Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E liga vjen nga s'e pandeh
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Ne sarajet e Markagjoneve ne Mirdite
Postuar nga: Albo

Elita Ne kete artikull, do te njiheni me historine e nje prej krahinave me te shquara shqiptare, Mirditen. Mesoni mbi historine e saj te lashte, bajrakun e Markagjonajve dhe gjendjen aktuale te asaj krahine.



Te duhet qe te udhetosh shume kilometra nga Repsi, per te mberritur ne Orosh, vendqendrimin e familjes se madhe te prijesve mirditore. Historia i ka mbushur me lavdi, qe ne kohen, kur Maria Tereza e Austrise, njihte si prijes, nje te parin e tyre ne shekullin e 18. Cfare ka mbetur nga rezidenca e tyre, si jetojne te afermit e Markagjoneve ne Orosh dhe krenaria e mbetur e oxhakut te pare.

Nga Oroshi Ben Andoni

Kolen e kane thirrur dje, per te ndare nje mosmarreveshje, qe mundonte dy pleqesi prane Oroshit. Dy fshatra prane, nuk e kane gjetur fjalen dhe i kane kerkuar atij , qe te ndaje me urti kete problem. Plaku i vjeter, i lindur ne kete vend 72 vjet me pare, ende i mbajtur mire dhe i kthjellet "si qielli", ka shkuar dhe e ka ndare si duhet kete gjyqesi. "I jan dash dy ore plakut dhe mandej i ka dhene urti muhabetit", me thote Lleshi, nipi i tij 30 vjecar arsimdashes, qe jeton i papune prane Sarajeve.

Njeriu i Markagjoneve

Kole Nue Gjoni, eshte ngritur edhe sot "ka heret". Eshte i veshur thjesht dhe shume qytetarce, me nje pale pantallona leshi dhe me nje kemishe te bardhe. Puna e tij e perditshme eshte qe te kullose per cdo dite bagetine afer shtepise, qe eshte ne Orosh. Po te ishin kohe te tjera, kur shkelqenin Marka Gjonet, ai patjeter do te merrej me ndonje pune me "te pershtatshme". Eshte kushuriri i dyte ne trungun familjar, me femijet e Marka Gjonit, ndersa i jati dhe Marka Gjoni, jane kushurinj te pare. Me sakte ishin. Sepse Gjoni "ka dek si Zotni n'Rom, e baba jem ka dek ne burg". Ka gjashte femije, nga te cilet nje djal e ka ne Orosh ndersa djalin tjeter e ka oficer policie, "vajzat jan n'pune t'tyne t 'martueme". Plaku ka dale ne pension dhe gjithe jeten eshte marre me pune per te mbijetuar ne miniere."Po, jeta ka ken e veshtire", pohon ai. Mbi te gjitha per te, si pinjoll i fisit te Marka Gjonit, qe e shtrin me krenari pemen gjenealogjike drejt 500 viteve me pare. "Nuk kam pas te drejte studimi per fmijet, flet ai shtruar. Por, komunistet nuk na kan nga shume. Baben ma kan fut ne burg. Ndersa, ne vitet '40, kur u dogj kulla, une jam largu me gja e me send ne Reps, sepse na thane qe komunistet do te na digjnin. Por ata nuk kan nga, pervec kulles se Gjon Markut, qe e kane hedh ne ere. Ka ken Petrit Dumja dhe kater-pese partizan qe e kan hedh", sakteson ai. Me kaq, ka marre fund edhe lavdia vizive e fisit te Marka Gjoneve, qe i ka sjell probleme te gjithe rregjimeve, qe kane sunduar ne Shqiperi. Muhabeti i plakut nuk i ben pershtypje dy niperve te vegjel te plakut, qe rrotullohen me gaz tek miqte, ndersa u frikohen shume ftesave per t'i perkedhelur. Jane, pinjollet me te vegjel te familjes, qe fshehin shume trishtim mes vetes, pasi kohe me pare policet u eshte dashur te bejne "nje kontroll te zakonshem armesh", na thote Lleshi.

