Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Apostujt po behen te rralle. Te gjithe jane perendi.
--- Alfons Karr

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Lufta pėr Korēėn
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Themistokliu ishte i mendimit qė Korēa tė shpėtonte nga zgjedha greke dhe nė tė ardhmen Konferenca e Paqes tė mos e gjente atė tė okupuar prej grekėve

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (22)



Italianėt kėrkuan tė okuponin Korēėn me trupat e tyre qė vepronin nė Maqedoninė Perėndimore, pėr tė pasur njė front tė vazhdueshėm nga Vlora nė Ohėr. Kjo kėrkesė u kundėrshtua nga Venizelua, I cili nė atė kohė ishte i shkėputur nga Athina dhe kishte formuar njė farė qever-ie mė vehte proaleate, gjithashtu u kundėrshtua edhe nga serbėt, qė nuk e shihnin me sy tė mirė shtrirjen e Italisė aq teėpr dhe qė preferonin okupimin e Korēės nga trupat venizeliste. Pas shumė bisedimesh u vendos qė trupi special italian i Maqedonsiė tė mbetej ku ishte dhe Korēa me rrethet tė okupohej nga trupat franceze, tė cilat konsidero-heshin si tė destinuara nė ēėshtjet territo-riale nė Shqipėri. Dhe ashtu u bė: Italianėt zgjatėn vijėn e luftimit tė Vjosės deri nė vijėn e Selenies tė Kolonjės, duke okupuar kėshtu gjithė prefekturėn e Gjirokastrės, gjysmėn e Kolonjės dhe trekėndėshin grek Kakavij-Kalibaq-Perat. Francezėt mbasi okupuan Manastirin me njė fuqi tjetėr frėnge zbritėn deri nė Kostur dhe iu afru-an kufirit shqiptar. Ushtria bullgare okupoi Pogradecin dhe Gorėn deri nė Maliq dhe Zvezdė. Nė Pogredec ishte edhe Themistokli Gėrmenji, i cili pat ardhur bashkė me shokėt e tij qė ishin nė bashkėpunim me autoritetet bullgare dhe me oficerat austriakė tė shėrbimit infor-mativ tė instaluar nė Pogradec. Themistokliu filloi aktivitetin e tij pėr shpėtimin e Korēės dhe hyri nė kontakt me shokėt e tij nacionalistė qė ndodheshin nė Korēė. Me ta mbante korrespodencė tė rregullt, u jepte udhėzime sipas rastit, dhe 2-3 herė kishte guxuar tė hynte natėn fshehurazi nė Korēė pėr tė bėrė mbledhje me shokėt e tij, nė njėrėn prej tė cilave ka asistuar dhe avokat Qani Sulejmani. Themistokliu nuk ishte i kėnaqur nga veprimtaria e bullgarėve dhe i akuzonte kėta se kishin aspirata jo vetėm pėr Korēėn, por edhe deri nė Elbasan. Korēa ishte bėrė qendėr propagande pėr tė dy palėt. Edhe Esat Toptani, qė ishte instalu-ar nė Selanik me njė fuqi tė vogėl milicėsh dhe qė pėrfaqėsonte Qeverinė shqiptre tė emigruar, mundohej tė lozte rolin e tij pėr tė pėrgatitur truallin e tė zbriste nė Shqipėri. Ai nė fillim tė 1916-ės dėrgoi nė Korēė si pėrfaqėsues tė tij Tefik Ēelon dhe Abdullah bej Starjen, tė cilėt shoqėro-heshin nga njė konsull francez. Kėta dy agjentė, qė mbanin nė kokė nga njė kall-pak tė zi me majė tė kuqe, bėnin propa-gandė nėpėr grupe tė ndryshme pėr Esatin, qė tė siguronin kėshtu bashkėpunimin midis grupeve nacional-iste tė Korēės dhe atyre tė Pashės. Nga kjo nuk pati asnjė frut. Nė tetor tė vitit 1916, njė ditė befasi zbret