Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pse te flasesh keq per nje femer? A nuk mjafton te thuash qe ajo eshte nje femer?
--- Carcinus

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Neser zgjedhje ne Maqedoni
Postuar nga: Albo

Lajme Tension dhe frikė nė ditėn e zgjedhjes sė Parlamentit maqedonas. Konflikte mes shqiptarėve e maqedonasve, por edhe mes vetė shqiptarėve e bėjnė situatėn akoma mė tė nderė


MAQEDONI, zgjedhjet sfidė me tė panjohura
Rreziqet nga destabilizimi zgjedhor i IJRM nga qeveria aktuale maqedonase janė tejet tė larta, qytetarėt e kėtij vendi mbajnė shpresė se falė prezencės sė konsiderueshme ndėrkombėtare nuk do tė ndodhė realizimi i skenarėve ballkanas tė destabilizimeve elektorale dhe se zgjedhjet e 15 shtatorit do tė kenė epilogun paqėsor the demokratik


Rufi Osmani

Fushata elektorale qė tashmė hyn nė pėrfundimin e saj rihapi edhe njė here "Kutinė e Pandorės", nė kėtė shtet me njė ekuilibėr tė thyeshėm tė brendshėm, duke e ballafaquar edhe njė herė me sfidat mė serioze ekzistenciale tė perspektivės. Konflikti i armatosur i vitit tė kaluar bėri njė thyerje tė madhe historike nė transformimin e imazhit tė vėrtetė tė kėtij vendi duke kontestuar suksesshmėrinė e proklamuar tė modelit multietnik mė tė suksesshėm nė Europėn Juglindore, nėpėrmjet shndėrrimit tė kėtij vendi nė njė zonė me potencial destabilizues brengosės nė pėrmasa lokale dhe rajonale.

Politizimi i skajshėm gjatė fushatės politike verifikoi edhe njėherė tė vėrtetėn e ditur se pėr Marrėveshjen e Ohrit mungon konsensusi i brendshėm nė palėn politike sllave si palė mė pėrgjegjėse dhe ripėrėsiti papėrgjegjėsinė dhe naivitetin politik tė palės shqiptare, nė kontekstin e tė kuptuarit tė vlefshmėrisė sė kėsaj marrėveshje si akt i kryer qė gjoja do tė zbatohet nė praktikė nė bazė tė inercionit politik.

Cilat ishin karakteristikat dalluese tė fushatės elektorale
Fushta elektorale nė tėrėsi u zhvillua nė kuadėr tė dy taboreve politike etnikisht tė ndara nė kuadėr tė bashkėsisė maqedonase dhe asaj shqiptare. Njė ndarje e kėtillė elektorale reflekton mė sė miri ndarjen e thellė nė dy nėnsisteme tėrėsisht paralele politike dhe etnike, tė cilat formalisht komunikojnė vetėm nė kuadėr tė institucioneve tė shtetit duke qenė reciprocikisht tė pėrjashtuar nė kuadėr tė komunikimit civil tė tė gjithė spektrit.

Njė ndarje e skajshme e kėsaj natyre ėshtė nė tėrėsi nė kundėrshtim me parimet bazė tė Marrėveshjes sė Paqes, parime kėto qė mesazhojnė ndėrprerjen e armiqėsive ndėretnike, ripajtimin ndėretnik dhe integrimin institucional tė dy bashkėsive mė tė mėdha etnike nė kuadėr tė institucioneve lokale dhe Euro-Atlantike.

Nė kampin politik sllavomaqedonas temė kyēe rreth tė cilės zhvillohet debati politik pozitė-opozitė ėshtė lufta e vitit tė kaluar. Qeveria aktuale politike e identifikuar me VMRO-nė e z.Georgievski, luftėn e vitit tė kaluar vazhdon ta kualifikojė si komplot dhe agresion tė importuar nga Kosova dhe tė pėrkrahur nga qarqet mė tė rėndėsishme perėndimore.

Krahas akuzave tė mėsipėrme Don Kishoti politik maqedonas alias kryeministri Georgievski, vazhdon me kualifikimet mė denigruese pėr pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar dhe nė veēanti pėr luftėn e UĒK-sė duke e cilėsuar ate si luftė terroriste me objektiv krijimin e alibisė politike pėr rishikimin dhe anullimin e Marrėveshjes sė Ohrit nėse fiton mandatin e ardhshėm qeverisės.

