Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gjėja mė e bukur qė mund tė pėrjetojmė ėshtė misteriozja, nėna e artit dhe shkencės sė vėrtetė. Ai i cili nuk i ka shijuar kėto emocione, ai njeri qė nuk mund tė qėndrojė dy minuta tė ėndėrrojė apo tė pushtohet nga frika, mė mirė tė vdesė, sepse i ka sytė e mbyllura.
--- Albert Einstein, tek "Ajo qe une besoj" 1930

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Muzika :: Tribut artistit Laver Bariu
Postuar nga: Albo

Muzika Rreshtat e meposhtem jane perkthyer nga fletorja e albumit “Kenge nga qyteti i luleve” – Laver Bariu. Nuk ka gje me te bukur kur mendon bashkatdhetaret e tu tek degjojne te njejten kenge ne internet. Shume media jane shtuar ne vendet ku jetojne dhe punojne shqiptaret kudo ne bote, por ketu ne Nju Jork e Boston, ajo eshte me e vlefshme se kudo. Zeri i klarinetes se Laver Bariut tingullon ne autoporlantet e cdo shqiptari dhe shperndan tek ai melodine e shpirtit te paster, shpirtin e kabase.

Perkthyer nga Piro Dono, anetar i Bordit Drejtues

Numri i degjuesve ne faqen e muzikes se albumit “Zbresin nga Leusa tabore, tabore” me beri te shkruaj dicka per Artistin e Merituar Laver Bariu qofte ky edhe nje material i perkthyer.


Kenge nga qyetiti i luleve

“Kur nje njeri udheton i vetem ai eshte vetem; kur dy udhetojne ata grinden, ne qofte se jane tre ata do te kendojne.” Keshtu thone ne qytetin e Permetit ne jug te Shqiperise, ku ne vere shperthejne trendafilat, ku fshikullima e majes se bardhe te Dhembelit ngjitet tej lart ne qiell dhe lumi i fuqishem e i zhurmshem i Vjoses shtyn jeshilen ne gryken tejposhte. Dhe muzika eshte kudo ne qytet. Ajo zbulohet nga cdo dere dhe vetetimthi shfaqet ne naten e malit. Kompozitori i ri me kujdes do te marre rrugen e ashper te frymezimit te tij mbi nje piano te pabindur dhe te cakorduar; nje grup doktoresh te pire, kremtues ditelindjesh, qetesi e menjehershme, sundon se bashku kokat e tyre ne nje kenge te pasur e komplekse polifonike me nje delikatese te mahnitshme; femije te vegjel grumbullohen rreth plakut qe zhangellen nje mandoline te keqperdorur, i cili me veshtiresi drejton kercimin e tyre; mbrapa qepenave te zbehta te nje shtepie anes rruges tingujt e klarinetes dhe akordi lekunden mbi goditjen e thelle te nje tamburaje te madhe. Dy zera hyjne, nderthuren. Nje i trete merr lart nje trishtim teposhte. Koha sikur ngadalesohet, nje qetesi e thelle shekullore komandon shtegun e ngushte. Nje goditje e befasishme thyen intervalin. Muzikantet ndalojne. Klarineta luan nje fraze, e riperserit ate. Muzika rindizet. Ustai provon grupin e tij.

USTAI

Laver Bariu jeton ne Permet, ku ai lindi ne nje familje muzikantesh me 1929. Babai, Bari Nurka, ishte nje kengetar i cili shoqeronte vehten me llaute, dhe Laveri i vogel u rrit duke degjuar ritmin e saj shtrire mbremjeve ne krevatin e tij. Ambicjet e tij muzikale filluan qe heret. Si fillim ai donte te luante gajden, forma krahinore e nje cante me pipe, por familja e tij ishte shume e varfer per te perballuar blerjen e saj. Djali vendosi ta beje vete.

“Ne fillim shkova nga shtepia ne dyqanin e kasapit, dhe atje mora nje cope mbeturine te brendshmesh qe ishte hedhur tutje. E lava dhe e thava ne diell, dhe e fryva si nje gajde, dhe bera pipa kallami te vegjel, dhe i ngula ato ne trup. Kjo ishte gajdja ime. Vinte ere shume e keqe por une nuk pyesja.”

“E mbajta te fshehte ne shtepi si sekret. Mamaja me pyeti ‘Cfare eshte kjo ere e ngordhur?’ por ajo nuk mund ta gjente dot. Atehere nje dite babai erdhi ne shtepi dhe gjeti lodren time, me qelloi…dhe ky ishte fati i gajdes time. Por babai mundi te shihte se une mund te behesha nje muzikant, keshtu qe ai filloi te me mesonte llauten.”

Megjithese po mesonte te luante nje vegel, Laveri ende nuk kishte nje instrument te tijin, keshtu qe ai vazhdonte te eksperimentonte. Instrumenti tjeter i bere me dore ishte nje xhez (nga anglishtja “jazz”) sic quhej ne Shqiperi.

