Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Nje antishqiptar ne ngjitje
Postuar nga: isli

Ceshtje Kombetare Ish dishepull i Micotaqisit, deputet, pronar mediash, badibillding dhe i cmendur pas grave. Ky eshte portreti i Jorgos Karaxhaferris, politikanit qe fitoi 23% ne zgjedhjet bashkiake te Greqise. Dhe qe rrezikon te perhape epidemine e neofashizmit ne vendin fqinj

Askujt nuk do t'ia kishte marre mendja, madje as edhe me nacionalistit ekstremist, se te henen e kaluar, pikerisht nje dite pas zgjedhjeve lokale te 13 tetorit ne Greqi, nje nga njerezit me pak te njohur ne skenen politike, Jorgos Karaxhaferris, antishqiptari dhe neofashisti me i fundit, do te merrte nje numer te konsiderueshem votash, duke arritur rezultatin befasues prej 23 perqind. Kjo shifer, ndezi keq skenen politike te Greqise dhe, nga ana tjeter, shtoi friken per fuqizimin e nje krahu te ekstremit te djathte. Eshte hera e pare, pas shume e shume viteve, qe nje rryme e tille ekstremiste, edhe pse perfaqesohet nga nje personazh i vetem, sic eshte Jorgos Karaxhaferris, fiton nje numer te tille votash, qe do ta kishin zili shume politikane te tjere te rendesishem, te cilet konkuruan ne keto zgjedhje.

Rezultati i Karaxhaferrisit, i cili kandidoi per kreun e prefektures se Atikes qe permbledh bashkine e Athines dhe ate te Pireut, u be shqetesues edhe per faktin se ne keto dy zona eshte perqendruar numri me i madh i emigranteve. Dihet tashme se edhe pas raundit te dyte, te zhvilluar javen qe shkoi me 20 tetor, te djathtet e Nea Demokracise konfirmuan fitoren e tyre ne bashkite me te rendesishme te Greqise, perfshi Athinen, Selanikun, Janinen, Patren, etj, nje nga sukseset me te rendesishme elektorale, qe nga fillimi i viteve '90, kur ra edhe e djathta e kryesuar nga Micotaqis.

Fushata dhe zgjedhjet u ndoqen me interes edhe nga emigrantet shqiptare, vecanerisht ato ne Bashkine e Athines, kur deri dje ishte kryetar nje njeri qe kishte qene vazhdimisht pro tyre, po i Nea Demokracise, Dhimitris Avramopulos. Dhe per me teper qe fushata per prefekturen e madhe te Atikes (Athina dhe Pireu) ishte renduar nga slloganet ksenofobe te Karaxhaferrisit. Gjithsesi beteja mes Nea Demokracise dhe PASOK-ut per kryeqytetin helen u fitua nga Dora Bakojanis, e bija e Micotaqisit, qe tashme zuri vendin e Avramopulisit te suksesshem, edhe ky perfaqesues i se djathtes konservatore tradicionale, qe momentalisht drejtohet nga Kostas Karamanlis.

Dimitris Avramopulos, ne krye te Bashkise me te rendesishme te Greqise, u dallua mbi te gjitha per frymen e re shume me te moderuar se paraardhesit e tij, madje duke bere shume per emigrantet, kryesisht ata shqiptare, qe perbejne edhe numrin me te madh te emigracionit ne Greqi. Duke u larguar nga Demokracia e Re per te krijuar nje parti te veten, Avramopulos i la rrugen hapur Dora Bakojanisit, (vejusha e gazetarit te njohur Pavlos Bakojanis i vrare shume vite me pare nga organizata terroriste 17 Nentori), e cila premtoi se do te ndiqte te njejten linje si paraardhesi i saj. Zonja Bakojanis, gjate fushates elektorale paraqiti nje program shume te detajuar e te perparuar persa i perket integrimit te emigranteve ne jeten helene. Mirepo as ajo dhe as shume kandidate te tjere nuk u prononcuan kur atyre iu be nje pyetje gjate fushates elektorale: A do te ishin ata dakort qe ne zgjedhjet per pushtetin lokal te kishin te drejte te votonin edhe emigrantet?

