Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerezit thone : Koha ndryshon c’do gje, por ne te vertete je ti ai qe I ndryshon gjerat.
--- Andy Warhol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Katėr tė Vėrtetat Fisnike
Postuar nga: Fiori

Letersi Krijimet e ketij artikulli jane hedhur ne boten e madhe te internetit nga vete autori i njohur ndryshe me pseudon "StarCraft". Kenaquni...

Por, une dua te di si shkohet ne Shqiperi
Se kam mall per te, pa e pare kurre...

Se e dua, pa e ndjere token e saj kurre...
Se ja dua eren, pa ja ndjere kurre...

Ne mallin tim, Shqiperia eshte lule
Ne mallin tim, Shqiperia eshte zjarr
Si mbe - rri - het ne Shqiperi, miku im
fytyren dua njehere per t'ja pare...



SI SHKO - OH - ET NE SHQIPERI
(Balade per mikun, Visar Zhiti)


Miku im, si shkohet ne Shqiperi?

Shume rruge i morra, por me ansjeren nuk mberrijta
Me thane se eshte e mbyllur,
ne ndonje ishull atje larg si neper tregimet e Makbethit

Me thane se eshte e eger, me thane se nuk ka fytyre
Oh, cka s'me thane!

Por, une dua te di si shkohet ne Shqiperi
Se kam mall per te pa e pare kurre...

Se e dua, pa e ndjere token e saj kurre...

Se ja dua eren, pa ja ndjere kurre...

Ne mallin tim, Shqiperia eshte lule
Ne mallin tim, Shqiperia eshte zjarr
Si mbe - rri - het ne Shqiperi, miku im
fytyren dua njehere per t'ja pare...

Ne dashurine time, Shqiperia eshte jete
Ne dashurine time, Shqiperia eshte flake
Si atdhe - so - het ne Shqiperi, miku im
se zerin dua t'ja ndiej pak?

Ne enderren time, Shqiperia eshte varr
Ne enderren time, Shqiperia eshte ne gjume
Si shko - oh - et ne Shqiperi, vellau im
tregom, tregom ore fatlum!

Ne te verteten time, Shqiperia eshte e shkrete
Ne te verteten time, Shqiperia eshte zhdukur
Por, si shko - oh - et ne Shqiperi , them
se ndoshta ne gji te saj dua per te humbur?

Ne dashurine time, Shqiperia eshte lule
Ne mallin tim, Shqiperia eshte varr
Si shko - oh - et ne Shqiperi, vellau im i pergjysmuar
se tere helmin e saj ne vete dua ta marr...


Gjinia ime...

Lule e Majit

Dhelper e eger, e eger
endet konakut tim

O enderr, enderr! -
fshihu qiellit tim

Dhe diku larg, teper larg
vallezojne ca yje, yje

Mbi keto psherretima te mbytura
te tujat ije, ije...

Dhe buzet e kuqe, buzet e kuqe
gjak i fashitur, gjak i fashitur

Ty te kam lule, lule
te venitur, te venitur...


Horizontet e jetes

Neper te gjitha qe i quajme
rruge te fshehura
njerezit e jetes se zakonshme
kalojne pa e ditur

Ato qe i kerkojne teper
nuk jane fort te medha
por, ne nuk ngopemi
te fshehuren pa e ditur

Edhepse askund nuk mund te gjesh
dicka qe ty
do te bej te lumtur

Duke e ditur

Se ne jemi ata
qe e thejne dritaren e bukur
dhe neper xhamat e saja
shkelin pa e ditur.


Lotėt e natyrės

Unė nuk jam i vetėm
jam tok me vetminė time
dhe tė dy zvarritemi
siē zvarritet edhe jeta

Nėpėr kanalėt mė misterioze tė vetėdijes
ka vrima tė zeza ;
prej nga pikojnė djersėt e njė njeriu
qė rastėsisht qėllon tė jem unė
Dhe nga atje
rrokullisen nė detėrat e pafundme tė jetės
ku rrjedhin bashkė me lotėt e natyrės
qė s'mė dhuroi asgjė mė tepėr se vetminė
tė cilės ia mbaj frymėn ;
me tregime fiktive djaloshare .


PATRIOTIKE

Mė nuk dua tė jetoj
Nė kėtė ferr tė bukur
Tė quajtur Sistem

Dua tė vdes ashtu siē vdiset
Dua te vdes ashtu siē vdiset nė Kosovė

Ju lutem mė ndihmoni
Mė nuk kam durim
Trilloni njė mit tė ri
Pėr djepin e juaj tė ardhshėm

Dua tė vdes ashtu siē vrisni ju


Po udhetoja

Po udhetoja nje dite
neper terr e neper drite
bezdine e vetvetes
e krahasoja me te jetes.

