Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat jane gjithnje te sinqerte. Puna eshte se ata ndryshojne sinqeritet vazhdimisht; kjo eshte e gjitha.
--- Bernard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: Nje shqiptar ne NBA
Postuar nga: isli

Sport Eshte vetem 22 vjec, por 2.10 metra i gjate. Ka lene gjimnazin "Petro Nini" dhe Shqiperine e tij per te prekur endrren e NBA-se. Tashme eshte shume prane saj.



Ne vendin e tij eshte krejtesisht i panjohur. Thjesht, njeri prej atyre studenteve shqiptare, qe kane siguruar nje burse studimi pertej Atlantikut dhe enderrojne qe nje dite, pas universitetit, te shkelqeje edhe ylli i tyre. Por Orion Garro, djaloshi 22-vjecar nga Durresi, e ka percaktuar prej kohesh te ardhmen e tij. Ne Nju Jorkun e larget, eshte me afer se kurre realizimit te endrres qe ndjek prej vitesh: te luaje ne NBA, majen e basketbollit boteror. Pas nje karriere brilante ne kampionatin profesionist italian dhe grek, gjimnazisti i dikurshem i "Petro Nini Luarasit" ka zgjedhur te ndjeke endrren e tij pertej Oqeanit si nje student universiteti. Zyrtarisht eshte nje kandidat i vitit te trete te kolegjit te St.Bonaventures, qe shpreson te diplomohet ne degen e arteve vizuale, por kjo eshte vetem nje menyre per te arritur qellimin final. Fale gjatesise se admirueshme prej 2.10 metrash, por edhe eksperiences se nje lojtari profesionist, studenti nga Shqiperia eshte shnderrruar ne njerin prej yjeve premtuese te ekipit te basketbollit te kolegjit njujorkez dhe kampionatit te universiteteve amerikane NCAA, nje nivel nje shkalle me poshte se NBA-i i shume enderruar.

