Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Letersi :: PERBINDESHI - ISMAIL KADARE
Postuar nga: ReEdD

Letersi Vazhdojme me kapituj e tjere te romani te Ismail Kadare, PERBINDESHI.

Kapitujt e meparshem mund ti lexoni duke klikuar ketu dhe duke ndjekur lidhjet qe e pasojne.

Tani kemi arritur tek kapitujt X, XI, XII.


X

Djė mė thirri Priami. Ishte i ngrysur. Qeskat e syve, pėr tė cilat ankohej aq shumė skulptori i pallatit gjatė kohės qė i bėnte bustin e fundit, i vareshin mė keq se ēdo herė. S'e kisha parė kurrė aq tė dėrrmuar.
E folura e lij ishte e lodhur, e turbullt. Laokoont, mė tha, ti duhet ta kuptosh vetė gjithė kėtė qė po ndodh me ty...
Nuk dija se ē'ndodhte me mua dhe aq mė
pak seē'duhej tė kuptoja. Megjithatė, nuk i bėra asnjė pyetje, me shpresė se do ta sqaronte vetė.
Mė nė fund, e mora vesh. Ishte fjala pėr ca
letra, shumica anonime, kundėr meje.
Por kjo s'ėshtė hera e parė, madhėri, i tha-
shė;
Ai u kthye vrylltas.

Kėtė herė ėshtė ndryshe, Laokoont, thirri me zė tė ngjirur.
Nuk di si u pėrmbajta pa i thėnė: mjaft me kėtė histori tė mėrzitshme. Nė qoftė se doni paqe me grekėt, bėjeni. Veē votėn time s'do ta keni
kurrė.
Ai vazhdoi tė fliste po aq turbullt si edhe mė parė. Mė tha se pėrherė e mė vėshtirė e kishte tė mė mbronte dhe pyetjes sime se nga kush duhej tė mė mbronte, nuk iu pėrgjigj.
Kėtė herė ėshtė ndryshe, Laokoont. Nuk mė hiqeshin nga mendja kėto fjalė edhe pasi u ndava me tė.
Pasdite, nė mbledhje tė qeverisė. pata pėr-shtypjen se takimi ynė qe marrė vesh. Sytė e kundėrshtarėve tė mi ishin mė zhbirues se kurrė, Por unė s'e bėra veten. Madje, u duk se u habitėn pak nga toni im i ashpėr kur e pyeta shefin e policisė se a ishin gjetur mė nė fund ata qe kishin vėnė shenja nė portat e mjaft trojaneve dy javė mė parė. Kur ai u pėrgjigj >? unė gati sa nuk i ulėrita:


XI


Dy muaj mė pas. Vdekja e Thremohut



Nė tė vėrtetė, Thremohu vdiq gjashtėdhjetė e nėntė ditė mė pas, por as Laokoonti dhe askush tjetėr nė Trojė nuk e morėn dot vesh mbarimin e tij, pėr arsyen e thjeshtė se Troja vetė ndėrkaq kishte vdekur.
Ka tė ngjarė qė nė kohėn qė ai ishte nė kllapi dhe gjymtyrėt i ngrinin ēdo ditė, hiri i Trojės ftohej gjithashtu dalngadalė nė brendėsi tė rrėnojave, atje ku e ftohta mbėrrinte mė me vėshtirėsi.
Nuk dihej asgjė nėse ai e mori vesh apo jo rėnien e Trojės. Nga ato pak fjalė tė gjetura mė pas nė pllaka argjili dhe qė mendohej se mund tė ishin tė tij, ishte vėshtirė tė kuptohej kjo.
Thremohu mbėrriti te hittittėt pothuajse i
sėmurė. Dėshpėrimi i ndarjes me tė vetėt, ankthi pėr fatin e atdheut, mėdyshjet e ndoshta pendi-mi pėr atė qė po bėnte, e kishin ligėshtuar krejt. Mė kot pėrpiqej t'i jepte zemėr vetes, duke kujtuar fjalėt e miqve tė tij se ai mbante nė trurin dhe nė mushkėritė e tij lavdinė e Trojės. E gjithė kjo vazhdonte pak kohė dhe mjaftonte njė fjalė apo shprehje dyshimi e hitittėve qė ankthi tė rifillonte.
Nė tė vėrtetė, ndonėse nė atė kohė ishin nė marrėdhėnie tė mira me Trojėn, hitittėt nuk e fshehėn mosbesimin e tyre ndaj tij. Pyetjet e tyre ishin tejet tė bezdisshme: ē'ishte kjo gjė qė duhej regjistruar nė pllaka argjfli, pėrse me kaq ngut dhe ku do tė ēoheshin pastaj pllakat?
Moskuptimi shtohej ngaqė vetė hitittėt nuk kishin pasur e as kishin diēka sado pak tė ngjashme me «Ylliadėn», e aq mė pak tė shkruar nė pllaka. Ata i pėrdornin pHakat kryesisht pėr shkresa dhe raporte tė ambasadorėve, kėshtu qė ideja se nė to mund tė regjistrohej njė vajtim (ngaqė s'e gjente dot fjalėn poemė nė hetittisht, Thremohu e zėvendėsoi atė me vaje), pra ideja e njė regjistrimi tė tillė, pėrpara se t'u dukej i dyshimtė, u ngjante hititteve qesharake.
Tė gjitha kėto e sfilitėn edhe mė Thremohun, dhe ndoshta do tė hiqte dorė e do tė pėrpiqej tė kthehej nė Trojė kur, me sa dukej, pikėrisht qė andej mbėrriti raporti i fshehtė i ambasadorit hititt, ku jepte tė dhėna pėr Thremohun dhe pėr misionin e tij.
Kjo e ndryshoi pėrnjėherėsh qėndrimin ndaj poetit. I siguruan gjithēka qė i duhej, pllakat, shkronjėsin si dhe specialistėt qė do tė kthenin tingujt e gjuhės sė trojanėve nė shenjat kuneiforme.

