Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat dhe parfumet jane te holla (subtils), e per kete ato duhen mbajtur te mbyllura mire.
--- Mahomet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Pėrjashtim
Postuar nga: Fiori

Letersi Nje krijim nuk ka nevoje per etiketa, nuk ka nevoje per emrin e autorit aq me teper nuk ka nevoje per medalje. Per aq kohe sa nje krijim egziston dhe ne e lexojme atehere i ka te gjitha...Lexoni me poshte krijimet e vajzes me pseudo "zarathustra" dhe nq se keni mendime rreth shkrimeve te saj apo dhe thjesht letersise ne pergjithesi na shkruani.

Flija e madhe

per fytyren tende prej balte
dhe kafken me idete prej perendie
per duart prej gjak sherbyesi
dhe kembet prej udhetim endesi
o blegerime e sterpikur me fryme
dhe fryme e mbrujtur me shpirt
dhe shpirt i ardhur nga fundi
andej nga pritet te nise fillimi
o keshtjelle qe lind nga germadhat e tua
kur permbyse vetveten e krenarine shqyese
do te te flas gersa toka ajri uji zjarri
te zhbehen dhe te behen
per se prapmi
sa ta kap gjithesine prej fyti
dhe ta ul ne banken e akuzuesit
e ta shoh t`ndeshet me gjykatesin
qe me s`fundi te nxjerre nga myku koken
dhe te perplaseni duke u puthur
ekzaltisht,derisa t`perpiheni serish
qe te lindni prape serish...
EJJJJJJ....ZBRAZETIRE
kthehu dhe njehere
s`do te t`hedh me pluhur ne bark
mos t`me pjellesh me aspak
ty po te flas o kokelashte
kujdes nga une mos u bej i marre
se shen -njerezimi do te te vrase
po s`na zhduke ti m,e pare
hajkde vritme mos ki frike
na mbyt te gjitheve nje e nga nje
po ti e di me mire se une
po u beme nje here s`zhdukemi kurre
se grimcat ligji do na i marre
do na i ngjize da na ktheje prape
do na rrjedhe prape gjak qingji ne qafe
te pakten ujqit do ti lene rehat....
po ejjjjj cfare ben?
me jep nje britme te pakten te vdes
prej turmes larg
kur me lidhin litarin
ne qafen prej qingji me gjak
dhe t`shoh si zgerdhihesh
prapa henes ti
dhe fytyra ime prej balte
dhe kockat e mija prej endrre
do gjejne pak qetesi
nga mendja prej dreqi
qe vezhgohej ne hetuesi...


Perjashtim

Ndoshta qellimshmerisht
kur ben
vepron keshtu dhe ashtu
se shenjt krijuesi
tha : -Ti je i dyzuar
qe kur te fala
nje pale sy te tjere
dhe nje bisht tjeter
POr mua me pelqen
se si e shkon doren
prapa zverkut
dhe pulit syte
si shtremberohesh dhimbshem
tek ferkon temthat
dhe ben dy hapa
anash
majtas dhe djathtas
ne kohen e trete
hidhesh para
nje,dy tre,eccccccccc
nje ,dy...
gjeometri,
metafizike,
filozofi,
ti,
ai,
ajo,
gramatika,
dhe pse vetem ne dukje
jane te tilla
ti i sheh ashtu
jo keshtu
se ti je i tillle
dhe i atille...
|Pra ,ne duhet te themi
se...
-si,cfare?
-po ne e thame fjalen tone.
-c`eshte ?
-je me heretik se mesia.
keshtu qe dergoi nje telegram
mbeshtjelle me dy fjale
atij ose asaj
qofte burre
apo djale
dhe thuaj me miresjellje
"dua(dy pika)(vize)(thonjeza)
tjeter parajse
se nuk me nxe ne asnje perpjesetim
qofte edhe pluhurin e trurit
vendi qe rezervova
n`at ` tramvajin e perjetshem
se aty s`ka qiell te lengshem
te embel ,te tharte,te turlishijshem
ku ore e cast ta pi etshem...
prandaj ti zoti perendi
une i mire
apo i keq
djale apo vajze
plak a foshnje
do refuzoj
alkool dhe temjan
do iki vrullshem
nga ty ,ai
apo ajo
dhe kur t`i kem
bere te gjithha
do fus gjishtin
ne goje
zgurdulloj syte
dhe do them
-KA PRAPE?


