Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Armikut mos ia trego tė vėrtetėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Lajme :: Cfare sollen zgjedhjet ne Maqedoni?
Postuar nga: Albo

Lajme Maqedonia: votė kundėr ekstremizmit?

Ankthi i votės sė lirė

Nga Bujar Muharremi


Ka 48 ? orė qė ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė ėshtė rikthyer nė njė lloj qetėsie politike, tė cilėn nuk e ka patur qė prej njė kohe tė gjatė. Kanė heshtur politikanėt ekstremiste maqedonas. Kane heshtur gjithashtu edhe socialdemokratėt, politikanėt dhe drejtuesit e faktorėve shqiptarė me nė krye pėrfaqėsuesit e Bashkimit Demokratik pėr integrim, etj. I vetmi ndryshim i madh tani ėshtė se partia e Branko Cervenkovskit dhe ajo e Ali Ahmetit po i gėzohen fitores sė arritur nga vota e lirė e l5 shtatorit.

Kjo datė shėnon gjithashtu dėshtimin dhe disfatėn mė tė madhe tė politkės sė brėndshme e tė jashtme tė ndjekur gjatė kėsaj kohe nga koalicioni ekstrem i VMRO-DPMNE-se. Ekstremisėt maqedonas me nė krye kryeministrin Ljubēo Georgievski dhe ministrin e Brėndshėm, Ljube Boshkovski, zhvilluan njėrėn nga fushatat mė tė egra elektorale qė mbahet mėnd nė Ballkan qė nga koha e tubimeve ultraekstreme tė klaneve serbe tė drejtuara nga Sllobodan Milosheviēi dhe ithtarėt e tij tė krijimit tė Serbisė sė Madhe. Nė atė kohė mitingjet e inicuara nga Milosheviēi dhe Franjo Tugjmani konsideroheshin si tubimet mė nacionaliste dhe mė ekstreme tė fillimit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė Federative. Qė nga ajo kohė e deri mė sot popujt e Ballkanit do tė kenė edhe nje ?kopje? tjetėr politike tė arrogancės dhe brutalitetit tė njė fushate elektorale, e cila deri nė momentet e fundit prodhoi ide, teza e koncepte arkaike.

Pjesa tjetėr e fushatės elektorale ishte brėnda normalitetit megjithėse krahu tjetėr u pėrpoq deri nė fund qė t?i hidhte benzinė zjarrvėnėsve ultra dhe ekstremistėve tė VMRO-sė dhe DPMNE-sė. Kėta tė fundit ishin nė luftė pėr jetė a vdekje me tė ardhmen e tyre politike, sepse dėshtimi dhe disfata politike i kishte afruar atyre largimin nga pushteti.

Nė kėto rrethana elektorati nė FYROM iu drejtua mė l5 shtator qėndrave tė votimit. Rreth l.6 milion votues do tė duhej tė zgjidhnin l20 deputetė pėr nė parlamentin e ardhshėm tė ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Nė orėn 7.00 te mėngjesit mė se 4000 vėzhgues vendas e tė huaj ishin tė gatshėm pėr tė kontrolluar njė votim qė konsiderohej gati jetik pėr tė ardhmen e FYROM-it. Ndėr ta rreth 850 vetė ishin vėzhgues nga vende tė ndryshme tė botės. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marre masat nė pėrputhje me ligjin qė votimi tė kryhej normalisht nė mė se 3000 qendra votimi nė tė katėr anėt e vendit. Gati 48-orė pėrpara l5 shtatorit pėr arėsye tė veēanta ishin organizuar zgjedhjet pėr ushtrinė, policinė, spitalet dhe burgjet. Sipas rregjistrimeve tė bėra publike nė prag tė zgjedhjeve afro 30 pėr qind e votuesve ishin gra dhe tė reja.

Disa ditė pėrpara fillimit te votimeve strukturat e larta tė NATO-s nė FYROM kaluan nė gjėndje gatishmėrie tė larte, duke bėrė tė ditur publikisht se kanė marrė masa pėr tė pėrballuar edhe skenarėt mė tė kėqinj tė mundshėm. Ndėrsa presidenti maqedonas, Boris Trajkovski, qė deri ato ditė kishte heshtur dhe kishte bėrė te paditurin pėr agresivitetin dhe arrogancėn e qarqeve politike ekstremiste maqedonase, ishte kujtuar mė nė fund qė t?u dergonte njė thirrje partive politike tė vendit qė tė angazhoheshin nė njė proces zgjedhor normal. Deri atė kohė Trajkovski nuk kishte thėnė asgjė pėr fushatėn agresive dhe tonet ultranacionaliste tė kryeministrit Georgievski dhe shpurės sė maqedonasve ekstremistė tė drejtuar e kontrolluar prej tij dhe Ljube Boshkovskit. Dukej se deri nė atė moment Trajkovski, Georgievski dhe Boshkovski kishin krijuar njė trojkė qė kishte pėr qėllim tė nxiste e tė mbėshteste ekstremizmin.


