Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēon njė kashtė e tė dalin gjashtė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: PERBINDESHI - Nga Ismail Kadare
Postuar nga: ReEdD

Letersi Po vazhdojme me Perbindeshin, veper e shkruar nga Ismail Kadare dhe e botuar ne vitin 1991.

Ne vazhdim mund te lexoni kapitujt III, IV, V

Kapitujt e meparshem mund ti lexoni ketu

III


Disa kilometra larg qytetit, nė fushėn e hapur, ngrihej Kali i madh prej Druri. Ditėve me diell ai dukej qartė, qė nga tarracat apo katet e sipėrrne tė shtėpive tė qytetit, por kur binte nata ose kur kishte mjegull nė fushė, tretej dhe humbiste nė tė. Veēanėrisht ngjiste kėshtu ditėve tė tetorit Por mjaftonte qė mjegulla e vjeshtės tė shpėrndahej nga era dhe kali zbulohej pėrsėri. Nė fillim shfaqej koka e kthyer pak anash, nė drejtim tė qytetit, pastaj qafa, shpina dhe mė nė fund barku e kėmbėt. Nė kėto raste, njerėzve u dukej sikur ai i qe avitur pak mė tepėr qytetit, por kjo nuk ishte e vėrtetė. Ishte thjesht njė gėnjim i pamjes, qė shkaktohej nga tejdukshmėria e madhe e ajrit tė lagėt vjeshtor. Nė tė vėrtetė, kali kurrė nuk kishte lėvizur. Dhe kjo as qė mund tė ndodhte, sepse ai ishte njė kalė prej druri, qė mund tė ēvendosej vetėm po tė tėrhiqej nga dikush.
Megjithėse gjymtyrėt e rėndė dhe masivė i jepnin njė pamje tė ngathėt e tė ngrirė, prapėseprapė, konstruktori i tij, duke luftuar me masivitetin e dėrrasave prej bredhi, kishte mundur t'i jepte njė farė prirje lėvizjeje atij trupi vigan. Kjo binte nė sy sidomos po ta vėshtroje kalin nga njė farė largėsie. Tė dukej sikur ai, duke dalė me njė galop tė rėndė nga thellėsia e hapėsirave, kishte ndaluar papritur nė kėtė fushė tė shkretė, disa kilometra larg anės sė djathtė tė qytetit dhe po vėshtronte hijerėndė, me kokėn e kthyer anash. Po tė afroheshe, do tė shikoje se dėrrasat e moēme tė gjoksit, tė ijeve e tė shpinės ishin plasaritur nga dielli e shiu dhe ngjanin si lėkura e njė pėrbindėshi, ndėrsa kėmbėt e tij tė rėnda, me kalimin e viteve, qenė fundosur nė tokė gjer nė gju.
Ishte njė ditė me shi. Nga tė ēarat e dėrrasave, njerėzit qė rrinin tė fshehur brenda nė barkun e kalit, vėshtronin tė mėrzitur peizazhin. Ishte po ai peizazh qė kishin parė mijėra herė, nga e njėjta pikė: oxhakėt e lartė tė fabrikave qė nxirrnin vazhdimisht tym, rrugėt dhe bulevardet, tabelat shumėngjyrėshe tė kafeve dhe restoranteve. Njė aeroplan po ulej ngadalė nė njėrėn nga pistat e aeroportit.
- Koha po ftohet, - tha Odisea K. - Po
vjen vjeshta e mėrzitshme. Mė duket se ty tė
pėlqen kjo kohė, Robert.
- Jo, - tha Roberti. - Ndoshta mė pėlqente dikur po tani jo. Tani nuk mund ta dėgjoj dot erėn kur ulėrin. Tė kujtohet dimrin e kaluar?
- Si s'mė kujtohet?
- Asnjėherė nuk kam dėgjuar tė tillė vėrshėllimė si nė kėto zgavra tė mallkuara.
- Ē'faj kanė zgavrat, — tha Konstruktori
- Ta kam shpjeguar kaq herė qė, pa ato, as
mund tė mendohej ndėrtimi i kėtij kali. Mė
thuaj. si mund tė shmangeshin zgavrat?
-Unė nuk e di, — tha Roberti, — kjo nuk
ėshtė mjeshtėria ime, megjithatė, mendoj se shu-
mė zgavra ka ky kalė.
— Tė flasėsh ėshtė lehtė, — tha Konstruktori. — Por pa mendo pak nė ē'kushte u ndėrtua. Ti kėtė e di mirė.
— Ke njė aspirinė? — pyeti Roberti. — Mė duket se jam ftohur.
Ata rrinin nė qėndrimet mė tė ndryshme: disa tė shtrirė mbi shpinė, disa anash ose mbėshtetur pas dėrrasave tė brinjėve. Nė njė qoshe Maksi mbante nė gjunjė njė radiotranzistor tė vogėl dhe, me kokėn ulur, dėgjonte kėngėn e trishtuar «Kur ti mė le».
- Pėrse flisnit? — tha Odisea K.
—Pėr erėn qė vėrshėllen, — tha Roberti
—Po na prish nervat.
Odisea K. e vėshtroi me ironi.
—S'keni me se tė merreni, — tha.
—E me se tė merremi? — pyeti Konstruktori.
—Tė bisedojmė pėr diversionin? Kėtė gjė e kemi bėrė qindra herė, — tha Roberti. — Sa herė do ta pėrsėritim?

Odisea K. e vėshtroi me sytė e tij tė zgavruar nga lodhja.
—Ti pyet sa herė do ta pėrsėritim? Njė
mijė herė, dhjetė mijė herė. Gjersa tė futemi
atje.
Ai bėri me dorė andej nga duhej tė ishte qyteti.
—Gjersa tė na fusin, — tha Roberti.
—Atėherė gjersa tė na fusin, meqenėse ti e do kėshtu.
Konstruktori lėshoi njė psherėtimė.
—Po nė qoftė se atyre s'u mbushet mendja?
—O zot, filluan prapė, — tha Maksi me njė psherėtimė. — Do tė na fusin, s'do tė na fusin. Ēdo ditė e njėjta kėmbanė.
Ai kaloi gishtat nėpėr flokė, pastaj hetoi nėse i kishte ngelur ndonjė fije nė to.
Milloshi, qė e ndiqte me sy, i tha me zė tė ulėt:
—Hiqe mė mirė mendjen prej tyre. Thonė se sa mė shumė mėrzitesh pėr rėnien e flokėve, aq mė tepėr bien.
Maksi hunguroi mbyturazi.
—Ēfarė? — pyeti Konstruktori qė kujtoi
se i folėn atij.
—Asgjė, — tha Milloshi. — Po flisnim pėr
gjėra tė njohura.
—Gjėra tė njohura... — pėrsėriti Kons-
truktori. — Jeta ėshtė plot mėrzi dhe bisedat i
kemi mbaruar tė gjitha. S'mė kujtohet kush e
ka thėnė kėtė. Ku ėshtė shishja, Maks?
— Kėtu, — tha Maksi, duke ngritur qė poshtė gjunjėve njė shishe konjaku.
—E paske pėrgjysmuar, mė duket.
—Jam shumė i mėrzitur.
—S'ke ē'i bėn. Edhe koha ėshtė e tillė.
—Kohė e poshtėr. Asgjė e bukur s'tė kujtohet nga jeta. Vetėm gjėrat e shėmtuara.
—Kėshtu ndodh kur fillojnė vranėsirat.
—S'ėshtė puna te vranėsirat, — tha Maksi. — Unė kam vranėsirė kėtu.
Ai i ra me dorė gjoksit.
—Mos u mėrzit, do tė kalojė.
Konstruktori nisi tė vėrshėllente njė melodi
tė vjetėr: «Vranėsinė, vėlla, nė shpirt...»
—Eh, do tė kalojė si cdo gjė, — pėrsėriti.
—Jo, nuk kalon. Unė s'harroj kollaj.
—Koha zbut gjithēka.
—Koha, koha... S'e duroj dot kėtė fjalė.
Konstruktori piu dhe pastaj nisi tė vėshtronte vjedhurazi fytyrėn e hequr tė Maksit. Te dėrrasat e brinjės sė djathtė ishte mbėshtetur njė heshtė e gjatė, pak e ndryshkur nga vjetėrsia. Kishte kohė qė sytė e Maksit ishin ngulur si tė dalldisur mbi atė heshtė.
Ėshtė vėshtirė kur tė lė e fejuara, mendoi Konstruktori. Ai s'kishte qenė kurrė i fejuar, megjithatė, ishte i bindur se tjetri mendonte pėr vetėvrasje.
Konstruktori ktheu edhe njė gotė. Pastaj, duke u mbajtur pas trarėve, u afrua te njė plasaritje nė qafėn e kalit. Nė atė vend kishte shumė tė ēara dhe ujėt pikonte vazhdimisht nėpėr trarėt e mėdhenj dhe tė vegjėl. Ai vėshtroi tutje pėrmes tė ēarės. Jashtė kish rėnė mbrėmja e tetorit. Nė qytet ishin ndezur dritat. Qė kėndej mund tė dalloje linjat e ndriēuara tė rrugės kryesore, qė e pėrshkonin kryq e tėrthor qytetin, vitrinat e mėdha tė magazinave tė qendrės, dritat e kuqe, tė gjelbra dhe tė kaltra tė dyqaneve tė ndryshme. E gjithė kjo mori dritash dridhej qetėsisht nė largėsi dhe vetėm rreth e rrotull qytetit ato bėheshin gjithmonė e mė tė rralla e tė vetmuara, deri te sinjalet e instalimeve tė radiostacionit dhe, mė tutje, tė aeroportit. Pas tyre ishte errėsira dhe fusha i nėnshtrohej e bindur asaj.
Konstruktori vėshtroi njė copė herė, pastaj u kthye te shokėt.
—U ngrys dhe Akamanti akoma s'po kthehet, —tha Roberti.
—Jashtė po fillon stuhia, — tha Milloshi.
— E dėgjoni erėn?
—Ulėrin si dreqi vetė.
—Akamanti do tė jetė bėrė qull.
—Ah, kėto zgavra tė mallkuara, — tha
Roberti, — na prishėn nervat.
—Robert, — tha me zė qortues Konstruktori, — fillove prapė?
Era e pėrplaste shiun me furi mbi dėrrasat e moēme. Ajo hynte duke vėrshėllyer nėpėr plasat e shumta tė barkut e tė brinjėve, sulej nėpėr qafėn vigane dhe duke u penguar nėpėr zbrazėtitė e errėta rėnkonte vajtueshėm si njė bishė e zėnė nė ēark.
—Kohė e poshtėr, — tha Maksi. — As radion s'mund ta dėgjosh dot.
Ai kaloi dorėn nėpėr flokė dhe, si zakonisht, vėshtroi njė copė herė fijet e mbetura nė gishta. Pastaj e mbylli radion dhe i nguli sytė heshtės sė gjatė tė ndryshkur.
Konstruktori kishte nisur prapė tė vėrshėllente atė melodinė e vjetėr tė mallkuar:

Vranėsirė vėlla, anembanė.
Kam njė lėmsh kėtu, e s'di ē'kam.




