Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burgu e ka derėn e madhe pėr tė hy, por tė vogėl pėr tė dalė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Kush eshte Edit Durham per ne shqiptaret?
Postuar nga: Albo

Elita Per Edit Durhamin duhet te jete thene se ka qene nje grua e veshtire. Ne shkrimin e pare per te qe ruhet ne arkivat e Ministrise se Jashtme Britanike thuhet: "Zonjusha Durham eshte e pakeshillueshme ne leter kembime".

Rebecca West, R.W Seton-Watson, Henri Wickham Steed dhe shumica e shkrimtareve te tjere te rendesishem ne Evropen Lindore te kohes mes dy luftrave boterore, mendonin per te se ajo i ishte shmangur ketyre ceshtjeve. E cilesuar si avokate e shpirtit kombetar te shqiptareve, ndaj saj ishte shpifur nga kritiket angleze, te cilet ne pergjithesi i jepnin me shume favore ne ceshtjen e Jugosllavise se bashkuar. Polemikat e saj ne politiken ballkanike dhe ne kulturen regresive per te cilen ajo e quante "parazitet serbe", e bene ate bashkekohore. Shume mendime te saj jane quajtur te cuditshme dhe totalisht te marra. "Udhetimet dhe jeta mes klaneve ne Veri te Shqiperise,- thoshin ata,- kishin ndikuar ne gjykimin dhe vlera e sjelljes". "Fakti eshte qe ndersa gjithnje denonconte mentalitetin ballkanik", shkruan profesor Seton Watson ne 1929-"ajo shprehte gjithcka cfare mendonte per boten". Durham ishte sidoqofte, interpretja e domosdoshme e Shqiperise ne shekullin e 20-te dhe argumentuesja e shumices se shkrimtareve per kulturen e ketij vendi qe nga koha e udhetimeve te J.C.Hobhouse dhe Xhorxh Bajronit. E adhuruara e shqiptareve, Durhami u quajt "Krajlica e Malesoreve", ose ne anglisht "The Queen of Highlanders", "Mbreteresha e Malesoreve". "Ajo na dha ne zemren dhe ajo fitoi zemrat e malesoreve" ka shkruar mbreti ne ekzil i shqiptareve Ahmet Zogu ne gazeten "The Times" ne vdekjen e saj ne vitin 1944 (kur dihet qe ai nuk kishte marredhenie te mira me te). I vetmi anglez tjeter qe kishte qene shume i perzemert per shqiptaret ishte Norman Wisdom, te cilin diktatori komunist Enver Hoxha gjeti me buje per argetim. Durham punonte shume. "Shqiperia e Eperme" (1909) eshte vlere e grumbullimeve qe ajo ka bere. Ajo eshte akoma guida e shquar e zakoneve folklorike, social strukturore, ligjeve zakonore, besimeve fetare dhe perrallave tradicionale shqiptare, vecanerisht ne veri te lumit Shkumbin, ku organizimi social e fisnor dhe dialekti i dallueshem Geg, dallonte nga banoret e zonave te ulta dhe te Jugut. Per fat te keq, sot Durham eshte figure jo shume e ndricuar e njohur vetem per udhetimet dhe korrespodencat e saj. Vetem nje nga veprat e saj eshte botuar dhe qe atehere nuk ka asgje tjeter ne dispozicion. Letrat dhe fotografite e saj jane vendosur midis Muzeumit te Menkind dhe ne Institutin Antropologjik Mbreteror ne Londer. Koleksioni i saj pasur me bizhuteri dhe tekstile, mbahet nga Muzeu Pitt Rivers dhe ne Muzeumin Bankfield ne Halifaks, West Yorkshire, ku ne ekspozite jane vendosur permanente per jeten dhe punen e saj te instaluara ne vitin 1996. Dy ese ne koleksionin e shquar "Qingjat e zinj" dhe "Skifteri gri": "Udhetimet e grave te Ballkanit", tani jane duke u botuar nga botuesit John B.Allcock dhe Antonia Yang, e shoqeruar me nje parathenie te personalitetit kompleks dhe karrieres se Durhamit. Por, e pangjashmja Freya Stark dhe grate e tjera aventuriere ne Lindjen e Aferme, nuk kishte gjetur biografe. Fuqia e fames se Durhamit eshte e cuditshme. Bile sot toni i prere denoncimeve te tyre akoma te shokon. Pjeserisht ato jane nje reaksion ndaj personaliteteve te vena perballe saj. Aktualisht lidhur me Durham ka me shume pikepyetje se sa marrdhenie personale te intelektualeve britanike. Rruga qe ajo nuhaste njekohesisht dhe vecanerisht ndryshimet e stuhishme me Seton Watson, nxorren ne pah se si trazirat ne Ballkan mund te infektojne jeten personale te saj e cila i interpretonte ato gjeresisht rreth intelektualeve perendimore dhe pozicionit te tyre si te autorizuar te gatshem per te konkuruar ne interesat e vendit. Meri Edit Durham lindi ne vitin 1863 ne Hanover Square, Londer. Babai i saj Artur Eduard Durham ishte nje kirurg qe dallohej me shume per familjen te madhe me 8 femije, te gjithe me profesiona ete nderuara. Edit manifestoi ambicie arstistike dhe pas marrjes se mesimeve private ne Londer, ajo frekuentonte Akademine Mbreterore te Arteve. Ajo u be nj- mjeshtre ne ilustrime me boje uji dhe disa ekspoizita te shumta e moren ate per te realizuar ilustrimet e Historine Natyrale te Kembrixhit ne kapitullin zvarraniket dhe amfibet.

