Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Deshira eshte per pasionin ajo qe kenaqesia eshte per lumturine: por deshira shpesh behet pasion edhe asnje kenaqesi s`eshte bere akoma lumturi.
--- Rivarol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 173 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Krijime letrare nga Arianit Roshi
Postuar nga: Fiori

Letersi Ketu do te gjeni nje permbledhje te krijimeve te Nitit te hedhura ne Forumin Shqiptar. Mendoj se leximin e tyre, jo vetem nuk do ta shikoni si humbje kohe, por te gjithe do te gjeni nje pjese nga vetja juaj, diku midis vargjeve apo paragrafeve.

Ti dhe Ajo

Stacioni i fundit ky
muaj i lodhur, pa ty,
Ndersa une rrugeve
sillem si busull e dashuruar
Ja pra qe ndothka edhe keshtu
Nen peshen e imazhit tend
Fundosem dunave mjegullore
Ty erozioni te buron nga syte.
Une ty te fsheh ne gji.
Erozioni gjithcka shkaterroi.
Nga ajo qe isha tani ngele ti.


Leter nenes

E dashur nene.
Vetvetet i kaluan te shtate rrathet e frikes,dhe tani kane qendruar perpara rrethit te mendimeve te vdekura. Nese e kalojne edhe kete te fundit do te me duhet te filloj te flas ne te shkuaren. Ditet e mia ketu vuajne nga rreomatizma, dhe kane nje kolle te keqe qe me ka vene ne merak. Une u jap caj te nxehte dhe u vesh papuce leshi por ato sreshtin su dridhuri. Jane dobesuar aq shume se iu eshte puthitur barku pas kurrizit. Ngjyrat, edhe ato me braktisen moj nene.
Fotografite tuaja tani i shoh vetem bardhe e zi. Sa te rinj qe dukeni ne fotografi. Edhe fjalet po me lene lamtumiren. Tani qe po te shkruaj ato jane duke u larguar, dhe ashtu rrufeshem me perplasen neper kembe. Eshte nje rrembese fjalesh qe duan te me hedhin poshte, por une jam i forte, jam i forte nene. Fjalet me godasin ne gjokse , ne fytyre, nga te munden, po une perpiqen tu bej balle. Nuk arrij te shohe sec ngjyre kane, se ngjyrat me braktisen qe me pare, por aromat ua ndiej ama. Disa prej tyre jane te verteta e disa prej tyre genjeshtare, por qe te gjitha vijne ere. Nuk kane qellime te mira moj nene, prandaj edhe kundermojne. Fjalet kane qellime se paku , kurse une skam asgje. Skam as gjume, sonte.
Skam deshire te hesht, skam deshire te degjoj, kam mall.
E sigura mallin tim per ju ne nje agjensi sigurimesh. Nese dikush do te ma vjedhe ata do te jene te detyruar te me paguajne, keshtu do te kem mundesi te blej nje tjeter mall. Eshte pune me mend apo jo. Keshtu qe do te kem mundesi tju dua pergjithmone. Mendoj se nuk eshte pune me mend te ecesh rruges se qytetit me mallin qe ke per te dashurit e tu. Gjithcka mund te ndodhi. Ja psh dikush mund te te kercej me nje thike ne fyt dhe te te vjedhi mallin qe ti ke per te afermit. E cdo te besh pastaj pa mall?
Ske c'ben.
Tani po shkoj te shoh ditet moj nene. Shpresoj se do tu kaloj plevit qe kane marre. Po kolliten.
Kolliten dhe pastaj flene.Vetvetet tani jane shume prane me rrethin e mendimeve te vdekura. Nese e kalojne do te me duhet te te shkruaj ne te shkuaren.
Naten e mire nene.


Ti je e vogel!!!
Kjo eshte per vajzen qe donte te luante me Henen

Pasi ti prezantova te gjitha vetvetet e kuptova se i kishte ardhur fundi dueleve me mullinjte e eres. Qetesohu i thashe vetes, behu i plote dhe hesht. Ashtu dale nga dale si atij qe i jane mbaruar te gjitha fjalet , dhe nuk ka se cte thote heshta edhe une dhe nisa te habitesha nga e para. KIsha kohe qe nuk isha habitur. Ashtu krejt rastesisht dije me qelloi te habitesha me ty.
Je e vogel ti, shume e vogel, dhe une shume i lodhur me vetveten. E shikon se sa i zene jam me habite e mia. Nuk kam kohe as qe te nuhas, as qe edhe te te prek me mollezat e veshtrimit. Mos kujton se te trembem. Je e vogel ti shume e vogel, dhe une shume i habitur per te te vene re, dhe aq me teper per tu trembur prej teje. Kur dale nga shtepia i kontrolloj te gjitha mendimet dhe habite. Nuk dua te me fshihesh mes tyre. Por ti gjithmone do te gjesh nje vend egoizmin tim dhe do te me qepesh, pastaj. Egoizmin e mbaj gjithmone me vete. Ate nuk e le dot ne shtepi, edhe kur eshte i palare, dhe vjen ere perseri e mbaj me vete. Ti sonambul epshi bredh mbi trupin tim te lodhur dhe lexon shenjat qe baticat dhe zbaticat kane lene, koheve, rrjedhjeve. Une ti prezantova te gjitha vetvetet por kurre nuk te thashe se kush prej tyre ishin te vertetat. U tremba pastaj dhe ndala betejat me mullinjte e eres. Fabrikova te tjera vetvete per tu fshehur prej teje.
U lodhe duke me njohur, dhe une u habita me shumellojshmerine time. Je shume e vogel ti dhe nuk po te shikoj dot fare tani. Me siguri do te jesh fshehur ne egoizmin tim...


Syte e kuajve

Sot te percolla per te 8 here ne stacionin e trenit dhe per te 8 here te pyeta" A do te ikesh vertete". " Nuk e di"- mu pergjigje, "vetem se ne stacionin e trenit ndarjet kane me shume kuptim, jane me te plota". Treni te mori mbi vete dhe u largua duke lene pas ate cafcufin e zgjatur qe aq shume kam deshire ta cucuris tek kthehem vetem per ne shtepi.
E di qe kam kohe qe nuk i mbaje ere sqetullave. Me duket shume patetike, edhe pse gjithmone kam qene i bindur se e kam bere nga dashuria per veten. Pastaj sy kuajsh kam filluar te shikoj ne enderr. Mos me thuaj qe edhe kjo te duket normale. Syte e kuajve te mi jane shume te medhenj, me te medhenj se ato te kuajve te tjere. Me shikojne ngultaz, aq ngultaz sa me bezdisin. Mos me thuaj qe edhe kjo nuk te habit. Po pucrrat qe me kane dale ne rreze te veshit. Me siguri eshte duke mu shpifur ndonje semundje e keq. Syte e kujave nuk me shqiten per asnje moment, ndersa ne tani po i afrohemi per te 9-ten here stacionit te trenit. Kesaj here po me pyet ti " a do te me shkruash". UNe nuk di c'te them, ule koken dhe hesht. Ti me pyet serish " do te me shkruash" nuk kam cte them. Ngre koken te shoh ne sy dhe " mjau" mjaullita. Ti u zemerove, por une nuk hingellij dot.
Sy kuajsh shoh ne enderr dhe deshira e cmendur per te vrapuar larg me lind ne gji. Por ce do se ne enderrat e mia te qellon ty gjithmone te ikesh larg, ndersa mua me duhet te cucuris ate cafcufin e lodhur, te djerstur, qe ashtu i lagur nga peshtyma ime mezi arrin ti shpetoj burgut te dhembeve per tu sorrollatur ne rruget e qytetit, ku i vetmi banor jam une dhe treni. Si zoteri, thua se nuk arrin ta kuptosh caprashitjen time. Po sigurisht qe keni shume te drejte. Une jam veten nje idiot, qe percjell njerez ne stacionin e trenit, dhe shikoj ne enderr sy kuajsh. Sigurisht qe nuk paguhem, edhe pse e bej shume mire kete pune, bile me zell do te thosha. E bej vetem nga deshira. Ja pra ku ju afruam per te thjeten here stacionit te trenit, vetem se kesaj here nuk e shikoj as trenin dhe as syte e kuajve. Te shikoj vetem ty. " A do te vish prape te pyeta" dhe te nuhata sqetullat. Ti me shpove tej per tej me syte e medhenj, hingellive, dhe vrapove andej nga iken treni. Caf-cuf, caf-cuf peshperita, dhe e kuptova se kesaj here kishe ikur pergjithmone. Gjithesesi, ne stacionin e trenit ndarjet kane kuptim, dhe jane me te plota.


Ujku

Fabula dhe kontratat
skane te bejne me kualifikimin e ujkut
i lindur i tille per nje pune te tille
ai ben karrier,shenon territorin e tij
duke u peshurrur, uleret,zgjithet deputet
dhe kur fabula mbaron
ai hedh autografin mbi nje liber historie.


Pa titull

Paralet e kujteses te shpien larg
tek humbet i kapur pas tyre
do gjesh poret e stergjysherve
Ata hermetikisht ruajne mitet pas syve te zbardhur.
Ti hajduti i tradites deshifron kodet e syve te tyre
u numuron poret dhe pastaj rrudhat e ballit
e kur lodhesh u kerkon te te tregojne nje perralle


Ajo dhe Troja

Ne dehjet e mia dhe qeshjet e saj
kalimet kane ngarkesa negative.
Ajo i hapi te gjitha dyert e trojes sime
dhe pasi masakroi cdeshi
me vrau me buzeqeshjen e saj Heleniake
Ne dehjet e mia dhe qeshjet e saj
vdesin e rilindin Troja, e nganjeher
Une cmendem masakrimeve te saja.