Por ate qe politikanet e tjere greke, edhe ne rast se e mendonin, preferonin ta kalonin ne heshtje, nje perfaqesues i se djathtes ekstreme nuk nguronte ta shpallte me ze te larte. Jorgos Karaxhaferris, mbiemri i te cilit ne turqisht perkthehet Xhaferri i Zi (Kara), jo vetem qe shpalli spastrimin e Greqise nga emigrantet, por arriti qe duke shfrytezuar pasionet nacionaliste te rrise piket e rrymes se re neofashiste, qe ai kryeson. LA.O.S, Partia Popullore Ortodokse Greke, quhet partia e Karaxhaferrisit, e cila tashme eshte bere strehe edhe per shume elemente te tjere ekstremiste, qe dikur militonin ne radhet e Demokracise se Re. Tek keta elemente ka gjetur mbeshtetjen edhe lideri ksenofob, qe gjithashtu ka qene me pare deputet i Nea Demokracise.

Por tani ai ka themeluar nje tjeter parti, LA.O.S, e cila si synim kryesor ka forcimin dhe misherimin politik te nje fondamentalizmi fetar ortodoks. Pikerisht kjo fitore e papritur dhe e bujshme e Karaxhaferrisit, e detyroi edhe vete kreun e Ortodoksise, Kryepeshkopin e Athines, Hristodulus, qe ta pershendese ate, duke e bere keshtu perkrahjen e vet publike. Fushata e kesaj partie qe perfaqesohej ne zgjedhjet lokale nga nje individ i vetem, Karaxhaferris, mbeshtetej ne boshtin: Duam nje Greqi krejt te paster. Nje baze ideologjike kjo, qe e ndesh sot pothuajse ne te gjithe ekstremin e djathte europian, por qe mbi te gjitha manifestohet ne luften kunder emigranteve. "Duhet te kthehen qe te gjithe ne Atdheun e tyre", deklaronte gjate fushates se tij ish beniamini i Micotaqisit. Padyshim, ata qe kane reaguar nder te paret dhe qe kane mbetur te zhgenjyer nga perkrahja qe elektorati grek, me mjaft tradite demokratike, i dha Karaxhaferrist ne Athine e Pire, kane qene edhe emigrantet shqiptare. Pervec thirrjeve te tij raciste, urrejtjen e liderit ekstremist ata kane patur rastin ta njohin shume mire nepermjet emisioneve, reportazheve, rubrikave e sondazheve te shumta, ne kanalin famekeq Tele City e me vone te shnderruar ne TV ASTI, prone e tij, se bashku me Radion TV PRESS, qe e kishte themeluar qysh ne vitin 1984.

Mediat, ne fakt kane qene pasioni i tij i hershem. I lindur ne Athine ne vitin 1947, Karaxhaferris u be nje personazh i botes se televizioneve ne vitet '70- '80. Ai u angazhua ne shume aktivitete qe kishin te benin me radiot dhe televizionet, ku pjesen me te madhe e zinin emisionet apo rubrikat qe kishin te benin me fotomodelet dhe artin, pa lene pas dore edhe politiken. Keshtu ne vitet '70, Karaxhaferris, i cili ne moshe te re ishte marre edhe me Bodybilding, drejtonte ne Radion shteterore helene nje emision te quajtur Dragons. I dhene pas qejfeve tradicionale greke dhe me nje pasion te cmendur per femrat, gje te cilen nuk e fsheh dot as sot, ai braktisi per ca kohe Athinen per t'u endur me pas me studime, sa ne Angli, Kanada, Holande apo Gjermani.

Me 1974, kur ishte 27 vjec, ai themeloi gazeten "Stema e Demokracise" qe qarkullon ne te gjithe Greqine, derisa ne vitet '80, filloi pak nga pak te depertoje ne radhet e Demokracise se Re, ku edhe gjen veten e tij si nje njeri qe i perkiste te djathtes tradicionale dhe antikomuniste ne Greqi. Duke qene nje personazh shume aktiv dhe nga ata qe nuk lene gur pa levizur, ai pervec gjithe aktiviteteve politike e mediatike, nuk mund te rrinte pa u perziere edhe ne shume biznese te tjera. Per te mos harruar qe ne te njejten kohe ndiqte studime plotesuese sa ne Uashington (Instituti i Studimeve Ushtarake), ne Versaje, ku studion per marredheniet me publikun si dhe ne London School of Journalism.