Shtepia e bajrakut

Eshte tashme nje rrenoje, qe nje kalimtar i rastit, kur kalon ketu mes maleve, mund ta etiketoje thjesht si nje mbetje kalaje mesjetare. Eshte e ndertuar me gure te njejte dhe punuar me kende te kujdesshme. Muret e jashtme rrethuese lartohen gati mbi 5 metra. Vende vende edhe ato marrin kende, ndersa plaku thote se ka pasur shume elemente te rregullt arkitektonike. Eshte nje keshtjelle ne miniature, qe dikur ka mbajtur ne shtepi ndoshta me me shume se 100 njerez, qe hanin, bujtnin dhe urtonin. Por qe edhe gezonin sipas menyres se tyre. Sipas plakut, qe ka qene fare i ri, ne ekzistencen e kulles, ka pasur disa porta. Porta kryesore ka qene nga veriu dhe atje mbi nje pllake guri ishte e gdhendur nje shqiponje dhe emrat e djemve te Gjon Marka Gjonit: Mark, Ndue, Llesh, Ded dhe Nik Gjonit. Kjo pllake eshte ende afer shtepise dhe na thuhet se eshte prishur me dalte, ndersa kur eshte ndertuar kooperativa eshte vendosur si nje gur i zakonshem diku, prane shtepise se plakut Kole. Porta kryesore ku hynin burrat shoqerohej me nje dere tjeter nga Lindja, ku futeshin grate dhe njerezit e sherbimit. Plaku nuk pergjigjet per njerezit e kulles. "Heu e c'ka po t'duhet ty sa njerez kishte Bajraktari", me heshton ai. "Ne ate sofren atje, -me tregon nje vend imagjinar qe tashme eshte lendine,- uleshin rreth 50 burra per te ngrene e pire, e pastaj e shikon ate andej, (nje shkrep mbi nje faqe mali), fillonte e behej qitje me pushke. Ne na perzinin, thote Kola, sepse pastaj flisnin burrat". Tregon edhe per dy dyer te tjera mbi kete lendine. Ne kete vend rreth 200 metra katror, gjallonte jeta e Marka Gjoneve te famshem. Edhe nga qindra metra largesi shikohet qe eshte muri rrethues shume i madh, qe qarkon Kullen, e cila tani eshte krejtesisht e rrenuar. Nuk ka sesi te mos shkoje mendja tek "Prilli i Thyer" i Kadarese, por jane te pakta elementet, qe mund te japin me shume elemente per jeten e Marka Gjoneve dhe afrimin me librin, per me teper nga goja e plakut, qe vazhdon te jete teper i kujdeshem me miqte e rralle. Gjithsesi, sillet si zot ne sarajet dhe na fton (me mire "urdheron"), atje ku dikur ka qene nje nga dhomat e ndjenjes, per te na gostitur.

Bajraku i Oroshit

Bajraku i Oroshit, qe e ka pasur qendren ne kete kulle, perbehet nga gjashte fise. Plaku ngre syte dhe duket se merr nje aprovim ne qiell, qe pastaj e lejon qe te numeroje. Markkolajt, Dedaj, Dodaj, Qefallaret, Dragjoshet dhe Premci. Ne fakt, Oroshi eshte qendra e Mirdites historike dhe lavdia e saj. Per te vjetrit nuk ka asnje ndryshim se eshte Oroshi apo Mirdita. Madje thuhet se emri Mirdite ka rrjedhur nga ky vend. Kjo shikohet nga krenaria imagjinare e ketyre njerezve dhe menyra sesi drejtojne trupin kur u vjen ndonje i huaj. Ata jane ende krenare, prej idese se nje "republike" imagjinare, qe eshte vetem ne kokat e tyre. Jane teper te zgjuar dhe kete e manifestojne nga syte e tyre, qe jane te ngjyruar dhe qe te shikojne vazhdimisht ngultas. Ajo qe i rrit rendesine e ketij vendi eshte se pervec bajrakut te Oroshit, ku ka qene kapidani dhe ku rregulloheshin te gjithe mosmarreveshjet e gjakut, ketu ka qene edhe Abacia. Kjo e fundit ka luajtur nje rol te rendesishem ne te gjithe proceset historike te ketij vendi. Disa nga emrat, qe kane jetuar ketu, e qe permenden me shume respekt edhe ne te gjithe Shqiperine jane abat Prend Doci, Abat Pjeter Zarishti, Dom Prend Suli etj. Ne kete kishe, qe lidhet me emrin e Shen Aleksandrit u be nje nga kuvendet me te medha te historise se shqiptareve, ku moren pjese 13 krahina shqiptare dhe ku u be nje apel per organizimin e nje kryengritje antiosmane per t'i rikthyer Shqiperise ne kohen e Gjergj Kastriotit, ne shekullin e 17.