Nje grope ne kafke

Ka dite qe nena harron ta haje kafshaten e fundit, dhe une bie te fle ne gjume i uritur. Dije pashe ne enderr qytetin tim dhe une bridhja rrugeve te tij lakuriq duke u perpjekur te perqafoja kalimtaret. Pastaj degjova tim ate qe me thoshte:" Degjoje zogjte bir, degjoje feshferimen e plepave, mbylli syte dhe fli". Degjoje dhe fli...
E cuditshme rendesia e atyre qe bejme qendron ne kembnguljet elastike. "Degjoji zogjte bir", dhe qe atehere ne kafke mu formua nje hark, nje grope.
I paturpshem u tregoja shokeve gropen e kafkes sime si te doja tu tregoja se isha i ndryshem, po i ndryshem prej tyre. Me vete peshperisja fjalet "Mbylli syte dhe fli bir".
Nena nuk e ha kafshaten e fundit dhe une bie te fle i uritur. Ne rrudhat e saj shoh vitet e mija. Babait i jane holluar kembet,floket i jane zbardhur,por vazhdon te qeshe me sy si femije,si engjell. Nganjehere flas me te ,nganjeher heshtim te dy, e nganjehere te dy mbyllim syte per te degjuar zogjte. Cudi nganjehere te merr malli edhe ne enderr, sidomos kur endrra eshte e gjate. Dhe pastaj kur zgjohesh nis te pickosh vetveten. Une kontrolloj gropen e kafkes sime per te kuptuar nese jam ne enderr apo zgjuar.
Kembenguljet elastike ma kane shtrembuar kafken. Kufijte e imazhit tani perputhen plotesisht me kurbat e cmimeve. Ne endrra kembenguljet elastike jane gjithmone te lira.


Njeriu i padukshem

Njeriu i padukshem perplaset
me gjithcka.
Kur nata shtrihet mbi qytet
Ai fsheh erresiren ne xhep,
pertyp vetmine, dhe perplaset, me kujtimet.
E vetmja menyre per te mos harruar
se eshte i padukshem...


Imazh

Imazhi yt eshte i teri ne pellembet e mia
Aty eshte edhe relievi i trupit tend.
Buzeqeshja jote me ngatarrohet neper gishtrinj
E ashtu teksa luaj me imazhin tend mbi pellembe
E kuptoj se qenia buron prej trupit tend...


Sa i shtrenjte eshte peshku?

Perpelitjet e fundit dhe domosdo Vlerat
Kane te bejne me gravitetin e xhepave.
Ti parakalon i qete para tyre dhe heshtesh.
Perpelitjet e fundit dhe meshira
te bejne te mos i harrosh vrimat ne qiell.
Mendohesh por s'mundesh te gjesh vrimen tende.
Perpelitjet e fundit dhe djersa e gjyshit te zgjojne
gjithmone nga enderrat, dhe ti i trembur Uleret.
Sa i shtrenjte eshte peshku?


Ne boten e peshqeve

Me dhembin mushkrite dhe djerset ma mbulojne trupin cdo dite teksa mendoj per psheretimat e peshqve. Te carat ne rreze te vesheve me jane thelluar, ndersa gishtat kane filluar te me bashkohen me njeri tjetrin. Me dhembin mushkrite, dhe nganjehere krejt rastesisht mbushjet me shtrengojne ne fyt.
Ne enderrat e mia Irlandezet kercejne gjysme te zhveshura, duke tundur gjoksin e beshem qe si per dreq nuk ka asnjehere ngjyre portokalli. Une krruaj te carat ne rreze te vesheve dhe qendroj i druajtur ne mes te turmes pa guxuar te nxjerr ne pah gishtat e mi te bashkuar. Qendroj i mbeshtetur mbi organin tim seksual the ulerij si bishe e terbuar deti.
Nimfat me rrethojne e me joshin me lakuriqsine e tyre. Ne mes te detit perpelitem si ne endrra e perpiqem te kafshoj gjokset Irlandeze.
Mastruboje e uleras serish i uritur pa mundur te cliroj mbushjet qe me shtrengojne ne fyt. Kapercehem e squllem,fundosem e zhdukem,vdes e rilind me te carat ne rreze te vesheve dhe deti me perpin ashtu sic ben edhe me psheretimat e peshqve. Kerkimet e vetvetes dhe nganjehere melankolit e dehura me perdhunojne oreksin,e pastaj me pierdhin ne shpirt. Nuk eshte faji i nimfave qe kam filluar te shnderrohem ne peshk, fajtor eshte vullkani qe me percellon perbrenda. Une jam objekt sulfuroz me te carat rreze vesheve, me gishtat e bashkur, qe mastruboj ne kolektiv. Jo keq per nje fillim rruazori ne boten e peshqeve.


Njeriu i vogel

Njeriu i vogel zgjati koken nga dera e lokalit, dhe me capa te vegjel iu afrua banakut. Porositi nje pinte dhe ashtu si nje hije u ul diku ne fund te banakut. Pasi mi nguli syte e vegjel kafe, qeshi kithet dhe ktheu nje gurrmaz. Me veshtroi perseri ngulur dhe me nje ton babaxhan mu afrua. E di, Mirela nuk erdhi dije ne shtepi. Une e prita deri vone por ajo nuk erdhi. Te them te drejten nuk fjeta fare dije. Me falni po kush eshte Mirela e pyeta i habitur. Ime shoqe eshte kush tjeter pohoi ai me nje shenje habie, sikur te ishte pyetja me e pa vend qe po beja. Ahhhh pohova dhe bera te kthehesha nga ana tjeter per te shmangur ndonje afrimitet te papelqyer. Njeriu i vogel nxorri gjuhen, u lepi ne nje menyre shume te habitshme, dhe sikur te kishte marre zemer nga pyetja ime u afrua dhe me nje ze te holle me peshperiti ne vesh:"Me duket se Ajo dije ishte me ate".
Me ke ate , nxora nga goja nje pyetje te pavetedishme, dhe ja ngula syte fytyres se tij te kuqe ne te cilen lexohej nje gezim i cuditshem. Ai mu afrua edhe me dhe pasi hodhi nje tjeter gurrmaz birre me perplasi ne fytyre
bashke me nje grfme alkoli fjalet. Ishte me dashnorin e saj. Me siguri qe jane palluar dije. Po une nuk i rashe ne sy fare, dhe as qe e pyeta se ku kishte qene. Se te them te drejten ne jemi nje familje serioze dhe si cdo e tille ne duhet ti evitojme zenkat. Mu duk i cmendur ky njeri, dhe mendova se gjeja me zgjuar ishte te mbaroja pijen time dhe te largohesha nga ky i marre, perpara se ndonje gje e papelqyeshme te ndodhte. Teksa po mendoja keto i Huaji me pati zgjatur doren eshtake drejt meje. Une jam Domin Kushta, inxhinier ndertimi, me ke kam nderin te flas. Dora e tij qendroi e varur ne ajer per disa seconda dhe une duke mos dashur ta injoroj i zgjata timen. Martin i thashe, thjesht Martin, i papune aktualisht. Nje kenaqesi e papare i lulezoi ne fytyre.
Une mbarova pijen dhe bera te ngrihem, por krahu i tij u zgjat dhe u mbeshtet ne gjoksin tim, duke me penguar te ngrihem nga vendi ku ishe ulur. Po pse po iken u degjua zeri i tij i shqetesuar. Le te pime dicka. Me duhet te takoj dike u shfaqesova, ndersa me vete bera habi. Ku e gjeti tere ate konfidence ky i panjohur qr te me pengoje te largohem, te me afroije edhe pije. U ngrita dhe bera te largohesha, por zeri i tij lutes, gati ne te qare me beri te shtangem. Te lutem mos shko. Po takoje nje dite tjeter ate personin. Po te lutem pra. Kishta nje fytyre aq gjynafqare sa te keputej shpirti kur e shikoje. PO mos ik pra vazhdonte te belbezonte ndersa u ngrite ne kembe me gjunjet paksa te perkulura sikur te qendronte perpara ndokujt qe kishte ne dore fatin e tij. Me Vjen shume keq por smundem.thashe prere duke dashur nje sekond e me
pare te largohesha nga ky njeri. Pas kesaj fytyra e tij erdhi u nxi. Nga syte nisi ti buronte nje urrejtjedhe inat. Dukej sikur donte te me hante te gjalle ne ato momente. Dora e tij me kapi krahun dhe pasi mi nguli syte me tha me nje tone te prere. ULU. Ti duhet te degjosh rrefimin tim. Nuk e kuptova se nga buronte tera ajo fuqi, por e kuptova se ishte shume serioz. What the fuck thashe me vete, dhe me teper i frikesuar se kurioz ndaj ndodhise se tjetrit u ula serish ne vendin tim. Fytyra e tij shkelqeu seridh nga nje gezim i pashpjegueshem. Poristiti nje pije, u rehatua ne vendin e tij, mi ngulli syte e vegjel, dhe me te qeshuren e kithet ne fytyre nisi historin e tij me fjalet.
Une e dua Mirelen....


Durim
Pranvere!

Dielli rezearte eshte fshehur pas reve te zeza. Qielli nxin e sterrose si kurre ndonjehere. Dallendyshet jane fshehur gemushave. Shiu i disa oreve me pare i ka platosur te gjitha lulet pas baltovines se krijuar nga tumi i kuq. Uji i turbullt qe zbret nga malet ka sjelle me vete mbeturinat e nje kafshe te ngordhur muaj me pare, (nga urie duket). Nje arome ngordhesire qe te shpon hundet te ben per te vjelle. Bagetite e lagura jane mbledhur tufe dhe ashtu me kokat e ulura prane njera tjetrave duket se kerkojne te ngrohen, me trupat e tyre. Bariut i vogel qendron i heshtur ne mes se lendines se shnderruar ne baltovine. Ne duar mban fyellin e thyer. Pak minuta me pare teksa perpiqej te ti shpetonte nje rrebeshi reshqiti ne lluce dhe theu fyellin , te vetmen dhurate qe i ati i kishte bere qe kur kishte lindur.
Trishtohem!
Edhe ai (bariu trishtohet)!
Te dy qingjat e porsalindur jane shume te dobet, dhe sipas pervojes do te ngordhin shpejt. Femijeve iu jane prishur kurat qe kane thurur. Kishin vendosur tua shisnin
makinave qe kalonin aty pari. Te rinjte i duan lulet. Lulet jane te bukura, lulet jane falas, lule ka sa te duash, por jo kur bie shi. Kur bie shi ato fundosen ne pluhurin e kockave te gjysherve te mi. Ah gjysherit e mi. Edhe ata shume i donin lulet, edhe pse kurre nuk kishin shitur kurora buze rruges se asfaltuar ku kalojne makinat luksoze. Mbase nuk iu eshte dashur , ose rruga mbase ateher nuk ka ekzistuar.
Po ai bariu i vogel cfare eshte duke bere. Po me shikon kepucet e reja. Ahhhh. Me siguri eshte duke menduar dicka per mua, ose te pakten per kepucet e mia. Ja po me afrohet. Mos do te ngrohet pas trupit tim ashtu si delet pas trupave te tyre. Me mire le te ndezim nje zjarr....
Druret e lagur mi kane ngulur syte ashtu si bariu. Si duket edhe ata kane ftohte. Mbase edhe ata duan te ngrohen me trupin tim. PO une jam vetem nje dhe nuk mund te ngrohe gjithcka. Une nuk mund te ngrohe LULKAT, druret dhe bariun ne te njejten kohe. Edhe kepucet e mia te reja nuk mund tua jap te gjitheve. Ai bariu me ka qendrar mu perpara fytyres. Po ja ndiej frymarrjen qe i kundermobn era qepe. Qerpiket e bardhe nuk i levizin fare. Duke si nje statuje imcake e kuqe i cila eshte vjedhur nga nje muze i arteve moderrne. Me qeshet kur mendoj se kjo krijese e mberdhire do te ishte vleresuar me shume nese do te ishte mermer sesa ashtu prej gjaku dhe mishi. Tani po me shohin edhe delet.
Mos valle mendojne se eshte faji im qe jane lagur.
Te them te verteten edhe une kam pak faj. E nisa me nje dite te bukur ku dielli shkelqente, dhe ja tani i zhvendosa ne nje baltovine ku nuk ka as bare dhe as LULE.
Ka vetem nje menyre per ti shpetuar nga te ftohtet. Me duhet te nxjerr diellin serish ne skene.
Atehere....