EKSTREMIZIMI I NJE FUSHATE ELEKTORALE


Ideja pėr organizimin e zgjedhjeve parlamentare nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė u hodh qė nė kohėn e konfliktit tė armatosur. Faktorėt ndėrkombėtar si dhe faktorėt politikė shqiptar nė FYROM ishin shprehur se rrethanat politike tė krijuara nė vend me shpėrthimin e konfliktit e kishin bėrė tė domosdoshėm gjetjen e njė zgjidhje ku tė pėrfshiheshin edhe zgjedhjet e parakohėshme parlamentare. Kjo alternativė vinte edhe si rrjedhoje e acarrimeve tė tejskajshme tė marrėdhėnieve ndėrtnike nė Maqedoni, tė cilat konflikti i dhunshėm, dhuna e terrori shteteror maqedonas i kishte ēuar nė nivelin mė tė ulėt. Kėto marrėdhėnie qė shpesh herė kishin marre goditje si pasojė e diskriminimit etnik qė Shkupi zyrtar u kishte bėrė ndėr vite shqiptarėve nuk kishin asnjė shpresė qė tė pėrmiresoheshin, sado pak, nėse politika maqedonase nuk do tė ndėrrmerte lėvizje tė reja politike, duke pėrfshirė edhe organizimin e njė procesi tė ri zgjedhjesh nė FYROM. Ky proces do tė ishte vazhdimėsi e ndryshimeve tė Kushtetutės se vendit dhe e vėnies nė jetė tė Marreveshjes sė Ohrit. Kėto veprime shiheshin si shpėtimtare pėr tė ardhmen e vendit, i cili kishte qėnė disa herė nė buzė tė greminės sė luftės civile, dhe madje edhe fare pranė dezintegrimit politik.

Ēėshtja e organizimit te zgjedhjeve parlamentare ne FYROM u bė ?mollė sherri? midis ndėrkombėtarėve, qeverisė se zotit Georgievski dhe partive politike shqiptare. Pro zgjedhjeve ishte edhe opozita maqedonase me nė krye Lidhjen Socialdemokrate maqedonase qė drejtohej nga ish-kryeministri Branko Cervenkovski. Cervenkovski ishte vendosur mė pranė faktorit shqiptar dhe ishte larguar akoma mė shumė nga maxhoranca maqedonase nė pushtet. Kjo kishte disa arėsye politike. LSDM- ja e Branko Cervenkovskit ishte deklaruar mėse njė herė kundėr politkės qė kryeministri Ljubēo Georgievski dhe koalicioni i VMRO-DPMNE-se po zbatonte nė rrethanat e krijuara nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. LSDM-ja disa herė kishte kundėrshtuar idetė e kryeministrit Georgievski pėr tė shpallur gjėndjen e jashtėzakonshme gjatė muajve tė konfliktit tė armatosur.

Cervenkovski dhe partia e tij socialdemokrate kishin nxjerrė mėsime nga gabimet qė kishin bėrė nė tė kaluarėn kur kishin qėnė nė pushtet nė koalicion me Partinė pėr Prosperitet Demokratik. Nė atė periudhė PPD-ja e zotit Abdurrahman Halitit ishte pjesė e qeverisjes sė pėrbashkėt. Por njė gjė e tillė nuk solli ndonjė ndryshim thelbėsor lidhur me pėrmirėsimin e gjėndjes sė pėrgjithshme tė popullatės shqiptare. Nuk u shėnua ndonjė lloj pėrparimi cilėsor as lidhur me shtimin e numėrit tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore, nė organet e policisė, tė ushtrisė, etj. I vetmi ndryshim qė vihej re ishte fakti se anėtar apo militantė tė Partisė pėr Prosperitet Demokratik kishin filluar tė emėroheshin nė nivelet e ulta e tė mesme tė administratės lokale tė prefekturave ose komunave. Disa emėrime filluan tė bėsheshin edhe nė diplomaci, por fjala ishte vetėm pėr raste tė veēantė qė nė njė farė mėnyre kishin krijuar emėr si personalitete nė fushėn e kulturės e tė artit. Rezultatet e pakta lidhur me pėrmirėsimin e pozitės se faktorin shqiptar kishin vėnė nė pikėpyetje vetė programin e Partise pėr Prosperitet Demokratik qė qėndronte nė koalicion sėbashku me Lidhjen Socialdemokrate maqedonase tė Branko Cervenkovskit.

