Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėrtiti tė bijės, qė tė dėgjojė nusja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: BE : Qeveria shqiptare duhet te dije te negocioje
Postuar nga: ernest

Lajme Suksesi i hapjes se negociatave me Bashkimin Evropian rrezikon te fashitet ne te ardhmen, nese Qeveria Shqiptare nuk do te jete ne lartesine e duhur ne momentin e elaborimit te ketyre negociatave.

Erisa Zykaj
korrespondente nga Brukseli


Vizita e ministrit te integrimit shqiptar ne Bruksel, Sokol Nako ndonese jozyrtare, duket se ka sherbyer per te transmetuar nje mesazh te rendesishem, persa i perket etapes se fillimit dhe zhvillimit te negociatave. Se pari, hapja e negociatave parashikohet te behet rreth fundit te vitit, qe do te thote disa dite para fundit te vitit apo disa dite pas fundit te vitit. Megjithate, perfaqesuesit e Komisionit Evropian ende nuk thone me bindje, se hapja e negociatave do te behet para fundit te vitit, duke mbajtur ne fuqi foljen "mundet "(gje qe gazeta "Tema" e ka lajmeruar edhe ne numrat e saj te mepareshem).
Gjithsesi, data e hapja se negociatave, ne momentin kur ku lajm eshte bere publik, nuk ka shume rendesi. Paresore per momentin, eshte menyra se si do te zhvillohen keto negociata dhe ne menyre te vecante niveli i pergatitjes se eksperteve shqiptare per te negociuar me ekspertet e Komisionit Evropian. Kete gje kane bere te ditur zyrtaret e Komisionit Evropian, te cilet ne baze te rregullores ekzistuese per institucionin e tyre, kane ruajtur identitetin.
Sipas tyre, fakti qe qeveria shqiptare eshte e gatshme per te filluar negociatat, nuk do te thote qe ajo eshte ne nivelin e duhur persa i perket fushave te ndryshme ne te cilat do te bazohen keto te fundit. Ne kete rast per zyrtaret evropiane mbizoteron nje situate qe i korrespondon shprehjes se urte popullore shqiptare " Midis te thenes dhe te beres, shkon ne mes nje lum i tere".
Keshtu njeri prej tyre ka sqaruar: " Eshte tjeter gje kur thuhet se jami te gatshem per te bere dhe tjeter gje kur gjerat fillojne te behen". Ky i fundit e ka vene theksin tek angazhimi, perpjekja dhe perkushtimi qe Shqiperia duhet te vere ne negociatat per hapjen e marreveshjes se asocimit dhe stabilizimit.
" Qeveria shqiptare duhet ti beje gjerat mire dhe te perfitoje nga hapja e negociatave per te arritur edhe plotesimin e kerkesave te saj nga ana tjeter" eshte shprehur nje tjeter zyrtar i Komisionit Evropian. Ai ka thene, se zyrtaret e ketij institucioni te BE i kane treguar pales shqiptare se marreveshja nuk eshte e njeaneshme, pra nuk eshte vetem Bashkimi Evropian apo vetem Shqiperia qe perfiton, por te dyja se bashku.
"Ekspertet shqipetare nuk duhet vetem te bien dakort me propozimet tona, por duhet qe edhe ata te shprehin propozimet e tyre, per te bere te njohur pozicionin e Shqiperise dhe per te mbrojtur njekohesisht interesat e vendit ne fusha te ndryshme" eshte shprehur zyrtari i Komisionit Evropian. Ai ka sqaruar se Shqiperia duhet te tregoje prioritetet e saj dhe te vere theksin tek fushat me delikate per te. " Ne jemi ne dijeni se sa problem mund te nxjerri liberalizimi i tarifave doganore, qe perbejne nje pjese te mire te te ardhurave te buxhetit te qeverise shqiptare, por ne nuk kerkojme nje liberalizim te menjehereshem" eshte shprehur eurofunksionari. Ai ka shpjeguar se Bashkimi Evropian nuk kerkon qe te beje nje marreveshje agresive, por te perballueshme.
"Tarifat doganore mund te ulen ne disa here nga 10%, duke evituar keshtu uljen e menjehershme" Ne kete pike, zyrtari i Komisionit ka bere te kuptohet se qeveria shqiptare duhet te reflektoje ne menyre serioze, te shohi se ku do te shkoje, cilat jane interesat e saj dhe cilat jane pasojat e asaj qe mund te negociohet midis tyre dhe qeverise shqiptare. Duke terhequr vemendjen me tutje: "Por kete duhet te beje qeveria shqiptare, se ne nuk mund te negociojme per ju".
Gjithashtu, ky zyrtar ka vene theksin edhe ne ne nje pike tjeter te problemit, duke thene se nga ana tjeter qeveria shqiptare duhet te tregohet e kujdesshme me angazhimet qe ben dhe jo te beje gafa".
Per ti bere sa me konkrete frytet qe do te kete ky instrument i Bashkimit Evropian per integrimin e Shqiperise, ai ka marre nje shembull tjeter ne lidhje me negociatat ne fushen ekonomike :
"Ne momentin e zbatimit te marreveshjes se asocimit dhe stabilizimit, kjo e fundit e detyron Shqiperine per te bere nje sere hapash per te siguruar veprimtarine dhe funksionimin normal te ndermmarrjeve te ndryshme, qofshin keto te vogla, te mesme apo te medha. Kjo gje do te ndikoje ne menyre te drejtperdrejte ne rritjen e investimeve, pasi do te jete krijuar baza ligjore, qe siguron keto lloj veprimtarish ne Shqiperi" ka thene zyrtari i Komisionit Evropian.
Ai e ka plotesuar idene e tij, duke thene ne vazhdim, se nga ana tjeter paraja qe do te investohet, do te investohet me mire, pra do te kete rritje te sigurise dhe nje ivestim me cilesor.
"P.sh ne Shqiperi menyra selektuese e tenderave eshte e dobet, dhe me fillimin e marreveshjes kjo gje do te evitohet" ka bere te ditur funksionari i Komisionit.
Nga ana tjeter, ai ka thene se Komisioni shpreson qe Shqiperia se bashku me te, do te ecin pertej teksteve, pasi tekstet jane shume te kufizuara.
Per kete, Komisioni kerkon qe qeveria shqiptare te kete vullnetin per te arritur rezultate ambicioze dhe per te vene ne sherbim te qellimeve te fiksuara te gjithe arsenalin e saj.

Gazeta Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.