Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne cdo nene eshte nje vjehrre qe fle.
--- Croisset

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Kuzhina :: Paēet - Kur gatuajnė shqiptarėt...
Postuar nga: Fiori

Kuzhina Ushqimi...mund te duket i bukur, te shijoje shkelqyeshem, te kete arome te kendeshme, mund ti beje njerzit te ndihen mire, mund ti bashkoje njerzit, mund te jete shkendija per nje lidhje romantike...Por ne fund te fundit ushqimi do mbetet thjesht benzina per nje "makineri te urritur"...(Rosamond Richardson)
Mos harroni te shkruani sugjerimet dhe mendimet tuaja mbi recetat ne kete artikull.


Paēe koke

Koket pastrohen, copetohen, vihen ne uje te ftohte qe te lahen e t'u ike gjaku; pastaj vendosen ne tenxhere, mbulohen me uje te ftohte dhe zihen ne zjarr. Kur te kene marre vale i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe , karota, kripe, piper, dafine dhe majdanoz. Lihen derisa te jene zier mire dmth kur mishi te dahet lehte nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kocka dhe pritet ne copa kubike te vogla. Ne tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marre nga zierja e kokes. Kur lengu te kete marre vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte edhe per disa minuta duke u hedhur kripe e piper te zi. Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura dhe utull.
Per 4-5 persona duhen:
...Leng koke 1 liter (koke 1kg), dhjame, gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djeges 1/2 luge kafeje, kripe, piper, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepe, karrota 2-3 cope, majdanoz.


Paēe kembesh

Kembet pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyqet) dhe vendosen ne uje te ftohte per 1-2 ore qe t'i largohet era karakteristike. Kembet e lara vendosen ne tenxhere me uje te ftohte dhe vihen te ziejne. Pasi te marrin vale, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja ne zjarr te ngadalte duke shtuar qepe, karota, selino, piper te zi te vluar, dafine dhe kripe. Mundesisht qepa me pare te piqet ne pllake te sobes. Zierja vazhdon derisa mishi te shkeputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten ne copa dhe lihen ne nje ane. Ne nje tenxhere ku kemi hedhur dhjame ose gjalpe, kaurdisen mishrat, shtohet lengu i tyre, lihen te marrin vale, hidhet pak spec djeges dhe gjate vendosjes ne pjate hidhen hudhra te shtypura me uthull dhe piper i zi. Paēja mund te perkatitet edhe e perzier me koke e kembe bashke. Ne kete rast behet edhe me e shijshme.
Per 4-5 persona duhen:
...Leng kembesh 1 liter, kembe lope 2 cope, kembe te bagetive te imeta 10-12 cope, gjalpe 50g, spec djeges sipas deshires, kripe, piper, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 2-3 luge gjelle, qepe 1 kokerr, karota 2-3 cope, selino 1 rrenje.


Paēe plėnci me vezė e limon

Plenci lahet me uje te ftohte, pervelohet me uje te vluar per 30 sec, pastrohet nga shtresa e brendshme derisa te zbardhet, lahet mire dhe vendoset ne uje te ftohte per t'u zier. Gjate zierjes hidhen perime aromatike, qepe te pjekura mbi sobe, karota, rrenje selino, kripe dhe piper.
Pasi keto te kene sier, plenci pritet ne copa te vogla dhe pergatitet pacja. Per kete ne nje tenxhere hidhet yndyre dhe pasi ajo te jete nxehur shtohet miell, kaurdiset derisa te zverdhet pak dhe pastaj shtoehn plencat e zier. Kaurdisen perseri se bashku dhe hidhet leng i kulluar nga zierja e plencave. Lihen te ziejne e zjarr te ngadalte per 10-15 min. Ne fund rregullohen me veze e limon. Ne nje ene porcelani rrihen vezet, hollohen pak e nga pak me lengun e paces, shtohet limon ose limontoz i tretur ne uje dhe hidhen te pacja. Gjate vendosjes neper pjata paces mund ti hidhet sipas deshires piper i zi.
Per 4-5 persona duhen:
...plenca 1.5 kg, gjalpe 50g, miell 1 luge gjelle, veze 1 kokerr, qepe 1 kokerr, karota 2-3 cope, limon 1/2 kokerr mesatare, piper i zi, kripe.


Paēe plėnci me salcė

Plenci pastrohet dhe vihet te zieje njelloj si me siper. Ne nje tenxhere me yndyre kaurdiset miell, i shtohet pak salce dhe hidhet lengu i fituar nga zierja e plencave. Kur lengu te marre vale shtohen plencat e zier te grire ne copa te vogla, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte per disa minuta, duke i hedhur kripe e piper te zi. Gjate ndarjes ne pjata paces i hidhen hudhra te shtypura dhe uthull.
Per 4-5 persona duhe:
...Leng plenci 1 liter, plenca 1.5 kg, gjalpe 50g, miell 1 luge kafeje, salce 1/2 luge kafeje, spec, kripe, karota 2-3 cope, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, qepe 1 kokerr, selino, majdanoz.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.