Kur nė vitin l978 erdhi nė qeverisje VMRO-DPMNE-ja dhe kryeminitėr u zgjodh Ljubēo Georgievski, nė koalicionin qeveritar hyri Partia Demokratike Shqiptare e Arbėn Xhaferit. LSDM-ja dhe PPD-ja kaluan nė opozitė. Partitė politike shqiptare kryen thjeshtė njė lloj rotacioni politik, i cili edhe pėr vitet e ardhshme do tė jetė konstant. Sepse nė rrethanat ku ėshtė mbėrthyer politika nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonise, partitė politike shqiptare do tė kenė fatin tė jenė vazhdimisht pjesė e koalicioneve qeveritare. Ndoshta nė kėtė drejtim do tė mund tė vendoset njė maksimė: Maqedoni pa shqiptarėt nuk mund tė ketė, ashtu siē nuk mund tė ketė qeverisje pa koalicion me shqiptarėt. Pavarėsisht se cili do tė jetė spektri politik i faktorit shqiptar nė qeverisje ai do tė jetė vazhdimisht pjesė e pandarė e koalicioneve qeveritare tė FYROM-it. Kjo situata duhet tė konsiderohet njė sukses i madh politik pėr popullin shqiptar.

Por nuk duhet harruar qė fillesat e kėtij realiteti politik premtues e kane origjinėn qė nė kohėn e qeverisjes sė Partisė Demokratike, kohė kur iu dha njė mbėshtetje e fuqishme Partise Demokratike Shqiptare me kryetar zotin Arbėn Xhaferi. Nė atė kohė ( ėshtė fjala pėr fushatėn elektorale tė tetorit l994) autori i kėtij shkrimi sėbashku me kolegė tė tjerė, diplomatė apo gazetarė, bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr t?i dhėnė pėrkrahje tė madhe prapagandistike futjes sė Partisė Demokratike Shqiptare nė parlamentin maqedonas. Qė nga ajo kohė PDSH-ja ėshtė njėra nga forcat kryesore politike nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Por aktualisht nė skenėn politike maqedonase kanė hyrė faktorė tė tjerė politike shqiptar qė i kanė dhėnė njė dimension tė ri mė energjik e mė kombėtar aspiratave dhe interesave tė popullit shqiptar qė jeton nė trojet e tij nė FYROM. Partia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe Partia Demokratike Kombėtare pėrbėjnė njė pasurim tjetėr tė mėtejshėm tė vlerave politike tė popullit shqiptar nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė.

Le t?i rikthehemi sėrish ēėshtjes se organizimit tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė l5 shtatorit nė FYROM. Le tė shohim se cila ishte platforma elektorale e VMRO-DPMNE-sė dhe nė cilėt elementė u mbėshtetėn gjatė kėsaj fushate kryeministri maqedonas, Ljubēo Georgievski dhe beniamini i tij, ministri i Brendshėm, Ljube Boshkovski. Ēfarė idesh dhe ēfarė mentaliteti dominoi gjatė kėsaj fushate prapagandėn e maxhorancės maqedonase nė pushtet, dhe cili ishte mesazhi qė liderėt e VMRO-DPMNE-se i dhanė elektoratit tė tyre, partnerėve apo rivalėve elektorale dhe institucioneve evropiane e ndėrkombėtare, tė cilėt kanė bėrė investime tė mėdha politike, diplomatike, ekonomike e financiare pėr ta shpėtuar Shkupin zyrtar nga traumat e sė kaluarės dhe nga ethet retrograde tė qarqeve ekstreme maqedonase.