“Mora disa drure dhe copa metali dhe bera nje daulle bas dhe e luaja me kembe nderkaq i bija tavolines per te krijuar nje ze si ai i xhezit. Pas kesaj bera nje def per veten, qe ishte me i mire, dhe e perdora per ti rene ne shtepi.”

Ne te premten e mire te 1939-es Italia pushtoi Shqiperine. Me pas trupat gjermane ndoqen te njejten gje, dhe lufta solli dobesimin dhe shkaterrimin e qytetit te Permetit – qyteti u dogj kater here, nje here nga Italianet dhe tre here nga Gjermanet – gje qe solli ne organizimin e kongresit te luftes Antifashiste Nacional Clirimtare me 1944. Tek Laveri, si per ironi te pasojave te luftes, ajo solli fillimin e karieres ne muzike.

“Kur filloi lufta ndermjet Italise dhe Greqise, nje klarinetist grek erdhi ne qytet, dhe ai u be i njohuri yne. Ai nuk mund te ushtrohej sepse nuk kishte muzikant te tjere me vehte pervec te vellait qe ishte llautar, por kur me degjoi ti bija ne shtepi ai me morri ti bija xhezit dhe defit, babai llautes, dhe beri nje bande te vogel. Normalisht i binim neper dasma dhe ne nje klub ku mblidheshim te gjithe pernate. Degjoja si i binte klarinetes dhe u cmenda pas saj. I thashe babait ‘Me bli nje klarinete ose do te hidhem ne lume!’ Ai e pa sa serioz isha, dhe keshtu fillova ti bija nga pak klarinetes.

Ne moshen 16 vjecare Laveri u be i njohur si llautar, dhe nen kete emer ai udhetoi ne Korce, qytetin me te madh ne Toskeri dhe nje vend i rendesishem ku mblidheshin muzikante endacake. Ketu ai luajti, ndermjet te tjereve, me klarinetistin me influence Vangjel Leskoviku, qe praktikoi klarineten me mundesine me te pare.

“Isha i ri, mendja ishte e fresket, i degjoja te gjitha pjeset qe mundja, i mesova me zemer dhe kur u ktheva ne Permet fillova ndertimin e nje grupi me shoke. Dhe qe atehere kam drejtuar nje grup per 45 vjet.”

Ne vitet qe do te vijne Laver Bariu u be i njohur dhe nga me te respektuarit muzikante ne gjithe vendin. Te shikosh se si i mbledh dhe punon me muzikantet eshte te shohesh ne pune inteligjencen me te larte muzikore. Nuk ka dyshim per pergjegjesine kur ai merr lauten dhe pershkruan nje pike harmonie ritmi, ose shpjegon diferencen dhelperake te menyres se renies vegles muzikore. Nje gabim shoqerohet me nje renie nervoze te tavolines dhe perseritje te shpjegimit, vetem kur ai eshte i sigurte muzikanti meriton nje thirrje dashamirese “Bravo!”, ose dhurata me e larte, “Brenda!”. Le te jete fjala e fundit e tija: “Kam luajtur ne gjithe Shqiperine. Kam dhene cmime dhe diplloma, ata me bene Artist te Merituar, e me radhe. Por une kurre nuk kam shkuar ne shkolle: Ende nuk mund te lexoj nje note muzikore. Nuk jam me i ri, femijet mu rriten dhe nuk kam nevoje te punoj. por muzika eshte muzike, dhe do te ndihem i turperuar te mos i bie edhe nje here.”

MUZIKA

Muzika e Permetit buron nga bashkimi i disa rrymave te ndryshme muzikore, duke qene edhe pjesa e takimit te Laberise dhe Toskerise. Labet dhe Tosket, trashegues te emrave te lashte fisnor, jane dy nengrupe etnike te Shqiperise se jugut, dhe megjithese muzika e Labeve eshte e ashper dhe me ritem te fuqishem, nderkaq Tosket kendojne me lirshem dhe rrjedhshem, te dy grupet shkembejne nje karakteristike tipike. Ndryshe nga muzika folklorike Europiane kenget e tyre jane plotesisht polifonike, me me shume se nje ze qe vazhdon pa nderprerje, secili ne levizje te vecante mbi vokalin trishtues i quajtur iso stili, i cili eshte shume i hershem, eshte gjetur pertej kufijve te Shqiperise ne zonat ku ndodhen, ose ndodheshin , popullsi Shqiptare. Ajo mund te degjohet ne veriperendim te Greqise dhe jugperendim te Maqedonise, ku kendohet nga popullsi Greke lokale dhe Vllahe si kunder dhe Shqiptare, dhe edhe me tuje, ne Italine e jugut, ku jetojne Arbereshet, pasardhes te Shqiptareve te emigruar pas pushtimit otoman ne Ballkan vone ne shekullin e 15.

