Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ideja eshte me e demshme se sa e bera. Ajo eshte armiku kryesor i sovraneve.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Si e ka zakoni i shqiptarit urimin
Postuar nga: Albo

Kulture Nese doni te mesoni zakonin e urimit me raki ne krahina te ndryshme te Shqiperise, lexoni ne vazhdim.

URIMET E RAKISĖ DHE DOLLIA URIMET E RAKISĖ NĖ MIRDITĖ

Qoftė lėvdue Krishti! - Pėr gjithmonė e jetės!
Tė jam falė! - Kush tė patė me nder t'u faltė!
Brini i dhisė - Nderi i zotit tė shtėpisė.
Brini i dashit - Nderi i mbasqetashit.
Pėr tė mirė, o mihanexhi! - Tė bėftė mirė e shumė dobi!
Gjethja e plepit - Nderi i xhepit.
T'u ngjatė jeta! - Tė bėftė mirė kjo e tjetra!
Nė dasėm ishalla! - Qofsh e ardhsh!
T'u turrsha! - Tė paēa e tė pritsha me nder!
T'u rritė ndera e bereqeti! - Nder e bereqet paē!
Hallall u qoftė e u past ba mirė! - Paē gjėnė e hallallit!


DOLLIA NE LABERI

- Dollia nė Labėri pėrbėn kodin mė tė rėndėsishėm tė njė gostie
tė gėzueshme, (lindje, fejesa, dasma, etj.), kur nė trapezėn e shtruar
ndodhen disa tė ftuar.
- Dollia nė Labėri, nxit tė ftuarit pėr tė pirė, pėr tė bėrė muhabet
tė shtruar dhe pėr tė kėnduar kėngė karakteristike si dhe shmang
keqkuptimet, zhurmat dhe shpėrdorimet e kota.
- Nė krye tė dollisė nė Labėri qėndron dollibashi i cili zgjidhet nga
tė pranishmit nė sofėr, si dhe drejton mbarėvajtjen e gostisė e kėrkon tė
zbatohen rregullat e pashkruara, por qė njihen dhe zbatohen nga tė gjithė
pjesėtarėte trapezės. .
- Dollibashi hap gostinė duke ngritur shėndet pėr sebepēiun dhe
me shprehjen "tė kam gjetur...", i drejtohet njėrit prej tė ftuarve.
- I ftuari pėrsėrit urimin qė e shoqėron me raki, si dhe i kėrkon "rrugė" dollibashit pėr tė ngritur shėndete me pasuesin. Kėshtu veprojnė
pesė deri nė gjashtė tė ftuar tė tjerė, duke ngritur aq shėndete sa ėshtė edhe numri rendor i tyre.
- Personi i fundit kthehet te dollibashi i parė pėr shoqėrimin
e shėndetit tė ngritur. Ky, pėr tė zgjatur kohėn e pijes, i dorėzon
detyrėn dollibashit tė dytė, i cili ndjek tė njėjtat veprime si dollibashi
i parė. Si rregull caktohen 5-7 dollibashė pėr njė trapezė me mbi 20
persona.
- Dollibashi i fundit ėshtė kryemiku, dhe ka tė drejtėn tė
propozojė mbylljen e dollisė.
- Gjatė dollive herė pas here vazhdon muhabeti e kėnga edhe
nga tė ftuar tė tjerė, qė pėr arsye shėndeti ose moshe nuk marrin pjesė nė pije

PIJA NĖ GOJĖN E POPULLIT

Gotėn e parė e pi vetė, e dyta pi tė parėn, gota e tretė tė pi ty. Kur ngre pėr tė tjerėt shėndet, shėndetin tėnd e tret. I ēmenduri ia liron. rrugėn tė dehurit. Mė shumė njerėz mbyten me gotėn e rakisė sesa nė det.
Pija tė gėzon shpirtin por, e shumtė, tė shkatėrron shėndetin.
Pėr tė dehurin deti ėshtė i thellė deri nė gju.
Rakia herėn e parė ngjitet lart e tė merr mendtė, herėn e dytė bie poshtė e tė merr kėmbėt.
Rakia ka tri tė "mira": kur pi raki bota tė duket fushė me lule se t'i merr mendtė; nuk tė vjedh njeri se nuk tė mbetet asnjė lek nė xhep dhe nuk mplakesh se vdes i ri.
Tė dehesh do tė thotė tė ēmendesh vullnetarisht
Sa tė duash raki shtjer, por etja nuk shuhet me raki e vere. Tė gjithė pijet shkojnė poshtė, vetėm rakia ngjitet lart.

GAZM0RE

MENDJA DHE TRUPI
Njėherė trupi i tha mendjes:
- A ta pi njė gotė raki?
- Pije! - ia ktheu mendja.
Meqė trupit i pėlqeu rakia, i tha pėrsėri:
- A ta pi edhe njė gotė?
- Si tė duash, - iu pėrgjigj ajo.
Si e piu dhe gotėn e dytė dhe i pėlqeu shumė, trupi tha:
- Jam duke e pirė edhe njė.
- Tani ti pi sa tė duash, se unė dola. - ia ktheu mendja.


HALLI I NJĖ PIJANECI

Njė pijanec piu nė shumė lokale. Pasi u deh, doli pėrjashta dhe volli. Duke parė ushqimet e vjella, pijaneci tha:
- Kėtė meze e kam ngrėnė nė filan lokal, kėtė tjetrėn nė...
Nė kėtė kohė erdhi njė mace. Pijaneci, kur e pamacen, u ēudit dhe tha:
- Po kėtė mace, nė cilin lokal e paskam ngrėnė?!


DY TĖ DEHURIT

Njė pijanec u takua natėn, nė rrugė, me njė tė dehur. Pijaneci ngriti kokėn nga qielli dhe pyeti tė dehurin:
- O shoko, ēfarė ėshtė kjo qė ndrit nė qiell, diell apo hėnė?
- Mė fal, or shok, se nuk jam prej kėtij fshati, - ia ktheu i dehuri.


DREJTORI DHE PUNĖTORI

Drejtori i njė ndėrmarrjeje pinte ēdo mėngjes nga dy dopio dhe shkonte nė zyrė. Njė punėtor qė kishte njė hall pėr tė biseduar me drejtorin, piu dy dopio dhe i shkoi drejtorit nė zyrė.
- Me leje, cili nga ju tė dy ėshtė drejtori? - pyeti punėtori.
- Unė jam, - ia ktheu drejtori, - por edhe ju, mos hyni nga katėr-
-pesė vetė njėheresh!


I DEHURI NĖ RRUGĖ

Njė tė dehuri, kur u nis pėr nė shtėpi, iu duk sikur i dolėn pėrpara dy
rruge.
- Zotėri, - i thirri njė qytetari, - Cilėn nga kėto dy irugė duhet tė marr pėr
tė vajtur nė shtėpi?
- Futi dhe dy dopio tė tjera, - ia ktheu qytetari, - dhe, kur tė dalin tri rrugė, ti mbaj atė tė mesit!


PIJANECI DHE ĒELĖSI I SHTĖPISĖ

Pijaneci i bėrė tapė, nxori ēelėsin e shtėpisė dhe e mbajti nė dorė.
- Pėrse e mban ēelėsin nė dorė? - e pyeti njėri.
- Gjithė lagjja po mė sillet rrotull, prandaj po pres tė vijė dhe shtėpia-ime qė tė fus ēelsin e tė hap derėn, - ia ktheu pijaneci.


Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" te Hilmi Kolgjegja


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.