Dhe femijeria e vonshme,-ne moshen 30 vjece akoma nuk ishte martuar-, Edit u kujdes per mamane e saj te semure pas vdekjes se babait. Pergjegjesia qe ajo ndjente u be nxitje per pengesat dhe problemet ne Ballkan. Ne moshen 37 vjecare Durham levizi nga Trieste per ne Cattaor te brigjeve te Dalmacise dhe sistemua ne Cetinje, kryeqyteti ekzotik i Malit te Zi. Udhetimi ishte parashikuar si qetesues, i rekomanduar nga doktoreet pas viteve te tera kujdesje per mamane e saj, por ne kete udhetim, ajo zbuloi mjeshterine e saj.

Pas 20 viteve te tjera, ajo udhetonte sistematikisht ne Jug te Ballkanit duke pnuar ne organizata te ndryshme, duke fituar zemrat me pikturat qe ajo bente per fshatrat dhe koleksionet dhe artin folklorik. Ajo filloi gjithashtu te shkruante rregullisht gjate luftrave ballkanike dhe gjate Luftes se Pare Boterore duke u bere perkrahese e kauzes kombetare te shqiptareve ne shtypin periodik ne Britani, Gjermani dhe SHBA. Ne dy dekadat e tjera, ajo shkroi shtate libra per ceshtjet e Ballkanit, duke filluar me librin "Permes tokes serbe"(1904) per gjithe qendrimit ne Malin e Zi dhe Serbi, permes kapitujve "Orgjina e disa fiseve", "Ligjeve dhe zakoneve ne Ballkan"(1928), nje permbledhje e dobishme per doket dhe foklorin e zhdukur. Ajo gjithashtu u be nje bashkepunetore e rregullt e gazetes "Men" dhe korrespodencat e saj per folklorin ballkanik e shnderruan ate ne nje mik te Institutit Antropologjik Mbreteror.

