Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zoti e krijoi boten, por djalli eshte ai qe e ben ate te jetoje.
--- Bernard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Gjuha :: Ne Vatikan me 4 rrasa dylli
Postuar nga: Albo

Gjuha Nese qendrojne te gjitha ato qe jane deklaruar deri tani nga paleografia boterore per 4 tabulat shqiptare, atehere historia e shkrimit ne Shqiperi permbyset krejtesisht. Dokumenti me i hershem i shkruar ne Shqiperi nuk do te jete Formula e Pagezimit, as "Meshari" i Gjon Buzukut, e as Kodiket e Beratit, por kater tabulat prej dylli qe i perkasin shekullit te trete para Krishtit.


Nga Fiqiri Sejdiaj

Kur Dritero Agolli mori ne nje trraste leshi nen gune balten e Devollit per t'ia sjelle Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, te gjithe e kuptuan se kjo ishte thjesht nje gjetje artistike. Poeti nuk kishte as trraste leshi e as gune, perkundrazi krekosej ne Tirane me kostum e kollare duke shkruar per vendlindjen e balten e saj. Gati te njejten gje beri keto dite edhe drejtori i Arkivave te Shtetit Shqiptar z. Shaban Sinani, i cili coi ne Vatikan kater rrasa dylli me mbishkrime te cuditshme. Nese keto rrasa dylli rezultojne te verteta, atehere historia e shkrimit ne Shqiperi permbyset krejtesisht. Fale mjeteve te komunikimit, tani nuk ka nevoje te marresh as trraste leshi e as valixhe diplomatike. Mjafton nje diskete me te gjitha imazhet e pamjet e objektit per te sqaruar, ne mos gjithcka, thelbin e objektit. Natyrisht imazhet jane tjeter gje dhe origjinali eshte tjeter gje, por gjithsesi, nga imazhet elektronike mund te gjykohet per origjinalin. Ne maj te ketij viti (2002) drejtori i Arkivave te Shqiperise z.Shaban Sinani, i dergoi nje e-mail z.Francesko D'Aiuto zv/prefekt i Bibliotekes Apostolike te Vatikanit. Studiuesi i njohur italian, pasi mori imazhet e para nepermjet postes elektronike, i pergjigjet Arkivit te Shqiperise: "Jam duke i studiuar me shume interes imazhet qe me keni derguar. Mund t'iu pohoj menjehere se alfabeti i perdorur eshte nje degezim i alfabetit grek, megjithese gjuha, per aq sa mundem prej fotove, nuk me ngjan greke. (E derivato del grecco ache se la lingua, per qunato posso vedere dalla imagini, non sembra grecca). Ndoshta, -shkruan Francesko D'Aiuto,- kjo duhet kerkuar midis gjuheve te ndryshme antike, qe jane shkruar duke perdorur ne menyre te pershtatur alfabetin grek, qofte ne rajonin italik, ashtu dhe ne ate ballkanik apo ne Azine e vogel. Tabulat, ne cdo rrast, nese jane autentike, padyshim jane antike dhe te denja per vemendje me te larte".

Po c'jane keto kater rrasa dylli qe kane vene ne levizje nje arkiv te tere dhe vete drejtorin e pergjithshem te Arkivave te Sqiperise? Si erdhen ato deri ketu? Kush i pruri? Ku i gjeti? A jane ato vertete te hershme dhe origjinale apo nje mashtrim qe vjen nga falsifikimi? Pra, a jane autentike 4 tabulat e gjetura ne Shqiperi, te cilat mund te perdoren si deshmi e te shkruarit shqip qysh prej kohes ilire?

Historia me kater tabulat prej dylli ze fill nje vit me pare kur koleksionisti i vlerave antike Vangjel Kapidani nga qyteti i Elbasanit kishte midis gjerave te tjera edhe kater pllaka dylli te shkruara. I vetedijshem per rendesine e ketyre gjetjeve, ai ftoi ne studion e tij drejtuese te arkivit te shtetit shqiptar. Pas kesaj ftese eksperte te sherbimit arkivor vizituan menjehere koleksionin e afruar. Vete Vangjeli, ky koleksionist i apasionuar, pranoi jo vetem qe te jape shpjegimet e rastit por edhe te bashkepunoje me mysafiret e ardhur nga Tirana. Ai i la te 4 pllakat e shkruara ne duart e Arkivit Shteteror.

Vleresimi i pare i 4 pllakave prej dylli u be nga nje grup ekspertesh shqiptare. Ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave u ftuan Prof. Kristo Frrasheri, Prof. Muzafer Kerkuti, Prof. Dhimiter Shuteriqi, Prof. Muzafer Xhaxhiu e studiues te tjere. Mendimi paraprak i tyre ishte se ato mund te jene kate deshmi te ngjashme me tabulat romake. Ky pohim te ben te mendosh se mosha e tyre duhet te jete shume e hershme. Sikurse dihet, tabulat prej dylli u shfaqen ne qyteterimin romak nga moren dhe emrin "tabula rrasa" aty nga shekulli i III para Krishtit. Megjithate gjurmet e shkrimit ne balte te pjekur jane shume me te hershme. Ato i gjejme ne Babiloni qysh ne shekullin e VII para Krishtit.