IV

Akamanti u kthye natėn vonė. Ata po dremitnin, kur ai u shfaq midis trarėve nėn dritėn e zbehtė tė llambės me vajguri.
—E? — ia bėri Odisea K.
—Kohė e keqe. Mezi ēava pėrmes baltės sė fushės.
Akamanti tregoi ēizmet e zhyera me baltė.
—I solle gazetat?
—Po.
—Ē'ka ndonjė gjė tjetėr?
—Asgjė e jashtėzakonshme. Na shajnė.
—Si gjithmonė, — tha Odisea K.
— Oh, ē'urrejtje! — vazhdoi Akamanti. —
Kudo qė tė ndodhesh, nė kafene, nė rrugė, nė
radhėn e biletave e ndien kėtė gjė.
— Ėshtė e natyrshme, — tha Odisea K. —
S'ka si tė ndodhė ndryshe.
— Bile dhe fėmijėt. Nė njė ndėrtesė pranė
postės vazhdon tė zhvillohet kampionati i shahut. Nė fasadėn e ndėrtesės kanė vendosur njė
pllakat tė madh ku ėshtė vizatuar njė kokė kali,
nė sfondin e fushės sė shahut. Sot, kur po kaloja
andej, dėgjova kalamajtė qė thėrrisnin: «E, ka-
li prej druri, pėshtyje kalin prej druri».
Odisea K. pėrēmoi fytyrėn.
— A tė ndoqi njeri pas? — pyeti Roberti.
Akamanti qeshi.
— Nuk jam nga ata qė mund tė ndiqen pas.
— A do tė hash? — pyeti Milloshi.
— Jo, faleminderit. Kam ngrėnė nė njė rostiēeri.
Milloshi iu afrua.
— Mė trego diēka pėr femrat, — i tha me
zė tė ėmbėl. — A pe vajza tė bukura rrugėve?
Akamanti e pa me pėrbuzje.
— Unė nuk bredh pas fustaneve, — tha me
zė tė ngjirur.
Milloshi psherėtiu dhe u mbėshtet pėrsėri pėr tė fjetur nė qoshen e tij.
Akamanti vėshtroi me vėmendje fytyrėn gjysmė tė fjetur dhe mospėrfillėse tė Maksit. U mendua njė copė herė, pastaj u ul pranė tij.
— Maks, — i tha me zė tė ulėt, — pashė
Helenėn tėnde.
— Ēfarė?
Maksi ngriti kokėn sikur, papritur, sytė e tij tė kuq nga pagjumėsia vetėtinė.
— Pashė Helenėn tėnde, — pėrsėriti Aka-
manti.
— Ku?
— Nė «Kafe dimėrore». Ishte me njė stu-
dent.
U ndie se si Maksit iu ngjit njė komb nė grykė. Shkrepėtitja e syve tė tij u duk sikur u shkarkua nėpėr mustaqe dhe mjekrėn e kuqėrremtė. E zuri pėr dore Akamantin dhe e tėrhoqi poshtė.
— Ulu kėtu, — mėrmėriti.
Akamanti u ul.
— Mė trego. Mė trego akoma.
Akamanti e largoi dorėn dhe e vėshtroi me
pėrbuzje:
— Ē'tė tregoj?! Diēka pinin, mė duket ve-
rė, dhe bisedonin.
— Tė pa ty ajo, tė njohu?
— Jo, nuk mė pa. Rrija pas njė kollone.
— I dėgjove ē'bisedonin?
— U ula njė copė herė prapa tyre dhe dė-
gjova.
— Hė, mė thuaj.
— Gjepura tė zakonshme dashurie. Disa
gjėra nuk i kuptova, nuk e di mirė shqipen.
Maksi rėnkoi.
— Ti mendon se ajo e dashuron vėrtet, se
ajo nuk do ta tradhtojė kurrė, ashtu sic mė tra-
dhtoi mua?
Akamanti qeshi.
— Prostituta, — mėrmėriti Maksi.
Akamanti deshi tė ngrihej.
—Prit, — i tha Maksi. — Doja tė tė pye-
sja pėr diēka tjetėr. Hė, po, m'u kujtua. A ishte
po ai djalė me tė cilin ajo iku atėherė?
—Nuk e di, nuk e njoh atė djalė. Nga veshja m'u duk si ata studentėt e kthyer nga jash-tė shtetit.
Maksi kafshoi buzėt.
— Ai ėshtė, — mėrmėriti nėpėr dhėmbė. —
Po flokėt si i kishte krehur? — pyeti pas pak.
— Thjesht, — tha Akamanti.
— I kishte tė verdha?
— Po. Madje mė shumė se tė verdha. Tė
platinta, sic i pėlqejnė tani.
— Do t'i ketė lyer, prostituta.
— Ndoshta. Unė nuk di tė dalloj flokėt e
lyera nga tė palyerat.
— Ēfarė bisedonin? — pyeti pėrsėri Maksi.
— Lloqe dashurie.
— Ajo i buzėqeshte?
— Po. Bile me shumė ėmbėlsi.
— Ashtu?
— Nganjėherė i shtrėngonin duart njėri-
-tjetrit.
Maksi kafshoi pėrsėri buzėt. Pastaj e vėshtroi Akamantin me sytė qė i xixėllonin nga urrej-tja.
— Ti je i poshtėr, — i tha.
Akamanti u ngrit.
— Nuk kam qejf tė grindem. Ėshtė vonė.

— Ti je i poshtėr qė m'i tregon tė gjitha
kėto, — tha Maksi. — Ti kėnaqesh qė unė vuaj.
— Zemėrpulė, — mėrmėriti Akamanti. —
Kaq herė mė je lutur tė kėrkoj e tė shoh Helenėn dhe tė tė tregoj gjithēka, kurse tani...
— Po, ėshtė e vėrtetė, tė jam lutur. Mė fal,
— tha Maksi.
— Tjetėr herė, edhe nė qoftė se mė bie ra-
sti ta shoh, nuk tė tregoj mė.
— Jo, do tė mė tregosh, — rėnkoi Maksi.
— Qė tė mė thuash pastaj i poshtėr?
— Nuk do tė tė them mė.
— Mirė atėherė. Tani po shkoj tė shtrihem.
— Prit, — tha Maksi. — Si t'u duk ty, a
kishin ndėrmend tė martoheshin?
Akamanti tundi kokėn.
— Si tė them, kėtė nuk e kuptova dot. Po
me siguri do tė martohen, porsa t'i japin atij
apartament.
Maksi shkrofėtiu dhe u ngrit nė kėmbė.
— Dėgjo, — i tha. — Ti mė quajte zemėr-
pulė, por unė s'jam ashtu. Ju tė gjithė do ta shi-
koni se sa i egėr jam. Unė do tė hakmerrem dhe
hakmarrja ime do tė jetė e tmerrshme.
— Kundėr kujt do tė hakmerresh?
— Kundėr asaj dhe atij.
— Nuk e besoj.
— Pse?
— Sepse ti e di mirė se sa e pamundur ėshtė tė hysh atje... Apo, ndoshta, ke parasysh ditėn kur ne do ta pushtojmė qytetin? Mirėpo atė di-
tė ne do tė bėjmė njė kasaphanė tė tillė madhė-
shtore, pėrpara sė cilės hakmarrja jote ndaj Helenės do tė jetė njė grimė qesharake ose mė mi-
rė njė madhėsi e papėrfillshme, siē thotė Konstruktori ynė.
— Jo, unė s'kam parasysh atė ditė tė shenjtė, — tha Maksi, — unė nuk mund tė pres dot
gjer atėherė. Hakmarrja ime do tė ndodhė mė
pėrpara.
— Sikur s'mė besohet.
— Kjo mund tė ndodhė nė ndonjė natė tė
ngrohtė prilli me hėnė, — vazhdoi Maksi i ngrysur. — Unė do tė pres dhe ajo natė do tė vijė kur ata tė dy, duke pėrbuzur frikėn, do tė dalin nga qyteti e do tė shėtisin nė fushėn e shkretė, qė u pėrket tė gjithėve. Atėherė unė do tė marr kėtė heshtė tė moēme dhe do tė zbres ngadalė, ngadalė nė tokė. Ata tė dy mund t'i gjej tė mbėshtetur nė krahėt e njėri-tjetrit, shtrirė mbi barin pranveror, tė dehur nga era e fushės dhe nga dashuria. Kam pėr t'i njohur qė larg nga flokėt e saj tė verdhė. Hapat e mi nuk kanė pėr t'i degjuar, sepse zhurmėn e tyre do ta mbulojnė bulkthet e natės. Veē kėsaj, nėn dritėn e hėnės ajo s'ėshtė nė vete dhe mund t'i bėsh ēdo gjė. Unė do t'u afrohem duke e pasur hėnėn pėrballė, nė mėnyrė qė hija ime mos t'i shqetėsojė. Dhe kur tė jem mbi ta, do ta ngul kėtė heshtė, sė pari nė gjoksin e saj, pastaj mbi kurrizin e tij. Ti e di, Akamant, se c'plagė tė llahtarshme lė njė heshtė e tillė e tipit tė lashtė. Ngaqė jam marrė njė kohė te gjatė me muzetė, unė i di mirė kėto gjėra. Tė tilla heshta ka shumė shekuj qė nuk prodhohen mė. Pra, gjithashtu tė tilla plagė ka shekuj qė nuk janė parė mbi trupat njerėzorė. Njė plagė e madhe, e kuqe, me tė cara anash, tė shkaktuara nga nxjerrja e majės sė heshtės. Ajo i ngjan diellit nė ēastin e perėndimit, kur rreth e rrotull tij kanė mbetur vetėm ca rreze tė kuqe. Ja, me njė plagė tė tillė do ta vras Helenėn.
Ai heshti njė ēast. Frymėmarrjen e kishte akoma tė shpeshtė nga e folura.
Njė plagė qė t'i tmerrojė njerėzit e kėsaj kohe. Si thua ti?
— Tė besoj, Maks, — tha Akamanti, — dhe tani natėn e mirė, jam shumė i lodhur.


