Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka prej qielli s'vjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Interviste me presidentin Mojsiu
Postuar nga: Albo

Lajme Intervistė e presidentit z.Alfred Moisiu dhėnė radios "Zėri i Amerikės"

Moisiu: Arrestimet e bėra pastrojnė politikėn

Degjoni intervesten ose lexoni transkriptin me poshte.

Arrestimet e bėra unė i quaj si fillimin e njė procesi pastrues nė politikėn shqiptare qė do tė vazhdojė dhe me arrestime tė tjera. Unė jam angazhuar pėr tė nxitur si Kuvendin e Shqipėrisė nė pregatitjen e ligjit mbi tė penduarit me qėllim pėr t'u lehtėsuar pozitėn atyre individėve qė duan tė bashkėpunojnė me drejtėsinė nė zbardhjen e aferave kriminale nė ekonomi apo nė ēdo sferė qė tė jetė

Dua tė them se unė i pėrmbahem idesė se kontributi mė i madh i imi nė krye tė shtetit shqiptar ėshtė t'u japim qytetarėve tė vendit tonė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, tė pakontestueshme, as nga ata qė humbasin dhe as nga komuniteti ndėrkombėtar. Pėrsa i pėrket kushtetutės dua tė them se nė parim unė nuk jam kundėr rishikimit dhe plotėsimit tė saj

Kohėt e fundit autoritetet shqiptare kanė arrestuar disa drejtues tė lartė tė Bankės Qendrore dhe tė Ministrisė sė Rendit, tė cilėt janė akuzuar pėr korrupsion. Qeveria shqiptare i ka cilėsuar kėto arrestime si provė se lufta kundėr korrupsionit ka hyrė nė njė fazė tė re dhe tė rėndėsishme. Si i komentoni ju z.President kėto arrestime dhe a mendoni se drejtėsia shqiptare ėshtė nė gjendje ta kryejė detyrėn e saj ashtu siē duhet?

Po, ėshtė e vėrtetė qė nė ngarkim tė disa zyrtarėve tė lartė, qė janė arrestuar ditėt e fundit, sapo ka nisur procesi hetimor dhe unė si kryetar i shtetit, e mbėshtes plotėsisht prokurorinė nė pėrpjekjet e saj, pėr tė ndarė pėrfundimisht shtetin nga krimi. Pėr tė hedhur dritė mbi kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme qė ka tė bėjė me legjitimitetin e shtetit dhe qė ėshtė tepėr shqetėsuese po ashtu edhe pėr opinionin siē ėshtė korrupsioni nė administratėn publike me tendera, prokurime, emėrime, etj.. Nė kėtė kuadėr unė u kam kėrkuar institucioneve tė drejtėsisė qė duke respektuar plotėsisht barazinė para ligjit tė cilitdo qytetar apo shtetar, tė veprojnė pa hezitim kundėr kujtdo qė shkel ligjin, pavarėsisht nga pozita politike apo shtetėrore qė ka mbajtur apo mban tani. Edhepse jemi nė pritje tė gjykatės pėr t'u shprehur mbi fajėsinė apo pafajėsinė e personave tė arrestuar, unė e quaj si fillimin e njė procesi pastrues nė politikėn shqiptare qė do tė vazhdojė dhe me arrestime tė tjera dhe me ndryshime tė fuqishme mbi tė gjithė aparatin shtetėror dhe funksionimin e tij. Pėr mė tepėr kėto ditė unė jam angazhuar pėr tė nxitur si Kuvendin e Shqipėrisė ashtu edhe aktorėt kryesorė politikė, nė pregatitjen me procedurė tė pėrshpejtuar tė ligjit mbi tė penduarit me qėllim qė t'u jepen garancitė e nevojshme ligjore atyre individėve qė pėr tė lehtėsuar pozitėn e tyre juridike, kanė dėshirė dhe mendojnė se duan tė bashkėpunojnė me drejtėsinė nė zbardhjen e aferave kriminale nė ekonomi apo nė ēdo sferė qė tė jetė. Po kėshtu nė pėrgjigje tė kėrkesave tė kushtetutės ne po kėrkojmė tė rishikojmė tė plotė kuadrin ligjor pėr faljen e amnistinė dhe pėr mbrojtjen e dėshmitarėve. Nė kėtė mėnyrė ne po kėrkojmė tė krijojmė kushte qė drejtėsia tė kryejė punėn e saj sa mė mirė.

