Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: Historia e Shqiperise
Postuar nga: Enip

Histori Nje shkrim paksa i gjate i Abaz Ermenjit mbi historine mijra vjeēare te vendit tone.Materiali pasi e kam lexuar me eshte dukur shume interesant dhe megjithese nuk jam simpantinzante e Ermenjit,megjitheate shkrimi nga menyra se si e trajton historine tone eshte vertete interesant dhe disi jashte "klisheve" qe jemi mesuar te lexojme ne shqip mbi kete teme.

HISTORIA E SHQIPERISE

nga Abaz Ermenji

I

Ka disa emra njerėzish tė mėdhenj qė shoqėrohen pėrgjithmonė me idenė e kombit ose tė shtetit tė tyre. Nuk mund tė mendojmė, pėr shembull, Maqedoninė e dikurshme pa na u kujtuar njėherėsh edhe Aleksandri i Madh, as Romėn e vjetėr, pa Jul Qesarin, as Shqipėrinė tonė, pa Skėnderben.
Pėr tė kuptuar shkakun e kėtij shoqėrimi idesh, duhet tė dimė mė parė se ē'ėshtė kombi, ose shteti. Qė tė dy janė njė bashkėsi kulturo-gjuhėsore, sidomos kombi, dhe politiko-ekonomike, sidomos shteti, ku individėt qėndrojnė tė lidhur me ndjenja e me interesa si nė njė familje tė madhe. Sa m'i fuqishėm tė jetė shteti, sa m'i lartė tė jetė kombi nga kultura dhe traditat historike, aq m'e fortė ėshtė edhe ndjenja qė i lidh individėt me tė. Kėshtu qė, komb, shtet a ēfarėdo grupi qoftė, bėhen si njė qenie ideale; dhe emri i atij njeriu qė, nė njė periudhė tė historisė a nė disa rrethana tė veēanta, i ka dhėnė kėsaj qenieje ēfaqjen mė tė lartė, mbetet i lidhur me tė nė kujtimin e popujvet.
Kur flasim pėr Shqipėrinė, e mendojmė si njė njėsi tė bashkuar, sipas ndjenjavet kombėtare tė sotshme, dhe na pėlqen t'a pėrfytyrojmė nė formėn mė tė mirė, nė ēfaqjen mė tė lartė tė saj. Por, qė nga Mesjeta e tėhu (domethėnė qėkur Shqipėria quhet Shqipėri), n'asnjė ēast tjetėr historik nuk ka treguar kombi ynė aq forcė tė bashkuar drejt njė qėllimi tė vetėm - dhe qė hyri si faktor nė historinė e pėrgjithshme t'Evropės - sa nė kohėn e Skėnderbeut.
Studionjėsit e psikologjisė dhe tė sociologjisė e dinė se sa e fortė ėshtė ndjenja e grupit tek njeriu, nė fundet e errėta tė pavetėdijės. Njeriu ėshtė njė qenie e gjallė qė ka nevojė shpirtėrore t'a ndiejė vehten pjesėtar i njė grupi, domethėnė i lidhur brendėsisht me tė tjerė njerėz qė ndiejnė e mendojnė pak a shumė si ai, qė kanė tė njejtėn gjuhė, tė njejtėn kulturė, tė njėjtat zakone, tė njėjtat interesa. Ndarja e njerėzve nė grupe tė ndryshėm - fis e krahinė, fe e kulturė, komb e shtet, parti e klasė etj. - e ka bazėn nė kėtė ndjenjė instinktive, dhe jo vetėm nė nevojėn ekonomike siē mendojnė marksistėt. Nė kohėt tona, megjithėse ndėrhyrja e shumė faktorėve kulturorė, teknologjikė dhe ekonomikė i ka dhėnė tė tjera drejtime ndarjes ose bashkimit tė njerėzve nė grupe, ndjenja kombėtare mbetet akoma si njė nga mė tė fortat.
Pėr ne Shqiptarėt, figura e Skėnderbeut zmadhohet ose zvogėlohet sipas vleftės qė i japim kombit dhe ndjenjės kombėtare. Ka qėnė njė kohė - dhe mjaft e gjatė - kur emri i Skėnderbeut ishte harruar pothuajse fare nė Shqipėrinė e sotshme. Shkaku ishte se njerėzit u grupuan rreth ndjenjės fetare ose krahinore - e njihnin vehten tė Krishterė ose Myslimanė, Gegė ose Toskė, Dukagjinas a Kurveleshas - dhe jo bij tė njė kombi nė kuptimin e sotshėm tė fjalės. Gjatė asaj kohe, kujtimi i Skėnderbeut jetonte tek Shqiptarėt e Italisė, pikėrisht sepse ata kishin mbetur me gjuhėn, me ritin fetar dhe traditat e tyre si njė grup kombėtar mė vehte, i veēuar nga popullsia italiane qė i rrethonte.
