Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Si u vranė Ēerēiz Topulli e Muēo Qulli
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Mė 16 korrik, bashkė me Hamit Gjylbegun shkuam nė kazermė, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer nė ushtrinė malaziase cili na tha: “Ēerēizi me Muēo Qullin janė nė kazermė”. Halimi ishte i mėrzitur dhe na shtoi: “Pritet tė vijė major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolės. Nė qoftė se majori vjen sonte, tė dy tė burgosurit kanė shpėtue”...

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (20)


Mua mė thirri gjeneral Veshoviq me porosi qė tė marr edhe diplomėn me vete. Pasi e kontrolloi me vėrejtje m’i nguli sytė e tij prej krimineli nė bebėzėn e syrit dhe mė tha: “Ik, se tė thėrras kur tė kem nevojė”. Kėshtu, pasi Bashkia kishte nevojė pėr veterinar, ashtu edhe ai vetė, mė la tė lirė. Tė gjithė tė arrestuarit u nisėn pėr Cetinė. Mė 16 korrik, bashkė me Hamit Gjylbegun shkuam nė kazermė, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer nė ushtrinė malaziase i cili na tha: “Ēerēizi me Muēo Qullin janė nė kazermė”. Halimi ishte I mėrzitur dhe na shtoi: “Pritet tė vijė major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolės. Nė qoftė se majori vjen sonte, tė dy tė burgo-surit kanė shpėtue”. Mjerisht, Bahri Begolli u vonua dhe natėn e 17 korrikut, duke u gdhirė, patrioti dhe trimi legjendar Ēerēiz Topulli me Muēo Qullin u pushkatuan nė fushė tė Shtoit, afėr katundit Golem, prej njė toge ushtarake malaziase. Vrasjen e tyre me hollėsi e morėm vesh nė janar tė vitit 1916, kur hyri ushtria austri-ake nė Shkodėr. Qysh atė ditė, si dy shokė tė ditėve tė zeza e tė pandarė, prapė bashkė me Hamitin kaluam nėpėr Golem, ku hasėm rastėsisht njė tė quajtur Mahmut Golemi, i cili, kur ia treguan shkakun e vizitės, na u pėrgjigj si vijon: “Natėn e sė premtes, natė ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanė prej livadhit, nė freskė, kur prej sė largut pashė tuj ardhė dy njerėz tė pėrcjellė prej afro 15 ushtarėsh, tė cilėt kur mė panė, mė urdhėruan tė largohem, dhe unė u fsheha mbrapa qerres. Kur erd-hėn deri nė njė vend, atje u ndalėn dhe ushtarėt morėn pozicion me qitė mbi dy personat nė fjalė. Ai qė ishte veshė me petka bojėhini qė ia kisha dhėnė unė pse kishte mbetur pa xhaketė (Muēo Qulli) bėrtiti nė njė mėnyrė alarmante, e njė burrė i gjatė dhe i plotė, i bėrtiti shokut tue i thanė: “Mos u tremb se patriotėt kėshtu e kanė”. Ushtarėt qitėn; ai me petka bojėhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me njė zė luani e me njė shpejtėsi tė rrufeshme, mėsyn ushtarėt dhe pa u lanė kohė tė qesin tė dytėn herė, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta pėr tė marrė njė pushkė prej tyre. Kjo luftė vazhdoi afro njė minutė. Nė atė pėrleshje mbasi gjetėn rast i ranė pėr herė tė dytė dhe e vranė. Tė nesėrmen shkova nė vendin e ngjarjes, ku i pashė se ishin mbulue krejt cekėt e me ferra. Si myslimanė qė ishin, pėr sevap, I mbulova mė thellė. Nė kontrollimin e gropės gjetėm shumė shenja qė i pėrkisnin Muēo Qullit, pasi trupin e Ēerēizit qė ishte mbuluar mė thel-lė nuk e prekėm. Gjeneral Veshoviq kishte vrarė mė se 2.000 shqiptarė nė atė kohė nga malet e rrethet e Shkodrės e tė Kosovės. Kėshtu mori fund jeta e Heroit tė Mashkullorės, pa mundur tė hakmerrej nga armiqtė e kombit shqiptar. Ēerēizi u vra me nxitjen e Tozlit, tregtar grek nė Shkodėr, pėr ta marrė hakun e peshkopit grek qė e kishte varė Ēerēizi bashkė me Mihal Gramenon nė Guri i Cjapit mė 1907 pėr tė marrė gjakun e Spiro Kosturit, vrarė nga grekėt nė Selanik. Muēo Qulli u vra si austrofil.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.