Para se te vazhdojme me 4 tabulat shqiptare prej dylli si dhe rendesine e tyre, le te prezantojme gjetjet me ne ze te kesaj fushe. Vini re kete rrase argjili! ajo i perket shekullit te VII para Krishtit. Eshte me e hershmja e zbuluar ne kete fushe. Ajo permban nje rrefim te lashte babilonas per permbytjen e botes. Pervec rrefenjave te Bibles mbi permbytjen e madhe ka edhe histori te tjera, te cilat na vijne nga Babilonia, pikerisht nepermjet shkrimit te bere ne balte te pjekur.

Skenat e pikturuara mbi mure dhe kolonat e vareve ne Egjipt tregojne se si e shtypnin balten (argjilen) njerezit. Pasi benin kete pune, ata e fusnin balten ne kallepe druri e shkruanin mbi te. Per t'i ruajtur per nje kohe te gjate porosite qe jepte faraoni apo prijesi i tyre, skribet i linin pllakat e shkruara prej balte te thaheshin nen diellin pervelues te Nilit.

Shume vite me vone kemi nje dokument tjeter te shkruar. "Prizmin e Senakeribit". Ne te pershkruhet rrethimi i Jeruzalemit nga Perandori asirian si dhe burgosja e mbretit Ezekia, i cili u zu rob si zogu ne kafaz. Perandori asirian Ashurbanipali qe mbreteroi nga viti 669-636 e beri pallatin e vet qender te letersise dhe arteve. Ai kishte nje biblioteke me 20 mije libra argjili. Historia e Mesapotamise u shkrua me urdher te tij. Ajo u shkrua mbi blloqe te lagura balte, duke perdorur si mjet shkrimi nje shkop si pyke. Gjithcka qe dime per qyteterimin e lashte vjen nga kjo lloj paleografie, e cila ne nje fare menyre eshte poligrafia e rrasave prej argjili.

Ky eshte "Cilindri i Kirit" i shkruar nje shekull pas "Prizmit te Senakeribit". Per lexuesin e gjere Kiri i madh njihet si themelues i Perandorise Persiane (549 vjet para Krishtit). Ne kete cilinder prej balte te pjekur jane regjistruar bemat e Kirit. Ne te thuhet se si e mposhti ai Babilonine dhe se si i shperndau njerezit e tij besnike ne te gjithe terrioret e pushtuara prej tij. Cilindri i Kirit mbyllet me fjalet: "Gjithe perendite le te kerkojne cdo dite nje jete te gjate per mua".

Skribet (shkruesit) asiriane babilonas perdornin nje shkop ne forme pyke per te shkruar mbi rrasen e lagur te argjiles. Shpesh nje gje e tille behej edhe me dyll ose me dyll e balte bashke.

Shume vite me vone, kur poligrafia e rrasave prej balte mori fund, sekretaret e perandoreve i shkruanin porosite qe u jepeshin nga prijesi ne pergamen apo papirus. Kodiket e Beratit, p.sh. jane shkruar ketu e 16 shekuj me pare pikerisht ne pergamen.

Duke ndjekur historine e shkrimit ne shekuj mesojme se te shkruarit ne rrasa dylli (ashtu sic kemi edhe ne tani 4 rrasat tona) ka mbizoteruar nga shekulli 3 deri ne shekullin e 2 para Krishtit. Romaket ishin kampione ne perdorimin e tyre.

Sipas Vangjel Kapidanit 4 rrasat prej dylli vine nga rrethinat e Pogradecit. Ndoshta nga varret monumental te Selces. Sipas arkeologut Neritan Ceka, i cili ka studiuar nga afer kete vendbanim, "kultura e vendbanimit te Selces se poshtme i perket shekullit te 3 e 2 para Krishterimit. Kjo eshte pra periudha qe perkon edhe me perdorimin e tabulave prej rrase. Pas ketij konstatimi nga ekspertet shqiptare ia vlen qe imazhet e 4 tabulave prej rrase te beheshin objekt i paleografise e te merrnin rrugen drejt Vatikanit.

Koleksionisti nga Elbasani nuk jep te dhena te mjaftueshme per 4 tabulat e gjetura. As ai dhe as studiuesit e tjere shqiptare nuk dine t'i lexojne e t'i deshifrojne ato. Keshtu u kerkua ndihma e te huajve e ne menyre te vecante e studiuesve te paleografise se vjeter ne Vatikan. franceze, kroate, angleze, pasi kane pare imazhet e para kane kerkuar te dine me shume per to. P.sh.ku jane gjetur? Cila eshte lenda tjeter arkeologjike qe i ka shoqeruar ato? Pasi e moren kete informacion plotesues francezet u shprehen: "S'ka asnje dyshim se te 4 rrasat e baltes ne Shqiperi i perkasin shekullit te 3 apo te 2 para Krishtit. Megjithate, - thone ata,- pikepyetje mbeten. P.sh. kush e provon se kjo lidhje nuk eshte rastesore?"

