Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mendja e madhe te pret fatin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Kryesimi i BE nga Greqia, dhe pasojat per Shqiperine
Postuar nga: ernest

Ceshtje Kombetare Marrja nga ana e Greqise e Kryesise rrotulluese te Bashkimit Europian [BE] ne janar 2003 perben, padyshim, nje ngjarje te rendesishme per te si shtet ballkanik dhe njekohesisht anetar i BE-se dhe i NATO-s
Por, mendohet se nje nga "veshtiresite" kryesore do te krijohet nga Greqia, e cila duket se do te perpiqet te perdore kryesimin e vet te BE-se per te perfshire ne negociatat BE-Shqiperi edhe nje problem tashme krejt te shteruar ne marredheniet dypaleshe: ate te pakices greke ne Shqiperi.

Nga Agron Alibali

Marrja nga ana e Greqise e Kryesise rrotulluese te Bashkimit Europian [BE] ne janar 2003 perben, padyshim, nje ngjarje te rendesishme per te si shtet ballkanik dhe njekohesisht anetar i BE-se dhe i NATO-s. Qysh tash po ravijezohen disa nga kulmet e ketij kryesimi, sikurse do te jete pershembull takimi i nivelit te larte i Athines ne prill 2003 ku edhe pritet qe dhjete shtetet kandidate te ftohen zyrtarisht per t'u anetaresuar ne BE.

Pakicat ne BE dhe jashte tij

Nga ana tjeter, pa dyshim qe ne programin e kryesimit grek te BE-se do te ceket apo do te trajtohen edhe negociatat per Marreveshjen per Shoqerim (Association) dhe Stabilizim me Shqiperine, te cilave iu dha drita e gjelbert para do kohesh dhe per te cilat qysh tash ekipi i posacem i BE-se i ka quajtur si "te veshtira". Por mendohet se nje nga "veshtiresite" kryesore do te krijohet nga Greqia, e cila duket se do te perpiqet te perdore kryesimin e vet te BE-se per te perfshire ne negociatat BE-Shqiperi edhe nje problem tashme krejt te shteruar ne marredheniet dypaleshe: ate te pakices greke ne Shqiperi. Qendrimi i Brukselit deri me sot ndaj ketyre demarsheve te Greqise ka qene haptazi i painformuar dhe i pasakte, per te mos thene i njeanshem. Sepse ne thelb, BE-ja, si bashkim politik dhe ekonomik shtetesh sovrane, ngerthen ne vetvete nje paradoks: ndersa ne traktatet dhe dokumentetet e tjera themelore te BE-se flitet shume pak ose aspak per pakicat brenda vete BE-se, perfshire edhe Greqine, kur vjen puna per shtetet qe aspirojne te anetaresohen ne BE, atyre u vihen kushte dhe kerkesa detyruese dhe, sikurse ne rastin e Shqiperise, aspak realiste. Me fjale te tjera, ndersa BE-ja nuk ka bere thuajse asgje per pakicat apo minoritetet e shumta dhe te rendesishme etnike ne nje shtet anetar te vetin, sikurse eshte Greqia, kjo organizate ka pranuar megjithate te kthehet ne njefare instrumenti shumepalesh ne duart e Greqise per paraqitjen e pozicioneve te njeanshme dhe subjektive te kesaj te fundit ne marredheniet e veta me Shqiperine dhe shtete te tjera te Europes Juglindore. Ne kete drejtim, edhe gazeta e madhe amerikane "The Wall Street Journal" kritikonte BE-ne ne nje artikull te saj redaksional per Turqine duke theksuar me elegance se "pakica etnike ka edhe ne vende te BE-se" dhe jo vetem ne Turqi. (Wall Street Journal Europe, 17 tetor 2002). Por synimi i ketij shkrimi nuk eshte analiza e legjislacionit komunitar per pakicat nese ekziston vertet dicka e tille, apo e politikave komunitare perkatese. Ne fakt, po kristalizohet gjithnje e me shume mendimi se Greqia po e perdor peshen dhe ndikimin e vet ne BE per te shmangur vemendjen nga disa probleme te brendshme vertet te rendesishme, sikurse jane problemi i pakicave etnike ne Greqi dhe i te drejtave te tyre, si dhe problemi i ekzistences de jure dhe krejtesisht te pajustifikueshme te Ligjit te Gjendjes se Lftes me Shqiperine te vitit 1940, tek i cili edhe do te perqendrohemi ne kete shkrim.