Thremohu nuk dha asnjė shenjė gėzimi pėr kėtė. Me sytė e zbrazėt vėshtronte pllakat argjilore dhe tėrė qenia e tij, fytyra, flokėt, duart nuk jepnin veēse njė brengė tė pafund.
Ditė tė tėra ai qėndroi ashtu pėrpara pllakave. Herė-herė dukej se do tė niste tė fliste, por te nofullat i sajohej njė dridhje frenuese, thua se sipėr tyre kishte pranga.
I heshtur, grupi i ndihmėsve ndiqte vuajtjen memece pa e kuptuar kurrsesi shkakun e saj. Disa kujtonin se e kishte harruar tekstin (ē'nuk do tė jepja pėr ta shqitur nga mendja atė ferr, i kishte thėnė mė pas njėrit prej tyre), tė tjerė ndėrmendonin pandehma nga mė tė ndryshmet, kurse brengėn e tij tė vėrtetė, atė ndjenjė faji, rnėkati dhe tmerri qė provonte ai pėrpara pllakave, nuk e pėrfytyronte dot askush,
Ishte njė vuajtje e vjetėr e racės sė aedėve. Kishte nisur shumė kohė mė parė, qysh nga shpikja e shkrimit, dhe sidomos nga koha kur njė zė i mallkuar kishte hedhur sė pari idenė se kėngėt e aedėve gjithashtu mund tė shkruheshin.
Shpallja e rėnies sė murtajės do tė ishte mė e lehtė pėr veshėt e aedėve, se sa ky lajm. Si tė shtyrė nga njė erė e marrė, nisėn tė vėrtiteshin andej-kėndej, trokisnin te njėri-tjetri, qanin hallin, shkulnin flokėt e gjatė dhe mallkonin sumerėt, shpikėsit e shkronjave. Disa u nisėn e shkuante sundimtarėt qė njihnin pėr tė kėrkuar drejtesi, tė tjerė ranė nė dėshpėrim, u arratisėn nė vise ku shkrimi s'qe shpikur ende, u ēmendėn ose vranė veten.