Qė nga koha e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe qė kur nė Beograd pushtetin e kishte Sllobodan Milosheviēi dhe krahu i tij ultranacionalist serb, nė rajonin tonė vėshtirė se mund tė gjėndet njė rast tjetėr i njė prapagande ekstreme qė synonte rritjen e tensioneve politike nė shkallėn mė tė lartė. Ėshtė e vėrtetė se fushatat elektorale shėnojnė nivelet mė tė larta tė akuzave, tė kritikave apo herė- herė edhe tė kėrcėnimeve. Nė mjedisin e trazuar tė Ballkanit kjo mund tė dukej normale. Por nė rastin e fushatės elektorale nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė u tejkaluan tė gjitha parametrat e tolerancės politike. Sepse fushata pėr zgjedhjet e parlamentit maqedonas filloi me kėrcėnime; vazhdoi me kėrcėnime dhe pėrfundoi me disa vrasje me karakter politik. Koston e kėsaj prapagande me karakter tė mirfilltė ekstrem e paguan mė sė shumti shqiptarėt e thjeshtė nė Shkup, Tetovė, Gostivar, etj.


BASHKIMI DEMOKRATIK PĖR INTEGRIM-FAKTOR I SHPRESĖS SĖ MADHE


Nė krye tė kėsaj fushate ultranacionaliste qėndruan kryeministri, Ljubēo Georgievski dhe ministri i Brėndshėm maqedonas, Ljube Goshkovski. Kjo prapagandė u mbėshtet nė dy elementė kryesorė. Sė pari; nė shkallėzimin e akuzave dhe kėrcėnimeve kundėr faktorėve politikė shqiptar, nė mėnyrė tė veēantė kundėr

Partisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila vazhdonte tė akuzohej nga Shkupi zyrtar se kishte mbėshtetur e pėrkrahur ?terrorizmin shqiptar? , krijimin e Shqipėrise se madhe; tė Kosovės sė madhe; tė territoreve te pastra etnike, etj. Gjatė kėsaj fushate elektorale Georgievski dhe klakerėt e tij besnike vunė nė pikėpyetje Marrėveshjen e Ohrit dhe ndryshimet e ligjeve qė ishin miratuar mė parė pėr implementimin e saj nė praktikė. Armiqėsinė mė ekstreme e perverse, Georgievaski dhe Boshkovski, e shpallėn kundėr Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim. Ata bėnė tė ditur qė nė fillim se nuk do tė bashkėpunonin e nuk do tė pranonin kurrė tė bėnin koalicion nė rast fitoreje me BDI-nė dhe kryetarin e saj Ali Ahmeti.

Nė kėtė qėndrim, Shkupi zyrtar, dhe veēanėrisht kokat e nxehta tė politikės maqedonase mbėshteteshin nė pėrvojėn e mėparshme tė Beogradit tė viteve tė Milosheviēit, qė kishte shprehur njė fobi tė papėrmbajtshme kundėr Ushtrise Ēlirimtare tė Kosovės, dhe kundėr Partisė Demokratike tė Kosovės qė u formua si forcė politike me kuadrot, anėtarėt e simpatizantėt e UĒK-se. Nga rradhėt e UĒK-se kishte lindur edhe partia tjetėr qė kishte marre emrin Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dhe qė drejtohej nga Ramush Haradinaj, njėri prej komandantėve mė tė shquar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Kjo lloj ngjashmėrie midis PDK-sė dhe AAK-sė nė Kosovė me BDI-nė e Ali Ahmetit nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė ishte njė lloj fshikullimi i pazakontė pėr krahun ekstrem tė qeverise maqedonase dhe pėr ?ideologėt? obskurė tė VMRO-DPMNE-sė nė Shkup. Ata nuk mund tė imagjinonin apo tė merrnin me mend se njė ditė do t?u duhej tė uleshin nė tė njėjtėn tryezė me ata qė kishin qėnė deri pak muaj mė parė faktori ushtarak mė i fuqishėm nė FYROM. Kasta e politikanėve dhe gjeneralėve ekstreme maqedonas kishin bėrė tė pamundurėn pėr ta thyer e mposhtur qė nė embrion Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare, por nuk ia kishin dalė dot. Gjeneralėt maqedonas tė akademive ushtarake tė ish-Jugosllavisė Federative nuk ia kishin dalė as edhe nė njė rast tė vetėm qė tė mund tė triumfonin ndaj luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare qė drejtohej nga njėri prej bijve trima tė popullit dibran, gjenerali Gėzim Ostreni. Pėrkrah tij ishin Ali Ahmeti, Xhavit Asllani, komandant ?Mėsuesi?, ?Shpati? e plot tė tjerė.