Kur ideja kombėtare rilindi pėr ne Shqiptarėt nė shekullin XIX, dolli menjėherė edhe figura e Skėnderbeut si ati i kombit, si shprehja m'e lartė e sedrės kombėtare dhe e vleftės sonė trimėrore. Tė Krishterė e Myslimanė, Gegė e Toskė e njohėn si hero kombėtar. Mė nė fund u shtrėnguan t'a njohin edhe komunistėt, megjithėse nė fillim kėta u treguan kundėr ēdo vlefte kombėtare, me qėllim qė t'a gruponin popullin - e sidomos brezin e ri - rreth ndjenjės sė proletariatit botėror. Mirėpo eksperienca ua provoi se kėta vetė paskėshin qėnė mė tė ngushtėt nga mendja nė tėrė kampin e komunizmit ndėrkombėtar. E panė se komunizmi titoist nuk ishte veēse njė jugosllavizmė dhe desh t'i gėlltitte si i tillė. Provuan gjithashtu se edhe komunizmi rus nuk ishte veēse rusizmė dhe desh t'iu rripte lėkurėn pėr interesat e veta. Nėqoftėse nuk janė prapa botės, duhet t'a kuptojnė se edhe konflikti kino-rus ka njė shkak kombėtar ose gjeopolitik, dhe jo ideologjik siē duan t'a trumbetojnė ata. Pėrpara realitetit tė sotshėm qė po e shohin edhe tė verbėtit, ideologjia marksiste-leniniste, si dogmė, e ka humbur pėrmbajtjen e saj. Agjentėt e regjimit tė Tiranės, kur flasin tani me ndonjė Shqiptar tė jashtėm, i thonė nė mirėbesim: "kėrkon tė na pėrpijė sllavizmi." Sikur t'ua thoshte tjetėrkush kėtė fjalė, njėzet ose dhjetė vjet mė parė, e dėnonin me plumb.
Tė vėnė nė kėtė gjendje dhe tė veēuar nga bota (mbasi Kina ėshtė tepėr larg), komunistėt janė kthyer nė demagogjinė kombėtare. Prandaj figura e Skėnderbeut, edhe pėr ata, duhet tė zėrė vendin qendror tė historisė sė Shqipėrisė. Pėr t'u treguar mė t'afėrt me ndjenjėn kombėtare tė masavet, e kanė shpallur vit jubilar pesėqindvjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut.
Pėrse gjithė ky ēmim pėr Skėnderben? Sikur t'a shikonim punėn nga ana praktike, nga ana e mirėqenies (siē do tė thoshnim sot), ai nuk iu solli ndonjė tė mirė Shqiptarėvet tė kohės sė tij: burrat mė tė fortė u vranė, njė pjesė e madhe e popullsisė u shua, njė pjesė tjetėr po aq e madhe u mėrgua nė dhe tė huaj, qytetet u rrafshuan, fusha e fshatra u zbrazėn, i tėrė vendi u shkretua me zjarr e me hekur. A do tė kishte mundur Skėnderbeu tė bėnte njė tjetėr politikė me Turkun, politikė vasali, dhe njėkohėsisht tė siguronte mbajtjen e kombit shqiptar si njė grup ethnik tė bashkuar? Ashtu siē deshėn tė bėnin mbretėrit e Serbisė, pasi u mundėn, dhe siē bėnė Grekėt e Fanarit pas rėnies sė Kostandinopojės?