Rete nisen te hapen si me dore dhe nje rreze dielli
u perplase me force te padukshme mbi trupat e lagur te gjallesave qe frymonin ne lendinen e mbushur me balte. Ato (gjallesat) nisen te ndjejne te ngrohtet e diellit bujar dhe ashtu gjysem te mpira ia shkeputen veshtrimin e ftohte atij (mua) dhe si nje tufe elekronesh nisen te levizin ne menyre kaotike ne lendinen e mbushur me balte. Edhe bariu ndjeu te ngrohtet ne trupin e tij. Mori fryme lirisht, iu afrua nje kallamishteje dhe pasi preu nje cope kallam nisi te beje nje fyell te ri.
Dallendyshet dolen nga gemushat ku ishin strehuar dhe nisen te rindertojne folet e reja.

Tani me duket se i rregulla pak gjerat mendovi (mendova) me vete dhe psheretiu i cliruar. Po me lulet cfare duhet te beje?
Atyre u kane rene te gjitha gjethet dhe ato me fajesuan mua.
Te them te verteten Lulet pa gjethe jane ne mode, por megjithate me duhet te gjej nje rrugdalje. Po sikur te vendos disa gjethe artificiale. Keto njihen edhe me emrin paruke LULORE. Jane pak shtrenjte , por nuk kam se si e le lendinen time pa LULE. Me duhet gjithashtu te ngre pak humorin e gjallesave te lendines. Per kete arsye me duhet nje HUMORIST por jo nje HUMORIST paranoik.
Kaq per sot se kam punuar shume, mendoi AI.
Fshiu kepucet e reja dhe vendosi te kontaktoje me HUMORISTIN...
Humorostin e njihnin pothuaj te gjithe. Heren e pare qe u takuam ishte pothuajse i dehur dhe nuk mendoja se ishte ne gjendje te bisedonte per biznes, keshtu qe lame te takoheshim nje tjeter dite ne nje lokal diku ne periferi te qytetit qe me sa kujtohej quhej "Bethoven". Ashtu i dehur sic eshte ai mendova as qe ka per tu kujtuar fare per takimin.Eca nje cope rruge pa e ngritur koken fare ndersa nga memorja nuk me shfaqej "lendina" qe ishte kthyer ne nje "baltovine". A thua humoristi do te ishte ne gjendje te bente ndonje ndryshim ne ate katraure qe kisha katandisur une? Le te shpresoja keshtu. Te pakten nuk kisha rrugedalje tjeter. Te nesermen shkova tek "Bethoveni" gjysem ore perpara sec e kisha lene me Humoristin , por u cudita kur e pashe te ishte ulur diku aty ne nje cep te asaj qozge te felliqur , qe vec emrit s'kishte azgje tjeter madheshtore dhe ja kishte futur me te pira. Nga kamarieri mesova se kishte 2 ore qe me priste dhe se deri tani kishte rrumbullyer te pakten nja tre shishe vere. Doja te dilja nga lokali, pa u takuar fare me ate pijanec te mbaruar. Ktheva kurrizin dhe teksa beja te dilja ndegjova nje ze te fuqishem te buciste prapa kraheve te mi.

"I merrni percarte fjalet e mia
Kjo ndodhi, ndodhi ne ODESE"

Mu rrenqeth trupi kur degjova ato vargje te Majakovskit. Eshte shkrimtari im i preferuar.
Humoristi mi kishte ngulur syte venger, dhe me doren e tij eshtake qe varej si nje gjethe e verdhe ne ate krahun e holle me beri shenje te afrohesha.
"Ah paskeni ardhur" thashe per te shpetuar nga situata qe u krijua.
"Nuk ju vura re dhe mendova se isha shume heret."
" Une nuk vij dhe as nuk iki"- tha ai "une jam gjithmone ketu".
"Po perse ma kerkuat kete takim" - foli ai dhe rrekelleu me nje fryme goten e veres.
"dua te jape nje shfaqje ne lendinen time dhe me duhet nje humorist. Dua te di se sa kerkon per nja dy ore program." E pashe se nuk ngeli shume i kenaqur nga shpjegimi im dhe pasi porositi nje tjeter shishe vere me pyeti thate :
"C'fare lloj publiku do ta shohi shfaqjen"
"Po ja si te them"-nisa te shpjegoja. "
Publiku do te jete nja 200 metra lendin, disa dallendyshe,nje bari, lulet e lendines, une , druret, dhe kafshe te tjera qe jetojne aty perreth"
"Ok"- tha. "Cakto diten dhe oren e shfaqjes dhe une do te jem aty 2 ore perpara"
PO per pazarin e pyeta.
Per ate bisedojme kur te mbaroje shfaqja tha humoristi dhe pasi ktheu me fund goten e veres, gromesiu dhe beri te ikte.
Nuk tha asnje fjale per programin dhe as per numrat qe do te interpretonte mendova, por gjithesesi rendesi ka qe pranoi te vinte. Tani qe lendina do te kishte dhe nje shfaqje humori gjendja e saj mesiguri qe do te permiresohet.
Ngrita koken nga qielli dhe pashe se rete kishin filluar te afroheshin nga lendina ime. I shtyva rete dhe nxorra perseri diellin. Vendosa te sillja shiun andej nga darka.
Kaq per sot mendoi AI dhe i lodhur u drejtua nga libraria te vazhdonte mesimin autodidakt te gjuhes se luluve. Mbase do ti duhej...
Lendina ishte ashtu sic e kisha lene. I vetmi ndryshim ishin pellgjet e ujit te cilat kishin filluar te thaheshin tashme. Bariu me i heshtur se me pare shtrengote fyellin ne pellembete djersitura dhe shume i shqetesuar qarkonte gropezat e mbushura me uje te ndenjur. Lendina kishte filluar te kundermonte nje arome shume te cuditshme , te cilen se ku e kisha nuhatur me pare, por nuk me kujtohej se ku. Mund te them qe ishte nje arome e verdhe. Pak absurde per te besuar se nje arome mund te kete ngjyre, por duhet te them se ne lendinen time gjithcka, kishte te drejten te kishte ngjyren qe deshironte, ashtu sic kishte mundesine te kishte aromen qe donte. Pra nuk e kuptova se kush e leshonte kete arome. Mos ishte bariu. Mbase kjo ishte arsyeja qe sillej ashtu kuturu neper lendine, dhe nuk thoshte asnje fjale. Apo mos ishin lulet qe ashtu gjysem te tulatura nga ai rrebeshi i fuqishem kishin vendosur te leshonin ate arome te verdhe ne lendinen time. Po kushdo qe te ishte duhet te mbante mend se ajo ishte lendina ime, dhe nuk kishte te drejte te thyente rregullat e mia. Mendova, mendoi, mendohem....
Mos eshte ngjyra e verdhe ajo qe ka filluar te vije ere. Me duhet te kontrolloj ngjyrat dhe nese eshte kjo e fundit sme ngelet gje tjeter vec ta bej lendinen bardhe e zi (pa ngjyra).
Ndersa isha duke menduar keto vura re se nje delegacion i perbere nga tre dele dhe 2 dallendyshe me kishin qendruar perpara kembeve. Cdoja, cdonte, cdonin.
Mesova se kishin nje kerkese. Te friksuara nga erresira me kerkuan te beja 24 ore dite. Pra do te me duhej te punesoja nje diell tjeter per lendinen time. Dy diej qe do te punonin me turne. Te them te drejten ne ishim e para lendine qe e aplikonim nje gje te tille, por kisha besim se do tia dilnim ne krye me sukses. Do te me duhej edhe ndihma e gjllesave te tjera te lendines.


Dashuri dhe ambalazhe

Dashuria ime eshte e shurdher dhe me floke te rralle.
Nje flamur dekadent dhe nje marrezi e verber
i bejne shoqeri, kur une kthehem vone nga sferat e ndergjegjes.
Dashuria ime eshte shtatzene.
Pikerisht ne mes te shtatit ka nje nyje, nje xhunge. Eshte shtaterrjedhja ime, qe e ka lene ate shtatezene. Ndersa shtate mendimi im eshte i lire gramatikisht. Po ajo do te pjelle shpejt. Fati i fares sime sillet verdalle ne nje ene te qelbur balte. Mbi ene eshte vendosur nje etikete e zverdhur ku shkruhet. "arikuj te lire dhe shume te lire". Nje qeshje ironike me varet nga buzet dhe ashtu shtatetrishtuar shkelmoj fatin e lire te fares sime. Po jam i lire gramatikisht. Shtaterrjedhjet e mia jane bere te shpeshta, ndersa zotit i duhet te kaloje netet duke prodhuar ene balte, dhe shkruajtur histori te thjeshta, por te denja per fate te lira. Dashuria ime vjen era qepe
dhe ka duar te ashpra. Ajo eshte shtatemeditimi im. Nje meditim i stimuluar nga nje kundermim qepe duhet te sperkatet me vere te bardhe dhe te stufohet per disa minuta. Erezat dhe piperi duhet te jene te bollshem, ne menyre qe kete nje varacion me te gjere situatash. Ne kete menyre do te evitohet edhe vetevrasja e shtatit. Dashuria ime eshte e verber. Teksa me kerkon mua ajo perplaset dhe thyen enet e baltes. Shtaterrjedhjet e mia jane te pafata, ndersa zotit po i mbaron balta.