Nė qoftė se shpikja e shkrimit ishte njė nga tragjeditė mė tė mėdha tė njeriut, sepse pikėrisht mendimin e tij tė lirė e nguroste me prangat e shkronjave, pėr aedėt ajo shpikje ishte dhjetėfish vrastare. E kishin mė lehtė tė mendonin fundin e botės se sa kėngėt e tyre tė ngulura nė pllaka, tė kryqėzuara, o zot, me kanxhat e shkronjave, si tė dėnuarit me vdekje.
Jo, jo, ulėrinin dhe iknin prapė si tė marrė sa andej-kėndej, ktheheshin nga kishin ikur, niseshin pėr drejtim tė panjohur me shpresė se do ta pėrhapnin pikėllimin, por ai s'iu ndahej. Nuk bėn tė mbėrthehet kėnga me shkronja, dėnesnin nė tė gjitha bujtinat ku i zinte nata. Ashtu kėnga vdes, s'merr dot frymė. E ngule nė pllakė, ėshtė njėlloj si ta kesh shtrirė nė arkivol. S'tė ngrihet mė tė tė mbushė mushkėritė kur ta thėrrasėsh. Dejet i ka tė ngrirė, as gėzim tė ri, as mėrzi tė re s'fut dot nė to. Dhe as e ndryshon dot dhe as e tėrbon dot si femrėn nė orėt e dashurisė, ngaqė ėshtė e vdekur. Klith atėherė dhe ti rroposu mė mirė nė dhė, qaj me dyzet palė lot.
Tė gjitha kėto i qenė kujtuar me siguri Thremohut nė orėt e mpirjes tek vėshtronte pllakat prej argjili. Gjithė ai trazim i aedėve kishte bėrė, mė nė fund, qė shkrimi i kėngėve tė tyre tė ndalohej me dekret. Kurse ai, i pari ndoshta, po e thyente besėn.
Ti e bėn pėr Yllijonin, i thoshte vetes, pėr Trojėn. Ajo ėshtė mbi tė gjithė ne. Zemra i ndillte zi dhe, ashtu si midis zisė, regjistroi mė nė fund tre vargjet e para tė «Ylliadės». E kishin zėnė ethet apo tronditja e trurit i kalonte gjymtyrėve? Ishte i verdhė nė fytyrė, dhėmbėt mezi i mbante tė mos i kėreėllitnin, kishte ftohtė. Mezi e regjistroi rreshtin e katėrt: «Pėr Trojėn do t'ju vijė keq, por do tė jetė vonė, gjithmonė vonė». Tė pestin s'arriti ta kėndonte dot. Nofullat iu rėnduan papritur, si t'i kishte prej metali qė ka zėnė ndryshk.
Mjekėt nuk ia lehtėsuan dot gjendjen. Nė ditėt e mėvonshme, nė orėt e pakta kur erdhi nė vete, arriti tė regjistronte edhe ca vargje tė tjera, por jo fort tė lidhur. Mė tepėr ngjanin si pėrcartje. Nė njėrin nga rreshtat pėrmendeshin anijet greke dhe Helena qė i vėshtronte. Vargjet e tjera nuk kuptoheshin mirė. Pas varrimit tė tij grumbulli i pllakave, rreth njėzet copė, mbetėn pėr njė kohė tė gjatė nė njė nga qilarėt e ngrehinės sė gjyqit. Ngaqė s'dinin ē'tė bėnin me to, menduan t'i dėrgonin nė kryeqytet. Por qė andej kishte ardhur ndėrkaq urdhri qė tė mos ēohej mė asgjė qė kishte lidhje me Trojėn, meqenėse Troja nuk ishte mė. Kėshtu qė arka me pllaka kaloi disa herė nga ndėrtesa e gjyqit nė atė tė sendeve tė gjetura e anasjelltas. Kur kjo e fundit u boshatis nė prag tė shėmbjes, ngaqė nė vend tė saj do tė ngrihej njė ndėrtesė e re, midis sendeve qė u morėn prej banorėve ishin dhe pllakat prej argjili. Njeriu qė i mori i pėrdori pjesėn mė tė madhe pėr shtrimin e banjės sė shtėpisė, kurse disa i ngjiti pėr zbukurim te le fyti i kroit qė kishte nė oborr.
Vite mė pas, fill pas njė epidemie murtaje. ajo shtėpi. ashtu si edhe shumė tė tjera rrotull, Pasi mbeti vite tė tėra e shkretė u rrėnua. Kroi u prish gjithashtu dhe pėr njė kohė tė gjatė djerrina pėrreth u kthye prej rrjedhės sė tij nė baltovinė. Pllakat me pėrcartjet e fundit tė Thremohut shfaqeshin e zhdukeshin aty-kėtu midis baltės, por ngaqė rreth e qark s'banonte mė njeri, askush nuk i vuri mė re.
Dy mijė e pesėqind vjet mė vonė, kur njė prej hordhive tė Timur Lengut kaloi si erė e marrė andej, potkoi i njė prej kuajve theu diēka tė fortė qė ndriti njė ēast nė diell tek ndahej mė dysh. Sytė e kalorėsit qė vinte pas e kapėn atė shkėlqim, madje ktheu kokėn pėr ta parė edhe njė herė, por hordhia kalėronte aq shpejt saqė s'qe e mundur asnjė ndalesė dhe, vec kėsaj, pluhuri kishte mbuluar ndėrkaq gjithēka.
Ishte, me sa dukej, gjysma e pllakės qė u gjet gjashtėqind vjet mė pas, pak kohė pėrpara se tė niste deshifrimi i hetittishtes. Midis mijėra pllakave tė tjera me raporte e shkresa zyrtare, ajo ishte e vetmja qė kishte sipėr saj vargun apo mė saktė gjysmėn e vargut tė njė poeme. Fjalėt e deshifruara ishin gati-gati profetike: «por do tė jetė vonė, gjithmonė vonė».