Nuk na besohet kjo hipotezė. Sepse Shqiptarėt nuk kishin njė kulturė siē ishte helenizmi nėpėr tė cilin u mbajt kombėsia greke, as bashkim kombėtar rreth njė dinastie mbretėrore siē e kishin Serbėt. Kėtė bashkim u mundua t'a bėnte Skėnderbeu nėpėrmjet tė luftės kundėr Turkut. Gjer atėhere Shqipėria kishte qėnė e copėtuar nė njė feudalizmė pa krye. As Thopiajt as Balshajt, qė patėn qėnė shtėpitė princore mė tė mėdha, nuk kishin mundur t'a bashkonin tė gjithė vendin. Pėrpara Skėnderbeut si edhe nė kohėn e kėtij, ēdo feudal shqiptar, i madh a i vogėl, e mbante vehten si zot nė krahinėn e tij dhe bėnte politikėn qė i pėlqente, me Turkun, me Venetikun a me cilindo tjetėr. Skėnderbeu qėndroi nė krye tė tyre vetėm me anėn e luftės: ndryshe s'mund t'ishte mbajtur. Grekėt dhe Serbėt kishin arritur me kohė n'ato dy njėsime (unitete) pa tė cilat s'ka shtet as komb qė tė qėndrojė i bashkuar: njėsim kulturor dhe njėsim politik. Kombėsia greke kishte si bosht qendror kulturėn helenike me Kishėn Orthodokse dhe me kurorėn mijėvjeēare tė Bizantit. Kombėsia serbe kishte edhe ajo Kishėn e saj me liturgjinė sllavone dhe me njė kurorė mbretėrore prej tre shekujsh. Pra popujt e kėtyre dy kombeve, edhe pasi e humbėn pavarėsinė politike, mbetėn tė lidhur me shpirt e me ndjenjė rreth boshtit fetaro-kulturor dhe traditės historike tė tyre. Rreth kėtij boshti e mbajtėn bashkimin si kombe.
Kurse Shqiptarėt nuk kishin as njėsim politik as njėsim kulturor, nėqoftėse me fjalėn kulturė nuk kuptojmė vetėm gjuhėn e folur dhe zakonet. Politikisht ishin tė thėrrmuar nė krahina e principata, pa njė dinasti qendrore. Njė farė mbretėrie shqiptare qė pat krijuar mbreti i Napolit, Charles d'Anjou, mė 1272, pat qėnė e pėrkohshme dhe pa rrėnjė tė brendėshme. Nga ana fetaro-kulturore, Shqiptarėt nuk kishin jo vetėm Kishė e liturgji nė gjuhėn e tyre por, me sa dimė, as letėrsi tė shkruar. Njė popull qė varet shpirtėrisht nga qendra kulturore tė jashtėme nuk mund tė formojė kurrė njėsim kombėtar nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Sikurse nuk mund tė formojė njėsim shtetėror ai popull qė varet nga qendra politike tė huaja. Kjo e shpjegon deri diku se pėrse njė pjesė e madhe e Shqiptarėve u kthyen nė myslimanė.
Duke mos pasur pra as bosht politik as bosht fetaro-kulturor tė tyren, Shqiptarėt s'kishin sesi tė mbahėshin si njėsi e bashkuar nėpėrmjet kompromisesh me Portėn e Lartė, siē bėnė Serbėt dhe Grekėt. Bashkimin politik tė Shqiptarėvet nė njė shtet tė pėrqendruar u mundua t'a bėnte Skėnderbeu me grushtin e tij tė fortė. Dhe e dimė se sa e vėshtirė qe kjo punė dhe se sa kokėēarje i solli.
Tani vjen njė pyetje tjetėr: mbasi lufta e Skėnderbeut nuk i siguroi dot Shqipėrisė njė t'ardhme tė pavarur, ose njėsimin si komb, ē'vleftė kanė pėr ne trimėritė e tij pėrpara gjithė atyre humbjeve nė njerėz e nė mjete, pėrpara atij shkretimi qė i solli vendit?
Pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje ėshtė pak si e vėshtirė. E para, sepse varet nga shkalla e vleftavet morale qė njerėzia ka pranuar gjer mė sot si kriter gjykimi. E dyta, sepse nuk dimė se ē'pėrfundim do tė kishte pasur kombi shqiptar sikur tė mos kish ndodhur qėndresa e Skėnderbeut. E treta, sepse ne e mendojmė atė luftė pasi ėshtė bėrė. Por kur ishte duke u bėrė, kishte tė tjera mendime, tė tjera ndjenja, tė tjera shpresa, sipas tė cilavet vepronin Skėnderbeu dhe Shqiptarėt e asaj kohe. Mendohej e shpresohej, pėr shembull, nė njė kryqėzatė tė pėrgjithshme evropiane kundėr Turkut, nė shpartallimin e Perandorisė Osmane prej grindjesh tė brendėshme etj. Sidoqoftė, pa qėnė nevoja t'a shikojmė kėtė ēėshtje nga disa anė qė i pėrkasin filozofisė ose tė kėrkojmė shkaqet subjektive qė e shtynė Skėnderben n'atė luftė, do tė mundohemi tė japim njė gjykim vetėm nga ana objektive e historisė sė Shqipėrisė nėse figura e Skėnderbeut e meriton atė vend qė i kanė dhėnė gjer mė sot Shqiptarėt.
