Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Gjuha :: Fjalori sinomik i gjuhes shqipe
Postuar nga: Albo

Gjuha
"Fjalori sinonimik i gjuhes shqipe": ndihmese dhe kujtese


1.

Njė telefon prej profesorit dhe mikut tim Eshref Ymeri pėr tė pirė njė kafe ditėn e dielė, u shoqėrua me njė lajm tė bukur: profesori mbante nė duar njė libėr befasues: "Fjalori sinonimik i gjuhės shqipe".

Eshtė hera e parė qė hartohet e botohet njė fjalor sinonimik i gjuhės sonė; nė njė kuptim tė ngushtė profesional mund tė thuhet se autorėt kanė ecur nėpėr njė rrugė tė pashkelur pėr shqipen.

Botimi i kėtij fjalori ėshtė ngjarje pėr gjuhėsinė dhe pėr kulturėn kombėtare nė tėrėsi. Njė vepėr me mbi 30.000 zėra, punė e pėrbashkėt e tre emrave tė njohur tė gjuhėsisė e tė pėrkthimit: Ali Dhrimo, Edmond Tupja, Eshref Ymeri. Studimi e pėrzgjedhja e sinonimisė ėshtė njė punė tejet e hollė. Siē kallėzon Ymeri, ishte pikėrisht nevoja gjatė punės si pėrkthyes qė i ēoi autorėt drejt kėsaj nisme, fryti i sė cilės ėshtė mė i madh se synimi pėr tė cilin u fillua. Nėqoftėse nė kuptimin e ngushtė kjo vepėr ėshtė pronė e autorėve, nė njė vėshtrim mė tė gjėrė tashmė ėshtė shndėrruar nė njė pasuri tė pėrbashkėt kombėtare.

2.

Gjuha shqipe ėshtė pa dyshim ndėr mė ta pasurat e familjes indoeuropiane. Ajo ėshtė geni, nguli, ashti ynė; ajo ėshtė shfaqja mė e qenėsishme e identitetit tonė kombėtar. Shumė popuj e kombe kanė gjuhė tė njėjtė ose shumė tė pėrafėrt me popuj e kombe tė tjerė, megjithatė ia kanė dalė me e ruejtė identitetin, nuk janė zhbėrė, nuk janė shkrirė, pėrkundrazi. Kjo nuk do tė mund tė kish ngjarė me shqiptarėt. Pa gjuhėn shqipe ne shqiptarėt nuk do kishim qenė mė shqiptarė. Tė ndodhur nė vijėn dramatike tė Teodosit, nė njė trevė kryqėzimi tė interesave e erėrave therėse tė Lindjes e Perėndimit, me fqinj lakmitarė e thuajse pa miq, ne nuk mund tė kishim mbijetuar nėpėr vorbullat e historisė nėse nuk do ta kishim ruajtur kėtė gjuhė kryethesar. Pa tė pa dyshim ne do tė ishim shpėrbėrė.

Ajo qė na ka mbajtur tė ngjizur ėshtė parasėgjithash gjuha e shenjtė shqipe.

Mjerisht kėsaj gjuhe kurrė nuk i ėshtė dhėnė nė mėnyrė institucionale qoshja qė i takon. Edhe sot shteti e kundron qetėsisht gėrryerjen e bjerrjen e saj. Shumė vlera e pasuri tė pazėvendėsueshme gjuhėsore janė tė pavjela ose, gati e njėjta gjė, mbahen tė drynuara nė Institutin e Gjuhėsisė, nė hinoret tragjike qė quhen skedarė. Shumė syresh qė janė shfrytėzuar pėr Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, po tė kishin zė do tė klithnin, pėr shkak tė frymės sė zėnė prej parimeve orėelliane, pėrjashtuese, me tė cilat ėshtė punuar nė FGJSSH.

Gjykuar prej botimeve nė kėtė fushė, gjuha shqipe i ngjan njė miniere shumė tė pasur qė deri tashti ėshtė shfrytėzuar egėrsisht, dhunshėm e duke u shpėrfillur, kryesisht nė sipėrfaqe ose, po tė shprehemi me njė cak teknik tė industrisė minerare, "nė karrierė". FGJSSH, vepėr pesėdhjetėvjeēare e Akademisė sė Shkencave, sot e kėsaj dite ka mbetur me njė numėr tė mangėt fjalėsh (35000), shumė herė mė tė vogėl se pasuria e njėmendtė e gjuhės ose afėrsisht sa zėrat e Fjalorit Sinonimik tė sapobotuar tė Dhrimos, Tupes e Ymerit.

