Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te duash burrin tend, eshte si te paguash nje furnitor. Por te duash te dashurin eshte sikur t`u japesh te varferve.
--- Paul Jean Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Perandoria Osmane, ja 34 kryeministrat shqiptare
Postuar nga: Albo

Elita Nga Fiqiri Sejdiaj

Profesor Doktor Abdul Kadir Ozcan ka lindur ne Mullat te Turqise ne vitin 1943. Pasi mbaroi universitetin per shkencat historike ai iu fut studimeve te thelluara per Perandorine Osmane, lufterave te saj, qeverisjes, shkelqimit dhe renies se saj. Ne vitin 1980 merr titullin Doktor i Shkencave Historike. 10 vjet me vone merr titullin Profesor. Nder librat e tij me te njohur jane: "Historia e Perandorise Osmane", "Betejat e Sulltan Fatiut", "Saderzanet e perandorise" etj. I pelqen te lexoje historine dhe te shkruaje histori. "Ky,- sic thote ai vete,- eshte qellimi i jetes se tij. Duke u marre per nje kohe te gjate me Sadrazamet (kryeministrat) qe kane qeverisur Perandorine Osmane ai vuri re se gjate 500 vjeteve te perandorise, per 100 vjet rresht, ne kohe te ndryshme, ate nuk e kishin qeverisur turqit por shqiptaret e ardhur nga skaji me perendimor i saj. "Te pabindurit" e padishahut, cuditerisht ishin edhe njerezit me besnike te perandorise. Aktualisht, Prof. Dr. Abdul Kadir Ozcan jep mesim ne Universitetin "Arkitekt Sinani" ne Stamboll, duke punuar aktivisht edhe per institutin e historise ne Stamboll. Pas kesaj interviste ekskluzivisht per "Koha Jone", ja ku jane, per here te pare, ne faqet e kesaj gazete, te gjithe bashke, njeri pas tjetrit, te 34 kryeministrat shqiptare qe kane udhehequr Perandorine Osmane. Ata qe kane shkelqyer dhe ata qe kane deshtuar. Ata qe kane qeverisur per nje kohe te gjate dhe ata qe kane qendruar jo me shume se dy muaj. Ata qe kane bere sakrifica per kete perandori dhe ata qe kane pare interesat e tyre. Permes peripecive te shumta, 34 kryeministrat shqiptare, per nje shekull, u bene lubrifikanti i makines se rende shteterore. Supershteti multietnik osman filloi te funksionoje fale punes se mire qe kane bere pikerisht keta 34 kryeministra arnaute. Shume prej tyre lane sarajet e ngrohta dhe hanenet e nxehta per te luftuar me zjarr e hekur armiqte e perandorise.

Intervista


Si shpjegohet qe ne Perandorine Osmane ka pasur kaq shume vezire, pashallare e kryeministra shqiptare?


-Qe ne vitet e para te themelimit te shtetit multietnik osman, duke pare se roberit e zene ne lufte nuk mjaftonin, sulltanet dhane urdher qe te merreshin me sherbim ushtarak edhe persona te huaj, muslimane e te krishtere. Shume prej tyre u perdoren jo vetem ne ushtri, por edhe ne sherbimin civil. Ata u arsimuan ne shkollat e sarajave ne Enderun dhe perfaqesonin Padishahun. Te rinjte e afte te marre nga krahinat jo turke, si Bosnja, Kroacia, Gjeorgjia, Armenia, Italia, Rusia, Serbia, Bullgaria dhe vecanerisht nga Shqiperia, pasi kalonin ne keto shkolla, pasi kryenin nje detyre ne saraje, dergoheshin me detyra jashte shtetit. Me te zotet, ngjiteshin ne administraten e larte shteterore.

Pse thoni "vecanerisht nga Shqiperi", thjesht per diplomaci, apo pse intervistoheni nga nje gazete shqiptare?