V


Piklat e shiut, qė pėrplaseshin nga era nė qelq, ia tėrhoqėn mė nė fund vėmendjen Gent Ruvinės. Ai ngriti kokėn nga fletėt e shpėrndara mbi tryezė dhe vėshtroi njė copė herė dritaren. Shiu dukej i bukur, si pėrmes njė buzėqeshjeje. Ē'bėhej, vallė, furgoni i braktisur nėn kėtė shi? Ishte akoma atje nė periferi apo punonjėsit e ko-munales e kishin hequr ndėrkaq? Qysh nga ai pi-kniku i zhurmshėm, nuk e kishte parė mė.
Nė tryezė kishte fletėt e letrės pėr Lenėn. Kishte kohė qė kufiri midis atyre qė shkruante dhe asaj qė mendonte i qe bėrė tepėr i mjegullt. Nganjėherė, kujtonte se ia kishte shkruar ndėrkaq ato qė vetėm i kishte menduar e, nganjėherė, i ndodhte e kundėrta.
Atė ditė, ndoshta pėr shkak tė shiut, i kthehej e i rikthehej nė kujtesė udhėtimi i tyre me taksi natėn e ikjes. Agu i ditės i kishte zėnė nė udhėn e lagur tė shkretė pranė njė qyteti tė vogėl. Ē'ėshtė ky qytet? Kam frikė, kishte thėnė ajo. Me kėmbė tė mpira u ēapitėn tė dy gjer te hoteli i parė qė u doli pėrpara, mė tepėr bujtinė se hotel, nga ato tė kohės sė mbretėrisė.
Porta e dalė boje tė kallte trishtim nė shpirt. Trokit mė fort, i kishte thėnė shoferi i taksisė.
Hotelieri kishte dalė mė nė fund me sytė e buhavitur. Ē'dreqin keni kėshtu qė pa gdhirė?
Shoferi i taksisė, mė shumė se ata vetė, ia kishte shpjeguar si qe puna. Ishin pa gjumė, tė kėputur, donin tė pushonin vetėm ca orė.
E rrėmbyer? kishte thėnė hotelieri duke tundur kokėn me dyshim. Rrallė e mė rrallė ndodhin tani kėto.
Nė dhomėn e trishtė tė ftohtė ajo kishte qarė njė copė herė me dėnesė nė krahėt e tij. Nga qelqet e pista tė dritares dukej njė ngrehinė shėmtaraqe dhe pėrbri ca baraka tė mbuluara me letėr katrama.
Ti vazhdoje tė qaje dhe unė pėrpiqesha qė me shpinėn time tė zija pamjen, atė fabrikėn e mallkuar tė miellit tė tipit tė vjetėr dhe pullazet e zeza tė barakave. Dhe tani do tė tė tregoj dicka qė nuk guxoja tė ta thoja atė mėngjes nga frika se mos ma merrje pėr cinizėm: Disa herė gjatė ecjes me taksi, por sidomos kur u ngjitėm lart nė dhomėn e hotelit, mė shkonte mendja tek ikja e Helenės. Me anije, nėpėr detin farfuritės. Ende sot ka polemika (o zot, ē'polemika idiote!) se nė cilin ishull i qe dorėzuar sė pari Paridit.
Ti as qė pyete a kishte banjė, sepse e ndieve nė ēast qė nė hotele tė tilla kjo pyetje nuk bėhet kurrė. Me dhembje nė shpirt tė ndoqa me sy kur dole nė korridor pėr tė kėrkuar WC-nė e pėrbashkėt. Pastaj, ndieva prapė dėrrasat e vjetra qė kėrcitėn dhe ti u ktheve me fytyrėn e prerė nga pagjumi, sfilitja dhe ndoshta pendimi. U ule pranė meje mbi batanijen qė, ashtu si shumica e batanijeve tė hoteleve tė tillė, nuk e di pse mbajnė njė si erė vajguri, dhe njė copė herė mė shikove nė sy, por aq kėmbėngulshėm si tė doje tė shikoje brenda kafkės sime. Pastaj, siē duket e pikase atė qė kėrkoje dhe nė ēast, ashtu e veshur siē ishe, tė zuri gjumi. U pėrpoqa tė mos bėja asnjė lėvizje, ndėrsa mendoja se si kishte ndodhur qė dhjetė orė mė parė ne ishim pothuajse tė panjohur, kurse tani botėn mund ta ktheja pėrmbys pėr tė tė mbrojtur ty.
Mė pas, mė the se pikėrisht nė atė cast (nė atė ēast kur ti u ktheve nga korridori qė kėrciste trishtueshėm dhe, pasi mė hetove njė copė herė, e kuptove se unė nuk kisha ndėrmend tė kėrkoja atė qė ndoshta do t'i vinte rrokullimėn gjithēkaje midis nesh), ti the me vete: ky ėshtė njeriu im qė mė do vėrtet, dhe sfilitja, dhe brenga, dhe pendimi u davaritėn aty pėr aty dhe sakaq fjete.
Gentit i kujtohej se, midis copėzave tė ērregullta tė gjumit, ndėrsa priste zgjimin e saj, sytė i venin padashur te ngrehina dhe barakat me katrama, tė cilat, nėn shiun qė sapo kishte nisur, ngjanin edhe mė tė zeza. Si nuk na qėlloi njė dhomė nė krahun tjetėr, mendonte. Ndoshta andej pamja do tė ishte mė e mirė. Dhe sado qė i dukej fare pa vend, madje idiote pėr tė mos thėnė cinike, mendja i vente te pamja qė Helena kishte pasur pėrpara syve nė mėngjesin e parė kur qe gdhirė nė Trojė.
Kolona tempujsh, pa dyshim. Pastaj turmat e ushtarėve tė rinj nė qendrat e mobilizimit. Kokat e qethura. Mė pas, ēadrat e grekėve. Lufta qė dukej se s'do tė mbaronte kurrė. Sė fundi, Kali i
tmerrshėm.
Tė gjitha duhej tė kishin qenė ngacmuese ngaqė lidheshin me tė, por veēanėrisht ky i fundit, Kali, duhej ta kishte turbulluar mė fort se ēdo gjė. Flitej se brenda tij qenė fshehur grekėt, burri i saj ndoshta... Fliteshin shumė gjėra tė
tjera.
Qysh nga ai mėngjes i paharrueshėm hoteli, Gent Ruvinės, pėrherė e mė shpesh, i vinin ndėrmend ngjarjet e Trojės dhe sidomos Kali i Drunjtė qė ia kishte ngrėnė kokėn asaj.
Kur tri javė pas rrėmbimit tė Lenės, qe kthyer pėr herė tė parė nė Tiranė, kishte mbetur gojėhapėt nga jehona e aventurės sė tij. Ajo qe ndryshuar aq shumė, sa do tė besoje se i kishte ndodhur njė tjetri. Si ėshtė e mundur, u thoshte shokėve nė «Kafe dimėrore». Vėrtet janė pėrrallisur gjėra tė tilla? Mungonte vetėm njė dyluftim i tij me tė fejuarin e Lenės nė ca djerrina tė shkreta tė Shqipėrisė Qendrore.
Mė pas, kishte thėnė me vete: Kur pas tri javėsh ngjarjet tjetėrsohen kėshtu, ē'mund tė pritet pas tri mijė vjetėsh? Gjithēka qė tani i shkonte ndėrmend nga ato qė kishte lexuar, e vinte nė dyshim, por me njė dyshim tjetėrlloj, jo tė keq, madje tė gėzueshėm.
Qė kishte rėnė pėrfundimisht nė kėtė grackė, e ndjeu kur u kthye nga Tirana nė qytetin e vet tė lindjes, te shtėpia e prindėrve, ku Lena ndėrkaq mėrzitej pa tė. Fytyra e babait iu duk mė e ngrysur se zakonisht. Kishte mbėrritur njė telegram nga familja e ish-tė fejuarit tė Lenės dhe, pas telegramit, njė letėr edhe mė kėrcėnuese ku kėrkohej kthimi i saj.
Kėshtu ia kishin kėrkuar Priamit tė ikurėn.
Nuk ėshtė ashtu, baba, i kishte thėnė Genti tė atit duke ia kthyer letrėn. Unė nuk e rrėmbeva Lenėn me forcė. As e mashtrova.
Pėrherė e mė tepėr ai kishte dėshirė ta vinte nė dyshim gjithė kronikėn e ngjarjes sė vjetėr. Nė fillim nuk e kuptonte as vetė pse, pastaj e kapi shkakun: vetėm kėshtu i dukej se kishte tė drejtė tė vinte nė dyshim pėrfundimin tragjik tė saj. Kjo ėshtė njė marrėzi, thoshte nganjėherė me vete. E ē'i duhej atij ē'kishte qenė e ē'nuk kishte qenė e vėrtetė nė skandalin e Helenės? Por aty pėr aty e ndiente se nuk qe ashtu. Ai ishte tashmė nga raca e rrėmbyesve, pinjoll i largėt qė mbante gjallė sektin e lashtė, ndaj ēdo gjė e tyre ishte e afėrt pėr tė.
Mbi tryezėn ku shkruante ishte njė fletė ku ishin tė shėnuara fjaiėt «Ilion», «Yllijon» dhe «Ylli jonė», tė lidhura tė trija me shenjė barazi mi, sipas njė pandehme tė vjetėr qė e nxirrte env rin e Trojės jo nga emri grek Ilia, por nga f jalėt shqipe «Ylli jonė», nė po atė mėnyrė siē nxirrte emrin e Ilirisė nga «Ylli i ri». Ndonėse e dinte se shpjegime tė tilla ishin zakonisht fantaste dhe naive, i pėlqente tė besonte nė to. Pandehmėn e mbėshteste disi fjala Trojė, qė nė shqip do tė thoshte «vend i larget» si dhe emri Dardania i njėrit prej qytettheve pėrbėrės tė Trojės qė ndoshta vinte prej ilirėve dardanė.
Kuptohej qė kėto e bėnin edhe mė protrojan Gent Ruvinėn. Dhimbsuria pėr Trojėn, tė cilėn ai e quante tė natyrshme pėr njerėzit normalė (Genti besonte se vetėm tė ligjtė gėzoheshin pėr rėnien e qytetit), merrnin tek ai pėrmasa tė pa-zakonta. Nė tė vėrtetė, mė shumė se te Troja vetė mendja e tij shkonte te Kali i Drunjtė. S'ishte e rastit qė fillimin e letrės pėr Lenėn e kishte nisur me furgonin e komunales, nė ēastin e habitshėm, kur i qe dukur se kishte kapur sipėr tij spikamėn e njė kali. Ishte vetėm njė grimė kohe, por ajo kishte mjaftuar qė gjithė hapėsira, si tė qe njė pasqyrė, tė merrte njė krisje tejpėrtej.
Ishte ai ēast, ndoshta, qė nė mendjen e tij qe pėrsėritur pyetja e vjetėr: kishte ekzistuar vėrtet Kali i Drunjtė dhe e kishin marrė vėrtet grekėt Trojėn me anė tė atij kali, apo ai s'ishte veēse njė maskim pėr tė mbuluar mėnyrėn e vėrtetė tė depėrtimit nė Trojė, mėnyrė tė cilėn ata e fshehėn me kujdes?
Kjo s'ishte aspak e ēuditshme. Dihej tashmė prej kohėsh se shkaqet e vėrteta tė luftės, fillimi i fushatės, diskutimet, hamendjet, propozimet e ndryshme, pėrllogaritjet e forcave qenė varrosur me kujdes, duke e zėvendėsuar krejt dosjen e luftės greko-trojane me histori tė njė flirti tė njė gruaje tė bukur, qė mund tė kishte pasur vėrtet njė aventurė dashurie.
Por nė qoftė se qe vėrtetuar fshehja e arsyeve tė vėrteta tė luftės, pėrse tė mos dyshohej edhe me fshehjen e mėnyrės sė pushtimit tė Trojės se pathyeshme? Ishte plotėsisht e besueshme qė grekėt ta kishin fshehur edhe mė me kujdes mekanikėn e pushtimit pėr ta pėrdorur atė pėrsėri mė vonė, ashtu si ato dosjet e aksioneve tė spiunazhit, qė nuk hapen pėr njė kohė tė gjatė, pėr tė mos u zhvlerėsuar pėrvoja e tyre. Pėr kėtė gjė, propagandės greke iu desh tė krijonte diēka pėr tė mbuluar tė vėrtetėn. Kurse arkivi trojan u zhduk, u bė shkrumb e hi bashkė me qytetin. Mbahej mend vetėm pamja e njė kali tė madh midis flakėve dhe tmerrit. Por ai mund tė ishte vėrtet njė kalė druri aq sa mund tė ishte fare mirė njė delir, pjellė e ankthit tė trojanėve tė llahtarisur qė po merrnin arratinė.
Me orė tė tėra, Gent Ruvina ngrinte dhe rrėzonte hamendje nga mė tė ndryshmet pėr rėnien e Trojės, Historia e kalit kishte ngjallur dyshime qysh nė kohėt e vjetra. Gjithfarė pandehmash ishin bėrė se ē'mund tė kishte qenė ai, qė mė vonė ishte quajtur Kali i famshėm i Drunjtė. Nė shėnimet e tij Gent Ruvina kishte tė radhitura tė gjitha dyshimet e kronistėve tė mocėm e tė rinj pėr dėshminė e Homerit. Disa shkruanin se ajo qė mori Trojėn mund tė ishte njė mekanizėm apo makinė pėr thyerje muresh nė formėn e njė kali. Tė tjerė jepnin njė derė sekrete, mbi tė cilėn ndoshta ishte pikturuar njė kalė dhe nėpėrmjet sė cilės grekėt kishin depėrtuar tradhtisht nė qytet. Ose qė kali ishte i pikturuar jo mbi ndonjė derė sekrete, por mbi rrobet e ushtarėve grekė, nė mėnyrė qė ata tė shquanin shoku-shokun nė terrin dhe kaosin e natės fatale. Kishte edhe pandehma tė tjera: qė Kali ishte i Vizatuar ngutshėm mbi portat e atyre shtėpive trojane qė s'duhej tė prekeshin prej masakrės greke. Qė grekėt pasi dogjėn kampin e tyre, pėr t'i mashtruar trojanėt shkuan e u fshehėn prapa malit Hippios, emri i tė cilit do tė thotė Kalė. Sė fundi, qė Troja ra pas njė sulmi tė kavalerisė.