Z.President, vite me radhė qeveria shqiptare ka ndėrmarrė fushata kundėr korrupsionit, por rezultatet kanė qenė simbolike, kryesisht pėr shkak tė bashkėpunimit tė politikės me krimin. Ēfarė ndihmese mund tė jepni ju si president qė kėsaj radhe gjendja tė jetė ndryshe?

Eshtė e vėrtetė qė reformat nė sistemin e drejtėsisė pėr njė luftė sa mė efikase kundėr korrupsionit qė tashmė ėshtė shumė i njohur kėtu tek ne, janė nė fillimet e veta. Dhe si kuvendit tė Shqipėrisė ashtu edhe mua si President i Republikės dhe gjithė institucionet e tjera qė janė tė interesuara nė kėtė sferė, do tė kenė njė barrė tė rėndė nė shėndoshjen e kėsaj gjendjeje tė sėmurė qė ėshtė krijuar. Nė cilėsinė e kryetarit tė kėshillit tė lartė tė drejtėsisė, unė jam tepėr i vendosur pėr tė mbėshtetur pa asnjė rezervė organin e akuzės pėr fillimin e luftės kundėr korrupsionit, kontrabandės e trafiqeve tė ēdo lloji. Po kėshtu nė kėtė mėnyrė kam punuar nė drejtim tė rritjes sė pavarėsisė sė gjyqėsorit nga politika dhe prerjes sė ēdo ure lidhėse ndėrmjet tij dhe krimit, forcimit tė kontrollit nė veprimtarinė e kėtyre institucioneve bazė e shqetėsimeve tė opinionit publik etj.. Dhe nė kėtė rrugė e nė kėtė mėnyrė synojmė tė rrisim besimin e qytetarėve tė shteti, te drejtėsia qė do tė jepet nė emėr tė ligjit. Dhe siē mund tė jeni nė dijeni, nė konferencėn e fundit tė gjyqtarėve, unė i porosita gjyqtarėt hapur: mbylljani derėn politikės!

Z.President, qysh nga zgjedhja juaj nė krye tė shtetit klima politike nė Shqipėri ėshtė pėrmirėsuar dukshėm. Gjatė ditėve tė fundit ju keni zhvilluar takime me politikanėt kryesorė tė vendit, me kryeministrin Nano dhe me kryetarin e PD z.Sali Berisha. Kėto takime kanė ngjallur shpresa pėr thellimin e reformave institucionale, pėrfshi edhe pėrmirėsimin e kodit zgjedhor dhe ndoshta edhe ndryshime nė kushtetutėn e vendit. A jenin optimist se ky proces do tė vazhdojė dhe qė vendi juaj tė arrijė nė atė qė cilėsohet politikė normale?

