Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Menyra me e lehte per te humbur nje grua eshte ti tregosh asaj nje menyre jetese,te cilen nuk je ne gjendja tja sigurosh gjithmone.Atehere ajo do te perpiqet te gjeje dike i cili mund tja siguroje gjithmone.
--- Erih Maria Remarque

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Politike :: Koha pėr marrėveshje tė hapur e barazi
Postuar nga: Albo

Politike Nga Gary Q. Kokalari

*Autori ėshtė anėtar i lobit shqiptar nė Amerikė,
Pėrktheu: Alma Kushova


Presidenti Alfred Moisiu u zgjodh si rezultat i njė bashkėpunimi, pak tė ēuditshėm, por vullnetmirė midis partive politike shqiptare. Edhe pse procesi i zgjedhjes nuk ishte njė model transparence, ishte veprimi mė i mirė praktik pėr situatėn.
Kjo sjellje e re bashkėpunimi nė politikėn shqiptare ka hapur rrugėn e saj edhe pėrtej Atlantikut. Gjatė udhėtimit tė fundit nė Nju Jork, presidenti Moisiu u takua me anėtarėt e komunitetit amerikano-shqiptar, dhe takimi i tij shėnoi njė tjetėr ndryshim. Ky takim ndodhte pėr herė tė parė qė nga koha kur Sali Berisha kishte vizituar Nju Jorkun si president dhe kishte mbledhur nė njė dhomė rreth njė lideri shqiptar fraksione tė ndryshme tė shqiptaro-amerikanėve.
Pavarėsisht nga zhvillimet pozitive, Shqipėria nuk mund t'i shpėtojė faktit qė ka zhvilluar njė reputacion tė njė vendi tė rrezikshėm, ku sundon dhuna, njė vendi qė administrohet nga zyrtarė tė korruptuar. Nė fillim tė kėtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit nxorri njė paralajmėrim pėr amerikanė qė udhėtonin pėr nė Shqipėri, ku thuhej "se bandat e krimit tė organizuar dhe korrupsioni janė shumė tė pėrhapura atje."
Nėse Shqipėria dėshiron ndonjėherė tė realizojė ėndrrėn e saj pėr njė integrim europian, ligji dhe rregulli duhet tė jenė mė shumė se njė koncept dhe askush, nė mėnyrė absolute nuk duhet tė qėndrojė mbi ligjin. Forca e ligjit duhet tė zbatohet nė mėnyrė rigoroze qė nga veriu mė i largėt i pacivilizuar, deri tek gangsterėt qė rrojnė si lordė dhe pėr mė tepėr nė Tiranė, ku politikanė tė lartė dhe zyrtarė tė qeverisė nėn maskėn e liderit kanė dhunuar besimin publik me praktikat e tyre tė korruptuara.
Edhe pse mund tė ketė kufizime kushtetuese nė lidhje me pushtetin e presidentit, Alfred Moisiu ka mundėsinė tė ushtrojė autoritetin moral tė institucionit tė tij dhe tė shėrbejė si njė agjent pozitiv pėr ndryshime. Dhe nėse ai zgjedh tė ushtrojė autoritetin e tij me gjithė fuqinė qė i jep ligji, Moisiu mund tė fitojė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara, tė Bashkimit Europian, diasporės, por mbi tė gjitha, tė shqiptarėve tė Shqipėrisė, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė kapėrcyer problemet qė po e pengojnė progresin pėrpara tė Shqipėrisė.
Sė pari, Alfred Moisiu duhet tė bėjė thirrje pėr krijimin e njė Komisioni Presidencial pėr Korrupsionin, tė miratuar nga Parlamenti, por tė pavarur prej tij, tė cilit duhet t'i jepet pushtet pėr tė hetuar korrupsionin qė pėrfshin zyrtarėt qeveritarė. Nėse Shqipėria do tė luftojė me tė vėrtetė korrupsionin, i cili ėshtė bėrė si njė epidemi e rėndė e sistemit, duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė, se kjo luftė duhet tė fillojė qė nga majat deri nė bazė. Nėse do tė bėhet luftė e pastėr, duhet tė kapen peshq tė mėdhenj dhe tė pėrgjigjen pėr krimet e tyre.

