Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur e drejta nuk ka forcen, ajo quhet e keqja.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Shqiperia ne tregun rajonal te energjise
Postuar nga: Ernest

Lajme Komisioni Evropian mbeshtet perpjekjet e integrimit te tregut te energjisse ne Ballkan. Memorandumi i nenshkruar ne Athine ka per qellim rindertimin e rrjetit elektrik ne te gjithe rajonin.


Erisa Zykaj
korrespondente nga Brukseli

Perfaqesuesit e Komisionit Evropian se bashku me ministrat e energjise dhe te transportit te vendeve te rajonit te Ballkanit, si dhe struktura e Paktit te Stabilitetit, kane nenshkruar ne Athine nje memorandum mirekuptimi per ndertimin e nje tregu rajonal te energjise elektrike ne rajonin e Ballkanit dhe integrimin e tij ne tregun e Bashkimit Evropian. Memorandumi i nenshkruar eshte nje inisiative qe ka per qellim rindertimit e rrjetit elektrik ne rajonin e Ballkanit, njekohesisht edhe te afrimit te metejshem te tregut energjitik grek ne Bashkimin evropian.
Komisioni Evropian i ka propozuar vendeve te rajonit te Ballkanit qe te hapin tregun e tyre te energjise ne vitin 2005, por disa masa jane parashikuar te merren qe me fillimin e vitit te ardhshem. Keshtu, qeverite e vendeve te Ballkanit, ndermjet te cileve edhe ministri shqiptar per energjine dhe transportin dhe kryeadministratori i Kombeve te bashkuara per Kosoven, duhet te kene krijuar kushtet deri ne qershor te vitit 2003 per vendosjen dhe funksionimin normal te autoriteteteve te regullacionit dhe te operatoreve te sistemeve te transportit. Ndersa per operatoret e sistemit te shperndarjes se energjise elektrike, eshte vendosur si date limit, viti 2005. Te gjitha vendet e rajonit kane rene dakort me kete propozim te Komisionit evropian.
Komisarja evropiane pergjegjese per energjine dhe transportin ka thene ne Athine : " Komisioni Evropian eshte siguruar qe te gjitha vendet e Ballkanit do te zbatojne kete memorandum, duke udhehequr secili per nje periudhe 6 mujore. Presidenca e pare i takon qeverise greke". Komisarja Lojola de Palacio ka thene me tutje ne kete kontekst". Kjo klauzole eshte nje mundesi shume e mire qe vendet e Ballkanit duhet ta shfrytezojne". Ajo ka shpjeguar se ne ē'fare menyre punojne shtetet anetare te bashkimit Evropian, si angazhohen dhe si i mbajne premtimet e dhena. " Une insistoj ne faktin se premtimet politike qe do te japin vendet e Ballkanit duhet te vijohen dhe te kene angazhime konkrete" ka thene ajo.

Nga ana tjeter, ajo ka deklaruar se Komisioni Evropian do te propozoje duke filluar qe nga qershori i vitit 2003 marreveshje te tilla per integrimin e tregut te gazit. " Ju nuk duhet te keni vetem deshiren per tu futur ne Bashkimin evropian, por duhet te keni para jush edhe perspektiven e futjes ne nje nga strukturat e bashkepunimit qe Bashkimi Evropian ka, siē eshta kjo e energjise elektrike" ka thene ajo.

Me kete komisarja evropiane Palacio ka dashur te japi nje shembull te vetem nje pjese te mozaikut qe perben politika e tregut te brendshem te Bashkimit Evropian. " Nga ana tjeter, ju duhet te shkoni me larg sesa te keni thjesht tregje te hapura te energjise midis jush dhe duhet te dini se per kete inisiative ju nuk keni vetem asistencen e Komisiionit evropian por mbeshtetjen pothuajse unanime te gjithe donatoreve per vendet e Ballkanit" eshte hsprehur ajo. Komisarja evropiane pergjegjese per energjine elektrike dhe transportin, ka perfituar nga mbledhja e zhvilluar ne Athine, per te shprehur rendesine qe i perkushton Bashkimi Evropian funksionimit te nje tregu rajonal te energjise elektrike ,per rajonin e Ballkanit. " Kjo marreveshje prek nje nga pikat me kryesore te proēesit te asocimit dhe stabilizimit, pasi ajo sherben per afrimin e vendeve te rajonit te Ballkanit me vendet anetare te Bashkimit Evropian dhe ato kandidate" ka deklaruar ajo ne takimin e Athines. Duke marre per shembull fillimin e bashkepunimit te vendeve anetare te Bashkimit Evropian pas luftes se dyte boterore, ajo ka kerkuar te insistoje ne faktin, se BE me kete rast nuk kerkon te vere ne zbatim nje mekanizem per shfryrjen e egos kombetare, por qe te hedhi nje hap perpara per bashkepunimin rajonal te Ballkanit.