Z.Biberaj, ju keni prekur njė problem shumė tė rėndėsishėm. Thellimi i reformave nė tė gjitha fushat, por sidomos nė atė legjislative, si dhe pėrmirėsimin e funksionimit tė institucioneve tė shtetit janė ndėr pėrparėsitė e para e tė rėndėsishme nė mandatin tim presidencial. E vėrteta qėndron se nė kėtė proces shumė rėndėsi ka respektimi i votės sė lirė, e cila nuk ėshtė thjesht njė nga detyrat kryesore kushtetuese tė presidentit tė republikės, por dhe njė shqetėsim i gjithė qytetarėve shqiptarė dhe i gjithė miqve tė Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt unė kam qenė dhe mbetem i bindur, sikurse tė gjithė ata qė e duan vėrtet Shqipėrinė dhe demokratizimin e saj se vetėm vota e lirė krijon institucione legjitime, qeverisje me mbėshtetje publike dhe njė opozitė institucionale, e cila tė qendrojė vigjilente nė roje tė demokracisė. Pra nisur nga kėto motive dhe pėr tė ecur pėrpara nė reformėn zgjedhore nė vend gjatė dy javėve tė fundit unė kam zhvilluar njė sėrė takimesh dhe konsultimesh intensive me tė gjithė faktorėt politikė relevantė nė pushtet dhe nė opozitė. Dhe mund tė themi me kėnaqėsi se si rezultat i kėtyre konsultimeve janė minimizuar njė numėr ēėshtjesh primare pėr tė kapėrcyer gjendjen nė punėt e komisionit bipartisan, dypalėsh siē quhet, dhe nė pėrgjithėsi pėr thellimin e reformave zgjedhore nė vend siē janė problemet e Kodit elektoral qė ėshtė njė nga punėt themelore tė kėtij komisioni, po ashtu dhe pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė, ose kanė karakter kushtetues, si dhe probleme tė tjera qė kanė dalė. Dua tė them se unė i pėrmbahem idesė se kontributi mė i madh i imi nė krye tė shtetit shqiptar ėshtė t'u japim qytetarėve tė vendit tonė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, tė pakontestueshme, as nga ata qė humbasin dhe as nga komuniteti ndėrkombėtar. Pėrsa i pėrket kushtetutės dua tė them se nė parim unė nuk jam kundėr rishikimit dhe plotėsimit tė saj, nė rastin konkret unė dua tė sqaroj se komisioni ekzistues dypalėsh nuk ka mandatin e duhur politik pėr ndryshime kushtetuese. Mandati i tij qėndron vetėm nė respektimin mbi bazėn e vėrejtjeve qė ka bėrė ODIHR dhe OSBE‑ja gjatė procesit zgjedhor tė fundit dhe pėr tė pėrmirėsuar nė kėtė aspekt kuadrin bazė ligjor pėr zgjedhjet nė vend sipas kėrkesave tė Kodit elektoral. Ēdo ditė qė kalon po bind edhe mė skeptikėt se marrėveshja qė u bė ndėrmjet pozitės dhe opozitės nuk ėshtė mė thjesht njė vullnet liderėsh politikė, por njė hap cilėsor tepėr i domosdoshėm dhe tepėr i nevojshėm pėr ndėrtimin e shtetit ligjor nė Shqipėri. Pėr mė tepėr qė ajo marrėveshje jo vetėm qė ka ndikuar pėr pėrmirėsimin hap pas hapi tė imazhit tė vendit nė sytė e ndėrkombėtarėve, por dhe mund tė themi pa frikė se i ka paraprirė gjithashtu procesit tė stabilizim asocimit qė pritet tė fillojė zyrtarisht sė shpejti. Dhe pėr kėtė dua tė them se ėshtė bėrė e qartė tani pėr ēdo pjesė tė politikės, por edhe pėr tė gjithė qytetarėt tanė se vetėm reformat janė mjeti mė i sigurt pėr ecjen e shpejtė dhe nė procesin e integrimit demokratik tė vendit. Ne jemi tė vendosur qė tė ecim pėrpara nė mėnyrė qė tė garantojmė qendrueshmėrinė e institucioneve dhe vėnien e tyre nėn urdhrin dhe nėn shėrbimin e qytetarėve tanė. Nė kėtė mėnyrė ndryshimet pozitive qė shoqėruan zgjedhjen e presidentit do tė pėrbėjnė njė prirje tė qendrueshme dhe jeta e Shqipėrisė tė fillojė tė rrjedhė normalisht.

Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr masat e marra nga shteti pėr tejkalimin e pasojave tė pėrmbytjeve tė kohėve tė fundit. Ka pasur shumė kritika nė adresė tė qeverisė dhe tė organeve tė pushtetit vendor?

Eshtė e vėrtetė qė kemi pasur njė situatė tė pazakontė tė motit nė vendin tonė dhe pasojat e kėtij moti unė i kam ndjekur me tepėr shqetėsim, si pasoja tė rėnda pėr ekonominė dhe popullsinė e vendit tonė. Ne jemi njė vend i varfėr, dhe kjo na duhej!... Por megjithatė ne do ta pėrballojmė. E vėrteta ėshtė se institucionet shtetėrore u gjendėn disi tė papėrgatitura pėr njė situatė tė tillė. Por mė vonė gjithė institucionet pėrkatėse e morėn veten mirė dhe morėn masa serioze, tė cilat besoj se do ta nxjerrin vendit nga kjo gjendje sė shpejti. Ndėrkaq duke u bazuar nė kėrkesat e kushtetutės sė vendit, unė nė ditėt qė vijnė do tė thėrres njė mbledhje tė kėshillit tė sigurimit kombėtar, nė tė cilėn midis tė tjerash do tė diskutoj dhe do tė parashtroj dhe problemet qė duhen marrė parasysh nė tė ardhmen pėr tė pėrballuar situata emergjente, mbasi pėrpara kemi njė dimėr tė gjatė.

Kortezi e Zerit te Amerikes


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.