Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.
--- Dostoievski

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Shqiptaret qe ne shohim
Postuar nga: Roleli

Lajme Dacia Maraini

Marre nga gazeta «Corriere della Sera» 30/10/2002



Nuk ka vetėm skafistė por poetė, arkitektė, regjizorė dhe shkrimtarė. Rilindja e njė populli qė ka si model Italinė. E qė italianėt injorojnė…

Shkrimtarja e njohur bashkėkohore italiane Dacia Maraini ngre zėrin e saj pėr tė vėnė nė vend prestigjin e shqiptarėve qė nuk konsiderohen sa duhet nga opinioni dhe mediat italiane.

Ē’farė dinė nė pėrgjithėsi italianėt pėr Shqipėrinė? Po tė dėgjosh bisedat e njerėzve, ata dinė shumė pak. Shumė ndalen vetėm nė kronikat e lajmeve: shqiptarėt, nuk janė ata qė zbarkojnė nė brigjet italiane tė dėshpėruar, qė bartin me vete edhe fėmijė tė vegjėl? Nuk janė ata qė detyrojnė vajzat e gratė e reja tė bėhen prostituta, i trajtojnė me egėrsi e shpesh i vrasin kur nuk zbatojnė urdhėrat e shfrytėzuesve tė tyre?
Vetėm pak njerėz e dinė se fenomeni i skafizmit po luftohet e po rresht gati krejtėsisht e kjo falė vetė shqiptarėve qė pas disa vitesh ē’organizimi e kaosi kanė ditur tė marrin nė dorė drejtimin e vendit me energji tė re e kurajo. Pak njerėz e dinė qė vitet e fundit nė shumė qytete shqiptare janė ngritur Qendra grash tė suksesshme qė kanė si qėllim formimin e njė kulture rrespekti ndaj qenies e trupit femėror.
«Erdhi kėtu ish ministrja Livia Turco» mė tregon Diana Ēuli, shkrimtare dhe pėrkthyese e talentuar. «Na inkurajoi pėr tė krijuar njė Qendėr grash, duke na dhėnė besim e tė holla. Ne filluam punėn duke menduar se do tė falimentonim shpejt. Nė takimin e parė nė Shkodėr ishin tė pranishėm vetėm burra e pas fjalėve tė mia tė para mė kėrcėnuan se do mė prisnin flokėt. Dola jashtė duke ju kujtuar atyre bujarinė shqiptare. Vetėm pak muaj mė vonė arritėm tė tėrheqim rreth nesh dhjetra gra e vajza e nė njė vit arritem tė hapim katėr Qendra tė tjera grash, nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė e tani jemi edhe tė pavarura ekonomikisht».
Pak njerėz e dinė qė nė Tiranė jetojnė e punojnė kineastė tė shkėlqyer tė cilėt pėrveē xhirimit tė filmave tė mirė, po hapin shkolla kinemaje pėr autorė e aktorė tė rinj. Filmi Coloneli Bunker i Kujtim Ēashkut u prit shumė mirė nė njė nga Festivalet e fundit tė filmit nė Venezia. Edhe filmi Slogans i regjizorit Gjergj Xhuvani pati sukses nė sallat kinematografike tė Parisit pasi fitoi ēmimin e kritikės nė Cannes 2001. Deri tash duket sikur janė vlerėsuar vetėm nga francezėt. Ne italianėt i injorojmė me budallallėk.
Pak njerėz e dinė qė midis Tiranės, Shkodrės dhe Vlorės jetojnė e punojnė shrimtarė tė shkėlqyer. Edhe librat e tyre janė publikuar kryesisht nė Francė ndėrsa nė Itali janė nėnvlerėsuar apo janė shndėrruar nė tė padukshėm, nga njė heshtje e shtypit italian qė i plagos rėndė.