Durham e quante Ballkanin "toka e jetes se shkuar". Per te, keto krahina nuk lidheshin me alienet, por nje pasqyre mjaft e kendshmne, te cilen vizitoret perendimore mund te shikonin veten duke e krahasuar me stadin e zhvillimit. Ne librin "Shqiperia e Eperme" ajo shkroi se "Per folklorin ne kete kohe, ka gjithnje nevoje te studiohet". Perplasja me Perendimin ne idete e saj, e bene ate mjaft popullare teksa arriti deri te perkundte ne djep nje foshnje, duke e shoqeruar me fjalet: Kete qe bera une e bene disa mijera njerez vite me pare, ne kete menyre a mund te genjej ne pritje te armikut tim? Keshtu qe a mendova une dhe a veprova keshtu ne fillimet e mia ne gazeten "Time". Ballkani ishte per Durhamin nje pjese e Evropes, me moshen e Homerit. Ka nje rrezik profesional te studiosh vendet dhe popujt e tjere. Ne asnje nga udhetimet ne vende te largeta, menaxhimi i te mesuarit dhe dicka nga kultura lokale, mund te imunizje teresisht drejt trilleve romantike nga ekzistenca e kombeve si ndermjetese dhe interprete e botes se jashtme. Te tilla ishin marredheniet e Durhamit me shqiptaret. Ajo erdhi te shikonte mjerimin e tyre-nje komb qe aspiratat territoriale ishin larg vemendjes pas Luftes se Pare Boterore, ndersa bashkimi cilesohej nje fole grerezash ne Ballkan. Ajo kishte qene nje percuese e malesoreve shqiptare, sidoqe per nje grua nuk ishte e zakonshme te udhetonte be zona te thella malore, nocioni i nje femre te vetem sillte cudi per zakonet shqiptare: Tradita e shqiptareve "virgjeri e betuar" dhe se nese grate sulmoheshin, pergjegjesia ishte e burrave, duke e veshur me status, i lane te kuptohej se udhetimi ne kete vend ishte i pa trazuar. Por, ajo nuk degjoi shume prkrahes te percmimit te ceshtjes shqiptare. Ndersa Rebeka West shkroi "Qingjat e zinj" dhe "Skifteri gri" Durham ishte anetare e nje grupi udhetaresh ne Ballkan te cilet kur kthyen thane se njohen "nje popull Ballkanas me zemer, qe vuan por qe eshte i pafajshem, perjetesisht i masakruar dhe aspak masakrues". Por, me R.W Seton-Watson, profesor, editor, keshilltari i qeverise dhe nje nga perfaqesuesit e minoriteteve te Evropes Qendrore pati mendime te ndryshme. Korrespdenca Durham-Seton Watson (ajo ishte strehuar ne Seton Walson dhe merrej me studimet e Evropes Lindore ne shkollen sllave) eshte e rendesishme jo vetem per drite-hijet rreth dy shkrimtareve me te rendesishem qe kane shkruar per ceshtjen e Ballkanit ne shekulin e fundit, por gjithnje per faktin e ndryshimit te thelle te mentalitetit rreth natyres intelektuale dhe ankesat qe ata i benin asaj. Gjate Luftes se Pare Boterore, Seton Watson botoi ne gazeten "The New Europe", qe njihet si kampioni i empacimit te ceshtjeve te nacionaliteteve, keto shperthime nga Perandoria Habsburg. Gazeta e quajti fitore integrale, nje fitore qe njihte rregullat e kombeve dhe siguronte per paqen ne kontinent. Ketu u perfshine edhe bashkepunetoret, pervec Seton Watson si editor, Tomas Masaryk dhe historiani rumun Nikolae Jorga dhe shume shkrimtare te rendesishem ne ceshtjet nderkombetare perfshine edhe Durham. Ne mars te vitit 1920 Durham i shkroi duke iu ankuar Seton Watson rreth cfare ajo shikonte si proserbe ne "The New Evrope" dhe akuzonet botuesit per injorancen e paramenduar ndaj shqiptareve ne Malin e Zi dhe Kosove. "Une kam derguar informacion se pas vendosjes se armepushimit, serbet kishin djegur dhe shkaterruar fshatarat shqiptare, katolike dhe myslimane. Por, "The New Europe" une e di, qe kjo gazete do te ta cilesoje informacionin te genjeshtert. E verteta po fshihet, cfare cmendurie qe gjerat shkojne gabim"!