Ato qė kanė nxjerrė nė spikamė vlerat e gjuhės shqipe kanė qenė mė shumė nismat vetiake tė disa dijetarėve me palcė. Kjo ka ndodhur kur Shqipėria nuk kishte shtet. Kjo ka ndodhur e po ndodh edhe kur thuhet se Shqipėria e ka njė shtet.

Edhe Fjalori Sinonimik i Gjuhės Shqipe (Toena 2002) ėshtė nismė krejt vetiake. Pėr kėtė ngrehinė tė lavdėrueshme nuk pati kurrfarė mbėshtetjeje logjistike, infrastrukturore ose financiare. Mbase ndonjėri prej autorėve ka punuar edhe pa pasur njė kompjutėr nė shtėpi. Asnjė institucion shtetėror nuk i ka sponsorizuar. Asnjė nuk i ka shpėrblyer.

Me sa jam nė dijeni autorė tė tjerė, kryesisht pėrkthyes, po punojnė pėr fjalorė dygjuhėsh deri nė 80.000 fjalė. Nė shtyp kam lexuar se shqipėruesi i Iliadės, mjeshtėri Gjon Shllaku, nė moshė tė thyer e nė vetmi tė thellė, nė shoqėrinė e njė makinė tė vjetėr shkrimi po pėrfundon njė fjalor latinisht‑shqip me 70. 000 fjalė.

Pėr Akademinė e pėr institucionet e shtetit kėta njerėz sikur janė nė njė planet tjetėr!

3.

Nuk e kam studiuar e nuk i kam hyrė nė thellėsi Fjalorit Sinonimik tė Gjuhės Shqipes qė sapo ka dalė prej shtypit, pasi dihet se njė fjalor nuk lexohet e nuk studiohet si njė roman. Synimi i kėtij shenimi ėshtė njė mirėnjohje pėr autorėt dhe njė kujtesė pėr gjithė dashamirėsit e gjuhės, pėr studiuesit e intelektualėt, lidhur me kėtė botim. Njė kujtesė edhe pėr institucionet shtetėrore... nėse shteti do tė kishte veshė pėr ta dėgjuar tingėllimin e gjuhės sė vendit tė vet.

Paradokohėsh mė kishte bėrė pėrshtypje njė punim i N. Paplekės pėr kulturėn popullore, ku thuhej, ndėr tė tjera, se vetėm pėr njė kafshė si nusja e lalės gjuha shqipe ka 30 sinonime, dhe i rendiste ato. Hapa FGJSSH: gjeta vetėm katėr a pesė. Duke shfletuar "Fjalorin Sinonimik tė gjuhės Shqipe" ndalesh te njė fjalė si "llastar": janė... 110 sinonime! Merret vesh se vetėm pėr kėtė zė, qė ėshtė njėri prej 30 mijėve qė ka vepra, sa punė ėshtė dashur pėr t'i gjetur, pėr t'i studiuar e pėrzgjedhur kėto fjalė; por edhe sa lehtėsi u krijon ky fjalor gjuhėtarėve e sidomos pėrkthyesve pėr tė gjetur fjalėn e duhur me ngjyresėn e duhur. Dihet se sinonimet kurrė nuk janė "kopje" e plotė e njėri‑tjetrit; gjuha kurrė nuk mban gjė kot, pa nevojė. Gjuha ėshtė e pamėshirshme: ose e fut fjalėn nė punė me njė funksion tė caktuar, ose e fluturis, e flak, e shuan.

4.