Nga fundi i shekullit te 19 grupe te vogla instrumentale te quajtura saze u shfaqen ne qytete ku sot eshte jugu i Shqiperise dhe veriperendimi i Greqise. Disa here shoqerimi i kengetareve dhe renia e veglave instrumentale per kercim ose degjim, nuk ka patur dhe ka instrumentim apasionues fiks, por tipikisht jane udhehequr nga klarineta. Violina shpesh merr rolin e zerit te dyte ose promovon ostinato te lehte lekundese. Elementet harmonik dhe ritmik ofrohen nga llauta, nje vegel muzikore zbukuruar me katrore te gdhendur a te prere. Variacionet e kesaj natyre fillojne nga nje bande elementi fshati te klarinetes, tamburase akorduar ne nje grup si “Kenge nga qyteti i luleve”, te cilet kane klarinetist te dyte ne vend te violines, dhe shton nje akord (i luajtur nga vellai i Laverit, Lefter Nurka) dhe nje def, nje tambura te madhe. Megjithese defi eshte perdorur gjeresisht ne jug te vendit e me tej, njerezia e Permetit i japin kredi Laver Bariut me njehjen e saj ne grupet instrumentale te qytetit, ku me pare luhej vetem nga grate.

Pasuria dhe kompleksiteti i muzikes vokale eshte imituar nga dy pjese instrumentale ne “Kenge nga qyteti i luleve”. Ato jane kaba, rapsodi, meditime muzikale pjeserisht te kompozuara dhe pjeserisht te improvizuara qe vizatohen nen fraza dhe figura qe jane kombinuar dhe rikombinuar per te prodhuar nje muzike ne te njejten kohe antike dhe krijese freskuese. Laver Bariu eshte i njohur per kabane e tij, dhe shume gjenerata te reja kane ndjekur rrugen e tij qe kane bere te pamundur te mos flasesh per “Stilin e Laverit” i perhapur pertej Permetit dhe zonave perreth.

Melodite jane zbukuruar me gjurme, rrembime, zbritje dhe hungerima te nje kualiteti vokali pothuajse ne nje menyre qe te shtjellon nevojen e kendimit shume te perhapur, vajit ne shtratin e vdekjes ose prane tij (Me nje kembe ne varr). Muzikantet shpesh i referohen kabase si “muzike me lot” (Pjese vajtimi) dhe tregojne histori te origjines se tyre.

“Nje here e nje kohe nje klarinetist ishte i martuar me nje grua qe e donte shume, por dita erdhi kur ajo do te vdiste. Tek po vdiste ajo thirri burrin e saj dhe i foli. ‘Kur te vdes,’ i tha ajo, ‘mos qaj per mua, por ler klarineten te qaje.’ Dhe keshtu kur ndodhi, ai luajti nje vaj per te.” Kjo ishte kabaja e pare.

SHQIPERIA

Shqiperia eshte nje vend i vogel, me pak se 100 vjet si shtet modern, por Shqiptaret kane nje histori antike dhe dramatike. Gjuha e tyre, si Indo-Europiane, nuk ka perngjasime me gjuhe te tjera, dhe shume autoritete konsiderojne Shqiptaret si pasardhes se Ilireve antike. Popullsia eshte kryesisht Shqiptare me nje minoritet Grek, kryesisht ne jug, dhe me pak Vllahe ose Aromane, Rom, Maqedonas, Serb, dhe Malazes.

Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Europe, dhe isolimi post-komunist i improvizuar nga nje regjim Stalinist agresiv dhe i panjerezishem, i cili ne fund u permbys ne vitin 1991 i ndjekur nga nje perpjekje e programeve te limituara te reformave, kishte lene vendin me probleme ekonomike dhe sociale te dimensioneve te konsiderueshme. Papunesia eshte e larte dhe ne rimekembje te tradites se kurbetit, emigrim ekonomik te perkohshem, shume njerez jane sforcuar te kerkojne pune jashte. Ironikisht, tani qe Shqiptaret jane lejuar to lene vendin e tyre, pjesa tjeter e botes perpiqet ti mbaje ata larg.

Por ende, vec problemeve reale, Shqiptaret ruajne traditat e tyre te bujarise dhe afrimitetit ne nje zhvillim te vazhdueshem. Nje vizitor eshte i mirepritur me kafe dhe liko dhe shpesh ftohet per darke dhe naten per ta kaluar bashke. Si shkembim i ftuari do te marre pyetje spontane te drejtuara me inteligjence rreth historise, politikes dhe letersise. Ky kuriozitet, i misheruar dhe nga praktika, jep shkak per optimizem rreth te ardhmes se vendit dhe njerezve.

Jeta muzikore eshte nje aspekt i shoqerise Shqiptare qe ndihmoi ne mbijetesen e periudhes komuniste relativisht e pademtuar, megjithate si gjithe te tjerat, ajo ishte kooperuar nga autoritetet per te forcuar pushtetin mbi varferine. Kjo mund te conte ne nje goditje per folklorin muzikor (per nje mbeshtetje me te mire) por keto lidhje u keputen, gje qe nuk mundesoi goditjen. Ne qofte se provat jane te nevojshme, pavaresisht pranise se sateliteve dhe MTV-se, muzika lokale eshte mjaft popullore per tregetaret e rinj qe gjejne me vlere kasetat (e piratizuara) te Laver Bariut dhe prane tyre ato te Majkell Xheksonit, dhe shume njerez do ti blejne te dyja.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.