Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Feja e Jesu Krishtit, e perhapur nga injorante, krijoi te krishteret e pare. E njejta fe, e predikuar nga dijetare e nga doktore sot krijon vetem mosbesimtare.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Internet :: Echelon, misteret njerėzore
Postuar nga: Albo

Internet Niki Hager

Marrė nga semestralja "Covert Action"



Prej 40 vjetėsh, agjensia mė e madhe e inteligjencės e Zelandės sė Re, Byroja e Sigurimit tė Komunikacioneve Qeveritare (GCSB) ekuivalenti i Agjensisė sė Sigurimit Kombėtar (NSA) ėshtė ndihmuar nga aleatėt e saj perėndimorė pėr tė spiunuar nė zonėn e Paqėsorit, pa u ditur njė gjė e tillė publikisht, por pa u ditur as edhe nga postet mė tė larta tė zgjedhėshme tė shtetit. Ajo qė NSA nuk mund tė dinte ėshtė se nga fundi i viteve Tetėdhjetė zyrtarė tė ndryshėm tė agjensisė vendosėn se aktivitetet e tyre qenė shumė sekrete dhe bėheshin prej shumė kohėsh, kėshtu qė mė lėshuan intervista e mė siguruan dokumenta qė ilustronin aktivitetet e shėrbimeve sekrete neozelandeze. Mė shumė se pesėdhjetė persona qė punonin ose kishin punuar me shėrbimet dhe nė kampe tė lidhura me tė pranuan qė t'i intervistoja. Midis aktiviteteve tė pėrshkruara dhe dokumentacionit tė sjellė ėshtė bėrė e mundur qė nga jugu i Paqėsorit tė hidhet dritė mbi disa projekte tė lindura nga aleanca e kėtyre agjensive dhe qė qenė mbajtur sekret deri mė tani. Nga kėta, padyshim qė mė i rėndėsishmi ėshtė ECHELON-i. I projektuar dhe administruar nga NSA-ja, sistemi ECHELON ėshtė pėrdorur pėr tė pėrgjuar e-mail-et, fakset, telekset dhe telefonatat normale qė udhėtojnė nė rrjetin e telekomunikacionit botėror. Ndryshe nga pjesa mė e madhe e sistemeve tė spiunazhit tė zhvilluara gjatė Luftės sė Ftohtė, ECHELON-i ėshtė projektuar kryesisht pėr objektiva joushtarake: si qeveri, organizata, agjensi, grupe dhe individė praktikisht nė ēdo pjesė tė botės. Potencialisht i janė nėnshtruar survejimit tė gjitha komunikimet midis personave midis njė shteti dhe tjetrit (por edhe nė brendėsi tė vetė vendit) kudo nė botė. Sigurisht qė nuk ėshtė gjė e re qė agjensitė e inteligjencės i pėrgjojnė e-mailet dhe mjetet e tjera tė komunkimit publik. Ajo qė ėshtė e re nė materialet e dala nga shėrbimet sekrete neozelandeze janė tė dhėnat e sakta se si punon sistemi, cilat janė bazat operative tė tij, aftėsitė e tij dhe difektet e tij, si dhe shumė detaje tė tjera me emra tė koduara. ECHELON-i nuk ėshtė projektuar pėr tė spiunuar e-mail-in e veēantė tė njė individi apo njė numėr faksi tė caktuar. Pėrkundrazi, sistemi punon punon nė mėnyrė indiskrete duke kapur sasi tė mėdha komunikimesh dhe duke pėrdorur kompjuterė ėshtė mė pas nė gjendje tė nxjerrė mesazhet interesante nga masa e tjerave pa asnjė interes. Ėshtė organizuar njė zinxhir struturash pėrgjimi tė shpėrndara nėpėr planet pėr tė monitoruar rrjetin e telekomunikacionit botėror. Disa struktura kontrollojnė satelitėt e komunikimit, tė tjera rrjete nė tokė dhe tė tjera komunikimet me radio. ECHELON-i i lidh sėbashku tė gjitha kėto struktura, duke u bėrė tė mundur kėshtu shteteve qė bėjnė pjesė nė tė qė tė pėrgjojnė njė sasi tė madhe tė komunkimeve qė kryhen nė planet.

Kompjuterėt e vendosur nė ēdo stacion tė sistemit ECHELON kėrkojnė midis miliona mesazheve tė kapura ato qė pėrmbajnė fjalėkyēe tė futura mė parė. Fjalėkyēet pėrfshijnė tė gjitha emra, vende, subjekte, etj. Qė mund tė pėrmbahen nė mesazhe "interessante". Ēdo fjalė e ēdo mesazhi tė kapur kapen automatikisht si nė ato raste kur telefoni, e-mail-i apo faksi janė nė listėn e atyre "pėr t'u kontrolluar", por edhe nė rastet kur vijnė nga ēfarėdo pėrdorues apo natyre mesazhi. Mijėrat e mesazheve simultane lexohen nė "kohė-reale" siē u vijnė stacioneve, orė pas ore, ditė pas dite dhe kompjuterėt arrijnė tė gjejnė "gjilpėrėn" e zgjedhur nga inteligjenca nė "kashtėn" e telekomunikacioneve.