Opozita maqedonase e strukturuar politikisht rreth LSDM-sė sė z.Cervenkoski ka qėndrim mė tė matur verbal nė raport me Marrėveshjen e Ohrit, mirėpo duke u shprehur nė parim kundėr pjesėmarrjes sė drejtpėrdrejtė tė BDI-sė sė Ali Ahmetit nė qeverinė e ardhshme realisht ekuilibrohet me opsionin politik tė kryeministrit aktual maqedonas.

Pozicionimet tepėr negative tė spektrit kryesor politik maqedonas nė lidhje me rolin e faktorit ndėrkombėtar dhe nė veēanti pėr karakterin gjoja terrorist tė kryengritjes sė armatosur shqiptare nxjerrin nė pah dilemat dhe tė panjohurat e shumta me tė cilat do tė ballafaqohet ky shtet gjatė dhe pas zgjedhjeve politike nė lidhje me zbatimin e reformave ndėretnike dhe stabilizimin dhe integrimin e kėtij shteti nė strukturat euro-atlantike.

Cila ėshtė oferta politike shqiptare
Nė taborrin politik shqiptar zhvillohet njė fushatė politike po aq e zhurmėshme si edhe nė taborrin politik sllav me objektiv pėrvetėsimin e meritave dhe tė komandatėve tė kryengritjes shqiptare si dhe transformimin e kėtyre meritave luftarake nė fitore politike elektorale tė ēdo partie individualisht.

Fushata e deritanishme elektorale ka spikatur BDI me nė krye z. Ali Ahmeti, si subjektin mė tė popullarizuar ndėr shqiptarėt vendorė me nje tendencė rritjeje tė shpejtė tė mbėshtetjes politike jo vetėm nė kuadėr tė spektrit politik shqiptar, por edhe nė nivel shtetėror.

Marrėveshja e Ohrit pavarsisht nga cilėsimet e bėra nga lideri i BDI-sė, si pakt paqėsor historik, me pėrmbajtjen qė ka dhe me dinamikėn e mundshme tė zbatimit tė saj do ta ketė shumė vėshtirė t'i rezistojė sfidės historike tė tė qenurit pakt i mirėkuptimit ndėretnik me karakter dhe vlefshmėri historike.
Oferta politike e Ali Ahmetit dhe BDI-sė fillon dhe pėrfundon me njė konstatim, "Marrėveshja e Ohrrit dhe implementimi i saj",

Tubimet parazgjedhore tė PDSH janė zhvilluar me njė fushatė mediatike pompoze dhe me njė censurim tė skajshėm tė mediave publike nėn kontrollin e kėsaj partie, me njė pjesėmarrje elektorale mjaft simbolike dhe kryesisht tė transportuar nga vendi nė vend, me njė fjalor politik tepėr radikal dhe ekstrem, kryesisht tė dimensionit tė inflacionit verbal.

Subjekti nė fjalė i indentifikuar nė tandemin Xhaferri-Thaēi moto kryesore tė zgjedhjeve nė fjalė ka "Idenė e Shqipėrisė etnike dhe perėndimin", duke ngatėrruar me kėtė rast shkakun dhe pasojėn politike tė tė dy projekteve nė fjalė, projekte kėto tė cilat konform qėndrimeve, kritereve dhe tendencave integruese perėndimore pėrjashtojnė njėra-tjetrėn aktualisht.

Fushatat politike tė PDK-sė dhe PPD-sė kryesisht janė tė njė intensiteti me tė relaksuar dhe pa pompozitetitn e dy subjekteve tė pėrmendura mė lart, pavarsisht nga fakti qė kėto dy subjekte nė listat e veta nominale kanė kandidatura politike tė respektueshme intelektuale, kryengritėse dhe politike.

Vlen tė veēohet me kėte rast fakti qė PDK-ja pėrkrah fuqishėm idenė e federalizimit politik tė Maqedonisė, pa njė vizion dhe projekt konkret tė zbatimit tė kėsaj ideje nė realitetin multietnik vendor. PPD-ja, ish partnere e koalicionit qeveritar tė LSDM-sė i ka mbėshtetur tė gjitha shpresat politike nė fitoren e partnerit tė saj strategjik nė palėn sllavomaqedonase si shans pėr tė kryer rolin e ndėrlidhėsit institucional politik nė mes tė BDI-sė sė Ali Ahmetit dhe LSDM-sė sė Branko Crvenkoskit.

