Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė gatuan atė do tė hash
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 71 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Ceshtje Kombetare :: Nje dekade e politikes se SHBA ndaj Shqiperise
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare
Tiranė, mė 27‑28 shtator 2002

Janusz Bugajski


Detyra ime sot ėshtė tė jap njė pikėpamje tė politikės sė SHBA ndaj Shqipqrisė gjatė dekadės sė fundit, ose mė saktė gjatė 12 vjetėve tė fundit. Pėr kėtė arsye unė do tė jem i saktė. Mė lejoni tė filloj duke thėnė se nė fund tė viteve 1980, kur komunizmi filloi tė shėmbet nė gjithė Europėn Lindore, ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė nuk kishte marėdhėnie zyrtare. Politika e SHBA ndaj Shqipėrisė ishte tė monitoronte zhvillimet nė kėtė ishull enversit tė izoluar hermetikisht dhe nė mėnyrė gojore tė inkurajonte reformėn demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetėr mė e madhe e rajonit, kėtu nuk kishte grupe disidente demokratike, sindikata tė lira tė punės apo qoftė edhe lėvizje reformiste tė organizuara brėnda partisė nė pushtet apo ndonjė institucioni tjetėr qė Uashingtoni ta mbėshteste.

Pėrveē kėsaj, Shqipėria nuk konsiderohej njė bosht kryesor pėr Uashingtonin pėr stabilitetin e Europės juglindore, pėr faktin se Shqipėria kishte vetėm influencė dhe marėdhėnie tė kufizuara me fqinjėt e saj. Pėr kėtė arsye, Tirana kishte mundėsi tė kufizuara si pėr tė gjeneruar siguri ashtu dhe pėr tė provokuar njė krizė rajonale.

Kjo pamje ndryshoi nė mėnyrė dramatike me rėnien e partisė‑shtet komuniste nė 1991 dhe lindjen e menjėhershme tė pluralizmit politik. Pothuajse brėnda njė nate, nga armiku numur njė pėr Tiranėn, Shtetet e Bashkuara u bėnė miku numur njė pėr demokratėt shqiptarė, dhe natyrisht pėr pjesėn mė tė madhe tė popullit. Dhe pėr faktin sė Shqipėria jo vetėm filloi demokratizimin e saj por edhe sepse filloi tė figurojė si njė lojtar rajonal nė Ballkan, intersi i perėndimit u rrit nė mėnyrė koresponduese. Gjatė dekadės sė kaluar, marėdhėniet shqiptaro‑amerikane kanė qėndruar tė shėndosha dhe nė pėrgjithėsi tė forta pavarėshisht nga natyra e tyre asimetrike. Unė do tė ngre vetėm gjashtė pika lidhur me qėllimet e politikės amerikane ndaj Shqipėrisė si dhe disa nga problemet e ndeshura nga tė dy palėt, dhe kėto jo tė renditura sipas prioritetit tė tyre.

Qėllimi numur njė: pėr tė krijuar njė shtet stabėl dhe tė fortė. Euforia qė u vu re nė Shqipėri pas shėmbjes sė totalirizmit u pasqyrua me optimizėm nė disa qarqe politike tė Uashingtonit nė fillim tė viteve 1990. Nė fakt ne ishim mjaft optimistė pėr krijimin e njė strukture shtetėrore stabėl, tė besushme dhe legjitime. Revolta e bėrndėshme e pėrgjakur e 1997 pas rėnies sė skemave piramidale dha prova se Shqėipėria nuk kishte arritur ende pjekurinė dhe institucionet e saj kishin mbetur tė brishta pėr tė mbijetuar dhe tepėr tė varura nga personalitetet individuale dhe politikat e partisė. Ėshtė e qartė se ndėrtimi i institucionit ėshtė njė process i gjatė qė kėrkon durim, kėmbėngulje dhe vendosmėri. Ajo gjithashtu ka nevojė pėr ndihmėn, asistencėn dhe kėshillėn e Amerikės dhe Europės. Prandaj institucionalizimi u bė njė ēėshtje afat gjatė.