DIKUSH PO NA DĖGJON


Nė brendėsi tė rrjetit, kompjuterėt nė stacionet e shpėrndara nėpėr botė quhen "Fjalorėt". Kompjuterė qė mund tė kėrkojnė nėpėrmjet fluksit tė komunikacioneve nėpėrmjet fjalėkyēeve ekzistonin tė paktėn qysh nga 1970, por sistemi ECHELON ėshtė projektuar nga NSA-ja pėr tė ndėrlidhur midis tyre tė gjithė kėta kompjuterė dhe pėr t'u mundėsuar stacioneve tė ndryshme tė funksionojnė si komponentė tė njė sistemi tė integruar. NSA dhe GCSB janė tė dyja tė lidhura me pesė vende firmatare tė Marrėveshjes Strategjike UK-USA, njė pakt bashkėpunimi nė favor tė "Signal Intelligence" tė nėnshkruar nė vitin 1948, ekzistenca e tė cilit nuk ėshtė konfirmuar kurrė zyrtarisht nga pesė aderuesit. Tre partnerėt e tjerė kanė tė gjithė njėlloj emra mjaft tė errėt si Government Communications Headquarters (GCHQ) nė Britaninė e Madhe, Communications Security Establishment (CSE) nė Kanada dhe Defense Signals Directorate (DSD) nė Australi. Aleanca lindi nga nga pėrpjekja bashkėpunuese pėr tė tė pėrgjuar transmetimet me radio gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, formalizuar siē ėshtė thėnė nė vitin 1948 me marrėveshjen UKUSA qė ishte thelbėsisht i drejtuar kundėr Bashkimit Sovjetik. Pesė agjensitė firmatare tė paktit UKUSA janė agjensitė mė tė mėdha nė vendet e tyre. Me pjesėn mė tė madhe tė komunikimeve tė biznesit dhe qė udhėtojnė nėpėrmjet fakseve, e-mail-eve dhe telefonatave ėshtė e qartė se resurset mė tė mėdha u rezervohen kėtyre agjensive. Pėr dhjetėra vjet pėrpara futjes sė sistemit ECHELON, agjensitė e aleancės UKUSA punonin gjithėsesi njėra pėr tjetrėn, por secila ishte e vetmuar nė pėrgjimin dhe analizimin e mesazheve nė stacionet e tyre. Me ECHELON, kompjuterėt e quajtur "fjalorė", pėrmbajnė jo vetėm fjalėkyēe tė futura nga agjensia e vet, por edhe ato tė futura nga katėr agjensitė e tjera. Pėr shembull, nė Zelandėn e Re, nė stacionin e pėrgjimit satelitor tė Vahopait (Nė Ishullin e Jugut), kompjuterėt kanė lista tė ndryshme kėrkimi pėr NSA-nė, GCHQ-nė, DSD-nė dhe CSE-nė nė shtesė tė tė sajave. Atje ku "fjalori" has njė mesazh qė pėrmban njė nga fjalėkyēet e futura nga agjensitė, ai e kap dhe e dėrgon automatikisht nė selinė qėndrore tė agjensisė kompetente. Askush nė Zelandėn e Re nuk i njeh informacionet e grumbulluara nha stacionet nė Zelandėn e Re pėr agjensitė aleate. Kėshtu stacionet e aleatėve tė vegjėl tė aleancės UKUSA funksionojnė pėr NSA-nė sikur tė qenė bazat e saj jashtė territorit amerikan. Komponenti i parė i rrjetit ECHELON ėshtė i pėrbėrė nga stacione specifikisht tė orientuara nė satelitė komunikimesh ndėrkombėtare (Intelsate) tė pėrdorur nga kompanitė telefonike tė shume vendeve. Njė unazė e formuar nga kėta satelitė ėshtė e pozicionuar nė orbitė stacionare pėrrteh botės (nė lartėsinė e ekuatorit), secili prej kėtyre staelitėve shėrben si transmetues pėr dhjetėra mijėrat e telefonatave, fakseve dhe e-mail-eve simultane. Pesė stacione UKUSA janė pėrgatitur pėr tė pėrgjuar komunikimet e transmetuara nga satelitėt Intelsat.

Antenat parabolike, pėrkrah ndėrtesave tė kalkulimit shėnjestrojnė satelitėt Intelsat mbi Atlantik, Evropė dhe duke lėvizur antenat drejt horizontit edhe mbi Oqeanin Indian. Njė stacion i NSA-sė nė Shugėr Grov, pozicionuar 250 kilometra nė juglindje tė Uashington DC, nė malet e Virxhinias perėndimore mbulon transmetimet atlantike tė Intelsatėve drejt Amerikės Veriore dhe Jugore. Njė stacion tjetėr nė shtetin e Uashingtonit (verilidnje e Shteteve tė Bashkuara), 200 kilometra nė juglindje tė Siatėllit, nė brendėsi tė njė baze ushtarake, Jakima Fajring Sentėr. Parabolat e saj staelitore janė tė shėnjestruara mbi Intelsatet e Paqėsorit drejt Lindjes. Ajo qė nuk pėrgjohet nė Jakima arrin nė Zelandėn e Re dhe nė Australi. Pozicioni i tyre nė Paqėsorin e Jugut garanton mbulesėn globale tė pėrgjimeve. Zelanda e Re me stacionin e Vahopait dhe Australia me atė tė Geraldtonit nė Australinė Perėndimore (qė shėnjestron mbi Intelsatet e Oqeanit Paqėsor dhe mbi ato tė Oqeanit Indian).