Me qėllim qė ky komision tė jetė efektiv, ai duhet tė ketė akses nė informacionet e sigurimit tė shtetit dhe nė regjistrat e bankės. Komisioni duhet tė ketė tė drejtėn tė pėrdorė institucionin e presidentit pėr tė kėrkuar ndihmė nga qeveritė e huaja pėr tė dhėnė informacione mbi llogari tė qytetarėve shqiptarė tė depozituara nė institucione financiare tė vendeve respektive. Komisioni duhet gjithashtu tė ketė tė drejtėn tė marrė nė pyetje ēdo shqiptar qė mund tė ketė dijeni pėr praktika korrupsioni, duke pėrfshirė kėtu edhe ish-anėtarė ose anėtarė aktualė tė Parlamentit.
Eshtė e sigurt qė anėtarė tė diasporės me aftėsi profesionale nė kėtė fushė do tė shprehin menjėherė dėshirėn pėr tė bashkėpunuar nė komisionin presidencial. Edhe unė vetė do tė jem shumė i lumtur tė ofroj ndihmėn dhe kontributin tim vullnetar nė kėtė ēėshtje. Ata qė janė akuzuar pėr korrupsion gjithashtu duhet ta mirėpresin krijimin e kėtij komisioni, sepse kėshtu do tė kenė mundėsinė tė "pastrojnė" emrin e tyre. Ata qė nuk duan, na bėjnė vetėm tė dyshojmė se diēka fshehin.
Ne duhet tė inkurajohemi me faktin qė mė nė fund qeveria shqiptare ka vendosur tė ndėrmarrė veprime nė lidhje me krizėn e trafikut tė qėnieve njerėzore. Vlen tė pėrmendim shprehjen "Mė mirė vonė se kurrė". Duhet tė theksohet se pavarėsisht nga propaganda qė kanė zhvilluar vetė anėtarėt e Parlamentit pėr interesa tė tyre, kjo luftė do tė marrė mė shumė se disa skafe tė sekuestruara, apo rrahje gjoksi nė lidhje me interesin e ri tė shqiptarėve pėr tė luftuar trafikun dhe pėr t'i dhėnė fund kėtyre krimeve njėherė e pėrgjithmonė.
Njė shqetėsim i madh ka tė bėjė me faktin se qeveritarėt mund tė ndėrmarrin veprime tė kufizuara dhe sipėrfaqėsore deri sa tė kuptojnė se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janė tė kėnaqur me rezultatet, dhe t'ia rifillojnė biznesit pėrsėri, siē ndodh pas kalimit tė njė stuhie. Gangsterėt qė janė nė krye tė trafiqeve kanė mbajtur lidhje me disa qeveritarė shqiptarė dhe askush nuk duhet tė ēuditet nėse kėto lidhje do tė vazhdojnė pėrsėri. Shtyllat kryesore tė kėsaj tregtie, tė cilat janė shumė tė njohura prej qeverisė shqiptare, duhet tė shemben, dhe pėr tė arritur kėtu, do tė duhen pėrpjekje agresive e tė vazhdueshme pėr t'i luftuar kėta kriminelė tė urryer qė kanė detyruar vajzat shqiptare tė prostituojnė dhe qė pėr pasojė kanė krijuar njė reputacion tė keq pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė tė gjithė botėn.
Disa liderė shqiptarė kanė bėrė deklarata gati naive pėr t'u dhėnė tė kuptojnė tė huajve qė problemi i trafikut ėshtė zgjidhur. Por nė realitet, veprimi i fundit i ndėrmarrė nga Shqipėria nė luftėn kundėr trafikut, ėshtė vetėm njė fillim dhe mezi ka gėrvishtur pak sipėrfaqen e problemit. Loja finale ėshtė shumė larg dhe pėr tė theksuar natyrėn kritike tė kėsaj krize, presidenti Moisiu duhet menjėherė tė deklarojė njė "Luftė shqiptare kundėr trafikut tė qėnieve njerėzore" e ngjashme me atė qė ka deklaruar presidenti Bush kundėr terrorizmit. Si pjesė integrale e kėsaj lufte, duhet tė caktohet njė "organ suprem" me pėrgjegjėsinė e koordinimit tė kėsaj lufte midis