Thamė mė sipėr se Shqipėria nuk kishte arritur nė njėsimin kombėtar gjer nė shekullin XV. Ēdo princ a kryezot bėnte politikėn qė i pėlqente, qoftė me Turkun, qoftė me tė tjerė shtete fqinjė. Sikur tė mos kishte dalė Skėnderbeu, disa kryengritje do tė kishin ngjarė prapė dhe do t'ishin shtypur, ashtu siē qenė shtypur ato tė Gjon Kastriotit, tė Gjergj Aranitit dhe tė kapedanėve tė tjerė. Vendi do tė kishte rėnė prapė, siē ra, nėn Turkun. Nuk do t'ishin vrarė ndoshta aq burra, nuk do t'ishte shuar ndoshta aq popull, nuk do t'ishin bėrė ndoshta aq shpėrngulje, por nga ana tjetėr nuk dimė sesi do tė kishte pėrfunduar kombėsia shqiptare.
Skėnderbeu i dha jo vetėm njė frymė heroike, po edhe njė karakter kombėtar qėndresės shqiptare kundėr Turkut. Dhe tronditja qe aq e madhe, sa qė kujtimi i luftės sė tij vazhdoi pėr disa kohė si njė jehonė trimėrore nė malet e Shqipėrisė dhe jetoi si njė epope legjendare tek Arbėreshėt e Italisė. Kur ideja kombėtare rilindi nė shekullin XIX, u kuptua se Skėnderbeu i kishte dhėnė njė bazė historike Shqipėrisė, i kishte dhėnė nyjen e kreut ku mund tė lidhej filli i saj pėr nė kohėt moderne. Ndryshe - edhe sikur t'a zėmė se do tė kishte pasur njė ndjenjė shqiptare - historia e Shqipėrisė do tė paraqitej si njė legjendė e ēthurur, pa lidhje e pa krye, si njė pėrrallė e venitur nė mjegullirėn e shekujve. Deri Evropa, me gjithė shtrembėrimet e armiqve, nuk mundi t'ia mohojė historinė e tij kombit shqiptar, mbasi qėndresa e Skėnderbeut kishte hyrė nė historinė e pėrbotshme.
Qė Shqiptarėt, pa pėrjashtim, t'a kenė njohur Skėnderben pėr hero kombėtar, duket se ka disa arėsye tė thella kombėtare dhe historike. Kėto arėsye do tė mundohemi t'i vėmė nė dukje gjatė kėtij studimi.


II

Kur flasim pėr komb, kuptojmė njė grup njerėzor qė lidhet me gjuhė, me kulturė e zakone tė pėrbashkėta, po edhe qė lėviz si njė tėrėsi e organizuar n'anėn politike e ushtarake dhe nė jetėn ekonomike e shoqėrore. Ka pasur shumė kombe me gjuhė e zakone, por qė janė zhdukur nga skena e historisė sepse nuk patėn mundur tė formojnė njė tėrėsi t'organizuar politiko-ushtarake. Organizimi i tyre pat mbetur primitiv nė radhėn e njė grumbulli fisesh. Po marrim si shembull vetėm popujt e vjetėr t'Evropės, Ilirėt, Maqedonėt, Thrakėt, Dakėt, Etruskėt, Keltėt etj., tė cilėt ishin kombe me gjuhė e zakone por qė u shkrinė nė Perandorinė Romake, mbasi vetėm Roma qe e zonja tė formonte njė strukturė shtetėrore nė shkallėn mė tė lartė. Nė Ballkan, pėrveē ne pak Shqiptarėve, mbetur nga Ilirėt, u mbajt kombėsia greke nėpėrmjet tė kulturės helenike, e cila ishte eprore mbi latinen. Gjermanikėt dhe Sllavėt, qė erdhėn mė pastaj, duket se kishin mė tepėr instinkt organizimi, e prandaj i asimiluan ato popullsi tė vjetra, tė gjysėm-romanizuara.