Ligji grek dhe shkelja e te drejtes nderkombetare

Dihet tashme se pushtimi italian i Shqiperise me 7 prill 1939 solli humbjen e pavaresise se saj, si dhe te personalitetit juridik te Shqiperise si subjekt i pavarur dhe sovran i se drejtes nderkombetare. Fillimi i Luftes Italo-Greke ne tetor 1940, shpallja zyrtarisht e gjendjes se luftes dhe ngjarjet qe rrodhen me tej treguan qarte se Shqiperia dhe populli shqiptar nen pushtim nuk ishin pale ne ate konflikt. Dezertimi i batalioneve shqiptare te komanduara nga Gjeneral Spiro Moisiu, internimi i ketij te fundit ne fshatrat e Elbasanit nga ana e autoriteteve italiane, dhe mjaft shembuj te tjere provojne qarte kete gje. Porse, shqiptaret, nga ana tjeter, pane me mjaft shqetesim dhe hidherim se ne territoret jugore ku hyne trupat greke gjate luftimeve, ato pas pak u paraqiten haptazi si trupa pushtuese, duke zevendesuar pushtimin italian me pushtimin grek. Kjo madje vertetohet edhe nga disa akte juridike te shtetit grek te asaj kohe ku shpallej aneksimi i trojeve shqiptare ne shtetin grek. Mbarimi i Luftes se Dyte Boterore solli edhe lidhjen dhe nenshkrimin e nje sere traktatesh te paqes midis vendeve nderluftuese. Keshtu per shembull, u nenshkrua Traktati i Paqes midis Italise dhe Greqise, ai midis Italise dhe Shqiperise, etj. Juridikisht dhe formalisht, gjendja e luftes midis Italise e Greqise, dhe Italise e Shqiperise mori fund. Dhe tash, pas gati 60 vjetesh, Italia dhe Greqia jane dy vende aleate, dhe anetare te BE-se dhe NATO-s, dhe perbejne nje shembull te miqesise dhe bashkepunimit nderkombetar midis dy vendeve qe dikur ishin nderluftuese. Por nuk ndodhi keshtu ne marredheniet diplomatike midis Greqise dhe Shqiperise. Eshte per te ardhur keq qe autoritetet greke, dhe konkretisht Parlamenti dhe Presidenti grek ende nuk kane shpallur te pavlefshem juridikisht Ligjin e Gjendjes se Luftes me Shqiperine te vitit 1940. Ky qendrim perben nje shkelje te hapur dhe flagrante te normave te se drejtes nderkombetare qe rregullojne marredheniet midis dy shteteve sovrane, dhe me konkretisht te parimit themelor pacta sunt servanda [marreveshjet duhen zbatuar]. Te gjitha qeverite shqiptare te pasluftes kane ngritur boterisht problemin e Ligjit te Gjendjes se Luftes. Qendrimi i shtetit shqiptar, pavaresisht nga forma e regjimit ne vend, ishte me se i qarte: heqja dhe abrogimi i Ligjit te Gjendjes se Luftes ishte "conditio sine qua non" per normalizimin e marrdhenieve dypaleshe shqiptaro-greke dhe ngritjen e tyre ne nivele te tjera bashkepunimi ne interes te ndersjellte dhe ne dobi te paqes e stabilitetit ne rajon. Rezultat i ketij qendrimi ishte edhe Vendimi i 2 gushtit 1987 i qeverise greke te kryeministrit Andreas Papandreu per heqjen e Ligjit te Gjendjes se Luftes. Ishte e qarte se pala greke pranonte kushtet dhe qendrimin e pales shqiptare per heqjen e Ligjit te Gjendjes se Luftes si parakusht per normalizimin e marrdhenieve. Prandaj edhe Athina filloi te ndermerrte hapat e nevojshme ne zbatim te marreveshjes dypaleshe per sherimin e gjendjes. Qendrimi realist dhe pragmatik grek kishte edhe nje arsye tjeter qe tejkalonte rendesine e marredhenieve dypaleshe. Greqia, si anetare e NATO-s dhe BE-se nuk mund dhe nuk duhej te toleronte qe nje ligj i tille absurd te demtonte anetaresine e saj ne ato dy organizata