Specialistet britanike te paleografise mendojne se shkrimi ne 4 rrasat e baltes shqiptare deshmon per nje ndikim kulturor kryesisht helen, te ardhur nepermjet tokes e jo te nje ndikimi latin te ardhur permes detit. Dy tabulat e para kane te njejtin tekst. Ndoshta nje lutje apo porosi qe mund t'i vihej te vdekurit ne varr. Alfabeti eshte helen, por ka nderhyrje te nje alfabeti tjeter, ndoshta me germa latine te modifikuara.

Paleografi rumun Kostin Fenesan jep shpjegimin se "ky lloj shkrimi i perket mijevjecarit te pare".

Prof. Stipceviqi propozon nje analize DNK ne Institutin Arkeologjik te Zagrebit, per te vertetuar origjinalitetin dhe lashtesine e tyre.

Dr. Lladani nje tjeter studiues kroat, nje nga gjuhetaret dhe poliglotet me te mire sot ne bote, njohes i shkelqyer i gjuhes shqipe mendon se nje pune krahasuese, me mbishkrime te njohura nga trevat e

Pas ketij informacioni te dendur ne distance, drejtori i Arkivave te Shqiperise i drejtohet drejtperdrejt edhe njehere zv/prefektit te Bibliotekes apostolike te Vatikanit z.Fracesko D'Aiuto. Nje gje te tille ai e ben edhe me studiuesin anglez Roderik Myllen ne Tirane. Pasi shohin se bashku per nje kohe te gjate te 4 tabulat prej dylli midis tyre zhvillohet ky dialog:

Dr. Mylen: Dy tabolat e para kane te njejtin tekst. Per te arritur ne nje konkluzion perfundimtar eshte e nevojshme deshifrimi permes transkiptimit te krahasuar.

Sinani: Si mund te arrihet nje gje e tille?

Dr.Myllen: Une mendoj se duhen angazhuar edhe arkeologe te specializuar per gjuhet antike. Ndikimi helen tregon se keto tabula jane gjetur ne thellesi te vendit. Mirepo tabulat kane qene nje gje e zakonshme per latinet e jo per helenet!

Sinani: A kemi nderhyrje te jashtme qe mund te vere ne dyshim autencitetin e tyre?

Dr. Myllen: Jo, nuk ka asnje shenje te jashtme qe mund te vere ne dyshim autencitetin e tyre. Ato duken te pacenuara nga dora e njeriut modern.

Sinani: A mund te jene 4 tabolat shqiptare te fabrikuara apo te falsifikuara ne nje kohe me te vone se sa mendohet mosha e tyre?

Dr.Myllen: Une personalisht e perjashtoj fabrikimin e tyre ne nje kohe me te aferme, kurse falsifikimi me duket si dicka e dyshimte.

Sinani: A vihet re fryma e krishterimit ne tekstet baze?

Dr.Myllen: Jo, dhe kjo duhet t'ju gezoje. Kjo do te thote se ato jane krijuar shume kohe para Krishterimit. Tekstet ngjajne si porosi qe i jepen njeriut, i cili shkon ne boten tjeter.

Sinani: Mos jane stampime te marra nga ndonje model i gatshem?

Dr.Myllen: Germat jane formuar duke e mbledhur dyllin pak e nga pak anash. Ajo qe mbetet pert'u zbuluar e argumentuar eshte fakti se si kane mundur te mbijetojne pa u demtuar nga mikromjedisi, temperatura dhe shtypja. Mirepo sic duket ky ka qene fati i tyre, per te miren e te gjitheve. Gjetje te tilla jane zbulimet per te gjithe e ne menyre te vecante per ate vend ku jane gjetur.

Drejtoria e Arkivit Qendror si dhe vete z. Shaban Sinani qe e udheheq kete operacion jane ende ne proces ballafaqimi e saktesimi per moshen dhe karakterin e 4 tabolave prej dylli. Nese ne fund te ketij operacioni vertetohen te gjitha sa u thane me lart, atehere historia e shkrimit shqip permbyset krejtesisht. Libri me i hershem i shkruar ne gjuhen shqipe nuk do te jete me "Meshari" i Gjon Buzukut, as Kodiku i Purpurte i Beratit i shkruar ne greqishten bizantine, por kater tabolat prej dylli, per te cilat Arkivi i Shtetit dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare po punojne per t'iu dhene pergjigje te gjitha dyshimeve dhe hipotezave qe lidhen me to. Ballkanit por edhe me gjere, mund te sherbeje si celes per zberthimin e enigmes qe paraqesin kater tabulat shqiptare prej dylli.

Dijetari i shquar akademik Kapiciqi eshte i bindur se ky zbulim eshte vetem nje vazhdimesi e mbishkrimeve ilire ne Ballkan e me gjere, por, per fat te keq, deri me tash jane shume te pakta si kerkimet ne terren, ashtu edhe rezultati. "Shpresoj se ky zbulim,- thote ai,- do ta begatoje kete fushe, pothuajse te pahulumtuar deri tani nga ana jone dhe qe i perket periudhes antike."


© Koha Jone 2001 All Rights reserved



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.