Pas nėnshkrimit tė Marreveshjes se Ohrit ata kishin zėvėndėsuar artin ushtarak me filozofinė dhe udhėheqjen politike, dhe kishin kryer njė proces shėmbullor tė ēmilitarizimit dhe dorėzimit tė armėve. Nė qetėsi tė plotė e nėn garancitė e SHBA dhe tė Bashkimit Evropian kishin pritur miratimin e ligjit pėr amnistinė dhe vėnien nė jetė tė Marreveshjes sė Ohrit. Megjithė pengesat e shkaktuara nga pala maqedonase nė lidhje me miratimin e ndryshimeve tė Kushtetutės apo amendamenteve pėr Marreveshjen e Ohrit ata kishin hyrė nė njė rrugė tė re. Kishin themeluar Partinė Bashkimi Demokratik pėr Integrim me kryetar Ali Ahmetin. Nė Shkup e dinin mirė se brėnda vetdijes kombėtare tė popullit shqiptar kishte njė pėrkrahje masive e tė palėkundur pėr ata faktorė politike qė ēonin pėrpara realizimin e tė drejtave tė nėpėrkėmbura tė shqiptarėve. BDI-ja e dalė nga rradhėt e sprovuara tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare kishte bėrė shumė pėr tė hapur njė faqe tė re nė historinė e popullit shqiptar qė jeton nė trojet e tij nė rajonet veriperėndimore tė ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Elektorati shqiptar e dinte mirė se tani e tutje shqiptarėt do tė kishin shumė mė tepėr tė drejta nė fushėn politike, gjuhėsore, kulturore, dhe se ato ishin arritur nėpėrmjet faktorit ushtarako-politik shqiptar. Bashkimi Demokratik pėr Integrim ishte promotori i kėtij ndryshimi tė jashtėzakonshėm. Ky faktor kishte vėnė nė lėvizje, nė kohėn e konfliktit, edhe partitė e tjera politike sikurse ishin Partia Demokratike Shqiptare, Partia pėr Prosperitet Demokratik, etj. Ata kishin realizuar sėbashku Marreveshjen e Prizrenit, ku pėr herė tė parė kishin krijuar nje platformė tė pėrbashkėt midis faktorėve ushtarakė dhe politikė shqiptar nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Marreveshja e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare me PDSH-nė dhe PPD-nė shėnoi institucionalizimin politik tė faktorit ushtarak shqiptar, gjė qė pati efekt tė madh nė ngjarjet e mėvonshme nė FYROM.

Ėshtė pikėrisht pėr keto arėsye qė fushata elektorale e VMRO-DPMNE-se me Georgievskin dhe Boshkovskin nė krye vuri nė shėnjestėr tė goditjeve tė krahut ekstremist nė qeverine maqedonase Bashkimin Demokratik pėr Integrim dhe vetė kryetarin e tij Ali Ahmetin. Ata e ndjenin dhe e kishin tė qartė se BDI-ja ishte faktor politik i sė ardhmes, ndėrsa VMRO-ja dhe DPMNE-ja i pėrkisnin nje mentaliteti regresiv qė nuk kishte mė tė ardhme. Georgievski dhe Boshkovski me kompani kishin nė kurrizin e tyre edhe njė konflikt tė armatosur qė kishte krijuar probleme tė mėdha nė shoqėrine vendase. Ky konflikt kishte qėnė njė leksion ?par exelenc? pėr mėndjen diabolike tė ekstremisteve maqedonas. Nė vend tė dialogut dhe komprimisit politik; nė vend tė tolerances ndėretnike ndaj shqiptarėve qė pėrbėnin rreth 40 pėr qind tė numėrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė, klani Georgievski kishte zgjedhur mjetet ushtarake; kishte zgjedhur luftėn nė vend tė paqes.

Kjo solli dėshtimin e qeverisė Georgievski. Kjo rrėnoi pėrfundimisht slloganet e deriathershme mbi njė Maqedoni qė ishte reklamuar nė mėnyrė false si oaz i paqes dhe i mirėkuptimit ndėretnik nė Ballkan. Faktorėt politikė shqiptar e kishin hedhur poshtė kėtė fasadė tė rrejshme dhe merita mė e madhe i takonte UĒK-se dhe vazhdueses sė saj besnike, Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim. Politikanėt e rinj tė kėsaj Partia me nė krye Ali Ahmetin i kishin dhėnė popullit shqiptar nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė shpresėn dhe besimin qė kishte filluar tė tretej. Ata kishin hyrė nė jetėn politike dhe nė tė gjitha shtėpitė e shqiptarėve nė Tetovė, Kumanovė, Shkup, Kėrēovė, Gostivar, Dibėr tė Madhe, etj si simbol i njė kthese tė madhe politike qė i kishte siguruar popullit shqiptar mė shumė dinjitet dhe mė tepėr tė drejta.