te rendesishme, pasiqe kuptohet se hyrja e Greqise ne to ishte arritur duke pranuar se ajo nuk kishte asnje problem, konflikt apo mosmarreveshje me vendet fqinje verior, jo me te ishte de jure ne gjendje lufte. Por shpejt u be e qarte se vendimi i vitit 1987 i qeverise se Z. Papandreu nuk kishte fuqi juridike sipas legjislacionit grek, dhe pra nuk mund te sillte pasoja dhe rrjedhime ne te drejten nderkombetare. Me te vertete, ai vendim as nuk u miratua nga Parlamenti grek, dhe as nuk u promulgua nga Presidenti grek i asaj kohe, Z. H. Sarcetaqis, cka perbenin hapa te domosdoshem per dhenien e fuqise juridike te akteve nenligjore sipas te drejtes se brendshme greke. Sepse kuptohet qe vendimi qeveritar i vitit 1987, si akt nenligjor, duhej te merrte miratimin parlamentar apo presidencial ne menyre qe te shfuqizonte nje akt ligjor te vitit 1940 te ndermarre nga Parlamenti dhe te dekretuar nga Mbreti. Megjithate, pala shqiptare gjate viteve ne vazhdim punoi seriozisht per permiresimin dhe fuqizimin e marredhenieve dypaleshe, edhe pse ndryshimet e medha ne sistemin qeverises si dhe tranzicioni i veshtire nuk i mundesuan asaj qe t'i kerkonte pales greke me ngulm dhe vendosmeri respektimin e plote dhe te shpejte te angazhimeve dhe detyrimeve te premtuara. Dhe keshtu, pas gati 15 vjetesh, sot ne vitin 2002, dhe ne prag te negociatave BE- Shqiperi, ndodhemi ne gjendjen paradoksale kur pala shqiptare i ka plotesuar, madje ka tejkaluar te gjitha angazhimet e veta ndaj Greqise, porse kjo e fundit ende nuk ka realizuar detyrimin e saj te pare dhe themelor ndaj Shqiperise - ate te shfuqizimit te Ligjit te Gjendjes se Luftes te vitit 1940. Nuk ka dyshim se, ne rrafshin dypalesh, ky qendrim perben shkelje te parimit pacta sunt servanda, qe eshte nje nder parimet themelore te se drejtes nderkombetare. Por ky qendrim i Greqise perben shkelje te se drejtes nderkombetare edhe ne rrafshin shumepalesh. Sikurse u theksua me siper, anetaresimi i Greqise ne BE dhe NATO u njemendesua duke menduar se ajo nuk kishte kurrfare problemi te pazgjidhur me fqinjet e vet veriore. Shtetet e tjera anetare te BE-se dhe NATO-s do te habiten pa mase dhe pa tjeter qe duhet te reagojne kur te marrin vesh se nje anetar i organizatave ku edhe ato bejne pjese ka nje Ligj te Gjendjes se Luftes me nje shtet te trete. Madje edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania, per shembull, nuk mund te pranojne apo tolerojne qe Greqia te ndodhet de jure ne gjendje lufte me nje shtet te trete, pasiqe detyrimet e ndersjellta qe rrjedhin nga Traktati NATO mund te cenojne marredheniet e tyre me shtetin e trete, ne kete rast Shqiperine. Nga ana tjeter, refuzimi i Greqise per te abroguar Ligjin e Gjendjes se Luftes me Shqiperine perben shkelje te Nenit 2(4) te Kartes se Kombeve te Bashkuara, i cili ndalon "kercenimin apo perdorimin e forces kundrejt integritetit territorial apo pavaresise politike te cdo shteti". Pavaresisht nga marredheniet e mira dypaleshe, vete ekzistenca de jure e ligjit ne fjale perben "kercenim" sipas kuptimit te Nenit 2(4) te mesiperm, pa permendur qendrime dhe deklarata te tjera nacionaliste madje edhe nga zyrtare te larte greke, sikurse ishte rasti para rreth dy vjetesh kur Ministri i Mbrojtjes i Greqise, A. Xohaxopullos, krahasoi gjendjen ne Kosove me ate