Secili prej tė pesė stacioneve ku janė "fjalorėt" zotėron njė emėr tė koduar qė e dallon nga tė tjerėt nė rrjet. Pėr shembull, stacioni i Jakimės, pozicionuar nė njė vend tė shkretė midis Sedėll Mauntins dhe Retėllsneiks Hill, ka emrin e koduar "COĖBOY Dictionary", ndėrsa stacioni Vahopait ka atė tė "FLINTLOCK Dictionary". Kėta emra tė koduar janė tė regjistruar nė fillim tė ēdo mesazhi tė pėrgjuar pėrpara se tė shpėrndahet nėpėrmjet rrjetit tė ECHELON-it dhe i lejon kėshtu analizatorit tė individualizojė menjėherė se cili stacion e ka kryer pėrgjimin. Personeli i shėrbimeve neozelandeze ka qenė ngushtėsisht i lidhur me punė e bazės sė NSA-sė sė Jakimės deri mė 1981, kur NSA-ja shtyn GCSB-nė qė tė kontriibuojė nė njė projekt qė kishte si objektiv sistemin e komunikimit tė pėrfaqėsive diplomatike japoneze. Deri mė atėhere, tė pesta agjensitė e marrėveshjes UKUSA, kanė qenė pėrgjegjėse pse kanė monitoruar komunikimet diplomatike japoneze nga bazat e tyre tė shpėrndara nė tė gjithė botėn. Deri nė integrimin e Zelandės sė Re nė ECHELON, ndodhur nė vitin 1989 me hapjen e stacionit tė Vahopait, kuota e saj e komunikimeve japoneze pėrgjohej nė Jakima dhe dėrgohej krudo nė selinė qėndrore tė GCSB-sė nė Uelington pėr deshifrimin, pėrkthimin dhe kodifikimin nė formatin UKUSA (programet e deshifrimit qenė siguruar nga NSA).


"KOMUNIKIM" NĖPĖRMJET SATELITĖVE


Komponenti i mėtejshėm i sistemit ECHELON pėrgjon njė seri komunikimesh satelitare jo tė pėrcjella nga sistemi Intelsat. Nė shtesė tė pesė stacioneve UKUSA qė kanė si objektiv satelitėt Intelsat ekzistojnė tė paktėn pesė stacione tė tjera qė survejojnė satelitėt pėr komunikime ruse dhe sistemeve tė tjera tė komunikimit rajonal. Kėto stacione janė nė Menuidh Hill nė veri tė Anglisė; Shoal Bei, afėr Darvinit nė Australinė veriore (qė shėnjestron mbi satelitėt indonezianė); Litrimit, nė jug tė Otavės nė Kanada (qė duket se ndjek satelitėt latinoamerikanė); Bad Aiblingut nė Gjermani dhe Misavės nė veri tė Japonisė. Njė tėrėsi strukturash qė monitoron drejtpėrsėdrejti komunikimet me rrugė tokėsore ėshtė elementi final i sistemit ECHELON. Pėrveē komunikimeve tė tjera radio e satelitore, tjetėr metodė e madhe pėr tė transmetuar sasi tė mėdha komunkimesh (publike, biznesi, qeveritare e cfarėdo tjetėr) ėshtė e pėrbėrė nga njė kombinim kavosh nėnujore, qė kalojnė nėn oqeanet, dhe rrjetet me mikrovalė nė tokė. Kavo tė rėnda, tė mbėshtetura nė fundet detare midis shteteve tė ndryshme, bėhen transportueset e pjesės mė tė madhe tė komunkimeve ndėrkombėtare botėrore. Pasi dalin nga uji dhe arrijnė nė bazdet tokėsore tė rrjetit me mikrovalė janė shumė vulnerabėl ndaj pėrgjimeve. Rrjetet me mikrovalė pėrbėhen nga njė rrjet shtyllash antenash qė transmetojnė mesazhe nga maja e njė kodrine nė njė tjetėr pėr tė gjithė vendin. Kėta rrjete pėrziejnė sasi tė mėdha komunikimi nė tė gjithė vendin. Pėrgjimi i kėtyre mundėsive tė aksesit ndaj komunikimeve ndėrkombėtare nėnujore (njėherazi qė kėto dalin nė sipėrfaqe) dhe atyre nėpėrmjet kontinenteve. Janė natyrisht edhe njė shėnjestėr e natyrėshme pėr pėrgjime nė shkallė tė gjerė tė komunikimeve klasike kombėtare midis personave.

