Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burgu e ka derėn e madhe pėr tė hy, por tė vogėl pėr tė dalė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: PE aprovon raportin mbi Paktin e Stabilitetit per Ballkanin
Postuar nga: ernest

Ceshtje Kombetare Dy raportet e fundit, te Komisionit dhe te Parlamentit Evropian, japin driten jeshile per kapercimin e Paktit te Stabilitetit per Ballkanin e Jugut, pa harruar ti kujtojne Shqiperise reformat qe ajo duhet te beje.

Erisa Zykaj
korrespondente nga Brukseli


Pas ngjarjeve pozitive te fundit qe kane ndodhur ne rajonin e Ballkanit, Komisioni Evropian ka qene i pari institucion i Bashkimit Evropian, i cili ka prezantuar raportin e pare lidhur me ecurine e procesit te stabilizimit dhe te asocimit per vendet e ketij rajoni. Ne kete raport, pas nje analize qe eshte bere per sejcilin nga vendet e rajonit te ballkanit, Komisioni shpjegon etapen pasardhese si edhe ndihmen financiare qe ai mendon te akordoje per kete etape. Ne menyre te dukshme, zhvillimi i zgjedhjeve ne kushte te qeta dhe te favorshme ne vendet e Ballkanit, ka shtyre edhe parlamentaret e komisionit te jashtem te Parlamentit Evropian per ta pare raportin e Komisionit pozitivisht. Per kete, ata nuk kane hezituar qe ta aprovojne pothuajse unanimisht, me perjashtim te nje vote kunder, tekstin e raportit te Komisionit Evropian ne kete drejtim. Ka qene eurodeputeti hollandez Joost Lagendijk, i cili ka hartuar nje raport mbi bazen e raportit te Komisionit Evropian, per te shprehur pozicionin e Parlamentit ne kete drejtim.
Raporti eshte aprovuar nga shumica e parlamentareve prezente. Por, si gjithnje, nderhyrjet dhe ndryshimet ne lidhje me pasazhet e raportit te Komisionit Evropian nuk kane munguar. Keshtu ne raportin e tij, eurodeputeti Langedijk eshte treguar i prere ne lidhje me disa kushte qe duhet te permbushin Shqiperia, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, qe jane vendet qe perfshihen ne Paktin e stabilitetit te Evropes Juglindore.

Shqiperia duhet te plotesoje reformat

Ne kete raport, thuhet ne menyre te qarte, se Komisioni dhe keshilli i ministrave te BE nuk duhet te kalojne ne fazen pasardhese te paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore, nese vendet e rajonit te Ballkanit nuk i pergjigjen kerkesave politike si : bashkepunimi me Gjykaten Penale Nderkombetare, venia apo realizimi i nje politike favorizuese per kthimin e refugjateve, nje politike aktive kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, ashtu si edhe ne drejtim te respektit te te drejtave te njeriut.
Persa i perket Shqiperise, ne raport thuhet se zgjedhjet presidenciale kane shenuar nje progres drejt stabilitetit politik te vendit. Shume eurodeputete te tjere e kane mbeshtetur kete pike te raportit edhe ne diskutimet e tyre ne gjirin e Komisionit te jashtem te Parlamentit Evropian, prej nga ku Doris Pack, Johannes Swoboda, etj. kane rikonfirmuar idene, se hapat qe jane bere deri tani ne Shqiperi, jane vetem hapa te rikthimit te stabilitetit politik te domosdoshem ne jeten e perditshme te ēdo vendi.
Sipas ketyre eurodeputeteve, keto hapa kane qene te mjaftueshem per ti dhene doren Shqiperise qe te kaloje nga faza ne pritje, ne fazen e fillimit te negociatave, por nuk jane kurrsesi te mjaftueshme per mbylljen e ketyre.
Te njejten gje ka thene edhe komisari evropian per marredheniet me jashte te BE, Chris Patten, ne mbledhjen e fundit te ministrave te jashtem ne Luksemburg. " Shqiperia nuk duhet te krijoje me vend per dyshim" eshte shprehur ai, duke bere te nenkuptohet se nuk duhet te kete me shenja te destabilizimit politik si ato te vitit 2000, 2001 dhe te fillimit te 2002.
Nga ana tjeter, ai ka bere te kuptohet se stabiliteti politik, ndonese paresor, konsiderohet vetem si nje nga kriteret e e duhura, pasi ajo qe eshte me e rendesishme me hapjen e negociatave, eshte ekspertiza e duhur me te cilen do te pajiset qeveria shqiptare per te perballuar se pari zhvillimin e negociatave dhe me tej nenshkrimin dhe zbatimin e marreveshjes se asocimit dhe stabilizimit. Faza e mbylljes se negociatave dhe fillimit te marreveshjes eshte shume e veshtire dhe do te kerkoje nje sforco te madhe nga qeveria shqiptare. Kjo e fundit nuk duhet te jete kompetente jo vetem per te zbatuar udhezimet e dhena nga Komisioni Evropian, por njekohesisht duhet te jete e zonja qe te mbroje interesin e vendit ne ēdo fushe per te cilen do te negociohet, pasi presioni i Bashkimit Evropian dhe ne menyre te veēante i Komisionit Evropian ka treguar se shpeshhere vendet kandidate gjenden perballe rrezikut te humbjes apo dobesimit te ēeshtjeve te caktuara ne fusha te ndryshme te programit te tyre.
Per kete, ekspertet e qeverise shqiptare duhet te dijne te ruajne ekuilibrin midis interesit kombetar dhe kerkesave qe duhet te plotesohen per Bashkimin Evropian.
Komisari Patten, qe pritet ta vizitoje personalisht Shqiperine ne javet e ardhshme, ka thene se negociatat do te marrin kohen qe duhet, duke bere te nenkuptohet se nese qeveria shqiptare nuk do te eci siē duhet, ato mund te vazhdojne me shume sesa jane parashikuar, pra, me shume se nje vit e gjysem apo dy vjet.
Gjithsesi, te gjitha institucionet e BE kane bere te qarte se mbyllja e negociatave me Shqiperine nuk do te behet pa marrjen e rezultateve qe priten. Kjo gje eshte thene edhe gjate takimit te ministrit te integrimit shqiptar keto dy dite ne Bruksel me pergjegjesin e komisionit Evropian per Ballkanin, zotin Reinhard Priebe. E njejta formule eshte perdorur edhe ne raportin e eurodeputetit Langedijk persa i perket vendit tone: "Shqiperia duhet te realizoje reformat e konsolidimit te demokracise, perpara se ajo te shpresoje qe te mbylle negociatat per zbatimin e marreveshjes se asocimit dhe stabilizimit."