Po udhetoja nje nate
ishte ftofte, megjithate
E shpova zemren time
Me nje shpate emocionesh sublime

Po udhetoja nje mengjez
bashke me zogjet qe cdo dite i pres
Prane oborrit tim;
me te perkdhelur e ndoj' mallkim

Po udhetoja neper jete
Per ku se di as vet
Ne dore e mbaja shpirtin tim
plot buzeqeshje e ndoj' hidherim...


Vlera Absolute

Ne atdheun tone
kudo eshte shprehi
te lihet njeriu, me bark te thate

Te gjithe ata, qe arrijne te ngopen
duhet dekretuar si te "Me fat"

Nga shumica absolute
edhe une jam, vlere reale

Ne pafundisine sunduese
te kesaj genjeshtre, totale...


PRISHTINA,VITI ZERO

I

Kjo rrugė ėshtė pėrplot me dredha
Nė kthesat e kthesinave tė fshehura
Ku ėndėrra lėngon pėr liri
Ti ike dhe mė s’do kthehesh
E kudo mungesa jote;
Dhe malli yt nėpėr lumenjt e kaltėr tė jetės
Qė mė vėrshojnė mbi trup
E ti nuk je ;
Dhe dielli perėndon nė pikėllim
E hėna flet pėr trishtim
Kudo vargjet tua
Qė flasin pėr anatominė e veprės
Dhe jeta ėshtė njė metamorfozė
Nė udhėkryqet e shumta tė jetės
Ku shtrohet pyetja ;
Perėndi a je me ne?


II


Dhe dielli lind prap
E me tė edhe vuajtjet e mia
Ku dhimbja ėshtė dhimbje
E pikėllimi ėshtė pikėllim
Nė orėt e vona tė njė nate tė dashuruar
Yjet vallėzojnė me sytė e mia
E qėpallat mė rėndojnė tė etura pėr gjumė
E unė jam njė meridian
Qė fluturon qiejve tė imagjinatės fėmijėrore
Dhe me atė hov bie nė kopshtin tėnd prej shpirti

Ku;

Ēelem sikur lule...
Rritem sikur lule...
Vdes sikur lule...


III


Bota ėshtė djersė
Djersė fund e maje
Djersė ėshtė edhe jeta
Djersė ėshtė edhe e bukura
Djersė ėshtė edhe puna

Djersė,djersė,djersė...

Zogjtė e lumtur fluturojnė qiejve
Nė njė hapėsirė pakufij detesh
Tė qenurit njeri
Ėshtė karakteristikė vetėm e jotja
Ē’do tė sjellė e nesėrmja
Nuk e dimė
Por,ato qė do t’i sjell
Tė gjitha do jenė pėr ne



IV


Tė durueshmit pijnė kafe
Tė guximshmit vdesin maleve
nėse mė takon nė ndonjė poezi ndonjėherė
Tė lutem mos mė lėr pa emėr


V



E kudo malli pėr ty;
Nė gjoksin tim ku e mbaj njė pėllumb tė lėnduar
Nė fjalėt e mija qė janė tharė
Nė hapat qė i bėj...

Mall pėr ty nė ditėt e mija

dhe kudo mungesa jote;
Nė dhomėn e dhembjes ku pulsi nuk hedh
Kudo ėshtė malli yt
Edhe nė kėto strofa
Ku bie shi
Dhe rimat kryengriten
Ti nuk po na tregon gjė tjetėr pos dhembjes thonė
Ti nuk na tregon asgjė tjetėr pos trishtimit thonė,

E pikėllimi mė kafshon sikur krimbi
Duke pirė cigare si i ēmendur
Nė njė bodrum tė errėt tė shekullit Incognito.
StarCraft. 1999


Kur e di se nuk e di

E deshem qiellin
vajtuam per henen
e deshem ate qe ishte larg...

E krijuam pyllin
e deshem shkretetiren
qe na zhdishte pak nga pak...

Ne ishim kush ishim
ne jemi kush jemi
Ne jemi kush ishim
Kush ishim do jemi.


Ex Nihilo

Neper male,
e fusha
e rruge
ne kaluam

Nuk lame
aske,
asgje,
pa e pare
pa e shijuar.

Nese doni
neve na shani
neve na fyeni
neve na ofendoni.

Por, asnje fjale
asnje fjale
per atdheun tim
se ai eshte trim,
eshte vajtim
eshte varri im...


©StarCraft


Nje pjese e poezive jane shkeputur nga cikli "Kater te vertetat fisnike"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.