Qėllimi numur dy: pėr tė ndėrtuar njė demokraci pluraliste funksionale. E pėrsėris edhe njė herė, pati njė zhgėnjim tė madh nė Uashington pėr forcat demokratike qė politika e Shteteve tė Bashkuara kishte ndihmuar pėr tė rritur nė fillim tė viteve 1990, se ato ishin kthyer nė arbitrare dhe autoritare dhe kjo ishte shtrirė nė gjithė vėndin. Pėrveē kėsaj, polarizimi politik qė Shqėipėria kishte trashėguar gjatė dekadės sė fundit dhe kontradikta fallso ndėrmjet komunistėve dhe antikomunistėve po prishte procesin e kompeticionit demokratik, duke injektuar konflikt, madje dhe dhunė nė ndarjen e pushtetit duke disiluzionuar edhe mė tepėr sektorėt publikė. Njė kulturė politike se 'fituesi i merr tė gjitha' duhej kundėrshtuar me qėllim qė dialogu dhe kompromisi tė bėheshin vlerat demokratike bazė tė shoqėrinė shqiptare. Megjithatė, Amerika vazhdon tė ketė njė rol kryesor pėr tė luajtur ne inkurajimin si tė kompeticionit konstruktiv ashtu dhe bashkėpunimin ndėrmjet partive pėr ēėshtjet kombėtare.

Qėllimi i tretė: pėr tė pakėsuar nacionalizmin e fshehtė dhe aspiratat e mundėshme tė territoreve fqinje. Gjatė gjithė viteve tė 1990 egzistonte frika pėr ndonjė rritje tė fuqishme tė nacionalizmit dhe irredentizmit nė Shqipėri e cila mund tė destabilizonte mė tej Ballkanin dhe veēanėrisht mund tė ndizte situatėn tashmė tė tensionuar nė Kosovė. Sidoqoftė, Uashingtoni e dinte se nacionalizmi shqiptaromadh nuk ishte njė faktor i rėndėsishėm nė rajon dhe problemet e brėndėshme tė Shqipėrisė ishin preokupimi i parė i liderve politikė nė Tiranė. Nė fakt, qeveritė shqiptare janė sjellė tė vetėpėrmbajtura dhe maturi pėr sa i pėrket ēėshtjeve kombėtare dhe kjo ka bėrė qė vėndi tė marrė njė lavdėrim tė madh nga politikanėt amerikanė. Sidoqoftė, disa aktivistė shqiptarė kanė kritikur pasivitetin relativ tė politikės sė jashtme tė Tiranės gjatė gjithė viteve 1990 dhe kanė sygjeruar se kjo duhej tė kishte ēmimin e njė marėdhėnie mė tė tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftė, nė retrospektivė kjo ndoshta ishte arritja e drejtė, veēanėrisht kur SHBA dhe NATO mė nė fund vepruan nė Kosovė dhe Shqipėria vetė nuk u ngatėrrua direkt nė kėto armiqėsi.

Qėllimi katėrt: pėr tė promovuar bashkėpunim bilateral dhe rajonal. Kjo ėshtė bėrė njė ēėshtje edhe mė delikate, pėr faktin se Uashingtoni ėshtė pėrpjekur tė balancojė bashkėpunimin ndėrshtetėror nė Ballkan nėpėrmjet vetėpėrmbajtjeve tė kontakteve ndėr‑shqiptare qė SHBA dhe Bashkimi Europian i konceptonin si mjaft provokuuese. Rasti mė evident janė marėdhėniet shqetėsuese ndėrmjet Tiranės dhe Prishtinės, nė ate qė marėdhėniet bilaterale janė duke u penguar nga UNMIK me mbėshtetjen evidente tė administratės sė SHBA. Unė pesonalisht besoj se ne jemi tepėr tė kujdeshsėm. Dhe me tė vėrtetė, ne mund tė argumentojmė se lidhjet e mira kulturore, ekonomike dhe politike ndėrmjet dy territoreve mund tė shėrbejnė si njė model i bashkėpunimit rajonal se sa tė veprojnė si njė precedent pėr konflikte rajonale dhe dizintegrim.

