Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė gatuan atė do tė hash
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Elita :: Zef Prela, njeriu qė i shkroi amanetet me gjak
Postuar nga: Albo

Elita Dėshmia e Lili Ndocit: "Babai im Zef Prela atė natė para se tė pushkatohej me ata 15 burra nė Pendėn e Kirit, nėprmejt policit Sulejman Merxhani na dėrgoi amanetet qė i shkroi me gjakun e tij nė njė letėr paqete cigaresh"

Edhe pse baba ishte dėnuar me vdekje, atė vazhdonin ta torturonin. Nga qė nuk mund tė duronte dot mė torturat, njė natė para pushkatimit ai i tha shokut tė qelisė Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unė me ata burra qė do tė vriten nesėr.

Dhe lutja e tij u bė realitet. Ai u ekzekutua tė nesėrmen me 11 mars tė vitit 1948 sė bashku me ata 15 burra qė ishin tė dėnuar me vdekje dhe mbaheshin tė izoluar aty nė burgun e fretėnve, tė cilėt ishin: Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Ēiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjetėr Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspėr Simon Gaspėri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi. Pėrpara se ta tėrhiqnin zavrrė pėr ta ēuar para skuadrės sė pushkatimit, baba ju lut policit Sulejman Merxhani qė t` i ēonte nanės njė cop letėr nė shenjė amaneti. Polici e mbajti fjalėn dhe ja solli nanės amanetin qė baba i kishte shkrue me gjakun e tij nė njė letėr paqete cigaresh ku thoshte: Nanė. Unė po nisem pėr nė Lumninė e Parrajzės. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi. Lili Ndoci tashmė nė moshėn 55 vjeēare, vajza e Zef Prelės njerit prej atyre burrave qė dhanė shpirt atė natė tė largėt marsi tė vitit 1948 prej breshėrive tė armėve tė skuadrės sė pushkatimit, rrėfen pėr "Gazetėn" historinė e babait tė saj dhe familjes qė vuajti pėr afro gjysėm shekulli nėn regjimin komunist.


Familja Prela

Familja Prelaj ėshtė me origjinė nga fshati Gimaj i malėsisė sė Dukagjinit dhe njė nga tė parėt e asaj shtėpie qė ėshtė njohur nė tė gjithė krahinėn pėr burrni dhe trimėri, ka qenė Kol Prela (babai i Zefit) i cili ka marrė pjesė nė luftrat e malsorėve dukagjinas kundėr serbėve dhe malazezėve. Krisja e mardhėnieve ndėrmjet familjes Prela dhe regjimit komunist nė fuqi e ka zanafillėn menjėherė qė nė ditėt e para tė pasluftės, kur forcat partizane ndėrrmorėn ekspedita ndėshkuese nė malėsitė e mbi Shkodrės pėr tė ēarmatosur popullsinė e atyre fshatrave. Kjo ekespeditė e partizanėve qė kryesohej prej Xhemal Selimit, me tė mbėrritur nė fshatin Gimaj bėri kontroll nė shtėpinė e Gjelosh Ēunit (Prela) qė ishte vėllai i Kol Prelės. Pasi nė atė shtėpi ashtu si nė ēdo familje malsori kishte armė, forcat partizane menjėherė pushkatuan tė zotin e shtėpisė Gjeloshin me gjithė djalin e madh tė tij, gjė e cila do tė sillte mė pas armiqėsinė e pėrjetėshme tė familjes Prela me regjimin komunist nė fuqi.


