Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gruja ėshtė themeli i shtėpisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Okupimi i Shqipėrisė nga Ushtria austro-hungareze
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Austriakėt mbasi e njihnin mirė shpirtin e zakonet e popullit me masa tė tilla drakoniane, siguruan njė qetėsi shėmbėllore dhe bazėn e njė administrate, dy faktorė tė cilėt pas 1920-tės kanė lozur njė rol krye-sor nė stabilizimin e shtetit shqiptar

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (21)

Pas shkatėrrimit tė ushtrisė serbo-malazeze, fillon ritirata e pėrgjithshme e kėtyre ushtrive nė drejtime tė ndryshme nėpėr Shqipėri. Tė gjithė patriotėt e inter-nuar nė Cetinė, pa asnjė dėm, mbėrrinė nė Shkodėr, pėrveē Isa Buletinit me nipin e tij qė u vra nė Podgoricė, i cili nė pėrpjekje e sipėr kundra malazezve e shiti shtrenjtė gjakun e tij. Ushtria austriake mė 17 janar 1916 hyri nė Shkodėr. Ushtria serbe e pėrqendruar nė Durrės, bashkė me Esatin, zbarkuan nė Korfuz. Ushtria austriake shtrihej nė jug deri nė Vjosė dhe ndėr malet e Korēės, duke shkelur dy tė tretat e Shqipėrisė. Qendra e Korps Komandės u bė Shkodra, e natyrisht edhe e administratės qendrore shqiptare. Nėnkolonel Juha dhe major Popler ishin kryetarėt e degės sė Korps Komandės pėr administratėn civile shqiptare. August Krali ishte kėshilltar dhe ekspert pėr ēėshtjet shqiptare dhe po pėr kėto ēėshtje ishte nė kontakt me Juhėn e Poplerin. Bezirks Komanda ishte shkalla e dytė e Korps Komandės, qė kontrollonte punėn e nėnprefekturave qė ishin shqiptare. Xhandarmėria ishte krejt austro-hun-gareze. Kapiten Hesler ishte komandant ekspeditės ndėshkimore (Strafe Expedicion) kundėr atyre qė vrisnin xhandarėt dhe prishnin qetėsinė. Pėr kėto arsye u bėnė operacione barbare ndėr malėsitė e Shkodrės, nė Lurė e nė Selitė. Pas opera-cioneve malėsorėt u zbutėn. Austria formoi njė administratė qėndrore shqiptare me drejtori tė financave, tė Arsimit e tė drejtėsisė. Drejtorėt kanė qenė Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi dhe Masar Asllani dhe pas vdekjes nga kolera tė kėtij patrioti e njeriu tė madh, mė 27 korrik 1916, vendin e tij e zuri Avni Dabulla. Drejtori financave njėkohėsisht ishte edhe drejtor pėrgjithshėm qė kryesonte mbledhjet. U for-mua edhe njė komision letrar me anėtarė Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, doktor Pekmezin e tė tjerė. Gjuha shqipe u bė gjuha e administratės. U hapėn shkolla e gjykatore nė ēdo anė. U for-muan kryesitė e feve dhe prej Bosnje prunė njė specialist pėr organiziminj e vakėfeve. Me tė ardhur ushtria austriake, nė Elbasan u bė njė kongres pėr tė formuar njė qeveri nė emėr tė Vidit e pėr ta lėnė Austrinė pėrpara njėj fakti tė kryer. Kjo qeveri emėroi edhe nėnprefekta si Hajdar Blloshmin nė Mat e tjerė. Nė Kongres morėn pjesė Aqif Pasha, Zogu etj. Austria e ndaloi kongresin me pretekst se nė kohė lufte administrata ėshtė ushtarake. Austriakėt me pretekst se popul-li shqiptar nuk ėshtė i pjekur pėr pavarėsi, ishin tė mendimit qė Shqipėrisė t’i jepėshin ato tė drejta qė i kishin dhėnė Bosnjės. Austriakėt zunė Vjosėn dhe pėrparuan deri nė malet e Korēės. Vullnetarėt shqiptarė, matjanė e lushnjarė e muzeqarė, nėn komandėn e Zogut kishin zėnė Vjosėn; dhe vullnetarėt e tjerė nėn komandėn e Sali Butkės i ishin drejtuar Korēės. Nė Pojan tė Fierit, oficėrėt austriakė deshėn tė merrnin disa antikitete pėr t’i transferuar nė Vjenė, por Zogu, bashkė me oficerėt qė komandonin vullnetarėt, kundėrshtuan. Nė rastin e njė ritirati qė u bė nga fronti i Vjosės, pėr shkak se lanė frontin, tre oficėrė shqiptarė: kapiten Kamber Bėnja, toger Bexhet Manastiri dhe toger Abaz Elbasani u dėnuan me vdekje dhe u ekzekutuan. Kėshtu austriakėt gjetėn rast tė hakmerren pėr antikitetet e lartpėr-mendura. Austria mori shqiptarėt tė moshės sė re, tė cilėve u dha njė stėrvitje ushtarake pėr t’I pasur rezervė. Njėkohėsisht dėrgoi nė Vjenė nė shkollėn e kadetėve studentė pėr t’i bėrė oficera pėr kėto rezerva. Por pasi ushtarėt shqiptarė me pėrparimin e ushtrisė italiane deri nė Lushnjė, dezertuan nė masė, austri-akėt hoqėn dorė nga rezervat shqiptare. Austriakėt i dhanė njė rėndėsi tė madhe bujqėsisė dhe kulturės sė frutave dhe i dety-ronin fshatarėt tė bėnin ēmos nė kėtė drej-tim. Me njė fjalė, austriakėt, specialistė qė tė administrojnė kombėsitė e ndryshme, vunė bazat e administratės shqiptare, dhe nga ana tjetėr, me dėnimet shėmbėllore qė bėnė me anė tė ekspeditave ndėshkimore, I treguan shqiptarit dhe sidomos malėsorit se pėrmbi fuqinė individuale ekziston fuqia kolektive dhe autoriteti qeveritar, tė cilit me hir ose me pahir, ēdo fuqi personale duhet t’I nėnshtrohet. Austriakėt mbasi e njihnin mirė shpirtin e zakonet e popullit me masa tė tilla drakoni- ane, siguruan njė qetėsi shėmbėllore dhe bazėn e njė administrate, dy faktorė tė cilėt pas 1920-tės kanė lozur njė rol kryesor nė stabilizimin e shtetit shqiptar.