Njerezit e krahines

Njerezit e sotem duhet te dine fare pak per Oroshin. Madje edhe ne Reps, ku eshte qendra e komunes se Oroshit. Kete komune e perbejne 16 fshatra dhe nje qytese qe eshte Repsi, dikur e njohur per fabriken e saj te pasurimit dhe minierat perreth. Jane 5300 banore shumica autoktone, qe kane mbetur pas eksodit te shume banoreve, qe kishin ardhur ketu nga e gjithe Shqiperia. Njesite qe e perbejne jane Repsi, Pshqeshi, Kullaxhij, Blinisht, Gurthspaq, Koderpaq, Mashterkor, Zais, Shmeri, Ligjin, Orosh, Bulshar, Planet, Ndershen, Nenshejty, Lajthiz. Luigj Lleshi, kryetar i kesaj komune, megjithe rezervat eshte optimist per vendin e tij. Qe ne fakt nxin prej se largu. Ka nje papunesi totale dhe ne kete vend mungojne totalisht investimet. Por, kryetari ne moshe shume te re te Komunes, ka shprese. E, pasi ka biseduar me shtetare shpreson te mund te beje kalimin e pyjeve ne administrimin lokal. Mandej, shpreson nga rruga Durres Morin, dhe kerkon qe te shtrohet para se gjithash rruga Shpal-Reps, qe te sjell ne qytezen e tij. Por, kjo gjendje te duket utopike kur mendon se 430 familje ndihmohen nga asistenca. Dhe per me teper, ne kete vend, nuk ka me asnje mjek. Por, ne keto kushte, ne qytetin e frikes, sic mund te quhet Repsi, 28 vjecari Luigj Lleshi, pretendon qe te beje nje investim per trotuaret dhe ndricimin, me nje fond kuptohet qe shpreson te marre dhe duhet te jete qesharak, per madhesine e ketij qyteti. Repsit i mungon edhe perseritesi i valeve, "qe do te mundesonte shikimin e ndeshje futbolli, te pakten", thote nje mesues i vjeter Ndrek Nikolla. "Por, qe nga largesia e ketij vendi ka fare pak gjasa qe te behen", pohon ai, mosbesues. Por, Lleshi eshte optimist sepse banoret e vendit te tij jane te vecante edhe per nje fakt tjeter "ketu gjakmarrja e vjeter ka kohe qe ka perenduar, pervec rasteve te reja shume te paperfillshme", thote ai krenar, per bashkevendasit e tij, qe dikur e kishin kodifikuar gjakmarrjen deri ne imtesi.

Nga Oroshi

Oroshi eshte pak kilometra nga Repsi, por qe te shkosh ne kullat e Gjon Markajve te duhet qe te lesh makinen diku dhe te fillosh qe tu bindesh autoritetit te kembeve, per nje ore e disa minuta. Te pret nje malore e tere dhe tundimi qe te vjen nga zbardherimi i larget i sarajeve te Markagjoneve. Ne Reps, te rinjte zakonisht nuk e kane vizituar, ndersa niveli medioker i arsimit, qe eshte ne kete vend, nuk ka gjasa qe tu kete shpjeguar dicka per madheshtine e ketij vendi."Ata vet bin rralle ketu", me thote plaku Kole. Nuk e ndjejne krenarine, qe jane pasardhes te mirditoreve te famshem dhe qe ketu ka qene qendra e nje vendi, qe i ka dhene aq shume Shqiperise. Ndersa, tek Marka Gjonet e mbetur ne Orosh kete e ndjen, sepse te presin ne sarajet e fisit te tyre, qe tani eshte i konvertuar ne nje germadhe te thjeshte krenare. Shtepia e Koles ka mbetur si dikur gati 100 metra me tutje, "ku komunistet me than te drejten nuk na kan nga". Ne ekstremin tjeter, eshte shtepia e Bardhok Bibes, komunistit te pare te Mirdites, qe ka qene kushuriri i Markagjoneve, pra dhe i tyre dhe qe eshte vrare, se u be hasem me ta se ishte komunist."Ai kishte edhe gjurin dhe aren", me thote enigmatik, plaku per Marka Gjonin. Nipi i tij Lleshi me i qete dhe e respekton plakun ne cdo hap, duket se do te kujdeset per cdo fjale te plakut. Kjo ndodh edhe me te birin e tij, qe ne vitin 1997 ka qene ne Tirane, dhe qe tani e ndjek pa folur baben.