-Absolutisht jo! Por sepse veziret, pashallaret dhe kryeministrat me origjine shqiptare zene nje vend te vecante ne perandorine osmane. Jo vetem si numer, por edhe si cilesi. Ata kane ndikuar me shume nga te gjithe, ne fatin e kesaj perandorie. Jane gjithsej 34 kryeministra shqiptare qe kane udhehequr perandorine. Si vit sherbimi jane 100 vjet. Domethene nje here ne 6 vjet, qeverine e Perandorise Osmane e kane udhehequr kryeministrat me origjine shqiptare. Midis tyre ka pasur te suksesshem, ashtu sic ka pasur edhe te deshtuar.

Kush jane konkretisht kryeministrat shqiptare qe kane ndikuar ndjeshem ne fatin e shtetit osman?

-Si te gjithe punonjesit e tjere te administrates shteterore, edhe kryeministrat shqiptare kane mbaruar ne rinine e tyre shkollen e sarajave qe ishte prane oborrit perandorak. Ne shekullin e 15-te i pari shqiptar qe u be kryeminister (1493) ka qene Koco Daut Pasha. Daut Pasha u rrit ne Saraj. Ai ka marre pjese ne luften kunder Uzum Hasanit, i cili ishte kundershtar i Sulltan Fatihut. Ne vitin 1478 mori pjese ne luften e Shkodres. Ne vitin 1493 Sulltan Bajaziti i dyte e emeroi ate kryeminister. Daut Pasha ka qendruar ne kete detyre 15 vjet pa nderprerje. Duke dale kunder shqiptareve ne vitin 1492 ai solli paqe. Faktikisht, sherbimet e tij te verteta Koco Daut Pasha i ka bere ne fushen social-kulturore. Ai ka qene mbeshtetes i shkences. Te gjithe pasurine e tij e harxhoi per bamiresi. Xhamite, medresete, shkollat fillore, cesmat si dhe nje sere godinash social-kulturore, perdoren edhe sot e kesaj dite ne lagjet e Stambollit. Ajo cfare e ben Daut Pashen te pavdekshem eshte ndertimi i mureve mbrojtese te Kostandinopojes. Daut Pasha, me shpenzimet e tij ndertoi gjithashtu edhe nje vile per Sulltan Bajazitin. Fortifikimet qe iu bene per ushtine e re ne shekullin e 19 moren emrin e Daut Pashes. Dy lagje ne Stamboll mbajne emrin e tij.

Cili ka qene shekulli ka kane dominuar kryeministrat shqiptare?

- Mendoj se ka qene shekulli i 16-te, ku 7 vezire shqiptare, ne periudha te ndryshme, u bene kryeministra te Perandorise Osmane. I pari nga keta eshte Dukagjin Hamet Pasha. Ai eshte nipi i nje familje fisnike shqiptare me mbiemrin Dukagjini. Ka marre pjese ne luften e Iranit dhe ne kthim filloi detyren si vezir Azam. Ka bere shume bamiresi dhe nga kjo familje kane dale burra shteti, si Mehmet Pasha dhe shkrimtari i shquar Taslici Jaha. Shume vite pas Dukagjinit, kryeminister u be Ajaz Pasha nga Vlora. Edhe ai ka marre pjese ne shume beteja dhe ka ndikuar ne krijimin e Sanxhakut te Delvines. Ne periudhen qe ka qene kryeminister shenoi fitoren e shquar te Prevezes. Ne kohen e tij, popullsia turke u shtri deri ne Oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe. Nje lagje e njohur dhe nje varreze ne Stamboll vazhdojne te mbajne emrin e tij. Megjithate kryeministri me i madh me origjine shqiptare ne Perandorine Osmane Lutfi Pasha, i cili para se te vihej ne krye te qeverise mori pjese ne lufte me sulltan Sulejmanin, ne lindje e ne perendim. Ai zbuloi dhe luajti rol ne formimin e arkitekt Sinanit. Puna me e mire qe beri ne kohen qe ishte kryeminister ishte vendosja e sistemit informativ. Ne kete periudhe ai zhvilloi nje sere takimesh jashte vendit dhe nenshkroi paqe me Venedikun dhe Austrine. Ishte kryeministri i pare qe evidentoi gabiet e administrates ne kohen qe perandoria osmane kish arritur kulmin e saj. Ai punoi per te ndaluar rrushfetet dhe luftoi cdo veprim te paligjshem ne administraten shteterore, mirepo beri aq shume armiq sa ata organizuan heqjen e tij nga detyra. Lutfi Pasha luftoi per forcimin e flotes osmane. Duke u bazuar me eksperiencen e tij shumevjecare, pasi doli ne pension, shkroi libra me karkater fetar, libra per historine, si dhe libra mbi qeverisjen e shtetit osman. Me vepren "Asafname", Lutfi Pasha ka qene numri nje ne historine osmane. Vec faltoreve e shkollave ka bere edhe nje ure ne Janine. Kete shekull, mund ta mbyllim me Kara Ahmet Pashen, i cili edhe kur ishte kryeminister (1553-1555) rrembeu shpaten dhe shkoi ne lufte ku nenshkroi paqen qe njihet me emrin: marreveshja e Amasjase. Ai ka luftuar ne Hungari e Gjeorgji. Ndertesat e bera nga arkitekt Sinani me porosi te tij, si; xhami, medrese, shkolla, cezma, jo vetem qe kane emrin e tij, por disa prej tuyre jane funksionale edhe sot e kesaj dite.