Nese do te luaje ndonjehere ne kampionatin shqiptar, Orion Garro do t'i shtoje pa me te voglin dyshim sukseseve te tij edhe nje rekord te ri. Ne nje perllogaritje te thjeshte, Garro eshte sot per sot basketbollisti me shtatlarte shqiptar. Nje rekord qe mbetet jashte statistikave zyrtare per shkak te braktisjes se hershme te ekipit te tij te zemres, "Partizanit". Si nje zbulim i te mirenjohurit Gazmend Caci, ai u perfshi per here te pare (per fat te keq edhe te vetme) ne moshen 16 vjecare ne ekipin e te rinjve te klubit "Partizani" ne Tirane. Shtatlartesia e tij dhe krahas saj shkathesia dhe trupi i lidhur, plotesonin me se miri komponentet per nje talent qe i kishte munguar prej kohesh bastketbollit shqiptar. Por ylli i djaloshit premtues ishte parashtruar te shkelqente diku tjeter. Gjate trazirave te vitit 1997, familja e tij vendosi qe te emigronte pertej Adriatikut. Garro ishte ende vetem nje gjimnazist dhe vendimet e rendesishme duket se u takonin te tjereve. Megjithate, talenti i tij nuk e la serish ne balte. Ne Itali, sporti i topit te portokallte jepte me shume shpresa per te ardhmen, dhe ai vendosi te aktivizohej me nje ekip modest te kategorise se katert. Ne skuadren e "Patritoli Basket" te Porto San Giorgios, "gjigandi" shqiptar arriti nje mesatare prej 15 pikesh dhe 9 rebound (topa te kapur ne tabele) ne cdo ndeshje, duke e ndihmuar ekipin qe te ngjitej ne kategorine C-1. Per shkak te nje rregulli te vendosur prej federates italiane, i cili ndalon te huajt te aktivizohen ne te tilla kategori minore, Garro u detyrua te heqe dore nga skuadra e tij e re. Pasioni dhe suksesi i tij kishin rene preh e disa rregulla absurde. Ne kete menyre, Garro vendosi te gjeje nje zgjidhje provizore ne Greqi, apo NBA-ne Evropiane, sic cilesohet per nga niveli i larte kampionati helen i basketbollit. Ne veren e vitit 1999, Selaniku i bukur dhe i famshem per basketin qe nga epoka e arte e Nikos Galis-it, u bene streha e dyte per talentin shqiptar. Gjate nje sezoni, ai mbrojti ngjyrat e ekipit te "Makedonikos" ne kategorine A-2 te ketij vendi, duke nxjerre ne pah edhe ketu vlerat me te mira te tij. Megjithate, fushata greke nuk do te zgjaste per se shumti. Eksperienca e fituar si nje lojtar profesionist ne Evrope i sherbyen Garros per te bere hapin e madh drejt endrres amerikane, kampionatit me te ndjekur ne bote. Kerkesa e tij u pranua pa shume probleme nga drejtuesit e universitetit njujorkez te St.Bonaventures, te cilet, perkundrejt aktivizimit te tij ne skuadren e kolegjit, i ofruan edhe nje burse studimi. Mekanizmi i persosur amerikan per te terhequr talentet premtuese nga e gjithe bota kishte funksionuar serishmi. Ne veren e vitit 2000, Orion Garro nisi studimet ne degen e arteve te universitetit, por njekohesisht edhe aktivizimin ne kampionatin e kolegjeve amerikane NCAA, i cili eshte nje hap larg NBA. Me uniformen e skuadres se St.Bonaventures, Garro mban ne shpine numrin 52 dhe pozicionohet ne rolin e pivotit (qendres), duke shfrytezuar me se miri te gjitha karakteristikat e lojes se tij poshte tabeles. Forca, gjatesia dhe saktesia, por edhe shume elemente te tjere te fituar ne Evrope, i dhane mundesine Garros qe te ambientohet me se miri dhe me shpejtesi ne kete kampionat te veshtire. Ne kete menyre, pas Ermal Kuqos (tashme i transferuar ne Kroaci) dhe shkodranit Kotri, Orion Garro eshte i treti lojtar shqiptar, i cili arrin te preke shume prane endrren e aktivizimit ne NBA. Ekipi i tij merr pjese ne Konferencen e Atlantikut, duke u ndeshur me 23 skuadrat e Universiteteve kundershtare te kesaj Konference, nga te cilat jane zbuluar shume talente. Ndeshjet ndiqen nga nje sere menaxheresh te NBA-se, te cilet sigurojne me pas edhe kalimin nga kategoria studentore ne ate profesionale. Kur i ka mbetur vetem nje vit nga perfundimi i studimeve, Garro shpreson qe te ndjeke edhe ai nje rrugetim te tille... drejt suksesit. Disa menaxhere po e ndjekin hap pas hapi karrieren e shtatlartit nga vendi i larget. Dhe shume shpejt ai mund te jete shqiptari i pare qe mund t'i hapen portat e NBA-se.

Ndersa perkundet nen kete enderr, Orion Garro nuk harron per asnje moment rrugen e gjate qe i eshte dashur te pershkoje. Per shume prej tre mije studenteve te tjere te universitetit qe brohorasin cdo fundjave emrin e tij ne shkallet e stadiumit, Shqiperia eshte krejtesisht e panjohur. Dhe 22-vjecari nga vendi i vogel, nuk harron per asnje moment t'u tregoje me krenari se nga vjen. Ne guiden vjetore te ekipit te basketbollit te universitetit, feks me te madhe vendlindja e tij, Durresi, por edhe emri i shkolles se mesme "Petro Nini Luarasi". Ndersa nder deshirat qe shpreson te kthehen nje dite ne realitet, edhe ajo qe ka enderruar shpesh: te veshe fanellen e perfaqesueses se vendit te tij, Shqiperise. Nje propozim qe askush deri me sot nuk eshte kujtuar t'i drejtoje. Ne vendin e tij eshte vetem nje student krejt i panjohur. Por jo per shume kohe.


Djaloshi Shqiptar :






(Revista Klan)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.