, si tė shpikė sa mė shumė arsye (normash, higjiene etj.) qė t'i refuzojė rivalit aksesin nė treg (pėr shembull, pulat ruse qė pengohen nė SHBA, apo veturat japoneze njė farė kohe nė Europė).
Tė duam nė shqiparėt tė hyjmė nė vallen e tregtisė sė lirė qė tani, kur edhe kutitė e shkrepėseve i importojmė, kjo ėshtė mė tepėr sė njė ēmenduri ekonomike, kjo ėshtė njė vetėvrasje kolektive qė shprehet nė emigracionin nė masė pėr shkak pikėrisht tė sabotimit tė prodhimit vendas, i vetmi qė u ofron njerėzve punėsim nė masė, perspektivė e dinjitet. Vėrtet qė Perėndimi duket se na ka nė dorė duke na imponuar, nė mėnyrė tė nxituar tregti tė lirė nė Ballkan me vende mė efikase nė fushėn e prodhimit se Shqipėria. Por po t'i jepet mundėsia biznesit prodhues vendas tė zhvillohet pėr tė fituar pikėsėpari tregun shqiptar para se tė lakmojė atė tė fqinjve, me taksat qė do tė marrė shteti nė shkėmbim tė kėtij hovi ekonomik, ne shumė shpejt nuk do tė kemi nevojė as pėr FMN-nė e as pėr Bankėn Botėrore, siē nuk kanė nevojė as Luksemburgu, Danimarka apo Holanda vende tė pėrmasave tona qė duam t'i kopjojmė. Sot na thonė t'i hapim doganat pėr miellin serb e prodhime tė tjera nga Maqedonia apo Kroacia sepse ashtu e do interesi i mini -shengenit ekonomik ballkanik!!! Dhe nuk ka njė burrė shteti shqiptar qė para sė tė firmosė kėtė liberalizim tė disfavorshėm shkėmbimesh tė pyesė se cili ėshtė interesi i fermerėve dhe i industrialistėve vendas? Pėrse nuk kopjojmė Francėn qė pėr tė mbrojtur interesat e fermerėve tė saj, nuk e pati tė vėshtirė para dy javėsh t'i tregonte " vendin" Britanisė sė Madhe duke anuluar njė samit tė pėrbashkėt? Pėrse nuk kopjojmė " vėllezėrit" amerikanė qė pėr tė mbrojtur metalurgjinė e SHBA-ve u thanė europianėve para disa muajsh: na falni, por do ta mbyllim pėr ca kohė tregun tonė megjithė dhjetėrat e traktateve qė kemi firmosur, sepse kėshtu e do interesi i biznesit amerikan, tė cilit po nuk iu plotėsuan dėshirat falimenton vetė shteti?
Nga ky vėshtrim i pėrgjithshėm , njė konkluzion i trefishtė shtrohet: Sė pari, tregtia e lirė ėshtė njė aspiratė mjaft pėrparimtare por e parakohshme pėr kushtet e ekonomisė sonė. Vetėm kur tė arrijmė tė ngremė njė rrjet prodhues industrialo-bujqėsor konkurrues, atėherė mund ta pranojmė, biles edhe t'ua imponojmė fqinjėve tregtinė e lirė.
Sė dyti, kryeministri dhe ministrat e Ekonomisė e tė Financave tek ne, para se tė pranojnė kėto detyra tė shenjta, tė jenė tė aftė intelekualisht e profesionalisht tė bėjnė oponencė me ekspertėt e huaj, pasi nė ēdo marrėveshje qė nėnshkruhet, angazhohet e ardhmja e njė populli tė tėrė. Sė treti, tė krijohet njė minsitri e biznesit tė vogėl e tė mesėm nė krye tė sė cilės tė vihet njė personalitet i dalė nga kjo klasė, nė mėnyrė qė interesat e sektorit prodhues tė mbrohen nė shkallėn maksimale, si njė sektor po aq i rėndėsishėm sa dhe mbrojtja e vendit. Me fjalė tė tjera, rruga e zhvillimit tek ne nuk duhet tė jetė vetėm ekonomike, por edhe mendore, qė ideologjitė mos tė zėvendėsojnė edhe pėr njė kohė tė gjatė akoma, interesat reale tė kombit.

Ne rubriken "Komente" te Gazetes Shekulli.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.