Liderėt e VMRO-DPMNE-se nuk mund ta harronin kėtė realitet. Ndaj e filluan dhe e pėrfunduan fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e l5 shtatorit duke sulmuar nė mėnyrėn mė tė egėr BDI-nė dhe liderin e saj Ali Ahmeti. Nė kulmin e arrogancės ministri i Brėndshėm, Ljube Boshkovski, nxorri njė urdhėr-arresti pėr arrestimin e zotit Ahmeti, gjė qė u kthye nė njė problem tė madh politik jo vetem brėnda Maqedonisė, por edhe nė nivelet mė tė larta tė institucioneve ndėrkombėtare. Dueti Georgievski - Boshkovski vazhdoi tė ecė mė tej nė rrugėn e absurdit politik. Ata u kėrkuan partive tė koalicionit ?Sė bashku pėr Maqedoninė? arritjen e njė marrėveshje pėr izolimin e Ali Ahmetit dhe tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Nė kėtė kuadėr drejtues tė lartė tė VMRO ? DPMNE ?sė deklaruan mė 3 shtator nė njė konferecė pėr shtyp nė Shkup se as qė kishin ndėr mėnd qė ?tė mbeshtesnin njė qeveri qė do tė pėrfshinte pėrfaqėsues tė partisė sė Ali Ahmetit?. Nė njė qėndrim krejt tė kundėrt Lidhja Socialdemokrate maqedonase e Branko Cervenkovskit bėri tė ditur se ka pėr qėllim qė t?i afrojė bashkėpunim paselektoral Bashkimit Demokratik pėr Integrim.


BASHKIMI EVROPIAN DHE EKSTREMIZMI MAQEDONAS


Fushata elektorale pėr zgjedhjet e parlamentit tė ri nė FYROM ka qėnė shqetėsim jo i vogėl pėr strukturat mė tė larta tė Bashkimit Evropian. Tezat dhe thirrjet ekstremiste qė vinin nga nivelet mė tė larta tė qeverisė maqedonase ku bėnte pjesė edhe vetė kryeministri Ljubēo Georgievski nuk mund tė shiheshin me indiferencė. Nė Bruksel kishin konsumuar energji tė mėdha politike, diplomatike apo ekonomike e financiare pėr tė ruajtur integritetin dhe sovranitetin e brishtė tė njė shteti, i cili rrezikonte dezintegrimin pėr shkak tė gabimeve tė qeverisjes sė brėndshme. FYROM-i kishte qėnė nė prag tė humnerės jo pėr pasojė tė ndėrhyrjes se faktorėve tė jashtėm politikė. E keqja e Maqedonisė ndodhej nė kokat dhe nė mentalitetin konfliktual tė politikaneve maqedonas tė vijės sė ashpėr. Kjo linjė politike kishte nxitur dhe mund tė nxiste edhe nė tė ardhmen reagimin e njėjtė tė faktorėve shqiptar tė vijės sė ashpėr. Lidhur me kėtė mund tė gjendeshin shumė arėsye. Ato mund tė krijoheshin madje brėnda njė jave apo brėnda njė muaji. Nė FYROM kishte mjaftė ?terrene? ku detonatorėt mund tė shpėrthenin fare lehtė, duke rikthyer edhe njė herė fantazmėn e konfliktit tė vitit tė kaluar.