nga Gryka e Mbrojtjes ushtarake franceze nė fuqi prej 400 kalorėsish, tė cilėt hynė nė Korēė si pa gjė tė keqe dhe menjėherė u dhanė ultimatum autoriteteve greke qė tė largoheshin nga Korēa e tė tėrhiqeshin nė Janinė. Brenda dy ditėve grekėt u larguan nga Korēa me njė dėshpėrim tė madh, duke manifestuar rrugės nė favor tė Konstandinit. Pas ikjes sė grekėve, Korēa pėr 3-4 ditė mbeti pa ndonjė flamur qever-itar. Kavaleria franceze, qė komandohej nga kolonel Dekueni, mbante vetėm qetės-inė, ndėrsa pas tri ditėve erdhi nga Kosturi njė fuqi ushtarake greke, e pėrbėrė pjesėr-isht nga civilė anadollakė dhe pjesėrisht prej ushtarėsh me veshje tė rregullt. Kjo ishte ushtria venizeliste e porsaformuar. Venizelua, mbasi u nda nga Qeveria e Konstandinit, kishte ardhur nė Selanik dhe atje kishte formuar njė qeveri mė vete, aleate me anglo-francezėt dhe kishte fillu-ar tė organizojė njė ushtri, qė nė tė vėrtetė ende nuk peshonte rėndė. Fuqitė franceze nuk largoheshin nga qyteti dhe fuqitė venizeliste u pėrhapėn nė rrethin e Korēės e vajtėn deri nė Voskopojė. Nė kėtė kohė ēetat shqiptare, tė organizuara nga austri-akėt dhe qė komandoheshin nga Salih Butka me shokė, sulmuan Voskopojėn dhe pasi i shpartalluan fuqitė venizeliste ia vunė zjarrin katundit. Djegia e Voskopojės shkaktoi njė panik tė madh nė Korēė dhe u kuptua se fuqitė venizeliste nuk ishin nė gjendje tė pėrballonin situatėn e krijuar dhe tė ndihmonin francezėt nė pėrballimin e ēetave shqiptare tej kufive tė Korēės. Ēetat e Salih Butkės zbritėn deri nė Teqen e Melēanit dhe nė jug deri nė Boboshticė. Kishte ardhur koha qė nga kjo gjendje tė pėrfitonte Themistokliu dhe tė hynte nė marrėveshje me francezėt. Bisedimet pėr kėto marrėveshje thuhet se kanė filluar me ndėrmjetėsinė e Raul Vinet, njė francez i instaluar prej kohėsh nė Manastir dhe qė ishte martuar me njė korēare, me tė bijėn e Dhimtėr Heqimit. Themistokliu ishte i mendimit qė Korēa tė shpėtonte nga zgjedha greke dhe nė tė ardhmen Konferenca e Paqes tė mos e gjente atė tė okupuar prej grekėve. Kjo ishte arsyeja kryesore qė nxitoi tė pėrfi-tonte nga rastet dhe tė vinte nė mar-rėveshje me francezėt, tė cilėt rrethanat e luftės i kishin bėrė qė tė afroheshin me fuqitė nacionaliste shqiptare. Mbasi pėr-fundoi marrėveshja, mė 8 dhjetor 1916, Themistokliu me shokė tė tij, me njė fuqi tė armatosur prej 2-300 vetash hyri natėn nė Korēė. Njė ditė mė parė francezėt dėbuan nga Korēa gjithė mbeturinat venizeliste dhe sė bashku me kėta internuan nė Selanik disa nga eksponentet e propagandės greke, si Efrem Gjinin, dr. Llambi Dardhėn, Kostaq Naēen, dr. Harisiadhin e tjerė. Mė 9 dhje-tor u biseduan edhe hollėsitė pėr organiz-imin e administratės shqiptare qė do tė themelohej nė Korēė. U vendos qė tė shpallej njė republikė shqiptare e Korēės, njė kėshill qeveritar me 12 persona, njė gjykatore, drejtori i financave, organe policore dhe tė xhandar-mėrisė, drejtoria e arsimit, zyra botėrore e tjerė.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.