te pakices greke ne Shqiperi (ANA 10 tetor 2000), apo qendrimi i tij i hapur nacionalist ne takimin e atehershem Mejdani - Xohaxopullos, kur ky i fundit e lidhi apo e kushtezoi heqjen e Ligjit te Gjendjes se Luftes me "zgjidhjen e problemeve globale midis Greqise dhe Shqiperise." Por, per hir te se vertetes, duhet pranuar se Greqia e sotme nuk eshte ajo e Venizellosit, Metaksait, Zerves, ap e elementeve nacionaliste si Xohaxopullos me shoke. Segmente te tera te shoqerise greke, pjesa me e perparuar e saj, po perpiqen seriozisht qe Greqia te jete me te vertete nje vend europian, ku te drejtat e njeriut dhe te pakicave te njihen dhe te respektohen plotesisht, dhe ku ai deficit demokratik i krijuar dhe i lejuar nga akte legjislative apo qendrime nacionaliste te papranueshme, sikurse eshte Ligji i Luftes me Shqiperine, te shfuqizohen njehere e pergjithmone. Rrjedhoje e ketyre qendrimeve realiste, konstruktive dhe europiane ishte edhe lidhja e Traktatit te Miqesise midis Shqiperise dhe Greqise, te vitit 1996. Sipas ketij Traktati per here te pare Greqia dhe Shqiperia njohen kufirin midis tyre, si dhe ndermorren angazhime te rendesishme ne trajtimin dhe respektimin e te drejtave te pakicave ne vendet perkatese. Kuvendi i Shqiperise e ratifikoi Traktatin nje vit me vone. Ne dhjetor 1999 traktati u miratua edhe nga Parlamenti grek, edhe pse aty u debatuan me fryme aspak pozitive dhe u shprehen rezerva per rrjedhimet qe mund te sillte Traktati lidhur me problemet e pronave te shqiptareve ne Greqi. Por pavaresisht prej ketij hapi monumental ne marredheniet dypaleshe, pala greke nuk e shoqeroi miratimin e Traktatit me nje angazhim apo deklarim te qarte [eksplicit] dhe te padyshueshem qe te shpallte dhe percaktonte pavlefshmerine e menjehershme dhe pa kushte te Ligjit te Gjendjes se Luftes te vitit 1940. Rrjedhimisht, eshte per te ardhur keq qe Ligji i Gjendjes se Luftes ende ekziston ne regjistrat parlamentare greke dhe ne praktiken gjyqesore te shtetit fqinj. Burime te mireinformuara bejne te ditur se ky ligj ende sjell pasoja juridike civile mohuese ne konflikte te karakterit pasuror qe kane te bejne me shtetas shqiptare apo me shtetas greke me origjine shqiptare te cilet kane interesa pasurore ne Greqi. Por ekzistenca e ketij ligji vazhdon te perbeje frymezim te fuqishem edhe per disa qarqe nacionaliste ne Greqi, ndikimi dhe veprimtaria e te cilave demton rende interesat dhe imazhin europian te Greqise, si dhe marredheniet e saj me Shqiperine. Madje edhe kryetari i shtetit shqiptar, Z. Meidani, e ngriti zyrtarisht ne forumin e OKB-se ne shtator 2000 problemin e ekzistences se Ligjit te Gjendjes se Luftes. Vete Ministri i Jashtem i Greqise, Z. Jorgo Papandreu, nje nga personalitetet me te shquara dhe progresiste ne Greqi, ia konfirmoi autorit te ketyre rradheve ekzistencen formale te Ligjit te Gjendjes se Luftes gjate nje bisede ne SHBA ne vjeshten e vitit 2000. Nje vit me vone, ne shtator 2001, Z. Papandreu premtoi ne nje takim me Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan ne Nju Jork se Ligji i Gjendjes se Luftes do te shfuqizohej brenda vitit te ardhshem. Pra, eshte me se e qarte se, pavaresisht nga lidhja dhe ratifikimi i Traktatit te Miqesise Shqiperi-Greqi, pala greke ende nuk e ka shfuqizuar formalisht Ligjin e Gjendjes se Luftes.