Ne raportin e Langedijk, mbeshtetet ne menyre totale inisiativa qe pritet te merret nga institucionet e Bashkimit Evropian, per te reflektuar ne menyre serioze, ne perkufizimin e nje strategjie per te ardhmen e Kosoves. Deputetet e tjere te komisionit te jashtem te Parlamentit Evropian kane mbeshtetur pa rezerva mendimin qe kjo strategji duhet te mendohet ne perputhje me respektimin e rezolutes 1244 te Kombeve te Bashkuara.
Perveē kesaj,eurodeputetet kane ngulur kembe per dimensionin rajonal qe duhet te marri zhvillimi i Kosoves, duke lidhur keshtu ne menyre te ngushte perparimin e Kosoves, me ate te vendeve te tjera te rajonit per integrimin e metejshem ne strukturat e Bashkimit Evropian. Ne menyre te veēante, raportuesi Langedijk si edhe parlamentaret e tjere kane vene theksin ne faktin se duhet kapercyer periudha e tranzicionit qe kalon aktualisht Kosova, por pa ndryshuar kufijte nderkombetare pa vendimin, aprovimin apo pronocimin e Kombeve te Bashkuara, duke lene kete te fundit, organizaten kompetente per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Komisionit Evropian dhe Keshillit te ministrave i behet thirrje per tu angazhuar ne forcimin e serviseve te policise se kufijve dhe te doganave, duke nxjerre ne pah lehtesimin per marrjen e vizave. "Procedura e marrjes se vizave duhet te jete sa me bujare ne Kosove, por proēesi i lirise se qarkullimit duhet te liberalizohet nga rasti ne rast" thuhet ne raportin e Langedijk. Persa i perket sistemit te arsimit, eshte vene theksi ne menyre te veēante tek vemendja qe duhet te tregoje Komisioni Evropian per te marre masat ne evitimin e manualeve apo librave te historise ne Kosove, qe rrezikojne te jene plot me prapamendime politike. Per Parlamentn evropian, Komisioni duhet te nxise mirekuptimin midis kulturave te ndryshme, duke mbeshtetur perpjekjet per reformen e formimit te mesuesve ne Kosove si edhe nxitjen per respektimin e te drejtave te grave.
Ne kete kuader, eurodeputeti Langedijk nuk ka harruar te permende edhe rolin e mediave ne zhvillimin e shoqerise se Kosoves. Ai, i mbeshtetur nga eurodeputetet e tjere, ka kerkuar financimin e mediave, si mjete te pavarura dhe profesionale te shprehjes se lirise se fjales.

Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni kane dhene gjithashtu nje sinjal pozitiv me zhvillimin e tyre ne perputhje me standartet evropiane dhe nderkombetare, por ende mbetet per tu bere.
Ne raportin Langedijk vihet theksi tek progreset qe mbeten per tu bere ne drejtim te lirise se mediave dhe qartesine e ligjeve elektorale. Gjithashtu, ne kete raport, ftohet edhe Bosnja Hercegovina qe te pergatisi nje plan per pergatitjen e vendit ne fusha te ndryshme, per te mundesuar hapjen e negociatave ne kuadrin e nje marreveshje te tille. Per Kroacine, deputetet evropiane i bejne thirrje parlamentit kroat qe te aprovoje me urgjence projekt ligjin kushtetues ne lidhje me mbrojtjen e minoriteteve dhe per te bere ē'eshte e mundur per pajtimin kombetar.

Gazeta Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.