Banoret

Ata jetojne me cfare te munden. Nje banor ka bere nje inovacion, qe duket i jashtezakonshem. Poshte nje rrekeze uji ka vendosur nje platforme te vogel druri dhe prane saj, fundin e nje shishe plastike, nje liter e gjysem, qe bashkohet pastaj me nje tub te stergjate. Me kete siguron ujin e rrjedhshem per ne shtepi. Shtepite e tjera jane te rrethuara. Ka shume mullare per bagetine, burimin e tyre te ushqimit dhe ngaqe lartesia mbi nivelin e detit nuk eshte larte, me te guximshmit kane mbjell edhe rrush. Ne pergjithesi, jane shume te varfer, teper krenare dhe fizikisht te forte. Theksimi i tipareve i tregon te lodhur. Nderkaq, jane jashtezakonisht mikprites, mbase edhe per faktin, se levizja e njerezve ne kete vend eshte e kufizuar. Ne Orosh eshte nje nga shkollat me te vjetra ne Shqiperi, qe daton e dyta pas shkolles se Korces. Banoret jane te veshur thjesht dhe dikur kane qene te lidhur vetem me minierat. Tashme, jane nje pjese e madhe ne emigracion (burimi kryesor i ndihmes), ndersa ata qe jane ketu, "jetojne me cka mund te jetohet".

Retrospektive per republiken

Ka ndodhur edhe cudia ne keto vende, kur Mirdita u shpall Republike. Historia e kesaj eshte pak a shume keshtu. Marka Gjoni erdhi ne fuqi pas vrasjes se kushuririt te tij Preng Bibe Dodes ne 1919. Mbasi nuk mori ndonje post, semundje e vjeter e mirditoreve, ai u ushqye ne seder nga jugosllavet, qe kishin shume toka te pushtuara ne Shqiperi. Ne vitin 1920, Marka Gjoni hapi lufte per te marre hakun e Preng Bibe Dodes. Megjithese, konflikti deshtoi, fale gjendjes shume te keq te banoreve, ai vazhdoi te luftonte. Nikolla Pashic, kryeministri jugosllav, e ndihmoi dhe filloi perseri lufta nga Luma deri ne Mirdite ne veren e 1921. Fale ketyre ndihmave, ne 17 korrik te 1721, u shpall Republika e Mirdites, ne Prizren. Marku e shpalli veten president. Ai formoi qeverine me mbeshtetes te tij dhe e coi aventuren deri atje ku nuk shkonte. Kerkoi qe ta njihnin serbet, greket dhe italianet. Madje dergoi perfaqesues edhe ne Lidhjen e Kombeve, qe ta njihnin. Qeveria e Tiranes u mobilizua dhe ndaloi serbet te futeshin ne punet e brendshme, ndersa e shuajti kete levizje ne shtator-tetor te atij viti.

Edhe njehere per Markagjonet

Pyetjes nese merrnin leke per gjakun, pinjollet e fisit te degjuar i pergjigjen ne menyre kategorike. Jo nuk eshte e vertete. Madje, ai njehere ne shtate vjet, mblidhte burrat e fisit dhe i shuante gjakmarrjet dhe jo te merrte leke, thone ata. "Kadare ia ka fut kot ne Prillin e thyer", me thote me bindje Lleshi, qe i pelqen shume te lexoje. "Gjoni ka qene shume fisnik dhe te pakten nuk ka marre asnjehere".

Ardhja e muzgut duket se i shteron muhabetet per historite pa fund te Markagjoneve dhe pinjolleve te tyre. Kane kaluar shume vjet dhe ata vazhdojne te jetojne atje, ku pak kohe me pare u vra rastesisht nje ari dhe ku fare prane eshte malesia e Lumes. Rituali i percjelljes tek ata eshte me shume elemente teatrore. Te percjellin dhe te urojne... dhe te ftojne qe te vish perseri. Pikerisht ne Orosh, ne kete harrese te lavdishme, qe eshte vetem kater ore nga Tirana, dhe ku eshte e shkruar nje pjese e historise tone kombetare. Por, ne kete humbetire, te rrethuar me male, dhe ku eshte e pamundur qe te udhetoje makina, jetojne njerezit me krenare te Shqiperise. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe nderimet nuk i bejne pershtypje plakut Kole, ne gjakun e te cilit plazmojne emrat e shquar te nje grupi burrash luftetare, qe kane luftuar me te gjithe kunder te gjitheve, per...pak lavdi.