Si mund t'i plotesoje

Greqia detyrimet?

Por cfare duhet te beje pala shqiptare qe Greqia te zbatoje detyrimet e veta te papermbushura ne rrafshin dypalesh dhe shumepalesh? A mundet ajo te mjaftohet vetem me ngritjen e problemit ne takimet zyrtare dypaleshe, prej te cilave deri me sot nuk eshte arritur asgje? A duhet te pranoje qeveria shqiptare "nje zgjidhje globale" - qe flitet se eshte duke u pergatitur nga pala greke - ku shfuqizimi formal i Ligjit te Luftes te shoqerohet edhe nga venia e disa kushteve te tjera ndaj pales shqiptare, nder te cilat eshte edhe mohimi i kthimit te pakices came n` vatrat e tyre dhe ofrimi i njefare kompensimi monetar? Se pari, duhet te mbetet e qarte se ekzistenca e Ligjit te Gjendjes se Luftes ne te vertete nuk ka kurrfare lidhje juridike dhe faktike me problemin cam. Ekzistenca e Ligjit te Gjendjes se Luftes eshte nje problem i se drejtes nderkombetare publike, dhe perben thjesht nje detyrim te papermbushur te shtetit grek ne marredheniet dypaleshe (ndaj Shqiperise si shtet i pushtuar nga i njejti agresor dhe, pra shtet-viktime) dhe shumepaleshe (ndaj vendeve anetare te BE-se dhe NATO-s). Shkurt, qendrimi grek eshte shkelje e parimit "pacta sunt servanda." Problemi cam, nga ana tjeter, eshte nje problem i te drejtave te njeriut dhe ka te beje me mohimin e te drejtes se nje popullsie qe perben pakice etnike per t'u kthyer ne trojet e veta prej te cilave u detyrua te shperngulej dhunshem dhe me force rreth 60 vjet me pare. Ata pjestare te popullsise came qe jetojne perkohesisht ne Shqiperi jane de facto qytetare te Bashkimit Europian qe deshirojne te kthehen ne trojet dhe vatrat e veta dhe per te jetuar ne paqe dhe vellazeri me popullin grek dhe duke respektuar ligjet e shtetit grek dhe te BE-se. Do te jete ne nderin dhe interesin e vete Greqise qe te lejoje dhe lehtesoje kthimin ne atdhe te popullsise se vuajtur came. Pra, Ligji i Gjendjes se Luftes u miratua me 1940 si pasoje e konfliktit midis Italise dhe Greqise, kurse popullsia came e besimit musliman u detyrua te shperngulej rreth 4 - 5 vjet me vone, si pasoje e terrorit dhe masakrave nacionaliste te bandave te Zerves. Perfundimisht, teza qe hidhet andej kendej se Ligji i Gjendjes se Luftes eshte "pazgjidhmerisht i lidhur me problemin cam", ne thelb nuk qendron per sa i takon kendveshtrimit te pales shqiptare. Se dyti, shteti shqiptar mund t'u drejtohet e t'u kerkoje edhe miqve te vet ne BE ose NATO per te nderhyre qe Greqia te shfuqizoje edhe formalisht Ligjin e Gjendjes se Luftes. Nuk do te kishte asgje te keqe sikur, per shembull, Shqiperia t'i kerkonte ne rruge diplomatike Italise, apo edhe Anglise, Gjermanise ose Frances, qe te ngrinin ne instancat me te larta te BE-se, ne emer te Shqiperise por edhe ne emrin e tyre, shfuqizimin nga ana e Greqise te ketij ligji famekeq. Kjo madje mund te shtrohet edhe drejtperdrejte ne diskutimet midis pales shqiptare dhe Ekipit te Posacem te BE-se. Porse shteti shqiptar mund t'i kerkonte ndihme edhe vete qeverise se Shteteve te Bashkuara qe kjo e fundit te ushtronte trysnine e nevojshme ndaj Greqise ne kuadrin e NATO-s, por edhe ne kuadrin e peshes se jashtezakonshme qe SHBA kane ne marredheniet nderkombetare, qe Greqia te shfuqizonte menjehere dhe pa kushte Ligjin e Gjendjes se Luftes. Shqiperia po kthehet gjithnje e me shume ne nje partner te rendesishem dhe luajal te Perendimit ne rajonin e Europes Juglindore. Kuptohet qe kthimi i gjendjes apo i nivelit te marredhenieve dypaleshe Shqiperi-Greqi ne status quo ante, sikurse ishin perpara vendimit te qeverise Papandreu me 1987, gje qe nenkuptohet nga mospermbushja e detyrimeve dhe angazhimeve te kahershme te pales greke, eshte jo-realist dhe do te ishte ne kundershtim me interesat dypaleshe dhe me proceset integruese europiane. Jane te gjitha keto disa prej aresyeve qe duhet te nxisin shtetet e fuqishme perendimore, dhe BE-ne, qe te nderhyjne ne favor te Shqiperise duke i kerkuar Greqise respektimin e parimeve dhe normave te se drejtes nderkombetare dhe abrogimin e shpejte teLigjit te Gjendjes se Luftes te vitit 1940.

Koha Jone


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.