Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallai ka fat vetem ne perralla!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Te pastrojme drejtesine nga te korruptuarit
Postuar nga: Albo

Politike Nga Alfred Moisiu

Fjala e mbajtur nga presidenti ne Konferencen Gjyqesore


Eshte nje kenaqesi per mua t'i drejtohem kesaj konference dhe t'ju uroj suksese e pune te mbare. Bashkarisht kemi nje rruge te gjate dhe nje synim te perbshket, te cilat vijojne sot me zgjedhjen nga ana e juaj te dy anetareve te rinj te Keshillit se Larte te Drejtesise. Duke besuar ne seriozitetin dhe rendesine qe ju do t'i kushtoni permbushjes se kesaj detyre kushtetuese, jam i bindur se te zgjedhurit tuaj do te jene profesioniste te perkushtuar, te afte dhe te ndershem per kryerjen e detyrave te tyre. Ne kete takim te pare, do te doja t'ju shpreh mbeshtetjen e plote si President i Republikes dhe si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Konkretisht, t'ju shpreh vendosmerine dhe angazhimin tim qe brenda kuadrit qe me lejon Kushtetuta te arrijme konsolidimin dhe garantimin e plote te pavaresise se pushtetit gjyqesor nga pushtetet e tjera, vecanerisht atij ekzekutiv si edhe te rrisim besimin publik dhe ndikimin profesional te tij duke e vleresuar detyren e gjyqtarit ne kushtet specifike te vendit tone, sa fisnike aq dhe e veshtire. Nese do te benim nje bilanc te shpejte te reformave dhe zhvillimeve ne sistemin e drejtesise, arritjet dhe sukseset do te ishin lehtesisht te vleresueshme. Kuadri ligjor mbi te cilin mbeshtetet sistemi gjyqesor ne Shqiperi po behet gjithnje e me i plote dhe me bashkekohor. Per nje periudhe te shkurter kohore jane miratuar disa ligje te rendesishme qe lidhen drejtperdrejte ose jo me veprimtarine e pushtetit gjyqesor, sic jane: Ligji "Per organizimin dhe funksionimin e Ministrise se Drejtesise", Ligji "Per funksionimin dhe organizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise", Ligji "Per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor". Duke e vleresuar rendesine e persosjes se metejshme te kuadrit ligjor, ju shpreh sigurine per te vazhduar punen ne drejtim te rregullimit te disa percaktimeve te ketyre ligjeve, ne funksion te nevojes dhe detyres per harmonizim dhe perputhshmeri te tyre te plote me kushtetuten. Rritja e shkalles se kualifikimit te gjyqtareve, vazhdimesia e ketij provesi dhe perfshirja ne trupen gjyqesore te gjyqtareve qe kane mbaruar Shkollen e Magjistratures jane tregues te tjere pozitiv qe duhen evidentuar. Ne kete aspekt dua te vleresoj perpjekjet per permiresime qe ndihen pergjithesisht ne sistem dhe ne vecanti punen e Gjykates se Larte, e cila ka permiresuar nivelin e gjykimit dhe ndihmon gjykatat me te ulta me praktike gjyqesore, e cila vjen duke u konsoliduar, ne vecanti nepermjet vendimeve te saj unifikuese. Me kete rast do doja te nxisja Kolegjet e Bashkuara qe te punojne me teper dhe te rrisin cilesine ne drejtim te unifikimit te praktikes per te mos lejuar standarte te ndryshme drejtesie per ceshtje afersisht te njejta. Njekohesisht, te gjithe jmi deshmitare te krijimit te ambjenteve te punes shume me te favorshme ne gjykata, nepermjet rikonstruktimeve dhe ndertimeve te reja qe jane bere. Edhe ne te ardhmen ne kete drejtim kemi akoma per te bere, pasi persosja e nje infrastrukture komplekse dhe funksionale per gjyqesorin perben nje sfide te rendesishme per ekzekutivin. Kjo kerkese lidhet me nevojen qe vete gjyqtaret te evitojne praktikat e dhenies se vendimeve ne zyrat e tyre, praktika qe sipas informacioneve qe kam, nuk lidhen vetem me mungesen e ambienteve te mjaftueshme. Keshtu, krahas arritjeve, vazhdon te ekzistoje edhe nje liste e gjate me probleme dhe shqetesime, te cilat jane pergjegjesi e perbashket dhe perbejne sfiden tone per te ardhmen e afert. Dhenia e drejtesise eshte nje akt solemniteti, mungesa e te cilit ndikon dukshem ne lekundjen e besimit perpara publikut te gjere. Une jam ne dijeni edhe te faktit se me gjithe punen e bere, ka akoma mjaft raste te mungeses se profesionalizmit ne gjykim. Ne te gjithe ndodhemi perballe ligjit dhe opinionit te qytetareve. Me keqardhje jam i detyruar t'u them se, megjithe perpjekjet e bera, vazhdon te kete nje humbje te besimit te publikut tek drejtesia. Akoma jane te shumta rastet kur shume qytetare qe u jane drejtuar gjykatave, ankohen per mungesa te theksuara ne zbatimin e etikes gjyqesore e solemnitetit, per padrejtesi, korrupsion dhe mungese te profesionalizmimit. Shqetesime te tilla jane bere prezent edhe nga Avokati i Popullit. Edhe me kete institucion eshte shume i rendesishem bashkepunimi reciprok ne funksion te qellimit tone te perbashket: garantimin e plote te lirive dhe te drejtave te shtetasve. Pavaresisht nga shkalla e opinioneve subjektive, eshte e papranueshme qe gjyqtari ne kundershtim me etiken gjyqesore dhe ligjin, te behet njesh me palen apo te identifikohet direkt ose indirekt me te. Akoma me te papranueshme dhe rreptesisht te denueshme jane rastet e korruptimit te gjyqtareve, te cilet per interesa meskine vene ne dyshim tere sistemin dhe hedhin balte mbi punen e ndershme dhe profesionale te shumices se kolegeve te tyre.