-----------------------------------------------------------

Varferi skajore ne vendin e princeve

Kane qene vazhdimisht te mikluar. E, kur u mungonte kjo, mirditoret, benin vete sic dinin ata. Me force, e merrnin cdo gje qe u takonte, ose qe e mendonin se u takonte. Gjithsesi, atyre, cdo gje "u takonte" ne boten e vogel te shqiptareve. Ata, qe e kuptuan zellin e tyre per te drejtuar dhe per te mos u bindur, u dhane shume mundesi. Dhe, mirditoret qe u nderuan nga Maria Antuaneta, qe u njohu Kapidanin, nje vit me vone u bashkuan me armiqte e saj turqit. Pastaj, mposhten ruset ne Danub etj. Me pas shkuan kunder turqve dhe kunder kujtdo, qe nuk u shkonte sipas interesave te tyre. Dhe, interesi i tyre ishte te jetonin te lire dhe ashtu si donin vetem ata.

Por, kjo liri, nuk u dha mundesine qe te jetonin te pakten mire. Kete e shikon sot, ne varferine e madhe, qe te kap syri, sapo kalon tabelen rrugore me emrin rrezellyes Mirdite dhe deri ne fshatrat me te largeta te saj, qe kufizohen me rrethet e tjera. E sikur te mos mjaftoje kjo varferi qiellore, pasardhesit e fiseve qe perbejne Bajraqet e famshme te Mirdites, ende e nderojne veten me kujtimin e kaluar. Kjo nuk i ndihmon gjithsesi, qe te qendrojne ne vendet e braktisura nga te gjithe dhe ku eshte e veshtire qe te shikohet Tirana zyrtare dhe ku gazeta ruhet neper shtepi, si nje liber i rralle. Keto zona te shfrytezuara per krenari kombetare nga luftetaret, mandej te shfrytezuara pa meshire nga industria e rende, tani kane mbetura te hirnosura, sikur kane kaluar nje lufte te ashper. Por eshte nje lufte qe vazhdon dhe eshte lufta per mbijetese, qe i grish banoret e vjeter autoktone, qe te sigurojne buken e perditshme, ne nje menyre qe e kane bere per dhjetra vjet me rradhe, ne te njejten menyre. Me bageti dhe me pyjet pa ane. Keshtu, nuk mbet asgje tjeter per te shenuar nga banoret krenare te Mirdites, qe kane luftuar me te gjithe rregjimet, qe kane dashur t'ua ulin koken, ne kembim te pak mireqenie. E cila gjithsesi, nuk u eshte afruar asnjehere. B.an

----------------------------------------------------------

Kjo eshte historia e Mirdites

Ka filluar qe shekuj te kaluar dhe inercia e saj vazhdon edhe sot. Si u krijuan bajraqet dhe si filloi supremacia e Oroshit mbi te gjitha bajraqet e tjera te Mirdites. Historia e marrjes se titullit nga Maria Antuaneta dhe vazhdimesia e historise me pinjollet e famshem te Markagjoneve, deri ne shekullin e XX

Ne fillimet e historise se tij, emrin Mirdita e mbante nje fshat e nje bashkesi e vogel prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emer vendi ishte i ngushte, me toka bujqesore te pakta dhe ne pamundesi per zgjerimin e tyre. Zonat perreth, kodrinore e malore si vete fshati ishin te pabanuara ose pak te banuara.

