Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ti besh nje sherbim nje te mjeri eshte nje menyre delikate e te tallurit me fatkeqsine e tjetrit.

--- Ch. Regismanset

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Zbulimi i Minervės
Postuar nga: Fiori

Histori Ne qytetin antik te Butrinit (ne antikitet Butroti), u nxorr nga toka shtatorja e Minerves. E njohur ne Romen e lashte si perendesha e artizanatit, profesioneve, arteve, dhe me vone, si perendesha e luftes. Figura e saj eshte e lidhur ngushte me kulturen e vjeter Greke, kryesisht me figuren e Athinase. Studiues besojne se besimi tek Minerva filloi kur statuja e Athinase u publikua ne Rome nga Etruria. Tempulli i Minerves ne Rome ishte vendi ku mblidheshin artizanatet.

Ky zbulim cilesohet nga arikiologet si zbulimi me i bujshem pas 64 vjetesh. Zbulimet e bera ne qytetin antik te Butrintit, cdo dite e me shume po perforcojne idene se ne te ekzistojne kultura mikse, qe nga antikiteti i hershem deri ne mesjete. Baza materiale me vlera te medha kulturore, ka cuar specialistet e arkeologjise ne konkluzionin se Butrinti mbart ne vetvete kulturat e shteteve qe donimuan Europen e me gjere ne te gjithe aspektet.

Nuk eshte e rastit qe ky qytet i heshtur qe nga 1997 te mbrohet nga "Unesko". Aktualisht per zbulimet arkeologjike ne qytetin e Butrintit qe mbart vlera kolosale kulturore po punojne nje grup specialistesh shqiptare. Puna e tyre u shperblye kur ne drite pas 2100 vjetesh doli shtatorja e nje gruaje. U desh disa ore qe specialistet nga Instituti i Arkeologjise e percaktuan se ajo i perkiste Perendeshes greke Minerva.

Shtatorja me permasa te rregullta (2.16 m e gjate dhe me gjeresi 0.65m) eshte e punuar me mjeshteri ka arritur t'i rezitoje kohes. Po sipas arkeologeve, ajo mendohet se i perket shekullit te pare para lindjes se Krishtit. Zbulimi i saj u be jo larg amfiteatrit ne nje koder tomolare. Kohe me pare

Shtatorja eshte ende e perbaltur, e padallueshme mire ne tipare te fytyres. Ne tere gjatesinė e saj shtatorja ka gjurme demtimesh, edhe mė te dallueshme ne pjesen e kokes e te fytyres, tė cilat shpjegohen si gjurmė goditjesh te cilat i ka marre skulptura. Kemba e majte e saj eshte disi e perthyer, e mbeshtjelle me veshje (emation), qe e mberrthyer nga nje rrip ne mes te trupit. Lartesia mbinjerezore e shtatit, qellimshėm i tejkalon permasat njerezore, per te dhene imazhin mbitokesor te perendise.

Zbulimi i fundit i shtatores madheshtore, i bashkohet burrit me toge, qė perfaqėson perendinė romake te shendetesisė, Ekulapit, shtatit te njė gruaje te ekspozuar ne portikun e Muzeut tė Butrintit dhe shtatoreve tė Apolonit e tė Dionizit, te gjetura te Nimfeu nė Butrint, ndonese tė permasave mė t vogla.Mendohet q mermeri me tė cilin eshte punuar shtatorja te jetė romake e tė jetė punuar po aty, pėrderisa specialistet thonė me bindje se ajo nuk i pėrket shkolles se skulptures se kryeqendrės se asaj kohe, Finiqit. Mendohet se vepra u pėrket disa brezave skuptoresh, duke u cilesuar si nje skulpture ne levizje.

Drejtori i Institutit te Arkeologjise, Nuzafer Korkuti, eshte shprehur se per germimet perreth zones se Butrintit jane dhene fonde per te bere zbulime te metejshme. Jashte kesaj loje nuk kane mbetur edhe institute te ndryshme te huaja qe kane kontribuar monetarisht dhe nga ana e logjistikes. Zbulimet arkeologjike, ne banesen romake, e ndodhur prane amfiteatrit te qytetit antik u drejtuan nga drejtori Ēondi dhe arkeologet e rinj Saimir Shpuza e Sabrina Veseli.

Arkeologet e huaj shprehen se per Butrintin jane njohur edhe para viteve 1990. Shume libra jane shkruar nga arkeologe austriake, italiane, gjermane, etj. Gjate Luftes se Pare Boterore pervec pushtimit territorial u krye edhe nje "pushtim" tjeter - ai kulturor. Shume statuja te zbuluara ne kete zone kaluan ne vendet perkatese dhe arkeologet "mburreshin" me zbulimet e tyre ne token shqiptare. Nderkohe ne te ardhmen nje gje eshte e sigurte qe pas zbulimeve ata qe do te vleresojne kulturen e paperseritshme te ketij qyteti jane vete shqiptaret.


Studimet mbi kete statuje vazhdojne...



Zbulimet me te bujshme ne Butrot

1. Koka e Deas, zbuluar nga Arkeologu italian Luigi Ugolini viti 1928

2. Koka e Aleksandrit te Madh 1991, zbuluar nga nje grup arkeologesh shqiptare dhe te huaj

3. Zbulimi i nje guri shahu Korrik 2002

4. Zbulimi i shtatores se Minerves - Gusht 2002



Artikulli u pershtat pjeserisht nga artikulli i dates 26.08.02 publikuar mbi kete zbulim ne gazeten Koha Jone. Materiali i ri u perpunua nga stafi i Albasoul.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.