Duke njohur veshtiresite ne evidentimin e emrave dhe rasteve konkrete, ekzistenca e nje opinioni te pergjithshem mjaft kritik dhe i nje numri te madh ceshtjesh qe prishen nga gjykata me te larta ose te mungeses se arsyetimit te vendimeve gjyqesore, jane tregues te forte te mungesave te profesionalizmit dhe te ekzistences se korrupsionit ne sistemin gjyqesor. Sigurisht kjo nuk mund dhe nuk duhet shtrire ne te gjithe gjyqtaret, por sidoqofte, dashje pa dashje na ben te gjitheve te ndjehemi jo mire. Ndaj eshte detyra e te gjitheve te shpallim nje lufte te pameshirshme ketyre "drureve te shtrember" sic thote populli, per te rikthyer besimin te qytetaret. Nga ana tjeter sistemi gjyqesor me mangesite, me padrejtesite ose me ngurimin e vet, i shtyn njerezit drejt vetegjyqesise. Ky eshte nje tjeter aspekt i humbjes se besimit, madje me pasoja teper te renda, me humbje te jeteve. Nje fenomen i tille, krijon premisa te kthehemi disa shekuj mbrapa, te kanuni. Me e keqja eshte se kjo i shtyn njerezit madje, te improvizojne nje kanun te deformuar. Populli kerkon drejtesi, te cilen ne mjaft raste nuk eshte e lehte ta percaktosh drejte, por ju jeni ata qe ju therret detyra, ndergjegjia, profesioni dhe koha per ta bere dhe duhet ta beni. Nje personazh i Mopasanit, drejtesine e perfytyron sinje fare gjenerali, te cilit nuk i shpeton asgje dhe qe edhe nje kopseje te humbur i jep po aq rendesi, sa edhe nje goditjeje me thike ne bsark. me te tille rendesi dhe seriozitet duhet vleresuar edhe nga ne. Sot gjykatesi shqiptar eshte evropian, ndaj pavaresisht nga mangesite reale jetesore, na takon ta justifikojme kete emer. Ndalimet e fundit tregojne per rritjen e pavaresise se vertete te institucionit te prokurorise shqiptare per te vepruar pa ngurim ne mbrojtje te legjislacionit dhe te luftes pa kompromis ndaj korrupsionit dhe shkelesve te ligjit. Sigurisht qe nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe per te futur njerez ne burg, por ata te pndershmit, shkelesit e ligjeve, dhe neperkembesit e interesave te popullit duhet te pergjigjen dhe do te pergjigjen fort dhe rrepte perpara ligjit. Postulati "te gjithe te barabarte perpara ligjit" nuk mund te vazhdoje te mbetet dogme. Ai duhet dhe dote jete udherrefyes per veprim. Por, kjo eshte njera ane e medaljes. Prokuroria ka filluar te jete paksa me aktive. Ana tjeter e medaljes dhe me e rendesishmja jeni ju, te cilet ne baze te ligjeve dhe kushtetutes jeni ngarkuar per te dhene verdiktin perfundimtar. Ju ftoj ta konsideroni dhenien e drejtesise jo thjesht si detyre funksionale, por edhe si detyre patriotike qe ju ngarkohet si pjesa elitare e shoqerise. Jam ne dijeni edhe te problemit qe eshte krijuar me pagat tuaja. Eshte e rendesishme te permendet fakti se qe ne fillimet e ndryshimeve demokratike ne Shqiperi megjithe buxhetin e dobet te Qeverise Shqiptare, ne hierarkine e pagave, ato te gjyqtareve kane qene me te larta se ato te administrates shteterore. Kjo ka bere qe, qofte edhe nje perqindje me e larte e pages se gjyqtarit ta bente ate te ndihej me mire sepse kjo tregonte se brenda mundesive te tij, shteti e vleresonte ne menyre te diferencuar punen e nderuar dhe te veshtire te gjyqtarit. Por fatkeqesisht ky raport i pagave ka ndryshuar ne te kundert, mbasi Keshilli i Ministrave ne fillim te ketij viti ka rritur pagat e administrates publike, nderkohe qe pagat e gjyqtareve nuk kane ndryshuar. Shume shpejt, do te perpiqemi qe edhe per kete problem te kete nje zgjidhje optimale. Une tashme kam fillaur perpjekjet e mia duke u konsultuar me perfaqesues te Konferences suaj, me Ministrin e Drejtesise dhe funksionare te tjere te shtetit per te ndikuar ne permiresimin gradual te ketyre mangesive dhe problemeve.