Debati kyē rreth tė cilit u tensionua dukshėm atmosfera paraelektorale nė bllokun politik sllav dhe shqiptar ishte ideja e arrestimit tė Ali Ahmetit dhe e izolimit politik tė BDI-sė, ide tė cilėn kryeministri aktual Gjeorgievski ia ofronte liderit tė partisė opozitare maqedonase z. Cėrvenkoski.

Mirėpo,njė retorikė retrograde politike e kėsaj natyre nuk ėshtė vetėm e rrafshit verbal, ajo vazhdon tė shoqėrohet me incidente politike,vrasje tė policėve maqedonas, vrasje tė civilėve shqiptarė, bllokim tė rrugėve magjistrale dhe tė vendbanimeve shqiptare, heqje dhe djegje tė flamurit shqiptar dhe tė atyre partiakė, nga njėsitė zyrtare militare sllave dhe me burgosje dhe keqtrajtime tė shumta tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė dhe civilėve tė pafajshėm shqiptarė nėn prezencėn dhe vėzhgimin pasiv tė pėrfaqėsuesve civilė dhe ushtarakė tė jashtėm.

Pikėrisht gjatė manifestimit tė kėtyre dukurive skajshmėrisht negative dhe antishqiptare del nė sipėrfaqe roli i njė marionete ordinere tė partisė politike shqiptare pjesėmarrėse nė pushtetin aktual ngjajshėm me rolin e sajė gjatė luftės sė vitit tė kaluar, pėrkundėr radikalizmit dhe nacionalizimit tė theksuar verbal qė pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė saj reflektojnė gjatė fushatės elektorale nė vijim.

Ėshtė brengosės fakti qė tė 4 subjektet kryesore politike shqiptare nuk kanė shpalosur alternativa tė mirėfillta politike, ekonomike, arsimore dhe tė spektrit tjetėr dhe mbi tė gjitha kėto oferta programore nuk i kanė tė shoqėruara me stafe tė afta menaxheriale politike dhe profesionale.

A duhej qė partitė politike shqiptare tė konkurojnė skajshmėrisht nė kėto zgjedhje?
Dalja e subjekteve politike shqiptare nė garėn elektorale me 4 subjekte tė pavarura politike do tė ket si pasojė humbjen e 4-8 mandateve parlamentare, humbje politike kjo qė dukshėm do tė relativizojė dhe margjinalizojė pėrfaqėsimin e ardhshėm politik shqiptar nė parlamentin dhe qeverinė e re tė Maqedonisė nė kontekst tė zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit.

Ėshtė fenomen pėr t'u analizuar fakti qė themeluesi i Kėshillit Politik shqiptar, Ali Ahmeti opinionit publik shqiptar kurrė nuk i bėri tė qartė shkaqet e vėrteta tė dėshtimit tė Kėshillit Politik Ndėrshqiptar. Heshtja e Ali Ahmetit nga qarqe mirė tė informuara, interpretohet si pasojė e faktit qė Ahmeti nėn influencėn e miqve tė pėrbashkėt me Arbėr Xhaferrin nė relacionin Prishtinė-Tiranė, nuk i ėshtė lejuar tė bėjė pronocimin e vėrtetė, mbi fajtorėt e dėshtimit tė projektit tė unifikimit politik tė shqiptarėve nė IJRM.

Konstituimi i Kėshillit Ndėrpolitikė shqiptarė u bazua nė njė marrėveshje formale tė njė unifikimi formal, por jo edhe funksional gjatė luftės sė vitit tė kaluar dhe i njejti u ndėrtua nė parime dhe kritere tė paverifikuara demokratike zgjedhore, duke u prirė nga parimet e konspiracionit menaxherial dhe duke ekuilibruar pėrfaqėsimin politik tė 4 subjekteve shqiptare, qė kishin peshė politike dhe mbi tė gjitha qė kishin aspirata politike diametralisht tė kundėrta nė pritje tė zgjedhjeve politike tė 15 shtatorit. Duhet tė konstatohet me kėte rast me objektivitet tė plotė se ndėrsa faji pėr mosfunksionimin dhe anulimin e Kėshillit Politik ndėrshqiptar i takon ekskluzivisht PDSH-sė sė Arber Xhaferrit. Ndėrkohė pėrgjegjėsia politike pėr moskoalicionimin parazgjedhor nė mes tė BDI,PDK dhe PPD-sė i takon ekskluzivisht udhėheqėsit tė BDI-sė Ali Ahmetit.