Ngjarjet e Korēės nė Luftėn Botnore

Si thamė edhe mė lart, nė ritiratėn e saj ush-tria serbe la disa oficerė nė Korēė pėr shėr bimin informativ. Autoritetet greke mbanin njė qėndrim neutral dhe nuk guxonin tė sill-nin ndonjė pengesė nė veprimin e agjentėve qė merreshin me ēėshtje spiunazhi e propapgande dhe si tė tillė ishin instaluar mjaft nė Korēė nga palėt ndėrluftuese. Nga ana tjetėr, aleatėt kishin filluar tė pėrdornin ēdo lloj presioni, qė tė hynte edhe Greqia nė luftė me ta. Kjo gjė kishte shkaktuar njė konflikt tė madh midis mbretit Konstandin dhe kryeministrit Venizelos, mbasi i pari ishte gjermanofil, kurse i dyti partizan i hyr-jes sė Greqisė nė luftė pėrkrah aleatėve. Korēa e Gjirokastra u okupuan nga fuqitė aleate pėr arėsyet dhe nė rrethanat qė vijo-jnė: Zbarkimi i gjithė aleatėve nė Dardanelet kishte falimentuar. Bullgaria kishte hyrė nė luftė krahas Fuqive Qendrore. Austria nė bashkėpunim me Bullgarinė kishte okupuar gjithė Serbinė e Malin e Zi dhe duke ndjekur mbeturinat e ushtrisė tė shpartalluar serbo-malazeze, kishte okupuar Shqipėrinė deri nė Vlorė, ku erdhi nė kontakt me ushtrinė greke qė mbante Korēėn e Gjirokastrėn. Ushtria serbe, qė kishte shpėtuar, qe transprotuar nė Korfuz (i okupuar nga aleatėt), dhe kėtu
po organizohej prapė. Trupat e ekspeditės aleate tė Dardanelėve, me qėllim qė t’i vihej nė ndihmė Rumanisė qė parashihesh se do tė hynte nė luftė pėr tė lehtėsuar presionin e ushtrisė gjermane nė frontin francez dhe pėr tė mbajtur frontin e Ballkanit, kishin zbarkuar nė Selanik bashkė me ushtrinė e riorganizuar serbe dhe kėshtu kishin rifor-muar frontin e Ballkanit, i cili pak nga pak u shtri deri nė Manastir. Italia kishte marrė pjesė nė kėtė front duke dėrguar nė Maqedoni njė divizion special dhe duke forcuar Vlorėn me hinterlandin e saj, deri nė Vjosė nga veriu, kurse nė vijėn Llogara-Salari ishte nė kontakt me ushtrinė greke. Nė kėtė kohė, Greqisė i bėheshin pre-sione nga qendrorėt e sidomos nga aleatėt, pėr ta bėrė atė tė hyjė nė luftė krahas me ta. Mbasi situata ishte e turbullt, Konstandini me ndjekėsit e tij megjithqė dėshironin tė marrin anėn e qedrorėve, nuk vendosnin dot. Qeveria greke kishte kontakt direkt me gjermano-austriakėt vetėm me anėn e Epirit (Korēė e Gjirokastėr). Kėtu zjenin vajtjet e ardhjet e personave misteriozė me misione tė ndryshme. Aleatėt vendosėn qė ta okupojnė Korēėn e Gjirokastrėn me qėllim qė tė prisnin kon-taktin direkt tė Qeverisė greke me peran-doritė qendrore, qė tė bėnin njė vijė fronti tė vazhdueshme nga Thrakia nė Adriatik e sė fundi tė shtonin njė vijė furnizimi, sado tė dorės sė dytė, por mė tė shkurtėr pėr trupat e tyre, qė vepronin nė pjesėn perėndiore tė Maqedonisė.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.