Po me tej?

_ Me tej kemi Koxha Sinan Pashen. Ky eshte kryeminister qe ka ardhur ne kete post 5 here, por me periudha te shkurtera. Ai bashkoi dy pjeset e ndara te Jemenit. Nxori nga kriza Tunizine dhe rregulloi financat e saj. Donte te lidhte Detin e Zi me Detin Marmara. Mirepo kundershtaret e tij nuk e lane ta mbaronte me sukses kete projekt. Koxha Sinan Pasha ishte shume i pasur. Vila qe i beri dhurate Muratit te dyte ish nje nga vilat me te bukura te Stambolit. Ne vendin qe ndodhet perkujtimorja e tij ne Stamboll ka cesem, shatervan, dhe lule. Ne Jemen, Meke, Selanik, Prishtine ka xhami e banjo te bera nga ai vete.

Po ne shekullin e 17-te, d.m.th, ne vitet 1600, a kemi kryeministra shqiptare qe kane drejtuar qeverine e Perandorise Osmane?

- I pari, eshte Mustafa Pasha i Zi. Ai ka lindur ne Vlore. Eshte rritur si jenicer, ka punuar si oficer marine dhe ka marre pjese ne shume luftera. Ai ka luajtur rolin kryesor ne marrjen e Bagdatit. Kufijte e sotem midis Turqise dhe Iranit jane pikerisht ashtu sic i ka lene ai. Mustafa Pasha ka meriten e madhe se ka mbajtur nen kontroll cmimet ne te gjithe perandorine. Ai i holli themelet e qytezes Ylldizel. Ai e shpuri ujin nga Arafati ne Meke. Ai u lidhi pension te varferve, per te mos folur per xhamite, shkollat, cezmat, e vepra te tjera qe jane ndertuar ne kohen qe ai ishte kryeminister. Ka qene i drejte, i ndershem, armik i ryshfeteve, teper nevrik. Ka mbajtur nen kontroll buxhetin e shtetit, ka bere vleresimin e parase dhe ka parandaluar cdo revolte qe mund te vinte nga populli per shkak te taksave. Ai i ka dhene rrogat e ushtareve dhe te nepunesve gjithmone ne kohen e caktuar. Me emrin e tij jane shkruar shume libra dhe meqe njihej si mjeshter i hedhjes se shigjetes permendet me emrin kamankes (shigjetari).

Kush vjen pas Mustafa Pashes se Zi?

Ahmet Pasha nga Tarhumi. Ka lindur ne Mat te Shqiperise. Kur u emerua kryeminister, ne vitin 1652, ai njihej si nje nga financieret me te zote te perandorise. Gjeja me e rendesishme qe behej ishte percaktimi i te ardhurave dhe harxhimeve te shtetit dhe krijimi i nje buxheti rezerve. Ai ishte i drejte, i ndershem, korrekt. Keto cilesi amortizuan sulmet kur ai shkurtoi gjithe shpenzimet e teperta te sarajeve. Lista e tij e te ardhurave dhe e shpenzimeve njihet me emrin "Lista e Tarhumit".