Frymezim i zi

Mos u mundo fare
Aspak
ne asnje menyre
bej c`te duash po mos u mundo
Shiko ketu!
Nje Buburrec!


Eshte si ti
Por me i qarte
Per kozmosin
dhe vrimat
dhe per ty...
Ky eshte buburrec
ti je burrec
ai ka nje bu perpara
qe e ben
do ti apo jo
me interesant
Jo jo jo
e ke gabim
ti dhe soji yt
e keni gabim
se nuk dini
as te pakten
Boten dhe mushkonjat
T`i shihni me qetesi
buburrecore
te neveritshmen
qetesi buburrecore...


”Nėn xhaketė”

Ecnin te dy,gati supeputhitur mbi asfaltin e lagesht nga erresira.Ndoshta kane vite qe parakalojne ashtu para bashkise dhe universitetit,para akademise dhe harvardit. Koloseut a urave te Neves.Ndoshta jane gjithkund ,ecin dhe tani me hap te sinkronizuar,kepuce qe farfurijne,duart ne xhepa dhe xhaketen detyrimisht pak te ngritur nga fundi.
Kane miliona vite .
Te dy, te njejte.Prej shekujsh degjohet trokellima e erret e kepuceve.Nje-dy…pese…here –here ,flasin…
Njeri eshte I shqetesuar,thith cigaren me padurim,dhe shikon larg si duke kerkuar te tashmen.Tymos gjithe nervozizem ,dhe kthen kryet anash ,nga shoku…Ky I buzeqesh ,si per t`I thene”Mire e ke.”Ka dic keqe dhe femerore ne ate ngrirje buzesh cepengritur.tjetri ul kryet dhe kalon buzen e poshtme mbi te sipermen,dhe picerron syte.Kollitet,nje here,dy…nxjerr shamine dhe fshin buzet.Shoku e kap nga shpatullat si per ta mbajtur.Perkulet duke u anuar nga ai dhe e shikon me kujdes.Ky I rreshqet syte tinez dhe me nje levizje histerie clirohet nga duart e tjetrit…nis te vrapoje shpejt-shpejt-shpejtttttt………..me duar ka zene veshet per te mos degjuar fjalet “Kthehu ku shkon?Ku shkon?”Po nje kollitje e befte e ben qe te ndaloje duke u perkulur mbi parmakun e nje ure te vjeter ngyre gri.I shtrengon gishtat mbi beton sikur kerkon ti fuse brenda ,thelle e me thelle ,te futet dhe vete .Tjetri duke gulcuar e ka mberritur tashme.Fshin ballin e djersitur nga te vrapuarit pa kuptim dhe nxjerr gjuhen te lepije buzet e thara.Rrine ashtu te dy…Njeri I harkuar mbi parmak ,tjetri perballe me profilin e tij ,duke marre fryme me veshtiresi.Pastaj buzeqesh dhe I thote si pa te keq”C`te gjeti?”
“Ti do te me vrasesh!”shqipton ultaz I semuri dhe rrotulon kryet per ta pare te akuzuarin ne fytyre.
“Si?Cfare ke keshtu ?Mos nuk je mire?”
“Jo ,une po them ate qe kam mbajtur fshehur prej shekujsh!Ti ke nje thike ne xhepin e brendshem te xhaketes.Trashegim nga soji yt.Ja tregon te gjitheve kur une jam I pavemendshem e kur nuk ndodhem aty.-Ja –I thua-shikoni si shelqen ,eshte e persosur –ndersa ato te pergjigjen te neveritur-thike e ndyre-po ti nuk do t`ia dish ,e fut prape ne xhep duke u zgerdhire dhe pastaj shkon duart ne floke.
Tjetri gjithe kohen shpie buzen ne gaz ne forme mosbesimi.
“Po ti nga mund t`I dish keto gjera kur nuk ndodhesh aty?”-thote ky duke hapur gojen aq shume nga e qeshura e shtire sa I duket mishi I dhembeve me gjithe peshtiresine e vet.