Durham kishte shkruar me pare nje pjese "Bektashiu shqiptar", e cila ishte botuar, ishte shoqeruar nga nje note indinjate qe bordi i gazetes nuk e pa te nevojshme te ishte ne nje mendje me autoren, duke perfshire kundershtine ndaj saj per mosbashkimin e Kosoves ne mbreterine e sllaveve te Jugut. Seton Watson kerkoi falje ne nje shenim, duke menduar qe nuk ishte qellimi i bordit te fyente personalisht Durham, por thjesht te veconte editoret nga e mendimet personale ne artikullin e saj.

Durham shume shpejt shkroi perseri. "Ai shkrim nuk ishte fyerje personale tha ajo, por nje ilustrim mjaft i madherishem te arrogances te pabesueshme te berjes se politikes ne Ballkan. Nga pjeset efektive te tokes shqiptare mes nje Shqiperie indipendente dhe krijimi i nje mbreterie foshnje te serbeve, kroateve dhe slloveneve, qe do te perbeje Jugosllavine, fuqite e Europes krijuan kushtet per nje Armeni te dyte. Shqiptaret, pa artileri, pa plane, do te jene ne meshiren e ushtrise serbe dhe kjo idiotesi do te kete reston ne "Konferencen e Paqes". "Tragjedia reale,- vazhdonte ajo,- nuk i shkonte per shtat ketyre politikave te cilat e quajne koklavitje te merreshin me Ballkanin. Perpjekjet e tyre per te aplikuar standartet europiane per kete toke-shkemb, ishte shkaterrim. Madje, kur marreveshja e paqes kishte dhene sinjalet e saj, ata ende nuk kishin garantuar trajtimin e minoriteteve qe me shume lidhnin me gjakun dhe fene. Por Edit shkruante: Keta njerez qe nuk kane jetuar asnje muaj ne Ballkan, perpilojne me shume hollesi artikuj per te drejtat e minoriteteve, te cilat nuk jane te verteta. Madje keta jane te pafuqishem ndaj zyrtareve te vegjel dhe vendeve xhadare. Durham argumentoi se nuk ishte zgjidhje idea se qe konvergjonte ne terheqjen e vijes kufitare duke perfshire nje popullsi te vogel nen protektoriatin e huaj. Sipas saj rreziku i perhapjes se dhunes permes forcave te terhequra do te jete i madh, ndersa gjysma e popullit te deshperuar me pak humbje do ta cilesoje ate si humbje beteje. Kjo do te sillte vetem kaos. Marrdheniet mes Durham dhe Seton Watson u tendosen tashme ne kohe ne Konferencen e Paqes ku u riafirmua ekzistenca e statusit te Shqiperise, por ku u lane shume toka shqiptare jashte kufijve. Pas disa viteve burimet e mosmarreveshjeve evoluan nga politika konkrete me shume ne debate personale ku komentet konsistonin ne ate qe kush ishte me i kualifikuar ne ceshtjet ballkanike, Durham paraqiti Seton Watson si nje zoteri te ri. Ai kishte ardhur nga Ballkani nga Veriu, permes interesave te slloveneve dhe kroateve ne Austro-Hungari dhe megjithate pak dinte te bente ndryshimet me rracen e Jugut. "Ju bete te paret njohje per te vleresuar sllavet e Austrise te cilet i kane borxh kulturen e tyre gjenerateve te kultures qytetare austriake" shkroi ajo per te ne Dhjetor te vitit 1924 "dhe ju nuk mberthyet, kapet, rrezikun e e subjektit per egersirat serbe te cilin ju nuk e njihni.