ushtrisė, policisė, shėrbimit informativ, si dhe me homologėt nė vendet fqinje mė tė prekura nga ky problem, por edhe me agjencitė ndėrkombėtare tė interesuar pėr luftėn ndaj trafiqeve dhe krimit tė organizuar. Presidenti Moisiu ka shprehur shqetėsimin e tij pėr diplomatėt shqiptarė trutharė, shqetėsim ky i drejtė dhe njė fatkeqėsi e radhės pėr vendin. Diplomatėt shqiptarė kanė pozicionet mė tė preferuara nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e qeverisė shqiptare. Ata mbėshteten shumė nga vendi i tyre, kudo ku janė nėpėr tė gjitha kryeqytetet mė tė rėndėsishme tė botės, por ata bėjnė shumė pak nga detyra e tyre pėr tė mbrojtur interesat e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Dhe kur misioni i tyre mbaron, pasi kanė shpenzuar nga thesari i popullit shqiptar, disa nga diplomatėt i kthejnė shpinėn vendit qė i ka ushqyer, sikur i thonė: "Ishte kėnaqėsi qė mė mbėshtetėt nė kėto vite. Edhe pse unė kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė, ky vend tashmė nuk mė duket i pėrshtatshėm, prandaj po vendos tė qėndroj nė vendin ku kryeva misionin, dhe ky do tė jetė atdheu im i ri."
Kur zgjedh diplomatė pėr t'i caktuar me misione jashtė vendit, qeveria shqiptare duhet tė sigurohet pėr prioritetet e tyre. Cili ėshtė objektivi i tyre kryesor, interesat e vendit apo ato private? Eshtė e qartė qė interesat vetiake janė cilėsi e racės njerėzore, por shumė nga diplomatėt qė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė, e kanė vėnė theksin nė pėrmirėsimin e jetės sė tyre mė shumė se mbi ēdo gjė. Posti i diplomatit amerikan nė Uashington dhe nė Kombet e Bashkuara janė pa dyshim dy postet mė tė kėrkuara dhe dy nga detyrat mė tė rėndėsishme tė diplomacisė shqiptare, por ato vazhdojnė tė zihen nga njerėz plotėsisht tė paaftė dhe aspak aktivė, tė cilėt kanė bėrė fare pak pėr tė mirėn e interesave tė Shqipėrisė. Duke u nisur nga rėndėsia e kėtyre pozicioneve, ato duhet t'u jepen diplomatėve profesionistė, kompetentė e tė ndėrgjegjshėm. Duhet shmangur gjithashtu praktika e vendosjes sė njerėzve tė besuar tė fraksioneve tė ndryshme, dhe kėta diplomatė tė zgjidhen me konsensusin dhe aprovimin e Parlamentit.
Njė problem tjetėr shqetėsues ėshtė dhe dilema e studentėve shqiptarė qė fitojnė bursa studimi jashtė shtetit, tė cilat kanė si qėllim t'i pajisin kėta tė fundit me njohuri qė duhet t'i pėrdorin nė Shqipėri. Por edhe kėta pasi mbarojnė studimet, qėndrojnė jashtė pėr tė kėnaqur qėllimet e tyre egoiste. Kjo ėshtė njė formė e ikjes sė trurit. Duhet ndjekur njė politikė e tillė qė t'u kėrkojė me ligj kėtyre studentėve tė kthehen e tė punojnė nė vendin e tyre pas pėrfundimit tė studimeve tė paktėn dy vjet. Pėr tė zbatuar kėtė, studentėve dhe familjeve tė tyre mund t'u kėrkohet tė ripaguajnė koston e edukimit tė tyre jashtė, nėse ata nuk kthehen. Marrėveshjet duhen strukturuar nė mėnyrė qė t'i detyrojė ata me ligj tė zbatojnė kėto detyrime.