Duke parė se strukturat pėr pėrgjimet satelitore kėrkojnė pėrdorimin e antenave parabolike shumė tė mėdha qė ėshtė vėshtirė tė mbahen tė fshehura pėr njė kohė tė gjatė, mund tė themi se kemi njė kuadėr arėsyeshmėrisht tė mirėdokumentuar tė kėsaj rrjete stacionesh pėrgjimi. Por e gjitha kjo qė shėrben pėr tė kontrolluar rrjetin e komunkimeve nė rrugė tokėsore ėshtė njė ndėrtesė e vendosur nė rrugėn e mikrovalėve ose njė kavo e fshehur qė shkon nga rrjeti i zakonshėm i telekomunikacioneve nė ndonjė ndėrtesė "anonime". Edhe pse e gjitha kjo tingėllon teknikisht si shumė e vėshtirė pėr t'u realizuar, ndodhin edhe pėrgjime tė mikrovalėve nga ana e satelitėve spiunė amerikanė. Rrjeti botėror o pėrgjimeve tė kėtij lloji ėshtė megjithatė shumė pak i dokumentuar dhe duke parė qė GCSB-ja neozelandeze nuk merrte pjesė nė kėtė tip pėrgjimesh, burimet e mia nė brendėsi tė agjensisė nuk kanė mundur tė mė ndihmojnė mė tej nė grumbullimin e informacioneve.


ASGJĖ NUK ĖSHTĖ E SIGURTĖ NĖ NJĖ MIKROVALĖ


Nė njė dokument tė Spaiuėrlldit tė vitit 1994, shkruar sėbashku me njė Majk Frost, ish anėtar tė agjensisė UKUSA kanadeze, jepej njė ide e parė e mėnyrės sesi kryheshin shumė prej pėrgjimeve tė komunikimeve qė udhėtojnė mbi mikrovalė jashtė vendit. Pėrshkruan sesi nė ambasadat e vendeve firmatare tė marrėveshjes UKUSA transportohen nėpėrmjet "valixheve diplomatike" marrės tė sofistikuar dhe procesorė mikrovalėsh qė pėrdoren pėr tė monitoruar komunikimet nė kryeqytetet e huaja. Duke parė nė pjesėn dėrrmuese tė vendeve rrjeti mė mikrovalė konvergon nė kryeqytete, ndėrtesat e ambasadave bėhen njė vend ideal pėr tė kryer kėtė operacion. Tė mbrojtura nga privilegjet diplomatike, mundėsojnė qė tė spiunohet pikėrisht nga zemra e vendit shėnjestėr. Ambasadat kanadeze janė kėrkuar edhe ato qė tė marrin pjesė nė kėtė punė nga NSA pėr tė mbuluar vrimat e lėna zbuluar nga pėrfaqėsitė angleze e amerikane. Operacioni ishte akoma nė zhvillim tė plotė nė vitin 1990 kur Frosti u largua nga CSE. Burime tė tjera kanė zbuluar edhe se DSD-ja australiane ishte e implikuar nė nė kėtė historinė e ambasadave. Nė territorin e pesė vendeve tė UKUSA pėrgjimet e komunikimeve me kavo bėhen nga struktura tė veēanta tė shėrbimeve sekrete. Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janė gjeografikisht tė pozicionuara mirė qė tė mund tė pėrgjojnė pjesan mė tė madhe tė komunikimeve qė kalojnė territorin e tyre. Dėshmia e vetme publike e sistemit tė "Fjalorėve" ėshtė bėrė nė marrėdhėnie nė njė prej kėtyre strukturave "kombėtare", menaxhuar nga GCHQ-ja nė qendėr tė Londrės. Mė 1991 njė ish zyrtar i GCHQ-sė dha njė intervistė anonime nė programin e televizionit tė Granadės "Ėorld in Action" mbi abuzimet e pushtetit tė kryera nga agjensia e tij. gjatė programit foli pėr njė ndėrtesė anonime me tulla tė kuqe tė ndodhur nė numrin 8 tė Palmer Stritit nga ku nė mėnyrė sekrete GCHQ-ja pėrgjonte ēdo teleks qė kalonte, nisej, arrinte apo pėrshkonte Londrėn, duke i futur mė pas nė kompjuterė tė fuqishėm me softuerė tė quajtur "fjalorė". Operacioni, ka shpjeguar, ishte i mbikėqyrur me vėmendje nga personel i veēantė i British Telekomit: "Por e gjitha kjo nuk ka tė bėjė aspak me sigurinė kombėtare. E gjitha kjo nuk ėshtė legale. Nuk ėshtė legale tė kapėsh e tė analizosh ēdo teleks tė veēantė dhe ata i analizonin tė gjitha, ato tė ambasadave, tė botės sė biznesit, por edhe ato me urimet e ditėlindjeve. I pėrgjonjnė tė tėra dhe i vendosin nė "fjalorė"". Ajo qė nė dokumentar nuk thuhet ėshtė se sistemi i "fjalorėve" nuk ėshtė njė ekskluzivitet britanik, por ėshtė operuese nė tė pesta vendet e UKUSA. Nė mėnyrė tė ngjashme kėrkuesi anglez Dankėn Kempbell ka pėreshkruar se si nga stacioni amerikan i Menuidh Hillit nė Britaninė e Madhe NSA u fut drejtpėrsėdrejti nė brendėsi tė rrjetit me mikrovalė tė British Telekomit, qė aktualisht ėshtė i konceptuar nė mėnyrė qė nyjet e ndryshme tė rrjetit konvergojnė drejt njė transmetuesi tė izoluar tė lidhur me stacionin nėpėrmjet kavosh nėntokėsore. Stacioni NSA i Menuidh Hillit me 22 terminale satelitore dhe rreth dy hektarė tė zėnė nga ndėrtesa ėshtė padyshim stacioni mė i fuqishėm dhe mė i madh i stacioneve tė rrjetit UKUSA. I ndodhur nė Anglinė veriore, mijėra kilometra larg Gjirit Persik, ėshtė nderuar mė 1991 si "Stacioni i vitit" nga NSA pėr rolin e zhvilluar gjatė Luftės sė Gjirit. Menuidh Hill ka siguruar asistencė nė pėrgjimet me mikrovalė. Ashtu siē ka shėrbyer si bazė tokėsore pėr satelitėt spiunė amerikanė, tė cilėt pėrgjonin linjėt me mikrovalė, por edhe radiot ushtarakė dhe radiotelefonat. Baza tė tjera mbėshtetėse tė rrjetit global tė spiunazhit janė baza shumė sekrete e Pain Gapit, menaxhuar nga CIA, nė lokalitetin Elis Springs nė pjesėn qėndrore tė Australisė, dhe ajo e Bad Aiblingut nė Gjermani. Nga tė gjitha kėto stacione operuese nė mėnyra tė ndryshme, rrjeti ECHELON fute nė brendėsi tė rrjetit tė telekomunikacioneve botėrore. Midis kėtyre futen stacione tė tjera qė pėrgjojnė komunikimet radio nė largėsi tė mėdha, qė kanė edhe ato "fjalorėt" e tyre tė lidhur nė sistemin.