Rrethanat historike, qe u krijuan ne vendin tone pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, u ndjene me tere peshen e tyre edhe ne zonat malore, pra edhe ne Mirdite. Turqit kerkuan taksa e nizame nga banoret e maleve tona. Ata u munduan te prishin venomet tradicionale te ketyre territoreve e t'i zevendesonin ato me ligjet osmane...Ne levizjen antiosmane te fundshekullit 15 dhe ato te shekullit te 16, bashkesia fshatare e Mirdites, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e beri emer. Ajo, sa here u ngriten krahinat fqinje, i mbeshteti me levizjen e saj kunder pushtuesve, duke u dhene force shtytese levizjeve popullore...Lidhja midis krahinave te ndryshme te kesaj treve, ishte domosdoshmeri per vete ekzistencen e ketyre popullsive, gje qe coi ne kuvendin e burrave te ketyre territoreve, krene e vegjli dhe ne formimin e "Lidhjes se Mirdites" ne vitin 1570. "Lidhjen e Mirdites" u detyruan ta marrin ne konsiderate si miqte ashtu edhe armiqte. Vone ne shekullin 17 dhe gjate shekullit 18, kur pushtuesit osmane depertuan edhe ne zonat malore me sistemin e bajrakeve, ne arealin e Mirdites u krijuan 3 bajrake: i Spacit, i Oroshit, dhe i Kushnenit, qe njihen si bajraket e fisit a te vellazerise. Perqark kesaj krahine 3 bajrakeshe u krijuan edhe 9 bajraqe te tjere, ai i Fandit dhe i Dibrit qe hyne me shpejt ne Lidhjen 3 bajrakeshe duke formuar keshtu Mirditen 5 bajrakeshe. Keta jo vetem e pranuan emrin Mirdite, por sajuan edhe flamurin e krahines nje dore me pese gishta te hapur, qendisur me ngjyre te kuqe ne nje beze te bardhe, prapa se ciles disku i diellit qe shperndan rreze drite c'ka do te shprehte nje bashkim luftarak te perbere nga pese njesi territoriale. Me vone nga mesi i shekullit te XIX, me kete bashkim u lidhen edhe 3 bajraqet e Ohrit ose te Kthelles dhe 4 bajraqet e "Malesise se Lezhes" ose te Zhupes dhe krahina qe mbante emrin Mirdite perfshinte territoret e 12 bajraqeve. Per zgjerimin ne kaq territore dhe ne tere keta popuj te emrit Mirdite, ndikuan edhe dy faktore te tjere. Se pari, shtrirja e influences se Abacise se Oroshit mbi keta popuj krejt katolike, vecanerisht nga vitet 40 te shekullit te XIX e mbrapa. Se dyti, shtrirja e influences se deres se Gjonmarkeve, gjithashtu pas viteve 40 te atij shekulli, kur turqit u dhane pinjojve te asaj dere tituj e grada.

Keshtu u krijua uniteti krahinor gjeopolitik i Mirdites, me ze te madh ne histori, i cili erdhi deri ne ditet tona si nje bashkim kompakt. Ky unitet zevendesoi ate te Dukagjineve qe u shperbe ne fillim te shekullit te 17...

Sistemi i bajraqeve

Qendresa e vazhdueshme e Mirdites dhe krahinave fqinje te saj kunder dhunes osmane, i detyroi turqit te ndryshojne politiken e tyre ndaj ketyre krahinave. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 17 turqit u munduan qe te futnin ne vartesine e tyre e t'i shfrytezonin, kryesisht per qellime ushtarake, kuvendet e malesoreve. Futja ne dore e autoritetit te Kuvendeve nga pushtuesit, ne rrethanat e mungeses te nje klase feudale vendase, ishte e pamundur. Kuvendet ishte institucioni i vetem vetqeverises, qe trasheguan neper breza malesoret, vendimet e te cileve ishin te prera, si shprehje e vullnetit te popullit. Mbeshtetur ne kete autoritet te Kuvendeve, turqit u perpoqen ta futnin ne dore kete institucion popullor, per te shuar rezistencen e banoreve te malesise dhe nepermjet autoritetit te tyre, te mobilizonin ushtri per luftrat pambarim, qe bente Perandoria Osmane. Per t'ia arritur kesaj, u krijua ne shekullin e 17, institucioni i bajrakut. Ajo i ndau krahinat malore veriore e verilindore shqiptare, ne njesi te vogla administrative, te cilat i quajti bajraqe. Sistemi i bajraqeve ne Mirdite u vendos plotesisht ne gjysmen e pare te shekullit te 18. Turqia duke mos patur besim tek njerezit e caktuar prej saj si bajraktare, i grumbulloi bajraqet e Mirdites, ne nje njesi administrative me territore me te gjera se ato te bajrakut, pacenuar privilegjet e bajraktareve, ne krye te se ciles caktoi nje sundimtar, te cilit ne vitet 40 te shekullit te 18 ia njohu titullin kapidan. Ky titull iu dha per here te pare Mark Kole Gjokes nga Maria Tereza, mbreteresha e Austro Hungarise, me kerkesen e luftetareve mirditas ne vitin 1739. Kapidanet e Mirdites kishin vartesi te Valiu i Shkodres dhe te Stambolli.