Gent Ruvinės nuk i mbushej mendja pėr asnjė nga kėto shpjegime. E vetmja vlerė e tyre ishte dyshimi nė ekzistencėn e kalit tė drunjtė nga njėra anė, por edhe kėmbėngulja se nė natėn e rėnies sė Trojės, fantazma e njė kali ishte endur kudo, pikturuar nėpėr dyer ose gjoksore ushtarėsh, apo thjesht nė shpirtrat e njerėzve, kjo s'dihej. Dihej vetėm se njė hije kali kishte qenė e pranishme nė atė kaos.
Mund tė mendohej qė Kali i Drunjtė tė mos kishte ekzistuar fare, por kėtė e kundėrshtonte fakti qė ai pranohej edhe prej vetė trojanėve tė ikur. Pandehma tjetėr ishte se kali vetė s'kishte ekzistuar, por kishte pasur diēka tė ngjashme me tė si parim. Nė kėtė rast, simboli duhej zbėrthyer. Kishte dhe njė hamendje tė tretė qė, nė njė farė mėnyre, i pėrfshinte dy tė parat: Kali i Drunjtė kishte ekzistuar vėrtet, por vetėm si njė mbulim pėr tė vėrtetėn. Me njė fjalė, ai ka qenė dhe s'ka qenė njėkohėsisht. Kjo hamendje e tretė ngjante si mė e thella.
Gent Ruvina i nguli sytė pėr njė kohė tė gjatė mbi letrėn ku dora e tij, pa e pasur ai mendjen, kishte shėnuar tre rrathė tė ndryshėm, brenda tė cilėve kishte shkruar: «Kali s'ka ekzistuar» — nė tė parin, «ka ekzistuar diēka e ngjashme si parim» — nė rrethin e dytė dhe «kali ka ekzistuar dhe s'ka ekzistuar» — nė tė tretin
Ai e ndiente qė sa mė tepėr po e vriste mendjen, aq mė shumė ajo ngatėrrohej nė qerthullin e pandehmave. Kishte ēaste qė i dukej se gjykimi i tij arrinte tė davariste mjegullinėn, por aty pėr aty, madje pikėrisht te lėmshi, ngatėrrohej pėrsėri. Prit, tha ai me vete disa herė, duke u pėrpjekur tė vinte njė rregull nė mendime. Le ta marrim gjithēka nga e para. Ishte nė pragun e tė folurės me zė? ndoshta ngaqė kėshtu i dukej se mund ta shmangte disi mishmashin. Pra, le tė merrte pandehmėn e parė, qė kali ka ekzistuar. A mund tė ishte e vėrtetė kjo? Kurrsesi, deshi tė thoshte, por aty pėr aty e frenoi veten. Mos u ngut, mendoi. Merre mė shtruar. Do tė ishte mė e saktė qė pyetja tė formulohej kėshtu: A mund tė besohej qė Troja, e thinjur nė luftėra, tė mund tė mashtrohej nga njė kalė druri? Tingėllonte vėrtet naive? megjithatė duhej arsyetuar pėr ta hedhur poshtė pandehmėn.
Dora e Gentit ndėrkaq kishte shėnuar rrathė tė tjerė me stilolaps rreth fjalėve «Kali s'ka ekzistuar, sikur tė donte t'i mbyllte ato me njė vecim tė plotė. Prit, vazhdonte tė thoshte me vete. Merre mė shtruar.
Ca ēaste kėrkoi dicka midis fletėve, gjersa e gjeti. E pabesueshme! tha nėpėr dhėmbė, duke i lexuar fletėt. E kishte thėnė kaq herė kėtė fjalė dhe e ndiente se do ta thoshte pambarimisht, sa herė tė lexonte vargjet qė kishte shėnuar atje. Ishte vėrtet mė se e ēuditshme ajo qė Homeri kishte shkruar nė Kėngėn e katėrt tė Odisesė:

«Nė kalin e drunjtė ne prijsat rrinim strukur kur ti erdhe, Helenė...»