Nje njeri pra i kudondodhur, me miqesira te panumerta dhe mbi te gjitha me nje mbeshtetje te fuqishme nga pjesa konservatore dhe ekstremiste e se djathtes, qe gjithmone ka zene vend te dukshem ne radhet e Partise Demokracia e Re, Karaxhaferris filloi te ngjise shume shpejt shkallet e karrieres se tij. Madje shpesh here duke u shfaqur edhe si luftetar i flakte kunder PASOK-ut dhe se majtes helene. Kjo politike gjeti nje shtrat te mire edhe per faktin se ne Greqi gjithmone ka ekzistuar nje shoqeri dinamike ekstremiste, por qe shpesh here absorbohej nga vete njerezit e moderuar te Demokracise se Re.

Ne fillimet e viteve '90, ai fillon te shfaqet ne ekran vetem nepermjet televizionit te themeluar prej tij, Tele City, qe fillimisht i beri nje mbeshtetje te fuqishme te djathtes qe erdhi ne pushtet. Kjo periudhe perkon edhe me valen e pare te emigranteve shqiptare drejt Greqise, te cilet me vone do te kishin jo pak probleme me qeverine e drejtuar nga mesuesi dhe i shumeadhuruari i Karaxhaferrit, Kostandinos Micotaqis, sot deputet dhe kryetar nderi i Nea Demokracise. Kanali i Karaxhaferrit ne fillimet e tij i drejtohej vetem publikut te Athines, ndersa me kalimin e kohes ai i shtriu valet e tij edhe ne Selanik e qytete te tjera kryesore te Greqise. Gjate fushates elektorale te asaj kohe, kur Karaxhaferri hyri per here te pare ne Parlamentin grek si deputet i Demokracise se Re, u be shume i njohur sllogani: "Heri heri me to Karaxhaferri" (Dore per Dore me Karaxhaferrin), qe zinte pjesen me te madhe te spoteve publicitare te Tele City-t.

Me largimin e Micotaqisit nga kryesia e Nea Demokracise, edhe Karaxhaferris u largua nga radhet e kesaj partie duke synuar te shpalle nje program politik te pavarur, qe e mbeshteste gjithe ideologjine ne dy pika me ndikim te fuqishem tek greket, nacionalizmin dhe fene. Duke i veshur keto edhe urrejtjen ndaj emigranteve dhe cdo gjeje te huaj, perfshi ketu edhe nje antiamerikanizem te theksuar. Kjo ndoshta shpjegon edhe pse ai arriti te marre dy jave me pare 15 perqind te votave ne Athine dhe 8 perqind ne Pire, duke u shfaqur papritur ne skenen politike i vetem dhe i forte. Dhe duke i dhene nje goditje te rende si PASOK-ut, ashtu edhe Demokracise se Re, ne zemer te Greqise.

Ne fakt, as Demokracia e Re, e cila perfaqesohej ne zgjedhjet e Athines nga e bija e nje prej ish nacionalisteve te njohur, dhe as PASOK-u qe kandidonte me Hristos Papucis, nje ish europarlamentar, nuk e kishin parashikuar se zoti Karaxhaferris do te arrinte nje fitore kaq te bujshme, qe natyrisht solli ne Greqi nje tjeter situate politike. Komentatoret dhe analistet politike te shtypit te huaj, sollen si argument per rezultatin e bujshem te Karaxhaferrisit edhe mosmarreveshjet tradicionale mes dy partive te medha, gje qe mund te kete ndikuar ne zgjedhjen e elektoratit ndaj nje alternative te ndryshme, sic qe ajo qe ofroi lideri i Partise Popullore Ortodokse Greke. "Ndoshta zotit Karaxhaferris do t'i duhet t'u dergoje mesazhe urimi dhe mirenjohjeje dy partive kryesore per kete fitore te tij kaq te madhe dhe sidomos partise se majte", thekson nje nga gazetat me serioze te Greqise, e perditshmja Kathimerini, qe mesa duket ndan te njejtin mendim me analistet e huaj.

Ngritja e fuqishme e ekstremit te djathte, e qe ne menyre paradoksale perfaqesohet nga nje idhtar i Micotaqisit, sic eshte Karaxhaferris dhe jo nga vete e bija e ish kryeministrit, Dora Bakojanis, mund te nderroje dukshem harten elektorale, por edhe te shtoje nga ana tjeter tensionet sociale ne Greqi. Pa llogaritur ketu edhe faktin se radikalizimi i se djathtes do te kete edhe pasoja te tjera qe ne nje te ardhme te afert, mund te ndihen negativisht edhe mbi shpinen e emigranteve shqiptare, te cilet kane plot gjera te pakendshme per te kujtuar nga vitet e qeverisjes se djathte ne Greqi.
nga Konstandin Grillo
Revista Klan


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.