Fillimi i luftimeve

Pikerisht ne kete kohe, me thirrjen e turqve per ndihme ata vendosen qe te shkojne perkrah Turqise duke zgjedhur si prijes te tyrin qefaline e Oroshit, Mark Kole Gjoken. Pas lufte, Sulltan Mahmuti i I, ua njohu privilegjet e marra ne vitin 1684. Mark Kole Gjoka mori titullin kapidan dhe ata morren nje subvencion prej 100 barre drithe dhe disa gjera te tjera. Ne vitin 1774, Mehmet Pashe Bushatliu i kerkoi aleance Gjon Markut ne kembim te njohjes se privilegjeve. U kerkoi nga nje burre per shtepi, per te luftuar ne Sanxhak. Mirditoret luftuan edhe me te birin e Bushatlliut, Karamahmutit. Ne 12 shtator 1775, ne afersi te Peqinit, ushtrite e ketij pashai u munden nga Ahmet Kurt Pasha i Beratit dhe ketu vdiq edhe Gjon Marku. Lidhja me oxhakun e Bushatlinjve zgjati deri ne 1831 kur u arrestua Mustafe Pashe Bushati. Bashke me te perfundoi edhe Lleshi i Zi i famshem (nje nga me te njohurit e Markagjoneve). Udheheqja e tyre u dha shume emer me ne krye Gjon Marka Gjonin. E jashtezakonshme ka qene nje beteje e shekullit te 19, rreth viteve 1850 lufta kunder ruseve, qe i beri te famshem mirditoret. Ata drejtoheshin nga Bibe Doda, qe u emerua direkt pasha pas lufte. Ne kete lufte thuhet se Napoleoni i III, aleati i Turqise, i dhuroi shpaten e tij te argjende prijesit mirditor. Madje, i nipi i Napoleonit te Madh, kerkoi qe te mbronte Mirditen. Ishte kaq i madh roli i Markagjoneve dhe sensibilizmi per pasurite e ketij vendi ishin kaq te medha, saqe burokracite zyrtare evropiane i llogarisnin gjithmone vec pjeses tjeter te Shqiperise. Paradoksi ishte se ne Kongresin e Berlinit ne 13 qershor te vitit 1878, atyre iu njoh autonomia vetqeverisese dhe Porta e Larte, u detyrua qe te respektoje venomet tradicionale te njohura te saj, ne ndryshim me pjesen tjeter te Shqiperise.

Pinjollet e njohur te Markagjoneve

Pas vdekjes se Dode Preng Lleshit, i helmuar nga nje grua shkodrane ne vitin 1828, ne deren e Gjonmarkeve plasi sherri per trashegimin e sundimit. Biba, atehere i ri, te cilit i takonte trashegimi ishte i mitur. Llesh Gjoka, i njohur me emrin Llesh i Zi, megjithe perpjekjet per te marre sundimin ne ate dere ishte i zene nga aleancat me Mustafe Pashe Bushatliun. Ne keto rrethana, sundimtaret e Shkodres caktuan si prijes xhaxhain e Bibes, Nikoll Prenge Lleshin, i cili do te kujdesej per qeverisjen e vendit, ne baze te kanunit, deri sa te burrerohej Biba. Ne vitin 1831, Lleshin e Zi e internoi per ne Janine, Mehmet Reshit Pasha, kurse Nikollen e mori me vehte dhe e beri kryekomandant te ushtrive pararoje te tij ne luften e vitit 1833, ne Azi te Vogel. Ishte koha kur ne deren e Markagjoneve plasi sherri per drejtim ne shtepi, si edhe nje sherr midis tyre dhe oroshasve. Me te ardhur Nikolla u mundua qe te qetesonte bijte e Lleshit te Zi me oroshasit. Vazhduan mosmarreveshjet edhe kur iku Nikole Preng Lleshi u nxit perseri pakenaqesia. Ne fillim te qershorit te 1836, nje "dite feste" u vrane tre djem te Lleshit te Zi dhe tre oroshas tek Kisha e Oroshit. Me te ardhur nga internimi Lleshi i Zi ne 1837 vrau Nikollen ne tryezen e bukes. Per kete, ai mori vec urrejtje dhe e jema e Nikoles pagoi nje luras qe e vrau. Nxitja nga turqit e grindjeve mes tyre duket se e dha shenjen. Ne deren e Gjonmarkeve erdhi Gjoke Doda, qe nuk e njohen per te pare. Mosmarreveshjet mes mirditasve u ngriten shume ne kohen, qe ata u thirren per te mbytur nje kryengritje ne jug te vendit. Bibe Doda, qe erdhi pas Gjoke Dodes, ishte me i sukesesshmi i Markagjoneve. Per t'i marre me te mire ata, reformat e Tanzimatit qe i zbatoi sulltan Mexhiti ne 3 nentor te 1839 nuk i cenoi venomet e tyre. Gjithsesi, pak me vone i ndaluan mirditasit qe te kalonin ne krahinat e tjera pa asur lejekalimi. Pas vdekjes se kreut te tij Bibe Dode Pashes ne 1868, autoritete turke larguan te miturin Prenge Bibe Doda me preteksin e mbrojtjes se tij. Per te drejtuar ne kete vend u caktua Gjon Marku, nipi i Lleshit te Zi, e me vone Kole Prenga, te cilet ishin nga dera e Gjon Markeve, por qe nuk u takonte sundimi i tyre. Per te izoluar Mirditen u rikthye "Urdhri i Divanit te madh Perandorak", qe ndalonte levizjen e mirditasve ne vendet e tjera. Pra ndaloheshin ata qe te shkonin ne Lezhe, Shkoder, Prizren, Gjakove e Diber per te blere miser, per te cilin kishin nevoje...