Kėshtu i pėlqente Menelaut tė kujtonte shumė vite mė pas ngjarjen mė dramatike tė jetės sė tij.
Mė poshtė pėrshkruhej ngjarja qė ishte, pa dyshim, mė e palogjikshmja e botės: Helena e venė nga trojanėt tri herė i qe vėrtitur kalit, ndėrsa u thėrriste grekėve tė mbyllur brenda nė tė, duke imituar zėrat e grave tė tyre. Pra kaq i madh ishte dyshimi i trojanėve se nė barkun e kalit ishin fshehur grekėt, madje kaq i saktė ishte informacioni i tyre, saqė kishin vėnė Helenėn tė imitonte pikėrisht zėrat e grave tė atyre burrave qė ishin mbyllur brenda. Nga mallėngjimi grekėt desh u pėrgjigjėn, por Odiseu nuk i la. Madje ai u detyrua t'ia mbyllte gojėn me pėllėmbė Menelaut, qė s'e pėrmbajti dot veten kur dėgjoi zėrin e dashur. Ishte fare e qartė se pas njė dyshimi tė tillė, ose mė saktė pas kėsaj loje zbavitėse si macja me miun, trojanėt do ta kontrollonin kalin, ose sė paku do tė hapnin njė vrimė pėr tė parė pėllumbat qė ishin strakur brenda tij. Mirėpo ata, sikur tė ishin idiotizuar papritur, tamam si nė lodrat kukafshehtas tė fėmijėve, meqenėse burrat grekė s'iu pėrgjigjėn joshjes sė Helenės, e besuan se brenda kalit s'ka grekė dhe futėn kėshtu mallkimin nė qytet. Ishte njė idiotėsi ulėritėse tė besoje njė variant tė tillė. Pra kali i drunjtė, nė atė formė siē thuhet, domethė-nė kali i drunjtė me grekė tė fshehur brenda, s'kishte ekzistuar kurrė.
Hareshėm dora e Gentit shėnoi njė kornizė tė fundit rreth fjalėve «Kali s'ka ekzistuar», pastaj. duke lėnė stilolapsin mbi tryezė, kėrkoi nė xhepa cakmakun pėr tė ndezur njė cigare.