Nė vitet e parė tė nėntėdhjetės lėvizja qė ka luftuar pėr mbylljen e bazės sė Menuidh Hillit ka siguruar njė sasi tė mėdha dokumentash nga brenda stacionit. Midis kėtyre letrave qenė dhe referimet ndaj njė sistemi kompjuterėsh tė NSA-sė tė quajtur "Platform". Integrimi i tė gjithė rrjetit tė stacioneve tė stacioneve UKUSA nė ECHELON ka mundėsi tė jetė realizuar me futjen e kėtij sistemi nė fillim tė viteve Tetėdhjetė. Xhejms Bemford shkruajti nė atė kohė pėr njė rrjet botėror kompjuterėsh tė NSA-sė "emri i koduar Platform" qė lidhte sėbashku 52 sisteme kompjuterėsh tė shpėrndara nė pika tė ndryshme tė botės. Pikė kryesore e kėtij rrjeti tė fuqishėm do tė jishte selia qėndrore e NSA-sė nė Fort Mide. Midis agjensive tė pėrfshira nė projektin "Platform" ishte edhe agjensia e SIGINT-it [Signal Intelligence] britanik, GCHQ-ja.


DUKE KĖRKUAR NĖ FJALOR


Kompjuterėt e quajtur "fjalorė" janė tė lidhur nėpėrmjet linjave tė komunikimit mjaft tė kriptuara UKUSA qė lidhin sėbashku databeizet e selive qėndrore tė pesė agjensive. Nė kėto databeize pėrfundojnė tė gjitha mesazhet e pėrzgjedhura pėrditė nga "fjalorė". Ēdo mėngjez analistėt, me tė gjithė indoktrinimin special tė tyre, ndezin kompjuterėt e tyre nė Uashington, Otava, Kanberra, Uelington e Ēeltenham dhe hyjnė nė sistemin e "fjalorėve". Pasi kanė kryer rutinėn e fjalėkyēeve dhe kontrolleve pėrfundojnė nė kartelė me listėn e tipeve tė ndryshme tė pėrgjimit disponibėl nė databeiz, secili me kodin e tij prej katėr numrash. Pėr shembull, 1911 ėshtė pėr komunikime diplomatike japoneze nga Amerika Latine (mbledhur nga CSE-ja kanadeze), 3848 qėndron pėr komunkime politike nga dhe pėr Nigeri, dhe 8182 i pėrket ēfarėdo mesazhi qė ka tė bėjė me teknologjitė e kriptografisė. Zgjedhin kategorinė e ndarė me subjekte, shikojnė rezultatin e kėrkimit tė tyre, domethėnė sa mesazhe qė pėrmbajnė kėtė subjekt janė kapur nga rrjeti i ECHELON-it dhe kėshtu fillon njė ditė e re pune. Analistėt shfletojnė fakse, mesazhe e-mail, etj. Dhe kur njė kesazh duket interesant, e seleksionojnė nga pjesa tjetėr e listės. Nėqoftėse nuk ėshtė nė anglisht, mesazhi pėrkthehet e shkruhet nė formatin standard tė kodifikuar tė inteligjencės UKUSA.