Pėr tė shmangur sa mė shumė riciklimin e ngjarjeve tė vitit 200l, Brukseli kėrkoi me forcė nga Shkupi zyrtar qė tė bėntė tė gjitha pėrpjekjet pėr vėnin nė jetė tė Marreveshjes se Ohrit. Brukseli vazhdonte tė kėmbėngulte nė kėtė pikė sepse politika maqedonase mbėshtetej akoma nė anashkalimin e Marrėveshjes kornizė. Kryeministri Georgievski dhe ithtarėt e tij e quanin Marrėveshjen e Ohrit si turpin e Maqedonisė. Fushata elektorale dhe dozat e larta tė toneve ultranacionaliste nėpėr mitingjet e VMRO-se dhe DPMNE-se ishin njė paralajmėrim se Marreveshja e Ohrit mund tė ēvlerėsohej edhe zyrtarisht. Ndaj shefi i politikave te jashtme e tė sigurisė sė Bashkimit Evropian, Havier Solana, gjatė vizites sė fundit nė Shkup bėri thirrje pėr vazhdimin e reformave politike tė parashikuara nė Marrėveshjen e Ohrit. Ai e bėri tė qartė se zgjedhjet e l5 shtatorit janė jetike pėr tė ardhmen e Maqedonisė. Nė njė deklaratė tė pazakontė qė drejtohej kundėr qarqeve ekstremiste tė politikės maqedonase Havier Solana tha se ? Shpresoj se parlamenti i ardhshėm do tė jetė mė proevropian?. Kjo cilėsohet si njė nga goditjet mė tė mėdha politike qė Georgiavski, Boshkovski dhe tė tjerė morri gjatė fushatės elektorale nga pėrfaqėsuesi mė i lartė i l5-shes evropiane. Kjo deklaratė ishte si njė lloj finaleje pėr dėshtimin dhe disfatėn e

VMRO- DPMNE-sė nė pushtet; ishte njė lloj postmortum pėr tė ardhmen politike tė kryeministrit Ljubēo Georgievski dhe tė klanit tė tij ultranacionalist.

Nė pėrkrahje tė qėndrimit tė Brukselit ishin padyshim edhe SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, etj. Ato nuk mund tė lejonin qė mėndjet fantoshe tė Shkupit zyrtar tė vinin nė pikėpyetje njė proces zgjedhor, i cili duhej tė sillte njė frymė tė re dhe njė koncept mė evropian pėr tė ardhmen e ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Nė kėtė linjė e logjikė tė re politike nuk mund tė kishte mė vend pėr diskriminimin e shqiptarėve; pėr dhunė tė mėtejshme politike kundėr tyre apo pėr shkatėrrimin e vlerave qė mund e duhej tė sillte Marrėveshja e Ohrit. Klani Georgievski ? Boshkovski kishte vėnė njėkohėsisht nė sprovė autoritetin dhe prestigjin e Bashkimit Evropian, qė nė rastin e Maqedonisė e shihte veten tė kompromentuar nga kursi konfliktual dhe ekstremist i politikanėve maqedonas tė vijės sė ashpėr nė krye tė tė cilėve ndodhej vetė kryeministri i vendit.


CERVENKOVSKI: KA FITUAR MAQEDONIA

ALI AHMETI: KJO ĖSHTĖ VOTA E PAJTIMIT ETNIK



Ka shėnuar njė pėrmbysje tė plote rezultati i zgjedhjeve tė l5 shtatorit nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Sipas tė dhėnave jo pėrfundimtare Lidhja Socialdemokrate e Maqedonise me kryetar Branko Cervenkovskin; si dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim me kryetar Ali Ahmetin ka fituar shumicėn nė zgjedhjet pėr parlamentin e ri tė FYROM-it. Rezultatet nga selia e LSDM-sė bėjnė tė ditur se Partia e Cervenkovskit ka fituar rreth 59 pėr qind tė votave nė krahasim me afro 39 pėr qind qė ka fituar VMRO-ja e Ljubēo Georgievskit. Nė momentin e shpalljes paraprake tė rezutateve zgjedhore, Branko Cervenkovski ėshtė shprehur se me ketė votė ka fituar Maqedonia.

Njė fitore tė ngjashme ka arritur edhe Partia shqiptare Bashkimi Demokratik pėr Integrim e zotit Ahmeti. Pėrjashtuar disa incidenteve nė qėndra zgjedhore afėr Tetovės, nė Ohėr apo diku tjetėr procesi zgjedhor cilėsohet i kėnaqshėm dhe normal. Ngjarjet e mėsipėrme qė janė rregjistruar nga ana e vėzhguesve vendas dhe ata ndėrkombėtar nuk pėrbėjnė problem pėr ecurinė dhe njohjen legjitime tė rezultatit tė zgjedhjeve tė l5 shtatorit nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė.