Njė moskonstituim i koalicionit politik nė fjalė, krahas humbjes sė deputetėve shqiptarė do tė vėshtirėsojė dhe kufizojė dukshėm hapsirėn manovruese politike dhe mundėsinė e pjesėmarrjes efektive tė BDI-sė nė qeverinė e ardhshme maqedonase duke pasur parasysh qėndrimin tepėr negativ tė spektrit politikė, intelektual,medial dhe tjetėr sllavomaqedonas ndaj figurės politiko-kryengritėse tė Ali Ahmetit dhe tėrė strukturės politike tė cilės ai aktualisht i prin.

Ēka la mangėt fushata elektorale
Problemet aktuale tė Maqedonisė nuk janė vetėm tė spektrit ndėretnik, por ato njėkohėsisht dhe paralelisht i adresohen edhe spektrik ekonomik dhe social. Fushata politike kryesisht anashkaloi procesin e tranzicionit dhe problemet ekonomike-sociale, qė janė ndėr mė tė theksuarit nė kėtė vend analizuar nė kuadėr tė vendeve nė tranzicion.

Maqedonia karakterizohet nga njė papunėsi qė tejkalon 40% e popullsisė sė aftė pėr punė dhe me njė nivel tė varfėrisė qė tejkalon 60% e popullsisė sė pėrgjithshme. Menaxhimi i deritanishėm politiko-ekonomik i Maqedonisė do tė mbartė mbi vete pėrgjegjėsinė konkrete politike pėr keqpėrdorimet e skajshme tė mjeteve buxhetore gjatė tėrė madatit qeveritar dhe nė veēanti gjatė luftės sė vitit tė kaluar si dhe fushatės aktuale elektorale, qė efektuan ndėrprerjen e marrėdhėnieve tė FMN dhe BB me kėte qeveri.

Menaxhimi politik nė fjalė i personifikuar nė VMRO-PDSH akuzohet nga shumė institucione qeveritare dhe joqeveritare ndėrkombėtare dhe lokale se ėshtė bėrė kampion i kontrabandės rajonale duke transformuar kėtė shtet nė korridorin dhe tranzitin kryesor tė kontrabandės dhe trafiqeve tė paligjėshme nė rrafshin rajonal dhe mė gjerė. Ēėshtja e statusit dhe e financimit shtetėror tė Univesitetit tė Tetovės jo vetėm si ēėshtje arsimore e prioritetit mė tė lartė pėr shqiptarėt, por edhe si njė nga burimet mė serioze me perspektivė destabilizuese.

Alternativat konkuruese politike si tė spektrit sllav dhe atij shqiptar nuk ofruan alternativa bindėse pėr pėrparimin e procesit tė tranzicionit ekonomik dhe politik, evitimin e kriminalitetit dhe tė kontrabandės institucionale dhe fillimin e ciklit tė ri investues me nė krye elitat e reja tė menaxhimit politiko-ekonomik si parakushte pėr njė stabilizim pėrmbajtėsor dhe tė qėndrueshėm tė kėtij vendi multietnik me busull qeveritare tė humbur prej kohėsh.

A ekziston rreziku i njė destabilizimi serioz elektoral
Ekziston njė bindje e fuqishme politike nė tėrė popullsinė vendore pa dallim etnik dhe politik se koalicioni aktual qeveritar nuk ėshtė i pregatitur qė tė bėjė dorėzimin paqėsor dhe demokratik tė pushtetit politik, nėse humb zgjedhjet parlamentare qė duhet tė mbahen mė 15 shtator.

Njė bindje e kėtillė gjen mbėshtetje tė fuqishme nė aktivitetet e deritanishme tė kėtij boshti politik nė raport me marrėveshjen politike, mosrespektimin e ligjit pėr amnesti dhe destabilizimin e kontrolluar dhe permanent qė kjo qeveri e zbaton nė mėnyrė tė vazhdueshme me objektiv krijimin e njė ambienti tė pasiguris sė pėrgjithshme nė funskion tė apstinimit tė qytetarėve nė procesin e votimit dhe manipulimin e procesit tė votimit.

Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kėsaj qeverie janė tė pėrfshirė thellė nė aktivitete kriminale si gjatė luftės sė vitit tė kaluar ashtu edhe nė rrjedhat lokale the rajonale tė kontrabandės, aktivitete kėto qė tė njejtit i bėjnė "pre e lehtė" e drejtėsisė sė brendėshme dhe asaj ndėrkombėtare nė periudhėn e paszgjedhjeve.