Qėllimi i pestė: pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe tėrrorizmin ndėrkombnėtar. Qė pas 11 shtatorit, kjo ėshtė bėrė prioriteti numur njė i Uashingtonin nė gjithė planetin. Krimi dhe terrorizmi jo vetėm qė kėrcėnojnė sigurinė nė Ballkan, por ato gjithashtu kėrcėnojnė sigurinė e Amerikės dhe aleatėve tė saj. Pėr fat tė keq, Shqipėria dhe Kosova janė pėrshkruar nga disa propagandistė si jashtė ashtu dhe brėnda rajonit si motorri i kėtij fenomeni negativ. Ėshtė e rėndėsishme si pėr Tiranėn ashtu dhe pėr Prishtinėn tė ēlirohen nga kėta shabllonizma nėpėrmjet nė angazhimi nė shkallė tė gjėrė tė tė gjithė niveleve politike nė luftėn ndaj krimit dhe terrorizmit ndėrkombėtar dhe tė punojnė me fqinjėt e tyre pėr tė flakur kėto murtaja ndėrkombėtare. Kjo ėshtė po kaq e rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara ti demostrojnė botės islamike se ato kanė aleatė tė fortė, tė cilat nė mėnyrė predominuese janė muslimanė, por qė kanė vlerat amerikane dhe europiane tė demokracisė, tė tė drejtave tė njeriut dhe shtetin ligjor dhe qė qėndrojnė pėrkrah Uashingtonit ndaj njė kėrcėnimi tė pėrbashkėt.

Qėllimi i gjashtė: tė ngjallim marėdhėnie amerikano‑shqiptare tė besueshme. Ėshtė njė fakt i njohur se Shqipėria dhe shqiptarėt janė ndoshta populli mė pro‑amerikan nė Ballkan. Dhe kjo pėr faktin si tė historisė sė largėt ashtu dhe tė eksperiencės sė tanishme. Sidoqoftė, ka patur disa kritika nga Tirana se disa diplomatė amerikanė nganjėhere janė sjellė si tė thuash si kolonizatorė dhe kanė mbajtur njė pozicion tė njėanshėm nė politikat e brėndėshme tė Shqipėrisė. Uashingtoni pėrgėnjeshtron se ky nuk ėshtė qėllimi, por mund tė jetė njė problem botėkuptimi dhe se kėta diplomatė duhet tė ndryshojnė. Dajė Sami nuk duhet parė si vėllai i madh Sam, por si njė aleat i besuar dhe qė mund tė mbėshtetesh. Ndoshta njė ndjeshmėri dhe fleksibilitet mė i madh duhet kėrkuar nga njėra palė dhe besim dhe ngulmim mė i madh nga ana tjetėr. Nuk ėshtė e thėnė qė aleatėt tė bien dakord pėr gjithēka dhe nuk duhet tė presim uniformitet pėr gjithė ēėshtjet nė tė gjitha rastet.

Si konkluzion, unė mbetem optimist mbi marėdhėniet amerikano‑shqipatre pėr dekadėn nė vazhdim. Nė fakt, vetė Shqėipėria mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm si njė nga partnerėt dhe aleatėt mė tė fortė tė Amerikės nė Ballkan. Ndėrsa Shqipėria do ta dojė SHBAnė pėr njė sėrė ēėshtjesh strategjike, duke pėrfshirė mbėshtetjen pėr antarsim nė tė ardhmen nė NATO, SHBA gjithashtu do tė ketė pėrfitim duke pėrfshirė Shqipėrinė nė luftėn e saj ndaj kėrcėnimeve tė reja tė sigurisė qė enden pėrgjatė Europės juglindore.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.