Ndėrsa thithte tymin, nuk i hiqte sytė nga fletėt e shpėrndara mbi syprinėn e tryezės. Qė Troja s'qe marrė me njė kalė druri, kjo ishte e qartė. Por tani vinte pyetja: me ē'mėnyrė ishte marrė? Qė kjo kishte qenė njė mėnyrė e re, e papėrdorur ndonjėherė, tė shkonte mendja nga vetė fakti se ajo qe gjetur pas dhjetė vjet lufte tė egėr, ku qenė pėrdorur tė gjitha mjetet pėr pushtimin e njė qyteti dhe tė gjitha kishin dėshtuar. Pra, u pėrpunua njė aksion qė do tė ish-te, ndoshta, pėrpjekja e fundit pėr marrjen e Trojės. Fakti qė u muar vendim qė aksioni tė mbahej i fshehtė edhe pas pushtimit tė qytetit, tregonte qė projektuesit e tij ishin tė ndėrgjegjshėm se ai ishte njė tip aksioni i ri, me vlerė edhe pėr kohėrat e ardhshme. Duke mos qenė dhurimi i njė kali tė drunjtė, aksioni kishte, megjithatė, ngjashmėri me tė.
Dora e Gent Ruvinės kishte rrethuar me njė elips fjalėt: «Ka ekzistuar dicka e ngjashme si parim».
Po pse? i thirri ai vetvetes mė tepėr pėr tė vėnė nė provė logjikėn e tij, se sa pėr tė kundėrshtuar. Nė qoftė se ke vendosur tė mbash tė fshehtė njė mėnyrė pushtimi, pėrse duhet qė trillimi qė krijove me qėllim qė tė mbulosh tė vėr-tetėn, tė ketė megjithatė njė farė ngjashmėrie me tė? Logjika do tė ishte qė trillimi tė ishte sa mė larg tė vėrtetės, nė mėnyrė qė jo vetėm asnjėra pjesė e tij tė mos pėrkitej me tė, por asnjė shoqėrim ideje tė mos ēonte drejt saj. Mirėpo ketu, sipas hamendjes sė dytė tė Gentit, kishte ndodhur e kundėrta: trillimi ngjasonte paksa me tė vėrtetėn.
Gent Ruvina e kishte menduar qysh mė parė dhe kėtė. Sipas tij, pasi kishin vendosur mėnyrėn sekrete se si do ta merrnin Trojėn, pra pasi kishin gjetur atė qė mund tė quhet Dredhia e Madhe, prijėsat grekė aty pėr aty kishin kėrkuar tė binin nė njė mendje se si kjo Dredhi tė mbahej e fshehtė, pra tė mbulohej me njė gėnjeshtėr. Me sa dukej, grekėt kishin arritur te simboli i Kalit tė Drunjtė nga e keqja. Ata do tė parapėlqenin njė variant tjetėr mbulimi, ku trillimi tė ishte i plotė dhe tė mos rrezikonte zbėrthimin e simbolit, mirėpo rrethanat e sollėn qė tė pėrdornin pėr mbulim pikėrisht variantin e kalit; variant i cili, duke fshehur Dredhinė e Madhe, pranonte megjithatė qė u pėrdor njė dredhi.
Me siguri prijėsat grekė kishin pasur gati edhe variantin e trillimit tė plotė, qė mund tė quhet varianti A., dhe qė e shpjegonte nė mėnyrė krejt tė gėnjeshtėrt mėnyrėn e pushtimit tė Trojės, pėr shembull: Troja u muar pa asnjė dredhi, por me sulm tė drejtpėrdrejtė, tė lavdishėm. Mirėpo prej njė varianti tė tillė u hoq dorė shpejt, pėr arsyen e vetme se kishte shumė dėshmitarė qė mund tė pohonin mė vonė tė kundėrtėn. Nuk ishte puna vetėm te dėshmitarėt trojanė. Madje po tė ishte pėr ta, puna do tė ishte mė e thjeshtė. Dihej vendimi i udhėheqjes greke pėr tė fshirė nga faqja e dheut Trojėn bashkė me trojanėt. Fakti qė u muar njė vendim i tillė, madje hyjnitė ishin kundėr kėtij vendimi, ka lidhje prapė me zhdukjen e gjurmėve tė Dredhisė sė Madhe. Dhe me tė vėrtetė, grekėt bėnė cmos qė qyteti bashkė me banorėt e tij tė asgjėsoheshin brenda natės. Urdhri qe i prerė: tė digjej Troja krejt, pa u lejuar plaēkitja e pa u bėrė robėr, tė zhdukej ēdo dėshmi, cdo dokument dhe arkivė e saj, nė mėnyrė qė jo vetėm tė mos mbetej asgjė pėr brezat e ardhshėm, por as vetė ndonjė sy greku tė mos zbulonte asgjė nė mėngjesin e ditės sė parė tė pushtimit. Dhe kėshtu u bė. Mirėpo, ndėrsa u shkatėrruan krejtėsisht arkivat dhe dokumentacioni, nuk u arrit tė vriten dot tė gjithė trojanėt, njė pjesė e tė cilėve mundėn tė iknin nėpėr natėn e tmerrshme. Por edhe sikur trojanėt tė asgjėsoheshin krejt. ashtu sic qe dhėnė urdhri, vėshtirė se mund tė pėrdorej varianti A. pėr njė arsye tjetėr, dhe kjo kishte lidhje me vetė ushtarėt grekė. Sepse problemi i mbajtjes sekret tė mėnyrės sė pushtimit tė Trojės kishte tė bėnte, nė radhė tė parė, me ushtarėt e panumėrt grekė, tė cilėt, edhe pas kthimit nga fushata e Trojės, nuk e muarėn vesh kurrė tė vėrtetėn qė ndodhi atje dhe kujtuan se Trojėn e muarėn vėr-tet me ndihmėn e njė kali prej druri. Kėtė gė-njeshtėr shpėrndanė ata, pa qenė as vetė tė ndėrgjegjshėm,anembanė Greqisė dhe Gadishullit Ballkanik.
Pra, meqenėse Dredhia e Madhe e prijėsave duhej fshehur nė radhė tė parė nga vetė grekėt, u hoq dorė nga varianti A., i cili do tė binte nė kundėrshtim brutal me tė vėrtetėn, nė favor tė njė varianti mė tė besueshėm, variantit B., sipas parimit qė njė gėnjeshtėr e ngjashnie clisi me tė vėrtetėn jeton mė gjatė se njė gėnjeshtėr e kulluar. Shkurt, u pranua se Troja u muar me dredhi, por nuk u tregua Dredhia e Madhe, duke u mbuluar ajo nga njė dredhi e zakonshme lufte. siē qe kalidhuratė. Kėshtu, varianti i Kalit tė Drunjtė, duke qenė mė i besueshėm si gėnjeshtėr, i bėnte sidoqoftė njė lėshim tė vėrtetės, sepse, ndonėse turbullt, diēka detyrohej tė pranonte prej saj, pra, pa dashur midis gėnjeshtrės sė madhe jepte njė dritėz tė sė vėrtetės. Kjo e rrezikonte vėrtet mbulimin, por ishte njė flijim i detyrueshėm.
Atėherė cila qe Dredhia e Madhe qė fshihej njėfarėsoj pas dredhisė sė Kalit tė Drunjtė, refleks i zbehtė i sė parės? Njė futje, njė depėrtim me dinakėri nė Trojė, por si, me ē'mjet? Nje tunel i nėndheshėm, qė pėrdorej ndoshta pėr herė tė parė pėr pushtimin e njė qyteti-kėshtjellė dhe prandaj, qė tė mos demaskohej si mėnyrė depėr-timi, u shndėrrua nė njė kalė druri? Kishte mundėsi njė gjė e tillė. (Dera sekrete, ndoshta e nėndheshme, me kalin e pikturuar sipėr a nuk dėshmonte pėr kėtė?). Tunelin e afronte me kalin vetė ideja e depėrtimit me njė mėnyrė tė pazakontė. E afronte gjithashtu grumbulli i njerėzve tė fshehur brenda tij. Njė grumbull komandosėsh tė ndryrė nė njė kalė druri apo nė njė tunel, qė presin tė bjerė nata pėr tė hapur qė brenda portat e qytetit, janė pak a shumė e njėjta gjė. Mirėpo kėtu humbte ideja e dhuratės mashtruese, njė motiv themelor i aksionit dhe bashkė me tė binin gjithė polemikat «pro» ose «kundra» kalit, vėrtitja me qėllim zbulimi e Helenės si edhe vdekja e Laokoontit. Veē kėsaj, pandehmėn e tunelit e rrėzonte edhe vetė pėrbėrja e ekipit tė komandosve. Njerėzit e caktuar pėr kėtė aksion tė rėndėsishėm, pra ata qė, duke hyrė nė Trojė nėpėrmjet tunelit tė nėndheshėm, do tė vrisnin rojet e do tė hapnin portat, mund tė ishin e shu-mta njė ekip oficerėsh tė zgjedhur, tė stėrvitur enkas pėr kėsi punėsh, por kurrsesi njė grumbull prijėsash, madje nga mė kryesorėt e grekėve, Odiseu, Menellau etj., autoritarė, ekspertė pėr bi-sedime, kompetentė pėr tė marrė vendime, me njė fjalė tepėr tė shquar pėr tė rrezikuar jetėn nėn njė tunel.
Jo, Kali i Drunjtė s'mund tė ishte kurrsesi njė tunel i nėndheshėm. Gentit pėrherė e mė tepėr po i shkonte mendja se Kali duhej tė kishte lidhje me diēka mė tė pėrgjithshme, jashtė pėrqasjeve banale: tunel, katapultė e maskuar si tempull etj. Kuptimi mund tė ishte ky: gjatė rrethimit tepėr tė gjatė, nė pushimet midis betejave, grekėt s'kishin qėndruar duarkryq. Me mėnyra tė ndryshme ata kishin arritur ndėrkaq tė bėnin pėr vete njė pjesė tė trojanėve, kryesisht nėpunėsa tė rretheve tė mesme e tė larta. Me njė fjalė, ata kishin arritur tė krijonin njė fraksion «pro-grek» midis tė rrethuarve. Qenien e kėtij fraksioni e vėrteton polemika nė kėmbėt e Kalit tė Drunjtė, nė mbasditen pėrpara natės fatale. Kali i pikturuar mbi njė pjesė tė portave tė shtėpive trojane, qė s'duhej tė prekeshin orej grekėve, tregon se kolaboracionistėt ishin jo tė pakėt nė Trojė. Krahu «pro-grek» kėrkonte marrė-veshje me grekėt, krahu kundėrshtar, i kryesuar nga Laokoonti, qė u ndėshkua egėrsisht mė pas, kėrkonte vazhdimin e luftės. Me njė fjalė, grekėt kishin arritur njė farė depėrtimi brenda nė Trojė, depėrtim qė legjenda, distanca e kohės dhe prirja e natyrshme e njerėzve pėr tė mbledhur nė simbole tė thjeshta ngjarje tė ngatėrruara, e kishin shndėrruar nė njė kalė-dhuratė prej druri.
Dicka e pengonte Gent Ruvinėn tė ishte i kėnaqur plotėsisht nga gjetja. Ai ishte i bindur se kuptimi i simbolit ishte ky, pra qė ngjarja qė jepte simboli ishte pikėrisht kjo, po nuk arrinte tė kuptonte se si ishte kryer procesi i kundėrt, domethėnė, si kjo ngjarje kishte arritur tė kthehej nė simbol. Sepse kjo ishte njė ngjarje jo e filtruar nėpėrmjet ndėrgjegjes sė njė njeriu, por e parė dhe e jetuar nga dhjetėra mijėra njerėz. Atėherė si ishte i mundur ky pėrkim perceptues, kjo marrėveshje e kėsaj morie njerėzore, qė njė ngjarje kaq tė pakapshme, sic ishte ndikimi grek, ta kthejė nė njė kalė druri?