Fllazi dhe teneqexhiu

Teneqexhiu i fshatit fshiu qurrat me mengen e xhaketes se rrjepur e pastaj me duart e callatosura rrembeu daret e vogla per te drejtuar nje cope llamarine.Nga dritarja e dyqanit te tij dukej fundi i rruges ne cep te se ciles ndodhej edhe pubi i fshatit nje ndertese e vjeter me nje kotec te madh perball e ne te cilin 12 gjela kendonin e zhurmonin sheshin cdo kohe.Pasi te mbaroj kete qe kam ne dore do te shkoje te hedh nje gerrmaz birre te ftohte mendoi dhe i dha nje thithur te forte hundeve e me pas nje gelboqe e madhe u perplas ne dysheme. Ne kete kohe nje koke shtagane u duk tek dera e dyqanit. Nje humde e madhe qe pothuaj zinte gjysmen e fytyres, e varej deri tek buzet e shallupecurai ishte gjeja me interesante ne ate fytyre idiote. Floket e dendura qendronin ne maje te kokes se gjate si nje tufe kashte e hedhur shkujdesur nga dora e natyres, e cila dukej se kishte qene shume e zene me pune ate dite kur kishte krijuar Fllazin. Po ti nga ke humbur tere kote dite mor burazer u degjua zeri i teqenexhiut i cili u ngrit ne gjune per ta tokur me Fllazin. Fllazi hapi gojen te pershendetej dhe sakaq buza e poshtme cakoi majen e hundes. Lere vella u degjua zeri i tij i holle i cili si nje piskame u perplase ne te gjitha llamarinat e punishtes dhe krijoi nje zhurme cingeritese. Ta dish ti se cme ka ndodhur do me hidheshe ne qafe e do me puthje, pa u ngopur. Ah more vella ckam hequr keto dy javet e fundit. Pa me trego u degjua zeri i Teneqexhiut qe ate cast u be gjithe vesh te degjonte
genjeshtren e mikut. Qellonte shpesh qe Fllazi te largohej nga shtepia per dite te tera pa u bere fare i gjalle. Ne fillim kjo e kishte shqetesuar te shoqen e tij , qe edhe pse e dinte qe nuk shkonte me ndonje tjeter ishte ne merak, per lumemadhin (keshtu e therriste) kur ky humbiste vulehumbur per dite te tera. Dhe ja tek ishte tani pas dy jave syrgjyni si kokrra e molles, perpara te gjitheve, duke hedhur poshte te gjitha enderrat e keqia, apo parashikimet e filxhaneve te deshifruara nga plakat se gjoja dicka duhej ti kishte ndodhur kesaj here. Fllazi kruajti koken e gjate, u ul kembe kryq ne truallin e punishtes dhe ia pasi drodhi nje cingare ia filloi shtruar aventures se tij me te re, me syte gjysme te mbushura me lot.
Ne te njejten kohe qe Fllazi nisi te rrefej historin e tij ne sheshin e fshatit te Morines ishin mbeldhur ashtu sic ndodhte cdo te premte, turma njerezish qe kishin ardhur per te degjuar predikimin e Survenal de Rrozherit.
Survenal de Rrozheri, ose magjistari blu, ashtu njihej nga te gjithe ne ato ane, kishte kohe qe nuk ishte shfaqur ne sheshin e gjelave atje ne mes te fshatit te Morines. Qe kur i verbri kishte mberritur ne qytet dhe kishte ngritur duart ne drejtim te godines se verdhe, de Rrozher nuk kishte dale nga ndertesa. Ai qellonte te dilte ne veranden e madhe dhe teksa mbante ne dore kupezen e tij te argjend te mbushur me nje vere protugeze hidhte veshtrimin nga kangjellat e qeles se at Grabielit. Ndertesa e verdhe ndodhej jo shume larg sheshit te gjelave ne anen e murrme te lumit dhe rrethohej nga nje kopesht i madh. Jo shume larg saj ishte varreza e Morines, ndersa perballe qendronte hani Vellezerit ku ishte vendosur edhe i verberi i cili kishte mberritur ne Morine 2 jave me pare me nje anije Vjeneze e cila kishte qendruar ne brigjet e Ilirise per tu furnizuar me ushqime dhe uje te pishem. Te paret qe e kishin pare te verberin ishin Fllazi dhe Preku te cilet benin c'benin dhe ritergonin castin kur ai kishte zbritur nga anija. Kohe me pare Kesrina kishte bere te ditur teksa vdiste nga ethet se kishte pasur nje imazh. Nje i verber do te vije ne Morine dhe ritmi i dallgeve te detit do te ndryshoj, Kishin qene fjalet e fundit te Kresines ne shtratin e vdekjes, dhe ja tani profecia e saj po behej realitet.
Duart e tij u ngriten drejt qiellit dhe sakaq turma laroshe ra ne heshtje. Ne vegimet e mia eshte nje vend qe drita se ka prekur kurre, eshte nje vend ku ererat shterpe gdhendin shpirtin, eshte nje vend i harruar qe pjell trishtim.
Survenal de Rrozher ngriti serish duart nga qielli dhe ndersa u be gati te thoshte dicka, ndjeu nje zhureme gurgulluese qe buroi nga turma. Syte iu fiksuan atje ne mes te turmes ku kishte qendruar i verberi. Te gjithe ia kishin kishin ngulur syte atij, ndersa ai uli koken, dhe sikur ti shihte te gjitha buzeqeshi me nje pafajesi hipokrite. I biri i Martin detarit, marinarit me te vjeter te krahines qe kishte lene vendin nuk mbahet mend se kurre , ne kerkim te ishullit te lumturise, e shoqeronte te verberin. Djaloshi punonte ne ate kohe se bashku me te emen ne hanin vellezerit, dhe ishte porosia e te zoterve te hanit qe ai te shoqeronte, dhe te kujdesej per te verberin, pasi ky dukej se u kishte zene fytin mire me ar.
Syrvenali ia nguli syte te verberit dhe kesaj here zeri i tij buciti edhe me me force. " Ne vegimet e mia ererat e trishtimit regetijne drejt Morines. Mbreterite e humbura jane ringjallur dhe kerkojne te na perpijne ne fatet e tyre". Per habine e te gjitheve i verberi ngriti edhe ai duart nga qielli, dhe teksa i fiksoi syte e zbardhur drejt magjistarit blu, therriti me sa ti hante zeri. " Nga cmbreteri vjen ti o njeri i vdekshem qe flet per vende qe si ka pare dielli kurre".
" Dielli nuk prek dot shpirtrat skllave te erresires, ashtu sic nuk mund te preki enderrat e tua o njeri i verber")- tha Survenal de Rrozheri ndersa turma ishte gjithe vesh te degjonte predikuesit qe tashme ua kishin lene vendin vegimeve.
" Nga cmbreteri vjen ti o njeri i verber qe nuk beson ne harresen e diellit" Pyeti Survenali.
" UNe vij nga mbreteria e heshtjes ku njerezit nuk kane nevoje per driten e diellit pet te njohur vetvetet tha i Verberi".....


NE

Ne dhomen time nuk pipetin pothuajse azgje, ndersa une qendroj i ulur ne poltronin e vjeter atje ne cep te saj, dhe sbej gje tjeter por pjell nje tjeter mosqenje. Ajo ne fillim qan me ze te larte, pastaj me shikon drejt e ne sy pa ma ndare ate veshtrimin e saj te habitur dhe me kerkon qe ti kendoj nje ninulle te lagesht. Une e marr ne prehre, e shtrengoj me dashuri kete gjendjen time te re, e pranoj dhe e ushqej me deshirat qe i ruaj te stivosura ne dollapin e vjeter me rimeso arre. Mosqenjet rriten shpejt, e shpejt bien ne dashuri me cepin e dhomes time. Pastaj shtegetojne te gjitha atje, dhe sikur te mos kene njohur ndonjehere nuk thone as edhe nje fjale. Ne dhome bie perseri heshtja dhe nis udhetimet e mia drejt te panjohures e cila vazhdon te ndodhet poshte jastekut. Nganjehere edhe pse i ikur ua degjoj renkimet e orgjive, aq shume ulerijne. Ne kthim dhoma kundermon orgazma, ndersa ato te gjitha ne gjunje vijne te me rrefehen. Me syte e perlotur pohojne shtatezanin dhe kerkojne shpetimin prej meje. Une ua rrah barkun me grushta, ua shkul dobicat me thonj dhe i perplas fort ne dyshemen e dhomes sime.Nje fllaq degjohet sa kaq dhe muret e dhomes sperkaten me gjakun e mosqenjeve bebe. Trupat e tyre avullojne si eter, dhe po te mos i kishe pare me sy nuk do ta kishe besuar se ato kishin ekzistuar ndonjehere. Nuk ve vjen keq per to, por per deshirat qe pata shpenzuar per ti rritur. Mosqenjet jane shtuar shume e UNE kam filluar te egsistoj ne nje tjeter forme. Te gjitha mosqenjet qe i rezituan perplasjes me veten (qenjen) tani kane fituar statusin e vetvetes, pra kane filluar te ekzistojne ne nje tjeter forme e cila jo vetem qe nuk eshte pjellore, por nuk eshte as edhe e ndryshueshme.
Tani ato u rriten dhe une i pagezova me emrat e diteve te muajve apo edhe te viteve te mija, kjo ne varesi me kohen qe cdo njera prej tyre kishte jetuar ne dimensionin tim te katert. Mosqenjet me te vjetra ishin ato qe vinin nga femijeria ime. I dalloja fare mire sepse te gjitha vishnin pantallona te dala gjunjesh dhe kishin te cjerra ne fytyre. Pastaj nuk kishe se si mos ti vije re sepse ato ishin edhe me pisanjoset nga te gjtha mosqenjet e tjera. E pastaj me rradhe vinin mosqenjet e adoleshences e te rinise. Me se fundi mund te dalloje nje mosqenje me nje vrime te madhe ne mes e cila nuk hynte ne asnje kategori. Nga vrima e trupit te saj mund te shikoje fare mire trurin qe gogesinte mesazhe menopauze. Eshte per tu cuditur por koha ecen ne kahun e kundert kur flasim per mosqenjet. Keshtu ato me te vjetrat jane me naivet dhe me pa eksperience, ndersa ato te rejat jane plot djallezira, dhe ceshte me e pabesueshmja shume te paturpshme. Ato te flasin me ze te larte dhe te perplasin ne sy disfatat, dhe pastaj te zgerdhijne perpara surratit e te bejne te skuqesh. Nuk ke sec ben. Nga fyti te zvarritet si pa dashje nje mallkim, i cili ngelet pezull ne ajer, deri harrim.
Po zgjat harrimi??? Po te kisha pyetur Survenal De RRozherin ne lidhje me kete problem me siguri ai do te me ishte pergjigjur: " Troku i kuajve vdes ne zemren e tokes, harrimi nuk di te vdesi, harrimi di te plaket". Pra tani vec mosqenjeve ne dhome me jane shtuar edhe mallkime. Pyes veten:" po atyre cemra tu ve"?