KONTROLLI I INFORMACIONEVE


Pėr tė kontrolluar me kujdes atė ēfarė kėrkohet dhe kush mund tė ketė akses ndaj kėtyre informacioneve ėshtė organizuar njė sistem mjaft i sofistikuar [i ngjashėm me funksionet mė tė avancuara tė motorėve modernė kėrkues]. Kjo ėshtė zemra e ECHELON-it dhe punon nė kėtė mėnyrė: Terminalet e "fjalorėve" nuk kanė thjesht listėn e gjatė tė fjalėkyēeve pėr tė bėrė kėrkimin, as edhe tė gjitha informacionet shkojnė nė njė databeiz tė vetėm qė agjensitė tė mund t'i konsultojnė sipas qejfit tė tyre. Gjithēka ėshtė shumė e kontrolluar. Treguesit e kėrkimit janė tė ndarė nė tė njėjtat kategori tė kodit katėrshifror. Ēdo agjensi i vendos kategoritė e saj nė mėnyrė tė pajtueshme me pėrgjegjėsitė e veta nė brendėsi tė rrjetit. Pėr GCSB-nė kjo nėnkupton kontrollin e komunikacioneve tė zonės sė paqėsorit jugor, tė ambasadave japoneze, tė aktiviteteve ruse nė Antarktidė e kėshtu me rradhė.

Agjensitė mė pas punojnė nga 10 deri nė 50 fjalėkyēe qė kanė futur nė ēdo kategori. Fjalėkyēet pėrfshijnė emra personash, anijesh, organizatash, emra vendesh e argumentash. Kjo pėrfshin numra teleksesh e faksesh, adresash poste elektronike etj. tė gjitha subjekte shėnjestra tė ECHELON-it. Kėta emra, numra apo adresa janė zakonisht pjesė nė mesazhin e shkruar dhe kėshtu qė ėshtė mjaft e thjeshtė pėr kompjuterėt "fjalorė" t'i njohin e t'i arkivojnė. Agjensitė specifikojnė edhe kombinime fjalėkyēesh pėr tė ndihmuar tė zbulohen komunikimet interesantė. Pėr shembull, mund tė kėrkojnė komunikime qė pėrmbajnė fjalėt "Santiago" e "aid" ose pėr komunikime qė pėrmbajnė fjalėn "Santiago", por jo "consul" (kėshtu qė mund tė hiqet lehtėsisht masa e komunikimeve konsullore rutinė). Tė gjitha kėto lloj kombinime fjalėsh e numrash, tė ndarė nė kategori tė veēanta, janė zemra e "fjalorėve". (Nė ēdo agjensi disa elementė tė stafit, tė quajtur Dictionary Managers, azhornojnė listat e fjalėkyēeve pėr agjenisnė e vet). Krejt sistemi i shpikur nga NSA ėshtė adoptuar krejtėsisht nga agjensitė e tjera. Kompjuterėt "fjalorė" kėrkojnė midis tė gjitha mesazheve nė hyrje pėr secilėn nga fjalėkyēet e futura nga agjensitė. Nė tė njėjtėn kohė kompjuterėt nėnvizojnė automatikisht tė dhėna teknike si data, orare e vende tė kapjes sė mesazhiy, kėshtu qė analisti nė ēfarėdo agjensie qoftė mund tė dijė nga vjen dhe i kujt ėshtė mesazhi. Pastaj kompjuteri shkruan katėr shifrat e kodit (nė bazė tė fjalėkyēeve tė ndodhura nė mesazh) nė fund tė tekstit. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Do tė lejojė mė pas tė katalogohen tė gjitha sėbashku nė databeizin e agjensisė destinatare dhe pėr t'i gjetur mė pas me mjaft lehtėsi. Mė vonė, kur analistėt kėrkojnė njė kategori, gjithēka do tė rezultojė jashtėzakonisht e thjeshtėzuar dhe databeizi mund t'i gjejė tė gjitha mesazhet e arkivuara dhe shėnuara mė parė me kėtė kod. Ky sistem zbulohet veēanėrisht efikas pėr kushtet e veēanta tė administrimit tė rrjetit tė ECHELON-it. Nė fakt ēdo agjensi nuk ka akses nė tė gjithė databeizin, por ka vetėm kodet e veta katėrshifrore. Pėr shembull edhe pse puna e GCSB-sė i drejtohet sidomos aleancės UKUSA, Zelanda e Re nuk ka akses nė krejt rrjetin ECHELON. Aksesi qė ka ėshtė rreptėsisht i kontrolluar. Njė zyrtar i shėrbimeve sekrete neozelandeze ka shpjeguar se: "Agjensitė mund tė kėrkojnė nėpėrmjet kodeve tė veta edhe nė "fjalorė" tė tjerė. Mė tė vėshtira pėr t'u trajtuar janė ata amerikanė. ... [Ekzistojnė] shumė nivele nėpėrmjet tė cilave tė kalosh, pėrveēse mos qoftė edhe interesi i tyre, nė kėtė rast e bėjnė pėr ty". Ėshtė vetėm njė agjensi, qė pėr shkak tė rolit dhe rėndėsisė sė saj nė brendėsi tė aleancės, ka akses nė tė gjithė potencialitetin e ECHELON-it dhe ėshtė ajo qė e ka instaluar. [NSA] Pėr ēfarė pėrdoret sistemi? Kushdo qė ka dėgjuar "debatet" zyrtare mund tė ketė menduar se qysh nga pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė, objektivat kyēe tė kėsaj makine tė jashtėzakonėshme spinuazhi UKUSA duhej tė ishin terrorizmi, proliferimi i armatimeve dhe spiunazhi ekonomik. Ėshtė pėrhapur edhe ideja se spiunazhi ekonomik ėshtė bėrė veēanėrisht shumė i rėndėsishėm, se ėshtė kujdesur shumė nga agjensitė e inteligjencės pėr tė ruajtur buxhetet e tyre edhe pas Luftės sė Ftohtė. Ajo pėr kėdo qė merret me spiunazh ėshtė konsideruar tashmė njė e dhėnė faktike. Sidoqoftė unė nuk kam siguruar prova qė tė konfirmojnė se cilėt janė tani objektivat kryesore tė strukturave si NSA.