Kali i drunjtė s'mund tė ishte njė tunel, sepse konkretėsia e tunelit e mohonte me pangja-shmėrinė e tij fizike kalin, por aq mė pak ai mund tė ishte njė ide. Shumė-shumė, mund tė besohej qė njė ngjarje konkrete tė kthehej nė simbol ne pėrfytyrimin e njė njeriu apo tė njė poeti, tė njė grumbulli njerėzish apo poetėsh, dhe kjo zakonisht pas kalimit tė njė farė kohe, kurse kėtu kishim tė bėnim me njė simbol tė krijuar aty pėr aty, mu nė sytė e turmave tė panumėrta, nė fushėn e hapur. Pra kuptohej menjėherė qė di-kush e nxiti, qoftė edhe artificialisht, ngjizjen e kėtij simboli, dikush e shpejtoi, i shtyu turmat drejt tij, ua serviri pothuajse nė gojė pėrqasjen midis ngjarjes dhe sendėrtimit tė saj nė njė kalė druri.
Gishtat e Gentit trokisnin herė pas here mbi tryezė. Prijėsat grekė, tė mbyllur brenda nė kalė ose tunel, ekspertė pėr bisedime dypalėshe, kompetentė pėr marrje vendimesh... Edhe mė parė Gentit i kishte shkuar mendja se, mė tepėr se me njė grup komandosėsh tė fshehur, kishim tė bė-nim me njė delegacion zyrtar. Tani qė po i risistemonte mendimet, kjo iu duk si diēka e re. Njė delegacion pikėrisht. Aq mė tepėr kėtė e pėrfor-conte prania nė tė e Menelaut, qė pėrveēse ishte prijės nga mė kryesorėt, vėllai i kryekomandantit grek, ishte njeriu i pėrzier mė drejtpėrdrejt nė gjithė kėtė aventurė ushtarake, pėrderisa preteksti pėr tė qe gjetur pikėrisht flirti i gruas sė tij. Pra nė qoftė se pėrveē vendimeve tė tjera tė rėndėsishme duhej gjetur edhe mėnyra e tė dy palėve pėr t'i lėshuar rrugė njėra-tjetrės, duke ruajtur nderin dhe dinjitetin, ishte Menelau pikėrisht ai qė do tė miratonte sidomos atė pjesė tė marrėveshjes, e cila do tė kishte lidhje me statusin e gruas sė tij, Helenės, status qė, pavarėsisht se s'kishte tė bėnte fare me shkaqet e vėrteta tė luftės, zinte gjithmonė njė vend tė dukshėm nė tė gjitha projektet e bisedimeve pėr armėpushim.
Njė delegacion pėr armėpushim, madje mė tepėr, mendoi Gent Ruvina. Njė delegacion paqeje. Homeri tregonte se nė muajt e fundit tė luftės ishin shpeshtuar kontaktet midis grekėve e trojanėve. Bisedimet e dėshtuara pėr Helenėn, vajtja e Priamit tek Akili pėr tė lypur kufomėn e tė birit. Pra s'ishin aq tė pakapshėm pėr njėri-tjetrin tė dy palėt. Sa herė qė dilte puna pėr tė kėmbyer pikėpamje, propozime, ide, e gjenin shumė lehtė mėnyrėn pėr t'u takuar. Si nė ēdo luftė shumėkombėshe, gati botėrore, ishte e leh-tė njė gjė e tillė. Dhe, me sa duket, gjatė dhjetė vjetėve bisedimet dypalėshe kishin qenė njė gjė Jo fort e rrallė, pavarėsisht se kishin dėshtuar.
Pra ishte njė delegacion paqeje ai qė u fut nė Trojė dhe jo njė grup komandosėsh. Natyrisht, paqja qė propozonte ai ishte e gėnjeshtėrt. Ishte kjo Dredhia e Madhe e papėrdorur gjer atėherė. Me sa dukej, vetėm tani ishin pjekur kushtet pėr tė.
Delegacioni, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, pėr-qasej me Kalin e Drunjtė. Nė radhė tė parė, ai kishte tė bėnte me idenė e mashtrimit, e vėnies nė gjumė. Nga ana tjetėr, njė delegacion pėr paqe do tė thotė njė grumbull njerėzish qė futen nė qytetin-kėshtjellė tė kundėrshtarit. Dhe futen jo me foreė, por tė pranuar nga vetė kundėrshtarėt, tamam siē u fut Kali i Drunjtė, madje me zhurmėn «pro» dhe «kundra» qė shoqėron shpesh kthesat e tilla politike.
Pra ngjashmėria me kalin ishte e plotė, pavarėsisht se delegatėt, ndryshe nga ekipi i ndryrė nė barkun e kalit, ishin jo tė fshehur, por tė fshehur ata kishin qėllimin, paqen e gėnjeshtėrt. Kurse vėrtitja e pakuptimtė e Helenės rreth ka-lit kishte kuptim pikėrisht nė mjediset ku bėheshin bisedimet dhe ku ajo, e vėnė nga trojanėt, ėshtė pėrpjekur tė bėjė ndonjė zhbirim midis delegatėve, njė pjesė tė tė cilėve i njihte. Kujdesi i Odiseut pėr syceltėsi qė brenda Kalit ndaj thirrjeve joshėse tė Helenės, tregon pikėrisht se dinaku Odise e kuptoi rrezikun dhe i paralajmėroi grekėt tė kishin kujdes nga Helena.
Delegacion-Kalė. Delegacion-Kalė. Genti i shkroi dhe i rishkroi disa herė kėto f jalė mbi letėr. Dilte prapė problemi i mėparshėm: si qe e mundur qė njė delegacion tė shndėrrohej nė kalė? Ē'i shtyu turmat drejt njė magjepsjeje tė tillė? Sepse, nė fund tė fundit, legjendėn ata e krijuan dhe e shpėrndanė nėpėr botė, Tėrė Greqia, tėrė bota e atėhershme e mori vesh se Troja u mor nga njė Kalė. Nuk pati asnjė zė kundėr, as nga grekėt, madje as nga trojanėt e ikur nepėr natėn plot ankth; edhe ata, ashtu si grekėt pohuan se njė Kalė Druri i mori mė qafė. Dhe tė njėjtėn gjė pohuan popujt e tjerė qė morėn pjesė nė kėtė luftė, pėrkrah njėrės ose tjetrės palė, dhe qė natyrisht i panė ngjarjet mė gjakftohtėsisht se dy ndėrluftuesit kryesorė.
Atėherė si shpjegohej kjo kėmbėngulje pėr Kalin? Dora e Gent Ruvinės po mbyllte tani me njė elips pandehmėn e tretė tė menduar qysh mė parė: «Kali ka qenė dhe s'ka qenė». Me sa dukej, kjo ishte e vėrteta. Kali i Drunjtė kishte ekzistuar, por jo i tillė siē thotė Homeri. Ai kishte njė ndryshim: ishte bosh. Delegacioni gjithashtu kishte qenė. Kali dhe delegacioni kishin ekzistuar tė dy paralelisht. Aksioni kishtc qenė i dyzuar. Delegacioni qe thelbi, shpirti i aksionit. Kali qe forma e jashtme, mburoja e tij. Delegacioni u fut brenda nė Trojė, ndėrsa lėvozhga e tij mbeti jashtė mureve. Por pėrkohėsisht.
Genti mbylli sytė pėrgjysmė ngaqė iu duk se kjo e ndihmonte tė clodhej pėr disa caste. Tani mund tė riprodhonte, pak a shumė, saktėsisht rrjedhėn e ngjarjeve: Prijėsat grekė projektuan Dredhinė e Madhe, krijojnė delegacionin e paqes sė gėnjeshtėrt. Kushtet brenda nė Trojė janė pjekur, me sa duket, pėr tė. Delegacioni nė mėnyrė krejtėsisht tė fshehtė pranohet nė Trojė.
As grekėt, as trojanėt e thjeshtė nuk dinė asgjė pėr bisedimet e fshehta. Turmat e grekėve qė en-den nė fushėn pėrpara Trojės shohin vetėm tė ndėrtohet njė gjė e ēuditshme: njė kalė druri. Ata vėrtiten rreth tij, kėrkojnė tė marrin vesh ē'po bėhet, ndoshta tallen, qeshin me ndėrtuesit dhe natyrisht i pengojnė, duke iu vėrtitur nėpėr kėmbė. Njė frymė cmobilizimi ndihet kudo. Askush s'e di pėrse duhet kjo marrėzi. Nga ana tjetėr, trojanėt qė nga muret e tyre vėrejnė tė njėjtėn gjė, tallen me siguri edhe ata me grekėt, tė cilėt duket se po lajthitin nga trutė. Askujt nuk i vete mendja pėrse duhet ai kalė. Vetėm prijėsat grekė e dinė.
Shumė ditė e net, krahas projektimit tė Dredhisė sė Madhe, ata kanė vrarė mendjen se si ta mbulojnė atė jo vetėm pėr tė tashmen, por edhe pėr tė ardhmen. Sepse Dredhia s'duhet tė merret vesh kurrė, edhe pas mbarimit tė luftės. Le tė merren vesh sekretet e tjera, dinakėritė, rnizori-tė, djegiet, krimet, vrasjet masive, vetėm ajo, Dredhia e Madhe, s'duhet tė zbulohet. Nuk ishte vetėm moszbulimi i njė mėnyre, e cila mund tė pėrdorej me sukses edhe nė tė ardhmen e qė pa dyshim pėrbėnte njė ndėr arsyet, por edhe di-cka tjetėr, ndoshta mė e rėndėsishme se kjo. Ishte fjala pėr prestigjin e gjithė shteteve greke.
Lufta greko-trojane ishte njė luftė me tė vėrtetė botėrore pėr epokėn e atėhershme. Nė tė morėn pjesė me dhjetėra shtete e popuj tė rreshtuar nė tė dy kampet kundėrshtare. Kėto ishin shtete e popuj evropianė, aziatikė dhe gjysmė evropianė e aziatikė, pothuajse krejt popujt e Ballkanit, dhe ndoshta edhe mė tė largėt. Ishte e qartė se shkelja pabesisht e njė traktati paqeje tė porsapėrfunduar, do tė ishte njė turp e njollė pėr Greqinė pėrpara gjithė opinionit ndėrkombėtar. Pas njė akti tė kėtillė gjithė kėto shtete, me tė cilėt Greqia ishte e lidhur me njė rrjetė marrėveshjesh e traktatesh nga mė tė ndryshmet, do ta quanin tė moralshme shkeljen e tyre sa herė qė tė donin, duke cekuilibruar kėshtu gjithė statusin politik tė Greqisė. Vec kėsaj, s'duhej harruar se grekėt e konsideronin nė atė kohė veten si drita e botės, kampionė tė demokracisė e tė qytetėrimit. Duke kryer njė akt tė tillė pa-besie, ata do tė humbnin shumė jo vetėm nė sytė e tė gjithėve, por nė radhė tė parė pėrpara popullit grek, sidomos brezave tė rinj, edukimit moral tė tė cilėve u jepej njė rėndėsi e dorės sė parė. Jo, kurrsesi Greqia s'duhej tė pranonte se kreu njė shėmti tė tillė dhe ishte kjo arsyeja qė porsa u ngjiz ideja e Dredhisė sė Madhe u kėrkuan edhe rrugėt pėr maskimin e saj. Ndoshta nė fillim ėshtė menduar puna mė thjeshtė: do tė thoshin se njė grup komandosėsh hynė natėn fshehtazi nė Trojė dhe hapėn portat. Mirėpo me tė drejtė mund tė dyshohej se, kur puna paskėsh qenė kaq e thjeshtė, si nuk u bė kjo qysh mė parė, por u lanė ushtritė greke tė sfiliteshin pėr dhjetė vjet rresht pėrpara mureve tė njė qyteti, qė mund tė merrej si me lodėr? Vec kėsaj, me njė shpikje tė tillė mund tė mashtroje tė tjerėt, ata qė ishin larg, por si muncl t'u mbushje mendjen dhjetėra mijėra ushtarėve qė e dinin mirė sa e pamundur qe tė futeshe nė Trojė? Mirėpo gėnjeshtra para se tė shpėrndahej nėpėr botė duhej tė miratohej pikėrisht prej kėsaj turme