Kush ishte Zef Prelaj


Zefi, fėmija i parė i Kol Prelės u lind nė fshatin Gimaj nė vitin 1922. Mbas disa vitesh familja Prela u vendos nė qytetin e Shkodrės ku Zefi u regjistrua dhe filloi mėsimet si konviktor nė Konviktin "Malet Tona" tė gjimnazit klasik tė atij qyteti qė njihej si njė nga mė tė famėshmit e asaj kohe. Nė atė gjimnaz ku mėsonin shumė prej nxėnėsve qė mė pas do tė bėheshin eksponentėt kryesorė tė luftės antifashiste nacional-ēlirimtare si Qemal Draēini,Tom Kola, Hajdar Dushi, Qemal Stafa, Emin Duraku, Fadil Hoxha etj, Zef Prela u lidh me lėvizjen antifashiste nėpėrmjet Prof. Kol Prelės qė do tė bėhej mė pas njė nga njerzit mė tė afėrt tė tij. Aty nga viti 1943, pasi Zefi mbaroi maturėn, i nxitur dhe nga Prof. Kol Prela ai u bashkua me rrethet nacionaliste tė Qarkut tė Shkodrės qė formuan dhe ēetėn e tyre e cila udhėhiqej prej Ndue Palit dhe kishte mbėshtetjen e disa eksponentėve tė Klerit Katolik si Dom Zef Shestani, Padėr Gjon Shllaku etj. Menjėherė pas mbarimit tė luftės, forcat e reparteve tė ndjekjes ose siē quheshin ndryshe Brigadat e Mbrojtjes sė Popullit, e arrestuan Zef Prelėn me akuzėn se kishte marrė pjesė si efektiv i Batalionit tė Major Dodė Nikollės me forcat e xhandarmėrisė duke luftuar kundėr partizanėve nė Shqipėrinė e Jugut. Si rezultat i kėsaj akuze, Zefi u dėnua me 5 vjet burg dhe u dėrgua nė burgjet e improvizuara tė qytetit tė Shkodrės. Me rastin e njė vjetorit tė ēlirimit, duke pėrfituar nga amnistia qė u dha pėr njė pjesė tė dėnuarish politik, Zefi mundi qė tė lirohet nga burgu dhe tė kthehet nė shtėpinė e tij nė Shkodėr.


Arrestimi i dytė i Zefit


Pas lirimit nga burgu, Sigurimi i Shtetit nėpėrmjet Gj.U. i bėri thirrje Zefit qė ai tė bashkpunonte me ato forca, por ai nuk pranoi. Presionit tė Gj. U. Zefi ju pėrgjigj:" Sa tė jem gjallė, kurrė nuk do tė bashkpunoj me forcat tuaja dhe komunistėt, pasi ju jeni kundėr Shqipėrisė. Arrestimit i deputetit Kol Prela aty nga fillimi i vitit 1946, i cili ishte zgjedhur nė parlamentin shqiptar nga zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945, ishte njė sinjal i qartė dhe pėr Zefin i cili ishte njė nga bashkpuntorėt mė tė afėrt tė tij, qė kishte zbatuar porositė e deputetit pėr formimin e grupeve antikomuniste. Nisur nga kjo gjė, duke parė rrezikun qė i kanosej, Zefi la qytetin dhe u arratis duke qėndruar nė malet e Dukagjinit ku asokohe nė shpellat e asaj zone qėndronin rreth katėrqind burra tė armatosur qė ishin kundra pushtetit komunist. Mbas dėshtimit tė Lėvizjes sė Postribės, pėr forcat e rezisencės antikomuniste pasuan dhe disa disfata tė tjera qė ēuan nė kapjen apo ekzekutimin e disa prej krerėve kryesorė tė asaj lėvizje. Nė njė nga ekspeditat e forcave partizane tė ndjekjes kundėr pjestarėve tė forcave tė rezistencės antikomuniste nė zonat e malėsisė sė Dukagjinit, si rezultat i njė tradhėtie u gjet i rrethuar prej tyre nė shpellėn e Gimajve dhe Zef Prela sė bashku me disa tė arratisur tė tjerė. Mbas njė pėrpjekje tė gjatė me armė ndėrmjet tė ngujuarve nė shpellė dhe forcave partizane tė reparteve tė ndjekjes, u vra Dush Myftari shoku mė i afėrt i Zefit. Mė pas u plagos dhe vetė Zefi, e forcat e ndjekjes arritėn ta kapin tė gjallė. Mbasi e mjekuan pėr disa kohė nė spitalin e Shkodrės, atė e dėrguan nė qelitė e hetuesisė tė cilat asokohe ishin mbushur plot me tė burgosur politikė kundėrshtarė tė regjimit komunist, tė cilėt ishin arrestuar tė akuzuar si pjestarė tė Lėvizjes sė Postribės, organizatės "Bashkimi Shqiptar" etj, ku pjesa mė e madhe pėrbėhej prej klerikėve katolik.