Eshtė koha pėr njė lider shqiptar qė tė pėrballet me shovinistėt grekė, tė cilėt kanė qenė dhunues serialė tė tė drejtave tė shqiptarėve. Qeveria shqiptare ka patur njė qetėsi relative madje dhe ka heshtur pėrballė diskriminimit etnik tė shqiptarėve nė Greqi dhe ka bėrė fare pak pėr tė zgjidhur ēėshtjen ēame. Apatia qė ka shfaqur qeveria shqiptare nė kėto ēėshtje ėshtė njė turp pėr tė gjithė. Presidenti Moisiu duhet t'i kėrkojė qeverisė greke t'i japė fund diskriminimit tė shqiptarėve dhe formės unike tė spastrimit etnik, tė njohur si helenizim. Presidenti duhet gjithashtu tė kėrkojė hapjen e njė procesi qė do tė trajtojė ēėshtjen ēame, pasi situata tragjike e tyre ka mbetur ende e pazgjidhur.
Qė tė jemi tė sigurt, kėto sugjerime tė dhėna kėtu, kėrkojnė njė lidership kurajoz nga ana e presidentit Moisiu, sepse nėse ai ndėrmerr hapa tė tillė, forcat politike do t'i kundėrvihen njera-tjetrės. Pikėrisht ata qė kanė ndėrmarrė veprime kurajoze dhe kanė dhėnė kontribute tė mėdha pėr tė mirėn e popullit tė tyre, janė identifikuar nė histori si liderė tė mėdhenj dhe jo ata liderė qė kanė pėrfituar nga status-quo-ja e tyre pėr tė pushtuar poste ceremoniale.
Teddy Roosevelt njihet nga tė gjithė si presidenti mė i madh amerikan. Kur ai u zgjodh nė postin e presidentit, Uashingtoni drejtohej nga politikanė tė korruptuar, tė cilėt bėnin tendera pėr bizneset e tyre me emrat Rockefeller, Morgan, Carnegie, dhe Mellon. Kėta njerėz qė njiheshin si baronėt hajdutė, kishin njė kontroll monopoli nė industritė mė strategjike tė Amerikės, ku pėrfshihej nafta, hekuri, transporti dhe bankat. Kėshtu ata kishin njė influencė tė jashtėzakonshme nė qeveri.
Roosevelt, i cili njihet si reformator, e pa rolin e presidentit si atė tė njė administratori tė njerėzve, i cili mund tė ndėrmerrte veprime kur ishte e nevojshme pėr tė mirėn e popullit. Ishte vendosmėria dhe pushteti i tij, ato qė e bėnė tė pėrballet me baronėt e fuqishėm dhe madje t'i shkatėrrojė kordat biznesit me qeverinė.
Nė njė panair kombėtar nė Nju Jork nė vitin 1903, presidenti Roosevelt mbajti njė fjalim qė pėrmbante kėto fjalė: "Ne duhet ta trajtojmė ēdo njeri nė bazė tė vlerės dhe meritave tė tij si njeri. Ne duhet tė shohim secilin si tė barabartė dhe askush nuk duhet tė marrė as mė shumė e as mė pak."
Edhe popullit shqiptar duhet t'i ofrohet kjo marrėveshje e hapur nga liderėt e tij. Shqiptarėt kanė duruar pesė dekada represioni nėn diktaturėn mė tė shėmtuar tė historisė botėrore. Dhe atėherė kur ata menduan se kishin mundėsi pėr reforma demokratike, ata u kthyen mbrapsht nė kohė me skemat piramidale. Dhe deri nė kolapsin e kėtyre firmave, ata janė mashtruar vazhdimisht, dhe kanė pėsuar abuzime nga ata qė u quajtėn "liderė".
Eshtė koha qė shqiptarėt e Shqipėrisė tė kenė njė marrėveshje tė hapur dhe presidenti Moisiu ka mundėsinė tė ushtrojė autoritetin e tij moral pėr t'u bėrė njė reformator i Shqipėrisė. Por ky i fundit duhet tė ndėrmarrė veprime deēizive dhe kurajoze, dhe duhet t'i bėjė ballė forcave tė errėta qė kanė pėrfituar dhe vazhdojnė tė pėrfitojnė nga pozita e tyre pėr tė kėnaqur egoizmin vetiak.
Historia do tė gjykojė nėse Presidenca e Alfred Moisiut ėshtė thelbėsore apo ceremoniale.

*Autori ėshtė anėtar i lobit shqiptar nė Amerikė,
Pėrktheu: Alma Kushova



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.