Mijėra e mijėra fjalė tė pastra shqipe kanė vdekur e mijėra tė tjera janė nė gjendje kome: rinia nuk i pėrdor mė dhe nuk i njeh, pleqtė po shkojnė. Viset fshatare, qė janė burim i pakorruptueshėm vlerash burimore, po hollohen e po dźjen; shkrimtarėt mjaftohen, shumica, me qindra fjalė nė librat e tyre, e kjo ndodh sepse e njohin pak gjuhėn por edhe sepse vetėēensurohen, tuten se nuk i kupton lexuesi. Ndėrkohė gazetarėt e politikanėt janė tė kėnaqur me njė xhep fjalė, disa prej tė cilave qėllon qė janė shqip. Kozmopolitizmi edhe nė gjuhė ėshtė shndėrruar nė njė modė tė parapėlqyer pėr tė paditurit qė janė dyndur nėpėr zyra e institucione, ndėrsa niveli i shkollės ėshtė tejet i ulėt, pėr tė mos thėnė qė shkolla vazhdon me mbetė njė institucion i papėrgjegjshėm pėr kryevlerėn kombėtare tė shqiptarėve, pėr gjuhėn shqipe. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė kontinent e ndoshta nė botė ku gjuha amėtare vazhdon tė mos studiohet nė asnjė shkollė tė mesme a tė lartė, pėrveē atyre ngushtėsisht tė profilizuara pėr mėsues gjuhe. E kam pėrmendur edhe herė tjetėr qė nė vendet e mėdha me shkallė mė tė lartė qytetėrimi, pėrfshi SHBA, dy provimeve u kushtohet rėndėsi e veēantė nėpėr shkolla: gjuhės amėtare dhe matematikės. Dhe jam mahnitur kur e kam parė nė vend se edhe nė Akademinė e Kulturės Fizike tė Sofjes nė Bullgari, njė shkollė homologe me Institutin tonė tė Kulturės Fizike, provimi mė i vėshtirė qė duhet tė kalojnė kandidatėt pėr t'u pranuar nė kėtė shkollė qė nxjerr mėsues fiskulture ėshtė pikėrisht gjuha bullgare!

Tė gjitha kėto lėshojnė kumtin se pjesa e nėndheshme e pashfrytėzuar e asaj miniere tė florinjtė qė quhet gjuhė shqipe po shkon pak nga pak drejt fundosjes, drejt pėrmbytjes nė nėnshtresa tė historisė, pa u dokumentuar kurrkund. Pa folė pėr keqpėrdorimin e brejtjen e pamėshirshme edhe tė pjesės qė shfrytėzohet, qė ėshtė nė pėrdorim tė pėrditshėm.

5.

Dhrimo, Tupja e Ymeri me Fjalorin Sinonimik tė Gjuhės Shqipe lėshuan njė tjetėr morekujehe: ja ku janė kėto vlera, ejani t'i nxjerrim, t'i shpėtojmė, t'i shfrytėzojmė, t'ua lėmė brezave. Nuk ėshtė njė klithmė e dėshpėruar njerėzish tė ndershėm por tė pafuqishėm, ėshtė njė zė profesionistėsh qė nė punėn e tyre ndihen sa studiues aq edhe shqiptarė. Kėto kumte duhen dėgjuar.

Do tė kish qenė nė nderin e Akademise sė Shkencave dhe njė ndėr detyrat mė parėsore tė saj sponsorizimi e botimi i veprave kėsisoj. Kam nė duar njė fjalor sinonimik tė gjuhės frenge, botim shumė cilėsor i shtėpisė sė mirėnjohur Larousse. Edhe ajo nuk ėshtė vepėr kolektive e akadamisė, rastėsisht edhe ajo ėshtė vepėr vetėm e tre autorėve. Por sapo e hap tė bie nė sy shėnimi "vepėr e kurorėzuar prej Akademise Franceze". Akademia e Shkencave e Tiranės, simotrat e sė cilės nė botėn e qytetėruar grumbullojnė, mbėshtesin e pėrkrahin yndyrėn e trurit tė vendit, vazhdon mos me u ndie pėr vlerat themelore tė qytetėrimit shqiptar. Ajo akademi qė nuk i ka botuar kurrė e vazhdon mos me i botue veprat e plota tė njė shkencėtari albanolog e indoeuropianist qė do ta nderonte cilėndo katedėr tė kontinentit si Eqrem Ēabej, pa folė pėr tė tjerat, natyrshėm shti veshėt nė shurdhė edhe pėr punime themeltare si Fjalori Sinonimik i Gjuhės Shqipe.

Vazhdon komploti shtetėror i heshtjes ndaj vlerave. Mė e pakta qė tė vjen ndėr mend pėr njė shtet qė nuk kujdeset tė paktėn pėr gjuhėn e atij populli qė e ka nėn qeverisje, ėshtė mendimi se ai shtet nuk e ndien nevojėn me u ndėrlidhė e me shkėmbye kumte me kėtė popull. Ose, siē thuhet, "i ka kėputur fijet" me popullin e vet. Mos qoftė e vėrtetė!

Do tė mjaftonin paret e njė simpoziumi prej tė cilit nė kujtesėn kolektive nuk mbetet gjė pėrveē kronikave tė fryra televizive, qė kultura shqiptare tė pasurohej me botime cilėsore tė veprave si kjo.

Mehmet ELEZI

Tiranė, 30.10.2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.