Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te pish pa pasur etje e te besh dashuri ne cdo kohe, zonje, vetem kjo na dallon nga kafshet e tjera.
--- Beaumarchais

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Kush kėrkonte autonomi vorio-epirote
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Qeveria greke ishte tėrhequr nga qytetet e Shqipėrisė, sipas mar-rėveshjes sė Londrės, por kishte lėnė prapa njėsi qė punonin pėr tė dhe qė ngritėn armėt kundėr trupave tė Qeverisė shqiptare

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (11)




Nė Korēė u stabilizua administrata me prefekt Pandeli Vangjelin, me ndih-mėsprefekt Abdyl Ypin, me kryetar gjyqi avokat Kasnecin (himariot), me shef tė poli-cisė Themistokli Gėrmenjin dhe me komisar policie Hysen Nikolicėn. Kur vazhdonte ky dorėzim i rregullt, por qėllimisht i ngadal-shėm nga grekė, doli nė skenė autonomia vorio-epirote. Komanda greke pezullon dorėzimin e vendeve tė tjerė me pretekst se, pasi populli i atyre vendeve shpalli autonom-inė, ajo nuk kishte mundėsi qė t’i impononte atij bashkimin dhe nėnshtrimin ndaj Qeverisė shqiptare, prandaj ajo (ushtria greke) tėrhiqet nė kufijtė e caktuar nga Konferenca e Londrės dhe lė Qeverinė shqiptare tė rregullojė vetė punėt me qever-inė e autonomisė vorio-epirote. Kjo gjendje shkaktoi qė Shqipėria tė pėrdorė armėt jo vetėm pėr tė liruar pjesėn tjetėr tė tokės sė saj, por edhe pėr tė mbrojtur ato qė i kishte marrė nė dorėzim tė rregullt nga ushtria greke, duke derdhur gjakun e bijve tė saj. Xhandarmėria shqiptare, pasi mori nė dorėz-im Ersekėn, nė bazė tė marrėveshjes me komandėn greke tė dorėzimit suksesiv tė vendeve qė po okuponte, u nis pėr tė marrė nė dorėzim edhe Leskovikun. Por, kur ajo arriti nė afėrsitė e Leskovikut, u prit befas me zjarr nga fuqitė e qeverisė vorio-epirote, tė cilat, sipas vendimit tė qeverisė sė tyre, nuk i bindeshin vendimit tė Konferencės sė Londrės pėr bashkimin me Shqipėrinė tė prefekturave tė Korēės dhe tė Gjirokastrės. Kjo qeveri kėrkonte bashkimin me Greqinė ose tė paktėn njė autonomi tė atillė qė ishte barazi me bashkimin me Greqinė, duke mbėshtetur kėrkesat e saj, veē tė tjerave, me pretendimin se gjoja shumica e popullsisė sė dy prefekturave (Korēė e Gjirokastėr) pėr bėhet nga tė krishterė, pra sipas thėnies greke “pan orthodhoksos kristianos ine eli-nos”, nga grekėt. Kjo formė qeverie ishte ngrehur nga Qeveria greke, vėnė nė veprim prej saj e paguar po nga e njėjta, e pėrkrahur politikisht dhe ushtarak- isht po prej saj. Vetė kryetari i qeverisė ishte ish-prefekti I Greqisė me kombėsi shqiptare nga Qestorati, ministri i Brendshėm ishte majori i xhandarmėrisė greke me kombėsi shqiptare nga Nivicė-Bubari. Xhandarmėria shqiptare qė do tė merrte nė dorėzim Leskovikun pėrbėhej prej njė kom-panie (afro 120 veta). Gjindur para njė situ-ate tė papritur dhe duke pasur pėrballė fuqi shumė mė tė mėdha dhe mė me shumė mjete, ajo pas njė pėrpjekjeje tė ashpėr, duke lėnė rreth 20 tė vrarė, ndėr tė cilėt Qani bej Starjen dhe disa tė tjerė tė plagosur, u detyrua tė tėr iqet bashkė me fuqitė vull-netare, qė i kishin ardhur nė ndihmė qysh nė krismat e para tė pushkėve, pėr nė vijėn Gėrmenj-Radom, me qėllim qė tė pengonte pėrparimin e fuqive vorio-epirote dhe tė mer-rte udhėzime tė reja mbi gjendjen e krijuar. Fuqitė e autonomisė pėrbėheshin prej repartesh jorollohite (kompani tė shenjta), tė cilėt ishin rekrutuar nga tė krishterėt vendės, tė inkuadruara, tė stėrvitura tė armatosura dhe tė pajisjura nga qeveria dhe