NITAKUPENDA

Ti qendron perkulur mbi mua dhe peshperit gurgullima burimesh. Pastaj i hedh tej veshtrimet e turpshme dhe i zhvesh nje nga nje heronjte e mij prej Letre. Une mbeshtes ballin mbi xham dhe ndiej hapat e tua ne korridorin e gjate. Te jete ajo valle.
Me flitet per te vertetet sot.
Ajo ndezi nje cigare tjeter, thithi forte filtrin i cili sakaq u zverdhe si gjethe dushku, dhe leshoi ne hapesiren e dhomes nje tjeter figure abstrakte. Lepiu me majen e gjuhes buzet mishtore dhe leshoi nje renkim te lehte, te mbytur, sikur sakaq i kishin hequr nje barre nga shpina. E ndjeva veshtrimin e saj qe po me shponte si turiel, por nuk e ngrita koken. Mora shishen gjysme te zbrazur te konjakut dhe ktheva pak nga lengu shtriqes. Sa kaq nje afsh i ngrohte me buciti ne gjoks dhe ashtu dale nga dale me mbushi tere trupin.
Ngrita koken dhe ashtu sic e prisja u ndesha me veshtrimin e saj. Ajo i lepiu buzet serish, dhe serish renkoi.
Do pak i thashe une dhe i drejtova shishen e konjakut.
Ajo nuk foli, zgjati doren, dhe hodhi nje gllenjke te madhe ne gerrmaz. Vendosi shishen ne tavoline, dhe nisi te mermeriste nje melodi.
Pastaj u ngrit me vrull dhe shkoi drejt dritares. Mbeshteti koken ne xhamin e piset dhe nisi te lekundej nen tingujt e magnetofonit qe vinin gjysem te vdekur nga cepi i dhomes. Mua me pelqen vjeshta, tha pa pritur, duke mos i hequr syte per asnje cast nga dritarja. E di ne vjeshte njerzit duhen me shume, dhe eshte stina me e brishte, eshte stina e lamtumires. Nuk e di pse me ndollen trishtim fjalet e saj. Ktheva edhe njehere shishen e konjakut. Ajo vazhdonte te qendronte me veshtrimin e fiksuar nga dritarja, ndersa une nisa te perkedhelja me mollezat e veshtrimit ovalet e trupit te saj. Erresira e cila kishte filluar te mbushte dhomen kishte nisur ti ravijzonte konturet e trupit te saj dhe kjo e ndizte edhe me keqaz fantazine time, e cila perpiqej te jepte format e verteta.
Pse mendon se njerezit duhen me shume ne vjeshte e pyeta dhe sakaq i ula syte tek pulpat e kercyera qe u jepnin aq hijeshi kembeve te saj te gjata. Ktheu koken, dhe e kuptoi se po e shikoja. Nuk me erdhi mire qe e vuri re. Ia hoqa syte menjehere dhe prape e ktheva shishen e konjakut.
Pse ti nuk e di arsyen tha ajo- dhe beri dy hapa drejt meje. Qendroi ne mes te dhomes, hapi krahet, perkuli koken pas, dhe tha me nje ze qe sia kisha degjuar kurre. Sepse ne vjeshte eshte koha me e mire per te vdekur.
Nuk me pelqejne ndarjet -i thashe. Bile edhe me ata qe urrej nuk dua te ndahem.
Ajo qeshi me nje ze te thyeshem dhe mi nguli syte keqas. Dreq eshte jo femer thashe me vete, dhe e kuptova se dicka po bluante ne ate mendjen e saj.
Ajo beri nje ecejake te gjate dhe u ule perseri perballe meje. Kesaj rradhe e mori shishen e konjakut pa me pyetur, hodhi je tjeter gurrmaz te madh, dhe pasi mi nguli syte perseri me pyeti. Po sikur te te them se me kane ngelur vetem dy muaj jete a do ta besoje.
Shtanga. Po pse dreqin po mi thoshte te gjitha keto.
Po sikur te te thosha se kam 50 mije leke borxh a do te me besoje i thashe sakaq, dhe i dhashe shprehjes nje fytyre karagjoze. Nuk tallem tha ajo.
Nuk tallesh per cfare.
Po flas seriozisht, cfare do te me thoshe- insistoi te merrte vesh pergjigjen. Une u ngrita nga karrigia dhe iu afrova. Ajo mi kishte ngulur syte e lengezuar, dhe me shikonte ne nje menyre qe sdo ta harroj tere jeten. U perkula, dhe e putha, lehte. Nje tjeter renkim i lehte qe me beri te rrenqethem u degjua. Ajo afroi buzet e fryra tek veshi im dhe peshperit:- E dua tani, e dua te terin. Trupat atne u perplasen forte, dhe te dy humben brenda vetveteve. Si dy qenie krejt te huaja duart tona kullotnin butesite e njeri tjetrit, dhe luanin valle pagane, mbi hapesirat e turpshme te trupave tane, per te ndjelle epshet e fjetura. Ndieja nxehtesine e trupit te saj dhe zgjithja te gjithe demonet e shpirtit tim. E shikoja se si regetinte ai gjoksi i saj nen dallgezimet e trupit tim, dhe ndihesha edhe me i fuqishem, edhe me i dehur. Ajo e dinte sec donte, dhe une e dija sec duhej te jepja. Mes lekundjesh dhe ofshamash, ku kafshimet e papermbajtuar ia lane vendin gjakosjeve, ku shtrengimet nuk njohin limite, ku kufinjte jane te paimagjinueshem, ku terbimi eshte i vetmi akt i arsyeshem, ku zelli per te dhene dhe per te marre nuk njeh fund, derdhjet behen shtatanike. U permbytem , dhe si pakuptuar kishim shperthyer te dy ne lote. Asnjehere nuk e kam perjetur aq shume nje akt seksual. Ne te vertete ai nuk ishte akt seksual, ai ishte pallim i shumefisht. U palluan trupat, dhe shpirtrat. Ishte nje betej pa fund, ku asnjeri nuk donte te dorezohej i pari, ku sfidat buronin nga syte, ku marramendjet jane burim forcash.
Te nesermen ne mengjes nuk ishte aty. Me kishte lene nje pusull ku me shkruante se kishte ikur nga te sajet, dhe se do te kthehej pas dy muajsh. Ne dhome kishin ngelur vetem aromat e djeshme, por atyre tani po u shtohej edhe malli im per te. Po si keshtu kishte ikur pa me thene gje. Shishja e konjakut ishte pothuajse bosh. Ktheva ate qe kishte ngelur, dhe nisja te kullosja aromen e saj neper hapesirat e dhomes. Nuk e hapa dritaren. Nuk doja qe ato te arratiseshin, ne ate ajrin e ftohte te tetorit. Ajo do te kthehej ne dhjetor, dhe une vendosa te mos e hap dritaren deri atehere. Do te kthehej kur vjeshta te kishte mbaruar. Ne vjesht njerezit vdesin, me pati thene dije, ndersa une i pata thene se nuk me pelqejne ndarjet. Sec mu krijua nje parandjenje e keqe ne shpirt. U ndjeva ligsht.
U ula prane dritares dhe e prita ashtu i ulur tere diten me shpresen se do te kthehej. Po ajo nuk erdhi. Nuk erdhi as te nesermen, as pas nje jave, as pas nje muaji, as kur vjeshta kishte mbaruar, as njehere. Ne vjeshte duhemi shume me pati thene dikur, dhe iku pa me thene se ku. E dinte se mua sme pelqenin ndarjet.