Po Qyprylynjte e Beratit qe qeverisin 3 breza rresht?

-Per ta ju shkruat geresisht numrin e kaluar te gazetes. Une po shtoj vetem disa detaje per ta. Per shembull, kryetari i familjes Ahmet Pasha, kur erdhi ne saraje ponoi si kuzhinier. Ai neutralizoi kryengritjen e spahinjve ne vitin 1657 dhe eliminoi gjithe grabitesit te dilnin ne rruget e Stambollit, vari Patrikun e trete te Partenios, shpetoi boskadenin nga pushtimi venedik. Sipas amanetit qe la, djali i tij u be kryeminister. Ky lloj zbatimi ishte i pari ne historine osmane. Babai nuk kish gabuar. I biri Fazell Ahmet Pasha eshte nje nga personalitetet me te medhenj te shtetit osman. Duke qene se e mori pushtetin nga babai, problemet e brendshme ishin zgjidhur. Pervec betejave te shumta qe beri jashte Turqise, Fazell Pasha permendet per marrjen e Ukraines. Ai beri qe edhe Liteinshteinji te pranonte pushtimin nga Turqia. Vdiq ne moshen 41-vjecare duke qendruar 15 vjet resht kryeminister. Ai ka qene jo vetem komandant i zoti, por edhe politikan i mire. Djali i vogel i Qypryly Ahmet Pashes ishte Mustafa Pasha. Mustafa Pasha u be kryeminister ne vitin 1689. Ai hoqi nje sere taksash per te lehtesuar varferine e njerezve te thjeshte. Ai ra deshmor ne luften e dyte te Hungarise. Hysen Pasha, djali i xhaxhait d.m.th vellait te Mehmet Pashes, u be kryeminister ne vitin 1697. Ai vendosi disipline brenda perandorise dhe hartoi rregulloren per administraten civile dhe ushtarake. Ne vitin 1702 dha doreheqjen dhe po kete vit nderroi jete. Ka krijuar institucionin e historianeve zyrtare te shtetit osman. Qypryly Numan Pasha eshte djali i Mustafa Pashes. Para se te behej kryeminister ne vitin 1710 ka qene vezir ne Kube. Ai duhej te siguronte kthimin e mbretit te Zvicres, i cili ishte strehuar ne Stamboll. Mirepo, meqe ky operacion deshtoi, Numan Pasha u arrestua. Vdiq ne vitin 1719 si prefekt i Giritit.

Kush kane qene kryeministrat e fundit me origjine shqiptare ne Perandorine Osmane?

-Haxhi Halili, Ivaz Mehmeti, Ivazde Halili e Mustafa Naili. Ne 15 vjetet e pare te shekullit te 20 kemi pasur 3 vezire te medhenj. Kryeministri i fundit i Abdul Hamitit te dyte ka qene Ferit PAsha nga Vlora, i cili qendroi ne kete detyre nga viti 1903 deri ne vitin 1908. Shume kohe me vone ka qene Hamet Izet Pasha nga Manastiri, kurse ne vitin 1923 kur merr fund edhe Perandoria Osmane, kryeminister ka qene Demet Ferit Pasha. Sa here qe behej armepushim Ferit PAsha zgjidhej kryeminister. Ai e ka mbajtur kete post 5 here. Anglezet e kane fajesuar Ferit Pashen si mbrojtes te perandorise dhe armik te lufterave nacionale.

Kryeministrat shqiptare

1493-1923

Koco Daut Pasha

Dukagjin Hamet Pasha

Ajaz Pasha

Lutfi Pasha

Kara Ahmet PAsha

Koxha Sinan Pasha

Kara Mustafa Pasha

Ahmet Pashe Tarhuni

Qypryly Ahmet Pasha

Qypryly Fazell Pasha

Qypryly Mustafa Pasha

Qypryly Hysen Pasha

Qypryly Numan Pasha

Haxhi Halil Pasha

Izav Memet Pasha

Ivazdi Halil Pasha

Ferit Pasha

Hamet Izet Pasha


KJ


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.