XII


Njė vit pas rėnies sė Trojės. Nė pallat tė Menellaut. Pranverė.




Ai dėgjon zėrin e saj nga dhoma e miqve dhe mbyll sytė. Ndonėse ka kaq muaj qė e ka pranė, ēdo ditė e re i ngjan si e mbuluar me njė vello ėndrre. Sidomos mėngjeseve.
Nė vitet e mėrzisė kaq herė e ka parė vėrtet nė ėndėrr. S'kishte gjė mė tė hidhur se zgjimi pa tė. Madje, disa herė i ka thėnė mjekut tė gjente njė bar qė t'ia hiqte ėndrrat. Nuk ka bar tė tillė imzot, i pėrgjigjej tjetri.
Dhe ja, tani, ajo ėshtė pranė tij. Midis zėrave tė miqve dėgjohet e folura e saj. Nuk i durohet sa tė shkojė edhe ai, ndaj i bėn shenjė krehtant tė shpejtojė. Rrallimi i flokėve ka qenė njė nga mėrzitė mė tė mėdha pas ikjes sė saj. Sa herė takonte kėnd, thoshte me vete: ndoshta ky e vė re qė flokėt mė kanė rėnė dhe me siguri e lidh me tė... Aq mė tepėr qė ai, pushtim trojan, kishte gjithė ato flokė.. . Po tani dergjet nėn tokė bashkė me to...
Mė nė fund, krehja mbaron dhe ai shkon tė takojė miqtė. Si shumica e bujtėsve, ata janė plot lajme. Flitet se vejusha e Agamemnonit bashkėjeton haptas me dashnorin. Pra qenkėsh e vėrtetė se shkaku i vrasjes sė burrit ka qenė kjo lidhje dhe jo ato dokrrat gjysmė politike.
E poshtra, thotė Helena, dhe tė gjithė e ndiejnė se mezi e mban veten pėr tė mos thėnė «putana». Ndonėse e ka kushėrirė, ajo ėshtė mė e rrepta kundėr saj. Ajo ėshtė pėrgjithėsisht e rreptė me tė gjitha gratė qė pėrfliten tani pėr ndonjė histori dashurie. Gojėt e liga thonė se bėhet xheloze pėr to, tani qė vetė ka hequr dorė nga dashuritė. Thonė se shpesh ndodh kėshtu me gratė qė kanė bėrė proēka nė rininė e tyre. Por Menelau s'do ta besojė kėtė.
Pėr tė ndėrruar bisedė, ai pyet pėr Odiseun. Por pėr tė s'ka ende asnjė lajm. Ende s'ka mbėrritur nė Itakė dhe njė zot e di se ku ndodhet. Ka gjasė qė tė jetė mbytur. Megjithatė, gruaja e tij, Penelopa, ka kthyer mbrapsht tė gjithė dhėndurėt e mundshėm. Pėr nder, ajo ėshtė grua.
Kur biseda sillet prapė rreth besnikėrisė sė grave. bujtėsit pėrpiqen t'i shmangen ngaqė iu kujtohet proverbi se nė shtėpinė e tė varurit s'flitet pėr litar. Mirėpo pėr habinė e tyre as Menelau, as Helena nuk bezdisen prej saj. Pėrkundrazi, kjo e fundit e cyt edhe mė. Bujtėsit s'dinė ku t'i ēojnė sytė kur ajo flet pėr virtytin, por ndėrkaq ajo e pėrmend vetė prockėn qė ka bėrė, dhe