Enderra

Kishte me se gjysem ore qe punonte ne ate zgiqen e ngushte te asaj dhome te vjeter, dhe e kuptoi se kishin filluar ti mpiheshin kembet nga te qendruarit ne bisht per aq gjate vetem kur levizi pakez te merrte cekicin. Ne ate moment, sa hap e mbyll syte, ciraku i tij , nje irlandez fytyre kuq qe i qendronte gjithmone nga pas shpine u tregua i gatshem tia afronte ate ustait. Irlandezi ishte nje cunak imcak rreth te 19-ve. Ishte gjithmone i heshtur, dhe vec syve te vegjel qe leviznin me gjalleri ne ate fytyren e gjate, gjithcka tjeter te jepte pershtypjen e dickaje te fjetur. Ai rreshkiste neper hapesirat e dhomes pa bere as me te voglen zhurme, si te ishte nje hije, per tu gjendur gjithmone pas shpines se ustait te tij. Ky i fundit, nje njeri babaxhan dhe trupmadh ishte trembur jo pak here kur i befasuar kishte vene re se si irlandezi levizte pa u vene re dhe i dilte aty ku ketij nuk ja priste mendja. Kishte me se gjysem ore qe mendonte se ishte vetem ne dhome, dhe ja ku ky i kishte kercyer si shpirt i keq mu perpara hundes dhe i kishte ngrire gjakun. Po ky nga mbiu ketu mendoi me vete dhe iu drejtua djaloshit qe sa kaq i kishte zgjatur cekicin. Po ti nga dole ketu? Ke shume qe ke ardhur? Kam nja nje gjysem ore tha cunaku dhe i uli syte poshte per te shmangur veshtrimin e ustait te tij. Gjysem ore qe ciraku kishte qene ne dhome dhe ai as qe kishte degjuar as edhe nje krak. Me siguri qe mund te kishte folur edhe me vete duke menduar se ishte vetem ne dhome, dhe cunaku patjeter qe do ta kishte degjuar. Ne dhome ra perseri heshtja dhe ustai iu pervesh serish punes si me pare. Nuk kishin kaluar as edhe dhjete minuta dhe ai pothuaj e kishte harruar fare prezencen e cunakut. Por ja qe zeri i tij e solli perseri ne vete. E di qe te pashe dje ne enderr foli djaloshi dhe i hodhi nje veshtrim te shpejte dhomes sikur donte te gllaberonte te gjithcka qe ishte aty ne nje sekonde, pastaj iu drodh trupi ne nje menyre te frikshme. Ustai qe vazhdonte te punonte me fytyren nga muri, as qe e pa te dridhuren e tij. Edhe pse beri habi qe ky i fundit kishte filluar nje bisede, (gje qe ndodhte shume rralle) ai nuk e nderpreu punen. Nje enderr! Po si ishte, u degjua zeri i ustait. Po ja ne ishim duke punuar ne nje dhome si kjo dhe ti po suvatoje nje qoshe muri si tani, me kurrizin kthyer nga une. Une te qendroja pas shpine dhe te jepja veglat qe ti me kerkoje. Pastaj ti me kerkove cekicin dhe zgjate doren drejt meje pa e kthyer koken nga une. Une nisa te mbaja cekicin ne dore, por nuk po ta jepja. Nuk e di pse mu kujtua im ate ne ato caste. Pastaj ti ma kerkove ate perseri dhe prape nuk e ktheve koken nga une. Dhe une prape nuk ta dhashe. Nderkohe ustai e kishte nderprere punen dhe kishte filluar te degjonte me vemendje enderren, me syte e fiksuar ne murin e sapo suvatuar, ndersa zeri i cirakut qe i vinte nga pas shpines ishte bere me i ankthshem. Pastaj ti ma kerkove cekicin per te treten here, dhe kesaj rradhe me ze te forte, por une as vete nuk e di pse e kisha shtrenguar ne dore, dhe isha i vendosur qe te mos ta jepja. Atehere, ti nuk durove me, por ktheve koken i zemeruar nga une dhe ne ate cast une te godita me sa me hante krahu. Ja ketu ne mes te ballit, u degjua zeri i tij qe tani kishte filluar te dridhej ndersa nga buza e poshtme i varej nje cope jarge. Trupi i ustait qe gjate gjithe kesaj kohe kishte qendruar me fytyre nga muri u drodh, dhe ashtu rrufeshem ai ktheu koken nga ciraku qe mbante ne dore cekicin dhe qe kishte fiksuar ne ballin e tij gishtin tregues. E do cekicin u degjua zeri i cirakut, ndersa tani syte e tij te vegjel nuk leviznin me si me pare, por ishin ngulur mbi fytyren e ustait e cila ishte mbuluar nga djerset. Jo tha ustai dhe ne menyre te pavetedijshme e zgjati doren te merrte cekicin. Ishte frikesuar keq. Po pastaj, tha ai per te thyer heshtjen disa sekondeshe qe ishte vendosur, po pastaj cndodhi ne nederr. Pastaj une ta preva koken me sharre dhe ta mbulova trupin me llac, qe te mos te te gjente askush. Oh sa gjak qe po te dilte. Po pate pare gjak ne enderr kjo do te thote qe enderra eshte lare, tha ustai dhe nje e qeshur e sforcuar i doli nga fyti. Ok iu drejtua ai cirakut. Tani shko e na bej ndonje caj, e boll me enderra se na doli shpirti ne pune, tha ustai dhe i rrahu shpatullat djaloshit.

Per here te pare qe nga koha qe ata kishin punuar bashke ai ia degjoi hapat e lehte qe zbriten shkallet dhe nuk e kuptoi pse iu kujtua i biri, dhe nuk e mori vesh pse i erdhi keq per te. Iu mbushen syte me lote dhe si pa e kuptuar qendroi ne mes te dhomes per te pare cepin e murit qe po suvatonte. Fshiu syte qe i kishin lengezuar pa shkak dhe u perpoq te sillte ne mendje fytyren e cirakut. E kuptoi se djaloshi kishte kohe qe ndjehej vetem.

Ciraku zbriti shkujdesur shkallet dhe iu drejtua kuzhines. Perhere te pare ne jeten e tij teksa ishte duke pergatitur cajin ndjeu mall per dike, per here te pare donte te bertiste fort, aq fort sa ta degjonin te gjithe, bile edhe ai ustai, qe aq shume i ngjante te atit. Ai i hodhi nje curril qumesht cajit, dhe aty per aty iu kujtua nje tjeter enderr qe kishte pare dy dite me pare, dhe qe vendosi tia tregonte atij kur ti jepte cajin.

Hapat kerciten serish dhe ustait serish iu mbushen syte me lote. E ndiente qe ai po vinte. Ne dore i kishte ngelur cekici, ndersa ajo enderra e frikshme qe sapo kishte degjuar nuk i hiqej nga mendja. Sakaq dera u hap dhe ai me sa ti hante dora e goditi tamam aty ku pak minuta me pari ai kishte fiksuar gishtin e tij tregues. Trupi i cirakut u perplase me force ne dyshemene e dhomes. Vdiq, tha ustai dhe u drejtua ne cepin e dhomes qe ishte duke suvatuar. Me te vertete qe ai vend kishte qene vendi me i pershatshen per ta murosur. Kishte me se 28 vjet qe e priste ate moment, dhe tani i ishte dhene mundesia. Per 28 vjet e kishte fshehur ne gji nje enderr te tmerrshme , dhe ja, tani qe trupi i cirakut i qendronte i shtrire pa jete tek kembet, kishte ardhur koha qe enderra e tij te behej realitet. Ia mbeshteti trupin pas murit dhe me duart qe i dridheshin filloi ta muroste. Tani ajo cope muri nuk do te ishte thjeshte nje cope muri, mendoi, tani ajo cope muri do te mbante brenda enderren e tij 28 vjecare.


Muri i Berlinit

Trokitjet vertikale
zgjojne te vdekurit, por edhe kujtimet
Ne kine trokitjet vertikale
Rezonojne me rekimet
e murit te madh
Te vdekurit ne kine nuk flene
Nen hison e renkimeve ata vallezojne rreth murit

Pasataj....

Pastaj erdhi vjeshta
Frymarrjet e zverdhura perenduan mbi toke
Bashke me to perenduan dhe enderrat
Duhet te kete nje vrime te madhe ne fund te jetes
Ndryshe ditet skane si rrjedhin kaq shpejt


Eveniment

Tigani qe nxin mbi stuf
Mijra kilometra vetmi
Monologu i mengjesit
Dremitjet e drekes
Enderrat e darkes
Dhe perseri e perseri
Po ku dreqin i kam lene so corapet???

Thelbi

Te vertetat e vogla nuk duam ti besojme
Te medhate na duken te huaja
Qenia jargavitet mes tyre pa ditur nga rrjedh
Thelbi gjithsesi nuk duhet te ndryshoj
Ne lodhim koken dhe pyesim vetvetet
"Te jete gozde valle"???

E gjitha e verdhe

Arsyeja idiote qe me shtyn te shkruaj pjesen e meposhtme eshte nje kaprico e qenies sime e cila duke pasur nje arsye te nje karakteri te tille e meriton te jete subjekt i ......

Po ne fund te fundit crendesi kane te tera keto?
Kjo qe po shkruaj me erdhi ne mend korrikun e vitit 1367, pikerisht ne ate kohe kur punoja si cirak te nje filozof arberesh. Filozofi ishte rreth te 45-ve dhe si te gjithe filozofet fliste me vete. Une sbeja gje tjeter vec e degjoja dhe habitesha nga rrjedha e mendimeve te tija te cilat nganjehere ishin aq te thella sa te them te drejten nuk mund ti ndiqja. Detyrat e mia nuk kishin asnje ndryshim me ato te nje ciraku. Keshtu edhe pse jetoja me nje filozof si cdo cirak me duhej te mbaja paster shtepine, te gatuaja per tim zot, dhe te mbaja shtepine ngrohte. Njehere ne muaj me duhej ti rpisja floket, ta rruaja dhe te pastroja dhomen e punes. Te them te drejten beja nje jete te qete dhe ishe i kenaqur me tim zote. Edhe pse nuk ishte njeri i pasur ai me tarjtonte mire. Keshtu te premteve hanim mish derri dhe pinim vere te kuqe qe une e blija per disa metelike ne pazarin e gushekuqes. Kuptohet qe gjate javes hanim ose ashure, ose oshraf sipas rastit. Edhe rrobat mi blinte ai. Kisha nje kostum shajaku i cili me mbante grohte dhe nje kapele lekure te cilen ma kishte dhuruar po ai vete. Sa per te brendshmet ato i blija me parat e mija. Te shtunave dhe te djelave filozofi me merrte me vete ne panairet e krahines. Aty me jepej mundesia te pija vere falas dhe te shihja edhe vashat e reja. Ishte gje e bukur te jetoje me filozofin.

Doktor Mesini lexoi edhe njehere intervisten e pare e te semurit te dhomes 107 dhe u cudit. Nuk e kuptoi pse kolegu i tij e kishte lene pergjysem por ju duk nje rast shume interesant. Vendosi ti hidhte nje sy tjeter karteles se pacienti dhe pasi perveshi buzet nisi te lexoi me vete:

Martin Deti, 24 vjec, mashkull, i pamartuar, mekanik.

Me germa me te vogla ishin shenuar shenjat e semundjes.
Pacienti beson se eshte 800 vjec dhe se ka njohur disa nga figurat me te shquara te artit dhe kultures boterore. Ai pretendon te jete banor i qytetit te verdhe por nuk jep asnje hollesi gjeografike apo ndonje adrese te sakte ne lidhje me vendbanimin e tij.