oficerė tė ushtrisė sė rregullt greke qysh mė parė. Andarėt (komitat) ishin trupa tė quaj-tura vullnetare, tė pėrbėra nga ēeta kreyengritėse tė Epirit, Maqedonisė e Kretės, qė kishin luftuar nė kohėn e Turqisė dhe tani mbaheshin tė rezervuar pėr ēdo lloj aventure. Veē kėtyre, ndėr repartet andarte bėnin pjesė edhe reparte tė ushtrisė sė rreg- ullt greke, qė ajo i kishte lėnė qėllimisht nė vend dhe qė formalisht i kishte deklaruar si dezertorė. Edhe kėta, si tė tjerėt, ishin tė pajisur e armatosur gjer nė dhėmbė. E njėjta gjė ndodhi edhe me xhandarmėrinė e Gjirokastrės, e cila, e nisur nga Tepelena pėr tė marrė nė dorėzim atė qytet, u ndesh nė afėrsitė e Hanit tė Subashit, si edhe me forcat e xhandarmėrisė tė destinuara pėr Pėrmetin, tė ndaluara pėrtej Kėlcyrės nga fuqi tė njėllojta vorio-epirote. Edhe kėtu xhandarmėria shqiptare u detyrua tė tėrhiqet dhe e riforcuar me vullnetarė tė mbrohet afėrsisht nė vijėn Hani Vjosė –Hormovė e Shtepėz. Kėshtu filloi ndeshja e parė e armatosur ndėrmjet shqiptarėve dhe trupave tė autonomisė verio-epirote, me pasoja shumė tė hidhura pėr popullin shqiptar, i cili gjatė periudhės sė luftimeve tė mėpastajshme, tre-goi njė vetmohim, trimėri e guxim, nė rrethana shumė tė vėshtira pėr bashkimin e truallit tė tij tė gjymtuar dhe pėr vėllazėrim-in e elementėve fetarė qė e pėrbėnin. Nė prill tė vitit 1914, xhandarmėria shqiptare ish riforcuar me reparte vull-netare, tė pėrbėra nga disa vende tė Shqipėrisė e sidomos nga popullsia vendase tė entuziazmuara por tė ērregullta, tė padisi-plinuara e veēanėrisht tė papajisura, ngaqė u mungonin municionet dhe ushqimi. Por mungesa mė e madhe ish ajo e komandės drejtuese dhe bashkėrenduese. Me gjithė kėto mungesa, u vendos tė ndėrmerret njė ofensivė e pėrgjithshme. Qėllimi i kėsaj ofen-sive ishte likuidimi i autonomisė verio-epirote dhe ēlirimi i vendeve qė ende ishin nėn pushtetin e saj. Objektivi kryesor ishte Gjirokastra, qendėr e Qeverisė vorio-epirote, pasi mendohej se me marrjen e saj ēdo rezistencė e hapėt dhe bashkė me tė edhe ekzistenca e autonomisė vetė do tė merrte fund.
Kėshtu ofensiva filloi nė shumė drejtime. Kryesorja ishte ajo Tepelenė - Gjirokastėr e ndihmuar nga ofensiva Labovė - Libohovė. Tė tjerat ishin Kuē - Himarė, Qafa e Skėrficės - Delvinė, Kėlcyrė -Pėrmet –Frashėr - Leskovik dhe Gėrmėnj - Leskovik. Nga tė gjitha kėto vetėm ajo e Manastirit tė Cepos - Gjirokastėr dhe ajo e Qafės sė Skėrficės - Delvinė gati ia mbėrrinė qėllimit. Pararojat e tė parės arritėn nė lumin Viru 1 dhe tė sė dytės nė lagjen Rusant tė Delvinės. Kolonat e tjera patėn disa suksese tė vogla dhe shumė shpejt u detyruan tė ndalojnė pėrparimin. Nga kėto suksese fillestare tė armėve shqiptare, qė shkaktuan shpartallimin e for-cave tė autonomisė, qeveria autonome pėr-gatitej e bėhej gati tė ikte; njė pjesė e popull-sisė grekofone filloi tė emigrojė pėr nė Janinė, nė Korfu e gjetkė. Qeveria greke ishte edhe ajo e preokupuar nga sukseset e shqiptarėve, qė vinin nė rrezik gjithė planin e saj tė shkėputjes sė Epirit nga Shqipėria. Pėr atė arsye vendosi tė dėrgojė me shpejtėsi tė madhe, nė ndihmė tė Qeverisė autonome trupat e rregullta tė Divizionit tė Janinės, duke i deklaruar ato si tė arratisura. Kėto trupa mbėrritėn me shpejtėsi nė ballė tė fronteve dhe pas disa pėrpjekjeve mundėn tė zbythnin trupat shqiptare, qė siē ėshtė thėnė konsistonin nė pak xhandarmė dhe shumica bashibozukė tė cilat ristabilizuan frontin nė vijat e mėparshme tė nisjes.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.