Nė kuadėr tė vlerėsimit nė fjalė nė veēanti pėrfaqėsojnė rrezik tė nivelit mė tė lartė njėsitet paramilitare sllave tė ashtuquajturit "Luanėt" dhe rezervistėt e shumtė tė armatosur qė numrojnė mbi 5000 pjesėtar si dhe grupacionet tė tjera paramilitare tė kontrolluara nga qeveria aktuale ose jashtė kontrollit tė saj qė sė bashku pėrfaqėsojnė njė bombė tė kurdisur qė mund tė aktivizohet ditėn e votimit ose gjatė shpalljes sė rezultateve zgjedhore. Njė rrezik i kėsaj natyre nuk duhet tė nėnēmohet duke pasur parasysh faktin se misioni ushtarak i pagėzuar si TFF ka objektiv vetėm tė mbrojė vėzhguesit civil tė OSBE-sė dhe jo tė sigurojė qetėsinė dhe rregullsinė nė procesin zgjedhor. Praktikat e deritanishme zgjedhore nė Maqedoni nė veēanti gjatė zgjedhjeve tė fundit lokale dhe atyre presidenciale verifikuan struktura qeveritare dhe paramilitare me kapacitete tė shumta keqpėrdoruese tė qeverisė aktuale me objektiv dhunimin e votės sė lirė the viktimizimin e civilėve tė pafajshėm.

Njė mosgatishmėri e ballafaqimit me kėto rreziqe serioze elektorale mund tė shnėdrrohet nė thembrėn e akilit tė procesit elektoral me pasoja destabilizuese me pėrmasa mė tė gjėra. Pregatitja e terrenit politik pėr aktivizimin e mekanizmave pėrgjegjėse preventive dhe miratimin e rezolutave nga institucionet pėrgjegjėse ndėrkombėtare pėr ndryshimin e mandatit politik,civil the ushtarak tė faktorit ndėrkombėtar nė Maqedoni paraqitet si alternativa e vetme praktike e cila mund tė evitojė ose tė pengojė eskalimin e skajshėm tė situatės sė mbrendshme nėn skenarin e qeverisė aktuale me pasoja destabilizuese lokale the rajonale.

Cilat janė koalicionet e mundėshme paszgjedhore?
Sondazhet elektorale nga institucione tė pavarura dhe pamjet filmike nga tubimet elektorale pėr fitues tė sigurt me pėrparėsi gati se absolute nė spektrit politikė sllavomaqedonas pėrcaktojn koalicionin e LSDM-sė tė udhėhequr nga z.Cėrvenkoski dhe nė spektrin politikė shqiptar BDI-nė e udhėhequr nga z. Ali Ahmeti. Praktika e deritanishme e konstituimit tė parlamentit dhe nė veēanti tė qeverive nė Maqedoni ka lėnė si "trashgimi qeveritare" koalicionin e dy subjekteve fitimtare nga tė dy bashkėsitė etnike me pėrjashtim tė zgjedhjeve politike tė vitit 1998. Mirėpo njė praktikė e kėsaj natyre ka pak gjasa tė realizohet drejtpėrdrejtė nė kėtė rast.

Nėse LSDM fiton shumicėn parlamentare qarqe mirė tė informuara ndėrkombėtare konfirmojn se BDI-ja e z. Ahmeti do tė ftohet tė marrė pjesė nė qeveri me PPD-nė e partnerin e vjetėr dhe "politikisht tė verifikuar" tė LSDM-sė. Tentativat e fundit lokale dhe rajonale tė PDSH-sė tė cilat me ēdo kusht tė imponojė pjesėmarrjen e pėrbashkėt tė tė gjitha partive politike shqiptare nė qeverin e re qė do tė konstituohet nga LSDM-ja e z.Cėrvenkoski ėshtė kopjim i idesė dhe propozimit tė VMRO-sė pėr izolim politik tė Ali Ahmetit dhe si e tillė nuk ka gjasa reale tė realizohet edhe pėr shkaqe parimore.

Nėse krimi i organizuar, kontrabanda dhe trafiqet e paligjshme identifikohen me qeverin e deritashme tė VMRO-PDSH-sė, atėherė edhe partia nė fjalė nuk ka se pse tė amnistohet nga pėrgjegjėsia nė fjalė pasiqė efektivisht ka qeverisur nė dimesionet nė fjalė nė mandatin e deritanishėm qeveritar.