Mendohet te vuaj nga skicofrenia, por azgje nuk mund te thuhet me siguri deri tani.
Mjekimi: Diazepan dhe valium.

Mesinit iu duk shume interesant ky rast dhe vendosi ta merrte per siper pacienti e dhomes 107. Pasi mori ne telefon kolegun e tij , zeri i te cilit erdhi i fjetur nga ana tjeter e receptorit ai i kerkoi qe tia kalonte atij 107.
Nje e qeshur e zgjatur u degjua nga ana tjeter dhe pas nje thenie latine kuptimi i te ciles ishte pak a shume (botet jane te perziera) ai pranoi qe mesini te merrte persiper 107-en.
Ne korridorin e godines se verdhe u degjuan hapat e doktorr Mesinit i cili pertueshem ishte nisur te bente inspektimin e darkes.
Godina e ngurte ishte nje ndertese e vjeter e ndertuar ne periferi te qytetit maje nje kodre ullinjsh dhe nuk ndodhej me shume se 200 metra larg bregut te detit. Nga larg ajo te krijonte pershtrypjen e ndonje institucioni fetar por ne te vertete ishte nje spitial psiqiatrik i cili kishte qene me pare prone e nje doktorri austriak i cili ishte zhdukur nje mbremje dhjetori pa lene asnje shenje. Meqense doktorri nuk kishte lene asnje njeri ne kete bote spitali iu besua per menaxhim nje shoqate bamiresie . Edhe pse prefektura paguante nje sasi te ardhurash per mbajtjen hapur te spitalit, pjesa me e madhe e tyre sigurohej nga donacionet e biznesmeneve, apo figurave politike te asaj treve.
Doktor Mesini ndjeu nje dhimbje te lehte stomaku dhe u perpoq te gogesinte. Nga syte i dolen lote ndersa ne goje ju krijua nje shije e keqe nga ajo perpjkja e sforcuar per te gogesire. Ne kete kohe ne fund te korridorit u degjuan disa peshperima dhe pastaj u pane dy hije te leviznin me nxitim sikur donin ti shpetonin veshtrimit te tij.
Drita e shuar e neonit qe ndodhej disi larg nga fundi i asaj pjese qorre te korridorit te lyer me nje boje te erret e pengoi Mesinin te dallonte fytyrat e hijeve, dhe keshtu u kenaq me shpjegimin e hamendjes se duhet te kishin qene infermieret e turnit.
Pasi mendoi se e kishte bere inspektimin e darkes ai mori te kthehej per nga zura e tij dhe te dremiste pak , pasi nata dukej se od te ishte e qete, por pikerisht ne kete kohe ai degjoi tzera te vinin nga dhoma 107 ku gjendej edhe pacienti i ri. Mesini u afrua ne maje te gishtave , hapi dritaren e vogel, dhe pa Martinin i cili i drejtohej nje personi imagjinar dhe dukej se e pyeste per dicka. Ai nuk arriti te kuptonte azgje nga ato qe pacienti ishte duke folur pai ky i fundit fliste me ze shume te ulet, por vuri re se si Martini nisi ti jepte lamtumiren qenies imagjinare, dhe teksa tundete doren nga dritarja peshperiti me nje gjysme thirrje" Lamtumire mjeshter, lamtumire mjeshter".
Martini u soll edhe pak neper dhome, dhe pastaj ra te flere, ndersa ne fytyre i lexohej nje shprehje kenaqesie.
Mesini hyri nxitimthi ne zyre, hapi dosjen e pacientit dhe shenoi me germa te medha. Natyre ALUCINATIVE.
Hodhi pak kafe qe ishte pothuajse ftohur fare , dhe u shtri ne krevatin portativ atje ne katin e trete te godines se verdhe, pikerisht poshte dhomes 107, ku frymonte njeriu qe besonte se kishte rrojtur 800 vjet.
Te nesermen qe pa gdhire mesini kerkoi nje informacion te gjere per rethanat e shtrimit te pacientit, dhe e vendosi dosjen 107 te paren ne listen e te intervistuarve.
Ne oren 10 e gjysem pas ushqimit te semuret e sapo shtruar i nenshtroheshin intervistave, dhe pastaj lejoheshin te dillnin ne oborrin e spitalit, ku pothuajse kalonin pjesen me te madhe te dites. Gjate kesaj kohe Mesini kishte marre nje informacion jo te vogel per me te riun e godines se verdhe, dhe ashtu si i babzitur e kishte lexuar per te treten here. Ajo qe me shume i kishte bere pershtypje doktorit ishte fakti se i riu nuk kishte asnje te aferm, dhe se te dhenat e tij nuk figuronin ne gjendjen civile te qytetit. Mesiguri do te jete ndonje i ikur i cili ka perfundur rastesisht ne qytetin Kucerrit mendoi ose ndryshe skishte se si. Vetem keshtu mund te shpjegohej fakti i gjetjes se tij buze detit ne nje gjendje te mjerushme, nga marinaret e portit te cilet kishin pohuar se u fliste me nje gjuhe te cuditshme nga e cila nuk kishin arritur te kuptonin azgje. Spitali e kishte marre ne dorezim te semurin dhe kishte lajmeruar policine per te humburin ne menyre qe kjo te binte ne kontakt me te afermit e tij, por edhe pse kishin kaluar 48 ore askush nuk ishte bere i gjalle. Mesini pa oren per te treten here dhe pasi i beri nje prove diktofonit kerkoi qe ti sillnin ne dhome pacientin e dhomes 107.
Dhomave e intervistave ishte nje dhome relativisht e vogel dhe e ndricuar shume mire. Ne mes te saj qendronte nje kolltuk portativ lekure ku zakonisht ulej pacienti. Ne sfond ishte nje muzik e lehte, ndersa te gjitha qoshet e dhomes ishin vendozur vazo me lule natyrale. Mesini u soll serish neper dhome, dhe pasi u hodhi edhe nje sy pyetjeve, u ul pas tryezes se drunjte. Martini hyri ne dhomen e vogel i shoqeruar nga nje infermier, dhe pasi u ul ne vendin qe e drejtuan, ia nguli syte doktorit dhe mori nje pamje habie e pikellimi sikur befas ti kishte ndodhur dicka e paparashikueshme. Imzot Idriti arriti ai te shqiptonte dhe beri te ngrihej per tu pershendetur me doktorin. Pacient ju lutem uluni tha doktori. Nuk me mbani mend u degjua zeri i tij serish, por kesaj here ai kishte me teper tone keqardhjeje se sa habie. Ah te kuptoj i dashur. Kane kaluar se paku 470 vjet qe nuk jemi pare e pas kaq kohesh nuk ka se si te me mbash mend. Po ska gje se une do te bej ceshte e mundur per te ta freskuar kujtesen. Ashtu po pse jo tha doktori. Pa me thini kush jeni dhe nga vini se mbase edhe me kujtoheni. Une jam Martin Deti, a me mbani mend i shtrenjti im. Jemi pare bashke ne pallatin e Sovranit te gurit te bardhe, ku une shoqeroja tim zot ne nje nga ato darkat madheshtore qe Sovrani shtronte per nder te piktorit Roman Kersimo.Ahhh po po tani po me kujtoheni tha doktorri dhe dicka shenoi ne ate bllokun e tij te trashe te veshur me lekure te zeze. Po nga keni humbur tere keto kohe, nga keni bredhur keshtu, dhe ce mire ju solli ketyre aneve pyeti doktori serish, dhe u perpoq qe tia afronte diktofonin te semurit ne nje menyre qe ky mos ta vinte re.
Njerzit tuaj imzot Idriti me gjeten buze detit ku fati me hodhi fatmiresisht. Them fatmiresisht, pasi une isha i vetmi qe mbeti gjalle nga furtuna e djeshme. Anija ku udhetoja u mbyt disa milje larg bregut te gemushave. Furtuna na zuri ne mes te detit te zambakeve, dhe na shkaktoi demtime te renda. U perpoqem te vazhdonim lundrimin tone dhe ashtu me dhembe e me thonje ja dolem edhe per disa milje, por ja qe demtimet ishin te medhaja. Aty nja 35 milje larg nga bregu i zambakeve anija nisi te fundosej dhe secili u hodh per te shpetuar koken. Nuk e di se sa gjate qendrova ne mes te detit, por kur u permenda u gjenda ne mes te panjohurve te cilet dicka me thoshin ne nje gjuhe te huaj.
Po spe ata nuk flisnin gjuhen time, pyeti Mesini i cili gjate gjithe kesaj kohe kishte degjuar i heshtur te semurin, pa harruar te mbante shenimet e duhura ne bllokun e zi.
Jo mik i shtrenjte ishte nje gjuhe i huaj per veshte e per zemren time.
Ajo qe me shqeteson or mik eshte fati i te tjereve qe mbase edhe tani mund te jene ne mes te detit me shprese se mos ndonje karavele mund te kaloj aty pari per tu shpetuar jeten.
Martin, shume i dashur miku im, a mund te me thuash se ne cfare viti jemi.
Po si jo tha martini i cili pa u menduar fare pohoi " Jemi ne vitin e Ujkut".
Mesini perseri shenoi dicka dhe pasi ia nguli veshtrimin hetues Martinit tha me ze te larte. Anijet ne kerkim te te humburve do te nisin menjehere. Une personalisht do te dergoj njerzit e mi dhe nje nga anijet me te shpejta per te kerkuar te humburit. Martini sikur u qetesua, dhe nje tik nervor e goditi ne te qinden e sekondes, duke bere nje nga syte e tij te mbyllej, si dhe cepin e buzes te shtremberohej pakez. Doktori serish shenoi dicka dhe pasi u pershendet me pacientin sikur te ishin miq qe njiheshin prej vitesh iu drejtua infermierit. Te lutem shoqeroje mikun tim ne kopshtin e palltit dhe bej ceshte e mundur per te kenaqur deshirat e te shtrenjtit Martin. Pastaj me nje te qeshur te embel iu drejtua Martinit. Me vjen keq qe nuk mund tju shoqeroj personalisht, por disa ceshtje qe kane te bejne me me qeverisjen e pallatit do te na mbajne larg per disa ore, shpresoj te shihemi mbasdite. Deri atehere clodhuni dhe rehatohuni.
Pacienti doli nga zyra duke ju perkulur me nderime doktorit, dhe vazhdoi me nje te ecur krenare ne korridorin e spitalit duke ju drejtuar kopshtit te spitalit.
Mesini beri je puthje te gjate apollogjike ne hapesiren e dhomes.
Idrit, Idrit belbezoi Mesini me vete per te disaten here dhe nuk arriti ta kuptonte pse ju duk i njohur ky emer. I hodhi edhe nje sy shenimeve teksa iu drejtua zyres, dhe pasi kerkoi qe te mos e shqetesonin vendosi te degjonte intervisten qe sapo i kishte marre Martinit.
Mbylli mire deren, mbushi nje filxhan kafe nga ibriku i aluminte, u rehatua ne kolltukun e tij dhe pasi u mbush thelle me fryme shtypi butonin play te diktofonit. Priti disa sekonda, por cuditerisht nuk po arrinte te degjonte azgje. Te vetmet tinguj qe po i kapte zeri ishte frymarrja e dikujt qe dukej se kishte qendruar shume prane diktofonit. E kaloi pak me shpejt shiritin por perseri asnje tingull. Nuk mund ta besonte kete qe ishte duke i ndodhur. Nga 35 minuta interviste nuk kishte arrirur te rregjistronte azgje tjeter vec nje frymarrje te crregullt qe nuk dihej se e kujt mund te ishte. Kjo eshte cmenduri. Shtrengoi dhembet fort nga inati, dhe i instiktivisht i qelloi me grusht tavolines. Kjo ishte gjeja me e cuditshme qe i kishte ndodhur qe nga koha qe kishte filluar pune ne Spitalin Psiqiatrik. Diktofoni ishte ne rregull, ndryshe nuk kishte se si te kishte rregjistruar ate frymarrje idiote, prej azmatiku. Po fjalet, fjalet ku kishin humbur.
U ngrit vrrullshem nga kolltuku, dhe nxitimthi iu drejtua kopshtit te spitalit, pa e ditur as vete se cfare po shkonte te bente. Martini ishte ulur i vetem diku poshte nje peme dhe me syte e ngulur ne diku ne hapesiren perballe tij bisedonte me personin imagjinar. Mesini u afrua me hapa te vegjel drejt tij, edhe pse nuk ishte i sigurte se nese do te ishte me mire te vrojtontete nga larg sjelljen e pacientit. Perkuli trupin perpara drejt Martinit, ndersa dora e majte levizi ne nje menyre krejt te cuditshme por fare te lirshme, duke sajuar keshtu nje pershendetje e cila ju duke se instiktivisht i kerceu nga memorja. Nuk pati kohe te mendohej per vogelsira te ketilla, dhe duke u perpjekur te tregohej sa me i lirshem i kerkoi falje Martinit qe po i nderpriste biseden me zoterin e panjohur. Martini ia ktheu pershendetjen ne te njeten menyre, dhe pasi i buzeqeshi ne shenje kortezie, e prezantoi Mesinin me mikun e tij imagjinar, piktorin Arberesh Migan dhe e ftoi tu bente shoqeri.