Drejtuesit kryesor tė Bashkimit Demokratik pėr integrim, Pollozhani dhe Arifi kane deklaruar se BDI-ja ėshtė nė avantazh. Ndėrsa kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Arbėn Xhaferi, ka uruar Ali Ahmetin pėr rezultatin e arritur nga ana e Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Pėrpara deklarimit tė rezultateve tė pritshme pėrfundimtare, por i sigurtė nė fitoren e arritur nga partia e tij, BDI-ja, zoti Ali Ahmeti ka deklaruar se kjo ėshtė fitore e votės pėr pajtim etnik. Zgjedhjet i kanė cilėsuar si tė pranueshme dhe tė suksesshmė edhe kryetari i Partise pėr Prosperitet Demokratik, Abdurrahman Haliti dhe Sekretari i Partisė Demokratike Kombėtare, Xhevat Ademi.

Pėrfaqėsuesit e lartė tė VMRO ? DPMNE ?sė deklaruan pas njohjes me rezultatet paraprake tė zgjedhjeve se ato ishin nje test tjetėr i demokracisė nė vend. Kryeministri Ljubēo Georgievski ka uruar pėr fitoren kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate maqedonase, zotin Branko Cervenkovski. Ka dy ditė qė anėtarėt dhe simpatizantėt e LSDM-se dhe tė BDI-se po festojnė fitoren nė sheshet e Shkupit, tė Tetovės e qyteteve te tjera. Madje nė Tetovė, ashtu sikurse e kanė zakon shqiptarėt, ka patur edhe breshėri armėsh nga gėzimi pėr kėtė fitore tė shkėlqyer tė Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe tė tė gjithė popullit shqiptar.

Me rezultatet e zgjedhjeve tė l5 shtatorit pėr parlamentin e ri tė FYROM-it, politika maqedonase ka hedhur njė hap tė madh pėrpara. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm larg mentaliteteve, ideve dhe koncepteve nacionaliste regresive; ėshtė njė hap larg greminės politike. Elektorati shqiptar dhe ai maqedonas dėshmuan edhe njė herė nė zgjedhjet e l5 shtatorit se ata aspirojnė njė Maqedoni tė paqes dhe jo tė luftės. Ata dėshmuan se dėshirojnė njė Maqedoni ku popujt qė e pėrbėjnė atė tė jetojnė nė harmoni, respekt dhe dinjitet njerėzor pavarėsisht se kush ėshtė shumicė e kush ėshtė pakicė. Ata besojnė se Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė marrėveshje e sė ardhmes evropiane tė ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, dhe se shqiptarėt do ta ndjejnė veten si tė barabartė midis tė barabartėve nė njė vend ku ata kanė qėnė dhe janė autoktonė, por ku asnjėherė nuk kane synuar tė jenė mbi tė tjerėt. Shqiptarėt nuk e kanė bėrė kėtė as kur ata shtriheshin nė hapsira tepėr mė tė mėdha qė arrinin nė rreth 90 mije kilometra katrore.

Filozofitė politike tė kohės sonė dhe veēanėrisht realitetet specifike tė ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė e bėjnė tė domosdoshme bashkėjetesėn ndėrtnike dhe respektimin e gjithė tė drejtave tė popullit shqiptar qė jeton nė njė Maqedoni, e cila do ta kishte tė pamundur ekzistencėn pa mirėkuptimin dhe mbėshtetjen e faktorėve politike shqiptar atje. Analistėt shpresojnė se Maqedonia ka hapur njė faqe tė re me fitoren e opozitės socialdemokrate dhe tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Njė koalicion i pėrbashkėt i tyre do tė pėrbėnte njė ndryshim substancial pėr tė ardhmen e vendit. Ai do tė ishte tepėr frytdhėnės nėse do tė nxirte mėsime pa paragjykim nga e kaluara e ketyre katėr viteve kur nė pushtet ishte VMRO-DPMNE-ja. Koalicioni i ardhshėm ka shansin ta bėjė mė stabile gjėndjen politike tė FYROM-it. Ai ka mundėsinė pėr ta ēuar vendin drejtė njė konfigurimi tė ri larg eksesve ultranacionaliste dhe larg mentaliteteve shovene mbi dominimin e shumicės. Ballkani ka vuajtur tmerrėsisht nga keto koncepte, tė cilat nuk u shmangėn sa kohė qė nė qeverisjen maqedonase kishin epėrsi konceptet politike tė vijės sė ashpėr. A do tė nxjerė mėsime nga kjo e kaluar e hidhur politika e Shkupit zyrtar apo ajo do tė vazhdojė t?i mbetet besnike rrymave politike regresive. Kėtė do ta tregojė e ardhmja.



Bujar MUHARREMI


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.