Akuzat e hetuesisė


Gjatė asaj kohe qė Zefi qėndroi nė hetuesi, ndaj tij u bėnė tortura tė vazhdueshme duke i thyer gjymtyrėt dhe duke i fikur cigaren nė sy. Nė atakuzėn e hetuesisė nė mes tė tjerash thuhet:"Zef Kol Prelaj, i biri i Kolės dhe i Katrinės, vjeē 25, i martuar me dy fėmijė. I dėnuar me 5 vjet burg nga Gjykata Ushtarake, tuj fitue nga amnistija ėshtė lirue. Shqyptar i varfėr me pesė klasė gjimnaz, lindur nė Gimaj tė Shalės tė N / Prefekturės sė Dukagjinit dhe banues nė Shkodėr. Ka dy kushėrinj tė ekzekutuar dhe vėllanė nė burg tė arrestuar nė datė 14.9. 1945. Gjatė luftės ka qenė nė shėrbim tė gjindarmėrisė kuislinge me gradėn e rreshterit dhe si i tillė ka bėrė pjesė nė Batalionin e Dodė Nikollės i cili ka luftuar kundra partizanėve nė Jug. Mbas ēlirimit ėshtė arrestuar dhe mė pas ėshtė liruar pėr tė vazhduar pėrsėri aktivitetin e tij kundra pushtetit. Duke u lidhur me deputetin Kol Prela ėshtė pėrpjekur tė formojė grupe. Nė bashkpunim me tė vėllanė e Kol Prelės, Mark Prelėn, bjen nė lidhje me policin Zef Marku etj, me tė cilėt bėjnė shumė mbledhje ku vendosin tė bashkohen me tė arratisurit e Dukagjinit si Pal Thanin dhe bashkė me tė janė nisur nė Dukagjin. Ka qenė pėr disa kohė korrieri i Mark Kolės dhe i Nik Sokolit. Ai me Lorenc Vatėn, Gac Cinin etj, nga tė cilėt ēdo ditė ėshtė furnizuar me materiale dhe lajme. Ka marrė pjesė me armė kundra pushtetit dhe pėr kėtė ėshtė plagosur dhe mė vonė ėshtė kapur nga forcat e ndjekjes. Nė bashkpunim me Mark Prelėn duke marrė udhėzime nga deputeti Kol Prela vendosin qė tė lidhen me elemnetėt reaksionarė dhe kriminelė lufte me anė tė policit Zef Marku pėr tė filluar luftėn kundra pushtetit. Nė grupet qė ka formuar, ju ka bėrė propagandė duke ju komentuar Radio-Londrėn pėr ndryshimin e situatės nė vend qė do tė ndryshonte me shpejtėsi pas ndėrhyrjes sė Anglo-amerikanėve. Ėshtė lidhur me kriminelin Pal Thani i cili ishte fshehur nė Shkodėr dhe ėshtė kujdesur pėr nxjerrjen e tij jashtė qytetit pėr tė mos rėnė nė duart e pushtetit. Ka shkuar dhe ėshtė takuar me me ish deputetin Kol Prela dhe kanė biseduar shtruar nė lidhje me organizatėn e tyre dhe mbi situatėn ndėrkombėtare, ku ju doli si detyrė shtimi i rradhėve tė tyre. Pas kėsaj ai hidhet nė ilegalitet dhe bashkohet me elementėt e arratisur si Gjergj Vata e tė tjerė kriminelė lufte, me tė cilėt fillon aktivitetin duke ju folur katundarėve qė tė hidheshin nė ilegalitet duke sharė pushtetin e sotėm, shkruhet nė mes tė jerash nė aktakuzėn e mbajtur gjatė hetuesisė pėr Zef Prelėn.