Kur themi qė njė komb ėshtė m'i lartė nga tjetri, nė radhė tė parė kuptojmė kulturėn por edhe forcėn, tė cilat nė mė tė shumtėn e rasteve shkojnė bashkė. Dhe forca s'ėshtė tjetėr veēse organizimi, bashkėrenditja e fuqive tė veēanta nėn njė drejtim tė pėrgjithshėm. Numri s'ka vleftė kur nuk ėshtė i organizuar. Anglia, pėr shembull, me disa dhjetra milionė frymė, sundonte njė perandori koloniale ku vetėm Hindi kishte katėrqind e ca milionė njerėz. Dhe Holanda e vogėl pat deri dje njė perandori fort tė madhe nė Lindjen e Largėt.
Nuk ėshtė vendi t'analizojmė kėtu se pėrse disa kombe organizohen dhe arrijnė nė njė strukturė shoqėrore tė lartė, siē arriti Roma e vjetėr, kurse tė tjerė nuk dalin dot pėrtej kuptimit tė fisit, tė qytetit a tė krahinės. Si faktorė hyjnė sigurisht gjeografia, kultura, rrethanat historike, e tė gjitha kėto ndėrvaren dhe ndikojnė njėra-tjetrėn. Duam vetėm tė nėnvizojmė se Roma i shtroi popujt e tjerė rreth e qark jo sepse kėta ishin mė pak trima, por sepse s'patėn arritur dot n'atė shkallė organizimi sa t'i bėnin ballė maqinės shtetėrore romake dhe ushtėrisė sė disiplinuar tė saj.
Ne flasim pėr Mbretėri t'Ilirėvet siē mund tė kishte njė mbretėri tė Galėvet e tė tjera mbretėri t'atij lloji. Por kėta popuj kishin mbetur tė thėrrmuar nė njė numėr fisesh me ca lidhje tė flashkėta midis tyre, ku shteti ishte si njė farė konfederate e ēlirėt dhe mbreti si njė kryebajraktar, tė cilin e dėgjonin vetėm kur kishin interes ose kur ishte mjaft i fortė sa t'iu imponohej kryetarėve tė fiseve. Ushtėria e kėtyre popujve ishte njė grumbull i mbledhur nė kohė nevoje, i rreshtuar togje-togje sipas fisevet, i paaftė pėr tė zbatuar njė plan tė pėrbashkėt dhe mė i paaftė akoma pėr njė qėndresė tė gjatė, tė shumanshme. Njė fitim i vogėl ia dehte mendjen, njė humbje e parėndėsishme pėrhapte panik. Kishte aq kumandarė sa ē'kishte edhe kryetarė fisesh. Nė vėshtirėsitė mė tė para, fillonin pėshpėritjet, mendimet e kundėrta, hedhja e fajit njėri tjetrit, intrigat, shmangiet, pėrēarjet, tė cilat armiku i shfrytėzonte mė sė miri ose edhe i mbillte vetė sipas qejfit.
Kundrejt kėtij grumbulli tė paformė, paraqitej shteti romak i pėrqendruar, me njė administratė tė rregullt, me njė politikė tė pėrcaktuar, qė zbatohej nga njė qendėr e vetme, me grusht tė hekurt. Paraqitej ushtėria romake, njė nga mė tė disiplinuarat nė botė, e drejtuar nga njė mendje, e kumanduar nga njė vullnet i vetėm, dhe qė mbahej si njė mur ose lėvizte si njė maqinė shtypėse, ku ēdo kohortė kishte vendin e saj dhe do tė zbatonte urdhėrin qė i jepej, ku ēdo legjionar kish numrin e matrikullit dhe pėr mosbindjen mė tė vogėl mund t'i priste liktori kokėn. Kundrejt njė ushtėrie tė kėtillė, grumbulli i Ilirėvet, i Galėvet a i cilitdo popull tjetėr paraqitej si njė vandak shkarpash kundėr njė shtylle tė hekurt.