Edhe arkitektura po nxjerr degė e gjethe si njė pemė qė besohej e tharė. Por meqė mungojnė tė hollat, mė shumė se ndėrtimi i shtėpive tė reja, gjendet mėnyra pėr ristrukturimin e atyre ekzistuese. Kryetari i bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pati njė ide gjeniale: mbuloi ngjyrėn gri tė arkitekturės staliniane me shumė ngjyra tė tjera. U shembėn shumė ndėrtime abuzive qė i kishin zėnė frymėn lumit Lana dhe nė vend tė tyre u krijuan livadhe tė mrekullueshme me pemė dhe lule. E pabesueshme se si njė qytet i lėnė pas dore e i vjetėruar mund tė rilindė falė ngjyrave dhe luleve.
Ismail Kadarč, shkrimtari shqiptar mė i njohur nė botė, qė jeton midis Parisit dhe Tiranės, mė flet pėr injorancėn qė shfaqin italianėt ndaj artistėve shqiptarė. «Librat e mi pėrkthehen ende nga frengjishtja, mungon njė vėmendje e vėrtetė ndaj gjuhės sonė. Dihet, qė me pėrkthimin e njė vepre humbet njė pjesė e mirė e pasurisė sė njė gjuhe tė shkruar, pėr tė mos folur pėr pėrkthimin e njė pėrkthimi… humbet gati gjithēka e gjuhės origjinale».
Shtėpia botuese kurajoze Besa nė Lecce ka botuar disa libra tė autorėve shqiptarė si Aurel Plasari, Fatos Kongoli, Elvira Dones etj. por shpėrndarja ėshtė e pakėt dhe vėmendja e kritikės italiane gati zero. Ambasadori italian ne Tiranė, Bova, qė i kushtohet shumė projektit tė shkėmbimit kultural midis Italisė dhe Shqipėrisė, mė ftoi pėr drekė sė bashku me dy shkrimtarė tė rinj shqiptarė: Fatos Lubonja dhe Virgjil Muēi, qė ėshtė edhe botues. Mė thotė se ka botuar librin e Oriana Fallacit. Me kėtė rast bisedojmė nėse ja vlen njė sulm i gjerė pa dallim kundėr botės islamike apo jo. Lubonja qė ka botuar nė Itali njė libėr mbi kujtimet e tij tė burgut thotė: «Ekzistojnė shumė islamizma ashtu siē ekzistojnė shumė kristianizma. Ideja e konfliktit midis dy qytetėrimeve kėnaq vetėm fondamentalistėt». Diskutimi vazhdon me shumė pasion por civil dhe miqėsor. Fatosi mė tregon se si nė Shqipėri prej shekujsh myslimanėt jetojnė paqėsisht me tė krishterėt. Dy shpirtėra qė edhe janė ndeshur ndonjė herė nė tė kaluarėn por qė nuk kanė vėnė kurrė nė dyshim pėrkatėsinė nga e njejta nėnė: Shqipėria, kjo tokė e vogėl e «shqipeve tė mėdha» me gjakun e nxehtė dhe krenarė. Mė shumė se sa feja, armik i lirisė sė kėtij vendi ka qenė besimi politik, tirania e ideologjisė.
Libri i bukur i Lubonjės tregon me hollėsi historinė e 17 viteve nė burg. Rregjimi stalinist u tregua shumė i ashpėr me intelektualėt. Shkrimtarė dhe poetė u detyruan tė heshtin nga censura e egėr, persekutimet, proceset gjyqėsore dhe pushkatimet. «Burgu i rėndė rezultoi pėr Visar Zhitin vendi ekstrem i gjenezės sė poezisė sė tij» shkruajnė Ennio Grassi e Rosangela Sportelli nė njė antologji cilėsore, Poeti della terra d’Albania (Poetėt e tokės shqiptare), qė ka dalė kohėt e fundit nė Itali. Shpesh poetėt nė burg, duke mos pasur as edhe njė fletė e njė laps pėr tė shkruar, i mėsonin pėrmendėsh poezitė e tyre tė cilat ua recitonin ndonjė shoku tė qelisė qė kish fatin tė lirohej. Krahas poetėve janė tė mirėnjohura edhe shumė poetesha si Mimoza Ahmeti, Flutura Aēka e Luljeta Lleshanaku: «Mė fal baba pėr kėtė poezi / qė ngjan me pėrplasjen e njė porte»…