Pikėrisht falė pėrgjegjėsisė sė krimit ekonomik dhe pėrgjegjėsisė sė drejtpėrdrejtė tė prishjes sė Kėshillit Politik ndėrshqiptar nėn udhėheqjen e Ali Ahmetit, ashtu siē prishi pas zgjedhjeve tė vitit 1998 koalicionin politik me PPD, kjo parti politike nuk ka tė drejtė morale qė tė kėrkojė koalicion paszgjedhor tė partive politike shqiptare, vendi i kėsaj partie politike ėshtė nė opozitėn politike sė bashku me partnerin e saj stratgejikė VMRO e Gjeorgievskit.

Pėrfundimi
Fitorja politike e BDI-sė nė spektrin politik shqiptar dhe margjininalizimi elektoral i partive tė tjera shqiptare i dedikohet kryesisht respektit tė thellė qė populli shqiptar kishte dhe ka ndaj simboleve tė kryengritjes shqiptare nė Maqedoni dhe shumė pak ka tė bėjė me ofertėn politike dhe menaxhimin aktual politik tė BDI-sė.

Alternativa politike maqedonase qė do tė jetė fitimtare nė kėto zgjedhje politike udhėhiqet nga menaxhmenti i njejtė politikė me mentor ish-presidentin Gligorov, alternativė kjo qė ushtroi dhunė tė vazhdueshme mbi civilėt, institucionet dhe pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė nė njė periudhė 8 vjeēare tė menaxhimit politik tė kėtij shteti dhe qė nė instancė tė fundit ishte prodhuesja mė direkte e shkaqeve tė kryengritjres sė armatosur shqiptare.

Mbivotimi si pjesė e mekanizmit vendosės parlamentar dhe qeveritar do tė tentohet tė korigjohet me pjesėmarjen e partive politike shqiptare nė parlament dhe nė qeveri nė pako me lehtėsimin alias ndihmėn e faktorit tė jashtėm. Pėrvoja e verifikuar si praktikė e menaxhmentit qeveritar njė mekanizėm tė tillė e ka cilėsuar si tė pamjaftueshėm dhe joproduktivė pėr kėtė vend shumetnikė me rreziqe serioze qė ti sjellė shqiptarėt nė institucionet politike dhe ekonomike tė IJRM-sė nė pozicionet inferiore tė para dhe gjatė kryengritjes sė armatosur shqiptare.

Rikthimi eventual i imponuar i faktorit politik shqiptar dhe popullit shqiptar nė Maqedoni nė pozicione inferiore dhe margjinale politike do tė kishte si pasojė mosfunksionimin e kėtyre institucioneve nė vendbanimet shqiptare nė kėtė vend dhe do tė ishte hyrje nė njė bllokadė tė re shumė serioze institucionale dhe rifillim i njė konflikt tė ri sllavo-shqiptar qė pėr pasojė do tė kishte ndarjen e brendshme ose shkatėrrimin pėrfundimtar tė kėtij shteti tė brishtė ballkanik.

Autori ėshtė i mendimit se problemi kyē i stabilizimit tė kėtij vendi ėshtė pasojė e mungesės sė pėrgjegjėsis shtetrore dhe zhvillimore tek elita intelektuale dhe politike maqedonase krahas mungesės sė konsensusit minimal tek bashkėsia maqedonase pėr rolin dhe statusin shtetėror tė popullit shqiptar nė strukturimin dhe ndėrtimin e strategjisė zhvillimore tė kėtij shteti.

Pavarsisht nga skepticizmi autorial prioriteti i parė afatshkurtėr qė mund tė jetė i njė rėndėsie parėsore pėr stabilitetin lokal the rajonal, zhvillin e demokracisė dhe ardhmėrinė e kėtij vendi ėshtė organizimi i qetė dhe demokratik i zgjedhjeve parlamentare dhe bartja e qetė e pushtetit politik nga pozita aktuale qeveritare nė fitimtarin politik zgjedhor.

Rreziqet nga destabilizimi zgjedhor i IJRM nga qeveria aktuale maqedonase janė tejet tė larta, qytetarėt e kėtij vendi mbajnė shpresė se falė prezencės sė konsiderueshme ndėrkombėtare nuk do tė ndodhė realizimi i skenarėve ballkanas tė destabilizimeve elektorale dhe se zgjedhjet e 15 shtatorit do tė kenė epilogun paqėsor the demokratik.

* Autori ėshtė ish-kryetari i Bashkisė sė Gostivarit, professor nė Universitetin e Tetovės, politikan dizident, ish i burgosur politik nė IRJM



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.