Sa me shume kohe kalonte, Durham behej edhe me shume atiserbe. Ajo e denonte Mbreterine Serbe. Sipas saj, kroatet dhe sllovenet ishin me shume nje maskim per Serbine e Madhe. Mbreteria e sllaveve te rinj te Jugut ishte drejtuar nga ish-familja mbreterore serbe dhe ishin po ata qe udhehoqen politikat e luftes. "Pashic & Co",- i shkruante ajo Seton Watson ne mars te vitit 1925 duke iu referuar kryeministrit jugosllav Nikola Pashic,- nuk ka krijuar nje Jugosllavi por zbatoi qellimin e tyre orgjinal te ndertimit te Serbise se Madhe...Larg nga te qenit liberal duke vendosur rregullin e ashper se sa me pare. Fshatrat kishin qene rrafshuar nga barbairzamt, nje rekord i ofensives qe mund te shtyje minoritetet ne Jugosllavi drejt ushtrise se Rusise Bolshevike. "Politikat dhe politikanet e papelqyer per Serbine,- mendonte ajo,- kishin lindur per me shume urrejtje dhe percmim. "Per shume vite une mbeshteta pak a shume idene e shtetit te nje nje Serbine e Madhe. Ishte koha kur mesoja per Serbine nga brenda dhe shikoja cfare efektesh kishte ne Evrope ne pergjithesi. Skema e Serbise se Madhe mund te kete nje heqje dore perfundimisht e kundert. Mes shqiptareve ajo gjeti pamjen e jetetes qe ishte me ndjenjat e lirise dhe teresisht ndryshe nga nje mbrojtje nga familja ne Londer. Ndersa ajo gjeti humorin dhe perteritjen elastike, karakteristike e miqve shqiptare, nje shpirt ku ajo thithte luften e tyre per njohje nderkombetare me nje ceshtje ne rritje. Ajo perdori cdo rast te vlefshem te komunikonte (perconte) kulturen e larte shqiptare pr te gjithe perendimoret (angleze e te tjere), qe nuk dinin asgje.

Pas botimit te librit te dyte "Refreni i Ballkanit" 1905, Edit Durham e vendosi shume shpejt vehten si autoritet te ceshtjes shqiptare. Duke pasur suskes ne sherbimin e perfunduara te udhetimeve permes terrenit te rrezikshem, pa perfillur pengesat e autoriteteve otomane dhe rriskimin e ndonje pengmarrje nga kusaret, ajo krijoi nje reputacion te permbledhur me nje fjali: njeriu qe e shikonte vdekjen me sy. Vendi (duke perfshire peizazhin spektakolar shqiptar i cili eshte sot i vetmi deshmitar) dhe nderimin e popullit te roberuar ne syte e nje turisteje dhe artiste, riveprimi i saj, ishte permbledhur ne komentin e saj etuziast: "Ketu eshte ngjyra, jeta dhe arti". Permes koklavitjeve ne rritje me token dhe njerezit, njohurite dhe perceptimin e ketyre gjerave te cilat i kujton ne nje Shqiperi te bashkuar zhvilloi dhe ne kete menyre miqesia per Shqiperine u be me e fokusuar. Ajo u be me vetedije te mprehte, qe destinonte si nje komb, ishte nje finale e vendosur.

Ndersa 500 vjet regjimi Otoman e kishin kthyer gradualisht ne nje te lekundur, Shqiperia ishte bere nje "toke debati" e rrethuar nga "Fuqite e Medha" grabitqare (perfshi ketu edhe Angline). Pyetja simbolike e Editit kishte qene per aventuren ekzotike (Pershkuar ne librin e saj "Permes tokes se Serbeve" 1904"). Por gjate udhetimit te pare te zgjatur nga Jugu ne Veri te Shqiperisee ne 1904 asaj i beri pershtypje fakti qe "Pse shqiptaret realisht deshirojne pavaresine e te njihen nga Evropa". Te gjitha shtresat e popullsise nga te gjitha anet pershpjetuan te shpjegojne shpresen e tyre dhe frika per atdheun e tyre dhe per tu futur ne njohjen angleze ne kete ekzistence.

Njerezit me pershendeten mua si nje shpetimtare... Une isha teresisht e papergatitur per kete dhe u frikesova. Gjate kesaj kohe Durham zbuloi nje ze legjitim per vete permes nje pasioni (por real) identifikimi me luften shqiptare per vendosmerine personale.