me kėtė shpėrthim sinqeriteti i ēliron tė gjithė. Biseda bėhet dyfish e gėzueshme.
Sado qė pėrpiqen t'i largojnė mendimet mėkatare, sytė e bujtėsve pėrherė e mė shpesh ndalen mbi format e trupit tė sė zonjės sė shtėpisė, ashtu siē spikatin pas tunikės sė hollė. Zot, sa shpejt ikėn koha. Ajo ka qenė rreth njėzet e pesė vjeēe kur ka bėrė atė, aventurėn, dhe tani i ka kaluar tė dyzetat. Ėshtė shėndoshur pak nė ijet. mollėzat i janė zgjeruar, krahėt i janė mbushur edhe mė, megjithatė, ėshtė po aq e dėshirueshme si atėherė, nė mos mė tepėr.
Qė kthimi i saj ka trazuar si asnjėherė tjetėr ndjesitė e grave tė qytetit, kėtė e ka dėshmuar numri i lartė i lindjeve nėntė muaj mė pas.
Por s'ėshtė vetėm pėrfytyrimi i bujtėsve qė pėrndizet prej saj. Menelau vetė, ndėrsa e pret qė ajo tė mbarojė banjėn, ėshtė gjithė epsh. Ndėrkaq, epshi i tij nuk ėshtė pa njė lidhje me bujtėsit. Ēdo bujtės ėshtė pėr tė njė rrėmbyes i mundshėm i sė shoqes. Por pėr habi tė tij, bashkė me egėrsimin dhe alarmin, njė ndjesi e turbullt dėshire e pėrmbyt. Ėshtė si njė magmė e errėt, qė njė mekanizėm misterioz e nxjerr nga kushedi ē'thellėsira.
Ajo del mė nė fund nga banja dhe ashtu e zhveshur shtrihet pėrbri tij. Ai kundron pėr njė kohė tė gjatė pjesėt intime tė trupit tė saj. Pas-taj me zė tė ulėt, i bėn njė pyetje qė ia ka bėrė edhe herė tė tjera: nė cilin ishull i qe dorėzuar sė pari atij?
Po ta kam thenė. . . S'e mbaj mend mirė... Ishujt ishin tė gjithė pa emra dhe tė ngjashėm.
Zėri i saj ėshtė gjithashtu i mbytur nė frymėmarrje, cka e bėn edhe mė djegėse ndjesinė
e tij.
Kujtohu, megjithatė...
S'e mbaj mend. Ka kaluar kaq kohė. Ndoshta nė anije. Por ajo lėkundej dhe mua mė pėrzihej...

Po pastaj nė pallat? Nė pallat, nė Trojė, ishte mė mirė, apo jo?..
Po... Atje ishte ndryshe... Veē kėsaj, mė kujtohet se natėn e mbėrritjes sonė shumica e dritareve tė Trojės patėn dritė deri ndaj tė gdhirė.
Atje patė orgazmėn e parė me tė?
. . .Po.
Heshtje.
Por kjo ndodhte rrallė. Ai ankohej vazhdi-misht pėr ftohtėsinė time...
Ashtu? Pushti.
Ankohej gjithashtu qė s'bėja mė fėmijė...
Hm... Po me Dejfobin ishte ndryshe... Pohoje se me tė kishe mė shumė dėshirė.
Si tė them... Po... Ėshtė e vėrtetė... Veē atij vetė qė ishte mė i mirė se i vėllai, klima pėr-reth ishte e tillė... S'di si ta shpjegoj. . . Ndihej ankthi i Trojės... Parandjenja qė ajo do tė binte... Gjithēka ngjante si festė e si zi njėkohėsisht.. Kjo, me sa dukej, mė ndizte... Veē kėsaj, e dija qė ti ishe mė pranė se kurrė, sė shpejti do tė bashkoheshim, sidomos...
Ēfarė sidomos?
Sidomos kur nisi ndėrtimi i atij... kalit prej druri— Gjithfarė marrish fliteshin pėr tė... Qė ti ishe fshehur brenda bashkė me tė tjerė... Zot, ē'marrėzira; megjithatė. ndonėse e dija qė ishin tė tilla, kjo s'mė pengonte ta pėrfytyroja veten duke ardhur atje...
Ku atje?.. Vazhdo... Fol edhe mė..:
Atje pra. .. te kali... tė dilja natėn fshehurazi nga porta e qytetit... tė vija nė kėmbėt e pėrbindėshit dhe ti tė lėshoje qė lart njė litar qė unė tė ngjitesha...
E pastaj?..
Pastaj tė zhvishesha dhe tė bėnim dashuri. . . Ashtu si dikur.
Ah... Ashtu...





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.