SPIUNAZH MĖ I SHPEJTĖ, POR I NJĖJTI MISION



Njė histori krehjtėsisht e ndryshme ėshtė ajo qė del kur shqyrton mė vėmendje punė e zhvilluar nga shėrbimet neozelandeze pėr aleancėn UKUSA dhe nga pėrshkrimi i detajuar i raporteve tė marra nga drejtimi i katėr agjensive tė tjera ēdo javė. Ka shumė material antiterrorizmi dhe ka shumė material edhe mbi spiunazhin ekonomik. Ėshtė pėr t'i vėrjetur njė monitorim intensiv i tė gjitha vendeve qė marrin pjesė nė GATT. Por nė thelb, prioritetet mė tė mėdha nė brendėsi tė aleancės vazhdojnė tė jenė spiunazhi politik e ushtarak i prirur tė mbėshtesė interesat e tyre nė botė. dalla dettagliata descrizione dei rapporti ricevuti dalla direzione delle altre quattro agenzie ogni settimana. Ēdo njeri dhe ēdo gjė mund tė bėhet njė shėnjestėr. Me kėtė strukturė, kaq tė fuqishme dhe kaq sekrete, gjithēka mund tė jetė e mundur. Pėr shembull nė qershor 1992, njė grup "agjentėsh operativė tė nivelit tė lartė" tė GCHQ-sė britanike biseduan me "London Observer", duke deklaruar: "E njdjemė se nuk mund tė qėndrojmė mė nė heshtje pėr atė qė ka tė bėjė me keqveprimet dhe shtrembėrimet e strukturės nė tė cilėn punojmė". Ata sillnin si shembull faktin se GCHQ-ja pėrgjonte rregullisht tri organizata humanitare, midis tė cilave Amnesty International dhe Christian Aid. Siē e paraqitėn agjentėt pėr Observer-in: "GCHQ-ja ėshtė e gatėshme nė ēdo moment tė futet nė komunikimet e tyre pėr kontrolle rutinė". Nė rastin e futjes nė biseda telefonike procedura quhet Mantis, ndėrsa me teleksėt procedura quhet Meiflai. Duke i rėnė njėrit prej kodeve lidhur me ndihmat pėr Botėn e Tretė, sistemi ėshtė nė gjendje tė rendisė teleksėt e pėrgjuara tė tė trija organizatave. "Pastaj ėshtė e mundur pėr ne tė fusim fjalė tė reja qė bėjnė tė mundur tė kapim tė gjitha telekset nė tė cilat shfaqen kėto fjalė. Mund dhe tė lexojmė njė numėr tė paracaktuar karakteresh nga ēdo anė e fjalėkyēit". Pa thirrur me emrin aktual, ėshtė evidente se ky ėshtė njė pėrshkrim e detajuar dhe i saktė i mėnyrės sesi punojnė "fjalorėt" nė rrjetin ECHELON. Ajo qė nuk nxirrej ishte se bėhej fjalė pėr njė sistem tė shtrirė nė pesė vendet e UKUSA-s. Struktura e ECHELON-it mundėson qė pėrgjimet e kėtyre organizatave tė mund tė bėhen nė ēfarėdo pike tė rrjetit, nė ēdo stacion ku GCHQ-ja ka kėrkuar qė kodi katėrshifror qė u pėrket ndihmave tė Botės sė Tretė tė pėrdorej. Ėshtė pėr t'u nėnvizuar se ajo pėr tė cilėn kanė folur zyrtarėt e GCHQ-sė ėshtė se sistemi pėrdorej pėr biseda normale telefonike. Nė Zelandė tė Re, ECHELON-i impenjohet vetėm pėr tė pėrgjuar komunikime tė shkruara: fakse, e-mail, teleks, siē e pohuan agjentėt e intervistuar, arėsyeja i detyrohet faksit qė shėrbimet neozelandeze nuk disponojnė personel tė pėrshtatėshėm pėr tė analizuar sasitė e mėdha tė bisedave telefonike. Nė pėrshkrimin e bėrė nga Majk Frost tė sistemit tė pėrgjimeve nėpėrmjet amabasadave kanadeze nėpėr botė gjendet pėrshkrimi i pėrdorur nga NSA, i quajtur Oratorķ, qė mund tė "dėgjojė" dhe tė individualizojė bisedat telefonike kur shqiptohet fjalėkyēi. Ashtu siē ne arrijmė tė individualizojmė fjalėt nė tone dhe thekse tė ndryshme kur i ndeshim, nė tė njėjtėn mėnyrė, sipas Frostit, mund ta bėjnė kėta kompjuterė. Telefonatat nė tė cilat shqiptohet njė fjalėkyē nxirren automatikisht nga masa e tė tjerave dhe regjistrohen nė mėnyrė dixhitale nė shirita magnetikė pėr t'ju nėnshtruar shqyrtimit tė analistėve nė selitė qėndrore. Sidoqoftė, si pėr sasinė e madhe tė komunikimeve vokale, ashtu dhe pėr vėshtirėsi teknike, por edhe pėr burimet e mia, nuk mund ta konfirmoj ekzistencėn e kėtij kapaciteti. Por kur ose nėqoftėse kjo do tė jetė e mundur apo e pėrsosur, implikimet do tė jenė tė pafundėme, kjo do tė nėnkuptonte se agjensitė UKUSA mund tė pėrdorin makina pėr tė kėrkuar nėpėrmjet thirrjeve vokale ndėrkombėtare, ashtu siē bėjnė pėr ato tė shkruara. Nėqoftėse kėto pajime tashmė ekzistojnė pėr pėrdorim nėpėr ambasada, ka mundėsi tė pėrdoren edhe nė tė gjitha stacionet e ECHELON-it. Por ėshtė pėr t'u verifikuar se nė ēfarė pėrqindjeje bisedat telefonike janė objektiv i pėrgjimeve nė stacionet e agjensive tė tjera [pėrveē asaj tė Zelandės sė Re]. Pretė mė tė lehta pėr ECHELON-in janė personat, organizatat apo qeveritė qė nuk pėrdorin sistemi kriptografike. Pėr shembull nė zonėn neozelandeze kjo godet dhe i bėn veēanėrisht vulnerabėl vendet e vogla tė zonės sė Paqėsorit qė nuk pėrdorin asnjė lloj kodi pėr komunikimet strategjike qeveritare (tė gjitha kėto komunikime tė fqinjėve tė Zelandės sė Re, "jo tė mbrojtura", arrijnė nė zyrat e agjensive UKUSA).