Mirdita ne vitin 1939

Viti 1939 e gjeti Mirditen ne nje gjendje ekonomike te renduar. Bujqesia nuk jepte as prodhimet e domosdoshme per jeten. Punetoret qe punonin ne shoqerite e huaja "Ragaxia" e "Simsa" siguronin pak te ardhura. Vellavrasja ishte ne tregues te larte sa numri i te vrareve per hasmeri ishte i madh se ai i vdekjeve natyrale...Kreret e saj me Marka Gjonin e shikonin shpetimin vetem tek Italia. Me 8 prill te vitit 1939, qindra djem kerkuan arme ne Shenpal dhe kerkuan nga qendra e nenprefektures se cduhet qe te benin...Po ate dite, Gjon Marka Gjoni me telegram uronte Benito Musolinin per dergimin e ushtrive te tij ne Shqiperi. Ndoshta kjo vinte edhe nga armiqesia e madhe me Mbretin Zog.

Pas lufte, pati pasoja tragjike per njerezit e ketij vendi. Mjaft prej tyre u burgosen dhe u arratisen jashte vendit. Mungesa e fjaleve dhe e mendimit te lire qe nje pengese e madhe per zhvillimin e vendit. Lufta e klasave ketu shkaterroi jeten e mijera njerezve. Megjithese u zhvillua deri diku industria minerare, e pyjeve , bujqesia, arsimi e kultura, Mirdita mbeti nje vend i nje varferie skajore, qe qe ka penguar edhe proceset e reja sociale qe u ndermoren ketu. Kjo gjendje vazhdon edhe sot.

Mbeshtetur ne studimin e Simon Prendit "Historia: Mesjeta, Koha e re dhe e sotme".

Fillimet e Industrise

Ne kete vend, kerkimet gjeologjike kane filluar ne vitin 1925 nga shoqeria italiane "Puna" dhe "Montekatini". Pas studimeve te kryera, te drejten e shfrytezimit ne kete vend e ka marre shoqeria "Simsa", e cila ne korrik te vitit 1938 ka filluar shfrytezimin e minieres ne Rubik. Punimet kerkuese u kryen edhe ne Vele, Erze, Kulme. Fillimisht ne Rubik kishte 500 punetore. Ne vitin 1949, qendra e rrethit te Mirdites u shperngul ne Rreshen, ku u vendosen administrata dhe institucionet e tjera. Rresheni kishte 5000 banore ne vitin 1990. Ndersa punetoret qe punonin ne rrethin Mirdite numeronin rreth 13.000 vete ne vitet 1980. Me industrine nxjerrese dhe perpunuese lidhet nje nga periudhat me te rendesishme te Mirdites. Minierat ne kete vend ishin ne Rubik, Kulme, Tuc, Qafe-Bari, Kurbnesh, Spac, Kacinar, Thirre, Perlat etj.


----------------------------------------------------------

Edith Durham: Kjo eshte Mirdita

Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...

Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.

Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.

Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh...

Marre nga Shqiperia e Eperme e Edith Durham




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.