Gjyqi: Dėnim me vdekje


Nė bazė tė kėtyre akuzave tė hetuesisė, mė datėn 29 shkurt tė vitit 1948, Zef Prela doli para trupit gjykues ushtarak tė Shkodrės qė kryesohej nga kapiten P. Alizoti, togerėt B. Idrizi, A. Koroveshi dhe Prokuror Z. Shehu. Ai gjyq e dėnoi Zefin me vdekje dhe humbjen e tė drejtės politike dhe civile si dhe me konfiskimin e pasurisė sė tundėshme dhe tė patundėshme, duke ju ngarkuar dhe pagimi prej 162 lekėsh i shpenzimeve tė gjyqit. Pas pak ditėsh nga dhėnia e atij vendimi natėn e 11 marsit tė vitit 1948 nė burgun e fretėnve ku Zefi mbahej i izoluar, qėndruan dy makina tė mbuluara ku policėt hypėn 16 tė arrestuar qė ishin dėnuar me vdekje pėr ti dėrguar drejt ekzekutimit. Bashkė me Zef Prelėn nė ato dy makina tė rrethuar me njė numėr tė madh policėsh, zunė vend dhe Imzot Frano Gjini (Zv/ Nunsi Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Ēiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdulla Kazazi, Pjetėr Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspėr Simon Gaspėri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi, tė cilėt ish dėnuar me vdekje nėn akuza tė ndryshme si agjentė tė anglo-amerikanėve, Vatikanit, pjesmarrės nė Lėvizjen e Postribės, futjen e armėve nė Elterin e Shnandout etj.


Si i dėrgoi amanetet

Asokohe qė u ekzekutua Zef Prela ai kishte vetėm njė vajzė tė vogėl tre vjeēe dhe gruan shtatėzanė qė lindi mė pas dhe njė vajzė tjetėr qė nuk pati fatin ta shihte kurrė babanė e saj. Lili Ndoci vajza e madhe e Zefit, kujton:" Edhe pse baba ishte dėnuar me vdekje, atė vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot mė torturat, njė natė pėrpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut tė qelisė Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unė me ato burra qė do tė vriten nesėr? Dhe lutja e tij u bė realitet. Tė nesėrmen me 11 mars tė vitit 1948, ai u pushkatua sė bashku me 15 burra qė ishin tė dėnuar me vdekje dhe mbaheshin tė izoluar aty nė burgun e fretėnve. Unė asokohe isha shumė e vogė, por kam dėgjuar nga njerzit e familjes se baba Zefi atė natė pėrpara se ta merrnin pėr ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani qė t` i dėrgonte nanės dy tre copa letre nė shenjė amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarrė pėr ta ēuar para pushkatimit, me njė fije shkrepse tė djegur tė cilėn e ka ngjyer nė gjakun e tij qė i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: Nanė, Unė po nisem pėr nė Lumni tė Parrajzės. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi. Polici e mbajti fjalėn dhe letrat e babės ai i pruni nė shtėpi. Disa muaj pas pushkatimit tė babės, lindi motra, por nė shtėpinė tonė nuk ndihej asgjė. Aty as nuk flitej dhe as nuk qahej, sepse askush nuk guxonte tė vinte pėr ngushėllim, sepse gjyqi kishte urdhėruar dhe sekuestrimin e pasurisė. Mbas dy javėsh nga pushkatimi i babės, axha Marku qė ishte i arrestuar bashkė me Zefin, u dėnua me 5 vjet burg. Kur doli nė vitin 1952 ai u arratis nga Shqipėria dhe kaloi nė Jugosllavi. Aty ai mbaroi studimet e larta dhe u diplomua pėr Filozofi nė Beograd. Nė vitin 1953 autoritetet jugosllave e kthyen nė Shqipėri duke e shkėmbyer me njė kosovar. Kėtu nė fillim ai u dėnua me pushkatim dhe mė pas me 25 vjet. Marku bėri 17 vjet burg dhe kur doli punoi nė punė tė rėnda e vdiq nė vitin 1994. Axha tjetėr Pjetri pasi u lirua nga burgu nė vitin 1952, u arratis nga Shqipėria dhe sot jeton ende nė Kanada. Mbas pushkatimit tė babės, axha i dytė Deda edhe pse ishte i sėmurė, punoi hamall dhe sė bashku me gjyshen Katrinėn, morėn pėrsipėr rritjen e dy fėmijve tė vėllait (timen dhe motrės Irenės) nė mes halleve dhe vuajtjeve tė shumta", pėrfundon Lili Ndoci dėshminė e saj mbi fatin tragjik tė babait Zef Prelės dhe familjes sė tij, tė cilėt pėrfunduan burgjeve dhe internimeve pėr faktin e vetėm se ishin kundėrshtarė tė atij regjimi qė u instalua nė Shqipėri nė nėntorin e vitit 1944.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.