Vendet e Ballkanit jane angazhuar nga ana e tyre per te aprovuar legjislacionin evropian te bazuar ne direktiven 96/92 mbi tregun e energjise te vitit 1996 dhe njekohesisht aprovimin e propozimit te direktives se re ne kete fushe, pas aprovimit te saj nga institucionet evropiane. Me kete menyre, Komisioni Evropian shpreson te krijoje nje besim te ndersjelle midis pjesemarreve te kesaj marreveshjeje dhe mbi te gjitha ajo synon ndertimin e institucioneve rajonale, qe do te benin te mundur afrimin e tregut energjitik te Ballkanit me ate te Bashkimit Evropian.Kjo inisiative ka merre perkrahjen e plote e institucionezve financiare nderkombetare si Banka Boterore, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane e Rindertimit dhe Zhvillimit BERD, qeverise italiane, greke dhe zviceriane. Qeveria italiane, hungareze dhe turke kane marre pjese si observatore te nenshkimit te ketij memorandumi, duke shprehur interesin e tyre te veēante nga nenshkrimi i kesaj inisiative.

Por ajo qe te bie ne sy menjehere ne marreveshje, eshte fakti se aty behet fjale edhe per afrimin e tregut grek me ate te Bashkimit Evropian, nderkohe qe marreveshja duhej ti perkushtohej normalisht vendeve te rajonit te Ballkanit. Zedhenesi i komisares Palacio, zoti Giles Gantelelet ka thene per gazeten " TEMA", se eshte e vertete qe memorandumi i perfshin te dyja keto drejtime dhe ju krijon mundesine edhe vendeve te rajonit te Ballkanit te perfitojne nga kjo, por edhe Greqise per tu integruar me tej ne tregun evropian, pasi ajo nuk ka shkembime nderkufitare, pasi me vendin anetar me te afert qe eshte Italia, e ndan deti. Ndonese krijohet nje pershtypje se qeveria greke, duke u ofruar si i inisiatore per nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, kerkon qe te perfitoje prej saj, kjo e fundit eshte faktikisht i vetmi vend i rajonit te Ballkanit anetar i BE. Ky i fundit ka propozuar keshtu nje formule, qe i vjen ne ndihme te dyja paleve, edhe Greqise si shtet anetar i BE, por edhe shteteve te tjera te Ballkanit. Ne keto kushte, vendeve te tjera te Ballkanit, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, te cilat jane veēse vende asociuese, (dhe jo te gjitha : vetem Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia kane fituar kete titull) ju mbetet te shfrytezojne siē duhet kete marreveshje qe ju ofrohet .
Eshte nje rast i volitshem kryesisht per Shqiperine dhe Kosoven qe kane nje rrjet elektrik shume problematik, me nje mbingarkese te konsiderueshme, nje sistem te prapambetur energjitik, si edhe problemin e mospageses se faturave te energjise elektrike.
Kjo do te jete mundesia per ti dhene nje shtytje ketij proēesi dhe per ta afruar ate me standartet e sistemit te energjise ne Evropen e Bashkuar. Me kete memorandum, Bashkimi Evropian ka legjitimuar ne nje fare menyre perpjekjet qe ai kerkon te beje per vendet e Ballkanit, duke ju ofruar atyre mundesine per tu mosperqendruar me ne problemet dhe tensionet e dikurshme, por qe te perqendrohen ne plotesimin e interesave te tyre, duke gjetur gjuhen e perbashket.

Gazeta Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.