Ditėt e fundit nė Romė, nė Shtėpinė e letėrsisė, u zhvillua njė takim mbi poezinė shqiptare. Si ka mundėsi qė kaq shumė poetė tė mrekullueshėm tė jenė krejt tė panjohur nė Itali? «Tė kam besuar Naim» shkruan Ndoc Papleka, «dhe kam pritur qė ditė tė mira paskėtaj tė vijnė. / Kur isha fėmijė mė thanė “kėto janė vėshtirėsitė e pasluftės!” / dhe unė vazhdova tė pres. / Kur isha i ri mė thanė “kėto janė vėshtirėsitė e bllokadės ekonomike!” / dhe unė vazhdova tė pres. / Kur u martova mė thanė “kėto janė vėshtirėsitė e jetės sė tė rriturve!” / dhe unė vazhdova tė pres. / Kur flokėt mu zbardhėn mė thanė “kėto janė vėshtirėsitė e tranzicionit!” / dhe unė fillova sėrish tė pres / duke besuar gjithmonė se / njė ditė do tė vinin ditė mė tė mira. / Tek prisja me durimin tim atavik, / vdiqa dhe mė varrosėn. / Meqė kisha pritur pėr shumė kohė i heshtur / shpresoja qė pas vdekjes tė shkoja nė parajsė / ku do tė gjeja ditėt e mira nė errėsirėn e varrit / dhe atje vazhdoj tė pres me durimin tim atavik / ditėt e mira qė patjetėr paskėtaj do vijnė»…
Shqiptarėt e duan Italinė nė mėnyrė prekėse por edhe e kritikojnė pėr distancėn qė ajo mban dhe pėr mendjemadhėsinė e saj. Dhe ne italianėt, me mekanizmin tipik tė dashurisė qė nuk kėmbehet i lėpihemi Francės e Anglisė pa vėnė re se kemi njė fqinj qė na do, qė beson tek ne, qė flet pa vėshtirėsi gjuhėn tonė, qė dėshiron tė shkojė deri nė fund tė aftėsive tė tij tė mėdha me bashkėpunimin tonė.
Patjetėr, problemet qė mbeten janė ende tė shumtė: varfėria teknologjike, mungesa e energjisė elektrike, gjendja e rrėnuar e rrugėve, braktisja dhjetėvjeēare e institucioneve, mentaliteti i prapambetur i shumė zonave malore ku ende sundon ligji i Kanunit, ofendimet lahen me gjak dhe gratė trajtohen si objekte kėmbimi, familja ėshtė njė njėsi e mbyllur ermetikisht. Por nė ajėr ndihet njė vullnet i madh pėr tė dalė nga kėto kontradikta qė dobėsojnė shpirtin, dėshira pėr tu ēliruar nga katastrofat e komunizmit, nga tmerret e njė diktature qė zgjati shumė vite. Njė vend qė kapet nga flokėt dhe po ngrihet nė kėmbė me kurajo pavarėsisht nga prapambetja dhe shpėrdorimet, nga korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar. Njė vend i prekur shumė nga emigrimi (rreth 500.000 persona kanė emigruar nė Greqi, 120.000 nė Itali dhe po aq tė tjerė qė jetojnė si klandestinė nėpėr Europė e Amerikė). Por pikėrisht kėta emigrantė i kanė sjellė atdheut limfė tė re, shumė tė holla, pėrvoja tė reja dhe kanė ndihmuar Shqipėrinė tė piqet. Kėto janė kontradiktat e ditėve tona qė i pėrkasin tė gjithė vendeve tė Europės lindore. Italia pėr shumė nga kėta vende ėshtė njė model, njė vend shkėmbimi, njė vend mėsimi dhe pervojash tė reja. Por ne italianėt bėjmė sikur nuk e dimė e sillemi me njė pamjaftueshmėri tė pandėrgjegjshme. Televizioni italian ėshtė kthyer nė njė shesh fshati i zaptuar nga politikė dhe gazetarė pa kulturė qė lavdėrojnė njeri-tjetrin. Pa u ndalur pėr tė reflektuar se ēdo ditė, miliona njerėz mėsojnė italishten nėpėrmjet budallallėqeve tona tė pėrditshme. A ka mundėsi qė ne tė sillemi me kaq papėrgjegjėsi?



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.