Njė koment i fundit. Tė gjithė gazetarėt, komentatorėt dhe burimet e "mirėinformuara" pohojnė se inteligjenca amerikane e ka braktisur la Nuova nė gjysmėn e viteve Tetėdhjetė. Kjo ėshtė krejtėsisht fallso. Puna e inteligjencės dhėnė agjensisė neozelandeze nuk ka reshtur kurrė, bile duhet nėnvizuar se gjatė dhjetė viteve tė fundit ka pasur njė integrim mė tė madh tė Zelandės sė Re nė sistemin USA. Praktikisht gjithēka nė pajimin qė pėrdoret nga GCSB-ja, nga manualet, nė modus operandi, tek kodet e gjithēka tjetėr furnizohet krejtėsisht nga aleatėt e UKUSA-s (prakitikisht kjo do tė thotė nga NSA). I njėjti diskutim vlen edhe pėr agjensitė kanadeze dhe australiane. Ajo qė kryesisht i mbron kėto agjensi nga ndryshimi ėshtė shkalla e sekretit tė tyre.

Ditėn qė libri im doli nėpėr librari, pa asnjė publicitet paraprak, ka ndodhur njė mbledhje qė ka zgjatur gjithė ditėn e burokratėve tė agjensisė sė inteligjencės nė Departamentin e Kryeministrit pėr tė gjetur mėnyrėn sesi tė ndalohej pėrhapja dhe qarkullimi i librit. Pėr tė konkluduar mė pas se kostot politike do tė ishin shumė tė larta. Ėshtė e lehtė tė kuptohet se pėrse qenė kaq tė shqetėsuar. Pėr shkak tė kėrkimit tim, qeveria ka refuzuar tė bėjė ēfarėdolloj komenti dhe zyrtarisht u ėshtė pėrgjigjur me refuzime kėrkesave pėr tė njohur aktivitetet e shėrbimeve tė spiunazhit. Me atmosferėn e zakonėshme tė sekretit dhe blindaturės totale qė i rrethon kėto agjensi ėshtė e e vėshtirė pėr qytetarėt qė tė kuptojnė se cilat janė faktet, cilat spekullimet dhe cilat paranoja. Por nė zbulimin e rolit tė Zelandės sė Re nė brendėsi tė agjensisė sė drejtuar nga NSA-ja, objektivi im ka qenė edhe ai qė tė jepja sa mė shumė detaje lidhur me operacionet, sistemet teknologjike, punė individuale tė pėrditėshme tė anėtarėve tė veēantė tė stafit, si dhe individualizmi i dhomave tė zėna pėr kėtė operacion nė brendėsi tė godinave tė agjensisė, nė mėnyrė qė lexuesit tė mund tė kuptonin vėrtetėsinė e fakteve.

Ajo qė shpresoj ėshtė qė informacionet e dala nga personeli i agjensisė neozelandeze tė inteligjencės pėr marrėdhėnien/aleancėn UKUSA dhe sistemin ECHELON ka qenė e dobishme, sepse ėshtė njė ndryshim.

Pėrgatiti:

ARMIN TIRANA


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.