Nėse shteti i Maqedonisė u tregua ndryshe pėr disa kohė, kjo iu detyrua, pėrveē gjeografisė sė vendit, organizimit tė ri ushtarak qė bėri Filipi II dhe qė e pėrforcoi Aleksandri. Maqedonia shtrihej mbi tri fusha tė gjera, pėrshkuar prej luginash dhe rrethuar prej malesh gjithė pyje. M'e madhja, e cila quhej Emathia, pėrbėnte pjesėn qendrore tė Maqedonisė, ndėrmjet lumenjvet Vardar dhe Vistrica. Pastaj, nga juga, zgjatej Pieria deri n'Olimp dhe, nga lindja, Migdonia, gjer nė lumin Struma. Filipi II, pasi shtiri nė dorė minierat e arit tė malit Pangje e tė krejt Peonisė, nė Thrakė, organizoi njė ushtėri tė fuqishme duke krijuar falangėn, si peshėn mė tė rėndė tė kėmbėsorisė, dhe duke disiplinuar kalorėsinė e trupat e tjera ndihmėse. Falangat e famshme dhe kalorėsia maqedonase i dhanė fitoret e shkėlqyera Aleksandrit, sikurse legjionet qė ia dhanė Romės. Por Maqedonia nuk vazhdoi tė zhvillohej si shtet, sepse Aleksandri e shpėrnguli prej aty boshtin e fuqisė dhe e vendosi nė Persi, tė cilėn e bėri qendėr tė Perandorisė sė tij tė pėrbotshme. Mbretėrit e Maqedonisė qė erdhėn pas Aleksandrit, qenė tė paaftė dhe me pamje tė ngushta tirani. Megjithatė, kur Roma vendosi t'i binte Maqedonisė, tė cilėn e druante mė tepėr se ēdo shtet tjetėr nė Lindje, ia ngarkoi kumandėn e kėsaj shpedite gjeneralit mė tė zot tė saj, konsullit Pavl Emil. Ky, qė ishte nė moshė tė thyer dhe i regjur nė lufta, tregonte pastaj se nuk kishte ndjerė kurrė nė jetėn e tij njė frikė aq tė madhe sa n'atė gjysmėn e orės sė parė kur u sulmua, nė Pidna, prej falangavet maqedonase. Mirėpo Perseu, mbreti i fundmė i Maqedonisė, thuhet se iku i trembur dhe e la ushtėrinė pa kumandė. Kėtė e tėrhoqėn atėhere manevrat e Pavl Emilit nė njė vend qė s'ishte i pėrshtatshėm pėr kompaktėsinė e falangavet, tė cilat u ēanė sipas formės sė tokės qė vinte kodra e pėrrenj. Gjenerali romak e kishte menduar kėtė plan mė pėrpara dhe iu dha urdhėr legjionevet tė hynin nėpėr tė ēarat e midis falangavet pėr t'i sulmuar kėto nga brinjėt. Me kėtė mėnyrė i copėtoi falangat duke shtrirė njėzet mijė Maqedonas tė vrarė nė fushėn e betejės. Pas kėsaj disfate, Perseu u dorėzua duke qarė e duke u lutur si njė frikacak i dobėt.
Mandej Pavl Emili, me njė urdhėr tė Senatit, i ra befas Epirit pėr t'i kapur burrat si gjahun nė shtrofull, prishi gjer nė themel 70 qytete dhe zuri robėr 150.000 njerėz, tė cilėt u shitėn si skllevėr, pėr tė larė fymjen qė Pirroja i pat bėrė Romės. Ndėrsa mbreti i fundmė i Ilirisė, Genci, thyhej dhe binte rob nė duart e Romakėve pėrpara murevet tė Shkodrės.
Kėshtu tre shtetet stėrgjyshore tė Shqiptarėvet, Iliri, Epir dhe Maqedoni, u ndodhėn bashkė n'orėn e fundit kur i pėrfshiu njėherėsh furtuna e Romės, nė vitin 168 para Krishtit. Mosorganizimi dhe grindjet e brendėshme i kishin dėnuar tė pėsonin atė fat.
S'ėshtė vendi kėtu tė zgjatemi mbi kryengritjet e pastajme t'Ilirėvet, sidomos mbi atė tė vitevet 6-9 pas Krishtit, e cila vazhdoi tre vjet, e udhėhequr nga Batua i famshėm, dhe e tronditi keq Perandorinė e Augustit. Por tė gjitha kėto u shtypėn me gjakderdhjet mė tė mėdha, shumė qytete tė lulėzuara t'Ilirisė u bėnė rrafsh pėr tokė dhe sa e sa skllevėr ilirianė mbushėn tregjet e Italisė! Pėr tė shtypur kėto kryengritje, Roma, pėrveē forcės, pat pėrdorur gjithmonė pėrēarjen.
Kur Iliria pastaj hyri nė maqinėn e shtetit romak, burrat e saj jo vetėm qė iu bėnė mburojė Perandorisė nė Rhen, nė Danub e gjer nė Kaukaz, por i dhanė gjeneralė dhe perandorė nga mė tė zotėt si Romės dhe Bizantit.

vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.