Duke vrarė mendjen pėr tė gjetur rrugėt e pėrligjjes, duke ngritur e rrėzuar variante nga mė tė ndryshmet, prijėsat grekė kanė ardhur mė nė fund te ideja e kalit-dhuratė prej druri. Ishte vėrtet njė dredhi, por njė dredhi e lejueshme, njė mashtrim tipik lufte, me kokė nė torbė, me heroizėm, pothuajse me ndershmėri. Ėshtė nga ato aksione pėr tė cilat mund tė thuhej mė pas: iu lumtė atyre qė rrezikuan kokėn pėr fitoren, mirė iu bė trojanėve qė u treguan syleshė.
Kėshtu, me t'u gjetur ideja, plani vihet nė veprim. Ndėrsa delegacioni grek futet nė Trojė, jashtė mureve nis ndėrtimi i kalit prej druri. Ndėrkaq janė hapur fjalė se ushtria greke mund tė kthehet nė atdhe. Pėr thashetheme tė tilla mė parė mund tė dėnoheshe rėndė, tani askush nuk shqetėsohet. Madje ka shėnja vėrtet qė tregojnė se ushtria po bėhet gati pėr evakuim. Kjo pėrkon fare mirė me fillimin e bisedimeve. Ndoshta ėshtė kusht paraprak i trojanėve kjo tėrheqje e ushtrisė greke jashtė trojeve tė pushtuara, fillim klasik i bisedimeve tė paqes tė tė gjitha kohėrave.
Pra vazhdon realiteti i dyzuar. Delegacioni ėshtė brenda nė Trojė, nė tryezėn e bisedimeve, ndėrsa kali po mbarohet sė ndėrtuari pėrjashta nėn tė qeshurat e talljet e turmave qė s'pushojnė sė vėrtituri nėn kėmbėt e tij.
Kurse polemika «pro» dhe «kundra» vlon vėrtet, vec jo rreth kalit, por brenda nė Trojė, nė mjediset qeveritare qė ndjekin hap pas hapi bisedimet. Dikujt i duken tė papranueshme kushtet e paqes e dikujt, pėrkundrazi, tė favorshme, dikush dyshon nė garancitė e grekėve... Laokoonti ėshtė atje, jo te kali, por nė tryezėn e bisedimeve, anėtar apo ndoshta kryetar i delegacionit trojan. Fjalėt e tij i shpojnė si heshta grekėt. Qysh mė parė, me siguri, ka qenė kundėr pranimit tė delegacionit.
Edhe sondazhi i Helenės aty bėhet, dhe jo si lodrat kukafshehtas tė fėmijėve, rrotull njė kali druri, por nė mjediset rreth ndėrtesės ku zhvillohen bisedimet dhe ndoshta pranė rezidencės sė delegacionit grek. (Pėllėmba e dorės sė Odiseut mbi gojėn e tė mallėngjyerit Menelau kėtė tregon. Sidomos tė kesh kujdes ti Menela, sepse ti do tė jesh synimi kryesor i saj).
Brenda nė Trojė bisedimet pėrparojnė me vėshtirėsi. Jashtė kali po mbaron sė ndėrtuari. Delegacioni dhe kali janė ende tė ndarė tani pėr tani. Qarkullojnė fjalė se kali ėshtė njė farė dhura-te (ndoshta dhuratė lamtumire, pa shih, pa shih!) qė grekėt duan t'i lenė Trojės. Midis bisedimeve, duke pėrmendur kėtė gjė qė duket naive, por qė ėshtė kuptimplotė si fakt pėr tė treguar prirjen e mirė tė masės sė ushtrisė greke ndaj trojanėve, njė nga anėtarėt e delegacionit grek kėr-kon qė trojanėt, si shenjė mirėkuptimi, tė mos e fyejnė masėn e grekėve me refuzimin e dhuratės, por ta pranojnė kėtė mesazh zbutjeje. Pėrndrshe, nė rast tė njė acarimi me ushtrinė edhe delegacioni do ta ketė vėshtirė tė marrė vendime, tė cilat ushtria e egėrsuar mund tė mos i miratojė. Ėshte njė klimė zbutjeje pėrreth, mund tė ketė thėnė delegati, le tė bėjnė edhe trojanėt njė hap tė mėtejshėm drejt saj, duke pranuar dhuratėn qė simbolizon «degėl-in».
Kjo ėshtė pika mė e ethshme, jo vetėm midis dy grupeve qė bėjnė traktativat, por midis vetė zyrtarėve tė lartė trojanė qė i ndjekin ato. Laokoonti ėshtė pothuajse nė delir. Nė kėtė ma-rrėveshje paqeje ai shikon fatkeqėsinė e Trojės, mirėpo pasuesit e tij sa vete po pakėsohen. Ndėrkaq, si pėr tė shtyrė rrjedhėn e ngjarjeve, ush-tria greke fillon tė braktisė vėrtet fushėn pėrpa-ra Trojės. Kur ajo mbetet shkretė, trojanėt dalin nga portat si tė mpirė nga gjithė kjo shur-dhėri. Fusha, qė pėr dhjetė vjet rresht ka qenė plot zhurma njerėzish e kuajsh, klithma, fjalė e pasione, tani ėshtė e zbrazėt krejt. Midis saj ēohet vetėm Kali i Drunjtė, prania e tė cilit, nė vend ta zbusė disi, e shton edhe mė tepėr ndjesinė e shkretimit. Trojanėt i afrohen atij, shqyejnė ndonjė dėrrasė pėr tė parė ē'ka brenda dhe pasi kontrollojnė ēdo vrimė tė saj (kali natyrisht ėshtė bosh), presin urdhėrin c'do tė bėjnė me tė. Nga lart urdhėrat vijnė jo shumė tė qarta, njėri anullon tjetrin, njė farė periudhe s'vjen asgjė. Nė kėtė kohė, nė rrethana krejtėsisht misterioze, ndodh vdekja e Laokoontit. Shkakun e vdekjes legjenda e jep tė qartė: ishte kundėr afrimit me grekėt. Rrethanat e vdekjes i fsheh.
Fill pas vdekjes sė liderit tė shquar, vjen urdhėri tė futet kali brenda. Siē duket, bisedimet kishin kapėrcyer fazėn kritike ku kishin ngecur. Trojanėt, pasi e kontrollojnė edhe njė herė kalin, e tėrheqin drejt njėrės prej portave tė qytetit. Rastėsisht, lartėsia e kalit ėshtė dy-tri pėllėmbė mė tepėr se porta, prandaj, pėr ta futur brenda, duhet prishur pakėz qemeri i saj, duke dobėsuar kėshtu strukturėn e kanateve, apo ėshtė bėrė kėshtu me qėllim?
Populli, qė e merr futjen e kalit si shenjė tjetėr tė sigurt tė mbarimit tė luftės (ka kohė qė s'pėshpėritet veē pėr kėtė), feston ngjarjen. Ndėrsa kalin e tėrheqin me litarė drejt qytetit, ka mundėsi qė rreth tij tė kenė shpėrthyer pasionet «pro» dhe «kundėr», po kėto nuk janė mė pasione qeveritarėsh, por njerėzish tė thjeshtė. (Kishte njerėz qė nuk ua harronin kollaj grekėve dhjetė vjet fatkeqėsi, mizoritė, tė vrarėt, shtrėngesėn ekonomike pėr shkak tė bllokadės, ashtu sic kishte tė tjerė qė ishin gati ta paguanin paqen me ēdo ēmim.)
Pra Kali i Drunjtė bėn pėrafėrsisht po atė rrugė qė tregon legjenda, me tė vetmin ndryshim se barku i tij ėshtė bosh.
Kali futet, mė nė fund, nė qytet. Delegacioni ndėrkaq po iu jep fund me ngut bisedimeve. Po pėrgatiten dokumentet, ekspertėt e dy anėve po rishikojnė pėr herė tė fundit formulimet. Delegacioni dhe kali janė qė tė dy brenda nė Tro-jė. Thelbi dhe forma po afrohen mė nė fund pėr t'u shkrirė nė njė. Ndarjes po i vjen fundi.
Trojanėt vazhdojnė festimet pėr mbarimin e luftės. Delegacioni dhe kali tani pothuajse janė plazmuar. Tani delegacioni mund tė pėrfytyrohet fare lehtė si i strehuar jo nė rezidencėn e tij, por nė barkun e kalit. Nė tė vėrtetė, grupi i delegatėve ėshtė strehuar tashmė aty nė jetė tė jetėve.
Pasi nėnshkruajnė aktet e paqes, marrėveshjet, lėshimet e dyanshme, protokollet pėr rrugėt detare, naftėn, ēėshtjen private tė Helenės, delegacioni e lė mė nė fund Trojėn, duke ikur me ngut pėr tė arritur ushtrinė greke, qė ėshtė nisur gjoja pėr Greqi. Pėr tė inos zgjuar dyshim, ata s'nguten tė marrin me vete as Helenėn (ndoshta pėrgatitja e bagazheve tė mbretėreshės ėshtė gjetur si shkak pėr tė mos e pritur). Mosikja e Helenės shpėrndan retė e fundit tė dyshimit. Trojanėt e humbin krejtėsisht syēeltėsinė. Ndėr-kaq natėn, flota greke, me njė manovrim tė shkėlqyer, bėn njė kthim tė shpejtė, rizbarkon ushtrinė pranė Trojės dhe, duke e ngritur mo-ralin e ushtrisė me lajmin se Menelau, Odiseu e tė tjerė kanė mundur tė futen nė Trojė brenda barkut tė kalit pėr tė hapur portat (vėrtet ka kohė qė pikėrisht kėta prijėsa s'janė parė midis grekėve), e hedhin atė nė njė sulm tė fundit, tė tmerrshėm.
Ishte ky sulm qė e mori Trojėn. Nė tė vėrtetė portat e saj s'i hapi askush nga brenda, por nė rrėmujėn e luftės, askush s'mundi tė vinte re njė hollėsi tė tillė. Grekėt po suleshin si tė tėrbuar tė rrafshonin kulm e themel qytetin e urryer. Midis kasaphanės, dikush u kujdes nė mėnyrė tė veēantė qė dokumentacioni i bisedimeve tė bėhej shkrumb e hi....
Gent Ruvina fėrkoi ballin me dorė. Njė copė herė tė gjatė sytė e tij mbetėn tė mbėrthyer, me njė vėshtrim pa fokus, mbi fletėt e shėnimeve. Dora e tij kishte nėnvizuar disa herė nė to emrin e Laokoontit, por ai e ndiente se mendja e tij ishte tepėr e lodhur pėr tė pėrsiatur rreth vdekjes misterioze tė tij. Njė herė tjetėr, tha me vete, njė herė tjetėr. Megjithatė emri i Laokoontit dukej sikur ngulmonte pėr t'i rėnė nė sy. Laokoont, Laokoont Dora e Gentit, me njė lėvizje tė ngrirė, e nėnvizoi atė pėrsėri. Nė qoftė se godet Kalin e Drunjtė, sic bėri Laokoonti, duhet tė presėsh kundėrgoditjen, mendoi ai. Ti ke nisur tė mendosh shumė kundėr Kalit tė Drunjtė, vazhdoi tė thoshte me vete. Kujdes, s'ėshtė aq lehtė.
S'ėshtė aq lehtė... Ai u habit edhe vetė pėr kėtė mendim. lu kujtuan kėrcėnimet e ish-tė fejuarit tė Lenės dhe deshi tė buzėqeshte. U ngrit nga tryeza dhe ndėrsa vishte pardesynė pėr tė dalė, mendonte se nuk ishte puna aspak te ish-i fejuari i Lenės dhe te fisi i tij. Tė gjithė ndiheshin nė njė farė mėnyre tė kėrcėnuar, nganjėherė pa e ditur edhe vetė se nga.
Genti pa orėn. Mbasdite kishte takim me Lenėn. Ndėrsa ecte rrugės, mendja e tij shkėputej me vėshtirėsi nga shėnimet me tė cilat kishte mbushur fletėt. Letra ime ėshtė kjo? i kishte thėnė njė ditė Lena, gjysmė me tė qeshur e gjysmė seriozisht. Hm, qe pėrgjigjur ai. Nė njė farė mėnyre po. Dhe qe pėrpjekur t'i shpjegonte se atje ishte, pa dyshim, edhe letra pėr tė, veēse ajo qe pėrzier tani pėr tani me gjėra tė tjera. Kam rėnė si nė njė kurth, i kishte thėnė njė ditė tjetėr, duke dashur t'i shpjegonte disa nga pėrsiatjet e tij pėr mitin e lashtė. Nganjėherė duken si pjesė tė doktoratės sime tė pambaruar.
I sillte ndėrmend kėto dhe shpejtonte hapat. Kishte mundėsi qė sonte ajo ta pyeste prapė. Dhe ai duhej t'i jepte njė farė pėrgjigje. Njė farė afati pėr tė. Pėr letėrkurthdoktoratėn e tij.
E pa qė larg nė trotuarin pėrpara «Kafesė dimėrore» e ia bėri me dorė, derisa edhe ajo e pa.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.