Eventualisht ne 1908, ajo ishte joshur drejt "Malesise se Madhe", Malesia e Shqiperise se Veriut. Por atehere ajo kishte tashme tranformuar vehten ne nje etnografe dhe ishte vendosur ne berjen e studimeve serioze te fiseve shqiptare ne Malesi, per te shkruar librin e saj "Shqiperia e Eperme"(1909). E shoqeruar nga besniku i guides Marko Shantoja, sebashku ata u ngjiten me rrezikshmeri deri maje maleve duke udhetuar nge njeri fshat ne tjetrin, ku ata moren nderim madheshtor. Ne kthim Edit Durham mundi te zbavise malesoret me tregimet dhe perrallat e jetes angleze teresisht te huaja per ta, bashke historite per familjen e saj, zakonet dhe artet. Ajo shenoi historite dhe fotografoi nga afer cdo aspekt te jetes ne fshatrat malore e duke grumbuluar nje arkiv te pasur te traditave dhe zakoneve folklorike shqiptare. Duke mohuar variantet, shume vete besuan se ajo ishte "motra e mbretit te Anglise".

Ajo e ktheu Shkodren, qytetin ne Veri te Shqiperise, bazen e saj nga koha kur shpertheu lufta ballkanike (kronologji ne librin e saj" Lufta per Shkodren", (1914). Nga ketu ajo grumbulloi fonde jashte Shiperise per ti shperndare te uriturve qe ishin me mijera ne male, te djegur dhe shkaterruar nga ushtria turke. Legjenda e Kralices Durham kishte lindur. Eksperienca e saj unike e malesoreve dhe e kultures se tyre ben te mundur ate te behej gruan e pare korrespodente per tre gazetat kryesore britanike. Njohurite e saj e ben ate qe ta kene zili edhe gazetaret qe raportonin nga zona e luftes, te cilet me pare ishin keshilluar me te.

Pas jetes ne Shqiperi per nje periudhe te gjate, ajo u kthye ne Londer pas Luftes se Dyte Boterore. Ne 1918 ajo u be sekretarja e shoqates Angli-Shqipri themeluar nga Aubrey Herbert ne Londer dhe me te forcoi kete organizate per te drejtat e shqiptareve. Perpjekjet e saj me pas konsistonin qe Shqipeia te njihej nga Lidhja e Kombeve ne 1920. Kur, ajo u ftua te vizitonte Shqiperine me nje delegacion ne 1921, ajo ishte shume e mirepritur dhe kjo u shoqerua me dalje ne rruge per nder te kesaj figure. Por shendei i dobet nuk i dha mundesine per te shijuar dhuraten-fitore aq te enderruar. Megjithate atje ne Londer deri ne vdekjen e saj, ajo mbeshteti me zhurme interesat shqiptare. Ajo vazhdoi shoqerine e saj dhe ne vitet _30-te duke bere shume miq me shume shqiptare qe shkuan ne mergim ne Londer. Ne "E pretmja e zeze" 1939 pasi degjoi se forcat e Musolinit invaduan Shqiperine, 76 vjecarja ia brofi ne kembe dhe doli ne nje rruge te Londres duke mbajtur ne duar nje pankarte ku shkruhej: Larg duart nga Shqiperia"! Ajo vdiq ne nentor te vitit 1944 dy jave para se Hoxha te merrte pushtetin. Nje nekrologji e mbytur ne emocion shkruar nga nje udheheqes politikan shqiptar u shfaq ne "Daily Telegraph". "Me mendje te ndritur dhe gjeneroze, ajo kuptoi me shpejtesi shpirtin e shqiptareve. Pa frike dhe kompromis, ajo i tregoi botes dhe ligjeve te saj per ato qe kishte mesuar. Shqiptaret nuk e kane harruar dhe nuk do te harrojne kurre kete angleze. Ne malet e Shqiperise qe ajo i njohu shume mire, lajmi per vdekjen e saj do te jehoje maje me maje, lajmet e vdekjes se njeriut qe u dashurua ketu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.