Migani u

viti 1450
----------
Migani ishte shtrire sa gjate e gjere ne veranden e kulles se mimozave dhe ishte duke shijuar puhizen fresket qe buiste nga mali perballe. Kishte fjetur pothuajse gjithe mbasditen dhe tani qe mbremja kishte filluar te buronte nga pylli i dushqeve e kuptoi se duhej te punonte pakez. Ne kanen e argjende nuk kishe ngelur as edhe nje pike vere,dersa tavolina e lisit vazhdonte te ishte e mbushur me mbeturinat e darkes se djeshme.
Mori fryme thelle , dhe ferkoi fytyren e lodhur me duart e eshtake sikur donte te hiqte prej saj plogeshtine , qe i kishte lene shenje ne cdo pore te lekures. Skllavja e bukur Kesrine kishte ardhur prane te zotit dhe pasi kishte lene nje kane plot me vere ishte larguar pa u ndjere. Hodhi nje gerrmuaz te madhe vere per te shuar etjen qe ja kishte zhuritur gojen dhe pasi fshiu me mengen e kemishes se lirte mjekren e dendur vendosi tia fillonte punes.
Per mese tre muaj Migani ishte mik i filozofit Mares. Ky i fundit qe ia vlersonte mikut te tij si zgjuarsin por edhe talentin e kishte ftuar ne kullen e tij. Gjate qendrimit te tij atje Migani kishte patur rastin te njihte te bukuren e Kucerrit, Alhamen e cila ishte nje pesembedhjet vjecare e marre, me nje bukuri qe ska fjale te pershkruhet dhe bij sovrani. Migani e kishte mbajtur per brenda shokun qe kishte pesuar nga bukuria e saj derisa nje dite Maresi i pat folur mikut per ndjenjen e paster qe ushqente per Alhamen dhe i kishte kerkuar qe ky te bente nje portret te saj dhe tia dhuronte atij. Per tre muaj piktori kishte derdhur gjithe talentin e tij mbi kete portret engjellor qe dukej aq vertete sa te bente te bije ne dashuri kur e shikoje. Tani qe portretit po vinte fundi Migani kishte filluar te ndiente nje deshire keqardhje . I dukej tani qe po e mbaronte ajo nuk do te ishte me e tija. Ajo do ti perkiste per jete Maresit e ai nuk donte te ndahej nga portreti. Nga portreti?
Nganjehere i vinte turp nga vetja per natyren e tij egoiste, dhe per tradhetine qe po i bente shokut duke menduar ne nje menyre te tille, e nganjehere nuk ndjente azgje vec urrejte per Maresin.
Edhe mundte ndryshoj.
E gjitha e verdhe.
E pse, e gjitha e verdhe- e pyeti Migani veten per te disaten here dhe pasi ngjeu penelin ne te verdhen e ndezur qe kishte perpara, terhoqi terthorazi portretit te Alhames nje vije te verdhe duke mos pritur te merrte pergjigjen e pyetjes se lodhur. Ja ku kishte hequr vije te verdhe qe nuk kishte asnje lidhje me asnje kontur te pikturuar me pare nga Ai. Ishte nje e verdhe e hidhet, nje e verdhe e lodhur shume e afert me ate te diellit. Ajo krijonte nje kontrast te forte me te zezen e flokeve dhe me te kalterten e syve, dhe pothuajse nuk kombinonte me asnje nga ngjyrat e perdorura me pare nga piktori. Migani u lurgua disa hapa mbrapa, dhe pasi e pa me kureshtje portretin shtoi edhe nje tjeter kontur te trashe te verdhe, por kesaj here mes per mes fytyres se Alhames. Nje e qeshur e forte i buciti nga gjoksi dhe syte iu ndezen. Ai e ngjeu penelin perseri me te verdhe per te treten here, e pastaj per te katerten e keshtu me radhe deri sa nga ai qe me pare ishte portreti i Alhames ngeli nje njolle e madhe e verdhe, e verdhe, e verdhe, e verdhe, e gjitha e verdhe.
....................................................................................

E gjitha e verdhe dhe dikush duhej te vdiste-vazhdoi qete Martini ndersa vazhdoi te ecte me hapa te vogla ne kopshtin e spitalit. Tingellon paksa absurde fakti se jeta e dikujt mund te vendoset nga njgjyrat, por ja qe kjo nuk eshte aspak apsurde per ate qe i shikon gjerat nga kendi tjeter. Cdo gje eshte nje arsye e mire per te vdekur. Duke filluar qe nga zinxhiri i pantallonave, puplat e jatekut, shkeljet e syrit dhe trikot e zeza te blera apo te dhuruara, te gjitha jane arsye per te vdekur ashtu sic te gjitha mund te jene arsye per te jetuar. Ti duhet te qendrosh largpames, dhe te besh zgjedhjen e duhur, ne kohen e caktuar. Cdo zgjithje te hedh ne kordinata te ndryshme te fatit, derisa nje dite takohesh me Petreskun i cili zbaton ate qe ti ke paracaktuar vete me zgjithjen qe ke bere Ja Migami zgjodhi ngjyren e verdhe dhe ndodhi ajo qe ndodhi.....
Martini qeshi ne menyre djallezore, ndersa Doktor mesini qe deri tani kishte degjuar pa ze rrefimin e tij, kishte ngelur i shtangur, pa mundur te merrte asnj gje shenim. Martini qeshi perseri, dhe pa u ndier rreshkiti ne drejtim te nje stoli qe ndodhej ne te majte te tyr jo shume larg nje shatervani te vogel. Ai i beri vend prane tij njeriut imagjinar qe vazhdonte ta quante Migan, dhe pasi u ul edhe vete ia nguli veshtrimin djallezor Mesinit. Doktori u kujtua se historia kishte ngelur pergjysem, dhe duke dashur te degjonte fundin e historise i cili do ta ndihmonte ne hetimin qe ai po bente ne lidhje me sjelljen e pacientit i kerkoi Martinit qe ky ti tregonte se cfare i kishte ndodhur Miganit.
Po ju mund ta pyesni vete Miganin iu pergjigj sa kaq Martini syte e te cilit shkel;qyen nga nje kenaqesi e pakuptueshme, ndersa dora u drejtua nga ana e majte e stolit ku ai pretendonte te ishte ulur piktori. Mesini qendroi i shtangur per pak, dhe sakaq beri te ikte.
Ti nuk arrine ta shikosh Miganin tha Martini, ndersa Mesini shtangu sa kaq aty ne mes te kopshtit me lule te verdha te spitalit. Nuk e kishte pritur kete.....
Edhe mund tju duket e cuditshme, por ja qe shume gjera
te vogla, si filxhani i palare i kafes mbi tavolinen e punes, apo macja e komshiut e gjera te tjera te tjera si keto mund te ndryshojne jeten tuaj.
Profesor Kilera qendroi ne mes te klases dhe pasi priti qe studentet te mbaronin se shkruari filloi te diktonte serish leksionin e asaj dite qe titullohej " Paranoja dhe kompleksitetet konvergjuese". Po pra tha ai serish jane gjera kaq te vogla qe shkatojne pasoja te medha ne j


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.