Jua parashtrova keto per t'ju treguar se tek Presidenti i Republikes dhe njekohesisht Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise do te gjeni mbeshtetje te plote ne perpjekjet tuaja per permiresimin e gjendjes dhe menyres se trajtimit tuaj. Me bindjen se nje pushtet gjyqesor i vleresuar dhe i trajtuar ne menyren e duhur brenda mundesive qe ka ky vend, ndihmon ne funksionimin e pergjithshem, normal te shtetit, te bazuar ne parimin e ndarjes dhe pavaresise se pushteteve, dhe ne te njejten kohe, do te jete motor i rendesishem ne vleresimin: jemi gati apo jo per te qene anetare te denje te botes perendimore. Ka ardhur koha qe sistemi gjyqesor te jete, ashtu sic e kerkon kushtetuta, pushtet teresisht i pavarur. Mbylleni deren politikes. Ajo ka punet e aja, ju tuajat. Sa me te vendosur te jeni ne zbatimin e ligjeve, aq me te vleresuar dhe te nderuar do te jeni nga e gjithe shoqeria perfshi edhe politikanet. Kete duhet ta beni nese deshironi te ndihmoni veten dhe Shqierine per te dale me ballin lart nga kjo gjendje ku jemi. Stop reminishencave te se kaluares ku vendimet nuk i diktonte "ligji, por Maliqi". Gjyqtaret qe ju do te zgjidhni sot dhe te gjithe anetaret e tjere te KLD kane perpara nje angazhim te madh per te punuar ne kete drejtim, sidomos per emerimin e elementeve te papershtatshem per gjyqesorin dhe largimin e tyre nga radhet e tij. Ne gjykimin e prolemeve edhe ne KLD duhet paanesi, profesionalizem dhe ndjenje pergjegjesie se cdo gje behet dhe duhet bere per te arritur me te miren, larg interesave meskine dhe tarafeve brenda llojit. Duke mos dashur te zgjatem me tej, Ju shpreh edhe nje here angazhimin tim per te shfrytezuar kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes, per te luftuar pa kompromis deri ne pastrimin e sistemit nga gjyqtaret e paafte dhe te korruptuar, per te ndikuar qe Keshilli i Larte i Drejtesise te kthehet ne nje organizem sa me efikas dhe te vetedijshem per rolin e rendesishem qe ka si edhe per te punuar bashke me ju me qellim qe t'i japim popullit dhe vendit tone nje drejtesi te standardeve bashkekohore.

Fjala e mbajtur nga presidenti ne Konferencen Gjyqesore


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.