“E c`rendesi ka?Ti do te me vrasesh!Nuk mjafton kjo per te qene me I ndyri I sojit tend?Ti je neveria vete!”
“Ha Ha Ha ! E pse dashkam te te vras o anormal?”
“Sepse jam I semure”
“C`kuptim ka kjo e gjitha ?Hajde merre nje cigare dhe degjo pastaj leksionet e per profanen e origjines time.”
“I ndyre “-mermeriste veremliu-“I ndyre! Nuk e duron dot te qenit I parendesishem dhe I paafte .”
“ E pse qenkam une I paafte?”
“Ti nuk semuresh dot?kupton?nuk mundesh!Te gjithe shkruajne per miresine time te natyreshme dhe pershendesin qe larg teksa ti shpervjel buzet dhe thua “I urrej”
“Pse duhet te mendojne se ti ke miresi?Ej mik ,ti ke lojtur mendsh!”
I semuri e kap prej fyti me duart qe I dridhen dhe me kraharorin qe po I shkallmohet nga emocionet.
“Ndyresire “-uleret-“Ti me urren ,me urren se je I keq…..kupton ?Shpirtkazem dhe I deshtuar…Nuk guxon te me shohesh ne sy heeee?I ke syte e shperqendurar …Ke frike burrec ke frike te me shohesh…Po une nuk vdes para teje.Degjon?Nga e di une qe jam I mire?Hahaha !Ti ma mesove!Poshtersia jote!Neqofte se ti do te ishe jo –I-ndyre atehere do isha une djalli por jooooo une e mora shperblimin tim .lengimin vdekjeprures dhe shoqerine tende”
E leshoi dhe u mbeshtet I keputur mbi parmak .Gelltiti peshtymen dy here dhe ngriti kryet te shohe naten lart.D.m.th ,mungesen e rrezeve lart.
“Ne I arrifsha yjet “-tha-“Do t`ua tregoj kalvarin tim te gjate”
Tjetri kishte ngrire .Qeshi dhe nje here si femer dhe me gjithese nuk ndjente ftohte mbertheu kopsat.I jepte shume rendesi paraqitjes.I zgjati krahun shokut ,krahun e majte,anen ku kishte vendosur thiken e ndyre.
“Ti ke kohe qe me ke vrare,kafshe .”Tha njeriu I mire the u mbeshtet ne krahun e ndyresires.



Gusht ,2002
Tirane.
Titulli:”Nen xhakete”




Prerja e kembeve

Ja tek jemi pra,
flokengrire ne allcine e shejnte
me njeqind e sa sy te hedhur tutje
te bardhe ,te ndryshem,te sermte

pse ke frike ti barkrrumbulakte
Tu dukem ne valle te verdhe
te pahijshem per dogmen e gjate
mbeshtjelle me nje ireal-mantel

mos shtrengo rripin o sydhjamte
Gjel-skandaloz ,i kukurisshshem
Se vetem kunder krisht s`do dalim
te kercejme nga toka me reaktivin e fundit

mos ma merzit baben e thinjur
veshngjitur ne radion e odisese time
tu dukem te njome ,te kollajshem
per tu prekur ne rrjedhjen intime

Une te dua...demon
se ne dhjamin ndergishtor
kalon,ti ,frymen time lirike
mos mendo ta gjakosh nder duar
se dhe perbuzjen e kam homerike

Sakaq u ndjeme melcishpuar me radhe
te hequr nga lista,ne luleshtrydhe strukur
s`na e heq dot vec ti dhuntine
Te bukur,te bukur,te bukur!



Per me shume krijime nga "zarathustra" mund te lexoni: ketu

©zarathustra


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.